Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Kalendari historik kombëtar

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731
Ne kete Kalendar do kemi informacion vetem per shqiptaret e shquar i cili do jete per nje muaj
 
Last edited:

Kalendari kombëtar, janar




Më 1 janar të viti 1702 u lind, Gjon Nikollë Kazazi, doktor i teologjisë, hulumtues i gjuhës dhe i traditës shqiptare. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa studimet teologjike i filloi në Kolegjit Ilirik te Shën Pjetrit dhe i vazhdoi në Kolegjin e Shën Palit në Fermo, ku arriti me 21 maj te vitit 1720. Qe nga muaji qershor i te njëjtit vit, ai kaloi në Loreto, në Kolegjin Ilirik te atjeshëm. Sipas dëshmisë se Feliks Mandinit, dëshmitarit zyrtar me rastin e emërimit te tij si kryeipeshkv te Shkupit me 1743, Kazazi atëherë ishte 41 vjeç dhe i kishte filluar studimet si djalë i ri në moshën 18 vjeçare. Në Kolegjin Ilirik te Loretos, Gjon Nikolle Kazazi studioi lendet gramatikore. Në vitin 1722 studioi lendet retorike, ndërsa në vitin 1723 studioi filozofi. Meqë dallohej për zgjuarsi dhe aftësi te veçantë, imzot Suma e emëroi dom Gjonin vikar të përgjithshëm. Me propozimin e Imzot Vinçenc Zmajeviqit, Kazazi u emërua vizitator apostolik i kryeipeshkvisë së Sofjes dhe ipeshkvisë së Nikopolit, në Bullgari. Me 23 shtator 1743, Papa Benedikti 16 e emëroi imzot Gjon Nikollë Kazazin kryeipeshkëv i Shkupit. Palion e mori në Romë, me 16 dhjetor 1743. Gjatë qëndrimit në Romë, në vitin 1743, imzot Kazazi zbuloi ne Bibliotekën e Propagandës Fide të vetmin ekzemplar të ruajtur deri më sot të ‘Mesharit’ të dom Gjon Buzukut, botuar ne vitin 1555. Kryeipeshkvi i Shkupit vdiq me 5 gusht te vitit 1752.

Më 1 janar të vitit 1920, u lind në Vlorë akademiku dhe gjuhëtari i shquar shqiptar, Shaban Demiraj. Kreu medresenë në Tiranë dhe studimet e larta në degën e gjuhës shqipe e të letërsisë në Institutin Pedagogjik Dyvjeçar dhe më pas në Institutin e Lartë Pedagogjik. Në vitet 1948-1954 punoi si mësues në disa shkolla të mesme (Gjirokastër, Tiranë). Në vitin 1954 filloi punën si pedagog në Institutin e Lartë Pedagogjik dhe më pas në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë të Universitetit të Tiranës. Punon mësues, profesor e shkencëtar mbi 60 vite. Është njëri prej pedagogëve që ka mbajtur kurse leksionesh për një numër të qenësishëm lëndësh albanistike dhe albanologjike, si për morfologjinë e gjuhës së sotme shqipe, për gramatikën historike të gjuhës shqipe, për historinë e gjuhës së shkruar shqipe si edhe një kurs special për gjuhësinë ballkanike. Ai drejtoi me aftësi shkencore dhe administrative për 27 vjet katedrën e gjuhës shqipe në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë (1962-1989). U zgjodh anëtar i komisionit organizues dhe delegat i Kongresit të Drejtshkrimit (1972), iu dhanë titujt e lartë Profesor, Mësues i Popullit, Profesor i merituar , anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, kryetar i saj, anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, anëtar i Akademisë Qendrore Europiane të Shkencave dhe të Arteve, anëtar nderi i Akademisë Diplomatike të Londrës. Shaban Demiraj ishte Laureat i dy Çmimeve të Republikës, të klasit të dytë dhe të klasit të parë. Është dekoruar me Urdhrin Mjeshtër i Madh i Punës. Vdiq me 12 gusht të vitit 2014.

Më 1 janar të vitit të vitit 2012 a vdekur njëri nga rapsodët më të njohur të trojeve shqiptare, Bajrush Doda, ka lindur në Maznik të komunës së Deçanit, në vitin 1936. Ashtu sikur shumica e këngëtarëve popullorë, ai, deri te kënga erdhi në saje të talentit, zërit të lindur për këngëtar, që është parakushti kryesor për këtë profesion, memories së pasur mbase edhe në saje të një rastësie, për të cilën nuk kemi informacion. Po sido qoftë, ai u lind dhe u rrit në një trevë, ku kënga e pushka, nderi e burrëria, dashuria e vdekja ishin tema të përjetësisë metafizike, që ishin përsëritur ndër shekuj dhe po përsëriteshin, në kohë dhe hapësirë, që nga koha e Ilirisë, e pushtimeve romake, pushtimeve sllave, turke e kështu me radhë. Treva e Dukagjinit dhe veçmas ajo e Deçanit është ndër trevat më të njohura të historisë sonë kombëtare. Opusi i këngëve të kënduara dhe të regjistruar në yuotube, në kaseta të ndryshme dhe në fonoteka të radiove e televizioneve është mjaft voluminoz. Opusi i këngëve të tij shquhen për vlera antologjike këngët: Hsan Riza Pasha Ibrahimi i Tepelenës, Kënga e Zenel Gjolekës, Kënga e Musë Tahirit, Oj Kosovë oj bukuroshe. N’ Mitrovicë rrehi teli, Kaçanik e n’ Boletin e këngë të tjera.

Më 1 janar të vitit 1937 në Elbasan, u lind Demir Hyskja, aktor i njohur i filmit shqiptar.
Arsimin fillor dhe të mesëm e kreu në qytetin e lindjes. Në vitet 1951-1955 përfundoi shkollën e mesme të ndërtimit. Teknik ndërtimi në vitet 1955-1962 dhe më tej aktor në teatrin “Skampa”. Gjatë punës 30-vjeçare në teatër ka realizuar mbi 50 role kryesore. Për Kinostudion “Shqipëria e Re” ka realizuar 24 filma artistikë dhe dokumentarë. Është dekoruar disa herë me dekorata të shkallëve të ndryshme, deri tek “Naim Frashëri i Klasit të Parë”. Në vitin 1969 nderohet me titullin “Artist i Merituar” dhe në vitin 1979 nderohet me titullin e lartë “Artist i Popullit”. Është zgjedhur katër herë radhazi deputet në Kuvendin Popullor. Vdiq më 6 gusht, 2016. Ka luajtur në filmat Shpërthim, Operacioni Zjarri, Kometa, Kur zbardhi një ditë, Shoferi Thoma Shpuza. Mëngjese lufte, Ilegali, Ngadhënjim mbi vdekjen e dhjetëra filma të tjerë.

Më 2 janar të vitit 1937 u lind në Vlorë, Petrit Llanaj, regjisor dhe aktor i njohur shqiptar, autori i dhjetëra filmave, gjeniu i filmit artistik shqiptar. Llanaj famën e arriti me filmat e tij të suksesshëm si; “Njësiti gueril”, ku interpretoi rolin kryesor, ”Dëshmorët e monumenteve”, ”Fijet që priten”, ”Ngadhënjim mbi vdekjen”, ”Ndërgjegjja” e shumë filma të tjerë të njohur. Ai njihej gjithashtu për forcën interpretuese, po ashtu edhe për atë krijuese. Firmën e Petrit Llanajt, si aktor dhe si regjisor e mbajnë shumë filma të tjerë artistikë. Ai kreu studimet universitare në Akademinë e Arteve, për Dramaturgji. Nga viti ‘80 e deri sa doli në pension ka punuar si regjisor në Kinostudio. Për herë të parë ka dalë në skenë me dramën “Zbutësi i kryeneçes”, me të cilin ka mbrojtur diplomën shkëlqyeshëm, ku kishte edhe rolin kryesor. Eshtë regjisor i dokumentarit “Troku” etj. Llanaj është asistent-regjisor te filmi “Mysafiri”, etj. Kujtimi për të do të jetë shumë i madh dhe i paharrueshëm, është një shembull shumë i madh për artistët, të cilët janë në hapat e tyre të para. Viti 1997 ishte viti i tmerrit; shumë njerëzve u mori jetën pa arsye. Regjisori dhe aktori, Petrit Llanaj vdiq në vitin 2001, nga pasojat e një plumbi që mori gjatë anarkisë së vitit 1997. Kjo goditje i solli shqetësime shëndetësore. Vdiq në Tiranë, në janar të vitit 200.

Më 2 janar të vitit 1997 vdiq aktori i madh shqiptar, Avdush Hasani. U lind në vitin 1950 në Pakashticë të komunës së Besianës ish-Podujevë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Besjanë e në Mitrovicë, kurse studimet për artin dramatik në Prishtinë. Më 1971 u inkuadrua në punë në Teatrin Popullor të Kosovës, bashkë me një brez të suksesshëm të artistëve të skenës shqipe, ku punoi deri në okupimin e tij më 1990. Ndër rolet e para të realizuara, ishte roli i Halilit në shfaqjen “Halili e Hajria” në në vitin 1973. Në teatër dhe në film, Avdush Hasani realizoi role shumë të suksesshme në shfaqjet “Dasma e Përgjakur”,” Verbërimi i Samsonit”, “Gjërat që s’preken”, “Zogu i diellit”, “Hamleti”, “Konfiteori”, “Vdekja më vjen prej syve të tillë” e tjerë. Avdush Hasani, intepretoi role në teledramat “E shtëna në ajr” dhe e “E kafshoja terrin”, si edhe në dramatizimin televiziv të tregimit “Nën çarr po rrinte vasha”. Rolet në teatër e televizion i hapën rrugën për role në filmat artistik të Kosovës, si në “Gjurmë të bardha”, “Proka”, “Pikniku”, “Njeriu prej dheu”. Vdiq më 2 janar 1997 në Gjermani, u varros në vendlindjen e tij në fshatin Pakashticë të Llapit.

Më 2 janar të vitit 1951 u lind, Jakup Hasipi, në fshatin Sllupçan të Kumanovës. Ishte magjistër në teologji dhe patriot i njohur jo vetëm në fshat e në rrethin e Kumanovës por në tërë Maqedoninë edhe më gjerë. Studimet i kreu në universitetin e famshëm Al-Az’har, në fakultetin e bazave të Fesë Islame të Egjiptit në vitin 1985, ndërsa studimet postdiplomike i vazhdoi në Bejrut të Libanit Gjatë viteve 1985-1990 punoi si imam në një xhami në Leverkusen të Gjermanisë ku ka dhënë një kontribut të çmueshëm në kultivimin e vlerave fetare, morale, kulturore e kombëtare. I vetëdijshëm për situatën në trojet tona në vitin 1990 kthehet në vendlindje për të kontribuar në gjendjen e rëndë të popullatës. Në ligjëratat e tij ishte shumë i përpiktë dhe i guximshëm, kështu që i ka bërë ballë kërcënimeve dhe marrjeve të shumta në pyetje nga ana e policisë sllavo-maqedonase. Nga kjo periudhë e gjer në vdekjen e tij ka organizuar mbi 5000 ligjërata, kontribut ky që ka dritë çdo ditë në trojet tona përmes ruajtjes multimediale Në vitin 2001 gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni, Jakup Hasipi paraqitet si njëri ndër strategët kryesorë në organizimin dhe përkrahjen e luftës, sepse ishte i bindur se vetëm përmes kryengritjes popullata do të jetë në gjendje të arrijë lirinë dhe të drejtat e veta. Vdiq më 7 janar 2006 .

Më 3 janar të vitit 1904 u lind në Triesh, Athanas Gegaj, frat françeskan e historian shqiptar. Athanasi ishte i biri i Prenkës dhe Mrisë. U lind në Buxhë të Trieshit në Malësi të Madhe, që tash është në Mal të Zi. Mësimet e para i kreu në vitin 1923. Studioi në kolegjin Illyricum t’etënve françeskan në Shkodër ku kreu maturën në vitet 1927-1928. U nis më 1931 me studime në të Louvain në Belgjikë, ku u laureua në histori-filozofi. Porsa u kthye në Shqipëri u shugurua frat. Jep mësim në kolegjën françeskane deri me të hymë të italianëve, për shkak të kundërshtimit ndaj regjimit fashist e internuan në Itali dhe nuk e kthyen më. Më 1941 braktis petkun e françeskanëve dhe del civi Mbas Luftës Botnore Gegaj shërbeu në legatën e tij në mërgim. Më 1962 shkon drejt ShBA-së ku u bë redaktor i të përjavshmes “Dielli që dilte në Boston deri më 1971. Vdiq me 28 janar të 1988 në Santa Monica, Los Angeles, California.

Më 3 janar të vitit 1920 lindi në Gjakovë, Anton Çetta, shkrimtar, profesor letërsie e patriot shqiptar, i njohur për pajtimin e gjaqeve në Kosovë. Ai mbaroi shkollën fillore në vendlindje, ndërsa të mesmen në Tiranë dhe Korçë. Studimet i mbaroi në Universitetin e Beogradit, ku diplomoi në gjuhë dhe kulturë romane. Për një kohë punoi si asistent në degën e gjuhës shqipe. Nga viti 1960 deri në vitin 1968 ligjëroi lëndët: Letërsia e vjetër shqiptare, Histori e letërsisë dhe Gjuhë latine në Universitetin e Prishtinë. Libri i parë iu botua më 1953 dhe deri në vitin 1987, Çetta botoi 16 libra me përmbledhje folklori nga të gjitha viset shqiptare të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Nga viti 1968 Anton Çetta ka qenë udhëheqës i Departamentit të Folklorit në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Në vitin 1990, profesor Çetta është zgjedhur kryetar i Këshillit Qendror të Lëvizjes Kombëtare për Pajtimin e Gjaqeve. Duke qenë se gjatë mbledhjes së folklorit kishte vizituar të gjitha viset shqiptare, ai kishte fituar respektin dhe dashurinë e popullit. Vdiq më 3 nëntor të vitit 1995, në Prishtinë.

Më 3 janar të vitit 1999, në shtëpinë e Asllan Berishës, në fshatin Berishë, ishin bërë përgatitjet e fundit për fillimin e transmetimit të programit të Radios-Kosova e Lirë dhe shpërndarjes së lajmeve nga Agjencia Kosovapress, dy institucionet e para informative të luftës së UÇK-së. Pas kompletimit të pajisjeve dhe krijimit të kushteve në rrethana lufte, ishte testuar teknika, incizimi, transmetimi dhe ishte marrë vendim që me 4 janar 1999 në orën 16.00 të fillojë transmetimin e programit Radio-Kosova e Lirë. Po atë ditë Agjencia Kosovapress kishte përhapur lajmin lidhur me fillimin e transmetimit të programit të Radios.
 
Më 4 janar 1924 në Ballsh të Mallkastrës u lind aktori i madh i teatrit dhe filmit shqiptar, Kadri Roshi. Përfundoi studimet e larta në Pragë në vitin 1951, ndërsa e filloi karrierën e tij si aktor në Teatrin Popullor në moshën 21-vjeçare. Që nga ajo kohë numërohen rreth 180 role në skenë dhe kinematografi, të cilat përbëjnë një jetë të madhe artistike, ku ndërthuren vështirësitë e një jete prej jetimi, çiraku, portieri kinemaje dhe deri tek aktori origjinal me portretin e njeriut të fisëm. Në krah ka pasur gjatë gjithë kohës aktorët e brezit të tij Drita Pelingu, Violeta Manushi, Tinka Kurti, Reshat Arbana, Marika Kallamata, etj. Nga shumëkush është konsideruar si legjenda e skenës dhe ekranit shqiptar. Ai ka qënë një aktor brilant dhe me një talent të lindur. Në vitin 1995 është nderuar me Çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik, në vitin 1997 me Çmimin e Madh të Nderit. Ai është “Nderi i Kombit” nga viti 1999. Kadri Roshit është një kolos për filmin dhe teatrin shqiptar, ku ai la figura të spikatura që nuk do të harrohen kurrë. Ka lozur në filmat Kaskadori shqiptar, Mirupafshim, Ali Pash Tepelena dokumentar, Tingujt e harresës, Plumbi prej plasteline, Një ditë nga një jetë, Vdekja e burrit, Fletë të bardha, Misioni përtej detit e dhjetëra filma të tjerë. Vdiq me 6 shkurt të vitit 2007.

Më 4 janar të vitit 1928 u lind në Gjakovë, Avni Mula kompozitor i shquar shqiptar. Avniu u martua me sopranon ruse, Nina Mula me të cilën patë një vajzë Inva Mula-Çako. Ishte këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur. Studimet e larta muzikore i kreu në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës, ku u diplomua si këngëtar lirik. Karrierën artistike e nisi menjëherë mbas kthimit nga Moska si solist në Teatrin e Operës dhe Baletit, duke realizuar role kryesore të repertorit operistik të kohës, përmes së cilave u dallua për nivelin e lartë të zgjidhjeve muzikore-skenike. Veçohen realizimet e figurës së Figaros te “Berberi i Seviljes” të Rosinit, Onjeginit tek “Eugjen Onjegin” të Çajkovskit dhe Gjetës tek “Mrika” e Prenk Jakovës. Zhvilloi një aktivitet të pasur koncertal brenda dhe jashtë vendit. Veprimtarinë krijuese e nisi në gjysmën e dytë të viteve ’60, fillimisht në fushën e këngës e të romancës dhe më pas si autor i veprave të mëdha vokale-koncertale, kantata, poema vokale dhe skenike, ku veçohen opereta “Karnavalet e Korçës” dhe opera “Borana”. Firmën e tij mbajnë edhe shumë këngë të muzikës së lehtë, mes të cilave “Valsi i lumturisë”.

Më 4 janar të vitit 1999 filloi transmetimin në zonat e luftës të UÇK-së Radio-Kosova e Lirë dhe Agjencia Kosovapress, dy institucionet informative të SHP të UÇK-së. Vendimin për themelimin e Radios-Kosova e Lirë dhe të Agjencisë së lajmeve Kosovapress, e ka marrë Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në një mbledhje të mbajtur, më 13 nëntor të vitit 1998, në fshatin Lladrovc. Nisma për të hapur një radiostacion të luftës doli nga disa anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rreth kësaj nisme janë angazhuar, zëdhënësi i SHP të UÇK-së, Jakup Krasniqi, ndërsa idenë e kanë përkrahur: Azem Syla, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Ramë Buja, Fatmir Limaj, Salih Veseli, Naim Maloku, Kadri Veseli e të tjerë. Lidhur me themelimin e radios, qysh më 22 qershor të vitit 1998, Ahmet Qeriqi së bashku me Ramë Bujën, kanë biseduar në fshatin Negroc me zëdhënësin e SHP të UÇK-së, Jakup Krasniqi. Më 23 korrik të vitit 1998, Nezir Myrtaj dhe Ahmet Qeriqi takuan në Kleçkë zëdhënësin Jakup Krasniqi, me të cilin biseduan lidhur me krijimin e kushteve për aktivizimin sa më të shpejtë të mediumeve informative të SHP të UÇK-së.

Selia e parë e stafit të Radios-Kosova e Lirë dhe Agjencisë së Lajmeve Kosovapress ka qenë e vendosur në Shtëpinë e Idriz Qeriqit në fshatin Krojmir. Në atë shtëpi gjatë muajve tetor nëntor e dhjetor të vitit 1998 janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e transmetimit të programit. Aty, përveç, Ahmet Qeriqit, i cili banonte me tërë familjen, në nëntor të atij viti ishte vendosur edhe zëdhënësi i SHP të UÇK-së, Jakup Krasniqi, me familje si dhe kuadro të tjerë të lartë të luftës së UÇK-së. Në Selinë e parë në Krojmir, me qëllim për të ndihmuar dhe për të qenë pjesë e themelimit të dy institucioneve të vetme të luftës kishin ardhur Nezir Myrtaj, Isa Kraniqi, Martin Çuni, Nusret Pllana, Berat Luzha, Hilmi Ramadani. Një kujdes të veçantë për stafin ndihmën dhe sigurinë e tyre kanë treguar luftëtari i radhëve të para të UÇK-së, Elez Durmishi, komandanti i batalionit, “Ruzhdi Salihu”, i Brigadës 121, Ismet Jashari-Kumanova, pastaj Komandanti i Policisë Ushtarake të këtij batalioni, Sylë Qeriqi, ndërsa në roje të përhershme të stafit dhe strukturave udhëheqëse ishte angazhuar Hasan Qeriqi, Avni Sylë Qeriqi e të tjerë.

Më 5 janar të vitit 1888 u lind, Anton Harapi, frat françeskan, mësues, mendimtar, shkrimtar dhe politikan shqiptar. Leu në Shirokë të Shkodës. Qysh në moshë të re bashkë me të vëllanë, Markun, qenë të thirrur nga rruga e kishës. Hyri në kolegjin e jezuitëve ku kreu mësimet fillore. Rezultatet e larta në shkollë i mundësuan të vijojë klasat e larta në Salzburg, e mandej në Shvaz të Tirolit të Austrisë. Studimet teologjike i kreu në Romë. Më 1910 kthehet në atdhe dhe shugurohet meshtar duke përmbushur kushtet e fundit të Urdhrit Françeskan. Gjatë tetorit të vitit 1912 deri në prill 1913 kur Shkodra qe e rrethuar nga trupat malaziase e serbe, i përkushtohet shërbesave fetare dhe njerëzore në kishën “Zoja Rruzare” në Arrën e Madhe në Shkodër, ku ishte edhe Kuvendi Françeskan. Gjatë kohës së takimeve që i paraprinë pavarësisë së Shqipërisë kërkohet nga nëpunësit e Ministrisë së Jashtme të Perandorisë Austro-Hungareze si përkthyes gjatë bisedimeve që u zhvilluan mes kontit Berthold dhe Ismail Kemal bej Vlorës, në mungesë morën, David Pepën. Më 6 ose 8 qershor 1945 arrestohet kur ishte duke u lutur, ngase qe diktuar prej objekteve që patën pa grupi i kontrollit. Me vendim të datës 19 shkurt 1946 të Gjykatës speciale në Tiranë, Antoni Harapi është shpallur si kriminel lufte dhe armik i popullit, sabotator i pushtetit. U dënua me pushkatim dhe u ekzekutua. Nuk dihet vendi ku iu varros trupi.

Më 5 janar të 2012 vdiq, Shaban Shala i burgosur politik, epror i lartë i UÇK-TMK-së, gjeneral-major. Lindi në fshatin Gjergjicë të Drenasit më 1 dhjetor 1958. Ishte veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, ish-i burgosur politik, ish-bashkëthemelues e drejtues i KMDLNJ-së, pjesëtar dhe udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe komandant i Logjistikës i Trupave Mbrojtëse të Kosovës. Ai mban titullin “Hero i Kosovës. Shaban Shala, ishte njëri nga bartësit kryesor të bashkimit të organizatave ilegale, bashkim pa dallim ideje, feje a krahine, ashtu siç e kishin filluar Metush Krasniqi, Adem Demaçi, Zeqir Gërvalla, Hyrije Hana, Mulla Ramë Govori, Ahmet Haxhiu e të tjerë. Gjithashtu ka ruajtur vazhdimësinë e unitetit të Lëvizjes gjithëkombëtare të nisur nga Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka e Bardhosh Gërvalla. Në vlugun më të madh të veprimtarisë së vet patriotike u njoh dhe bashkëpunoi me Fehmi e Ramiz Lladrovcin, Xhavit Hazirin, Ali Ahmetin, Adem Krasniqin, Azem Sylen, Jakup Krasniqin Xhevat Zekën, Mejreme Krasniqin, Idriz Hysenin, Ramiz Krasniqin, Ahmet Qeriqin e shumë të tjerë. Në fillim të nëntorit të vitit 1985, Shaban Shala, u arrestua nga policia jugosllave së bashku me 56 bashkëveprimtarë të tjerë, nga te gjitha trojet etnike të ish Jugosllavisë. Gjatë luftës së UÇK-së kreu detyra me rëndësi, sidomos në Zonën Operative të Drenicës. Pas luftës ishte epror i lartë i TMK-së dhe kurdoherë veprimtar i denjë i çështjes kombëtare.

Më 5 janar të vitit 2017 vdiq Munavere Zaimi. U lind në Elbasan më 13 mars 1925 në një familje me tradita atdhetare e kulturore. U radhit me luftëtarët antifashistë që nga janari 1942 dhe vijoi luftën pa ndërprerje deri më 1944. Përfundoi Normalen më 1943 dhe Institutin e Lartë “Aleksandër Xhuvani” në Tiranë, më 1965, me diplomë shkëlqyeshëm. Punoi pa ndërprerje si mësuese për përgatitjen për jetën të mijërave nxënësve, duke i ushqyer ata pa kursim me ndenjën e atdhedashurisë. Mbajti mbi vete përvojën e hidhur të dy burgjeve fashiste (më 1942 dhe më 1943) dhe një nga regjimi diktatorial (1973). Nuk ka qenë asnjëherë anëtare e ndonjë partie. Më 1944 shkuan te revista “Bleta” me pseudonimin Mome Bymka. Pas çlirimit shkroi dhe vuri në skenë dramën “Peshkatari”, përshtatje e veprës “Njerëz të varfër” të Hygoit, tablonë artistike “Korbat nxijnë qiellin”, libretin, “Baresha” dhe dhjetëra skeçe për estradën amatore, ku bënte pjesë si recituese. Rilind si shkrimtare duke botuar më 1996 romanin “Përplasje në vite” shqip dhe italisht, për të vazhduar më tej me veprat “Ç’m’u këndoka”, “Drin”, “Pusi i haremit”, “Degë e thyer”, “Skuta vampirësh”, “Një krenari e përligjur”, “Sagë strategësh”, dhe “Kumuria e Elbasanit”.

Më 5 janar të vitit 1999, gjenerali amerikan në NATO, Vesli Klark kishte fajësuar Serbinë për rritjen e tensioneve luftarake në Kosovë dhe për vrasjen e popullatës civile po ashtu edhe për mos përmbajtjes së marrëveshjes për armë pushim.

Më 6 janar 1882 lindi, Theofan Stilian Noli, njëri nga baballarët e kombit dhe letrave shqipe, figura më e madhe e Ortodoksisë Shqiptare, Lindi në fshatin shqipfolës, İbrik-tepe, në Trakinë Lindore, te Edreneja. Më 1900 u nis për në Greqi, por në Stamboll u sëmur, Vitin tjetër u nis për në Athinë dhe të njohurit e tij i gjetën vend si nëpunës në një shoqëri belge. Në fillim të 1903 shkoi në Egjipt, ku gjeti punë si mësues lëvizës i greqishtes dhe po atë vit përktheu në greqisht traktatin e Sami Frashërit “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”. Ndikohet nga klima e veprimtarëve të Rilindjes Kombëtare atje, ku Thanas Tashko dhe Jani Vruho e ndihmuan në botimin e përkthimit të Samiut, dhe më tej në komunikim me Nikolla Naçon, Shahin Kolonjën e Kristo Luarasin. Pas tre vjetësh qëndrimi në Egjipt, në prill 1906 u nis për në Shtetet e Bashkuara ku punoi në Boston. Noli, prifti i parë i kishës së re shqiptare, u hirotinos prift më 8 mars 1908 nga kryepeshkopi Platon i Kishës Ruse. Më 10 gusht 1911 udhëtoi drejt Evropës. Me shpalljen e pavarësisë e përkrahu qeverinë e Ismail Qemalit. Nga 21 dhjetori 1915 deri më 6 korrik 1916, u bë përsëri kryeredaktor i “Diellit” të Bostonit. Më 24 mars 1918, Noli u caktua administrator i Kishës Ortodokse Shqiptare në Shtetet e Bashkuara. Mori pjesë në një konferencë për popujt e shtypur në Mount Vernon, Virxhinia, ku u takua me presidentin Udrou Uillson, përkrahës i të drejtave të pakicave në Evropë. Më 27 korrik 1919 Noli u emërua peshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë. Në zgjedhjet e mbajtura më 5 prill 1921 zgjidhet deputet i Kolonisë së Amerikës në legjislaturën e dytë. Noli ishte kryetar i Partisë Popullore, e majta e asaj kohe, kundrejt Partisë Përparimtare. Përkrah Luigj Gurakuqit dhe Stavro Vinjaut është ndër oratorët më shpotitës të foltores parlamentare. Gjatë Lëvizjes së qershorit 1924 bëri Revolucionin e parë demokratik borgjez në Shqipëri dhe të parin në vendet e Ballkanit. Qeveria u përmbys nga regjimi i Ahmet Zogut me përkrahjen e Nikolla Pashiqi dhe Zogu e dënoi me vdekje, në mungesë. Noli ka qenë historian, muzicient, poet, përkthyes ndër më të njohurit, publicist, autoritet kishtar, demokrat, mësues, aktor, orator i famshëm, erudit dhe personalitet shumëdeminesional. Vdiq më 13 mars, të vitit 1965, në Amerikë.

Më 6 janar të vitit 1952, vdiq Kostaq Cipo, publicist, mësues, gjuhëtar, përkthyes. Lindi më 25 dhjetor të vitit 1892, në Elbasan, i biri i Simonit dhe i Agnije Xhuvanit. Në moshën 6 vjeçare, më 1898, u regjistrua në një shkollë greke. Më 1906 u regjistrua në një gjimnaz turqisht në Elbasan, pastaj kreu dy vitet e fundit të gjimnazit në Manastir. Në këtë kohë u njoh me patriotë të shumtë si: Gjergj Qirjazin, Muço Qullin dhe Shahin Ypi Kolonjën. Në vjeshtë të vitit 1913 iu dha një bursë për në Shën Mitër Korona, në kolegjin e Shën Adrianit, pikërisht në atë shkollë ku kishte dhënë mësim për tre vjet rresht, daja i tij, Aleksandër Xhuvani. Në vjeshtë të vitit 1917 regjistrohet në Fakultetin e Letrave dhe të Filozofisë në Romë, në grupin e filologjisë klasike Më 1919 me rastin e vizitës në Itali të Presidentit amerikan Vudrou Wilson, një grup i vogël shqiptarësh, midis tyre edhe Cipo, i dërgon atij një mesazh proteste për shkak të ndërhyrjes së Italisë në Shqipëri. Nga janari i vitit 1945 deri në prill të 1946 ishte Ministër i Arsimit. Ishte nismëtar i hapjes së Institutit Pedagogjik Dyvjeçar. Në maj të po këtij viti u emërua Drejtor i Institutit të Studimeve, i cili, si Institut i Shkencave, iu aneksua Kryeministrisë më 1948. Që nga ajo kohë e deri sa vdiq punoi si anëtar i këtij Instituti, si specialist i gjuhës shqipe.

Më 6 janar të vitit 1920 lindi, Sandër Prosi njëri ndër aktorët më të njohur të kohës dhe të kombit. U lind në Shkodër më 6 janar 1920. Familja e tij u shpërngul drejt Tiranës kur qe katërmbëdhjetë vjeç, atje mbaroi shkollën fillore vazhdoi Gjimnazin e Tiranës. Drama e parë në të cilën merr pjesë është “Vilhelm Teli”. Me bursë shtetërore shkoi për studime në Austri për stomatologji, të cilat nuk i mbaroi. Më 1947 merr pjesë në konkursin pranë Teatrit Popullor dhe e fiton atë. Që këtu fillon dhe veprimtaria e tij e gjerë dhe e larmishme artistike. Ky aktor krijoi mbi 85 role në 75 vepra të autorëve tanë si A.Z. Çajupi, Kolë Jakova, Besim Levonja, Loni Papa, Ismail Kadare, Teodor Laço, Ruzhdi Pulaha, Dritëro Agolli, Dhimiter Xhuvani dhe të autorëve të huaj si Shekspiri, Shileri, Çehovi, Karaxhale, Gorki, Brehti. Interpretoi në rreth 30 filma, ku krijoi role të tilla që kanë hyrë në fondin e qëndrueshëm të teatrit dhe kinematografisë tonë. Përvoja që ky aktor krijoi dhe përpunoi gjatë këtyre 35 vjetëve në krijimin e më se 100 roleve, bashkë me përvojën e aktorëve të tjerë të këtyre përmasave, përbëjnë atë “Universitet” nga lindi e u zhvillua shkolla jonë kombëtare e interpretimit skenik e filmik. Më 25 mars të vitit 1985, Sandër Prosi ndahet nga jeta. Krijimet e Sandër Prosit zbulojnë jo vetëm vlerat e artit të aktorit në ekran, por edhe mjeshtërinë e tij të lartë skenike. Për ndihmesën e tij të madhe në zhvillimin e artit tonë skenik e kinematografik ai është nderuar me titullin e lartë “Artist i Popullit”, me Çmime të Republikës dhe urdhra e medalje të tjera. Në 25-vjetorin e vdekjes së aktorit Sandër Prosi, Në 24 shkurt 2017, aktori Sandër Prosi u nderua me urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” pas vdekjes.

Më 6 Janar 1923, u lind artistja e madhe greke, me origjinë shqiptare Melina Mërkuri. Ajo shkëlqeu në skenë dhe në ekran. Nga viti 1952 debutoi në Paris e më pas në shumë qytete të tjera të botës. Vdiq me 6 mars të vitit 1995.
 
Më 7 janar të vitit 1923 në fshatin Boboshticë të rrethit të Korçës, u lind, Vani Trako. Që në moshë të njomë, filloi të këndonte pa reshtur në festa te ndryshme, në koret e shkollës si edhe në kishat e fshatit. Në moshën 10 vjeçare e ftonin për të kënduar në Kisha e Mitropolisë dhe e Shën Gjergjit të qytetit e Korçës. Në vitin 1937 fitoi konkursin për t’u futur në shkollën greke “Jovan Banga” (Korçë), por me pushtimin fashist të 1939-s shkolla u mbyll dhe ai nuk mundi ta vazhdojë. Në vitet e luftës aktivizohet në formacionet partizane revolucionare që luftonin kundër pushtuesve. Për këtë veprimtari arrestohet në prill të vitit 1942 nga Kuestura, e cila e dërgoi në burgun e vjetër. Aktivitetin artistik do ta vazhdonte në formacionet partizane ku, përkrah pushkës, ishte këngëtar i Korit Partizan të Komandës së Vendit. Kjo nuk zgjati shumë, mbasi pas çlirimit të vendit, në vitin 1945, me urdhër të Komandës së Përgjithshme transferohet në Ansamblin e Ushtrisë. Në dhjetor 1947 lirohet nga ushtria, kthehet në Korçë dhe atje aktivizohet me grupin teatral amator deri në vitin 1950, vit në të cilin krijohet teatri profesionist. Në vitin 1950, luan kryerolin e parë në grupin e teatrit me regjisor Sokrat Mio. Nga institucione të ndryshme është nderuar me medalje dhe urdhra, si dhe me titullin “Artist i Merituar”. Së bashku me bashkëshorten e tij, Qefser Kushe-Trako, lindën, rritën dhe edukuan dy fëmijë. Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare, më 28 dhjetor të 2009.

Më 7 janar të vitit 1999 tri ditë pas fillimit të transmetimit të programit ditor nga Radio-Kosova e lirë dhe publikimit të lajmeve përmes internetit të Agjencisë së Lajmeve Kosovapress, shtypi i Evropës, por edhe i disa vendeve të botës i ka kushtuar një publicitet të jashtëzakonshëm këtyre dy medieve të cilat transmetonin program nga zonat e luftës, që i mbanë nën kontroll Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Lajmin për transmetimin e kanë publikuar dhjetëra medie botërore si, Lë suar, APF, Dojçe Vele, Si eNeN, Lë mondë, Rojter e të tjera. Këto medie kishin komentuar këtë lajm se fuqizim mediatik të rolit të UÇK-së, në zbehjen e propagandës se medieve qeveritare të Beogradit, lidhur me luftën në Kosovë.

