Më 21 qershor të vitit 1943 u vra Ramiz Aranitasi, luftëtar partizan, Hero i popullit. U lind në Aranitas të Mallakastrës, i biri i Qazim Aranitasit. Pasi mbaroi shkollën fillore të fshatit, Aranitas, i dha formimin fillestar të karakterit të tij, që sa vjen e rritet kur Ramizi vazhdon shkollën e mesme teknike në Tiranë, në Kavajë e në Korçë. Më 4 nëntor 1942 prefekti i Gjirokastrës kërkonte arrestimin e familjarëve të Ramizit, sepse përflitej si vrasës i kuestorit, Skënder Çami. Më 13 korrik 1943 Drejtoria e Përgjithshme e Policisë njoftonte Ministrinë e Punëve të Brendshme se Ramiz Aranitasi nga Ballshi, i cili akuzohej për vrasja e kuestorit të Korçës, Skënder Çami. Më 21 qershor të viti 1943 u vra për gjakmarrje nga xhandari, Ali Kajmaku.
Më 21 qershor të vitit 1999 kanë rënë dëshmorë luftëtarë e lirisë: Osman Adem Krasniqi dhe Sami Gashi së bashku me dy ushtarë anglez, me rastin e shpërthimit të minave që i kishin vendosur forcat serbe gjatë ikjes në Kosova, te shkolla e fshatit Arllat, në Drenicë. Me këtë rast nga shpërthimi i minave ka humbur jetën edhe, Milazim Gashi.
Më 21 qershor të vitit 1999, Radio-Kosova e lirë ka përmbyllur transmetimin në Malet e Berishës, ku kishte transmetuar program prej 4 janarit të atij viti. Me lajmin kryesor të ditës lidhur me dëbimin e të gjitha forcave policore e ushtarake serbe nga Kosova, ishte përmbyllur me sukses transmetimi i kohës së luftës, ndërsa Radioja kishte paralajmëruar rifillimin e transmetimit në Prishtinë, në kushte dhe rrethana të reja. Misioni i kësaj Radioje ka qenë i lidhur ngushtë me luftën çlirimtare që është zhvilluar në Kosovë që nga nëntori i vitit 1997 e deri në fund të luftës. Ndërprerja e programit nga zonat e luftës, pikërisht në ditën e largimit zyrtar dhe definitiv të serbëve nga Kosova kishte simbolikën e vet domethënëse. Paralajmërimi i fitores qysh më 4 janar kishte qenë një hap tejet i guximshëm, por tani i bërë realitet. Radio “Kosova e lirë”, ka filluar transmetimin e emisioneve, më 4 janar të vitit 1999.
Në stafin e Redaksisë së Radios-Kosova e Lirë gjatë luftës kanë punuar: Ahmet Qeriqi, përgjegjës i radios, redaktor dhe hartues i shkrimeve të ndryshme tematike. Nezir Myrtaj, analist, hartues dhe redaktor i rubrikës ditore informative. Martin Çuni, gazetar, redaktor dhe realizues i programit ditor. Nusret Pllana, spiker, zgjedhës i muzikës dhe pjesëmarrës në realizimin e programit ditor. Habib Zogaj, Gazetar, bashkëpunëtor nga terreni. Valdet Hoti, teknik i zërit dhe realizues i programit ditor. Rizah Berisha, teknik, vozitës dhe furnizues. Fatmir Dugolli, teknik i radios dhe mirëmbajtës i pajisjeve elektronike. Gazmend Elshani, kameraman dhe luftëtar i lirisë, Milaim Berisha dhe Mentor Hoti punëtorë teknikë. Gjatë luftës kanë bashkëpunuar me këtë Radio shumë reporterë e gazetarë nga të gjitha zonat e luftës. Gjatë gjithë kohës së funksionimit të deritanishëm, ekipi i radios ka qëndruar në fshatin Berishë. Stabilimentet e transmetimit, antenat, transmetuesit, po ashtu kanë qenë të vendosura në pikat strategjike malore të këtij fshati.
