Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Kalendari historik kombëtar

Më 26 mars 1932 vdiq në Paris, Ilaz Vrioni, atdhetar, politikan. Iliaz Bej Vrioni u lind në Berat në vitin 1882 dhe vdiq në Paris. Ai ishte djali i Mehmet Ali Pashë Vrionit, patriotit të shquar shqiptar. Ishte pjesëtar familjes së madhe të bejlerëve të të Beratit, Fierit dhe Myzeqesë. Iliaz Vrioni ishte njëri nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë Shqiptare në vitin 1912. Ai shërbeu tri herë si Kryeministër dhe pesë herë si Ministër i Punëve të Jashtme. Vdiqnë vitin 1932, duke shërbyer mandatin e tij të dytë si Ministër i Plotfuqishëm i Mbretërisë së Shqipërisë në Paris dhe në Londër.

Më 26 mars të vitit 1981, në Prishtinë, u zhvilluan demonstratat e dyta të studentëve me kërkesë për Kosovën Republikë. Atë ditë njësitë speciale të federatës jugosllave kanë maltretuar fizikisht qinda studentë e studente shqiptare sidomos në Konviktin numër 3 të Studentëve në Prishtinë.

Më 26 mars 2001 ra dëshmor, luftëtari emblematik i lirisë, Njazi Azemi, nga fshati Mogillë i komunës së Vitisë, pjesëtar i UÇK-së dhe luftëtar e epror i UÇPMB-së. Njazi Azemi njihet në mesin e protestuesve më të vendosur gjatë demonstratave të vitit 1989, në Ferizaj me ç’ rast ishte plagosur rëndë. Më pas ka vazhduar aktivitetin e tij atdhetar deri në rënien në altarin e Atdheut.

Më 26 mars 1999 Forcat serbe kanë masakruar 243 shqiptarë në fshatin Krushë e Madhe dhe 50 shqiptarë të tjerë të familjes Berisha, në Therandë-ish Suharekë.
Krimet e barbarisë serbe ishin ndërmarrë në shenj hakmarrjeja për shkak të fillimit të bombardimeve që kishte ndërmarrë kundër Serbisë e malit të Zi, Aleanca ushtarake Veriatlantike.

Më 26 mars të vitit 1999 kanë rënë dëshmorët e UÇK-së: Osman Rexhepi, Nuhi Rexhepi, Lulzim Rexhepi, Eshim Gashi, Agim Osaj, Ismet Gashi, Shemsi Jusufi, Ismet Spahiu.

Më 27 mars të vitit 1866 lindi, Andon Zako-Çajupi, atdhetar, poet, shkrimtar, dramaturg e përkthyes. U lind Sheper të Zagorisë. Mësimet fillore i mori në Nivan të Zagorisë, në shkollën greke. Më 1882 u vendos në Aleksandri, ku studjoi frëngjisht për pesë vite. Gjatë qëndrimit të tij në Aleksandri u takua me mjaft avoketër të huaj, që i dhanë bindjen të vazhdonte studimet për jurisprudencë në Zvicër, ku shkoi në vitin 1887 dhe vazhdoi studimet për pesë vite në këtë disiplinë. Atje takoi bashkëshorten e tij të ardhshme, Eugjeninë, me të cilën pati një djalë, Stefanin, por ajo i vdiq në vitin 1892.
U kthye në Egjipt ku iu përkushtua lëvizjes kombëtare, duke u bërë një ndër figurat qendrore të kolonisë shqiptare në atë vend. Më 1909 botoi shkrimin e njohur Klubi i Selanikut, një pamflet dërrmues kundër armiqve të brendshëm të lëvizjes kombëtare shqiptare. Më 1919 u zgjodh kryetar i shoqërisë “Vëllazëria” me qendër në Kajro. Qe frymëzuesi dhe njëri nga hartuesit e memorandumit që shqiptarët e Egjiptit i dërguan Konferencës së Paqes më 1919 në mbrojtje të tërësisë territoriale të Shqipërisë. Më 1920 themeloi “Shoqërinë e Miqve”. Vdiq më 11 korik të vitit 1930.

Më 27 mars 1931 lindi Pjetër Gaci, kompozitor, pedagog i muzikës.