Më 7 janar të vitit 1999 gjatë luftimeve në Zonën e Shalës, luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë zënë rob tetë oficerë dhe ushtarë të ushtrisë jugosllave, të cilët i kanë ndaluar dhe po i mbajnë në një vend të caktuar, me qëllim të shkëmbimit të 9 luftëtarëve të lirisë, të cilët janë kapur të plagosur nga ushtria serbe në 14 dhjetor të vitit 1998 serbe dhe janë dërguar në burgun e Nishit, në Serbi.

Më 8 janar 1826 lindi, Gavril Dara i Riu, shkrimtar i njohur arbëresh, përfaqësuesi i Romantizmit shqiptar. Lindi dhe u rrit në Pallaci të Sicilisë në një familje të trashëguar bujarësh shqiptarë, që kishin kaluar përtej Adriatikut pas vdekjes së Skënderbeut. Po kështu Dara i Riu bëhet poeti trashëgimtar, pra brezi i tretë i një familjeje me kulturë kombëtare, ku kishin bërë emër gjyshi i tij Gavril Dara Plaku, dhe i ati Andrea, veçanërisht në mbledhjen e folklorit arbëresh. Dara mbaroi seminarin shqiptar të Palermos dhe përfundoi studimet për drejtësi dhe punoi si avokat. Si njeri i zoti në fjalë e në veprime, mori pozita administrative në disa qytete. Botoi një fletore letrare me emër Paligjenesi, që merrej me letërsi italiane. Në Romë, në vitet 1871-1874, drejtoi të përkohshmen La riforma. Fundin e jetës e kaloi në qytetin Xhirxhenti, në të cilin vdiq më 1885. Dara u mor me drejtësi, gazetari e poezi, duke pasur interes të veçantë për filozofi e arkeologji, por mor me folklor dhe letërsi shqipe. Veprat i mbetën në dorëshkrim. Në dorëshkrim mbeti edhe kryevepra Kënga e sprasme e Balës, që u botua e plotë më 1906 në Katancaro. Më parë Zef Skiroi kishte nisur botimin e poemës më 1887, mirëpo një botim në vazhdime u bë në La Nazione Albanese gjatë viteve 1900-1902. Dara ka shkruar poemën më të arritur të romantizmit shqiptare, “Kënga e sprasme e Balës” e vlerësuar nga kritika letrare në nivel me Këngët e Milosaos të Jeronim De Radës. Këto dy poema janë më të shquarat e poezisë romantike shqipe.

Më 8 janar të vitit 1980, vdiq në burg martiri i fesë së krishterë, Ernest Çoba, kryeipeshkëv i Shkodrës. Ai lindi më 16 shkurt 1912 në një familje të vjetër qytetare shkodrane. Mësimet e para dhe ato të mesme i kreu në Seminarin Papnor. U shugurua meshtar më 9 shkurt 1936. Kreu detyra të ndryshme pranë seminarit papnor, ku ishte përgatitur. Shërbeu edhe si mësues i besimit ndër shkollat e qytetit. Pas vdekjes së imzot Thaçit dhe arrestimit të dom Mikel Koliqit, kreu njëherësh detyrën e zëvendës-famullitarit dhe të famullitarit të Shkodrës. Ishte një nga ipeshkvijtë që u shugurua në kohën më kritike për Kishën, kur bëheshin përpjekjet për ta shkëputur nga Selia e Shenjtë. Në prag të mbylljes së Kishave, në një të diel të hidhur, në sa ishte thirrur që të akuzohej nga regjimi komunist, Ernest Çoba u kthye në akuzues, duke mbajtur një fjalim të zjarrtë, që i ngjiste predikimit, për të mbrojtur Zotin e sulmuar. Ishte viti 1976 kur gjyqi komunist e dënoi me 25 vjet burg. Akuzohej se kishte mbajtur lidhje me Selinë e Shenjtë me anën e legatës italiane. Vdiq në spitalin e burgut në Tiranës, më 8 janar 1980.

Më 8 janar të vitit 2012, ndërroi jetë njëri nga intelektualët më të shquar të Dërvenit të Shkupit, Dr. Ibrahim Klosi. U lind më 10 janar 1942 në fshatin Rashçe, në një familje ku dija dhe arsimi ishin kuptuar me kohë si motiv për emancipimin kombëtar. Babai i tij, mulla Xhemshit Krosi është njëri nga mësuesit e parë të fshatrave të Dërvenit, që pas Luftës së Dytë Botërore përqafoi misionin fisnik për përhapjen e arsimit në fshatrat e prapambetura të Dërvenit të Shkupit. Ibrahimi e kreu Normalen “Zef Lush Marku”, pastaj Akademinë Pedagogjike, e më vonë edhe Fakultetin Filologjik-Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare në Shkup. Dr.Ibrahim Krosi me penën e tij u veçua edhe si luftëtar i denjë për emancipimin politik kombëtar, gjë kjo që nuk mbeti pa u ndëshkuar në vitet 80-të të shekullit të kaluar, kur qe diferencuar ideo-politikisht nga ish – Lidhja Komujniste e Maqedonisë-ja, porse në fillim të pluralizmit politik. Sërish kyçet në jetën politike për të dhënë kontributin e tij intelektual në organizimin politik të shqiptarëve.

Më 9 janar të vitit 1914, ishte shpallur gjendje shtet-rrethimi në Vlorë pas zbulimit të një komploti për të përmbysur qeverinë e përkohshme dhe për të penguar ardhjen e princ Vidit. Nga hetimet doli se komploti ishte organizuar nga një grup i quajtur Komiteti Shqiptar në Stamboll, në bashkëpunim me një grup turqish të rinj të udhëhequr nga majori turk Beqir Grebeneja, i cili kishte ardhur në Vlorë si përfaqësues zyrtar i Turqisë në Shqipëri. Ky Komitet kishte pajisur me fonde dhe armë rreth 200 turq, shumica me origjinë shqiptare; ata mbërritën në Vlorë me një avullore austriake për të shpallur si Sovran të Shqipërisë, Izet pashën,ish-ministër lufte në perandorinë osmane), edhe ky me prejardhje shqiptare. Por në përpjekje për të zbarkuar në Vlorë, 200 turqit u arrestuan nga xhandarët holandezë me urdhër të qeverisë së përkohshme, në marrëveshje me Komisionin e Kontrollit. Grebeneja dhe shokët e tij u nxorën para një gjykate ushtarake, kryesuar nga gjenerali de Veer, komandant i xhandarmërisë holandeze; Beqir Grebene u dënua me vdekje.

Më 9 janar të vitit 1999 forca të shumta ushtarake e policore serbe kishin ndërmarrë një aksion luftarak kundër pozicioneve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fshatrat: Bradash, Beranë, Obranxhë, te Tabet e Llapashticës, të Zonës Operative të Llapit, me ç’ rast ishin zhvilluar luftime shumë të rrepta. Edhe ;pas përpjekjeve disa orëshe forcat serbe nuk kishin arritur ta thyenin qëndresën e luftëtarëve të lirisë. Serbët ishin kthyer me humbje në njerëz dhe teknikë lufte, duke pritur përforcime nga Serbia.

Më 9 janar të vitit 1964, u lind në Tiranë, Fatos Baxhaku, gazetar, analist, historian. Mësimet e para e kreu ne shkollën asokohe 8-vjeçare, Emin Duraku dhe ” 20 Vjetori”. Shkollimin e mesëm e kreu ne gjimnazin “Ismail Qemali”. Pergjate viteve 1982-1986 studioi ne Unversitetin e Tiranes ne fakultetin e Histori-Filologjise ku u diplomua ne histori. Qe nga 1986 e deri ne 1992 punoi ne Institutin e Historisë së Akademisë se Shkencave. Nga 1993 e deri ne 1998 ishte bashkëthemelues, kryeredaktor dhe gazetar i “Gazetes Shqiptare”. Ne periudhën 1998-1999 ishte kryeredaktor i pare i lajmeve ne televizionin “Klan”. Nga 2001 deri ne 2005 ishte kryeredaktor dje gazetar ne televizionin “Vizion Plus”. Ne 2006-20015 ishte kryeredaktor dhe gazetar ne te përditshmën “Shqip”. Ka qene disa here pedagog i jashtëm i gazetarisë ne universitetet e Elbasanit dhe Tiranes. Ishte anëtar i Komitetit Shqiptar te Helsinkit. Vdiq më 17 gusht të vitit 2019.

Më 10 janar 1920 u vra atdhetari, Sali Nivica. Ai lindi më 15 maj 1890 në Rexhin të Kurveleshit të Sipërm, rrethi i Tepelenës. Ishte publicist, patriot, politikan e shkrimtar. Është dekorua me urdhrin Nderi i Kombit. Në vitin 1904 filloi studimet e shkollës së mesme në gjimnazin ‘Idadi Mylyki’ të Manastirit. Aty u lidh me atdhetarin Bajo Topulli, themelues i ‘Komitetit të Parë Kryengritës për çlirimin e Shqipërisë, aktivist i të cilit u bë edhe, Sali Nivica. Më pas veprimtaria shkencore, politike dhe atdhetare e Sali Nivicës përqendrohet në Shkodër. Më 6 shkurt 1918 ftohet dhe bëhet anëtar i “Komisisë letrare”, ku dha një kontribut të veçantë për probleme të lëvrimit të gjuhës shqipe në Shkodër. Është ndër organizatorët e krijimit dhe zgjidhet anëtar i Komitetit ‘Mbrojtja Kombëtare e Kosovës’ dhe anëtar i kryesisë së tij, prej 7 anëtarësh më 7 nëntor 1918. Aty bashkëpunoi me figura të ndritura kombëtare si Hoxha Kadri Prishtina, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Kel Marubi, Sotir Peçi, Elez Isuf Ndreu, Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Vinçenc Prenushi, Sejfi Vllamasi etj. Si anëtar i Kryesisë, ai vuri në dispozicion të Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës gazetën e tij Populli. Nga numri i parë e deri te ai nr.19 gazeta doli me moton ‘Për lavdinë e Atdheut’ dhe, gjatë punimeve të ‘Konferencës së Paqes në Paris’, deri te numri i fundit, numri 48, më 10 janar 1920. Gazeta Populli nën drejtimin e Sali Nivicës, u bë pararojë të mendimit atdhetar të kohës, për me çlirue Kosovën dhe Dibrën, e çdo vend ku flitet shqip dhe me e bashkue nën sundim të Shqipërisë së lirë’.

Më 10 dhjetor të vitit 2013, vdiq në Tepelenë, Zagoll Shehu. U lind më më 15 janar të viti 1924 në Bënçë të Tepelenës, në një familje fetare me tradita atdhetare. Doli partizan në çetën e Ismail Kasos e më pas në batalionin, Baba Abaz, brigada e VI-të sulmuese. Për meritat e tij në dyluftim me pushtuesin nazi-fashist, shpirtin e tij luftarak, guximin, trimërinë e dashurinë për shokët shtabi i LANÇ për periudhën 1943-1945 i ngarkoi detyra të ndryshme, të cilat e kreu me devotshmëri. Luftoi edhe përtej kufijve shqiptarë, në Vishegrad të Jugosllavisë, më 9 maj 1945. Pas luftës ishte Shef i zbulimit të kufirit verior të Republikës së Shqipërisë gjatë viteve 1948-1950. Komandant divizioni i zbulimit të kufirit verior të Republikës së Shqipërisë gjatë viteve 1950-1952. Shef operativ i divizionit të V-të të Labërisë në Gjirokastër gjatë viteve 1952-1955. Pas lirimit nga detyra vendoset përfundimisht me gjithë familjen në qytetin e Tepelenës. Në jetën civile punoi si kryetar i Komitetit të Këshillit Popullor në qytetin e Tepelenës. Vdiq në 10 dhjetor të vitit 2013 në Tepelenë.

Më 10 janar 1944 u vra, Kajo Karafili, komandant partizan, heroi i popullit. Orhan Kajo Karafili, lind në Bllacë të Poradecit në vitin 1921. Ishte anëtar dhe atentator i njohur në radhët e Lëvizjes Nacional-Çlirimtare gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nga historiografia komuniste u portretizua si një nga të rënët e rezistencës shqiptare. Më 1938 arratiset pasi vret një xhandar, strehohet në Resnjë ku njihet me Myslym Pezën. U kthye me Pezë me Haxhi Lleshin pasi Mbretëria Jugosllave u pushtua nga Gjermania në vitin 1941. Në një listë të datës 19 prill të vitit 1943 të gjyqtarit hetues, major Sartorio Greserterti shënjohet në listën e të akuzuarve numër “77” si Orhan Kajo Karafili.

Më 10 janar të viti 2015 vdiq mësuesi i popullit Vehbi Hyseni. Veterani i arsimit, Vehbi Mehmet Hyseni, u lind, më 28 shkurt 1940, në Nasalcë, Komuna e Bujanocit. Shkollën fillore e mbaroi në fshatin e lindjes. Pas mbarimit të shkollimit të lartë Në vitin 1960- 1961, punoi si mësues në Komunën e Likovës, për të vazhduar pastaj në Konçul, në Tërnoc e Nesalcë. Në Beograd mbaroi Fakultetin e Defektologjisë, duke marrë titullin “Pedagog special”, me temën: “Problemet socio-psikiatrike fizikisht të hendikepuar me shqyrtim në Komunën e Bujanocit, për periudhën 5 vjeçare 1978/1982. Vehbi Hyseni, ishte në funksionin e sekretarit të arsimit, në Bujanoc, kur u ndërtua Pallati i Kulturës në qendër të Bujanocit. Pas ndërtimit të Pallatit të Kulturës, më 1982 u ndërtua Shkolla me mësim në gjuhën shqipe “Naim Frashëri”, pastaj Shkolla Fillore “Skënderbeu” në Zarbicë, shkolla në Novosellë e meremetime të tjera. Në vitin 1984, Vehbi Hyseni, largohet nga arsimi, duke u angazhuar si shef në Entin për Punësim në Bujanoc, prej nga doli në pension.
 
Më 11 janar të vitit 1998 vdiq, Bedri Spahiu. U lind në Gjirokastër, më 13 korrik të vitit 1908. Ka qenë partizan ushtarak, prokuror në Gjyqin Special kundër Koçi Xoxës. U lind në lagjen “Palorto” të qytetit të Gjirokastrës. Në pamundësi ekonomike për të vazhduar klasat që i mbeteshin si dhe gjimnazin, më 16 maj 1923 u nis për Izmir, ku ndodhej edhe babai, me shpresë për të vazhduar shkollën. Mbaroi shkollën fillore italiane, në Stamboll dhe mori dëftesën e lirimit. Në Turqi qëndroi për katër vjet e gjysmë, prej 16 Maj 1923 deri 15 Shtator 1927. Kur u formua Shtabi i Përgjithshëm, ai zgjidhet anëtar i këtij Shtabi. Në Berat u zgjodh anëtar i Byrosë Politike dhe me këtë funksion ishte deri në 17 qershor të vitit 1955. Arrestohet më 17 qershor 1955 dhe izolohet për pesë ditë në një shtëpi. Mbas 15 ditësh, më 23 qershor 1955 internohet familjarisht në Elbasan. Më 1 qershor 1957, arrestohet dhe izolohet në Kalanë e Kaninës në Vlorë, prej ku transferohet në 4 janar 1958 për Tiranë. U dënua me 25 vjet. Në 6 tetor 1974 lirohet nga burgu dhe internohet drejt e në Selenicë. Lirohet nga internimi më 10 maj të vitit 1990.

Natën ndërmjet 11 e 12 janarit të vitit 1984, pas një përleshjeje me armë përballë inspektorëve dhe milicëve të UDB-së, ranë heroikisht Rexhep Mala e Nuhi Berisha. Rexhep Mala, ishte atdhetar, simbol i qëndresës kombëtare shqiptare, hero i kombit. Lindi më 29 mars 1951 në Hogosht, në një familje me kushte mesatare ekonomike por me një traditë shumë të pasur atdhedashëse e patriotike. Shkollën fillore dhe tetëvjeçaren i kreu në vendlindje. Në Gjilan si nxënës i vitit të III-të ishte ndër organizatorët e parë në organizimin e demonstratave të viti 1968 kur edhe dënohet me burg për të mitur. Në vitin shkollor 1970-1971 ushtroi detyrën si mësimdhënës në fshatin Marec të Prishtinës, mirëpo i etur për dituri dhe për të studiuar, ndërpreu punën dhe u regjistrua në fakultetin Ekonomik në Prishtinë. Ishte pjesëtar i Lëvizjes Nacional Çlirimtare dhe në vitin 1974 së bashku me Adem Demaçin e shumë anëtarë të tjerë të organizatës arrestohet dhe pas 9 muaj hetimesh dënohet me 9 vite burg të rëndë. Më 23 maj 1983 pas 8 vitesh vuajtje e maltretimesh lirohet nga burgu ki kishte përjetuar tortura mizore nga UDB-ja por asnjëherë nuk ishte thyer. Pjesën më të madhe të dënimit e kishte kaluar i vetëm nëpër qeli të burgjeve jugosllave të cilat nuk arritën dot ta thyejnë apo të detyrojnë të jetë i urtë për regjimin jugosllav, që nuk e njohu kurrë në jetën e tij.

Nuhi Berisha, u lind më 3 tetor 1961 në Svircë të Dardanës (ish Kamenicë). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Gjilan, ndërsa Fakultetin juridik dhe të Kulturës fizike i vijoi në Prishtinë. Ishte nxënës dhe student i shkëlqyeshëm. Me iniciativën e Rexhep Malës dhe të bashkëveprimtarëve të tjerë ka marrë pjesë në formimin e Komitetit të Studentëve në kuadër të Grupit Revolucionar, i cili i ka shërbyer Lëvizjes çlirimtare të shqiptarëve si bërthamë e parë e Lëvizjes studentore të vitit 1981. Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha u vunë në themelet e një organizimi të lëvizjes çlirimtare, që vepronte në vazhdimësi. Nuhi Berisha dhe Rexhep Mala në mesnatën e 11 e 12 janarit 1984 ranë heroikisht gjatë përleshjes me forcat policore serbe në Kodrën e Trimave në Prishtinë.

Më 11 janar të vitit 2006 vdiq Mark Sopi, ipeshkv i Kosovës gjatë viteve 1996-2006. Mark Sopi u lind më 26 shkurt të vitit 1938, në fshatin Binçë të komunës së Vitisë. Shkollimin fillor e mbaroi në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme në Pazin të Kroacisë. Studimet në filozofi dhe teologji i ka filluar në Zagreb ndërsa i ka përfunduar në Romë. Në vitin 1968 ka filluar të shërbejë si prift i ri në Ferizaj, ndërsa nga viti 1974 ka shërbyer si famullitar në kishën e Zllakuqanit në Kosovën qendrore. Nga viti 1991 e deri më 1995 ka shërbyer si prift në Durrës. Në nëntor të vitit 1995, Selia e Shenjtë e emëroi atë ipeshkëv të komunitetit katolik shqiptar të Kosovës, post në të cilin ai trashëgoi, Nikë Prelën. Për shkak të rrethanave që ekzistonin në atë kohë në Kosovë, Mark Sopi është shuguruar në Romë në janar të vitit 1996, post ky në të cilin ai ka shërbyer për dhjetë vjet me radhë. Gjatë kohës së tij si Ipeshkëv i Kosovës, Imzot Sopi kontribuojë shumë në çështjen kombëtare dhe e forcojë kishën katolike shqiptare në Kosovë. Ai komunitetit katolik shqiptar në Kosovë i dha një zë të fuqishëm dhe gjithmonë e përdori një gjuhen të arsyeshme, të dialogut, mirëkuptimit dhe mençurisë.



Më 12 janar të vitit 1862 u lind në Durrës, Andon Xanoni, jezuit, poet dhe novelist, gramatolog dhe publicist. Që fëmijë u shpërngul në Shkodër, ku u arsimua te etërit jezuitë. Duke parë talentin e tij, e dërguan të kryente shkollën e lartë në manastirin Kartusian në Porta Coeli në veri të Valencias, në Spanjë. Në vitin 1896 dha mësim një vit në kolegjin Gregorian në Kieri, në juglindje të Torinos, në Itali. Bashkë me poetin Ndre Mjeda e me të vëllanë e tij Lazrin, Xanoni ishte anëtar aktiv i shoqërisë letrare “Agimi”, të themeluar më 1901, e cila punonte për nxitjen e përdorimit të gjuhës shqipe në letërsi, sidomos me anë të një alfabeti të ri. Ai i vendosi normat e retorikës dhe të stilit të shkrimit në dialektin verior të shqipes në një shkollë me ndikim si Kolegji Saverian. Ishte thtar i zëvendësimit të shumë huazimeve nga italishtja, turqishtja dhe sllavishtja me rrënjë fjalësh më të lashta shqipe. Si autor vjershash, prozash letrare, dramash e punimesh studimore në gjuhën shqipe, ai nuk ishte vetëm novator në gjuhë, por edhe stilist i shkëlqyer për kohën kur jetoi. Ka shkruar veprat “Gramatika shqyp”, dhe “shkurtorja e historisë së moçme”, vjershën me frymën e Rilindjes “Rrnoftë Shqypnia”, kushtuar shpalljes së pavarësisë. Xanoni vdiq në Shkodër më 16 shkurt 1915 dhe çmohet si një veteran i arsimit dhe i kulturës shqiptare.

Më 12 Janar 1923, vdiq albanologu i shquar çek, Jan Urban Jarnik. Ai ka dhënë një kontribut të madh në zhvillimin e gjuhës shqipe dhe të folklorit shqiptar, si dhe për krijimin e miqësisë mes popullit çek dhe shqiptar. Ndër veprat e tij mund të dallohen “Kontributi për njohjen e dialekteve shqiptare”, “Përralla dhe anekdota shqiptare”, etj. Më e rëndësishme është korrespondenca e albanologut Dr. Urban Jarnik me personalitetet më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare: Naim Frashëri, Jeronim de Rada, Konstandin Kristoforidhi, Thimi Mitko etj.

Më 12 janar të vitit 2017 vdiq në Prishtinë, Ramiz Jakup Kelmendi, shkrimtar, përkthyes dhe publicist shqiptar. U lind në Pejë më 20 dhjetor të vitit 1930. Mësimet fillore i mbaroi në vendlindje. Në kohën kur duhej të regjistrohej në shkollën e mesme, u burgos për motive politike, në vitin 1945. Dënohet në të njëjtin proces gjyqësor të montuar, bashkë me Marije Shllakun dhe krejt grupin e patriotëve, në Prizren, por meqë kishte qenë i mitur (16-vjeç), i mban vetëm 30 ditë burg dhe lirohet. Më 1950 regjistron Fakultetin Filozofik në Beograd, Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Studimet në fillim i financonte familja meqë nuk i jepet bursa për studime. Diplomon në vitin 1955 me temën “Proza e Migjenit”. Në vitin 1967 emërohet kryeredaktor i Redaksisë së Botimeve në ndërmarrjen botuese “Rilindja”. Për katër vjet me radhë ishte Drejtor i Teatrit Popullor Krahinor. Në vitin 1969 zgjidhet profesor i letërsisë shqipe në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë. Ligjëronte lëndën “Historia e letërsisë shqiptare nga Rilindja e deri sot”. Ramiz Kelmendi arriti të krijojë edhe një opus të begatë letrar. Botoi 12 vëllime me tregime, 8 romane, dhjetëra udhë-përshkrime, 3 radiodrama, 3 drama televizive, 39 tekste satirike, një skenar filmi, 4 tekste shkollore, monografinë “Shqipëria e Marije Shllakut”, dhe me mijëra shkrime publicistike natyrash të ndryshme.

Më 13 janar të vitit 1993 vdiq, Ndrekë Luca, artist i popullit, aktor i madh i teatrit dhe i filmit. U lind më 3 shtator të bitit 1937, në fshatin Derjan Dukagjinit. Pasi punoi disa kohë si ushtarak në aviacion, nga viti 1950 vijoi si aktor në Teatrin Popullor me rolin e Kel Dhembacit në dramën “Halili dhe Hajria” të Kolë Jakovës. Spikati më vonë me rolin e Jagos në tragjedinë e Shekpsirit “Otello”, dhe në dramën “Toka jonë” të Kolë Jakovës. Në dramën Arturo Ui të Brehtit, Ndrek Luca luajti rolin e Xhirit duke sendërtuar me një gjuhë shprehëse, përkitazi parimeve brehtiane të teatrit, planet satirike me ato dramatike. Luca është aktor i thyeshëm, që operon me plane të ndryshme interpretative, sa komike, po aq tragjike, sa heroike, po aq të rëndomta, duke e “thyer” modelin paraprak. Është nga aktorët e zëshëm të filmit artistik shqiptar, duke realizuar mbi 30 figura, të veçanta në llojin e tyre, si Dom Pali (“Komisari i dritës”), Ndrio (“Udha e shkronjave”), Gjini (“Plagë të vjetra”), Pjetër Mustakuqi (“Operacioni Zjarri”), Ramiu (“Duel i heshtur”) etj. Ndrek Luca zotëronte një mimikë tepër ekspresive; përdorte me mençuri gjestin e figurshëm, plastikën dhe mjete të tjera të njëmendësimit të jashtëzakonshëm të personazhit.

Më 13 janar të vitit 1989, ka vdekur, dom Pjetër Gruda. Lindi në fshatin Grudë të Malit të Zi më 1 gusht të vitit 1922. Studimet e formimin për meshtar i bëri në Kolegjin Saverian e Seminarin Papnor në Shkodër. Meshën e parë e kremtoi më 1946. Që nga ky vit filloi misionin e tij meshtarak duke u emëruar famullitar në Shkrel, prej nga më vonë u transferua në Sheldi, ku qëndroi deri në vitin 1967, vit ky kur u mbyllen Kishat dhe tempujt tjerë fetar nga regjimi komunist në Shqipëri. Pas mbylljes së tempujve dhe institucioneve fetare, dom Pjetër Gruda, si shumica e klerikëve tjerë, qe detyruar të punonte si punëtor krahu në Ndërmarrjen Bujqësore të Bushatit. Në vitin 1972 ndërsa shërbente në Bushat u arrestua dhe u dënua më 20 vjet burgim si spiun i Vatikanit nga komunistët, dhe u dërgua me duar të lidhura në Ballsh të Sarandës, qytet në burgun e të cilit vdiq më 13 janar 1989, tre muaj para amnistisë së klerikëve.

Më 13 janar të vitit 1999, me ndërmjetësimin e OSBE-së ishte arritur marrëveshja për lirimin e tetë robërve serbë të luftës që ishin ndaluar nga UÇK-ja me 9 pjesëtarët e UÇK-së, të cilët ishin mbajtur në burgun e Nishit, nga regjimi i Milosheviqit. Përfaqësuesit e SHP të UÇK-së, Jakup Krasniqi, Sokol Bashota dhe Ramë Buja, pastaj përfaqësuesit e Bashkësisë Ndërkombëtare, Kristofer Hill, Volfgang Petriq dhe Viliam Voker arritën marrëveshjen e shkëmbimit të trupave. Ushtarët serbë ishin marrë në dorëzim nga verifikuesit e OSBE-së. Ndërkohë, regjimi i Milosheviqit kishte liruar nga burgu i Nishit 9 pjesëtarët e UÇK-së, që ishin kapur gjallë pas Betejës në Pashtrik, më 14 dhjetor të vitit 1998, shumica prej tyre të plagosur rëndë.

Më 14 janar të vitit 1822 lindi Jani Vreto. U lind në fshatin Postenan, pranë Leskovikut, në Vilajetin e Janinës. Mësimet i ndoqi në një shkollë greke në Vurban afër Konicës, kurse nga viti 1843 deri më 1847 ndoqi gjimnazin e mirënjohur “Zosimea” në Janinë. Më 1854 u shpërngul në Konstantinopojë, ku i ati merrej me tregti. Ishte njohur e lidhur me figurat udhëheqëse të lëvizjes kombëtare shqiptare: Hasan Tahsini, Sami Frashëri, Pashko Vasa dhe Ferid pashë Vlora. Mmbante letërkëmbim me figura të shquara shqiptare në Egjipt si Thimi Mitko, Spiro Dine dhe Thimi Thoma Kreji si dhe me Dhimitër Kamardën dhe Jeronim De Radën. në Itali. Në vjeshtën e vitit 1877 u bë anëtar themelues i Komitetit qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare. Në maj 1878, botoi veprën “Apologjia”, në Konstantinopojë, në greqishte, në të cilën shtjellon prejardhjen e shqiptarëve, gjuhën, trevat e banuara prej tyre e të drejtat e tyre. Në fillim të vitit 1879 u caktua anëtar i komisionit të ngritur nga Komiteti qendror për të vendosur për alfabetin përfundimtar të shqipes. Më 12 tetor 1879 mori pjesë në themelimin e Shoqërisë së të shtypurit shkronja shqip. Vretoja shkoi në Bukuresht që të zgjonte interesimin për lëvizjen kombëtare ndër shumë shqiptarë dhe themeloi një seksion të Shoqërisë së të shtypuri shkronja shqip. Pas kthimit në Stamboll, Vretoja punoi në organit periodik “Drita”, që më pas mori emrin “Dituria”, e cila doli në Konstantinopojë nga gushti 1884 deri në korrik 1885. Në dhjetor 1884 ai bashkëpunoi për themelimin e shoqërisë Drita të Bukureshtit dhe shërbeu si sekretar i saj duke bërë praktikisht gjithçka në shtypshkronjë Ndërroi jetë në korrikun e vitit 1900 në Athinë.

Më 14 janar të vitit 1884, lindi Thanas Floqi, firmëtar i Aktit të Pavarësisë në Vlorë, në vitin 1912 dhe ndër themluesit e shoqërisë “Malli i Mëmëdheut”, e cila u shkri më vonë me shoqërinë “Vatra”. Pasi përfundoi gjimnazin në Misolongji të Greqisë, vazhdoi studimet për Drejtësi në Universitetin e Athinës, por kthehet në atdhe pa mundur t’i përfundojë. Më pas migron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku merret me veprimtari atdhetare, në shoqëritë “Malli i Mëmëdheut” dhe “Vatra”. Në 1908 kthehet dhe vendoset në Vlorë, ku kontribuon në mbrojtjen e gjuhës shqipe dhe merret gjithashtu edhe me veprimtari në fushat e artit dhe muzikës. Hap shkollën e parë shqipe të Fierit në Cakran. Në Vlorë përgatit së bashku me Marigo Pozion dhe Petro Fotografin përgatitën flamurin të pavarësisë. Pas shpalljes së Pavarësisë, vazhdon të merret me aktivitete në shërbim të çështjes Shqiptare, si jurist për administratën, si përkthyes për Komisioni Ndërkombëtar të Kontrollit dhe si kryesekretar në Ministrinë e Drejtësisë. Në 1913 vendoset në Elbasan ku bashkëpunon me Aqif Pashë Elbasanin dhe jep mësim në Normalen e këtij qyteti. Aty shquhet, veç të tjerash, edhe për organizimin e aktiviteteve muzikore të qytetit. Vdiq në vitin 1945.

Më 14 janar të viti 1952, në fshatin Kisharekë të Drenicës, u lind Gani Syla, veprimtar, i burgosur politik. Shkollën fillore e ka nisur në vendlindje ndërsa e ka përfunduar në Komoran. Në Prishtinë ka mbaruar Shkollën e Mesme. Në vitin 1973 regjistron degën e Filozofi-Sociologjisë në Fakultetin Filozofik, të cilin e ndërprenë në vitin 1974, kur i përkushtohet tërësisht organizimit ilegal në Grupin Revolucionar të Kosovës. Në vitin 1979 burgoset dy muaj për kundërvajtje, në Gjykatën komunale në Drenas, ish Gllogoc. Pa mbaruar këtë dënim, në Burgun e Prishtinës, dërgohet në Burgun e Shkupit, ku në vitin 1980 dënohet me 4 vjet burg. Fillon vuajtjen e dënimit në Burgun e Idrizovës, në Maqedoni deri në shkurt të vitit 1982, kur Sigurimi jugosllav e transferon në Burgun e Prishtinës, për ta dënuar me 12 vjet burg, të cilat i mbajti në burgun e Mitrovicës dhe në Burgun Hetues të Somborit, në Vojvodinë. Nga burgu është liruar në vitin 1990. Pas burgut, nga viti 1990 – 1994 ushtron disa funksione dhe merret me një sërë aktivitetesh. Në Prill-qershor të vitit 1999, ishte Zëdhënës i UÇK-së dhe Zëvendëskomandant për Zonën e Veriut; anëtar i Fondit Vendlindja Thërret. Pas luftës ka kryer detyra me rëndësi në Kosovës e pavarur. Vdiq më 4 korrik të vitit 2019.

Më 14 janar të vitit 1962, në fshatin Llugë të Besianës, (ish-Podujevë) u lind Bedri Sokoli. Bedriu shkollimin fillor e kreu në Lluzhan, ndërsa të mesmen e regjistroi në vitin shkollor 1977-1978 në Qendrën Arsimore “8 Nëntori”, në Besianë. Më 1 nëntor 1989, demonstratat në Prishtinë ishin masivizuar dhe ishin përhapur në shumë sheshe të kryeqytetit të Kosovës. Në ato demonstrata kishin marrë pjesë edhe dy të rinj militantë, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu,. Ditën e një nëntorit të vitit 1989, në orët e mbrëmjes, Bedriu ndodhej në ballë të protestuesve. Një inspektor i sigurimit, i veshur me rroba civile, iu kishte afruar Bedriut, të cilin pas një kacafytjeje e kishte shtrirë për tokë. Bedriu kishte rezistuar me tërë fuqinë dhe në një rast, duke mos arritur ta pezullonte, inspektori hap zjarr me revolen e tij dhe e godet për vdekje. Atë ditë në protesta ishin përleshur me policinë edhe Afrim Zhitia e Fahri Fazliu por u kishin shpëtuar nga duart. Një ditë më vonë më 2 nëntor, në Kodrën e Diellit, në Prishtinë, të dy bien në altarin e atdheut pas një qëndrese heroike, duke luftuar kundër tërë një policie.

Më 15 janar të vitit 1862 lindi Isa Boletini. Në moshën 17 vjeçare mori pjesë si luftëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në betejën e Slivovës, më 20 prill të viti 1881, kundër forcave osmane. Përkrahu Haxhi Zekën dhe atdhetarët e tjerë në themelimin e Lidhjes Shqiptare të Pejës (1899-1900) dhe në qëndresën e saj kundër sunduesve osmanë dhe qarqeve shoviniste fqinjë. Në vitin 1902 u hap lajmi në të gjithë Kosovën se së shpejti në Mitrovicë, Rusia do të hapte një konsullatë. Qëllimi i saj ishte për t’i shkuar në ndihmë Serbisë. Në atë kohë Isa Boletini, sa e mësoi atë lajm, i çoi fjalë Valiut duke i thënë se ai nuk do ta lejonte që të hapej konsullatë ruse në Mitrovicë. Në ditët e pavarësisë, në krye të përfaqësuesve të Kosovës, u ndodh përkrah Ismail Qemalit, në Vlorë dhe mori pjesë aktive në organizimin e forcave të armatosura për mbrojtjen e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës. Këtu ngarkohet dhe krijon Gardën e parë të Ushtrisë shqiptare duke vendosur rregull në disa zona të jugut e duke mbrojtur zonat e bregdetit nga forcat greke. Më 1913, si anëtar i delegacionit shqiptar e përfaqësues i Ushtrisë Shqiptare, së bashku me Ismail Qemalin shkoi në Londër, ku protestoi me forcë kundër vendimit të Fuqive të Mëdha për copëtimin e Shqipërisë. Në vitin 1915, malazezët pushtojnë Shkodrën. Isa Boletini dhe me disa anëtarë të familjes dhe të afërm të tij shkon në Cetinë pasi kishte marrë siguri nga ambasadori i Francës. Pak orë më pas, në mëngjes, Isa Boletini ishte rrethuar me xhandarë malazezë. Më 23 janar të vitit 1916, Isa Boletini, u vra në pritë nga serbët e malazezët, në Podgoricë, së bashku me të bijtë Halilin dhe Zahidin, nipërit Jonuzin dhe Halitin, si dhe tre luftëtarë të tjerë.