Për Radion-Kosova e Lirë dhe Agjencinë Kosovapress gjatë luftës së UÇK-së kanë raportuar:
Zona Operative e Drenicës: Gani Koci, Murat Musliu, Tahir Desku, Destan Bajraktari.
Zona Operative e Pashtrikut: Ismet Sopi, Besim Baraliu, Ilaz Kadolli, Xhavit Bajraktari (dëshmor i kombit), Selatin Qeriqi, Naim Imeri, Fadil Bajraktari, Ajete Zogaj, Arbanë Qeriqi etj.
Zona Operative e Dukagjinit: Fitnete Ramosaj, Hyrie Veliu, Faton Mehmetaj, Salih Lajçi, Ali Geci, Remzie Zeqiraj.
Zona Operative e Shalës: Sabit Gashi.
Zona Operative e Llapit: Ismet Cakiqi, Muharrem Mahmutaj.
Zona Operative e Neredimes: Ruzhdi Jashari, Ali Uka, Hyrë Emini (dëshmore)
Zona Operative e Karadakut: Ahmet Isufi, Shemsi Syla Ismet Sylejmani
Stafin e gazetarëve dhe reporterëve gjatë luftës në Zvicër e ka udhëhequr Skënder Krasniqi.
Më 22 qershor 1942 kanë rënë duke luftuar në një rrethim të forcave italiane, heronjtë e Shkodrës: Perlat Rexhepi, partizan gjatë LANÇ-së, Heroi i Popullit. Po atë ditë kanë rënë edhe Branko Kadia, ndërsa u ekzekutua me varje, Jordan Misja.
Më 22 qershor të vitit 1956 në fshatin Broliq u lind Salih Çekaj . Shkollimin fillor e kreu në Isniq në vitin 1971, ndërsa të mesmen në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan me 1975. Ai ishte i dhënë pas profesionit të oficerit ushtarak, prandaj u regjistrua Akademinë Ushtarake në Beograd, por për shkak të “pa përshtatshmërisë politike” por me arsyetimin se nuk e njeh gjuhen serbo-kroate u përjashtua nga Akademia. Në vitet 90-të Policia sekrete dhe organet e ndjekjes tentuan ta arrestojnë por me ndihmën e miqve arriti që të shmangej dhe u strehua, në Pejë. Pas shumë konsultimesh me autoritetet me të larta shtetërore të Shqipërisë, Sali Çekaj, arrin që të marr pëlqimin për hapjen e një kampi stërvitor, për luftëtarët e lirisë së Kosovës, në Malin e Dajtit. Në kuadër të këtyre grupeve bënin pjesë edhe Adem Jashari e Zahir Pajaziti, si dhe shumë djem tjerë të cilët kishin vetëm një qëllim, çlirimin e Kosovës. Sali Çekaj gjatë periudhës 1994-1997, hyri disa here në Kosovë. Salihu së bashku me Agim Ramadanin, Rrustem Berishen, Anton Çunin, Hysen Berishen dhe vajza e djem, oficerë e ushtarë të Brigadës 138 do të mbesin përjetësisht në historinë e thyerjes së kufirit të ndarjes midis shqiptarëve. Ka rënë heroikisht me 19 prill 1999, tek vendi i quajtur Rrasa e Koshares.
22 qershor të vitit 1999 ka rënë dëshmor, Florim Imeri, luftëtar i UÇK-së.