Më 27 dhe 28 mars të vitit 1989 në Prishtinë dhe në vise të tjera të Kosovës ranë dëshmorë 28 demonstrues shqiptarë, si dhe ishin plagosur dhe arrestuar nga policia serbe qindra të rinj. Në Prishtinë, ranë dëshmorë: Ismet Krasniqi, Vetim Shala, Sevdat Xhafolli, Shukrije Obërtinca dhe Mustafë Veselaj.

Më 27 mars 1999 forcat serbe vranë 10 anëtarë të familjes Rama në Kastriotit, ish Obiliq. Faruk Rama, Agron Rama dhe Albert Rama kanë rënë dëshmorë.

Më 27 mars ka rënë dëshmor, Ramadan Mazreku.

Më 27 mars 1999 dy aeroplanë të armatës serbe kanë bombarduar selinë e Radios-Kosova e Lirë dhe Agjencisë Kosovapress në fshatin Berishë të Rrafshnaltës së Drenicës. Me atë rast është vrarë, Elbasan Jakup Berisha dhe janë plagosur . Radio-Kosova e Lirë nuk e kishte ndërprerë programin, por kishte paralajmëruar për mundësinë e ndërrimit të vendtransmetimit.

Më 28 mars 1932 lindi Loni Papa, shkrimtar. Loni Papa, u lind në Bubullimë të Lushnjës. Vdiqë më 22 qershor të vitit 2018. Ka qenë dramaturg dhe autor i letërsisë për fëmijë, i prozës, poezisë, shkrimeve publicistike, rrëfenjës, fabulës etj. Autor i më shumë se 35 veprave lertrare të botuara dhe laureat i Çmimit të Republikës e i disa çmimeve kombëtare. Mban titullin “Qytetar Nderi” i qytetit të tij të lindjes, Lushnje, për kontributin e përkushtimin e tij në letërsinë shqipe.

Më 28 mars të vitit 1945 vdiq, Filip Papajani, shkrimtar, publicist dhe dramaturg. Kishte lindur në vitin 1878. Që në vogëli kishte çfaqur tendenca pavarësie dhe mosbesimi në fe. Në Bukuresht të Rumanisë ku kishte mërguar u njoh me familjen e një emigranti nga Korça, i cili kishte ndërruar mbiemrin në Kostandinesku. U fejua me të bijën e tij dhe u martuan, në vitin 1909. Aty, më 1910 lindi vajza e parë Margarita. Si patriot dhe nacionalist i zjarrtë, menjëhere pas shpalljes së pavarësisë së Shqiperisë më 1912, braktis grua e fëmijë dhe vjen në Atdhe së bashku me Asdrenin, me një delegacion të kryesuar nga Pandeli Evangjeli për të përkrahur vendosjen e Princ Vidit si Mbret të Shqipërisë. Me një grup vullnetarësh kishte luftuar kundra andartëve grekë që kishin zaptuar Korçën dhe kishin vrarë priftin antishqiptar, Ballamaçi. U bashkua me çetën e Mihal Gramenos e Çerqiz Topullit. Luftoi gjithashtu kundra bandave të Esat Pashës. Shkroi tregime të shkurtra, në vitin 1923 në gazetën “Shkumbini” e që më vonë zuri vend në antologjite e leximeve letrare të shkollave 7-vjeçare.

Më 28 mars 1999, forcat serbe kanë vrarë dhe kanë masakruar 147 shqiptarë në fshatin Izbicë të Drenicës në mesin e tyre gra, fëmijë, një foshnje gjashtë muaj dhe pleq e plaka.
Urdhrin për sul e kishte dhënë komandanti kriminel serb, Lubisha Dikoviq. Një ditë para fillimit të bombardimeve të NATO-s, krerët kriminelë në Serbi, kishin paralajmëruar se në rast të fillimit të bombardimit do t’ i shfarosnin shqiptarët

Më 28 mars kanë rënë dëshmorë: Elez Ramë Geci, Maxhun Berisha, Shefki Thaçi.