Më 15 janar, në Reçak, në përpjekje për ta mbrojtur popullatën e rrezikuar në mënyrë fatale nga barbarët serbë kanë rënë dëshmorë, luftëtarët e UÇK-së të Zonës Operative të Neredimës: Ali Beqa nga Pusteniku i Kaçnikut, Ismail Luma nga Kraishta e Lypjanit, Mehmet Mustafa, Shaqir Berisha, Kadri Syla, Enver Rashiti, të gjithë nga Reçaku, Skënder Çarri nga Graiçevci, Nazim Kokallari nga Budakova dhe Sadik Mujota nga Mallapolci. Me rastin e rënies së Sadik Mujotës është vrarë edhe bija e tij Hanëmshaheja 16-vjeçare. Janë shpallur dëshmorë edhe të rënët e asaj dite: Hasan Bilalli, Sadik Osmani, Nexhat Ramadani dhe Ragip Bajrami.

Më 15 janar të vitit 1999 në Reçak të Shtimes serbët vranë e masakruan 45 civilë shqiptarë. Atë ditë forcat ushtarake e policore serbe pasi kishin zënë dhe i kishin arrestuar banorët e fshatit kishin filluar edhe likuidimin dhe masakrimin mizor të tyre. Atë ditë në Reçak u vranë dhe masakruan barbarisht: Banush Azemi, Ragip Bajrami, Halim Beqiri, Rizah Beqiri, Zenel Beqiri, Lutfi Bilalli, Ajet Emini, Bujar Hajrizi, Myfail Hajrizi, Skënder Halili, Haqif Hysena, Hajriz Ibrahimi, Hakip Imeri, Murtez Imeri, Nazmi Imeri, Mehë Ismajli, Muhamet Ismaji, Ahmet Jakupi, Eshref Jakupi, Hajriz Jakupi, Mehmet Jakupi, Xhelal Jakupi, Jashar Jashari, Raif Jashari, Shukri Jashari, Fatmir Limani, Nexhat Limani, Salih Limani, Bajram Mehmeti, Hanumshahe Mehmeti, Arif Metushi, Haki Metushi, Ahmet Mustafa, Asllan Mustafa, Muhamet Mustafa, Sadik Osmani, Jashar Salihu, Shukri Salihu, Bajrush Shabani Ahmet Smajli, Sheremet Syla, Shyqëri Syla, Bajram Xheladini, Njazi Zymeri.
 
Më 16 janar të vitit 1951 vdiq, Dom Ndoc Nikaj, atdhetar, shkrimtar, publicist. U lind në Shkodër më 9 mars të vitit 1864. Ishte ndër prozatorët e parë shqiptarë që shkruan prozë në gjuhën shqipe. Mësimet fillestare i kreu te françeskanët, kurse në moshë 13 vjeçare hyri te jezuitët në Kolegjin Papnor në Shkodër të cilat i përfundoi më sukses duke u bërë meshtar më 1888. Pas shugurimit si ndihmës-famullitar, për 2 vjet me radhë shërbeu në Shkodër, mandej në famullinë e Shkrelit, Dajçit e Bregut të Bunës. Në pranverën e vitit 1913 Ndoc Nikaj themeloi një gazetë tjetër, Besa Shqyptare, që dilte dy deri katër herë në javë deri në vitin 1921. Nga 29 korriku 1915 po kjo gazetë pati emrin Zani i Shkodrës. Përveç punës për nxjerrje gazetash, Ndoc Nikaj kishte edhe firmën e vet të vogël botuese, Shtypshkronja Nikaj. Pas shpalljes së Pavarësisë dhe të vendosjes së qeverisë shqiptare, Dom Ndoci nuk desh të merrej me veprimtari politike. Vdiq në burgun e Shkodrës në janar 1951. Ndoc Nikaj është pararendës i prozës në gjuhën shqipe, me Mihal Gramenon, Milto Sotir Gurrën, Foqion Postolin, Filip Papajanin, Mid-hat Frashërin, Ernest Koliqin e të tjerë. Ka shkruar Marcja: martirja e parë e krishtenimit, Historia E Shqypnisë, Historia e Turkisë, Dashunia e fshehtë, Shkodra e rrethueme, Tivari i marrun, Fejesa n’ djep, Ulqini i mârrun, Lulet në thes, e shumë vepra të tjera.

Më 16 Janar të vitit 1910, vdiq në Burgun e Manastirit, atdhetari, Vasil Negovani. Ai u akuzua nga kleri antishqiptar grek, pasi kërkonte që shërbesat në kishat ortodokse shqiptare të kryheshin në gjuhën shqipe. Mbetet një nga shumë martirë që janë flijuar për gjuhën dhe kulturën shqipe. Pjesë nga Uratesa funerale në nder të At Vasil Stiliadin nga Negovani. Me rastin e vdekjes së priftit patriot at Vasil Stiliad Negovanit në Shqipëri, Fan Noli mbajti këtë uratë përshpirtjeje në kishën e Shën Gjergjit, në Boston. Ai tha se Imzot Vasili dritën e mësimit e mori në Rumani dhe në Athinë dhe mjafton të themi që ish një nga ata të pakët priftërinj të mësuar që kemi në Shqipëri, kishte thënë, Fan Noli.

Më 16 Janar të vitit 1936, në Gjirokastër lindi, Adem Harxhi. Në vitin 1960 mbaron me diplomë të shkëlqyer Fakultetin e Mjekësisë dhe caktohet Pedagog në Klinikën e Neurologjisë së Fakultetit. Shpejt ky emërim u anulua dhe u dërgua mjek në okulist në rrethin e Gjirokastrës. Ai ngriti të parin repart të okulistikës, që u shërbente rretheve Gjirokastër, Sarandë, Tepelenë dhe Përmet. Ne vitin 1969, emërohet drejtor i spitalit të Gjirokastrës duke ushtruar dhe detyrën e mjekut okulist, detyra te cilat i mbajti deri ne vitin 1986, kur u emërua mjek pranë ambasadës së Shqipërisë në Budapest-Hungari. Për shumë vite, deri sa u largua nga Gjirokastra, ka qenë pedagog i Fiziologjisë dhe Anatomisë në degët e “Biologjisë” dhe në atë të “Ciklit të Ulët” të Universitetit “Eqrem Çabej” Gjirokastër. Gjatë jetës së gjatë si mjek dhe si punonjës në fushën e organizimit shëndetësor, Dr. Adem Harxhi ka botuar dhe referuar shumë artikuj në shtypin vendës. Ka referuar shumë tema shkencore në sesionet shkencore, kudo nëpër rrethet e Shqipërisë. Ka botuar artikuj edhe në revista mjekësore të huaja.

Më 17 janar të vitit 1468 vdiq Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Rrjedhë nga dera bujare e Kastriotëve. Ishte udhëheqësi më i madh ushtarak shqiptar. Si anëtar i familjes fisnike të Kastriotëve, u mor si peng në oborrin perandorak osman, ku u arsimua dhe hyri në shërbim të sulltanit, për njëzet vitet në vijim. U ngrit në karrierë sipas gradave, duke kulmuar në emërimin si sanxhakbej i Sanxhakut të Dibrës në vitin 1440. Në vitin 1443, ai braktisi osmanët gjatë betejës së Nishit dhe u bë sundimtar i Krujës, Sfetigradit dhe Modriçës. Në vitin 1444, u emërua prijës i Lidhjes së Lezhës, që konsolidoi fisnikërinë e kohës në Shqipëri. Përkundër vlerës së tij ushtarake, ai nuk ishte në gjendje të bënte më shumë se sa të mbante zotërimet e tij brenda një treve shumë të vogël në Shqipërinë e veriut, ku ndodhën pothuajse të gjitha fitoret e tij kundër osmanëve. Skënderbeu zhvilloi luftë mbrojtëse, dhe për 25 vjet, nga viti 1443 deri në vitin 1468, ushtria prej dhjetëra mijëra luftëtarëve luftoi e fitoi kundër forcave osmane, të cilat ishin vazhdimisht më të mëdha dhe më të furnizuara. Në vitin 1451, nënshkroi një traktat me Alfonsin e Napolit për të siguruar një aleancë mbrojtëse, edhe pse ai mbeti një sundimtar de fakto i pavarur. Në vitet 1460–1461, Skënderbeu mori pjesë në luftërat civile të Italisë në mbështetje të Ferdinandit të Parë të Napolit. Në vitin 1463, ai u bë komandanti kryesor i forcave të papa Piut të II, por papa vdiq ndërsa ushtritë ishin shkapërderdhur. Së bashku me venedikasit ai luftoi kundër osmanëve gjatë Luftës osmano–venedikase të viteve 1463–1679, deri në vdekjen e tij në janar të vitit 1468. Aftësitë ushtarake të Skënderbeut përbënin një pengesë të madhe për zgjerimin osman, dhe ai u konsiderua nga shumë njerëz në Evropën Perëndimore si një model i rezistencës kundër turqve. Sot, ndër shqiptarë, Skënderbeu njihet Heroi i pakontestuar kombëtar në të gjitha viset shqiptare dhe i shqiptarëve kudo në botë.

Ndoc Martin Camaj lindi në Shkodër, më 17 janar të vitit 1880. Ishte nxënës i Kolë Idromenos, i cili e drejtoi atë në rrugën e artit. Prej vitit 1904-1907 ishte bursist dhe frekuentues i Shkollës Normale në Kolegjin italo-shqiptar të San Demetrio Corone. Gjatë kësaj periudhe realizoi edhe afresket e ndërtesës. Në të njëjtin vit vendoset në Paris ku për dy vjet ndjek një bursë studimi në Shkollën e Arteve të Bukura. Në vitin 1913 sëmuret nga tuberkulozi dhe më 6 dhjetor të vitit 1916 ndahet nga jeta. i vetëm dhe i varfër në një sanatorium të Parisit. Sot, në Shqipëri Martini është i njohur vetëm përmes portretit të “Doktor Prelës”, të realizuar në kulmin e krijimtarisë së tij në Paris. Ky portret është i ekspozuar në seksionin “Fillesat e pikturës në qytetet shqiptare” (1883-1930) në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Më 17 janar të vitit 1982 në Untergrupenbah afër qytetit Heilbronn, Landi i Shtuttgart-it, në Gjermani, në një atentat të përgatitur nga UDB-ja jugosllave u martirizuan atdhetarët shqiptarë të Kosovës: Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla. Jusuf Gërvalla u lind në Dubovik, 1 tetor 1943. Ka qenë veprimtar, shkrimtar dhe organizatori i Lëvizjes kombëtare për çlirim dhe bashkim kombëtar. Ishte themelues i grupit marksist-leninist Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e trojeve shqiptare. Shkollimin lartë tij vijoi në Prishtinë e Ljubjanë, më pas punoi si gazetar në Shkup e Prishtinë. Një nacionalist i zëshëm, i cili i shpëtoi arrestimit nga UDB-ja dhe kërkonte azil në Gjermani ku dhe themeloi Lëvizjen Popullore për Republikën e Kosovës. U vra nda UDB-ja më 17 janar të vitit 1982.

Kadri Zeka lindi më 25 prill të vitit 1953 në fshatin Poliçkë, Malësia e Dardanës. Shkollën fillore e mbaroi në Desivojcë. Meqë më 1968 familja e tij u shpërngul në Gjilan, këtu mbaroi shkollën e mesme. Më 1972 regjistrohet në Fakultetin Jurdik, në Prishtinë, dega e gazetarisë. Më 1973 Kadri Zeka u takon radhëve të organizuara të “Grupit revolucionar”. Ishte në një celulë me Rexhep Malën, Hilmi Ramadanin dhe Hydajet Hysenin, që ishte shoku i tij i pandashëm. “Në fakt ky katërsh ka funksionuar, poashtu fshehtë, si një bërthamë gjysmë e organizuar, edhe gjatë viteve të mëparshme. U vra më 17 janar të vitit 1982.

Bardhosh Gërvalla u lind në vitin 1951, në Dubovik. Ishte tetëvjeçar, kur familja bashkë me të, mërgoi në Slloveni. Atje mbaroi shkollën fillore dhe të mesme në gjuhën sllovene Pastaj u kthye në Kosovë dhe u regjistrua në Universitetin e Prishtinës, ku studioi anglishten. Gjatë kohës së studimeve ai këndoi e komponoi këngë bashkë me të vëllain, Jusufin. Më 1974 shkoi në Gjermani, ku u punësua si punëtor social në Ludvigsburg. Aty pati rastin të takojë dhe të njohë shumë mërgimtarë nga Kosova, të cilëve vazhdimisht u doli në ndihmë.

Më 18 janar të vitit 1880 u lind në Mitrovicë, Ferat bej Draga, i biri i Ali pashë Dragës, pjesëmarrës në Luftën Osmano-Ruse të vitit 1887 me ç’ rast ishte graduar pashë. U shkollua në Stamboll, dhe në lëvizjen për arsimin shqip mbështeti alfabetin latin për shqipen. Gjatë Revolucionit Xhonturk, së bashku me të vëllain Nexhibin dhe Bajram Currin, Hasan Prishtinën dhe ulema e parinë shqiptare u mblodhën për të përkrahur rikthimin e kushtetutës. Më 27 shkurt deri më 6 mars 1913 mori pjesë në punimet e Kongresit të Trieshtit. Më 1919 Ferat be Draga ndihmoi Nexhibin në ngritjen e organizatës politike legale e quajtur, “Xhemiet”. Kjo ishte Organizatë politike kombëtare shqiptare e veshur me petkun fetar islam, mundësi e vetme për organizimin politik shqiptar legal jashtë partive politike serbe. Në anën tjetër, përmes të vëllait, Hajdinit në Shkodër, mbante lidhje veprimi ilegal me Komitetin “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Me 1920 përfaqësoi “Xhemietin” në kontaktet me qeverinë e Nikollë Pashiqit në Beograd. Më 1920 në Kongresin e Shkupit, kur u formua Xhemjeti, u zgjodh për kryetar. Në moshën 64 vjeç e zëvendësoi lapsin me pushkën dhe, duke shkelë mbi fërkemet e Ibrahim Lutfiut, nga Mitrovica kaloi në Llapushë, për t’ju bashkuar Çetës së profesor Imer Berishës e Ukë Sadikut. Më 2 dhjetor të vitit 1944, vdiq në Krelan të Gjakovës.

Më 18 janar të vitit 1888 u lind në Stamboll, Rexhep Mitrovica. Ishte veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, nëpunës, ministër dhe kryeministër i Shqipërisë gjatë viteve 1943-1944. Mësimet e para fillore i kreu në gjuhën turke. I vazhdoi mësimet në gjimnazin Mbretëror të Selanikut. Shkollimin e lartë në Paris detyrohet ta ndërpresë mbas dy vitesh, prej vdekjes së të atit. Pas kthimit në Shkup, Rexhepi mori drejtimin e shkollës profesionale. Së bashku me Bedri Pejanin e Sali Gjukën më 1908 udhëhoqi një fushatë propagandistike si parapërgatitje për Kongresin e Manastirit. Në prill të 1910 merr pjesë në Kongresin e Dytë të Manastirit. Merr pjesë në Shpalljen e Pavarësisë në Vlorë, më 1912 ku firmos Rexhep. Ishte ai që propozoi sekretarët e Kuvendit. Më 6 prill 1941 Gjermania naziste sulmon Mbretërinë Jugosllave, gjë që pritet me entuziazëm nga krerët e popullit shqiptar të Kosovës që kishin pësuar politikat gjenocidale të Jugosllavisë. Në gjysmën e nëntorit 1944 Rexhep Mitrovica, Xhafer Deva, Tahir Zajmi, Xhelal Mitrovica, dhe Rexhep Krasniqi, morën rrugën e mërgimit. Gjatë periudhës 1945-1947 Xhafer Deva qëndroi në Austrinë perëndimore. Në verë të këtij viti, ai bashkë me Xhelal Mitrovicën, Tahir Zajmin dhe Ali Dragën shkuan në Itali. Me ndihmën e një deputeti turk me origjinë shqiptare nga Prizreni, Rexhep Mitrovica mori lejen për të shkuar në Turqi, ku dhe vdiq më 21 maj të vitit 1967.

Më 18 janar të vitit 1935, u lind në Durrës, Pjetër Arbnori. Ka qenë i përndjekur politik në kohën e regjimit komunist, shkrimtar, deputet dhe Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. U lind në gjirin e një familjeje shkodrane. I ati ishte oficer xhandarmërie, mori pjesë në qëndresën kundër pushtimit italian më 7 prill në Durrës, drejtuar nga Abaz Kupi. Pjetri ndoqi shkollimin në Mësonjëtoren e Korçës klasën e parë fillore. Klasën e tretë të fillores e ndoqi në Kolegjin Saverian dhe më pas shkollën e mesme e kreu në gjimnazin “29 Nëntor” Në vitet 1949-1950 u organizua me shokë e bashkëmoshatarë në grupe treshe që shtypnin dhe shpërndanin trakte, grumbullonin dhe transportonin traktet e Komitetit “Shqipëria e Lirë” që hidheshin nga avionët. Pasi u pushua nga puna, iu gjet një vend në një shkollë tetëvjeçare në Dukagjin. Më 1957 iu dha leje që të vazhdonte me korrespondencë Universitetin Shtetëror të Tiranës. Me vendim të Komitetit të Partisë në Durrës u caktua mësues letërsie në Shkollën e Mesme Bujqësore në Golem, në shkollën Pjetër Toma. Më 1962 u arrestua i akuzuar se kishte dashur të formonte një parti social-demokrate, gjë për të cilën u dënua me 25 vjet burg. pas tetëmbëdhjetë viteve burg e ridënuan edhe 10 vite të tjera. Në vitet 1990 u rreshtua në Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe për një kohë ka qenë edhe kryetar i Kuvendit. Vdiq në Napoli të Italisë me 8 korrik të vitit 2006.

Më 19 janar të vitit 1900 lindi në Tiranë, Skënder Luarasi, arsimtar, përkthyes, dramaturg, publicist, studiues, vullnetar në Luftën e Spanjës, komunist, idealist. Lindi në Luaras të Kolonjës, Ishte i biri i Petro Nini Luarasit, pasardhës të familjes Kostallari të Luarasit. Arsimin fillor shqip në Korçë e në Negovan dhe më pas studioi në Stamboll. U diplomua në Fakultetin e Filologjisë në Vjenë më 1930. Në vitet 1930-1936 punoi mësues në Tiranë, Vlorë dhe në Shkodër. Ishte i pari shqiptar që u nis në dhjetor të 1936 nëpërmjet kufirit grek nga Follorina për të shkuar në Athinë, më pas në Francë e në fund në Spanjë. Në dhjetor të 1936 Luarasi takoi në Pariz Llazar Fundon dhe Ali Kelmendin. Në Lion takoi Ymer Dishnicën, Kolë Tromarën dhe Kostë Çekrezin. Kthehet në atdhe në mars të 1945. Pas çlirimit të vendit, është nismëtar në themelimin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe anëtar i Kryesisë deri në nëntor 1949. Ishte deputet në Kuvendin popullor të Shqipërisë. Më 1950 nis punë në ndërmarrjen e botimeve të Institutit të Shkencave. Më 1956-60 punoi si pedagog. Për veprimtarinë e tij të shquar patriotike-antifashiste-demokratike, edukative e letrare është nderuar me urdhrat e lartë, “Urdhëri i Flamurit dhe Nderi i Kombit”. Luarasi e ka nisur aktivitetin letrar që në moshën 17-vjeçare. Vdiq Tiranë, 27 prill 1982. Ka shkruar vepra e monografi si: Isa Boletini, Ismail Qemali Motrat Qiriazi, Kolonel Thomsoni, Petro Nini Luarasi, jeta dhe vepra, Migjeni, jeta dhe vepra, Gjerasim Qiriazi, jeta dhe vepra, Sevasti Qiriazi, Në Brigadat internacionale, Agimi i Lirisë e shumë të tjera.

Më 19 janar të vitit 1899 në qytetin e Korçës, u lind Tahir Shtylla. Studimet i ndoqi në kolegjin e Shën Adrianit në Shën Mitër Koronë, në Itali. Më 1925 mbaroi Fakultetin e Jurisprudencës në Universitetin e Romës. Më 1926 qe sekretar i parë i legatës shqiptare në Bukuresht. Nga ai vit deri më 1929 u caktua sekretar i parë i legatës shqiptare në Beograd. Më 1929 e deri më 1933 qe sekretar i parë i legatës shqiptare në Romë. Nga 1933 u ngrit në gradën e të ngarkuarit me punë, dhe nisi shërbimin në Athinë. Vitin 1933 – 1934 qe i ngarkuar me punë në Sofje. Më 1941 u ngarkua me portofolin e ministrit fuqiplotë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë. Më 1941 – 1942 qe ministër sekretar shteti i Tokave të Lirueme. Ndërroi jetë në Romë më 22 qershor 1942, u varros në Shqipëri.

Më 19 janar të viti 1999 ka rënë duke luftuar kundër forcave ushtarake e policore serbe, në fshatin Reçak, komandanti, i Brigadës 162, Ahmet Kaçiku. U lind më 15 janar të vitit 1964. Ai së bashku me vëlla Hesetin dhe me motrën Lumnie mori pjesë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nënë Velimja, i kishte rritur me mundime fëmijët, pasi i shoqi, Shabani, kishte vdekur herët. Në vitin 1978, regjistron shkollën e mesme “Osman Mani” në Firajë. Aty e kreu vitin e parë dhe të dytë, ndërsa dy vjetët vijues i vazhdoi në Ferizaj, në drejtimin matematikor. Më 1983, regjistroi shkollën e lartë “Xhevdet Doda” në Prizren, në drejtimin fiziko-matematikor. Në vitin 1984, u dënua me dy muaj burg për kundërvajtje politike. Pas kryerjes së burgut, shkon në Perëndim. Më 26 qershor të vitit 1998, Ahmet Kaçiku me dhjetëra shokë hyn në Shqipëri. Më 30 qershor, nisen për në qytetin e Bajram Currit e prej aty në Tropojë. Së bashku me shokët e tij, po atë natë, hyn në Kosovë. Fillimisht vendoset në zonën e Budakovës. Më 12 korrik, ai e vizitoi familjen e tij në fshatin Biti e Epërme dhe pas dy ditësh, nga atje u kthye në front së bashku me motrën Lumnie dhe me gjashtë bashkëfshatarë. Në fund të muajit nëntor të vitit 1998, me propozimin e Komandës së zonës dhe me vendim të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Ahmeti emërohet komandant i Brigadës 161. Katër ditë pas Masakrës së Reçakut, komandanti Ahmet Kaçiku bie dëshmor në përpjekje për të mos lejuar që forcat serbe të merrnin kufomat e 45 të vrarëve e të masakruarve, më 15 janar 1999.

Më 2o janar të viti 2010 vdiq, Pashko Gjeçi, poet, mësues dhe përkthyes i mirënjohur. Lindi në Tiranë më 7 shtator të vitit 1918. Ishte në klasë me Arshi Pipën, Lazër Radin, Xhemal Brojën, Kolë Ashtën dhe në bankë me Qemal Stafën. Në sajë të rezultateve të arritura në gjimnaz, ministria e Arsimit i akordoi një gjysmë burse. Në vitin akademik 1938 regjistrohet në Fakultetin e Letërsisë dhe Filozofisë në Romë. Më 15 korrik të viti 1942 diplomohet me gradën Doktor Shkencash në atë fakultet me rezultate të shkëlqyera. Pas kthimit në Shqipëri, më 4 shtator 1947 ndalohet me akuzën “Pjesëmarrje në grup kundër pushtetit” dhe dënohet me pesë vjet burg Lirohet më 1952 dhe vendoset edhe njëherë në Shkodër me familje. Në vitet 1954-1958 punon mësues në shkollën tetëvjeçare të Fushë-Krujës, kohë që i shërbeu për përkthimin e “Komedisë Hyjnore” të Dantes. Nga 1968 gjer më 1972 jep latinisht në Fakultetin e Mjekësisë. Ndërkohë, më 1969 Komedia botohet në Kosovë. Më 1976 i botohet “Odisea” me parathënie të Myzafer Xhaxhiut. Vdiq në moshën 91 vjeçare.

Më 20 janar të vitit 1946 vdiq, Shefqet Daiu. Lindi në vitin 1882 në Elbasan, ku kreu mësimet e para në shkollën turke. Në vitin 1905 ai vazhdoi studimet në Stamboll për Drejtësi. U kthye në Shqipëri dhe u emërua prefekt në qytetet, Skrapar dhe Pogradec. Në vitet 1910-1912, punoi si mësues në Dibër, ku dha gjuhën shqipe. Në Dibër ai drejton shkollën Normale ku krahas degës turke, hapi edhe degën shqipe. Në vitin 1912 zgjidhet delegat i Elbasanit në Kuvendin Kombëtar të Vlorës dhe emërohet shkronjësi i dytë, pas Luigj Gurakuqit. Ai ishte një ndër firmëtarët e Pavarësisë që bashkë me Ismail Qemalin shpallën vendin të pavarur. Nga viti 1914-1920 punoi avokat në qytetin e Elbasanit. Në vitin 1919 botoi një “Abetare” në gjuhën shqipe, Mbas vitit 1920 Shefqet Dajiu ishte deputet dhe përfaqësonte grupimin e forcave politike të qytetit të Elbasanit. Bashkëpunoi me Aleksandër Xhuvanin në shoqërinë kulturore “Kopshti letrar” si dhe në revistën e përkohshme të këtij klubi, me të njëjtin titull. Ishte akuzuat nga regjimi komunist si bashkëpunëtor i fashizmit. Në vitin 1946 vdiq në burg.

Më 20 janar të vitit 1945, atdhetarja nga Shkodra, Marie Shllaku mori pjesë në Kuvendin e Drenicës, ku kishte mbajtur një fjalim të zjarrtë, i cili pati ndikim edhe në pajtimin e dy prijësve të Luftës së Drenicës: Shaban Palluzhës dhe Mehmet Gradicës. U lind në Shkodër më 22 tetor të vitit 1922. Prindërit i kishin kushtuar kujdes të madh shkollimit. Në saje të përkujdesjes së drejtpërdrejtë të atdhetarit At Gjergj Fishta, Maria kishte mësuar mirë historinë shqiptare, fliste pa gabim gjermanisht, italisht, frëngjisht, latinisht si dhe gjuhën e vjetër greke. Procesi më i madh gjyqësor, kundër Marie Shllakut dhe bashkëveprimtarëve të saj Procesi filloi me 29 qershor 1946, dhe përfundoi me 11 korrik po të njëjtit vit, në Prizren. Prokuror publik ishte Ali Shukriu. 27 atdhetarë shqiptarë akuzoheshin vetëm pse kishin dashur vendin e tyre, lirinë dhe bashkimin në një Shqipëri Etnike. Në një pyetje të një hetuesi drejtuar Marie Shllakut, se kur kishte filluar të merrej me politikë, ajo iu kishte përgjigjur “Po, që herët jam marrë me politikë, në qoftë se mund të quhet politikë dashuria e ime për atdheun, përpjekja ime qysh se di për vete për një Shqipëri Etnike, të bashkuar me pjesët e saja të shkëputura, Kosovën dhe Çamërinë”. Gjyqi e dënoi me vdekje, Marie Shllakun, Bernard Llupin, Kolë Parubin dhe Gjergj Martinin.
 
Më 21 janar të vitit 1925, vdiq në Tiranë, Hoxhë Kadri Prishtina. U lind në vitin 1878, në Prishtinë. ishte njëri nga nëntë fëmijët e Lutfullah Halimit. Mësimet fillore i kreu në gjuhën turke, ndërsa ato të mesmet, në Shkup. Studimet i vazhdoi në Stamboll, në një Shkollë të Lartë Pedagogjike. Më pas u regjistrua në Medresenë e famshme “Fatih”, ku edhe aty diplomoi me rezultat të shkëlqyeshëm. Në vitin 1904, kishte fituar titullin Myderriz (Profesor) dhe Dijetar. Po në këtë vit, u arrestua në Stamboll. Sa ishte në internim, në Sinope e në burg në Jedikule, ku vuanin dënimin edhe të burgosur tjerë politikë shqiptarë, Hoxha Kadriu u sëmur rëndë, dhe iu desh të bënte prerjen e këmbës mbi gju. Në vitin 1915, në Shkodër e krijoi një komitet me emrin “Komiteti i Fshehtë”, kurse pas tri vjetësh me një grup atdhetarësh, intelektualësh, kryesisht nga Kosova, më 1 Maj të vitit 1918, në Shkodër, kishte themeluar Komitetin “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Në përbërje të tij kishte Këshillin Qendror, ku bënin pjesë shtatë anëtarë, të cilët e zgjodhën kryetar Hoxhë Kadri Prishtinën, nënkryetar Hysni Currin dhe sekretar, Bedri Pejanin. Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, përveç degëve që kishte në gjithë Shqipërinë, e kishte organin e vet, gazetën “Populli”, e cila botohej në Shkodër, nën drejtimin e mësuesit atdhetar, Sali Nivica. Në vitin 1919, për t’u ndihmuar kryengritësve, Komiteti, në udhëheqjen e Hoxha Kadriut, përgatiti Programin e përgjithshëm të kryengritjes në Kosovë. Në vitin 1921 sërish ministër Drejtësie, më pas nënkryetar i Këshillit Kombëtar. Me zgjedhjet e 1921 u zgjodh si përfaqësues i prefekturës së Dibrës dhe i prefekturës së Kosovës nga dhjetori i 1923. Ndërroi jetë me 21 janar 1925, në moshën 47 vjeçare në Tiranë.

Prej datës 21 deri më 31 janar të vitit 1920 u mbajt, Kongresi i Lushnjes, ku ishte miratuar një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë. Kongresi zgjodhi këshillin e lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta. Kryeministër u zgjodh Sulejman Delvina. Kongresi i Lushnjes kreu punimet në shtëpinë e patriotit lushnjar, Kasëm Fuga, nga 21 deri më 31 janar te vitit 1920. Në Kongres morën pjesë delegatë të zgjedhur nga e gjithë Shqipëria. Qëllimi i Kongresit ishte studimi i situatës së brendshme dhe të jashtme të vendit dhe masat që duhet të merreshin për shpëtimin nga rreziku i copëtimit të Shqipërisë. Delegatëve i uroi mirëseardhjen në Kongres Ferit Vokopola që ishte delegati i Prefekturës së Beratit, Lushnjes dhe Skraparit. Pas Vokopolës, fjalën e mori atdhetari Aqif Pashë Elbasani, i cili iu përgjigj shkurt të gjitha pyetjeve të bëra nga delegatët duke mbyllur ceremoninë e hapjes së Kongresit. Më pas u bë ndarja e deputetëve nëpër komisione të ndryshme, të cilat filluan nga puna menjëherë.

Më 21 janar 2011, gjatë një proteste të Partisë Socialiste u vranë nga regjimi i Salih Berishës tre demonstrues, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Pak ditë më vonë, ndërroi jetë në spital edhe, Aleks Nika, i cili kishte marrë një plumb në kokë. Protestuesit përshkuan rrugën nga sheshi “Skënderbej” deri para Kryeministrisë. Turma nisi me thirrje kundër Kryeministrit, duke u përplasur me kordonët e policisë Ngjarja u filmua nga dhjetëra stacione televizive, të cilët, duke pasqyruar me profesionalizëm, pse jo dhe me guxim, detajet më të imta të zhvillimeve të saj, ndihmuan jo pak për hetimet.

Më 21 janar të vitit 1957 u lind në Tiranë, Ndriçim Xhepa. Pas mbarimit te studimeve për aktor, në Akademinë e Arteve, me 1979, fillon punën si aktor i Teatrit Kombëtar. Ka interpretuar rreth 40 role, nga te cilët veçohen ato në “Prometeu” te Eftimiut, “Në jete” te Dhimiter Xhuvanit, “Monserrati” te Roblesit, “Vdekja e një komisioneri” te Milerit, “Nen dritat e skenës”, “Nesër është vone” dhe “Shkallet” te R. Pulahes, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Romeo e Xhulieta” te Shekspirit, “Fernando Krafi me ka shkruar ketë letër” te Dorstit, me te cilën fiton Çmimin “Aleksandër Moisiu” për Aktorin me te Mire në Festivalin Kombëtar te Teatrit, të vitit 1995, “Vdekja e Dantonit” te Byhnerit, “Nata e trokitjeve në xhama” te Dh. Anagnostit, “Vdekja dhe virgjëresha” te Dorfmanit, “Portreti i Dorian Greit” te Uajlldit dhe “Kapitulli i Dytë” te Sajmonit me të cilin fiton Çmimin për Aktorin më të Mirë në Festivalin Mbarëkombëtar të Aktrimit, “Apollon 2004”, në Fier. Që nga viti 1988 është pedagog i jashtëm në Akademinë e Arteve, në Fakultetin e Artit Skenik.

Më 22 janar të vitit 1828, lindi Elena Gjika. Ajo ishte e bija e Mihal Gjikës, vëllait të Princit të Vllahisë, Grigor Gjika dhe e Katarina Gjikës. E ëma ishte e shkolluar. Elena Gjika mori një arsim të shkëlqyer, duke studiuar letërsinë së pari në Dresden, në Vjenë, Venddik dhe së fundi në Berlin ku diplomoi në fushën e letërsisë së vjetër greke. Ajo kthye përsëri në vendin e saj në vitin 1849 dhe u martua me dukën rus, Aleksandër Massalski. Si publiciste dhe shkrimtare Elena Gjika u bë e njohur në vitin 1855. Ajo shkruante me emrin Dora D’Istria. Gjika botoi një numër shkrimesh që tregonin jo vetëm njohjet e gjuhëve rumanisht, italisht, gjermanisht, frëngjisht, latinisht, greqisht (e vjetër dhe moderne) dhe rusisht, por edhe njohuritë e saj në fushën e shkencës, fesë, politikës, si dhe talentin për të paraqitur pikëpamjet e saj. Elena mori pjesë gjallërisht në lëvizjen kulturore përparimtare të Evropës si kundërshtare e sundimit despotik monarkist dhe e shtypjes Kombëtare. U radhit në mes të 10 femrave më të ngritura intelektualisht ne botën e asaj kohe. Përkrahu Rilindjen Kombëtare Shqiptare, mbajti lidhje të ngushta me veprimtarë të shquar si: Jeronim de Rada, Dhimitër Kamarda, Zef Jubani, Zef Serembe, Thimi Mitko etj. Në shenjë mirënjohjeje për ndihmesën e dhënë në njohjen e çështjes Shqiptare nga opinioni publik botëror, patriotët rilindës dhe arbëreshë të Italisë e të Greqisë i kushtuan librin me titull : Dora d’Istrias-Shqiptarët në vitin 1870, që ishte një përmbledhje vjershash patriotike. Elena Gjika vdiq në Firence më 17 nëntor të vitit 1888.

Më 22 janar të vitit 1998 forcat serbe sulmuan për herë të dytë familjen Jashari, në Prekaz të Drenicës. Në këtë betejë që zgjati afër 30 minuta, të plagosura mbeten Iliriana, bija e Rifat Jasharit dhe Selvetja, bija e Hamzë Jasharit. Pas këtij sulmi, familjes Jashari i shkuan miq, shok e bashkëkombës për t’u solidarizuar me ta. Ata i kërkuan kryefamiljarit Jashari që t’i tërheqin gratë dhe fëmijët nga aty. Por, edhe gratë dhe fëmijët kishin marr vendimin që të qëndrojnë, duke thënë se “po të vriten djemtë, nuk na vyen jeta të jetojmë”. At vendosen të qëndrojnë, qëndruan për t’i treguar botës se shqiptarët nuk shkojnë askund përtej truallit dhe shtëpive të tyre.