22 qershor të vitit 2001, në radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ka rënë dëshmorë Beqir Sadik Beqa
Më 23 qershor të vitit 2002 vdiq atdhetari demokrat, burri i madh i Kosovës Hysen Tërpeza. Ai lindi më 10 qershor të vitit 1910, në fshatin Tërpezë të Vitisë. Ishte luftëtar popullor, nacionalist në radhët e Lëvizjes Nacional-demokratike shqiptare dhe njëri ndër ideatorët e saj. Në vjeshtë të vitit 1945, me disa të afërm dhe krerë të LNDSH-së me një grup prej 150 luftëtarësh arrin të arratiset për në Greqi, ku nuk mirëpriten nga regjimi grek, por megjithatë marrin strehim politik. Grekët në një kamp strehimi në Iraklion i kishin vrarë 15 bashkëluftëtarë të tij, ndërsa Hysen Tërpeza largohet nga Greqia dhe merr azil politik në Turqi. Pastaj shkon në Gjermani dhe në Amerikë. Qëndroi i pathyeshëm në planin kombëtar dhe nuk lejoi që bashkëluftëtarët e tij të merrnin pjesë në bandat diversive, që dërgonin shtetet e perëndimit për ta rrëzuar Qeverinë në Tiranë. Për këtë qëndrim atdhetar e kishin etiketuar si komunist. Janë antologjike fjalët e tij. “Për 5oo vjet mesi e krijuam një Shqipëri të Vogël dhe tani po kërkoni ta zhbëjmë edhe atë, vetëm sepse në Qeveri janë komunistë. Unë nuk jam komunist por jam shqiptar që e dua atdheun tim”. Familja Tërpeza ka qenë ndër familjet nacionaliste më të përndjekura dhe më të keqtrajtuar në Kosovës, pas Luftës së Dytë Botërore.
Më 23 qershor të vitit 1937 u lind në Korçë, Viktor Gjika. Studimet e larta i kreu në Institutin Kinematografik në Moskë, për operator filmi. Është regjisor i shumë filmave të njohur shqiptarë, mes të cilëve përmenden “Horizonte të hapura”, “I teti në bronz”, “Yjet e netëve të gjata”, “Rrugë të bardha”, “Rezistencë”, “Gjeneral gramafoni” “Nëntori i dytë”, “Njeriu me top”, “Komisari i dritës”, “Përballimi”, “Në çdo stinë”, “Vjeshtë e nxehtë e ’41-it”, “Njerëz në rrymë”, dokumentarët “Unë jam Ismail Qemali”, “Kur ikin korbat (Kosovë)”, “Gjuhë që nuk vdes”, “Arti shqiptar në shekuj”, “Enver Hoxha tungjatjeta”, “Rron o rron nuk vdes Fan Noli” etj. Gjatë gjithë karrierës realizoi rreth 15 filma artistikë dhe 25 dokumentarë. Në vitin 1977 i jepet titulli “Artist i Merituar” dhe në 1985 “Artist i Popullit”. Vdiq më 3 mars të vitit 2009.
Më 24 qershor të vitit 1911 u lind Ernesto Sabato, shkrimtar i madh argjentinas me prejardhje arbëreshe. U lind në Rojas, provincë në Buenos Aires, në Argjentinë. Nëna e tij, Juana Maria Ferrari rridhte nga një familje arbëreshe e Italisë, ndërsa babai i tij, Franciso Sabato, po ashtu ishte nga Italia. Ata kishin njëmbëdhjetë fëmijë, të gjithë djem. Ernesto ishte fëmija i dhjetë i familjes Sábato. Ditën që lindi, vëllau më i madh vdiq dhe e ëma e pagëzoi, Ernesto sipas vëllait të tij. Kreu shkollën e mesme më 1928 dhe u regjistrua në Universidad de La Plata, ku studioi fizikë dhe matematikë. Në vitin 1930 ai iu bashkua partisë komuniste. Në vitin 1935 ai kthehet në Argjentinë ku martohet me Matilden dhe vazhdon studimet në Universidad de La Plata. Në vitin 1938 doktoron në fizikë dhe fiton bursë për të hulumtuar rrezatimin atomik në Laboratorin Kurie në Paris. Roman i tij i parë Tuneli botohet më 1948. Në vitin 1995 shkon në Shqipëri merr titullin Ismail Kadare, të ndarë nga fondacioni Velija. Vdiq në shtëpinë e tij në Argjentinë, më 30 Prill 2011 në moshën 99 vjeçare. Romanet e tij janë të përkthyera në shumë gjuhë të botës dhe radhitet në mesin e shkrimtarëve më të mëdhenj të shekullit 2o.