Më 29 mars 1925, nga forcat zogiste të Ceno beg Kryeziut dhe Kadri Mehmetit, në fshatin Dragobi të Tropojës u vra në rrethim Bajram Curri, atdhetar, demokrat, revolucionar, udhëheqës i kryengritjeve shqiptare kundër Turqisë dhe Serbisë, njëri ndër personalitetet më të rëndësishme të kohës

Më 29 mars 1944 u vra Mustafa Matohiti, atdhetar, komisar i çetave partizane, Hero i Popullit. Lindi në Lekdush. Ishte Figurë e shquar e patriotike i cili që nga viti 1943-1944 dha kontribut të madh në organizimin e lëvizjes komuniste, për organizimin e luftës NAÇL në krahinën e Kurveleshit, Përmetit e Delvinës, për të cilat dha jetën më 29 mars 1944; u vra gjatë luftimeve të pabarabarta me forcat gjermane.

Më 29 mars 1999 forcat serbe, ekzekutuan dhe masakruan 49 shqiptarë në fshatin Beleg të Deçanit. Ishte edhe kjo një hakmarrje mizore e forcave ushtarake e policore serbe kundër popullatës civile shqiptare, për shkak të bombardimeve të NATO-s. Një ditë para fillimit të bombardimeve të NATO-s, krerët kriminelë në Serbi, kishin paralajmëruar se në rast të fillimit të bombardimit do t’ i shfarosnin shqiptarët

Më 29 mars 1999 në Shishman të Bokës bien 14 dëshmorë nga Zona Operative e Dukagjinit, e Drenicës dhe Pashtrikut. 1. ARMEND (SEFEDIN) QYMYRI, BESIM (ALI) RAMA, BUJAR (BEQIR) SHALA, BUJAR (ESAT) SYLA, FLORIM (ELEZ) SEJDIJA, IBRAHIM (KADRI) ASLLANI JASHAR (ZEJNULLAH) JASHARI – KOMANDANT “DURAKU”, KADRI (MUHAMET) BERISHA, MEHDI (ADEM) ZABELI, MON (MUHAMET) MAQI, NAIM SHIN AVDIU – LATA, NUHI (HAXHI) ELEZAJ XHEMAJL (IDRIZ) AVDULLAHU dhe JAHJA (REHAN) DANUZA.

Më 30 mars 1895 lindi, Anton Ashta, mjek malariolog i njohur shqiptar. U lind në Shkodër ku mori dhe mësimet e para dhe shkollën e mesme, ndërsa në vitin 1921 ai u diplomua për mjekësi, në Universitetin e Romës. Në vitin 1922 kreu një kurs suplementar për dermosifilopatinë. Mbas shkollës megjithese i ofruan të rrinte në Romë, Ashta u kthye në atdhe. Ai filloi menjëherë punën si njeri i përgjegjshëm për problemet e kohës. I bindur në fitoren e luftës kundër malaries Ashta në vitin 1928, shkoi përsëri për një kurs njëvjeçar në Romë Pas përfundimit u rikthye në Shqiperi dhe filloi punën si mjek malaiolog pranë Fondacionit Rokfeler në Tiranë në projektin për zhdukjen e malaries. Në vitin 1932 Ashta botoi punimin “Malarja”. Ashtu sikur kishte parashikuar, në vitin 1962 malarja do të zhdukej, kjo u arrit në shumicën e zonave të Shqipërisë.
Në vitin 1962 Dr. Ashta mbrojti doktoraturën me veprën “Malarja në Shqipëri” me të cilën fitoi “Cmimin e Republikës” Klasi të parë. Dr Anton Ashta mban Titullin “Heroi i Punës Socialiste. Vdiq në Tiranë në vitin 1977.

Më 30 mars të vitit 1945 forcat partizane e çetnike serbe pasi kishin grumbulluar disa mijëra shqiptarë nga viset e Kosovës, veçmas nga Drenica, i kishin mobilizuar dhunshëm me qëllim gjoja për të luftuar forcat gjemane në largim nga frontet e luftës. Pas një rrugëtimi dy javë këmbë, pa ushqim dhe duke i provokuar mizorisht, duke mos i lejuar as për të pirë as ujë, i grumbulluan në qytetin në Tivar të Malit të Zi ku kishin kryer një masakër duke ekzekutuar disa qindra shqiptarë, trupat e të cilëve i hodhën në det. Kjo plojë fashiste e 30 marsitr të vitit 1945 serbe njihet me emrin Masakra e Tivarit.