Më 22 janar 1999, një javë pas lirimit të eprorëve e ushtarëve serbë nga UÇK-ja, regjim i Milosheviqit, sipas marrëveshjes paraprake me ndërmjetësimin e Komisionet Verifikues. kishte liruar nga Burgu i Nishit 9 luftëtarët e plagosur të UÇK-së të cilët ishin zënë rob nga forcat ushtarake serbe, më 14 dhjetor të vitit 1998, në Betejën e Pashtrikut, ku kishin rënë 41 luftëtarët të UÇK-së në krye me komandantin, Mujë Krasniqi. Atë ditë, verifikuesit e OSB-së kishin kthyer në Likoc nëntë luftëtarët e UÇK-së të cilët në emër të SHP të UÇK-së i kishin pritur, Jakup Krasniqi, Sokol Bashota e të tjerë.

Më 22 janar të vitit 1999, në frontet e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka rënë dëshmorë luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nysret Cena.

Më 23 janar të vitit 1899 u mbajt Kuvendi kombëtar i Pejës në krye me Haxhi Zekën. Në fund të shekullit 19-të tokat e banuara me shqiptarë u vunë përsëri në rrezik kur fqinjët ballkanikë të shqiptarëve filluan aktivisht të ndeshen për të marrë pjesë nga territori i Maqedonisë, kontest që do të shpinte drejt Luftërave Ballkanike. Territori i Kontestueshëm përfshinte edhe katër vilajetet shqiptare. Patriotët shqiptarë filluan përgatitjet për krijimin e një organizate të re për t’iu bërë ballë këtyre rreziqeve në vjeshtën e vitit 1896. Takimi i parë u mbajt në mars 1897 në Gjakovë kur u krijua Besëlidhja Shqiptare. Në nëntor u mbajt edhe një takim tjetër, në Pejë ku morën pjesë 500 veta, pas së cilës Perandoria turke intervenoi dhe shpërndau Besëlidhjen. Më 23 janar 1899 nën kërcënime të reja për tokat shqiptare në Pejë u mblodh një kuvend me 500 pjesëmarrës nga vilajetet e Kosovës dhe më pak nga ata të Manastirit dhe të Janinës. Në kuvendin gjashtë ditor zuri fill Lidhja e Pejës ose siç u quajt edhe “Besa-Besë”. Kuvendi u organizua, u drejtua, dhe zgjodhi kryetar, Haxhi Zekën. Ai doli me një program 11 pikësh i cili kundërshtonte përpjekjet për të copëtuar tokat shqiptare. U shpall edhe Besa e përgjithshme popullore për një vjet.

Më 23 Janar të vitit 1946 ishte arrestuar Mysine Kokalari, shkrimtare, antikomuniste. Ajo kishte refuzuar të hiqte dorë nga bindjet e saj, për një sistem pluralist dhe shoqëri të lirë. Më 2 qershor 1946, Musine Kokalari u gjykua nga komunistët për bashkëpunim me forcat fashiste. U dënua me 25 vjet burg nga të cilat 16 i kishte mbajtur. Më 1962, u transferua nga ambientet e burgut, në Rrëshen. Përndjekja e vazhdueshme dhe mungesa e kushteve më minimale ndikoi drejtpërdrejtë në aktivitetin letrar të Musinesë. Vetëm në vitin 1972, Musine Kokalari arriti të përfundonte në fshehtësi një libër të saj të titulluar “Si lindi Partia Social Demokrate” ku ajo shpjegon pikëpamjet e saj anti-komuniste dhe shpjegon alternativën e saj progresiste e demokratike.

Më 23 janar të vitit 1932, në Gjakovë u lind, Fehmi Agani, ku e mbaroi edhe shkollën fillore, ndërsa gjimnazin e kreu në Prishtinë. Studimet për filozofi i mbaroi në Beograd në vitin 1959. Po kështu në Beograd i kreu me sukses studimet pasuniversitare në shkencat politike, ku edhe magjistroi. Gradën doktor i shkencave të sociologjisë e mori në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. më 1973. Fehmi Agani një kohë punoi si profesor i shkollave të mesme në Prishtinë, ndërsa më vonë si gazetar dhe redaktor i politikës së jashtme në gazetën “Rilindja”. Në vitin 1965 u zgjodh ligjërues i sociologjisë në fakultetet e Prishtinës. Në vitin 1967 u zgjodh drejtor i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Më vonë u zgjodh prodekan dhe dekan i Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Ishte themelues i Degës së Sociologjisë dhe Filozofisë, pastaj i Institutit të Sociologjisë. Pas vitit 1981, në valën e diferencimeve ideo-politike u përjashtua nga procesi mësimor. Agani luajti rolin vendimtar në formësimin e politikës paqësore të cilën e mbështeti Ibrahim Rugova. Për idetë dhe angazhimet e tij për çlirimin e Kosovës, u vra afër Lipjanit nga forcat ushtarake e policore serbe, më 6 maj të vitit 1999, në kohën kur kishte bërë përpjekje të shkonte në Maqedoni me shumë shqiptarët të tjerë. Fehmi Agani ishte nënkryetar shumëvjeçar i LDK-së dhe politikan me autoritet.

Më 24 janar 1844 lindi në Vlorë, Ismail Qemali, kryetari i parë i Shqipërisë së pavarur, politikan, burrë-shteti, diplomat, themelues i Pavarësisë. Ismail Qemal bej Vlora, ka qenë nëpunës dhe deputet i Perandorisë Osmane, veprimtar i çështjes kombëtare dhe themelues i shtetit shqiptar. Ishte firmëtari i parë i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor të vitit 1912. Në vitin 1855 u regjistrua në gjimnazin «Zosimea» në Janinë, ku mori njohuri në matematikë e fizikë dhe privatisht mësoi edhe arabisht e frëngjisht. Më 1 maj 1900, u arratis nga perandoria nën mbrojtjen e britanikëve, pasi kishte kërkuar strehim në jahtin e ambasadës angleze, në Bosfor. Më tej u vendos në Lozanë të Zvicrës. Me ftesën e kolonisë shqiptare të Egjiptit, shkoi në Kajro. Mëngjesin e 23 nëntorit të vitit 1912, me një karvan prej 40-50 vetash, i shoqëruar nga Dom Nikollë Kaçorri si përfaqësues i katolikëve shqiptarë me urdhrin e arqipeshkvit të Durrësit, Abdi e Murat bej Toptani si delegatë të Tiranës, Mustafa Merlika që përfaqësonte Krujën dhe Qemal Karaosmanin që kishte ardhur nga Berati, pastaj mytesarifi i Vlorës Xhemil beu dhe i biri si kapiten i milicisë vendase, Et’hem beu, kishin përgatitur terrenin dhe organizimin e kuvendit duke lajmëruar paraprakisht delegatët. Të gjithë delegatët që kishte me vete u vendosën në selamllëkun e sarajeve, ku dhe u mbajt Kuvendi, të cilin e çeli Ismail Qemali me një fjalim, dhe më pas firmosi me siglën Ismaïl Kemal” në rezolutën e përpiluar nga sekretarët e mbledhjes, shqip nga Gurakuqi e osmanisht nga Shefqet Dajiu. Kryetar i qeverisë u zgjodh Ismaili, ndërsa Don Nikollë Kaçorri nënkryetar. Anëtarët e qeverisë u lanë për t’u zgjedhur më 4 dhjetor pasi të vinin edhe delegatët e viseve të tjera, dhe kryetari proklamoi mëvetësinë duke valëvitur flamurin në njërën prej dritareve qendrore të selamllëkut të Vlorajve. Ndërroi jetë në Peruxhia të Italisë më 24 janar të vitit 1919. I shoqëruar nga tre djem të tij: Et’hemi, Qazimi dhe Qamili dhe nga përfaqësues të Ministrisë së Jashtme italiane, më 8 shkurt 1919, trupi i Ismail Qemalit u dërgua me tren, në Brindizi nga ku, në bordin u shoqërua për në Vlorë. Më 12 shkurt, nën një ceremoni madhështore, trupi i tij, i vendosur mbi shtratin e topit dhe i mbështjellë me Flamurin Kombëtar, u shoqërua në Kaninë, ku u varros në oborrin e Teqesë, në varrezat e familjes Vlora.

Më 24 janar të vitit 1909 ka vdekur Halit bej Bërzeshta, veprimtar i Rilindjes Kombëtare dhe mjek ushtarak i Perandorisë Osmane. U lind më 1840 në familjen e Sali Vretos në fshatin Bërzeshtë, asokohe në kazanë e Starovës. Mësimet e para i mori në mejtep nga hoxha i fshatit. I ati mori rrugët e mërgimit për në Stamboll, ku nisi punë me mëditje si bahçevan te një çifligar, ku më pas mori të birin. Vijoi shkollimin e mesëm në Stamboll, ku përparoi në mësimin e turqishtes e arabishtes. Më 1866 në Janinë, Haliti e ndoqi mësimet, dhe aty u njoh me vëllezërit Frashëri e në veçanti me Naimin. Më 1872 u emërtua kryefarmacist i oborrit perandorak. Pas Lidhjes së Prizrenit, u delegua me punë në Manastir si kryefarmacist i korparmatës së III-të. Më 1896 themeloi Organizatën e fshehtë të shqiptarëve të Manastirit, së bashku me Fehim bej Zavalanin, Qiriazët, Sabri e Shefqet Frashërin, Shtëpia e tij u bë vendtakimi për veprimin në bashkërendim me Komitetin e Stambollit për përhapjen e librave shqip me Shahin Kolonjën. Bashkëpunonte me Hoxhë Vokën dhe Hamdi bej Çoku-Ohrin. Në vitet e fundit të shekullit XIX, ishte në kontakt të vazhdueshëm me Haxhi Zekën. Më 1905 u formua selia e klubit “Bashkimi” në Manastir, i njohur si Komiteti i fshehtë për lirinë e Shqipërisë në krye me Halit Beun, me Zavalanin, Bajo Topullin, Sejfi Vllamasin, Gjergj Qiriazin, Jashar Bitinckën, Aleksandër Baltadorin, Nuçi Naçin e të tjerë. Për veprimtarinë e tij propaganduese u arrestua nga autoritetet osmane vjeshtën e 1907, dhe u dërgua në Beirut dhe nëç Damask. Kjo ngjati deri me Revolucionin Xhonturk të 1908, u kthye në Selanik, ku u emërua drejtor i spitalit ushtarak dhe brenda më pak se një viti, më 24 janar 1909 ndërroi jetë.

Më 24 janar të vitit 1926, ka ndërruar jetë Sali Murati, i njohur edhe si Salih Kapedan Vranishti. Lindi ne Vranisht te Vlorës më 20 mars 1880. Si kryengritës, qysh në moshë të re përndiqet, arrestohet tradhtisht dhe izolohet në kështjellën e Janinës. Arratiset prej këtej i plagosur dhe qysh në fillim të shekullit të XX-të fillon jetën e komitit. Me frymëzim të Ismail Qemalit, në nëntor 1908, krijon çetë patriotike me luftëtarë nga Vranishti dhe Lumi i Vlorës. Ai e udhëhoqi me trimëri e heroizëm këtë çetë në disa aksione, jo vetëm në rrethin e Vlorës, por edhe më gjerë. Me 1911 është pjesëmarrës në Mbledhjen e Drashovicës në përkrahje të kërkesave te Memorandumit të Gërçes. Aksioni më i bujshëm është ai i hapjes së burgut të Vlorës, më 24 gusht 1912, prej të cilit liroi gjithë të burgosurit, ngjarje qe pati jehonë në shtypin vendas dhe atë të huaj. Në prag të shpalljes së pavarësisë, shkon në ndihmë të popullsisë të Delvinës dhe lufton ndaj bandave shoviniste greke. Me krijimin e qeverisë të Ismail Qemalit, gradohet kapiten dhe emërohet komandant i Sigurimit Publik. Në krye të forcave atdhetare zmbraps rrebelimin esadist kundër Qeverisë së Vlorës në Cakran dhe Myzeqe. Mbas këtyre ngjarjeve, plagoset. Së bashku me Çerçis Topullin organizojnë dhe drejtojnë luftimet në mbrojtje të trojeve amtare nga andartët grekë dhe shovinistët e Jugut. Në vitin 1918 bën pjesë në shoqërinë patriotike “OPINGA”. Në Luftën e Vlorës spikat për kontribut të jashtëzakonshëm. Plagoset rëndë gjatë sulmit për marrjen e kalasë së Kaninës. Gazeta italiane “EPOKA” do ta cilësonte “Gjeneralissimi i rebelëve të Jugut”. Me çlirimin e Vlorës, përfshihet në strukturat e sigurisë kombëtare. Në shtator 1920 merr pjesë në luftimet kundër pushtuesve serbë në Macukull dhe në Shkallë të Deshe në zonën e Matit. Aderon në shoqërinë “Bashkimi” dhe me fillimin e Revolucionit të qershorit udhëheq forca kryengritëse. Në Tiranë i besohen detyra në mbrojtje të Qeverisë së F. Nolit. Me dekret të veçantë, më 1 nëntor 1924, Qeveria Demokratike, krahas Bajram Currit dhe Hysni Currit, nxjerr në pension edhe Sali Vranishtin me motivacionin e invaliditetit. Në dhjetor 1924 merr pjesë në luftimet në Shkallë të Tujanit kunder forcave të kombinuara zogisto-vrangeliste. Me triumfin e forcave revanshiste, në janar 1925 kthehet i dëshpëruar në vendlindje. Plagët e pa mbyllura në trup, i marrin jetën më 24 janar 1926, në moshën 46 vjeçare.

Në mbledhjen e dytë të kongresit, e cila u mbajt më datën 24 janar, u zgjodh si Kryetar i Kongresit, Aqif Pashë Elbasani. Po atë ditë nga ana e delegatëve u mbajtën fjalime të ndryshme mbi vrasjen e patriotit Abdyl Ypi, i cili kishte qenë një nga iniciatorët e mbajtjes së atij kongresi. Abdyl Ypin e kishin vrarë njerëzit e qeverisë së Durrësit, pak ditë përpara mbajtjes së asaj mbledhje, me qëllim që të frikësonin delegatët për të mos marrë pjesë në Kongresin e Lushnjes. Anëtarët e Komisionit Nismëtarë të Kongresit të Lushnjes kanë qenë : Besim Nuri Ferit Vokopola, Sheh Ibrahim Karbunara, Taullah Sinani, Emin Vokopola, Llazar Bozo, Nebi Sefa, Qemal Mullai, Zija Mullai, Mustafa Vokopola, Eshref Frasheri, Jonuz Sefa, Bajram Haxhiu, Skender Pojani, Kadri Jenisheri, Teki Libohova, Filip Papajani, Abedin Nepravishta, Jakov Bozo, Andrea Papaj, Qerim Arapi, Arif Kurti, Muntar Luarasi, Reshat (Hysni) Shazivari, Abdyl Azizi.

Më 25 janar 1822 u vra, Ali Pashë Tepelena, sundimtar, politikan, kundërshtar i Perandorisë Osmane, i Carit rus dhe i Napoelon Bonapartës, i njohur edhe si Sulltani iBallkanit. Ali Pashë Tepelena, i njohur nga qarqet evropiane si “Luani i Janinës”, ishte themelues i Pashallëkut autonom të Janinës, si dhe si kryengritës kundër pranisë së Perandorisë Osmane në vilajetet shqiptare. Lindi rreth viteve 1747 në Tepelenën e Labërisë. Familja e Ali Pashës ishte një nga familjet me të forta në trojet shqiptare. U dallua shumë shpejt për aftësitë e tij dhe për energjinë me të cilën ndoqi planet e veta ambicioze për t’u bërë sundimtar i vetëm i vendit duke përdorur gjithë mjetet, dhunën, dinakërinë, po aq sa edhe lidhjet familjare me feudalët e tjerë vendas. Më 1784 fitoi gradën e Pashait si komandant ushtarak pranë Valiut të Rumelisë në Sofje. Po këtë vit siguroi me luftë qeverisjen e sanxhakut të Delvinës. Në vitet 1786-88 u bë derbend-pashë dhe qeveritar i Sanxhakut të Tërhallës. Në vitet 1798-1812, duke nënshtruar me luftë qeveritarët rivalë të sanxhaqeve fqinjë si dhe krahinat e vetëqeverisura të Sulit, Himarës, dhe duke shfrytëzuar situatën e vështirë të Perandorisë Osmane në periudhën e luftërave të Napoleon Bonapartit, Ali Pashë Tepelena arriti të zgjeronte e përforconte pushtetin e vet duke përfshirë trevat që nga gjiri i Prevezës deri afërsisht në lumin Shkumbin. Prej vitit 1812 kishte marrë nën kontroll pjesën më të madhe të trojeve të Ballkanit, krahinat greke, shqiptare e bullgare. Nuk e kishte njohur autoritetin e Sulltan Mahmutit të Dytë edhe kur ai kishte dërguar disa ekspedita për ta nënshkruar por nuk kishte arritur. Ali Pashë Tepelena kishte nënshtruar grekët, suliotët, arvanitasit, por edhe i kishte ndihmuar në luftën e tyre për çlirim. Ideja e tij për Mbretërinë e Epirit ku do të përfshiheshin të gjitha vilajetet shqiptare, arvanitase e greke, nuk u përkrah nga masat shqiptare, meqë ende nuk ishte konsoliduar vetëdija kombëtare. Për 45 vjet të sundimit të tij ishte kthyer në legjendë të gjallë dhe konsiderohej si rivali kryesor i Sulltan Mahmudit dhe Sulltan i Ballkanit. Kishte përballuar sulmet e Napoleon Bonapartës, të Sulltan Mahmudit, të Carit rus dhe kryengritjet e brendshme. Kalanë e Janinës e kishte kthyer në fuqi baroti dhe kishte mposhtur me sukses çdo sulm nga çdo anë, deri në vitin 1822, kur Perandoria i kishte premtuar t’ ia falte kokën, por sapo e kishte lëshuar Janinën ishte vrarë në pabesi, i tradhtuar nga arvanitasit, suliotët grekët e shqiptarët. Për Ali Pashë Tepelenën janë shkruar dhjetëra romane, qindra shkrime e monografi në shumë gjuhë të botës.

Më 25 janar të vitit 1935 u lind në Tiranë, Skënder Sallaku, aktor i njohur. U shqua si një nga aktorët më të mëdhenj të humorit gjatë gjithë karrierës së tij. Ish Kampion Kombëtar në mundjen klasike, autor skeçesh e parodish, aktivist shoqëror, ai e shkriu gjithë energjinë dhe pasionin e tij në skenë duke i falur të qeshura dhe lumturi popullit të tij. Talenti si aktor i humorit spikati që moshën 17-vjeçare, kur kryente shërbimin ushtarak. Skënderi nisi të interpretonte për Estradën e Kufirit. Pas kësaj ai bëri një kualifikim njëvjeçar në Kinë, pranë cirkut të Pekinit dhe më pas si klloun akrobat në cirk, duke dhënë një kontribut të papërsëritshëm në ecurinë e këtij profili sa të vështirë aq edhe të bukur. Por mbi të gjitha, Skënder Sallaku ishte një humorist i shkëlqyer, ku falë roleve të tij të para, u bë shtylla kryesore e Estradës së Tiranës. Vdiq më 11 shkurt të vitit 2014.

Më 25 Janar të vitit 1925, lindi Eleni Qirici, balerina e parë, aktorja dhe akrobatja shqiptare, e cila debutoi me sukses të madh në skenat e Evropës, Australisë dhe Shteteve të Bashkuara te Amerikës. Ajo filloi karrierën artistike në një moshë shumë të re. Në Itali, gjatë turneut të saj të parë ajo bëri disa shfaqje sensacionale ku morën pjesë personalitetet më të larta dhe familja mbretërore. Fama që ajo fitoi gjatë këtij turneu, i dha asaj kontratën e dytë në Francë, që u konsiderua si qendër e artit botëror. Eleni Qirici është personi i parë që shkoi dhe shkëlqeu në Holiwud, duke u bërë e njohur në mbarë Shtetet e Bashkuara. Në vitin 1938, së bashku me prindërit e saj, ajo erdhi në Shqipëri ku dha disa shfaqje në Korçë, Tiranë dhe gjetkë. Për më tepër ajo është koreografja e parë që organizoi trupën e parë shqiptare të baletit. Që në vitin e parë të mbërritjes në Amerikë, Qirici interpretoi disa role kryesore, në të cilat këndonte, kërcente dhe interpretonte në mënyrë të shkëlqyer. Talenti i saj shumë shpejt të ishte e mirëpritur nga artdashësit amerikanë. Pa vonuar, vepra e vajzës shqiptare u pasqyrua edhe në mjaft media amerikane, të cilat nisën ta krahasojnë me balerinën e famshme amerikane të kohës Eleonor Pauel.
 
Me 26 janar të vitit 1989 vdiq veprimtari, mësuesi e poeti arbëresh, Vorea Ujko, i lindur si, Domenico Beliçi. U lind në fshatin Frasnita, në krahinën arbëreshe të Kalabrisë në Itali, në vitin 1918. Vorea Ujko, pos që ka qenë prift ai ka studiuar edhe për letërsi dhe si i tillë ka punuar mësues i letërsisë në Firmo. Ai, ashtu si edhe poetët e rinj arbëreshë, bëjnë përpjekje që, pos kultivimit të gjuhës së tyre shqipe, që e kanë ruajtur brez pas brezi, e që paraqet një brumë të mirë studimi të gjuhëtarëve, t’i afrohen gjuhës së sotme shqipe. Në krijimtarinë e tij vihet re ndjenja e fortë e lidhjes së tij me kulturën dhe paraardhësit. Krijimet e Ujkos janë publikuar në antologji dhe publikime në Itali, Shqipëri dhe Kosovë. Ai ka botuar përmbledhjet poetike: Zgjimet e gjakut, Kosovë, Mote moderne, Ankth, Stinët e mia, Këngë arbëreshe, Burimi, Hapma derën, zonja mëmë.

Më 26 janar të vitit 20oo u themelua Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, e cila ka vepruar në tri komunat e Kosovës Lindore, me qëllim për çlirimin e atyre viseve dhe bashkimin me Kosovën. Pas rënies së regjimit të Millosheviqit, pushoi përkrahja e UÇPMB-së, dhe asaj iu imponua Marrëveshja e Konqulit pas ndërrimeve në kreun e Beogradit. NATO-ja kontrollonte në pesë kilometrshin- zona e lirë kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. UÇPMB-ja kish mbijetuar në Zonën e ndaluar prej 5 kilometra rrethe qark Kosovës, ku serbët s’kishin të drejtë të plasojnë armatim të rëndë që prej fushatës së NATO-s. Në radhët e kësaj ushtrie kanë rënë 27 dëshmorë dhe janë plagosur më shumë se 100 luftëtarët të lirisë gjatë asaj lufte.

Më 26 janar të vitit 1940 u lind në Shkodër, Isa Alibali, shkrimtar, dramaturg. Kishte diplomuar në degën Gjuhë-Letërsi, në vitin 1960, ka punuar 3 vjet në Mirditë dhe ka qenë drejtori i parë i Gjimnazit të Rrëshenit, pastaj, ka qenë inspektor në seksionin e arsimit e të kulturës në Shkodër dhe në vitin 1965 kryeinspektor i kulturës në atë seksion Nga mesi i vitit 1967 e deri në fund të vitit 1982, ishte drejtor i Teatrit “Migjeni”, me një ndërprerje trevjeçare, si drejtor i Shtëpisë së Kulturës dhe të Krijimtarisë Popullore (1969-72). Pastaj ka qenë drejtor i Shkollës së mesme artistike “Prenkë Jakova” dhe tre vitet e fundit, deri në daljen në pension më 1991, ka punuar si mësues letërsie në shkollën e mesme të përgjithshme “Jordan Misja”. Ai është autor i shumë veprave. Për disa vjet, ka dhënë mësim për gjuhë-letërsi. Vdiq më 19 shtator, të vitit 2018.

Më 26 janar të vitit 2014 vdiq, Laver Bariu ishte personalitet i shquar i muzikës popullore shqiptare si muziktar popullor me gërnetë dhe si këngëtar. U lind në Përmet më 2 maj të vitit 1929. Ishte themelues dhe drejtues i Sazeve të Përmetit të njohura në gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj. Pas largimit të familjes së tij në qytetin e Korçës, në vitin 1935, kthehet familjarisht në Përmet në fund të vitit 1944. Organizon grupin e tij, me të cilin mori pjesë edhe në Festivalin e parë Folklorik Kombëtar, në Tiranë, në vitin 1952, në të cilin ai vlerësohet me çmimin e parë si instrumentist popullor. Më 1954 bën regjistrimin e këngës së parë me saze, më 1957 regjistrohet si saze nga ekspedita shqiptaro-gjermane e pastaj më 1966 regjistron në Radio-Tirana veç të tjerash edhe tri kaba përmetare me klarinetë, për ta vazhduar punën cilësore me sazet e tij për të gjithë kohën. Ka marrë pjesë në të gjitha festivalet folklorike lokale dhe ato kombëtare. Cilësohet si i fundit prej mjeshtërve të traditës së madhe të sazeve të Shqipërisë së Jugut. Ndër këngëtarët më të spikatur që kanë kënduar së bashku me sazet e Usta Laverit përmendim: në vitet ’50 Behije Roçin, Qemal Ponoçin, Jorgo Çullin Ilia Nasin, Mentor Xhemalin, Ylli Zeqirin e shumë të tjerë. Regjistrimet kryesore muzikore i kanë Radio-Tirana Televizioni Shqiptar dhe Institutit të Kulturës Popullore.

Më 27 janar të vitit 1895 u lind Kostandin Kote. Ka qenë diplomat shqiptar dhe ministër i shtetit shqiptar. U lind në Leusë të kazasë së Përmetit. Ndoqi kolegjin e Shën Adrianit në Shën Mitër Korone dhe në vitet 1914-1917 studioi në Itali në degën e inxhinierisë. Më 1921-1922 ishte sekretar i dytë dhe atashe i legatës shqiptare, në Romë. Më 1922-1924 shërbeu sekretar i Kuvendit të Shqipërisë. Përkrahu qeverinë Noli që doli nga Lëvizja e qershorit dhe pas Triumfit të Legalitetit më 24 dhjetor 1924, u largua nga Shqipëria dhe emigroi. Autoritetet jugosllave nuk ia lejuan vendosjen në Dalmaci, dhe deri më 1939 qe emigrant politik antizogist në Itali e Zvicër, ku në Gjenevë kaloi pjesën më të madhe të mërgimit, dhe ku qe redaktor i të përkohshmes, “Liria Kombëtare”. Në qershor të vitit 1939-1942 punoi drejtor i propagandës në Drejtorinë e Përgjithshme të Shtypit, Propagandës dhe Turizmit. Më 1942 u emërua u emërua ministër sekretar shteti i Ekonomisë Kombëtare duke zëvendësuar Fuat Dibrën, dhe më pas vijoi si funksionar i Ministrisë së Kulturës Popullore. Më 4 janar 1943 hapi gazetën jetëshkurtër Roja Kombëtare. U arrestua nga komunistët në fund të vitit 1944. Më 13 prill u dënua me vdekje si kolaboracionist nga Gjyqi Special dhe u pushkatua.

Më 27 janar 1948, vdiq në Burgun e Mitrovicës së Sremit, kleriku dhe veprimtari i NDSH-së, myderrizi, Haki Sermaxhaj. Ka vdekur pas 9 muaj qëndrimi në spitalin e burgut të Mitrovicës së Sremit. Disa të burgosur shqiptarët me leje të drejtorisë së burgut, e varrosën në varrezat e burgut të Mitrovicës së Sremit. Eshtrat e tij edhe tani prehen në Vojvodinë.

Më 27 janar 1999, në luftë përballë forcave ushtarake dhe policore serbe, në frontet e luftës së UÇK-së kanë rënë dëshmorët: Kasim Shala, Driton Azemi, Hamdi Berisha Bedri Bajrami dhe Mehdi Haziri.

Më 27 janar të vitit 1928 u lind në Gjirokastër, Xhanfise Keko. E filloi karrierën si montazhiere, dhe ishte njëra nga shtatë anëtarët themelues të Kinostudios, “Shqipëria e Re”, më 1952. Pas një përvoje të gjatë si montazhiere, filloi karrierën e regjisores, më 1971. Për 13 vjet, në vazhdim Keko realizoi 12 filma artistikë, që janë edhe sot mjaft të pëlqyer, sidomos për fëmijët. Të realizuar artistikisht, por edhe me vlera edukative, filmat e Xhanfise Kekos kanë konkurruar me dinjitet edhe në festivalet ndërkombëtare. Përveç çmimeve e titujve të shumtë, në vitin 1984 u vlerësua me titullin e lartë “Artiste e popullit”, ka fituar edhe Kupën e Festivalit të Parë për filmin “Beni ecën vetë” në 1976. Xhanfise Keko është edhe regjisorja e parë shqiptare e vlerësuar me çmime ndërkombëtare. Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë dhe të Rinj në Xhifoni (Itali), ka fituar medalje për filmat “Beni ecën vetë”, “Pas gjurmëve” dhe “Tomka dhe shokët e tij”. U nda nga jeta më 22 dhjetor të vitit 2007. Veprat si regjisore, Taulanti kërkon një motër, Një vonesë e vogël, Kur xhirohej një film, Partizani i vogël Velo, Pas gjurmëve, Tomka dhe shokët e tij Malësorët pas komisarëve, Tinguj. Për popullin, me popullin e shumë filma të tjerë.

Më 28 janar të vitit 1896 lindi, Riza Cerova, revolucionar, nacional-demokrat, Heroi i populli. U lind në fshatin Cerovë të Skraparit. Në rininë e hershme filloi luftën kundër kriminelëve andartëve grekë. Rizai i bashkohet çetës së patriotit Sulejman Spathara. Rizai me vëllain e tij Aliun marrin pjesë në luftë edhe kundër austro- hungarezëve. Asokohe ai shkruante: Evropa nuk dëshiron të shohë një Shqipëri të lulëzuar me kufijtë etnikë të sajat, mblidhni mendjen në krye se themelet do i vëmë vetë ose do shuhemi për jetë. Në Janar te vitit 1920, mbi treqind djem të Skraparit, të armatosur, së bashku me forca të tjera vullnetare nga krahina të ndryshme mbrojtën zonën nga çdo e papritur që mund te vinte. Forcat e Skraparit u vendosën rreth Manastirit të Ardenicës si dhe në Libofshë. Këto forca komandoheshin nga Ali Koprëncka, Riza Cerova, Muço Kapinova, Servet Zaloshnja, Nuri Velusha e të tjerë. Në Shqipëri, Riza Cerova u kthye më 6 prill të vitit 1935. Për kryengritjen që përgatitej të fillonte për të përmbysur regjimin e Zogut, e informoi Ali Kelmendi porsa arriti në Qytetin e Korçës. Ai ishte anëtar i shoqërisë majtë KONARE. Njihet personalisht me Kryetarin e Partisë Komuniste Gjermane, Ernest Telmak dhe në vitin 1930 bëhet anëtar i kësaj partie. Më vonë u fut ilegalisht ne Iran ku u bë atentati kundër Shahut te Iranit. Rizai shkoj deri dhe në Kinë, si dhe disa shtete të tjera. Më 6 Prill 1935 futet në Shqipëri për nxitjen e kryengritjes sipas ideve te organizatës KONARE, e cila kishte për qëllim përmbysjen e Ahmet Zogut. Në planin e kësaj kryengritje ishin përfshire antizogistë, oficerë ushtrie, komunistë, demokrat, latifondistë tokash. Ajo shpërtheu në mënyrë të parakohshme, në Fier. Në këto kushte përpiqet t i afrohet Beratit por aty merë vesh për disfatën e kryengritësve në Lushnje. Në pyllin e Marjanit afër Pogradecit, Rizai së bashku me shokët e tij rrethohet nga forcat e xhandarmërisë dhe bie gjatë luftimeve. Para Gjyqit politik në Fier u thirrën edhe ndihmësit dhe simpatizuesit dhe nëpër Këshillin Gjyqësor kaluan 533 persona, nga të cilët 51 u dënuan me vdekje kurse të tjerët u dënuan me dënime të ndryshme.

Më 28 janar 1999 të vitit, në frontet e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë rënë duke luftuar përballë forcave kriminale serbe Gasper Karaqi, Kolë Lleshi, Memë Lleshi, Naim Dreshaj dhe Pren Lleshi.

Më 28 janar të vitit 1936, në Gjirokastër lindi Ismail Kadare. Fillimisht tërhoqi vëmendjen si poet, por ishin librat në prozë që e bënë të famshëm. Gjenerali i ushtrisë se vdekur” është romani i tij më i njohur, por edhe libri i tij i parë që arriti audiencën ndërkombëtare. Ndër romanet e tjera të Kadaresë që kanë të bëjnë me historinë e Shqipërisë është “Kështjella” (1970), me ngjarje në shekullin e 15-të gjatë rezistencës së armatosur të popullit shqiptar kundër osmanëve. E njëjta temë e rezistencës, por në një kontekst politik, rishfaqet tek “Dimri i Madh” (1977), me ngjarjet që pasuan prishjen e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik në vitin 1961. “Ura me tri harqe” (1978) vendoset në Shqipërinë mesjetare, Libri “Tri këngë zie për Kosovën” (1999) përbëhet nga tre tregime për një betejë të shekullit të 14-të mes udhëheqësve të Ballkanit dhe Perandorisë Osmane, në Fushë Kosovës Romani Kronikë në gur” (1976), është një libër ku Kadare flet më shumë për fëmijërinë e tij, si dhe për qytetin e vet, Gjirokastër. Tek “Eskili, ky humbës i madh” (1988), autori shqyrton afërsitë mes kulturave shqiptare dhe greke nga antikiteti në kohët moderne. Prej vitit 1990 jeton në Paris.

Më 29 janar të vitit 1876 u lind, Ahmet Myfid bej Libohova. Ka qenë diplomat Perandorisë Osmane, deputet shqiptar në Mexhlisin osman, nënshkrues i Shpalljes së Pavarësisë, disa herë ministër i shtetit shqiptar, themelues i Bankës së Shqipërisë. Studimet e para i kreu në mjedis privat, më pas studimet e mesme në gjimnazin Zosimea të Janinës dhe më vonë, në Stamboll ku mbaroi liceun perandorak. Universitetin e kreu me plot sukses, në degën e drejtësisë. U laureua përsëri në Lozanë, ku mori edhe doktoratën në Shkencat Politike. Më 1898-1904 emërohet sekretar i parë në legatën osmane në Bruksel. Ndihmoi nacionalistët shqiptarë që vepronin në atë kryeqytet dhe veçanërisht Ismail Kemal bej Vlorën që botonte në atë kohë gazetën “Albania” që shtypej në shqip, turqisht dhe greqisht. Më 1904, u transferua në Bernë si kryetar i misionit diplomatik në Zvicër. Më 1907 shërben si kryekonsull në Larisa të Thesalisë. Por me shpalljen e Hyrrietit më 1908, megjithëse ishte graduar Ministër Fuqiplotë dhe kishte një të ardhme të shkëlqyer në Perandorinë Osmane dha përnjëherë dorëheqjen së bashku me vëllezërit e tij Ekrem beun dhe Ajet beun, – i pari oficer epror Akademist i Kavalerisë në Shtatmadhorinë dhe i dyti Këshilltar i Ambasadës Perandorake në Athinë – për të marrë pjesë më aktive dhe direkte në lëvizjen kombëtare për lirinë e Atdheut duke sakrifikuar njësoj tre vëllezërit interesat e tyre personale. Vdiq Sarandë, më 27 shkurt të vitit 1927.