Më 24 qershor të vitit 1996 vdiq Beqir Musliu. U lind në Gjilan, në vitin 1945. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Gjilan, ndërsa fakultetin filozofik drejtimi i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Prishtinë. Gjenerata e Beqir Musliut në Gjilan patën për ideolog të shkrimeve dhe të jetës politike, Rexhep Elmazin, andaj që në shkollë të mesme u mor në biseda informative dhe u burgos. Po në këtë kohë Beqir Musliu filloi të merret edhe me shkrime letrare. Në fillim me poezi e pastaj edhe me tregime, romane, drama e kritika letrare dhe dramaturgjike. Mënyra e të shkruarit dhe metaforat e simbolet e përdorura në shkrimet e tij, atë menjëherë e renditën në rangun e shkrimtarëve me një perspektivë të theksuar. Punimi i parë iu botua në revistën letrare “Jeta e Re” të cilën e udhëhiqte Esat Mekuli. Po kjo revistë, tri vite më vonë, në vitin 1965, ia botoi edhe librin e parë. Rima të shqetësuara, pastaj Lulëkuqet e gjakut, Skënderbeu ose shqiponja e maleve- kurorë sonetesh, Bukuria e zezë, Sezamet e vepra të tjera.
Më 24 qershor të vitit 1998 ka rënë Arben Xhemajl Januzaj, luftëtar i UÇK-së
Më 25 qershor të vitit 1936 lindi Rexhep Qosja, shkrimtar, kritik letrar, studiues dhe njëri ndër personalitetet më të rëndësishme të popullit shqiptar. Konsiderohet Rilindësi i fundit dhe mendja e pena më e ndritur shqiptare. Ka shkruar dhe ka botuar rreth 40 libra në mesin e tyre veprat letrare artistike, kritika letrare dhe publicistikë.
U lind në Vuthaj, ku kreu shkollën fillore kurse gjysmëmaturën në Guci. Më 1959 mbaroi Shkollën Normale në Prishtinë, ndërsa më 1960 u regjistrua në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ku u diplomua më 1964. Në vitin 1967 u pranua asistent në Institutin Albanologjik të Prishtinës dhe gjatë viteve 1967/1968 specializoi shkencën e letërsisë në studimet e shkallës së tretë në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Beogradit. Në vitin 1971 mbrojti tezën e doktoratës mbi jetën dhe krijimtarinë e Asdrenit me punimin “Asdreni, jeta dhe vepra e tij”. Pas doktorimit, më 1972, u zgjodh, një herë bashkëpunëtor i lartë e pastaj, këshilltar shkencor në Institutin Albanologjik, si dhe profesor në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Ishte drejtor i Institutit Albanologjik prej vitit 1972 deri më 1981, kur u përjashtua për shkak se përkrahu demonstratat e protestat e marsit dhe prillit të atij viti. Ka shef shumëvjeçar i Degës së Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe të Fakultetit Filozofik. Është autor i mbi 40 librave me studime për letërsinë dhe kritikë letrare, prozë artistike, tregime, romane dhe drama, publicistikë e shkrime polemike.
Më 25 qershor të vitit 2011, vdiq Alqi Kareco një prej themeluesve të Estradës së Varietesë së Tiranës. Në karrierën e tij mbi 40-vjeçar në fushën e muzikës, Kareco ka orkestruar më shumë se 5000 këngë të muzikës së lehtë. Ai ka marrë pjesë në Festivalet e Këngës në RTSH, që nga krijimi i këtij festivali.
25 qershor të vitit 1998 kanë rënë dëshmorët Mehmet Ramë Dizdari
Më 25 qershor të vitit 2016 polici serbomaqedonas, Boban Iliq ndoqi dhe mbyti qëllimshëm duke shkelur me veturë Almir Aliun, fëmijë katërvjeçar nga Kumanova, pas një zënke që pati me babanë e tij. Shkelja barbare me veturë e fëmijës 4-vjeç ngjalli një zemërim te popullata shqiptare, lidhur me këtë krim barbar mbi baza të urrejtjes kombëtare. Vrasësi i fëmijës 4-vjeçar, Boban Iliq ishte dënuar vetëm me gjashtë vjet burg.