Më 30 mars të vitit 1999, kryetari amerikan Bill Klinton kishte deklaruar se mbrojtje shqiptarëve të Kosovës nga shafroja që po pretendoin ta bënin serbët, ishte obligim moral i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërsa kryeministri britanik, Toni Bler kishte deklaruar se lufta e NATO-s kundër caëqeve ushtarake dhe ekonomike të Serbisë nuk do të ndërpritej derisa të dorëzohej kasapi i Ballkanit, Milosheviq.

Më 31 mars të vitit 1999 forcat kriminale serbe në fshatin Pastasel likuiduan dhe masakruan 102 shqiptarë. Një javë pas intervenimit të NATO-s kundër Jugosllavisë prej 25 deri më 31 mars trupat ushtarake dhe policore serbe kanë masakruar e kanë likuiduar rreth 700 pjesëtarë të popullatës civile, ndërsa në luftime kundër forcave serbe kanë rënë më shumë se 100 dëshmorë.

Më 31 mars të vitit 1999, në deklaratën Politike të SHP të UÇK-së ftoheshin forcat shqiptare të konsolidonin radhët rreth UÇK-së dhe të mos përçaheshin nga formacionet të së ashtuquajturës Qeveri e Bukoshit në mërgim, e cila kishte krijuar një forcë paralele të armatosur, të quajtur FARK dhe vepronte në bazat e luftës në Shqipëri. Shtabi u bënte thirrje të gjithë shqiptarëve të luftonin në emblemën dhe uniformën e UÇK-së, si e vetmja forcë çlirimtare e njohur edhe botërisht, në Konferencën e Rambujesë.

Më 31 mars të vitit 1999, SHP i UÇK-së kishte falënderuar Qeverinë dhe popullin e Shqipërisë që u kishte dalë në ndihmë dhjetëra mijëra shqiptarëve të dëbuar dhunshëm nga Kosova nën presion të shfarosjes nga forcat kriminale dhe okupatore serbe.

Më 31 mars 1999, kryetari amerikan Bill Klinton kishte hedhur poshtë propozimin e Serbisë së Milosheviqit, për ndërprerjen e sulmeve nga NATO-ja, pasi Serbia do të pranonte të hiqte nga Kosova një pjesë të kontingjentit ushtarak. Klinton nuk kishte pranuar asnjë kusht të tillë.

Më 31 mars të vitit 1991 – Shqipëria organizoi zgjedhjet e para shumë-partiake pas 45 vjet të qeverisjes së Partisë së Punës së Shqipërisë. Votimet u zhvilluan në dy raunde; Partia e Punës e reformuar në Parti Socialiste, qysh në qershor 1991, fitoi 2/3 e vendeve në Kuvendin Popullor prej 250 anëtarësh.
 
Më 26 mars 1932 vdiq në Paris, Ilaz Vrioni, atdhetar, politikan. Iliaz Bej Vrioni u lind në Berat në vitin 1882 dhe vdiq në Paris. Ai ishte djali i Mehmet Ali Pashë Vrionit, patriotit të shquar shqiptar. Ishte pjesëtar familjes së madhe të bejlerëve të të Beratit, Fierit dhe Myzeqesë. Iliaz Vrioni ishte njëri nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë Shqiptare në vitin 1912. Ai shërbeu tri herë si Kryeministër dhe pesë herë si Ministër i Punëve të Jashtme. Vdiqnë vitin 1932, duke shërbyer mandatin e tij të dytë si Ministër i Plotfuqishëm i Mbretërisë së Shqipërisë në Paris dhe në Londër.

Më 26 mars të vitit 1981, në Prishtinë, u zhvilluan demonstratat e dyta të studentëve me kërkesë për Kosovën Republikë. Atë ditë njësitë speciale të federatës jugosllave kanë maltretuar fizikisht qinda studentë e studente shqiptare sidomos në Konviktin numër 3 të Studentëve në Prishtinë.

Më 26 mars 2001 ra dëshmor, luftëtari emblematik i lirisë, Njazi Azemi, nga fshati Mogillë i komunës së Vitisë, pjesëtar i UÇK-së dhe luftëtar e epror i UÇPMB-së. Njazi Azemi njihet në mesin e protestuesve më të vendosur gjatë demonstratave të vitit 1989, në Ferizaj me ç’ rast ishte plagosur rëndë. Më pas ka vazhduar aktivitetin e tij atdhetar deri në rënien në altarin e Atdheut.