Më 29 janar të vitit 1911 u botua, në Sofje të Bullgarisë, numri i parë i gazetës së përjavshme politike, shoqërore, kulturore, letrare, “Liria e Shqipërisë”, e cila ishte në shërbim të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, për çlirimin e Shqipërisë.

Më 29 janar të vitit 1916 lindi në Prizren Lazër Radi. Shkollën fillore e kreu në qytetin e lindjes. Për shkak të mosparaqitjes së të vëllezërve në thirrjen për shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene, familja largohet nga Kosova dhe vendoset në Tiranë e më pas në Durrës. Lazri nis punë tek restoranti i vëllait të madh, Prenkës. Më 1931 u vdes i zoti i shtëpisë, Prendi. Në vitet 1930 – 1931 nisi të nxënit në shkollën e mesme në gjimnazin e Tiranës. Më 1931 iu akordua nga ministri i Arsimit Hilë Mosi bursë për në gjimnazin e Shkodrës deri më 1938 dhe u vendos në konviktin “Malet Tona” në shoqërinë e nxënësve nga Kosova, Emin Duraku, Hajdar Dushi dhe Haki Taha e grupit përparimtar me Qemal Stafën, Xhemal Broja e Arshi Pipa, Radi mori pjesë në celulat e para komuniste të Grupit Komunist të Shkodrës. Verën e vitit 1936 shkoi në shkollën verore të Pukës, ku jepte mësim e motra dhe u njoh me Migjenin. Më 1937 iu akordua një bursë shtetërore dhe më 1938 nisi vitin e parë akademik për Jurisprudencë në Universitetin “La Sapienza” në Romë. Në vitin 1942 u kthyer në Shqipëri dhe nis stazhin e avokatisë pranë studios së avokat Golgotës në Durrës. Më 1944 mori liçencën e avokatit dhe nis ta ushtrojë atë. Më 23 nëntor 1944 u arrestua nga partizanët. Fillimisht u dënua me 30 vjet burg. Ka qenë i internuar në kampe pune. Vdiq më 22 shtator të vitit 1998.

Më 29 janar, forcat serbe masakruan 14 fshatarë në Rogovë të Hasit. Gjatë ditëve prej 27, 28, dhe 29 janarit të vitit 1999 kanë rënë 21 dëshmorët të UÇK-së. Më 29 kanë rënçë në pritë të forcave serbe: Agron Rama, Agim Zeneli, Sejdi Rama, Agush Gjocaj, Bahtiar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çetaj, Gëzim Ademaj, Hamdi Berisha, Haxhi Kleçka, Ilir Merturi, Luan Smajli, , Naim Gashi, Sahit Krasniqi, Valon Gashi dhe Vesel Avdyli.

Më 30 janar të vitit 1550 në Rocaforccata, afër qytetit te Tarantos të Italisë, u lind Gjergj Basta. Gjyshi i tij, Andrea Basta, ka qenë bashkëluftëtar i Skënderbeut dhe pjesëmarrës në ekspeditat e kryetrimit shqiptar, në Itali. Në moshën 15 vjeçare Gjergji u fut në një repart kavalerie të komanduar prej të atit, Dhimitrit ne luftërat e Piemontit. Mësimet e para i mori në një shkollë në Asti të Italisë dhe pastaj ndoqi Akademinë ushtarake në Hollandën spanjolle. Jeta e tij ushtarake ndahet ne dy faza, në shërbimin e tij në ushtritë e perandorisë spanjolle në Hollandë e në Francë dhe ne ushtrinë e perandorisë së shenjtë romake, gjermane. Ai shërbeu mbi 40 vjet në ushtri duke udhëhequr rreth 100 beteja fitimtare. Basta zotëronte 6 gjuhë. Më 1603, në krye të ushtrisë perandorake gjermane Gjergj Basta ndodhet në Transilvani ku merr pjesë në luftë kundër trupave të vezirit turk, Ali Pasha i cili ndodhej me 60 mijë vetë në qytetin Peshti. “Sa herë që perandori ndodhej në vështirësi, ai kërkonte detyrimisht praninë e Bastës me trupat e tij. Më 1605, trupat e Gjergj Bastës në Komorrë u bënë pengesë e pakapërcyeshme për turqit. Bashkëkohësit thonë se ndaj tij asnjëherë turqit nuk patën epërsi. Është kjo arsyeja pse perandori e nderoi me titullin e kontit perandorak.

Më 30 janar të vitit 1906 u formua Çeta atdhetare e Komitetit të Manastirit, në komandën e Çerçiz Topullit. Në nëntorin e vitit 1905, me nismën e Bajo Topullit, ishte krijuar Komiteti i Fshehtë “Për lirinë e Shqipërisë”. Qëllimi i këtij komiteti ishte puna për ngritjen e ndërgjegjes kombëtare. Me idenë absolute se liria nuk mund të pritej, por të kërkohej, Bajo Topulli gjykoi se kishte ardhur momenti që perandoria osmane të detyrohej që edhe me forcën e armëve të pranonte vullnetin e popullit shqiptar. Në janar 1906 krijoi të parë çetë patriotike në Jug. Në këtë çetë, Çerçiz Topulli, vëllai i tij, ishte luftëtari më i shquar dhe më aktiv. Për të përçuar këtë frymë, çeta patriotike e Bajo Topullit filloi të lëvizte në të gjithë territorin e Jugut të Shqipërisë. Rezultati i kësaj punë ishte dalja në skenë e mjaft çetave patriotike si ato të Sali Butkës, Qamil Panaritit, Spiro Ballkamenit, Themistokli Germenjit, Muharrem Rushitit, Demo Eminit e çeta të tjera. Pjesëmarrja e luftëtarëve të lirisë si Çerçiz Topulli, Mihal Grameno dhe Bajo Topulli në Kongresin e Manastirit ishte një gjetje e zgjuar e shqiptarëve për përgatitjen, mbarëvajtjen dhe përfundimin me sukses të punimeve të këtij kuvendi. Çerçiz e Bajo Topulli, si dhe Mihal Grameno ishin delegatë të kongresit, por dhe luftëtarë të lirisë. Çeta e Çerçizit u vendos në mbrojtje të Kongresit.

Më 30 janar të vitit 2016, vdiq Muhamet Pirraku. U lind në fshatin Flamuras, ish Sankovc të Drenicës, më 12 tetor 1944. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje dhe në Bushat, më 1957. Edhe pse nxënës shembullor, nuk u pranua në Shkollën Normale të Prishtinës. Pasi punoi një vit punëtor fizik në ndërmarrjen ndërtimore “Granit”, të Shkupit, në saje të rezultatit në fillore në vitin shkollor 1959-1960 u regjistrua pa provim pranues në Shkollën e Mesme Bujqësore të Prishtinës, të cilën e mbaroi me sukses, në qershor të vitit 1963. Më pas u regjistrua në Fakultetin Filozofik, në Degën e Historisë, në Prishtinë, ku u diplomua në vitin 1968. Pas vitit të dytë pa shkëputje nga puna, nga fillimi i vitit shkollor 1965- 1966 punoi si arsimtar i historisë në Shkollën fillore “Emin Duraku”, të Prishtinës Në vitet në vijim punoi arsimtar jo i rregullt edhe në Medresenë “Alaudin”, ku i dha historinë dhe retorikën. Nga tetori i vitit 1967 deri në tetor të vitit 1971 ishte arkivist për hulumtime e publikim të lëndës arkivore në Arkivin Shtetëror të Kosovës Këso kohe e mbajti mësimin e historisë në Shkollën e Mesme Teknike dhe pak kohë në Shkollën Normale të Prishtinës. Tezën e magjistraturës e mbrojti më 1976. Ishte i burgosur politik i vitit 1981. Për një kohë iu ndalua publikimi i shkrimeve. Ka botuar shumë vepra sidomos në vitet 90 dhe në vitet pas çlirimit të Kosovës. Historia për klasën VII, Kultura Kombëtare Shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit, Ripushtimi jugosllav i Kosovës 1945, Kalvari i shqiptarësisë së Kosovës, TIVARI 1945, Mulla Idris Gjilani dhe Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore Albania e Konicës e shumë vepra të tjera.

Më 30 janar 1954 u lind Rrahim Ademi, ushtarak ish-gjeneral i ushtrisë kroate. Ai u lind dhe u rrit në Karaxhë të Vushtrrisë, në Kosovë. Diplomoi në akademinë e ushtrisë jugosllave në Beograd më 1976. Rahim Ademi me vetë dëshirë kaloi në ushtrinë kroate duke e lëshuar ushtrinë jugosllave në erë të vitit 1990. Trimërinë dhe strategjinë e tij ushtarake si udhëheqës ushtarak menjëherë e tregoi duke e mbrojtur Shibenikun nga sulmi i ushtrisë jugosllave dhe ai çetnik. Në shtator 1991, si dhe duke marrë disa kazerma të ushtrisë jugosllave në Shibenik dhe rrethinë. Aftësitë e tij ushtarake shumë herë i tregoi gjatë vitit 1993 gjatë operacionit ushtarak të “Maslenica”, mandej, mandej edhe në territorin e Bosnjës dhe Hercegovinës në operacionet e Ushtrisë kroate të cilat janë zhvilluar gjatë viti 1994 dhe 1995, në operacionin ”dimri 1994“., si dhe në të gjitha operacionet e rëndësishme në hapësirën e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe republikës së Kroacisë.

Më 31 janar të vitit 1852 u lind, Zef Jeronim de Rada. Zef De Rada ishte djali i parë i de Radës. Jeronimi pati katër djem: Zefin, Mikelanxhelin, Rodrigon dhe Hektorin. Zefi kishte lindur në Maki të Kalabrisë. Gjatë viteve 1869-1870 qe nxënës gjimnazi në kolegjin e Koriliano Kalabros. Në moshën 17 vjeç nga shënimet dhe udhëzimet e të atit daktilografoi “Gramatikën e gjuhës shqipe”, të atit të tij, Jeronim De Rada. Në 1879 Zefi u martua me një vajzë arbëreshe nga Shën Kozmo. Pati me të dy djem, nga të cilët i pari vdiq tetë ditë para se të mbyllte sytë, i ati. Mbas një sëmundje të gjatë gjoksi, Zefi vdiq në 19 nëntor 1883, në moshën 31 vjeçare. Vdekja e tij e kishte prekur edhe shpirtin e ndjeshëm të Naim Frashërit, dhe i kishte kushtuar një poezi të përmallshme, të cilën De Rada e kishte botuar me mirënjohje të thellë.

Më 31 janar 1918 lindi, Spiro Çomora, shkrimtar komediograf. Lindi në ishullin e Korfuzit, në një familje e cila kishte emigruar për arsye mirëqenieje në Greqi. Në vendlindje kreu mësimet fillore dhe të mesme, ndërsa shkollimin e lartë e filloi në Itali për drejtësi, por me fillimin e Luftës së Dytë Botërore nuk mundi t’i përfundonte. Nis punë si mësues dhe mbledhës folklori, puna e të cilit përfshihet në radhitjen e botimeve “Visaret e Kombit”, gjatë kohës kur ministër i Arsimit ishte, Ernest Koliqi. Ai kishte dhenë urdhëresën për t’u mbledhur folklori. Pas luftës u vendos në Tiranë dhe pothuajse gjatë gjithë jetës punoi në revistën “Hosteni”. Ne fillimet e veta nisi të shkruajë vjersha humoristike, të cilat i botoi te revista,”Hosteni”. Bën pjesë në komisionin e përbërë prej gjashtë vetëve që mbikëqyri e redaktoi përkthimin e “Iliadës” nga Shllaku, duke e shoqëruar botimin me studimin, “Iliada dhe bota homerike”. Spiro Çomora u mor edhe me përkthime. Ai përktheu poemën “Skënderbeu” të shkruar nga Grigor Perliçev më 1968. Më 1957 botoi të përkthyera fabulat e Ezopit “Sorra e pëllumbi”, pastaj “Paqen” Lisistratën, Kalorësit, drama rë Aristofanit; pjesë të zgjedhura nga Satirat e Junius Juvenalit dhe 12 këngët e para të “Odisesë” së Homerit, Vdiq në vitin 1973.

Mehmet Dermani – Gjonbalaj, u lind më 31 janar 1911, në fshatin Vuthaj të Plavës. Në vitin 1918 familja e tij emigruan në Shkodër, ku strehë për ta u bë familja e Bajram Currit. Shkollën fillore e kreu në Kolgecaj, më vonë Bajram Curr, kurse të mesmen në Shkodër. Qysh herët ishte njohur me patriotin Asim Vokshi, me të cilin përpos që e lidhte miqësia familjare, e lidhte edhe ideja revolucionare. Së bashku u shkolluan në Akademitë Ushtarake në Itali, prej nga u kthyen më 1931 me gradat nëntoger. Mehmet Dermani, po ashtu ishte ndër shokët më të ngushtë të poetit të madh Millosh Gjergj Nikollës – Migjenit. Ishte njëri ndër organizatorët kryesorë dhe pjesëmarrës në Konferencën e parë themeluese të Këshillit Nacional Çlirimtar për Kosovë dhe Rrafsh të Dukagjinit, që u mbajt me 31 dhjetor 1943 e 1 dhe 2 janar 1944, në Bujan të Malësisë së Gjakovës, në kullën e Sali Manit. Pas çlirimit të Tropojës më 16 tetor 1944, më 6 nëntor 1944, në Astë të Tropjës u formua Brigada e XXV-të Sulmuese. Më vonë kundërshtoi regjimin u burgos dhe mbajti 4 vite në burgun e Tiranës. Mehmet Dermani, vdiq i internuar, në Selenicë, në një ditë të premte, më 25 prill 1986, në moshën 75 vjeçare

Më 31 janar 1997, kanë rënë në një pritë të Policisë serbe dëshmorët e parë të UÇK-së Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullau. Zahir Pajaziti u lind më 1 nëntor të vitit 1962 në fshatin Turuqicë të Podujevës, ndërsa ra dëshmor më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë. Ishte një ndër themeluesit e UÇK-së dhe Hero – dëshmor i luftës së Kosovës. Ai ra heroikisht së bashku me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, në një pritë të organizuar nga forcat e armikut, në fshatin Pestovë të . Zahir Pajaziti ishte një ndër komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës. Më 31 janar 2008, në 11 vjetorin e rënies, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës Urdhrin “Hero i Kosovës.
 

Kalendari kombëtar , Shkurt​


Më 1 shkurt të vitit 1818, në Shkodër u lind Zef Jubani, shkrimtar folklorist, rilindës i shquar. Ai i ka dhënë kontribut të veçantë mbledhjes së trashëgimisë ****** Më 1871, botoi në Trieshtë “Përmbledhje këngësh popullore dhe rapsodish shqiptare”: Në këtë libër autori ka përfshirë edhe disa krijime të autorëve tjerë, si dhe një poezi të bukur nga një autor anonim me titull “Zâni i kasnecëve”, kjo vjershë ishte një kushtrim për çlirim, ishte e përkthyer edhe frëngjisht dhe kishte pasur ribotime. Prej saj u frymëzua edhe Pashko Vasa dhe shkroi poezinë “O moj Shqypni”, Jubani shkroi edhe libra tjerë me tema historike e ekonomike, por edhe librin “Histori e Gjergj Kastriotit”, që i mbeti i pa mbaruar dhe pa botuar. Vdiq në vitin 1880, në Shkodër.

Më 1 shkurt të vitit 1949 në Gjirokastër u lind, Petrit Qejvani, një nga fëmijët e Ago e Asife Qejvanit, me origjinë nga Kallarati i Vlorës. Gjatë viteve 1968-1972 mbaroi studimet në Universitetin e Tiranës, dega Gjuhë-Letërsi dhe më vonë në vitet 1977-1978 kursin pasuniversitar për Kritikë Letrare. Prej disa vitesh 1973-1987 punoi si mësues letërsie, fillimisht në Kukës e më vonë në Llakatund dhe në disa shkolla të qytetit të Vlorës. Në vitet 1987-1990 për tre vjet kreu detyrën e drejtorit të Teatrit të Vlorës. Më vonë për disa vite punoi drejtor në disa shkolla të qytetit po në Vlorë. Karrierën e tij pedagogjike e mbylli si pedagog pranë Departamentit të Gjuhë-Letërsisë në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës. Pas një sëmundje të rëndë poeti, prozatori, publicisti, kritiku letrar, Petrit Qejvani në gusht 2014 ndahet nga jeta, duke lënë pas një sërë dorëshkrimesh në poezi, prozë, shkrime publicistike dhe kritikë letrare.

Më 1 shkurt 1999, në Jabllanicë të Gjakovës me nderime ushtarake u varros eprori i lartë i UÇK-së, Agron Rama i cili kishte rënë në pritë të forcave serbe më 29 janar

Më 2 shkurt të vitit 1924, në Dibër u lind Sylejman Pitarka, dramaturg, skenarist, artist i popullit. Ai ka luajtur me sukses 50 role në Teatrin Kombëtar të Tiranës dhe 20 të tjerë në kinematografi. Ka hyrë në historinë e dramës shqipe si autor i dramës “Familja e peshkatarit”. Më 1927, kur ishte në moshën trevjeçare, familja e tij u vendos në Durrës. Këtu kaloi fëmijërinë. Pas mbarimit të shkollës së mesme, filloi punë në bankë. Libri i tij Trimi i mirë me shokë shumë është një dramë për fëmijë ku flitet për Skënderbeun (Gjergj Kastriotin). Vdiq më 24 mars të vitit 2007 në Tiranë.

Më 2 shkurt të vitit 1991 filloi në Kosovë Aksioni për Pajtimin e Gjaqeve, në krye me profesor Anton Çettën dhe disa intelektualë nga Kosova. Aksioni kishte për qëllim pajtimin e vrasjeve dhe armiqësive në mes të shqiptarëve në kohën kur regjimi serb kishte pezulluar autonominë e Kosovës dhe pritej pajtimi kombëtar si kusht për luftë të armatosur për çlirim nga robëria.

Më 3 shkurt 1828 u lind, Elena Gjika, e njohur si Dora d’ Istria. Ishte shkrimtare rumune me origjinë shqiptare. Elena mori pjesë gjallërisht në lëvizjen kulturore përparimtare të Evropës si kundërshtare e sundimit despotik monarkist dhe e shtypjes Kombëtare. U radhit në mes të 10 femrave më të ngritura intelektualisht ne botën e asaj kohe. Përkrahu Rilindjen Kombëtare Shqiptare, mbajti lidhje të ngushta me veprimtarë të shquar të saj, si: Jeronim de Rada, Dhimitër Kamarda, Zef Jubani, Zef Serembe, Thimi Mitko etj. Në shenjë mirënjohjeje për ndihmesën e dhënë në njohjen e çështjes Shqiptare nga opinioni publik botëror, patriotët rilindës dhe arbëreshë të Italisë e të Greqisë i kushtuan librin me titull : Dora d’Istrias-Shqiptarët një përmbledhje vjershash patriotike.

Më 3 shkurt të vitit 1913, lindi Riza Lushta, futbollist shqiptar i përmasave botërore. Riza Lushta u lind në Mitrovicë të Kosovës. Futbollist i Skuadër kombëtare të Tiranës, më vonë i Barit, Juventusit, Napolit, Aleksandrisë, Kannes në Francë Kampion me Skuadrën kombëtare të Tiranës 4 herë. Golshënuesi më i mirë i kampionatit shqiptar në dy edicione: 1936 dhe 1937. I pari futbollist shqiptar i përmasave europiane me një karrierë të shkëlqyer edhe në Itali. Qendër-sulmues dhe golë shënues i madh. Në vitet 1942, 1943 ishte golshënuesi më i mirë i lojtarëve të huaj në kampionatin italian. Me 85 ndeshje dhe 47 gola të shënuar ai është midis 23 shënuesve më të mëdhenj për të gjitha kohërat në historinë e Juventusit, gjithnjë deri më 2005. Vdiq në vitin 1997.

Natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, “Rojat e urës” në Veri të Mitrovicës vranë 10 shqiptarë plagosën qindra të tjerë dhe dëbuan nga qyteti rreth 12 mijë banorë të pjesë veriore. Aksionin spastrues të policës së Serbisë dhe serbëve vendorë të veriut, nuk e penguan forcat franceze të KFOT-it. ‘Rojat serbe të Urës mbi Lumin Ibër, të cilat ishin vendosur në qershor të vitit 1999 vranë 10 shqiptarë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleq, plagosën shumë të tjerë, ndërsa dëbuan rreth 12 mijë shqiptarë, të cilët u detyruan të kalojnë në jug të qytetit, duke lënë prapa shtëpitë e tyre në flakë. Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) kishte thënë se të gjitha këto vrasje janë bërë në prani të ushtarëve francezë të KFOR-it dhe policisë ndërkombëtare. Në natën ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit 2000 janë vrarë Nezir e Shqipe Voca, Niman Sejdiu, Bashkim Rrukeci, Sebiha Abrashi, Selime Berisha, Muharrem Sokoli, Nderim Ajeti, Nerimane Xhaka dhe Remzije Canhasi. Sipas dëshmitarëve, operacionin e vrasjeve e kishte udhëhequr MUP-i i Serbisë, në krye me ish-komandantin, Dragan Delibashiq, politikanin tashmë të vrarë serb Oliver Ivanoviq dhe të tjerë. Gjykata Themelore në Mitrovicë më 2014 shpalli fajtor Oliver Ivanoviqin, të cilin e kishte dënuar 9 vjet burg për krime lufte shqiptarëve gjatë dhe pas luftës në Kosovë



Më 4 shkurt 1927 u lind Tano Banushi, aktor, humorist, Artist i popullit. Në korrik të 1958 u krijua në Shkodër estrada profesioniste, e përfshirë në kuadrin e teatrit “Migjeni” të porsandërtuar, ku Banushi u emërua aktor profesionist. Më 14 nëntor të po atij viti doli premiera e parë e Estradës së Shkodrës me titullin “Reparti i operacionit të zemrës”, ku Tanoja ishte edhe inspektor skene. Më 1962 estrada nisi turnetë në mbarë Shqipërinë, u dekorua me Urdhërin e Punës të klasit I dhe në njëzet vjetorin e saj më 1978 u dekorua me Urdhërin “Naim Frashëri” të klasit të Parë. Më 5 shkurt 1986 doli në pension, 4 vjet pasi kishte mbushur moshën e pensionit. Megjithatë, e vijoi veprimtarinë artistike, duke shkruar e botuar edhe skeçe, tregime humoristike e anekdota. Ndërroi jetë më 7 gusht 1993

Më 4 shkurt të vitit 1944 nazistët gjermanët dhe mercenarët e Xhafer Devës vranë e masakruan në Tiranë 84 qytetarë të pafajshëm, në përpjekje për të arrestuar partizanët. Kjo është njëra ndër masakrat më të mëdha gjatë LANÇ në Shqipëri.

Më 4 shkurt të vitit 2001 ka rënë dëshmor në luftën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Shpend Mazrekaj.

Më 5 shkurt të vitit 1887, në Gjirokastër lindi, Omer Nishani, atdhetar, burrë shteti. Ka qenë mjek, politikan shqiptar, pas Luftës së Dytë Botërore u bë presidenti i parë i shtetit komunist, ministër i Punëve të Jashtme i Shqipërisë dhe kryetar i Presidiumit të Kuvendit që në atë kohë mbante edhe postin e Kreut të Shtetit. Në vitin 1914 ishte mjek në batalionin e Gjirokastrës e më pas në Vlorë. Më 1914 dërgohet nga qeveria në Vienë për të praktikuar si mjek ndër klinikat e atjeshme. Më 1915-1918 doktor i Bashkisë së Ballshit në varësi të Prefekturës së Beratit. Më 1920 emërohet mjek në spitalin e Tiranës. Më 1923-24 mjek i Bashkisë Durrës. Në fillim të 1924 burgoset për dy javë për shkak të pjesëmarrjes në atentatit ndaj Zogut në parlament. Në dhjetor të 1924 largohet nga Shqipëria për në Itali e më pas në Austri. Më 1925 ishte ndër themeluesit e Konaresë së bashku me Fan Nolin. Vdiq më 26 maj 1954 në Tiranë.

Më 5 shkurt të vitit 1931 vdiq, Mihal Grameno, atdhetar, shkrimtar, luftëtar i lirisë. U lind në Korçë në vitin 1871, në një familje tregtare. U shkollua në vendlindje dhe më 1885 mërgoi drejt Rumanisë. Në Bukuresht u lidh me lëvizjen kombëtare shqiptare, ku më 1889 u zgjodh edhe sekretar i shoqatës “Drita”. Më 1907 iu bashkua çetës së porsaformuar të Çerçiz Topullit, duke marrë pjesë në vrasjen e peshkopit grek te Guri i Cjapit për të marrë gjakun e Spiro Kosturit, vrarë nga grekët në Selanik. Grameno si gazetar bëri të mundur raportin e përleshjes së çetës në Mashkullorë. Më 1908 çeta shkoi të takonte Njazi bej Resnjën për të diskutuar më 23 korrik duke diskutuar për përparësitë që do t’i jepte shqiptarëve shpallja e një kushtetute. Po atë vit në nëntor përfaqësoi Klubin e Korçës në Kongresin e Manastirit. Më 1910 proklamoi themelimin e një kishe shqiptare, dhe nuk u njoh nga Perandoria Osmane. Gjatë kryengritjeve të vitit 1911 Grameno kryente ndërlidhjen mes grupeve të çetave ndër viset shqiptare dhe prijësve të lëvizjes kombëtare në Stamboll për të koordinuar kryengritjet. Vdiq në Korçë më 5 shkurt, 1931. Për meritat e shquara në dobi të atdheut, i është dhënë titulli “Hero i Popullit”.
 
Më 6 shkurt 1997, vdiq, Nexhip Vinçani, luftëtar partizan, gjeneral. U lind më 11 gusht të viti t1916, në familjet patriotit dhe luftëtarit, komandantit Kareman Vinçani, lindi Nexhip Vinçani. Shkollën e mesme fillimisht në Liceun e Korçës, më pas në shkollën ushtarake Tiranë dhe e përfundoi në gjimnazin e Shkodrës. Që në moshë të re, si student i Liceut të Korçës, ai ra në kontakt me rrethe studentore e punëtore përparimtare, me përfaqësues të Shoqërisë “Puna”. Në Shkollën Ushtarake dhe në gjimnazin e Shkodrës njihet me Reshit Çollakun, Skënder Çaçin, Vojo Kushin, Emin Durakun etj. Nexhip Vinçani do të vlerësohej dhe nderohej me 11 medalje të larta dhe urdhra nga Kuvendi Popullor i Shqipërisë, medaljen “Shqiponja e Artë“ nga Presidenti i Shqipërisë, dy herë medalje si pjesëmarrës dhe kontribues i veçantë në Luftën e Dytë Botërore nga Presidentet e Rusisë. Këshilli i Qarkut të Korçës i ka dhënë titullin “Qytetar Nderi”.

Me 6 shkurt të vitit 1999 nga Aeroporti i Prishtinës, u nis për në Rambuje të Francës, delegacioni i Kosovës. Sipas marrëveshjen me autoritet ndërkombëtare delegacioni që përfaqësonte UÇK-në nuk iu ka nënshtruar formaliteteve të kontrollit, ndërkohë që për në Francë kanë udhëtuar dy aeroplanë civilë. Delegacioni i UÇK-së ishte përcjellë nga fshati Shalë i Drenicës drejt Aeroportit të Prishtinës me prani të një numri të madh të luftëtarëve të UÇK-së dhe popullatës liridashëse të Drenicës jugore.

Më 7 shkurt të vitit 1923 lindi, Stefanaq Pollo. U lind në Përmet. Studimet i kreu në Liceun Francez të Korçës. Në vitin 1942 ka hyrë në radhët e Rinisë Komuniste dhe në majin e 1943 doli partizan. Nga Tetori 1944 e deri në Tetor 1945 ka punuar redaktor i gazetës “Kushtrimi i Lirisë”, dhe më vonë si redaktor i gazetës “Bashkimi”. Me krijimin e Universitetit të Tiranës në vitin 1957 emërohet dekani i parë i Fakultetit te Historisë dhe të Filologjisë. Në vitet 1972 – 1989 qe drejtor i Institutit të Historisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Në vitet 70 qe për tetë vite deputet në Kuvendin Popullor. Në mjaft artikuj shkencorë, referate, kumtesa dhe diskutime të mbajtura në Kongrese, konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit prof. Stefanaq Pollo, në mënyrë të veçantë, është ndalur në trajtimin e problemeve thelbësore të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Vdiq më 15 maj të vitit 1997.

Më 7 shkurt të vitit 1999, në Rambuje të Francës, pas disa orë konsultimesh, u vendos që në krye të delegacionit negociatar të Kosovës të emërohet, Hashim Thaçi, i cili ishte edhe kryesuesi i delegacionit të UÇK-së. Përfaqësuesit e tjerë ishin dr. Rexhep Qosja nga Lëvizja e Bashkuar Demokratike, Ibrahim Rugova nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe një përfaqësuese i shoqërisë civile.

Më 8 shkurt të vitit 1920, tetë vjet pas shpalljes së Pavarësisë, qyteti i Tiranës zyrtarisht u shpall kryeqytet i Shqipërisë. Tirana dikur ishte një qytet tipik i lindjes, sot është kthyer në një qytet modern me rreth 1 milionë banorë.

Tirana ndodhet në qendër të Shqipërisë, rreth 35 km në lindje të Durrësit dhe rreth 40 km në veri-perëndim të Elbasanit, në një luginë të rrethuar nga Mali i Dajtit në lindje, kodrat e Kërrabës dhe Saukut në jug, kodrat e Vaqarrit dhe Yzberishtit në perëndim dhe ato të Kamzës në veri. Qyteti u themelua në vitin 1614. Emri i Tiranës përmendet në vitin 1418 në një dokument të Venedikut. Gjatë gjithë historisë së saj ajo ishte një qendër romake. Ajo u pushtua në shekullin e pesëmbëdhjetë nga Perandoria turko-osmane, i cili ndikoi dhe ndryshuar politikën, shoqërinë, kulturën, arkitekturën dhe fesë në shekujt e mëvonshëm. Tirana e shpalli pavarësinë në 26 nëntor 1912. Përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërisë në vitin 1925 nga Asambleja Kushtetuese.

Më 8 shkurt të vitit 1923 lindi, Jakov Xoxa, romansier i njohur shqiptar. Xoxe në letërsinë shqipe ka mbetur si shkrimtari më i madh i realizmit, i njohur sidomos me romanin “Lumi i vdekur” ku në mënyrë letrare simbolike parasheh bashkimin e Kosovës me Shqipërinë Xoxe ka shkruar edhe romane e novela, si Lulja e Kripës, Juga e Bardhë e të tjera, Vdiq në vitin 1979.

Më 8 shkurt të vitit 1999 SHP i UÇK-së me një deklaratë publike njoftonte se me fillimin e bisedimeve në Rambuje, regjimi i Milosheviqit kishte intensifikuar sulmet kundër shqiptarëve dhe bazave të UÇK-së. Luftime ishin zhvilluar në Zonën e Llapit në rrugën, Prishtinë- Podujevë –Kerpimeh. Forcat serbe kishin sulmuar fshatrat e Mitrovicës, Malishevës, Suharekës. Duke u përballur me këtë gjendje, SHP i kishte dërguar një notë proteste Grupit të Kontaktit dhe kërkonte që serbët t’ i ndalonin sulmet, për t’i dhënë shans bisedimeve.

Më 8 shkurt të vitit 1984 ka rënë dëshmor, Bajram Bahtiri. Ai ishte rrethuar në shtëpinë e tij në Prishtinë nga milicia jugosllave dhe inspektorët e UDB-së. Kishte rënë pas një qëndrese meritore kundër milicisë dhe UDB-së.

Më 9 shkurt të vitit 1898 u lind Bilall Golemi, mjek veterinar, mikrobiolog i shquar në fushën veterinare e mjekësore, patriot, atdhetar e demokrat përparimtar. U largua nga Golemi kur ishte 7 vjeç, duke shkuar pas të atit në Stamboll. Kreu shkëlqyeshëm studimet e larta në mjekësinë veterinare. U specializua për mikrobiologji në institutin «Paster» në Paris. Në vitin 1952 emërohet sekretar i përgjithshëm i institutit qendror veterinar në Ankara, po këtë vit zgjidhet ekspert i Organizatës Ndërkombetare të Shëndetësisë. Studimet e tij patën jehonë të madhe në Evropë e në botë. Vdiq në Stamboll, në vitin 1955.

Më 9 shkurt të vitit 1999, SHP i UÇK-së kërkonte nga Grupi i Kontaktit, një armëpushim zyrtar mes forcave serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me ndërmjetësimin e forcave ndërkombëtare. Në kushte dhe rrethana të bombardimeve e luftimeve të përditshme nuk mund të ketë dialog as bisedime të suksesshme, në Ramuje. Nën tytat e armëve nuk mund të dialogohet por vetëm të luftohet thuhej mes tjerash në komunikatën numës 32 të SHP të UÇK-së.

Më 9 shkurt të vitit 1999, pavarësisht bisedimeve që po zhvilloheshin, në Rambuje, forcat serbe kishin ndërmarrë një fushatë ushtarake në rajonin e Pejës e veçmas në Grykën e Rugovës ku vepronte brigada 136, Rugova e Zonës Operative të Dukagjinit. Përforcime ushtarake ishin vërejtur edhe në rajonin e Shtimes, kur pritej që në ditët në vazhdim të varroseshin trupat e 45 shqiptarëve të masakruar nga serbët, më 15 janar në Reçak.

Më 9 shkurt të vitit 1999 me nderime ushtarake dhe në prani të shumë pjesëmarrësve u varros trupi i dëshmorit, Naim Xhafer Gashi nga Sferka e komunës së Klinës. Ai kishte rënë më 29 janar në Rogovë të Hasit

Më 10 shkurt lindi, Haki Mbroja, atdhetar, mjek luftëtar i Pavarësisë. Vdiq në vitin 1931.

Më 10 shkurt të vitit 1897 lindi, Mati Logoreci, veteran i shkollës shqipe, historian, gjuhëtar, vdiq në vitin 1941.

Më 10 shkurt të vitit 1910, lindi Gjon Serreçi, atdhetar idealist, njëri nga krerët kryesorë të Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare. Më 31 gusht të vitit 1947, pas dënimit me vdekje, ishte pushkatuar nga regjimi titist, në vendin e quajtur Tok bahçe, në Prishtinë, së bashku me Ukë Sadikun, Osman Bunjakun dhe Ajet Gërgurin.

Më 10 shkurt të vitit 1891 lindi, Abaz Kupi, atdhetar nacionalist, zogist. Vdiq në vitin 1976.

Më 10 shkurt 1900 lindi, Hysen Lepenica, atdhetar, ballist, antifashist. U vra nga italianët, në vitin 1943.

Më 10 shkurt të vitit 1917, lindi Mysime Kokollari, studiuese, shkrimtare, folkloriste. Vdiq në internim në vitin 1983.

Më 10 shkurt të vitit 1926 vdiq, Aqif Pashë Elbasani, atdhetar, bashkëveprimtar i Ismail Qemalit.

Më 10 shkurt të vitit 1999, forcat serbe, pasi i kishin mbajtur për afër një muaj në morgun e Prishtinë, me ndërmjetësimin e verifikuesve të OSB-së kishin kthyer në Reçak 45 kufomat e masakruara të shqiptarëve në Reçak më 15 janar të po atij viti, nga forcat kriminale serbe.
 
Më 11 shkurt të vitit 1920, në Tiranë u vendos Qeveria e votuar nga Kongresi i Lushnjes. Kongresi i Lushnjes kreu punimet në shtëpinë e patriotit lushnjar, Kasëm Fuga, nga 21 deri më 31 janar te vitit 1920. Në Kongres morën pjesë delegatë të zgjedhur nga e gjithë Shqipëria. Qëllimi i Kongresit ishte studimi i situatës së brendshme dhe të jashtme të vendit dhe masat që duhet të merreshin për shpëtimin nga rreziku i copëtimit të Shqipërisë. Delegatëve i uroi mirëseardhjen në Kongres Ferit Vokopola që ishte delegati i Prefekturës së Beratit, Lushnjes dhe Skraparit. Pas Vokopolës, fjalën e mori patrioti i famshëm i asaj kohe Aqif Pashë Elbasani i cili iu përgjigj shkurt të gjitha pyetjeve të bëra nga delegatët duke mbyllur ceremoninë e hapjes së Kongresit.

Më 11 shkurt të vitit 1900 u lind në Pejë, Ali Kelmendi, militant komunist, anëtar i Kominternës, Hero i Popullit. Ali Kelmendi, njëri ndër personalitetet më të njohura të lëvizjes komuniste të Shqipërisë dhe të Kosovës. U lind dhe u rrit në një familje të varfër fshatare por me ide atdhetare. Në qershor të vitit 1924, përkrahu Revolucionin borgjez demokratik në krye me Fan Nolin. Pas rënies së Qeverisë së Nolit në dhjetor të vitit 1924, Ali Kelmendi ashtu sikur edhe shumë intelektualë përparimtarë, u largua nga Shqipëria duke emigruar fillimisht në Itali pastaj në Francë e më vonë edhe në Bashkimin Sovjetik. Ishte pjesëmarrës i Internacionales Komuniste. Në vitin 1930 dërgohet nga Internacionalja për ta aktivizuar lëvizjen komuniste në Shqipëri dhe në Kosovë, ku dha kontribut të madhe. Mori pjesë në luftën e Spanjës por u sëmur rëndë dhe Vdiq në një spital të Parisit në vitin 1939.

Më 11 shkurt janë varrosur në Reçak të Shtimes, 45 martirët e masakruar barbarisht nga forcat serbe më 15 janar. Gjatë ceremonisë, ambasadori amerikan, Viliam Voker mbajti një fjalë rasti, në prani të mijëra pjesëmarrësve në varrim.

Më 11 shkurt të vitit 1999 janë varrosur dëshmorët e ushtrisë çlirimtare të Kosovës: Bahtiar Morina nga Lubizhda e Malishevës, dhe Naim Dreshaj nga Priogoda e Burimit.

Më 11 shkurt të vitit 1999, u takuan dhe biseduan me delegacionin e Kosovës në Rambuje, ministri i Jashtëm të Anglisë, Robin Kuk dhe zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Xhejms Rubin.

Më 12 shkurt të vitit 1905 kriminelët grekë masakruan Papa Kristo Negovanin. Lindi më 1875 ne Negovan afër Follorinës. Shkollën e kreu në Athinë. Luftoi kundër synimeve shkombëtarizuese të kishës e të qarqeve shoviniste të borgjezisë greke. Propagandoi idenë e bashkimit të forcave patriotike në luftën kundër lakmive të shteteve shoviniste fqinje. Më 10 shkurt 1905 Negovani mbajti një shërbesë kishtare shqip në prani të Karavangjelisit, peshkop i Kosturit. Pas dy ditësh, të shtunën, 12 shkurt 1905, fshati u rrethua nga banditët grekë. Në mes të natës, andartët grekë duke i sulmuar me sëpata vranë mizorisht Papa Kriston, vëllanë e tij dhe katër shqiptarë. Për të marrë hak për këtë akt që kisha ortodokse greke ua veshi shqiptarëve, luftëtarët popullorë Bajo e Çerçiz Topulli zunë pritë dhe vranë Peshkopin grek Fotis, në Korçë, në shtator 1906.

Më 12 shkurt të vitit 1948 u pushkatua në Prishtinë, Kadri Bebë Ribari, veprimtar dhe luftëtar i NDSH-së.
Luftëtari i Shqipërisë Etnike, Kadri Beba u lind në vitin 1878 në lagjen Graiçevci të fshatit Ribar i Madh afër Lypjanit. Në kohën e Mbretërisë serbe, kroate, sllovene ka qenë i përndjekur familjarisht nga regjimi. Në vitin 1937 është dënuar për aktivitete kudër regjimit dhe në vuajtje të dënimit është dërguar në Pozhegë të Uzhicës, në Serbi. Në pranverë të viti 1941 ka përkrahur depërtimin e forcave italo-shqiptare në Kosovë dhe në viset shqiptare, të cilat nga vitit 1918 i kishte mbajtur nën pushtim Jugosllavia monarkike. Ilaz Agushi, ministër i Kosovës në Qeverinë e Tiranës, e kishte emëruar kryetar të komunës së Lypjanit. Gjatë periudhës prej vitit 1941 e deri në fillim të fund të vitit 1944 ka mbajtur kontakte me krerët më të lartë të kohës. Ka kontribuar në dërgimin e forcave vullnetare për mbrojtjen e kufijve të Shqipërisë Etnike, sidomos në Frontin e Prapashticës ku kishte caktuar, vëllanë e tij Salih Rexha komandant të njësive të rrethit të Lypjanit. Në vitin 1944 ishte në radhët e Nacional-demokratike shqiptare, së bashku me Ajet Gërgurin, Gjon Serreqin, Arif Shalën, Ibrahim Lutfiun, Azem Jashanicën, e shumë të tjerë. Ka marrë pjesë në Kongresin e Lypovicës më 25 korrik të vitit 1946, dhe në luftimet në Hoqë të Prizrenit më 8 gusht. Duke qenë se forcat partizane komuniste ia mbanin në burg të gjithë meshkujt e familjes, duke e kushtëzuar me dorëzimin e tij, ai pranon të sakrifikohet për familjen dhe arrestohet në prill të vitit 1947. Më 26 dhjetor të atij viti Gjykata Supreme e Serbisë mori vendimin definitiv për pushkatimin e Kadri Bebë Ribarit. Dënohet me vdekje pushkatim si kundërshtar i regjimit komunist jugosllav dhe ishte ekzekutuar në lagjen Taukbahqe të Prishtinës, vend i cili më vonë u quajt “Strelishte” vend-pushkatim. Nuk janë gjetur eshtrat as i dihet varri.

Më 12 shkurt të vitit 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe kishin marrë një sulm në shkallë të gjerë kundër forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Llapit. Po kështu atë ditë kanë hyrë nga Serbia në Kosovë forcat të shumta të motorizuara serbe. Edhe në rajonin e Shtimes, të Klinës dhe të Pejës ka pasur lëvizje të mëdha të forcave ushtarake e policore serbe.

Më 12 shkurt të vitit 1999 SHP i UÇK-së kishte reaguar kundër paraqitjes së Halil Bicajt në postin e Ministrit të Mbrojtjes së Kosovës. Ai në cilësi të ministrit kishte vizituar edhe Republikën e Turqinë. Bicaj asnjëherë nuk kishte qenë në radhët e luftës dhe pozita e tij fiktive nuk pranohet nga SHP i UÇK-së.

Më 13 shkurt të vitit 1885 vdiq Albert Stratigo, arbëresh, politikan studiues i gjuhës shqipe. Lindi në Lungro në vitin 1822. Ishte student i Kolegjit Italo-Shqiptar të Sant’Adriano dhe dallua për dashurinë ndaj letërsisë romantike evropiane. Duke lexuar shkrimtarët kryesorë të kësaj letërsie ai erdhi në kontakt me idetë e para socialiste në Itali dhe ndër arbëresh. Në ato ide gjeti frymëzimin për të krijuar veprat e tij “Proletari” dhe “Bersalieri””. Në lirikën e tij L’Albaneze, “Shqiptari” rrëfen historinë e Shqipërisë, virtytet e popullit shqiptar dhe aspiratat e tyre për çlirim dhe bashkim.

Më 13 shkurt të vitit 1937 vdiq, Halim Xhelo, atdhetar, revolucionar demokrat, Hero i popullit.

Halim Xhelo lindi në Tërbaç të Vlorës më 13 shkurt të vitit 1894. Ishte arsimtar, luftëtar, organizator i Luftës së Vlorës në vitin 1920, pjesëmarrës në revolucionin e qershorit të vitit 1924. dhe përkrahës i qeverisë së Nolit, drejtues i gazetës “Politika” dhe “Liria Kombëtare” në Paris, veprimtar i Kominternit. Kreu shkollën e mesme në Korfuz. Mori pjesë në çetën kryengritëse të Spiro Ballkamenit më 1911. Pas Shpalljes së Pavarësisë punoi si arsimtar në fshatrat e Vlorës. Në Matogjin hapi shkollën e parë shqipe, më shtator 1913. Zhvilloi propagandë dhe veprimtari të dendur për mbrojtjen e tërësisë territoriale të shtetit shqiptar, ku spikati me shkrimet atdhetare. Më 1915-1916 kur çelet shkolla fillore për djem në Vlorë u caktua mësues së bashku me Jani Mingën e Thoma Papanon me drejtor Kolë Kamsin. Vdiq në Moskë në vitin 1937. Varrimi iu bë në krematoriumin e Moskës, hiri i trupit të tij mbeti në një poçe porcelani.

Më 13 shkurt të vitit 1949 u themelua “Bashkimi i Gazetarëve të Shqipërisë”.

Më 13 shkurt të vitit 1999 ka rënë dëshmori i UÇK-së, Avni Koshtova.

Më 13 shkurt të vitit 1999 banditët serbë të maskuar në një veturë, sulmuan me bomba në mesin e popullatës civile në qendër të Ferizaj me ç’ rast pati dhjetëra të lënduar rëndë.

Më 14 shkurt të vitit 1917 u lind në Tiranë, Beqir Balluku, luftëtar antifashist. ushtarak, gjeneral. Në vitin 1943 ishte anëtar i Partisë Komuniste dhe anëtar i Komitetit Qendror i Partisë komuniste, U arrestua nga italianët më 1943 për pak muaj dhe më 20 maj 1943 u caktua komandant i batalionit partizan Krujë-Ishëm. Më 18 shtator 1943 komisar i Brigadës së 3-të dhe më pas komandant i Brigadës së 2-të. Më 1944 ka qenë komandant i shtabit operativ të brigadave 2, 9 dhe 20. Më 1945 qe anëtar i Gjyqit Special. Për shkaqe politike u pushkatua në vitin 1974.

14 shkurt të vitit 1998 ka rënë Avdullah Nikaj, dëshmor i luftës së UÇK-së.

Më 14 shkurt të vitit 1999 Drejtoria për Marrëdhënie me Publikun e UÇK-së në Shtime kishte bërë të ditur se 430 banorë shqiptarë të Jezercit për më shumë se dy muaj ndodheshin nën rrethim të forcave serbe dhe në kushte dimri dhe në mungesë ushqimi rrezikoheshin për ekzistencë, meqë serbët nuk lejonin organizatat humanitare të lëviznin në artë drejtim.

Më 14 shkurt të vitit 1999, sekretarja amerikane e Shtetit, Medlin Olbrajt kishte takuar dhe kishte biseduar me delegacionin e Kosovës në Kështjellën e Rambujesë, në krye me Hashim Thaçin, i cili përfaqësonte delegacionin e Kosovës në këtë konferencës. Zonja Olbrajt kishte kërkuar qëndrim unik të delegacionit.

15 shkurt të vitit 1870 lindi Lazër Lumezi, mësues, gjuhëtar, veprimtar. Ishte veprimtar i arsimit, mësues në Shkollën e Parë Shqipe në Kosovë, në qytetin e Prizrenit, metodist i gjuhës shqipe, autor tekstesh shkollore, etnograf, folklorist e vjershëtor, bashkëkohës dhe bashkëpunëtor i Mati Logorecit dhe vazhdues i veprës së tij. U lind në Prizren ku edhe mbaroi shkollën fillore. Përveç gjuhës amtare zotëronte edhe gjuhët serbe, gjermane, turke e italiane. Dha kontribut të madh në përhapjen e alfabetit të Manastirit, çeljen e shkollës së parë shqipe në Zhur, formimin e shoqërisë “Besa-Besë”, të Pejës. Në Mësonjëtoren e parë shqipe në Prizren punoi plot 40 vjet, mbajti mësim nga të gjitha lëndët. Lazër Lumezi vdiq në vitin 1941.

Më 15 shkurt të vitit 1999, ministri i Jashtëm i Rusisë, Igor Ivanov kishte kundërshtuar vendosjen e trupave të NATO-s në Kosovë, edhe nëse arrihej ndonjë marrëveshje mes palëve në bisedime. Të trimëruar me këtë përkrahje të Rusisë, forcat serbe kishin dërguar nga në Kosovë kontingjente të reja ushtarake, të pajisura me armatim të rëndë.

Më 15 shkurt të vitit 1999, në Likoc të Drenicës, njëri prej bastioneve të njohura qysh prej fillimit të luftës së UÇK-së, filloi mësimin dhe stërvitjen gjenerata e tretë e kadetëve të shkollës Ushtarake: Hamëz Jashari. Me këtë rast Komandanti për moral i Zonës Operative të Drenicës, Shaban Shala kishte porositur kadetët e rinj të përcjellin përvojën e tyre ushtarake dhe dijen e arritur gjatë shkollimit.
 
Më 16 shkurt 1806 lindi Pjetër Zarishti, klerik, poet shqiptar i shekullit 19-të. Pjeter Zarishi me veprimtarinë e tij shënon një “ure kalimi” nga letërsia e vjeter shqipe ne letersine e re te Rilindjes Kombetare. Ai bëri lidhjen me letersine e Rilindjes, e cila do te njohe shkelqimin e vet me poete te tille si De Rada, Naimi, Mjeda etj. Vdiq ne vitin 1866.

Më 16 shkurt të vitit 1916 lindi, Qemal Haxhihasani, etnolog dhe folklorist i njohur. Ai ishte olklorist i shquar, hartues i veprës madhore “Epika legjendare 1 dhe 2”, studiuesi që u mor shumë me tema të palëvruara më parë te ne siç është p.sh. cikli i kreshnikëve, të cilat i përmblodhi në “Këngë popullore legjendare” dhe “Këngë popullore shqiptare”. Ai ka bërë shpjegimin e disa termave të shkencës e të teknikës për hartuesit e Fjalorit të gjuhës shqipe të botuar në Tiranë më 1980. Vdiq në vitin 1992.

Më 16 shkurt të vitit 1981 vdiq Zihni Sako, shkrimtar, studiues. Lindi në Gjirokastër më 1912. Është autori i njërit prej teksteve të parë të folklorit në shkollat e larta. Ndër veprat letrare të tij janë novelat: “Bereqeti”, “Ditë të gëzueshme”, disa vëllime me vjersha për fëmijë, vëllime me tregime etj. Ka kryer një veprimtari te gjere patriotike duke luftuar deri ne çlirimin e vendit. Ka punuar në Institutin e Shkencave ku ka qene sekretari i tij dhe drejtues i sektorit te folklorit.

Më 16 shkurt të vitit 1944 forcat gjermanë vranë e masakruan 74 burra gra e pleq në fshatin Vranisht të Vlorës.

Më 16 shkurt të vitit 1999, përfaqësuesi i Përgjithshëm Politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Demaçi, priti në zyrën e tij në Prishtinë, një grup kongresistësh amerikanë në krye me z Frank Volf. Duke folur për Konferencën e Rambujesë, Adem Demaçi kishte shfaqur rezerva në rezultatin e saj.

Më 17 shkurt 1946 u vra Ndrec Ndue Gjoka, arsimues, Mësues i popullit. Ndrecë Ndue Gjoka u lind më 1919 në fshatin Bisak të Fanit ( rrethi i Mirditës). U rrit në kushte jashtëzakonisht të vështira sikurse shumica e moshatarëve të tij të varfër të Mirditës. U vra nga bandat mercenare për shkak të aktiviteti të tij atdhetar në hapjen e shkollave shqipe në Mirditë dhe emancipimin e femrës shqiptare

Më 17 shkurt të vitit 2008 Kuvendi i Republikës së Kosovës shpalli Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. Në një mbledhje ku morën pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur.

Ligjshmëria e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës për një kohë ka qenë temë e diskutueshme. Serbia duke kundërshtuar kërkoi vlerësimin e vlefshmërisë ndërkombëtare dhe mbështetje për pozicionin e saj, gjoja se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës ishte e paligjshme. Në vazhdën e kësaj ecurie, në tetor të vitit 2008, Serbia kërkoi një opinion këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Më 22 korrik 2010, Gjykata konstatoi se Deklarata e Kosovës për Pavarësi, nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ishte kurorëzimi i një rrugëtimi të dhimbshëm lotësh e gjaku për qytetarët e Kosovës. Pas përfundimit të luftës dhe vendosjes së trupave ndërkombetare në Kosovë, në nëntor 2005 nisi zyrtarisht procesi për statusin përfundimtar.

Më 17 shkurt të vitit 1999, ambasadorët e 16 vendeve anëtare të NATO-s ishin takuar me qëllim për t i njoftuar autoritetet e larta të Britanisë së Madhe dhe të Francës lidhur me rrjedhën e negociatave në Konferencën e Rambujesë. Këshilli i NATO-s kishte konstatuar se ende nuk ishte arritur ndonjë marrëveshje meqë këtë e kundërshtonte pala serbe.

Më 18 shkurt të vitit 1931 agjentët serbë kanë vrarë albanologun e mirënjohur kroat, Millan Shuflaj. Ai u lind në vitin 1879 në Zagreb ku edhe kreu studimet. Interesimi i tij për shqiptarët dhe Shqipërinë e ndeshim që në fillim të karrierës së tij shkencore, kur, duke hulumtuar e mbledhur dokumente nëpër arkivat e Dalmacisë, për “kodeks diplomaticus” zbulon materiale burimore shumë interesante, të pabotuara, që i takonin mesjetës shqiptare. Kjo periudhë, në atë kohë ishte e pahulumtuar fare dhe zgjon interes të jashtëzakonshëm tek studiuesi i ri, interesim ky që e preokupon aq shumë, sa bëhet qëllim kryesor i veprimtarisë shkencore për gjithë jetën e tij.

Më 18 shkurt 1975 vdiq, Naim S. Frashëri, artist filmi dhe aktor teatri. Artist i popullit. U lind në Leskovik më 15 gusht të vitit 1923 dhe vdiq më 18 shkurt të vitit 1975, ishte aktor i njohur shqiptar. Karrierën profesionale si aktor e filloi në fillim të vitit 1945, por dashuria për teatrin i lindi që në 1942. Naim Frashëri do të luante me sukses një sërë rolesh kryesore e të suksesshme, Gjoni “Trimi i mirë me shokë shumë”, “Familja e peshkatarit”, “Gjenerali i ushtrise së vdekur”, “Përkolgjinajt”, “Orët e Kremlinit”, “Rrënjët e thella”, “Hamleti”. Ka interpretuar 8 role ne filmin artistik. Naim Frashëri është nderuar me shumë tituj dhe çmime të ndryshme. Mbetet nga ikonat e teatrit shqiptar. Ështe dekoruar edhe me urdhrin e lartë “Hero i punës socialiste”, si dhe mban titullin “Artist i Popullit”.

Më 18 shkurt të vitit 1999, zyrtarë të lartë amerikanë kanë ripërsëritur kërcënimin kundër kryetarit të Serbisë Milosheviq lidhur me krimet dhe masakrat në Kosovë. Ndërsa sekretarja amerikane e Shtetit Medlin Olbrajt ka kërcënuar me ndërhyrjen ushtarake të NATO-s nëse ai vazhdon ta shpërfill Konferencën e Rambujesë.

Më 19 shkurt 1470 vdiq, Pal Gazulli, humanist, pedagog, bashkëkohës i Skënderbeut. ishte humanist shqiptar, diplomat, pedagog, orator dhe një ndër bashkëpunëtorët e Skënderbeut. Familja Gazulli në mesjetë ishte një nga familjet e njohura feudale shqiptare nga Kabashi i Pukës dhe Ndërfana e Mirditës. Më 1442 u emërua rektor i shkollave të Raguzës, detyrë që e mbajti dy vjet. U kthye në atdhe pas formimit të Lidhjes së Lezhës dhe qe një ndër bashkëpunëtorët besnikë të Skënderbeut. Nga viti 1452 deri më 1459 shërbeu si ambasador në Republikën e Raguzës dhe nënshkroi në emër të Skënderbeut një sërë marrëveshjesh me të. Në vitin 1462 ai i kërkoi Republikës ishujt Hvar dhe Korcula për ushtrinë shqiptare në rast të një tërheqjeje të mundshme. Jetoi dhe vdiq në Raguzë.

Më 19 shkurt të vitit 1879 lindi Luigj Gurakuqi. Lindi në Shkodër. U rrit në gjirin e një familjeje tregtare shkodrane, nga Pjetër Gurakuqi e Lezja e Kolë Prekës. Me edukimin e tij u mor në mënyrë të veçantë i ati. Shkollën fillore e të mesme i ndoqi në Kolegjin Saverian në rendin tekniko-tregtar, prej ku doli më 1897. E plotësoi arsimin e mesëm në Kolegjin arbëresh e Shën-Mitër Koronës, ku pati mësues De Radën, që e frymëzoi për tërë jetën; ishte nxënësi i parë shqiptar aty. Me 1911 ishte një prej hartuesve të Memorandumit të Gërçes gjatë kryengritjes se malësorëve të Mbishkodrës të vitit 1911. Ne vitin 1912 mori pjesë në mbledhjen e Bukureshtit, pastaj më 28 nëntori të po atij viti mori pjesë në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Ishte pjesëmarrës i Revolucionit Demokratik borgjez të qershorit të vitit 1924 bashkë me Fan Nolin, Bajram Currin, Hasan Prishtinën e shumë atdhetarë të tjerë. U vra, në Bari të Italisë, nga forcat zogiste më 2 mars të vitit 1925.

Më 19 shkurt 1999, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Viliam Kohen urdhëroi zhvendosjen e 51 avionëve luftarakë në Evropë. Po atë ditë edhe ministri i Jashtëm gjerman Joshka Fisher kishte paralajmëruar se do të ketë luftë nëse do të dështojë Konferenca e Rambujesë.

Më 20 shkurt 1815 lindi, Sylejman Vokshi, atdhetar komandant ushtarak i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Fillimisht ka qenë delegat i Lidhjes e Prizrenit dhe më pas prijës ushtarak i saj. Si anëtar i komitetit qendror të Lidhjes në krye të komisionit të financave, Vokshi qe prijës me rëndësi në krahun ushtarak të Lidhjes. U lind në Voksh të Gjakovës, në një familje spahinjsh. Në periudhën e Tanzimatit mori pjesë në lëvizjen e Dervish Carës, arsye për të cilën e internuan në Anadoll. Më 1878 mori pjesë në mbledhjen e Prizrenit si delegat i Gjakovës, ku dhe firmosi Kararnamenë. Po atë vit, më 6 shtator, qe ndër organizatorët që mësyen kullën e Abdullah pashë Drenit për të shtënë në dorë mareshallin Mehmet Ali pashë Maxharrin që ishte mik tek ai, ndodhi që shënjoi të parin veprim ushtarak të Lidhjes. Në dhjetor të 1880 Lidhja u riorganizua dhe Vokshi mbajti krahun aktiv autonomist. Luftoi përkrah Haxhi Zekës dhe njësitë e tij zunë Shkupin më 4 janar 1881, Prishtinën me 18 janar dhe Mitrovicën, U kap nga forcat turke më 1885, fillimisht u dënua me vdekje, por më pas Sulltan Abdyl Hamidi i Dytë e fali dhe u dënua me internim dhe punë të detyruar.

Më 20 shkurt të vitit 1897, në Kozencë të Kalabrisë u mblodh Kuvendi i Dytë i Arbëreshëve të Italisë.

Më 20 shkurt të vitit 1999, zëdhënësi politik i SHP të UÇK-së, Jakup Krasniqi, kishte bërë me dijes se delegacioni i Kosovës në Rambuje do të insistonte që në marrëveshjen e mundshme të Rambujesë të parashihej edhe Referendumi pas tri vitesh.

Më 20 shkurt të vitit 1999, delegacioni i Serbisë në Rambuje vendosi definitivisht që të mos e nënshkruajë marrëveshjen, që kishte dalë nga konferenca e Rambujesë.
 
Më 21 shkurt të vitit 1902 u vra Haxhi Zekë Byberi. Lindi më 20 dhjetor në fshatin Shoshan të Malësisë së Gjakovës, ishte i biri i Mehmet Abedinit dhe Zelfije Doçit nga Deçani. Familja e tij më pas u shpërngul në Pejë. Ishte një nga organizatorët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe një nga luftëtarët më të vendosur për autonominë e Shqipërisë dhe mbrojtjen e tërësisë së saj territoriale. Në Kuvendin e parë të Lidhjes, më 10 qershor 1878, u zgjodh anëtar i Komitetit Qendror të saj. Mori pjesë, si komandant ushtarak, në krye të forcave të Lidhjes në aksionin e Gjakovës, në shtator 1878 kundër Mehmet Ali Pashës. Krahas udhëheqësve të tjerë politikë e ushtarakë të Lidhjes Haxhi Zeka në fund të vitit 1879 dhe në fillim të vitit 1880 luftoi për mbrojtjen e Plavës dhe të Gucisë kundër forcave të Malit të Zi. Në pranverën e vitit 1881 mori pjesë në betejat kundër ushtrisë së Dervish pashës.

Më 21 shkurt të vitit 1945 pas luftimeve të ashpra kundër brigadave partizane e çetnike, që kishin rrethuar rajonin e Drenicës, në fshatin Tërstenik, ka rënë heroikisht duke luftuar ballë për ballë forcave serbe, komandanti Shaban Polluzha, njëri ndër luftëtarët më të njohur shqiptarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shaban Polluzha ishte njëri ndër komandantët më të shquar gjatë viteve 1941- 1945, kur trojet shqiptare ishin bashkuar në një Shqipëri Etnike, por për shkak të ndasive dhe sulmeve nga forcat partizane jugosllave, nga ato bullgare e greke, nuk u arrit ruajtja e tërësisë territoriale. Ai me luftëtarët e tij ka marrë pjesë në mbrojtje të kufijve të Shqipërisë Etnike edhe në Sanxhak, së bashku me Aqif Blytën e luftëtarë të tjerë ku kanë luftuar kundër forcave partizane çetnike, që ishin përpjekur të shfarosnin popullatën jo serbe të asaj krahine Kryetrimit të Drenicës dhe të Kosovës së asaj kohe iu kishin bashkuar luftëtarë të njohur të Kosovës si kapiteni Mehmet Gradica, luftëtarët e NDSH-së dhe tërë popullata liridashëse.

Më 21 shkurt 1914 u lind Andrea Varfi, poet, studiues, publicist. Lindi në Qeparo të krahinës së Bregut, i biri i Epaminonda Varfit, mësuesi i shkollës së parë të fshatit. Mësimet fillore i kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen e ndoqi në Shkollën Tregtare të Vlorës ku ishin edhe Petro Marko, Spiro Çomora, Aleks Çaçi, Mehmet Shehu e Shefqet Musaraj. Më 1935 mbaron degën klasike të gjimnazit në Tiranë. Më 1941 kreu studimet Fakultetin e Shkencave Agrare në Universitetin e Peruxhias, Itali. Më 1941 kthehet në atdhe[1], ku bëhet pjesë e Grupit Komunist të Zjarrit. Pas Çlirimit emërohet drejtor i Kulturës dhe Propagandës Bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë. Më pas punoi në shtëpinë botuese “Naim Frashëri” e më pas në Lidhjen e Shkrimtarëve. Vdiq më 18 shtator 1992, në Tiranë.

Më 21 shkurt 1998 ka rënë dëshmor, Gafurr Xhafer Loku, veprimtar i njohur politik. Po atë ditë ka rënë edhe djali i tij, Driton Gafurr Loku, të dy luftëtarë të dalluar të Zonës Operative të Neredimes.

Më 22 shkurt të vitit 1999, forcat serbe kishin ndërmarrë një aksion të përgjithshëm kundër forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me qëllim që para nënshkrimit të Marrëveshjes së Rambujesë, të pushtonin sa më shumë territor që e mbante nën kontroll Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Radio-Kosova e Lirë kishte bërë të ditur për minimin e urës në Kaçanik nga forcat serbe, shtimin e forcave ushtarake e policore në Drenicë, granatime në Godishnjakë dhe në Majac të llapit, vrasjen e civilëve shqiptarë në Gjakovë, Prizren si dhe një ofensivë në Zonën e Shalës.

Më 22 shkurt të vitit 1999, pas vrasjes në pritë të shtëpinë e tyre të luftëtarëve, Gafurr Lokut dhe Dritan Lokut, në fshatin Paldenicë të Zonës së Kaçanikut, nga forcat serbe, popullata e këtyre fshatrave ka filluar t’i braktisë shtëpitë dhe të vendoset në Maqedoni. Rreth 1500 banorë, me shumicë fëmijë gra e pleq nga fshatrat e Hanit të Elezit janë shpërngulur në kushte të rënda të dimrit dhe janë vendosur në Kumanovë, Shkup e në Tetovë.

Më 22 shkurt të vitit 2008, vetëm pesë ditë nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës shumë shtete të botës e njohën shtetin më të ri të Evropës, në mesin e tyre ishte edhe Peruja e cila e njohu Kosovën shtet të pavarur.

Më 23 shkurt 1848 doli numri i parë i Gazetës: “L albanese d’ Italia” (Shqiptari i Italisë) e Jeronim De Radës. Kjo gazetë mbrojti të drejtat e shqiptarëve, duke radhitur fakte e argumente të historisë së Shqipërisë, me qëllim që të njihej edhe opinioni në Itali e më gjerë.

Më 23 shkurt të vitit 1999, delegacioni i Kosovës në Rambuje, i cili përfaqësohej nga Drejtoria politike e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krye me Hashim Thaçin, Lidhja Demokratike e Kosovës me Ibrahim Rugovën dhe Lëvizja e Bashkuar Demokratike në krye me akademikun, Rexhep Qosja, mori vendim për formimin e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës. Qeveria do të funksiononte deri në kohën kur në Kosovë do të mbaheshin zgjedhjet e lira. Mandatari i Qeverisë me marrëveshje, ishte nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Këtë marrëveshje e kishin nënshkruar: Hashim Thaçi, Rexhep Qosja dhe Ibrahim Rugova.

Më 23 shkurt të vitit 1999, pas 17 ditë pune kishte përfunduar Konferenca e Rambujesë dhe ndërkohë pritej të nënshkruar nga palët pjesëmarrëse. Edhe pse ajo mbaroi pa sukses nuk u shpall e dështuar meqë ende pritet të ketë lëvizje politike në këtë drejtim

Më 24 shkurt 1871 lindi Sevastie Qiriazi-Dako, arsimuese, veprimtare e çështjes kombëtare. Ishte atdhetare dhe nismëtare e organizimit të arsimit shqiptar për femra. Ishte Naim Frashëri ai që i dha mundësi Sevasti Qiriazit të studionte në kolegjin me emër Robert Kolegj në Stamboll e të luante një rol aktiv në arsimimin e grave. Ajo qe e para grua shqiptare që studioi në këtë institucion amerikan, të cilin e kreu në qershor 1891. Me t’u kthyer në Shqipëri ajo mori pjesë në ngritjen e shkollës së vashave në Korçë më 1891. Kjo shkollë është edhe fillimi i një shkolle mbi bazën laike. Pas Luftës së Parë Botërore kjo shkollë njihej ende me emrin e familjes Qiriazi. Ajo mori pjesë edhe në Kongresin e Manastirit, ku u mor kryesisht me përgatitjen e teksteve shkollore. Me të shoqin, gazetarin dhe shkrimtarin Kristo Anastas Dako e me të motrën Parashqevi ajo vajti në Rumani e prej andej emigroi në Shtetet e Bashkuara, ku bashkëpunoi me të përdyjavshmen “Yll’ i mëngjesit”. Motrat Qiriazi ishin mësueset dhe edukatoret e para të shkollës së vashave që u hap më 1891 në Korçë. Nga kjo shkollë dolën shumë emra të njohur të femrave të cilat kontribuan, jo vetem në fushën e arsimit , por u bënë edhe luftëtare të njohura të çështjes kombëtare. Vdiq më 30 gusht të vitit 1949.

Më 24 shkurt të vitit 1879, në Shën Kozmo Albaneze të Kalabrisë, u lind studiuesi e shkrimtari arbëresh Kozomo Serembe, nipi i poetit Zef Serembe. Ai është autor i disa përmbledhjeve poetike si Këngë lirie, Aleksandri i Madh shqiptar, Në kërkim të varrit të Skënderbeut, dhe autor i poemës Kënga e Krujës. Vdiq në vitin 1936.

Më 24 shkurt 1997 në burgun e Prishtinës është vrarë mizorisht, Besnik Muharrem Restelica, bashkëluftëtar i komandantit të UÇK-së, Zahir Pajaziti.

Më 25 shkurt të vitit 1887 lindi, Norbert Jokl, albanolog austriak, gjuhëtar dhe mik i madh i shqiptarëve. Ishte albanolog austriak me prejardhje hebreje. Njihet si një ndër themeluesit e albanologjisë. Por, para se të njihej si albanolog i madh ai ishte i çmuar si studiues i filologjisë balto-sllave. Kalvari i Joklit zë fill në maj të vitit 1938, atëherë kur nacionalistët e ekstremit të djathtë nazist nisën ta persekutonin e t’i mohonin të drejtat profesionale. Kërkoi me ngulm që Jokli të vinte në Shqipëri. Fundi i jetës së tij ishte tragjik. Norbert Jokli u arrestua nga Gestapoja në 4 mars 1942 në banesën e tij, në Vjenë dy nëpunës të Gestapos e morën profesorin prej shtëpisë së tij në. Si datë e vdekjes së Norbert Joklit konsiderohet 6 maji i vitit 1942.

Më 25 shkurt 1917 vdiq Prek Doçi, klerik, poet e veprimtar. U lind në lagjen Paraspor të fshatit Bulgër të kazasë së Lezhës, i biri i Prendit dhe i Mrikës. Lindi më 25 shkurt të vitit 1846. Studimet i mori në Shkodër, më 2 gusht 1859 hyri në të porsahapurin Seminar Papnor dhe më tej vijoi shkollimin në Romë në Kolegjin e Propagandës Fide më 1861.

Më 1871 u kthye në vendlindje, ku shërbeu si famullitar në Korthpulë, Orosh si kapelan i Imzot Gaspër Krasniqit dhe sërish famullitar në Kalvare. Më 1877 përfshihet në një rrymë revolte. Doçi u fsheh në Vuthaj, pranë Gucisë. Më vonë u arrestua, e dërguan në burgun e Selanikut dhe më pas në Stamboll. Me ndërhyrjen e Patriarkut armen Stefan Azarian, mori rrugën për në Romë me kusht që të mos kthehej në vendlindje. Pasi u kthye në Romë, u dërgua në Indi, ku ishte emëruar sekretar i delegatit apostolik – më vonë Kardinalit – Antonio Agliardi. Ndërroi jetë më 22 shkurt 1917.
 
Më 26 shkurt të vitit 1823 lindi Vinçenc Dorsa, arbëresh, studiues i gjuhës dhe kulturës shqiptare. Ai përfundoi studimet e tij të para në Kolegjin e Shën Adrianit në Shën Mitër Korone dhe nga viti 1848 ai bashkëpunoi me revistën “Kalabrese” të Cosenza të Italisë. Ai u dallua për studimet e tij mbi traditat popullore të Kalabrisë dhe të kulturës shqiptare. Ishte një studiues dhe dijetar i njohur në fushat intelektuale kalabreze të shekullit të nëntëmbëdhjetë, ai ishte autori, midis shumë shkrimeve filologjike dhe të letërsisë popullore shqiptare. Shkroi: Hulumtime dhe mendime, në Napoli, të vitin 1847, Tradita Greko-Latine në Përdorime dhe në besimet popullore të Calabria, botoi në Cosenza, 1884. Vdiq në vitin 1885.