Më 26 mars 1999 Forcat serbe kanë masakruar 243 shqiptarë në fshatin Krushë e Madhe dhe 50 shqiptarë të tjerë të familjes Berisha, në Therandë-ish Suharekë.
Krimet e barbarisë serbe ishin ndërmarrë në shenj hakmarrjeja për shkak të fillimit të bombardimeve që kishte ndërmarrë kundër Serbisë e malit të Zi, Aleanca ushtarake Veriatlantike.

Më 26 mars të vitit 1999 kanë rënë dëshmorët e UÇK-së: Osman Rexhepi, Nuhi Rexhepi, Lulzim Rexhepi, Eshim Gashi, Agim Osaj, Ismet Gashi, Shemsi Jusufi, Ismet Spahiu.

Më 27 mars të vitit 1866 lindi, Andon Zako-Çajupi, atdhetar, poet, shkrimtar, dramaturg e përkthyes. U lind Sheper të Zagorisë. Mësimet fillore i mori në Nivan të Zagorisë, në shkollën greke. Më 1882 u vendos në Aleksandri, ku studjoi frëngjisht për pesë vite. Gjatë qëndrimit të tij në Aleksandri u takua me mjaft avoketër të huaj, që i dhanë bindjen të vazhdonte studimet për jurisprudencë në Zvicër, ku shkoi në vitin 1887 dhe vazhdoi studimet për pesë vite në këtë disiplinë. Atje takoi bashkëshorten e tij të ardhshme, Eugjeninë, me të cilën pati një djalë, Stefanin, por ajo i vdiq në vitin 1892.
U kthye në Egjipt ku iu përkushtua lëvizjes kombëtare, duke u bërë një ndër figurat qendrore të kolonisë shqiptare në atë vend. Më 1909 botoi shkrimin e njohur Klubi i Selanikut, një pamflet dërrmues kundër armiqve të brendshëm të lëvizjes kombëtare shqiptare. Më 1919 u zgjodh kryetar i shoqërisë “Vëllazëria” me qendër në Kajro. Qe frymëzuesi dhe njëri nga hartuesit e memorandumit që shqiptarët e Egjiptit i dërguan Konferencës së Paqes më 1919 në mbrojtje të tërësisë territoriale të Shqipërisë. Më 1920 themeloi “Shoqërinë e Miqve”. Vdiq më 11 korik të vitit 1930.

Më 27 mars 1931 lindi Pjetër Gaci, kompozitor, pedagog i muzikës.

Më 27 dhe 28 mars të vitit 1989 në Prishtinë dhe në vise të tjera të Kosovës ranë dëshmorë 28 demonstrues shqiptarë, si dhe ishin plagosur dhe arrestuar nga policia serbe qindra të rinj. Në Prishtinë, ranë dëshmorë: Ismet Krasniqi, Vetim Shala, Sevdat Xhafolli, Shukrije Obërtinca dhe Mustafë Veselaj.

Më 27 mars 1999 forcat serbe vranë 10 anëtarë të familjes Rama në Kastriotit, ish Obiliq. Faruk Rama, Agron Rama dhe Albert Rama kanë rënë dëshmorë.

Më 27 mars ka rënë dëshmor, Ramadan Mazreku.

Më 27 mars 1999 dy aeroplanë të armatës serbe kanë bombarduar selinë e Radios-Kosova e Lirë dhe Agjencisë Kosovapress në fshatin Berishë të Rrafshnaltës së Drenicës. Me atë rast është vrarë, Elbasan Jakup Berisha dhe janë plagosur . Radio-Kosova e Lirë nuk e kishte ndërprerë programin, por kishte paralajmëruar për mundësinë e ndërrimit të vendtransmetimit.

Më 28 mars 1932 lindi Loni Papa, shkrimtar. Loni Papa, u lind në Bubullimë të Lushnjës. Vdiqë më 22 qershor të vitit 2018. Ka qenë dramaturg dhe autor i letërsisë për fëmijë, i prozës, poezisë, shkrimeve publicistike, rrëfenjës, fabulës etj. Autor i më shumë se 35 veprave lertrare të botuara dhe laureat i Çmimit të Republikës e i disa çmimeve kombëtare. Mban titullin “Qytetar Nderi” i qytetit të tij të lindjes, Lushnje, për kontributin e përkushtimin e tij në letërsinë shqipe.