Më 26 shkurt të vitit 1999 ka rënë në altarin e lirisë, Muhamet Gashi.

Më 26 shkurt të vitit 1999 ka rënë trimërisht luftëtari i lirisë Gazmend Baliu.

Më 26 shkurt të vitit 1936 lindi Simboli i Rezistencës kombëtare shqiptare, Adem Demaçi. Ai u lind në fshatin Lupç të Besianës, më 26 shkurt të vitit 1936. Në vitin 1958 është dënuar 5 vjet me burg për shkak të shkrimeve dhe bindjeve të tij, politike e atdhetare. Në vitin 1963 ka themeluar në Prishtinë organizatën e quajtur “Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve”, me program unik kombëtar të çlirimit dhe bashkimit të trojeve shqiptare në një shtet të vetëm. Kjo Lëvizje kishte arritur të zgjerohej në shumë qendra të Kosovës, por edhe në trojet e tjera shqiptare nën pushtimin Jugosllav. Për shkak të vazhdimit të aktivitetit atdhetar, Adem Demaçi dënohet 15 vjet burg. Edhe në vitin 1975 regjimi jugosllav e kishte dënuar 15 vjet burg. Demaçi ka mbajtur rreth 28 vjet burg gjatë kohës së regjimit të RSFJ-së.

Pas lirimit nga burgu në vitin 1990 Adem Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut deri në vitin 1995. Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Gjatë periudhës 1998- 1999 ka qenë zëdhënës politik i UÇK-së, në zyrën e tij, në Prishtinë. Pas luftës ishte tejet aktiv në jetën qytetare por nuk iu dha ndonjë pozitë zyrtare, në Shtetin e Kosovës për të cilin ka bërë aq shumë. Në vitin 2015 Adem Demaçi me disa ish të burgosur politikë themeloi TV-Diellin, por meqë ndërkohë ishte sëmurë familja e tij i tërhoqi mjetet, të cilat i kishte investuar në këtë medium.

Adem Demaçi vdiq më 6 korrik 2018, në Prishtinë.

Më 27 shkurt të vitit 280, ka lindur në Nish, perandori romak, Konstandini i Madh me origjinë nga Iliria. Ai filloi zgjerimin e krishterimit në Perandorisë Romake. Në vitin 313 ai nxori ediktin e Milanos ndaj tolerancës që krishterimi ishte i barabartë me fetë e tjera, kurse në vitin 325 mblodhi Këshillin e parë Ekumenik të Nikesë, i cili ka formuar bazën e sistemit dogmatik dhe kanonik të kishës së krishterë. Më 330 ai themeloi Konstandinopojën (Stamboll), kryeqytetin e ri të Perandorisë Romake.

Më 27 shkurt të vitit 1897 – U botua në Stamboll “Alfabetarja e gjuhës shqipe” e përgatitur nga Sami Frashëri, Vaso Pasha dhe Koto Hoxhi. Kjo Abetare e shkruar në gjuhën shqipe hapi një epokë të re në fushën e teksteve shkollore për mësonjëtoret e para shqipe që po hapeshin në trevat shqiptare, të cilat ishin nën sundimin e Perandorisë Osmane.

Më 27 shkurt 1908 lindi Pjetër Dungu, kompozitor i njohur shqiptar, Artist i Popullit. Pjetër Dungu, ishte i njohur si instrumentist, kompozitor dhe veprimtar i shquar i artit muzikor shqiptar.

Më 28 shkurt 1919 lindi Mojsi Zaloshnja, shkrimtar shqiptar. Veprimtaria e tij letrare është e gjerë dhe e hershme. Ajo zë fill që në moshën 16 vjeçare, kur ai ishte nxënës shkolle. Pas çlirimit shkroi më se 30 libra për të vegjël e për të rritur si dhe shumë të tjerë që kanë mbetur si dorëshkrime. Veprat letrare: “Kohët e ndryshuan”, “Nën hijen e Tomorit”, “Tregime të zgjedhura”, “Kur malet kërkonin diellin” “Gurë stralli” e të tjera.

Më 28 shkurt 1998 pas luftimeve me policinë serbe, në Qirez dhe Likoshan të Drenicës, kanë rënë 4 dëshmorë të UÇK-së, Rexhep Rexhepi, Beqir Rexhepi, Muhamet Gjeli dhe Naser Gjeli. Serbët atë ditë kanë masakruar 20 pjesëtarë të popullatës civile: Beqir Sejdiun, Ilir Nebihun, Rukie Nebihun, (shtazënë) Xhemshir Nebihun, Nazmi Sejdiun, Bedri Sejdiun, Bekim Sejdiun, Ibish Ramën, Ismail Behramin, Behram Fazliun. Nga familja Ahmeti janë martirizuar: Ahmet Ahmeti, Gani Ahmeti, Hilmi Ahmeti, Hamzë Ahmeti, Driton Ahmeti, Naim Ahmeti, Lumni Ahmeti, Shemsi Ahmeti, Basri Ahmeti dhe Elhami Ahmeti, dy të fundit të mitur.

Më 28 shkurt të vitit 1999 ka rënë luftëtari i lirisë, Albesian Salih Mataj.

Më 28 shkurt të vitit 1998 ka rënë dëshmor Hetem Hasaj. Luftëtar i dalluar i Zonës Operative të Neredimes
 

Kalendari kombëtar Muaji Mars​


Më 1 mars 1945 lindi, Xhevahir Spahiu, shkrimtar, poet. U lind në Malind të Skraparit, është shkrimtar i njohur shqiptar. Studioi në fakultetin histori-filologji, dega gjuhë-letërsi shqipe. Që nga viti 1968 ka punuar si gazetar në gazetën “Zëri i Popullit”, redaktor në revistën “nëntori”, mësues dhe libretist në Teatrin e Operas e Baletit në Tiranë. Është i nderuar me çmimin “Migjeni” dhe është fitues i çmimit të parë në konkursin e 45-vjetorit të çlirimit të Atdheut.

Më 1 mars të vitit 1999, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka caktuar, Hashim Thaçin, mandatar për formimin e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, e cila do të punojë për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira në Kosovë.

Më 1 mars të vitit 1999, Shtabi i përgjithshëm i Ushtrisë çlirimtare të Kosovës kishte caktuar një delegacion nga radhët e UÇK-së që do të vizitonte Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në delegacion bënin pjesë: Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Ramë Buja, Bashkim Jashari, Bislim Zyrapi dhe Ramush Haradinaj.

Më 1 mars 1999 sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Havier Solana ka mirëpritur vendimin e delegacionit të Kosovës për ta nënshkruar marrëveshjen në Rambuje. Ai ka kërkuar nga palët ndërluftuese në Kosovë që të vetëpërmbahen nga luftimet deri më 15 mars 1999

Më 2 mars 1444 në Katedrale të Shën Kollit, u mbajt Besëlidhja e Lezhës, Kuvendi ku u hodhën themelet e bashkimit kombëtar. Tubimi u mbajt në Kishën e Katedrales të Shën Kollit, në Lezhë, që njihet si Besëlidhja e Lezhës. Ishte çasti kur Gjergj Kastriot Skënderbeu, menjëherë pas kthimit nga Turqia, për herë të parë në historinë e mesjetës shqiptare mblodhi në një kuvend të gjitha principatat shqiptare, me qëllim përballimin e sulmit nga Perandoria Osmane Pikërisht, realizimi i bashkimit të të gjithë princave shqiptarë në një kuvend të përbashkët nga ana e Skënderbeut përbën edhe njërën ndër idetë më të mëdha e novatore të tij. Në Kuvendin e Lezhës u mblodhën principata shqiptare nga veriu në jug, ku më të rëndësishmet ishin Arianitasit, Dukagjinasit, Balshajt dhe Topiajt, ndërsa nga rajoni mori pjesë dhe princi i Malit të Zi. Kuvendi vendosi komandant të përgjithshëm të Lidhjes, Gjergj Kastriotin Skënderbeun, duke njohur autoritetin e tij politik dhe ushtarak. Që prej këtij bashkimi udhëheqësi legjendar rriti rezistencën e ushtrisë së tij dhe drejtoi luftën për 25 vjet me radhë kundër pushtimit turk.

Më 2 mars të vitit 1999 ka rënë dëshmor, luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Nuri Gani Bushi. Gjatë gjithë ditës u zhvilluan luftime të ashpra për veç Nuri Bushit atë ditë ka rënë edhe Xhemsedin Ibrahim Suma, kurse janë plagosur ushtarët Murat Loku, Xhelal Bushi dhe Mehmet Bilalli nga Lubishta e Vitisë.

Më 2 mars të vitit 1999 gjatë tërë ditës janë zhvilluara luftime mes forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave ushtarake e policore serbe në fshatin Pustenik afër Hanit të Elezit në Zonën e Kaçanikut. Ofensiva ka vazhduar edhe gjatë ditëve në vijim.

Më 2 mars të vitit 1999, përfaqësuesi i Përgjithshëm Politik të UÇK-së, Adem Demaçi ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij për shkak të mospajtimit me marrëveshjen e Rambujesë për një zgjidhje të përkohshme trevjeçare të çështjes së Kosovës. Pavarësisht nga kjo Adem Demaçi ka bërë të ditur se do të vazhdojë aktivitetin politike në mbështetje të luftës për çlirimin e Kosovës.

Më 3 mars 1935 lindi, Fitnete Rexha, këngëtare, Artiste e Popullit. Fitnete Rexha është “Artiste e Merituar”. Një ndër këngëtaret më të shquara të muzikës popullore të Shqipërisë së mesme, kryesisht të muzikës popullore qytetare tiranase. Fitnetja bie në kontakt me traditën e muzikës popullore qytetare tiranase në familjen e saj. Vajza më e vogël e Babë Rexhë Delisë “Hero i Popullit”, familja krutane e të cilit njihet për vlerat e traditës, kultivonte prej shumë brezash këngën popullore. Rreth moshës 15 vjeçare këndon dhe regjistron këngët e para popullore në Radio-Tirana nën shoqërinë e grupit orkestral të Shqipërisë së mesme. Fillimisht fillon punë si këngëtare në Estradën e Tiranës dhe më pas aktiviteti i saj si këngëtare u zhvillua tërësisht në Ansamblin Kombëtar të këngëve dhe Valleve në Tiranë deri në daljen në pension në vitin 1981. Ka regjistruar rreth 200 këngë popullore të Shqipërisë së Mesme. Regjistrimet muzikore të saj gjenden kryesisht pranë Radio-Tiranës. Fitnete Rexha vdiq në Tiranë, më 14 gusht 2003.

Më 3 mars të vitit 1999 janë zhvilluar luftime të ashpra me luftëtarëve të Zonës Operative të Llapit dhe forcave ushtarake e policore serbe Te Tabet e Llapashticës ku ndodhet njëri ndër bastionet kryesor të luftës së UÇK-së. Forcat serbe kanë bërë përpjekje të depërtojnë në guhatim Llapashticë e Epërme dhe e Poshtme por janë zmbrapsur pa sukses.

Më 3 mars të vitit 1999, në Dragobil të Malishevës, anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sokol Bashota ka biseduar me shefin e Misionit Verifikues të OSB-së, Viliam Voker, me të cilin ka biseduar lidhur me zhvillimet në Kosovë, duke i bërë të ditur se UÇK-ja ka marrë vendim që gjatë bisedimeve në Rambuje të vetëpërmbahet nga luftimet.

Më 4 mars 1915 lindi, Hysni Kapo, kuadër i lartë i Luftës antifashiste nacionalçlirimtare atdhetar, burrë-shteti, Heroi i popullit. Ai ka qenë arkivist, partizan, diplomat dhe politikan shqiptar. Ndoqi shkollën tregtare të Vlorës. Deri më 28 nëntor 1941 Kapo, ishte arkivist i parë i spitalit civil Vlorë në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Shëndetësisë, e varur nga Ministria e Punëve të Brendshme. Në periudhën nga 1941 deri më 1943 ka qenë sekretar politik i Komitetit Qarkor për Vlorën dhe më pas komisar i Brigadës së 5‑të. Pas lufte ishte ambasador i Shqipërisë në Beograd e më pas zëvendës- ministër i Punëve të Jashtme. Nga viti 1956 e deri sa vdiq, më 23 shtator të vitit 1979, ishte sekretar i Komitetit Qendror të Partisë.

Më 4 mars të vitit 1935 lindi, Haxhi Reshat Bardhi, Kryegjysh bektashian i Shqipërisë.
U lind në fshatin Lusën të prefekturës së Kosovës, në krahinën e Lumës, sot qarku i Kukësit. Mësimet e para fetare i ka marrë tek hoxha i fshatit. Më pas ka ndjekur një kurs formimi në Medrese të Tiranës. Më 1954 u dorëzua dervish tek Kryegjyshi Botëror i asaj kohe, Dede Ahmet Ahmataj. Gjatë viteve 1958–1967 ka qenë i internuar së bashku me Dede Ahmetin në Drizar të Mallakastrës. Më 1991, me ndihmën dhe bashkëpunimin e Nënë Terezës, rihap Kryegjyshatën Botërore Bektashiane. Më 20 korrik 1993 organizon dhe drejton Kongresin e Gjashtë bektashian, ku shpallet Kryegjysh Botëror i Bektashinjve. Shtatë vjet më vonë, në shtator të vitit 2000.

Më 4 mars 1939 lindi, Panajot Pano mjeshtër i futbollit. Pano ishte futbollist shqiptar dhe mbahet si një legjendë në futbollin shqiptar. Karrierën e tij sportive e kishte filluar në moshën 12 vjeç në skuadrën e të rinjve të Skuadrës Kombëtare Tirana, si portier. Më vonë në vitin 1959 mbasi emërohet në ushtri luan për skuadrën e KF Partizani si sulmues. Me këtë lojtar në gjirin e tij Klubin Partizani fiton katër herë kampionatin kombëtar dhe pesë herë kupën e Republikës. Panajot Pano luajti 25 herë për skuadrën kombëtare. Në vitin 1970 skuadra kombëtare fiton kupën e Ballkanit. Mbas vitit 1975 ai stërviti si trajner ekipin kombëtar dhe atë të të rinjve të KF Partizani.
Më 27 prill 2005 merr titullin “Mjeshtër i Madh i Punës”, akorduar nga Presidenti i Republikës Alfred Moisiu. Ai vdiq me 19 janar të vitit 2010 në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më 5 mars 1998 në Prekaz të Drenicës, forcat serbe rrethuan lagjen Jashari dhe filluan luftimet treditore. Në rrethim të hekurt ishte edhe Komandanti i UÇK-së, Adem Jashari me familjen dhe bashkëluftëtarët. Gjatë luftimeve më 5.6 dhe 7 mars kanë rënë dëshmorë 59 pjesëtarë të familjes së ngushtë të Adem Jasharit dhe familjes së gjerë Jashari të Prekazit të Ulët të Drenicës.

Komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Sh. Jashari, Prekazi i Ulët, pastaj: Adile B. Jashari, Afete Jashari, Afije Jashari, Ajvaz K. Jashari Ali R. Jashari, Abdullah Z. Jashari, Bahtije M. Jashari, Beqir B. Jashari, Besim H. Jashari, Blerim H. Jashari, Blerim Z. Jashari, Blerina H. Jashari, Bujar Z. Jashari, Elfije S. Jashari, Elheme U. Jashari, Faik T. Jashari, Fatime H. Jashari, Fatime S. Jashari, Fatime Xh. Bazaj Terstenik, Feride R. Jashari, Fitim A. Jashari, Hajrije Z. Jashari, Hajzer Z. Jashari, Halil B. Jashari, Halit I. Jashari, Hamdi S. Jashari, Hamëz Sh. Jashari, Hamide A. Jashari, Hamit H. Jashari, Hanife Z. Jashari, Hidajete R. Jashari, Igball R. Jashari, Igballe R. Jashari, Isak F. Halili, Duboc, Kajtaz M. Jashari, Kushtrim A. Jashari, Lirie H. Jashari, Mihrije F. Jashari, Murtez Z. Jashari, Nazmi Z. Jashari, Osman Sh. Geci, Llaushë, Qazim O. Jashari, Qerim H. Jashari, Ramiz S. Jashari, Sabrije Z. Jashari, Sadik H. Jashari, Salë Sh. Jashari, Selvete H. Jashari, Shaban M. Jashari, Shahin Q. Jashari, Sherif B. Jashari, Sinan R. Jashari, Smajl A. Jashari, Smajl Xh. Bazaj, Tërstenik, Ukshin Q. Jashari, Valdete R. Jashari, Zahide Sh. Jashari dhe Zarife B. Jashari.


Më 5 mars 1926 lindi, Violeta Manushi, aktore e skenës dhe teatrit. Artiste e popullit.

Violeta Manushi lindi në Korçë. Ajo ishte një nga ikonat e Teatrit Kombëtar të Tiranës, aktive edhe pas 48 vjetësh! Aktore e madhe, që ka shkëlqyer njësoj si në komedi (Ollga tek “Zonja nga qyteti”) ashtu edhe në dramë (Nica tek “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”). Numëron mbi 100 role në teatër dhe 16 në kinema. Në maj 2004 u rikthye me sukses në skenën e Teatrit Kombëtar, me tragjikomedinë “Streha e të harruarve”. Ish-punëtorja e tipografisë, vetëm 20 vjeçe u regjistrua në shkollën e parë dramatike, të hapur pranë Teatrit të Shtetit (sot TK), më 1946. U shqua menjëherë për vërtetësi, spontanitet e natyrshmëri të rrallë, por edhe disiplinë e vullnet të hekurt.

Më pas shkëlqeu në rolet protagoniste në shumë komedi. Ka luajtur edhe në 16 filma, që nga “Tana” (1958) e deri tek “Rrethimi i vogël” (1989) dhe një teledramë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1976). Për rolin e teto Ollgës tek “Zonja nga qyteti” fitoi Medaljonin e Festivalit të Filmit më 1977. Vdiq me 27 korrik 2007 në Tiranë.
 
Më 6 mars 1844 lindi, Zef Serembe, poet i shquar arbresh. U lind në Strigari në San Cosmo Albanese, të krahinës së Kozencës, ishte poet lirik arbëresh. Studioi në Kolegjin e Shën Adrianit në Shën Mitër Korone ku pati mësues, Jeronim De Radën, me të cilin më vonë u bë mik. Varfëria dhe shëndeti i keq e detyruan të ndërpresë shkollën dhe të kthehet në fshatin e lindjes. Me ndihmën e një letër-porosi nga Dora d`Istria, ai u prit në oborrin perandorak të Dom Pedro i dytë. Me kthimin e tij në vitin 1875 ai pësoi edhe një kthesë tjetër fati edhe më të keqe. Atij iu vodhën te gjitha paratë që kishte, fituar. Iu desh të kthehej në këmbë për në Itali, ndërsa gjatë rrugës humbi shumë dorëshkrime. Në vitin 1866 ai shikoi në ngulimet arbëreshe në Sicili, te Hora e Arbëreshëve, duke u lidhur më tepër me zakonet, me folklorin, me të folmet e ndryshme të arbëreshëve, me ndjenjat dhe ëndërrimet e tyre, me ndjenjën e madhe të çlirimit të atdheut të të parëve. Në vitin 1893 udhëtoi për në Amerikë, ku jetoi për dy vite. Në vitin 1897 ai emigroi nga Kalabria për në Amerikën e Jugut për herë të dytë dhe u përpoq të rifillonte një jetë të re në Buenos Aires të Argjentinë. Në vitet që pasuan u sëmur dhe vdiq në vitin 1901 në Shën Pali, Brazil.

Më 6 mars 1999, Kryetari amerikan, Bill Çlinton u kishte bërë thirrje delegacionit të Kosovës dhe të Serbisë, në Francë, që të nënshkruajnë pa vonesë marrëveshjen e Rambujesë.

Më 6 mars 1999 zyrtarë të lartë të OSBE-së vizituan Zonën Operative të Shalës, me qëllim për t u njoftuar lidhur me gjendjen e rëndë të popullatës civile e cila ishte strehuar në male e ndjekur nga ushtria dhe policia serbe.

Më 7 mars 1827, në Elbasan, u lind Konstandin Kristoforidhi, gjuhëtar, atdhetar i Rilindjes, përkthyes i Biblës dhe shkrimtar. Kur ishte 14 vjeç, mbaroi mësimet e shkollës qytetëse greqishte të qytetit dhe i ati e dërgoi në gjimnazin Zosimea të Janinës prej 1847 deri më 1850. Në Janinë u njoh me zëvendës-konsullin austro-hungarez Johanes Georg Hahn, i cili merrej me studimin e gjuhës shqipe dhe mori mësime për një kohë të gjatë prej tij për të studiuar shqipen mbi tekstin e Dhiatës së përkthyer nga Vangjel Meksi e të redaktuar prej Grigor Gjirokastritit. Më 1853 i vdesin prindërit, detyrohet të shesë gjithçka dhe u vendos në Durrës ku punoi te nuni i tij, Mimi Xhufka. Udhëtoi mbarë Shqipërinë për tregti dhe në fillimin e 1857 shkon në Izmir të Turqisë. Dorëshkrimet e tij u dërguan në Londër më 15 mars 1860, por nga Londra nuk erdhi ndonjë përgjigje inkurajuese U vendos në Tunis ku u martua me Eleninë dhe mësoi greqishten në një shkollë nga 1861 deri më 1865. Në fund të majit 1865 u vendos në Stamboll me përkthimin e kryer të Dhiatës së Re në gegnishte. Në nëntor të 1869 zgjidhet anëtar i Komisionit për Alfabetin e Shqipes. Më 1888 u kthye në Elbasan ku punoi si gjyqtar, punë të cilën e ushtroi derisa vdiq në vitin 1895 te shtëpia e tij, në Taq Budë.

Më 7 mars shënohet Dita e parë e shkollës shqipe. Ajo u hap më 7 mars të vitit 1887. Pandeli Sotiri, ishte mësues i popullit, atdhetar dhe arsimues Rilindësi dhe arsimuesi i mirënjohur shqiptar, Pandeli Sotiri. Ai së bashku me Petro Nini Luarasin mori mësimet e para në Qestorat nga Koto Hoxhi. Në hapësirën shqiptare po shtoheshin pa reshtur shkolla të huaja sidomos ato greke si dhe shkolla fetare të ndryshme. Dërgimi i Pandeli Sotirit në Korçë ishte një mision i rëndësishëm historik, jo vetëm thjeshtë një emërim mësuesi apo drejtori. Misioni Pandeliut ishte të drejtonte e të zhvillonte vetë punën e mësuesit të gjuhës shqipe. Kjo shkollë do të ishte kombëtare në të gjitha pikëpamjet dhe laike njëkohësisht, do të ishte shkolla e të gjithëve. Do të organizonte shoqërinë të shërbente për të ruajtur dhe zhvilluar gjuhën shqipe. Rrethi i Korçës po tregonte një interes të theksuar.

Dita e parë e shkollës, më 7 mars 1887 ishte kthyer në një festë të vërtetë popullore për të gjithë qytetin. Atë ditë u paraqitën 35 nxënës më vonë arriti në 60 nxënës, e vitin e dytë në 200 nxënës. Përpara nxënësve, prindërve e atdhetarëve të tjerë që erdhën në këtë ngjarje të shënuar jo vetëm për Korçën por për mbarë vendin, mbajti fjalim Pandeli Sotiri i cili foli në mënyrë të veçantë për interesimin e fëmijëve, për shkollën e gjuhën shqipe. Ai ishte jo vetëm një mësues i dashur por edhe frymëzuesi i tyre.

7 mars të vitit 1998 në frontet e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke luftuar ballë për ballë forcave ushtarake dhe policore serbe kanë rëndë dëshmorët: Visar Juniku, Bujar Rroka dhe Ahmet Xhikolli

Më 8 mars të vitit 1887, Thimi Marko i shkruante shqiptarëve të Bukureshtit: Dëshira jonë u mbarua, shkolla shqipe u hap… Hapja e kësaj shkolle përbënte një ngjarje të veçantë në historinë e arsimit shqiptar sepse ishte një kurorëzim i përpjekjeve të përbashkëta të shoqërive atdhetare të mërgimit. Kjo shkollë fillonte realizimin e programeve të organizmave të brendshme e të jashtme për ruajtjen e kultivimin e gjuhës shqipe. Kjo kërkesë ishte parashikuar në Programin e Komitetit të Stambollit (shtator 1879) në Programin e Shoqërisë së Prizrenit (nëntor 1878) dhe në programin e Shoqërisë së të Shtypurit Shkronja Shqip (tetor 1878). Përveç gjuhës amtare, në shkollë mësohej shkrim, këndim, gramatikë, histori, gjeografi, aritmetikë, mësim natyre, gjuhë turke, greqisht, frëngjisht. Shkolla u bë një qendër e fëmijëve të klasave të ndryshme. Po në atë vit u hapën edhe shkolla të tjera në Pogradec, Kolonjë, Berat, Vlorë, Gjirokastër.

Më 8 mars 1847 lindi, Ndue Bytyçi, poet, rilindës dhe përkthyes. Vdiq në vitin 1917.

Më 8 mars 1862 lindi, Dhimitër Ilo, atdhetar, rilindës nënshkrues i aktit të Pavarësisë së Shqipërisë. Vdiq më 1945.

Më 8 mars 1871 lindi, Ahmet Shkodra, luftëtar, demokrat, mësues. Vdiq më 7 shkurt 1947.

Më 8 mars 1902 lindi, Et-hem Haxhiademi, shkrimtar dhe dramaturg. Vdiq në vitin 1965.

Më 8 mars të vitit 1999, në frontet e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke luftuar ballë për ballë forcave ushtarake dhe policore serbe kanë rëndë dëshmorët Milaim Gani Loku, Murat Xhemajl Lika, Osman Mustafë Luma, Qani Merxhan Luma, Raif Emin Koraqi.

Më 9 mars 1907 lindi, Zef Kolombi, piktor, mësues. Vdiq në vitin 1949. U lind në Sarajevë. Ishte i biri i Gjon Kolombit nga Shkodra dhe sllovenes Françesca Hajdovnik. I ati kishte shkuar qysh i ri në Sarajevë, ku kishte nën pronësi një hotel të vogël. Më 1910 i vdes i ati Gjoni e pas një viti iu vdes e ëma. Për ta u kujdes gjyshja dhe e ktheu në vendlindjen e të atit, në Shkodër. Pas jo pak kohe i vdiq edhe e gjyshja dhe për fëmijët u kujdes kumbari i tyre, Sokrat Shkreli. Në Shkodër mbaron shkollën fillore-jetimore të hapur nga austriakët, dhe tre vjet mëson në gjimnazin e jezuitëve. Më pas i përkushtohet pikturës, pasionit të tij, por me shumë vështirësi. Ai shkon në Itali, dhe fillon të punoi për të mbijetuar, dhe ndërkohë viziton muzetë, galeritë e arteve dhe ekspozitat e pikturës. Më 1929 Zef Kolombo sërish niset për Itali, ku fillon të studiojë në akademi. Me përfundimin e Akademisë së Arteve në Romë kthehet në Shqipëri dhe emërohet mësues vizatimi në shkollën normale të Elbasanit, ku qëndroi 10 vjet. Vepra e Zef Kolombit ndodhet kryesisht në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Vdiq më 23 janar 1949.

Më 9 mars të vitit 1999, Radio-Kosova e Lirë dhe Agjencia e lajmeve Kosovapress, të vetmet mediume që raportojnë nga zonat e luftës, kanë njoftuar për sulmet e pareshtura të forcave serbe kundër pozicioneve të UÇK-së dhe popullatës civile shqiptare, në fshatrat e Drenicës, të Llapit, Kaçanikut dhe zonave të tjera, edhe pse kryetari amerikan Bill Klinton dhe Sekretari i NATO-s Havier Solana kishin kërkuar vetëpërmbajte nga luftimet deri sa të përfundojnë bisedimet në Rambuje.

Më 10 mars të vitit 1912 lindi, Dali Ndreu, ushtarak, demokrat, partizan, u pushkatua në vitin 1956, në një proces të montuar politik. Më 1931 kreu studimet në Shkollën e Ushtarake të Plotësimit si oficer artilerie i graduar nëntoger. Fillimisht shërbeu në degën e rekrutimit në Përmet, më pas në artilerinë e divizionit Kosova, deri më 1933. U anëtarësua në Grupin e Tiranës të themeluar dhe drejtuar nga arsimtari Hasan Reçi, ku merrnin pjesë shumë oficerë. U dënua me shkakun e Kryengritjes së Fierit më 1935, u shkarkua si oficer. Pas daljes nga burgu, vijoi studimet për Shkenca Ekonomike në Firencë të Italisë. Në vitet 1940-1941 inkuadrohet në radhët e formacioneve partizane. Për meritat e tij, bazuar edhe te kontributi historik i familjes, me krijimin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare caktohet zëvendëskomandant i Shtabit, pra figura numër dy e luftës partizane. Por njëherësh shquhet si një komandant i zoti me aftësi dhe reputacion. Në vitin 1956 Dali Ndreun e arrestojnë me akuza si bashkëpunëtor i jugosllave së bashku me bashkëshorten e tij, Liri Gega, e cila ishte një tjetër kuadro e asaj kohe. Në dhjetor i vitit 1956 pushkatohen, bashkëshortët, Dali Ndreu dhe Liri Gega

Më 10 mars të vitit 1999, Ministrat e Jashtëm të Britanisë së madhe dhe të Francës, Robin Kuk dhe Iber Vendrin kanë paralajmëruar pasoja të rënda nëse palët në bisedimet e Rambujesë mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë nuk e nënshkruajnë marrëveshjen.

Më 10 mars të vitit 1999, kryetari amerikan Bill Klinton kishte ftuar palët negociuese ta nënshkruajnë marrëveshjen e Rambujesë, në të kundërtën duhet të ndryhej ushtarakisht. Ai kishte bërë të ditur se fillimisht do të dërgonte 4.000 trupa amerikane. Po atë ditë Dhoma përfaqësuese e Kongresit Amerikan, kishte mbështetur idenë e kryetarit Klinton për dërgimin e forcave paqeruajtëse në Kosovë.
 
Më 11 mars të vitit1981, shpërthyen në Prishtinë demonstratat e studentëve me kërkesa sociale. 11 marsi i atij viti shënon ditën e fillimit të shfaqjes hapur të pakënaqësive jo vetëm të rinisë studentore, por edhe të punëtorëve, fshatarëve dhe të gjitha shtresave liridashëse në Kosovë e më gjerë, në trojet shqiptare të mbetura nën okupimin e RSFJ-së. Ato shënuan kthesën vendimtare të ndarjes definitive të shqiptarëve të robëruar nga ish-RSFJ. Kërkesa për krijimin e një republike të shqiptarëve në Jugosllavi, shtrohej si nevojë strategjike e kohës, për të ruajtur identitetin kombëtar të shqiptarëve dhe për të krijuar parakushte për shkëputje nga Jugosllavia. Zhvillimet, që pasuan më 26 mars të po atij viti, kur njësitë speciale të Jugosllavisë, me lejen me aprovimin e regjentëve besnikë të regjimit të Beogradit si: Azem vllasi, Mahmut Bakalli, Ali Shukriu, Fadil Hoxha, Mehmet Maliqi e të tjerë, sulmuan brutalisht studentët, i dhanë hov fillimit të derdhjes së zemërimit popullor.

Më 11 mars të vitit 1999 kujtohet Beteja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, në fshatin Jeshkovë, të Zonës Operative të Pashtrikut me ç rast kanë rënë 20 dëshmorët të Njësisë Speciale të Brigadës 125 të kësaj zone.

Më 11 mars të vitit 1999, në frontet e ndryshme të luftës së Ushtrisë Çlirimtare, gjatë kohës sa po mbahej konferenca e Rambujesë, kanë rënë dëshmorë, luftëtarët e ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Halim Gashi, Hysni Morina, Perparim Thaçi, Tahir Gashi, Hamit Thaçi, Halil Gashi, Feriz Abdurrahman Susuri, Bahri Ferat Kuçi, Bashkim Ismail Suka, Hajdar Abaz Shala, Hysen Nahit Rexhepi, Skender Mehmet Latifi dhe Tahir Haki Gashi

Më 12 mars 1940, shpërthyen në Durrës demonstratat e fuqishme antifashiste kundër regjimit të huaj që kishte okupuar Shqipërinë me 7 prill të vitit 1939.

Më 12 mars të vitit 1908 në Manastir, lindi Vasil Gërmeni, mësues, gazetar, veprimtar i Ballit kombëtar dhe diplomat i çështjes shqiptare. Lindi në hotelin “Liria” në qendrën e Vilajetit të Manastirit që kishin hapur i ati, Telemaku me të vëllanë, Themistoklinë. Ngel jetim nga i ati kur qe gjashtë, dhe e ëma greke e lë të rritet tek ungji i tij. U rrit dhe u edukua në Korçë ku kreu dhe liceun e qytetit, studimet e larta për inxhinieri hekurudhash i kreu në Marsejë, në Francë. Atje njohu të shoqen, Germain, ku u martua para se të kthehej në atdhe më 1934. Me qeverinë e “të rinjve” të Mehdi bej Frashërit, hyn në garë për zyrën e prefektit të Korçës por mbas dy javësh i lodhur nga klima morale e kohës tërhiqet nga politika dhe vazhdon të japë mësim në Shkollën Teknike. Largohet nga Shqipëria në mars të 1939, pak javë para pushtimit italian. U vendos sërish në Marsejë. Pas pushtimit të Francës jugore nga forcat gjermane, i bashkohet Frontit Luftarak Francez. Ndiq në Nju York, m] 28 nëntor 1988.

Më 12 mars të viti 1999 kanë rënë në fronet e luftës të UÇK-së luftëtarët e lirisë, Qamil Ibrahim Shehu.

Më 12 mars të vitit 1999, sekretarja amerikane e Shtetit, Medlin Olbrajt ka paralajmëruar se prania e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme, edhe nëse nënshkruhet marrëveshja e Rambujesë nga të dy delegacionet.

Më 13 mars të vitit 1965 vdiq, Fan Noli. U lind më 6 janar të vitit 1882 me emrin Theofan Stilian Mavromati në fshatin İbrik-tepe, në Trakinë Lindore, jo shumë larg nga Edreneja. Në fshatin e lindjes kreu shkollimin fillor greqisht për gjashtë vjet, më tej prindërit e dërguan në gjimnazin grek të Edrenesë. U regjistrua në Fakultetin e Filozofisë në Athinë. Në fillim të 1903 shkoi në Egjipt, ku gjeti punë si mësues lëvizës greqishtes dhe po atë vit përktheu në greqisht traktatin e Sami Frashërit “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”. Ndikohet nga klima e veprimtarëve të Rilindjes Kombëtare atje, ku Thanas Tashko dhe Jani Vruho e ndihmuan në botimin e përkthimit të Samiut, dhe më tej në komunikim me Nikolla Naçon, Shahin Kolonjën e Kristo Luarasin. Në prill 1906 shkoi në Amerikë dhe u vendos, në Boston. Gushtin e vitit 1906 gjeti punë në Filadelfia. Në vitin 1945 mbrojti me një disertacion për Skënderbeun. Në vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore, Noli pati marrëdhënie pak a shumë të mira me regjimin e ri komunist në Tiranë. Më 1953, Fan Nolit iu dhurua shuma prej 20. 000 dollarësh nga Federata Vatra, me të cilën bleu një shtëpi në Florida, ku vdiq më 13 mars 1965. Noli ka qenë atdhetar i shquar, burrë-shteti, historian, diplomat, intelektual ndër më të njohurit e kohës, përkthyes nga shumë gjuhë të botës, poet, veprimtar klerik por edhe revolucionar dhe i pari kryeministër i një shteti demokratik në Ballkan.

Më 13 mars 1947 vdiq në Tiranë, Gjovalin Gjadri, konstruktor ndërtimi, inxhinier.
U lind në Shkodër më 2 korrik të vitit 1898. Ka qenë profesor, inxhinier, konstruktor i shquar në projektimin dhe ndërtimin e urave. Lindi në lagjen Arra e Madhe të qytetit të Shkodrës. Shkollën e mesme dhe të lartë i kreu në Vjenë në sajë të njërës prej bursave të shumta që pushtim-administrimi austro-hungarez dha ndër shqiptarë. Mbas kryerjes së studimeve u kthye në Shqipëri më 1926-27, ku bashkëpunon në zbatimin e projektit për Urën e Matit. Në vitet 1927-31 jetoi në Bashkimi Sovjetik, ku punoi në Institutin e Projekteve në Moskë. Prej një sëmundje mushkërish u kthye në Shqipëri më 1932, ku i rikthehet projektimit të urave, dhe konkretisht jo shumë kohë pas kthimit u konkretizua Ura e Gomsiqes. Në administratën e qeverisë Vërlaci pas pushtimit italian, ishte drejtor i Kontrollit Teknik. Mbas Luftës së Dytë Botërore mori pjesë në rindërtimin dhe projektimin e disa urave kryesore të Shqipërisë. E një rëndësie të veçantë mbetet monografia “Shkenca e konstruksionit ” e shkruar në tri vëllime. “Studime mbi gjendjen e urave në Shqipëri”, etj.

Më 13 mars të vitit 1887 në fshatin Mërtinj të rrethit Përmet, lindi Dedë Abazi-Elezaj në një familje bektashiane Fëmijërinë e kaloi në fshatin e lindjes deri në moshën 17 vjeç. Shumë shpejtë nga familja dhe të afërmit u njoh nëpër vizitat e ndryshme në teqenë e Këlcyrës, Hasan Dede, Sukës, Përmetit, Frashërit, Prishtës , Kiçokut, Gllavës etj. Iu shfaq dëshira për tu veshur me petkun bektashian. Rreth viteve 1907, u vesh dervish së bashku me dervish Ali Turabiu në teqen e Prishtës, ku morën dorë te baba Shabani. Ka bërë studime fetare për pesë vjet në Egjipt së bashku me dervish Aliun, u kthye në Shqipëri në vitet 1918. Ai shërbeu si dervish në teqen e Prishtës, Sukës, Frashërit. Në luftën e vitit 1914 së bashku me Kamber Bënjën ka luftuar kundër andartëve grekë. Ngriti shkollën e parë shqipe më 1920 në fshatin e tij, që përfaqësonte zonën e Dëshnicës. Ka marrë pjesë në luftën e Vlorës në vitin 1920. Jeta e tij dhe vështirësit kudo që shërbeu e formuan si klerik i aftë dhe organizator, ku u dallua për çështjen e atdheut në ndihmë të luftës antifashiste. Në gushtë të vitit 1945 për meritat dhe punën e vyer që kish bërë , Këshilli i Lartë Gjyshnor e zgjodhi në postin e lartë të Hynqarit, Kryegjysh Botëror të Bektashinjve, të cilën e drejtoi më së miri deri në mars të vitit 1947.

Më 13 mars të vitit 1999, sekretarja amerikane e Shtetit, Medlin Olbrajt kishte deklaruar se prania e trupave të NATO-s në Kosovë ishte me rëndësi jetike, me qëllim për të parandaluar krimet dhe spastrimin etnik. Duhet t ua bëjmë të qartë atyre që nuk duan zgjidhje kompromisi, as praninë e forcave të NATO-s në Kosovë.

Më 14 mars të vitit 1888, në Krojmir të Drenicës lindi, Emin Miftar Shema. Mësimet e para i mori në te Azem Ramë Olluri, ndërsa mësimet e mesme në Prizren në medresenë e Gazi Mehmed Pashës. Në vjeshtë të vitit 1912 së bashku me gjashtë medresistë shkoi në Lumë dhe iu bashkua forcave të Elez Isufit e Islam Spahisë, të cilët luftonin kundër forcave serbe që masakronin gra e fëmijë. Ka mbajtur kontakte me Hasan Prishtinën, Bajram Currin e të tjerë. Në vitin 1915 me preferencë të Hasan Prishtinës kthehet në Kosovë, ndërkohë që i kishte kryer edhe një porosi, duke marrë një letër të cilën Hasan Prishtina ia kishte dërguar Zejnullah Beut, në Vushtrri. Në vitin 1917 u mor dhunshëm në Ushtrinë Bullgare. Dy vjet ka jetuar i burgosur në Pllovdiv të Bullgarisë. Në vitin 1919 ka dezertuar nga ushtria bullgare she së bashku me Rizah Zogianin, Mehmet Mjekiqin, Hamëz Sylën e të tjerë kanë rrugëtuar këmbë dhe janë kthyer në vendlindje. Një kohë ka ushtruar detyrën e imamit në Magurë dhe në fshatin Dobrajë. Prej vitit 1945 në vazhdimësi është torturuar nga regjimi komunist jugosllav. Tri herë ka qenë i dënuar me burg për mosbindje, jatak i kundërshtarëve të regjimit dhe ftesë publike për rezistencë. Vdiq më 13 dhjetor të vitit 1980. Ka lënë në dorëshkrim disa vepra në gjuhën shqipe, me alfabet arab.

Më 14 mars të vitit 1999, policia serbe ka ekzekutuar katër anëtarë të familjes Tafaj nga fshati Greikoc.

Më 14 mars të vitit 1999, forcat ushtarake serbe kanë zbarkuar në Kosovë më shumë se 100 tanke dhe mjete të tjera të motorizuara si dhe mijëra rezervistë, ka bërë të ditur Radio-Kosova e lirë nga burimet e veta në terren.

Më 15 mars të vitit 1860 vdiq Karl Gega, inxhinier austriak i hekurudhave me origjinë shqiptare. Lindi më 10 janar të vitit 1802 në Venedik, vdiq në Vjenë. Ishte inxhinier me prejardhje shqiptare, ndërtues i hekurudhës së Semmering-ut prej Gloggnicit deri në Myrzzushlag në Austri. Prindërit e tij kishin prejardhje shqiptare. Ai studioi në Padova në Itali, ku ai në moshën 17 vjeçare e mori titullin Doktor i shkencave matematikore. Karrierën si inxhinier e filloi me ndërtime rrugësh dhe ujësjellës në Venedik. Ndër të tjera ndihmoi në ndërtimin e rrugës “Strada d’alemanja”, rrugës nga Treviso për në Kortina d’Ampezzo. Prej vitit 1836 deri më 1840 ishte udhëheqës i ndërtimit për pjesën e rrugës hekurudhore prej Ludenburg deri në Brynn. Në vitin 1842 Gega u emërua udhëheqës planifikimi për të gjithë Jugun e shtetit Austro-hungarez dhe për këtë arsye ndërmori një udhëtim studiues në Amerikë. Pas kthimit të tij nga Amerika u ngarkua me planifikimin dhe ndërtimin e hekurudhës në drejtim të jugut, nga Myrzzshlagu, nëpër Grac dhe prej aty deri në Trieste. Tejkalimi i malit të Semmering-ut llogaritej nga shumë bashkëkohës të tij si shumë i rëndë edhe si i pamundur. Ndiq më 14 mars 1860 në Vjenë nga pasojat e sëmundjes së tuberkulozit.

Më 15 mars 1875 lindi, Faik Konica, publicist, shkrimtar, përkthyes, botues, politikan kontroves. Vdiq në vitin 1942. Konica ka qenë propagandues i çështjes kombëtare, studjues i historisë kombëtare dhe i gjuhës shqipe, botues, publicist dhe diplomat shqiptar. Ishte eseist, stilist i, themelues teorik dhe praktik i kritikës letrare shqiptare, veprimtar politik me bindje të ndërlikuara Në vitin 1926 Ahmet Zogu e emëroi Konicën ministër fuqiplotë në Shetett e Bashkuara të Amerikës post që e ushtroi deri në vitin 1939, kur Italia e pushtoi Shqipërinë. Pas kësaj u shfuqizua nga Qeveria Amerikane ngaqë delegata e diplomacisë shqiptare ishte zhytur në borxhe. Prish raportet përfundimisht me Ahmet Zogun, që i ristabilizon më 1942 në verë për çështjen shqiptare nën okupacionin italian. Vdiq më 15 dhjetor 1942 në Uashington, nga një hemorragji cerebrale

Më 15 mars 1887 lindi në Krujë Mustafa Mërlika, politikan, deputet, gjuhëtar kundërshtar i Zogut. Vdiq në vitin 1958 në Amerikë. Ai ka qenë mësues, firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë të Shqipërisë. nëpunës, politikan dhe kryeministër i shtetit shqiptar gjatë pushtimit italian, senator i legjislaturës së XXX të Mbretërisë Italiane, anëtar i komisionit të punëve të jashtme, tregtisë dhe legjislacionit doganor gjatë mandatit të tij si kryeministër. Me shpërthimin të Luftës Osmano-Greke më 1897, i ati dhe i ungji thirren nën armë. Me vrasjen e Koculit dhe prefektit Lele Koçi në Vlorë, Merlika-Kruja i paraqiti dorëheqjen Jakomonit. U thirr në Vjenë, ku shkoi më 1 shtator 1944. U vendos në Itali ku së bashku me Ernes Koliqin rithemeloi Bllokun Kombëtar Indipendent. Pak para rrëzimit të dinastisë me prejardhje shqiptare të Egjiptit, kaloi në Francë dhe më pas në ShBA ku dhe ndërroi jetë pas një operacioni, në Niagara Falls më 27 dhjetor 1958.

Më 15 mars të vitit 1999 ka rënë dëshmorë Yll Morina
 
Më 16 mars të 2001, në Maqedoni u ndërmor aksioni i parë i organizuar i luftëtarëve shqiptarë kundër policisë sllavomaqedonase me ç rast edhe pasoi komunikata e parë lidhur me sulmin, të cilin e kishte marrë përsipër Ushtria Çlirimtare Kombëtare. Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në qershor të vitit 1999 si dhe Marrëveshjes së Konçulit të 21 majit të vitit 2001, e cila çoi në demobilizimin e UÇPMB-së, një pjesë e madhe e luftëtarëve, që kishin marrë pjesë në dy luftërat çlirimtare, morën përsipër luftën për realizimin me armë të të drejtave të shqiptarëve në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Çlirimtarët u pozicionuan në rrethin e Kumanovës, pastaj në malet e Sharit, kryesisht në rrethin e Tetovës dhe në lokalitetet me shumicë shqiptare të Maqedonisë perëndimore. Në radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare kanë rënë më shumë se 100 dëshmorë, por në periudhën e pas luftës kanë rënë edhe shumë të tjerë, të cilët në vazhdimësi i kishte ndjekur dhe i kishte persekutuar regjimi i Shkupit, pavarësisht se shqiptarët kishin qenë dha janë pjesë e institucioneve të këtij shteti.

Më 16 mars 1923 lindi, Besim Levonja, aktor, dramaturg, Artist i Merituar. Veprimtarinë e tij artistike Besim Levonja e filloi që herët, në burgun fashist, në vitin 1942. Me krijimin e teatrit Popullor në 1945 Besim Levonja është ndër të parët artistë që formuan grupin artistik të këtij teatri. Pjesa e parë që shfaqi Teatri Popullor nga dramaturgjia jonë është pjesa “Coni, Ishja, Roma” në vitin 1945. Por suksesin më të madh si krijues, Besim Levonja e arriti me komedinë “Prefekti” (dhjetor 1948), e cila për kohën qe një komedi e suksesshme. Rolet e tij në teatër janë të shumtë. Ndër kryerolet e tij në Teatrin Popullor përmendim Gjeloshin “Votra e huaj”, plakun e urtë “Trimi i mirë me shokë shumë”, Sokoli “Halili dhe Hajria”, Tetarefi “Mikroborgjezët”, varrmihësi “Hamleti”, Dobçinski “Revizori”, etj. Ka interpretuar edhe ne filmat artistik “Toka Jone”, “Debatik”. Vdiq më 21 Qershor 1968. Eshtë nderuar me urdhërin e lartë “Hero i punës socialiste” për kohën, dhe me titullin “Artist i merituar”.

16 mars 1939 vdiq, Visar Dodani, rilindës, atdhetar, poet e publicist. Visar Dodani ka lindur në Korçë, në jug të Shqipërisë, në vitin 1857. Në vitin 1880 ai u transferua në Bukuresht, Rumani, ku u bashkua me shoqatën shqiptare Drita organizatë kryesore e Zgjimi Kombëtar Shqiptar. Drita ishte një gazetë shqiptare dhe u botua nën administrimin e Dodanit. Në Rumani, Dodani shpesh shkroi artikuj në gazetat rumune lidhur me çështjet shqiptare. Visar Dodani ishte gjithashtu një anëtar themelues i organizatës nacionaliste Lidhja Shqiptare Ortodokse. Në 1898 ai botoi, një koleksion folklorik prej 247 faqesh, të shtypura në shtypshkronjën e Kolonisë Shqiptare të Bukureshtit. Më 1915, Dodani u vendos në Gjenevë, Zvicër. Ai u përfshi në përpjekjet diplomatike shqiptare atje, duke shërbyer si sekretar i Komitetit Kombëtar Shqiptar i udhëhequr nga Turhan Pasha dhe më vonë nga Xhorxh Adamidi. Në Vjeshtën e vitit 1919, Dodani u kthye në Rumani. Visar Donani vdiq në Bukuresht.

Më 17 mars të vitit 1932 vdiq në Paris Iljaz bej Vrioni, Ishte latifondist, nëpunës, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, kryeministër, disa herë ministër dhe diplomat i shtetit shqiptar. U lind në Berat në vitin 1882, Për kontributin e tij të pasur në marrëdhënie ndërkombëtare është dekoruar nga Republika Franceze në vitet 1920 me urdhrin e lartë, Oficer i Lartë i nderit. Rridhte nga familja e njohur e Vrionëve dhe ishte djalë i dëshirit i rilindasit Mehmet Ali pashë Vrionit dhe gruas së tij të dytë, Hysnije Vokopoja. Mësimet e para i mori në vendlindje ku gjuhën shqipe ia dha mësuesi shkodran Kolë Kraja. Shkollimin e mesëm e vazhdoi në Janinë, kurse shkollimin e lartë në shkollën e lartë të administratës “Mylkie” në kryeqytetin e perandorisë. Ku u diplomua më 1905. Më 1909 – 1911 shërbeu si kryebashkiak i Beratit. Më 1912 delegat i Kuvendit të Vlorës, ku u zgjodh dhe anëtar i Pleqësisë. Më 1914 anëtar i delegacionit shqiptar që i dorëzoi kurorën Princ Vidit. Ndërroi jetë në Paris, u varros në Berat.

Më 17 dhe 18 mars të vitit 2004 në Kosovë kishte shpërthyer një revoltë popullore kundër qeverisjes së ngathët dhe pro serbe të një segmenti të administratës së UNMIK-ut, i cili kishte lejuar krijimin e strukturave paralele serbe në veri të Kosovës, prej qershorit të vitit 1999, kur forcat franceze dhe ruse të KFOR-it e kishin ndarë këtë pjesë të Kosovës. Situata e tillë kishte ndikuar në ngulfatjen e zhvillimit ekonomik të vendit dhe krijimin e një status-quoje të padurueshme për qytetarët. Më 17 mars 2004, trazirat filluan pasi që dy fëmijë shqiptarë në pjesën veriore të Mitrovicës ishin mbytur në Lumin Ibër, nga një serb i cili i kishte ndjekur me qentë e tij. Disa fëmijë që i kishin mbijetuan dhunës së serbit të moshës madhore po atë natë treguan para kamerave se ata ishin ndjekur nga serbët dhe duke ikur për të shpëtuar, dy shokë të tyre kishin humbur jetën në lum. Më 18 mars protestat kishin përfshirë tërë Kosovën. Gjatë atyre dy ditëve në protestat masive u vranë 19 qytetarë, prej tyre 12 shqiptarë dhe shtatë serbë. Revoltat e 17 e 18 marsit ishin pasojë e mbretërimit të anarkisë në vend, të cilën e kishte instaluar dhe kishte lejuar administrata e UNMIK-ut duke stagnuar proceset politike të Kosovë, me qëllim të zvarritjes së shpalljes së pavarësisë së vendit. Protestat i kishin dhënë hov dinamizimit të politikës dhe katër vjet më vonë më 17 shkurt të vitit 2008 ishte shpallur pavarësia e Kosovës.

Më 17 mars të vitit 1999 në frontet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë rënë duke luftuar kundër forcave serbe dëshmorët: Agim Murat Islami, Rexhep Kukaj dhe Halim Metaj.

Më 18 mars të vitit 1908 u zhvillua Lufta e Mashkullores në krye me Çerçiz Topullin.
Lufta e Mashkullorës ishte një nga betejat më të rëndësishme të çetës së komanduar nga Çerçiz Topulli kundër ushtrive osmane. Pas vrasjes së komandantit të xhandarmërisë së Gjirokastrës, forca të shumta osmane, të dërguara nga valiu i Janinës për të ndjekur çetën shqiptare, e rrethuan këtë në fshatin Mashkullorë të Gjirokastrës. Aty u zhvillua një betejë e pabarabartë dhe e ashpër. Një grup luftëtarësh të çetës u bënë ballë gjatë një dite të tërë sulmeve të pareshtura të forcave turke dhe mundën ta çanin rrethimin. Nga luftëtarët e çetës mbeti i vrarë Hajredin Tremishti, kurse ushtria turke humbi 20 veta.

Më 18 mars 1923 lindi, Rexhep Mulliqi, kompozitor, dirigjent.
Rexho Mulliqi u lind me 18 mars të vitit 1923 në Guci, ishte një kompozitor shqiptar. Shkollën fillore e kreu në vendlindje për të vazhduar Medresenë e Shkupit, deri në vitin 1941. Pastaj u vendos në Prishtinë, ku qëndroi tre vjet. Më pas u regjistrua në Akademinë e Muzikës në Beograd, në vitin 1946), por nuk i përfundoi dot studimet, sepse, për shkaqe politike, u përndoq dhe u dënua me burg të cilin e ja vuajtur kampin famëkeq të Goli Otokut. Pas vitit 1953 u kthye në Kosovë, ku fillimisht dha mësim në Shkollën e Mesme të Muzikës në Prizren. Në vitin 1956 shkoi në Prishtinë, pranë Radio Prishtinës së atëhershme dhe drejtoi veprimtarinë muzikore të këtij institucioni. Së bashku me Lorenc Antonin, Rexhep Mulliqi është njëri ndër krijuesit e traditës muzikore profesioniste në Kosovë. Ai është autor i simfonisë së parë shqiptare në Kosovë, i së dytës në muzikën e gjithëmbarshme shqiptare, përfshirë edhe Shqipërinë. Për punë të palodhur, Rexho Mulliqi është nderuar me shumë dekorata dhe mirënjohje. Rexho Mulliqi vdiq më 25 shkurt 1982.

Më 18 mars 1999 delegacioni i Kosovës në Rambuje ka nënshkruar marrëveshjen e përkohshme trevjeçare për Kosovën. Nënshkrues ishin Hashim Thaçi, Ibrahim Rugova dhe Rexhep Qosja. Pala serbe nuk e kishte nënshkruar marrëveshjen e Rambujesë

Më 19 Mars të vitit 1721 vdiq Papa Klementi i nëntë, Gjon Françesk ALBANI.
Lindi në Urbino, me 23 korrik të vitit 1649. Me 9 tetor 1700 filloi detyrën e Papës dhe e udhëhoqi kishën katolike për 21 vjet. Rreshtohet i katërti për nga vitet në krye të Kishës Katolike mbas Shën Pjetrit me 35 vjet, Papa Piut të 9-të, me 31 vjet, Papa Gjon Palit me 26 vjet.
Familja Albani e ka prejardhjen nga familja fisnike e Mikel Laçit, nga Laçi i Kurbinit. Mikel pati dy djem Gjergjin dhe Filipin. Të parët e tyre kishin qenë luftëtarë nën urdhrat e Skënderbeut të cilët u vendosën në Urbino, ku Federico dhe Guidobaldo di Montefeltro i emëruan njerëz të besuar për çështje diplomatike dhe luftarake. Gjergji pati dy djem, Altobelin dhe Hanibalin, edhe Altobeli pati dy djem, Oracion dhe Karlin. Karli është babai i Gjon Franceskut, papës se ardhshëm. Në vitin 1660, pas kryerjes së shkollës fillore, shkoi në Romë në kolegjin romak. Studioi gjuhë të vjetra dhe drejtësi. Në vitin 1668 diplomohet në drejtësi. Në vitin 1670 fillon karrierën kishtare. Nga Papa Inoçenti i 11-të u emërua sekretar dekreteve papnore. Me 13 shkurt 1690, emërohet kardinal. Me 9 tetor të vitit 1700 zgjidhet Papë i kishës katolike.

Më 19 mars të vitit 1999, sekretarja amerikane e Shtetit Medlin Olbrajt kishte paralajmëruar se Serbia do të ndëshkohet nga ajri me raketa “Kruz”, meqë nuk e kishte nënshkruar Marrëveshjen e Rambujesë dhe kishte intensifikuar sulmet kundër popullatë shqiptare në Kosovë.

Më 19 mars delegacioni i Kosovës në Ramubuje, në krye me Azem Sylën dhe Jakup Krasniqin kishte vizituar Komandën ushtarake të NATO-s, në Belgjikë.

Më 19 mars të vitit 1996 ka vdekur veprimtari i njogur, i burgosuri politik, historiani, Halil Alidema. U lind më 15 mars të vitit 1936, në Pozharan, në një familje të madhe patriarkale e patriotike. Ka qenë i dënuar me burg me një grup intelektualësh në vitin 1982. Në vitin 1995 e 1996 u bë një punë shumë e rëndësishme, kur ai arriti me sukses të krijojë baza stërvitore në Shqipëri, në Palestrën Sportive “Partizani” në Tiranë, ku udhëheqës i grupit stërvitor ishte me pseudonimin “Agron Ligata”, pastaj Qendra e Shkollës së Bashkuar të Oficerëve “Skënderbeu” (Tiranë), njëra nga këto baza, ku nën Komandën e Shtabit Operativ të asaj kohe janë stërvitur edhe Komandantët Legjendar të UÇK-së – ADEM JASHARI e ZAHIR PAJAZITI. Meritë e veçantë e Halil Alidemës në fushën e propagandës politike e shkencore është edhe botimi i “Libri i Bardhë” në 11.000 ekzemplarë, me emrin “Zani i Kombit” e cila vepër u botua në 5 gjuhë: shqip, anglisht, frëngjisht, italisht dhe serbisht.

Më 20 mars 1592 u shkrua libri: “Katekizma Shqiptare e Lekë Matrëngës”, e zbuluar në Vatikan në vitet 30 të shekullit 19-të. Lekë Matrënga, u lind në vitin 1567 tek Hora e Arbëreshëve, vdiq në Piana deli Albanesi në vitin 1619 te Palermo.
Lekë Matrënga ishte prift arbëresh nga Hora e Arbëreshëvet, vendi arbëresh më i madh në Sicili të Italisë. Student në Kolegjin e Shën Athanasiusit në Romë dhe kishës greke bizantine të Eparkisë. Libri i tij me emrin E mbsuame e krështerë, shkruar në vitin 1592, përbën dokumentin e parë filologjik të toskërishtes së shkruar dhe të dytin të shqipes, fill pas “Mesharit” të Gjon Buzukut. Matranga përdor për tekstin e tij gjuhën arbëreshe të folur në Piana deli Albanesi, ndryshuar nga disa tipare fonetike, në mënyrë që të kuptohet edhe nga arbëreshët e kolonive të tjera. Libri përbëhet nga 28 fletë të përkthyera po në gjuhën shqipe.

Më 20 mars 1920 lindi, Qemal Stafa, revolucionar, komunist, Hero i Popullit. U lind në Elbasan ku edhe mori mësimet e para. Ishte bashkëthemelues i Grupit Komunist të Shkodrës, pjesëtar në takimin e themelimit të partisë, anëtar i Komitetit Qëndror dhe sekretar politik i të rinjve. Shkroi poezi me pseudonimin Brutus, të cilat u përmblodhën në vëllimin “Qortimet e vjeshtës. Qemali ishte nxënës në Kolegjin Saverian të Etërve Jezuitë duke e ndjekur për tetë vjet derisa më 1933 me ligjin Ivanaj u mbyllën shkollat private dhe kaloi në Gjimnazin e Shkodrës. Mbas vdekjes së të atit, familja Stafa shpërngulet në Tiranë ku ai regjistrohet në Gjimnazin Shtetnor të Tiranës. Me organizimin e Zef Malës, Qemali së bashku me Vasil Shanton, Tuk Jakovën themelojnë Grupin Komunist të Shkodrës. Në vitin 1938 regjimi i Ahmet Zohur e kishte burgosur dhe e kishte dënura tre vjet burg. Duke qenë kandidat për sekretar të përgjithshëm të PKSH-së, Qemal Stafa qëndronte në shtëpinë e Bije Vokshit në Tiranë. Pasi arrestohet nga xhandarmëria U vra më 5 maj 1942, në Tiranë

Më 20 mars 1999, ka rënë dule luftuar përbarrë forcave serbe, luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Selim Halil Berisha.
 
Më 21 mars të viti 1865 lindi, Ibrahim Temo, veprimtari i Rilindjes Kombëtare. Vdiq në Rumani në vitin 1945. Ibrahim Temo u lind në Strugë, në kohën e Perandorisë Osmane. Ishte politikan i shquar shqiptar. Emri i tij i vërtetë ishte Ibrahim Ethem Soljiu. Ka qenë ushtarak, mjek dhe veprimtar politik, atdhetar i shquar, themelues i një gazete. Librat shqip të hartuara nga rilindësit tanë të cilat dërgoheshin nga Ibrahim Temo, hynin në vendin tonë në rrugë dhe forma të ndryshme dhe shpërndaheshin nga atdhetarë si Dervish Hima që ishte nip i tij, Hamdi Ohri, Samiu, etj., në Strugë, në Ohër e në qytete të tjera. Ai kishte edhe dy vëllezër, Abdullah dhe Nuri efendiun. Nga rrethi familjar dolën pjestarë aktiv që ndihmuan me pushkë dhe penë gjatë periudhës të Rilindjes Kombëtare Shqiptare si, i ati Murat, vëllai Abdullah me fëmijët, vëllai tjetër Nuri Sojliu i cili mori pjesë dhe firmosi në Vlorë më 28 nëntor të viti 1912, Aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Vdiq në Rumani në viti 1939.

Më 21 mars të vitit 1933 lindi, Odhise Grillo, shkrimtar i njohur i veprave për fëmijë. Lindi në Vuno të Himarës dhe vdiq në Tirane, më 24 shtator të vitit 2003. Grillo studioi gjuhë-letërsi dhe gazetari në Universitetin e Tiranës në vitin 1962. Mbas mbarimit te studimeve punoi si redaktor ne revisten “Hosteni” (ishte vetem 17 vjec), për të vazhduar më tej në Shtëpine Qëndrore të Krijimtarisë Popullore, ku drejtoi revistat “Bota e fëmijeve” dhe “Kultura Popullore” dhe deri sa doli në pension punoi në shtëpinë botuese Naim Frasheri, fillimisht si redaktor, e me pas si shef i redaksisë së letërsisë për femije. Librin e parë me vjersha e botoi në vitin 1954, i titulluar “Shtatë ngjyrat”. Ai kishte lindur për te shkruar letërsi për fëmije, duke qene një krijues i mirëfillte i saj dhe iu përkushtua asaj tere jetën, me talentin, pasionin dhe aftësitë krijuese qe zotëronte. Adaproi për fëmijë “Historinë e Skënderbeut”, sipas veprës së Naim Frashërit, kjo vepër e Grillos hyn në fondin e librave më të mirë të dhjetëvjeçarit të fundit. Odhise Grillo vdiq nga një hemorragji cerebrale më 24 shtator të vitit 2003.

Më 21 mars të vitit 1999 ka rënë dëshmor luftëtari i lirisë, Shefki Ali Kuleta

Më 22 mars 1878, doli numri i parë i gazetës “Terxhumani shark” ( Kërkuesi i Lindjes) kryeredaktor i parë ishte Sami Frashri. Gazeta ishte vënbë në mbrojtje të interesave të shqiptarëve dhe ishte bërë zëdheënese e programit dhe kërkesave të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në këtë gazetë Sami Frashëri ka ndikuar në formësimin atdhetar kulturër dhe arsimor të shqiptarëve.

Më 22 mars shënohet festa fetare e bektashinjve, Sulltan Nevruzi. Nevruzi është emri i vitit të ri iranian, i njohur edhe si Viti i Ri pers. Dita e Sulltan Novruzit e ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe. Në këtë ditë, sipas bektashinjve dhe shpitëve çdo gjë ringjallerohet, lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë. Në Shqipëri Dita e Novruzit, festa më e rëndësishme e Bektashizmit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996. Sekti i bektashinjve është i vendosur kryesisht në jug të vendit, ndërkohë që ai ka një shtrirje të konsiderueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë. Bektashinjtë janë të përhapur edhe në Kosovë dhe në Maqedoni, ku krahas sunitëve ata përbëjnë popullsinë shqiptare të besimit mysliman.

Më 22 mars të vitit 2003 nga pasojat e luftës ka vdekur veprimtari, luftëtari dhe invalidi i luftës së UÇK-së, Rrahman Mehedin Dini, ish i burgosur poltik në vitet 80-të.

Më 23 mars të vitit 1935 vdiq në Vjenë, akroi i madh me origjinë shqiptare Aleksadër Mojsoiu. Lindi më 2 prill të vitit 1879 në Trieste Në moshën 19 vjeçare shkon në Vjenë, ku me ndihmën e Jozef Kaincit iu përkushtua aktrimit. Më 1898 e nisi karrierën e vet si aktor në Burgtheatër. Pastaj vijuan angazhime në teatër në Pragë dhe Berlin. Në Berlin Aleksandër Moisiu u pranua në seminarin e Maks Reinhardt me të cilin shkoi në turne në Petersburg (1911). Atje u dallua për rolin e Edipit. Pas këtij suksesi ai u angazhua në shumë vende të Evropës dhe Amerikës Veriore. Shumë të njohura u bënë interpretimet e tij të Hamletit, të Edipit, të Jedermanit dhe të Fedja në veprën e Leon Tolstoit “Kufoma e gjallë”. Ai luajti po ashtu edhe rolet kryesore në shumë nga premierat e pjesëve teatrale
Në vitin 1935, pak kohë para vdekjes së tij, Moisiu kërkoi shtetësinë e Shqipërisë si dhe atë të Italisë. Shqipëria refuzoi këtë kërkesë, kurse Italia ia dha shtetësinë Moisiut, kur ai ishte i shtrirë në shtratin e vdekjes. Ai është i varrosur në varrezat e komunës së Morkotesë, pranë qytetit Lugano në kantonin e Tessin-it në Zvicër.

Më 23 mars të vitit 1999 ka rënë nëë altarin e atdheut, Asllan Zymer Fazliu nga Gradica, luftëtar i orëve të para të UÇK-së, bashkëluftëtar i komandantit, Fehmi Lladrovci, si dhe epor i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më 23 mars 1999, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Xhejs Rubin dhe kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, kanë paralajmëruar kryetarin e Serbisë, Slobodan Milosheviqiq se nëse nuk e pranon marrëveshjen në Rambuje, fare befasisht mund të fillojë sulmi nga ajri mbi bazat ushtrake dhe ekonomike të Serbisë e Malit të Zi

Më 24 mars të vitit 1937 vdiq Vehbi Dibra, atdhetar, rilindës, klerik mysliman. Haxhi Vehbi Agolli, i njohur edhe si Vehbi Dibra, u lind në Tiranë, më 12 mars të vitit 1867, Ka qenë smyfti, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari i parë i Pleqësisë së Shqipërisë, Kryetari i parë i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Në Kuvendin e Vlorës u shpreh për njësimin kombëtar se “Kristiani e myslimani janë vëllezër shqiptarë të pandarë”; në frymën e të cilit lëshoi edhe fetvanë për pranueshmërinë e flamurit të Kastriotëve si flamur kombëtar.

Më 24 mars të vitit 1999, rreth orën 20.00 Aleanca Veriatlantike, NATO kishte filluar bombardimin e Jugosllavisë së mbetur, Serbi, Mali i Zi, për shkak të dhunës dhe spastrimit etnik dhe dëbimit të shqiptarëve nga Kosova. Fillimin e bombardimeve e kishte lajmëruar nga selia e NATO-s në Bruksel Sekretai i Përgjithshëm Havier Solana.

Më 24 mars 1999 forcat policore dhe ushtarake serbe në fshatin Kotlinë të Kaçanikut, kanë vrarë 14 civilë shqiptarë dhe në mbrojtje të tyre kanë rënë 11 luftëtarë të UÇK-së.

Më 24 mars, në Kotlinë kanë rënë dëshmorë: Adnan Loku, Ismail Kuçi, Salih Vlashi, Nexhadi Kuçi, Xhemajl Kuçi, Neshat Rexha, Sabit Loku, Sabri Loku, Cenë Loku, Hamdi Sejdi Sejdiu, Sabit Halim Rrahmani, Fatmir Selmani. Por atë ditë serbët kanë masakruar 14 pjesëtarë të popullatës civile në zonën e Kaçanikut.

Më 24 mars, kanë rënë dëshmor, në luftë kundër forcave serbe: luftëtari i lirisë, Ismet Asllani, Komandant i Logjistikës i Zonës Operative të Llapit

Më 24 mars 1998, shënohet Beteja e Gllogjanit. Gjatë betejës kanë rënë dëshmorë, Himë Haradinaj, Gazmend Mehmetaj dhe Agron Mehmetaj.

Më 25 mars të vitit 1927 vdiq, Idriz Seferi, atdhetar komandant i çetave kryengritëse për çlirimin e trojeve shqiptare. Idriz Seferi u lind në fshatin Sefer, afër Zhegrës së Gjilanit, më 15 mars të vitit 1847. Ka qenë në mesin e luftëtarëve të njohur popullor të Malësisë së Karadakut. Ishte pjesëmarrës i Lidhjes e Prizrenit dhe i Lidhjes së Pejës. Ishte përkrahës i Isa Boletinit. I priu kryengritjes së viteve 1910 dhe 1912 kundër forcave ushtarake të Perandorisë Osmane, në Kaçanik. Luftoi kundër serbëve gjatë Luftërave Ballkanike, më vonë edhe kundër bullgarëve.

Më 25 mars 1925 u formua në Vjenë “Komiteti Nacional Revolucionar, KONARE”, në krye me Fan Nolin.

Më 25 mars 1999 pas fillimit të bombardimeve të NATO-s forcat serbe, në shenj hakmarrjeje mbi popullatën civile, kanë vrarë e kanë masakruar rreth 200 shqiptarë në fshatrat: Fortesë, Celinë dhe Brestoc të komunës së Rahovecit.

Më 25 mars 1999, ka rënë dëshmor i UÇK-së, Beqir Nebih Meha vëllai i Tahir Mehës nga Prekazi. Po atë ditë në vend luftime të ndryshme në frontet e UËK-sëkanë rënë: Ragip Ademi, Isyf Mulaj, Rifat Dina, Zeqir Mulaj.
 
Po ky kalendali pashka halual qe ne 22 ne toke mbeliti nje engjel? (ti bejm cik qefin vetes?)
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.