Më 28 mars të vitit 1945 vdiq, Filip Papajani, shkrimtar, publicist dhe dramaturg. Kishte lindur në vitin 1878. Që në vogëli kishte çfaqur tendenca pavarësie dhe mosbesimi në fe. Në Bukuresht të Rumanisë ku kishte mërguar u njoh me familjen e një emigranti nga Korça, i cili kishte ndërruar mbiemrin në Kostandinesku. U fejua me të bijën e tij dhe u martuan, në vitin 1909. Aty, më 1910 lindi vajza e parë Margarita. Si patriot dhe nacionalist i zjarrtë, menjëhere pas shpalljes së pavarësisë së Shqiperisë më 1912, braktis grua e fëmijë dhe vjen në Atdhe së bashku me Asdrenin, me një delegacion të kryesuar nga Pandeli Evangjeli për të përkrahur vendosjen e Princ Vidit si Mbret të Shqipërisë. Me një grup vullnetarësh kishte luftuar kundra andartëve grekë që kishin zaptuar Korçën dhe kishin vrarë priftin antishqiptar, Ballamaçi. U bashkua me çetën e Mihal Gramenos e Çerqiz Topullit. Luftoi gjithashtu kundra bandave të Esat Pashës. Shkroi tregime të shkurtra, në vitin 1923 në gazetën “Shkumbini” e që më vonë zuri vend në antologjite e leximeve letrare të shkollave 7-vjeçare.

Më 28 mars 1999, forcat serbe kanë vrarë dhe kanë masakruar 147 shqiptarë në fshatin Izbicë të Drenicës në mesin e tyre gra, fëmijë, një foshnje gjashtë muaj dhe pleq e plaka.
Urdhrin për sul e kishte dhënë komandanti kriminel serb, Lubisha Dikoviq. Një ditë para fillimit të bombardimeve të NATO-s, krerët kriminelë në Serbi, kishin paralajmëruar se në rast të fillimit të bombardimit do t’ i shfarosnin shqiptarët

Më 28 mars kanë rënë dëshmorë: Elez Ramë Geci, Maxhun Berisha, Shefki Thaçi.

Më 29 mars 1925, nga forcat zogiste të Ceno beg Kryeziut dhe Kadri Mehmetit, në fshatin Dragobi të Tropojës u vra në rrethim Bajram Curri, atdhetar, demokrat, revolucionar, udhëheqës i kryengritjeve shqiptare kundër Turqisë dhe Serbisë, njëri ndër personalitetet më të rëndësishme të kohës

Më 29 mars 1944 u vra Mustafa Matohiti, atdhetar, komisar i çetave partizane, Hero i Popullit. Lindi në Lekdush. Ishte Figurë e shquar e patriotike i cili që nga viti 1943-1944 dha kontribut të madh në organizimin e lëvizjes komuniste, për organizimin e luftës NAÇL në krahinën e Kurveleshit, Përmetit e Delvinës, për të cilat dha jetën më 29 mars 1944; u vra gjatë luftimeve të pabarabarta me forcat gjermane.

Më 29 mars 1999 forcat serbe, ekzekutuan dhe masakruan 49 shqiptarë në fshatin Beleg të Deçanit. Ishte edhe kjo një hakmarrje mizore e forcave ushtarake e policore serbe kundër popullatës civile shqiptare, për shkak të bombardimeve të NATO-s. Një ditë para fillimit të bombardimeve të NATO-s, krerët kriminelë në Serbi, kishin paralajmëruar se në rast të fillimit të bombardimit do t’ i shfarosnin shqiptarët

Më 29 mars 1999 në Shishman të Bokës bien 14 dëshmorë nga Zona Operative e Dukagjinit, e Drenicës dhe Pashtrikut. 1. ARMEND (SEFEDIN) QYMYRI, BESIM (ALI) RAMA, BUJAR (BEQIR) SHALA, BUJAR (ESAT) SYLA, FLORIM (ELEZ) SEJDIJA, IBRAHIM (KADRI) ASLLANI JASHAR (ZEJNULLAH) JASHARI – KOMANDANT “DURAKU”, KADRI (MUHAMET) BERISHA, MEHDI (ADEM) ZABELI, MON (MUHAMET) MAQI, NAIM SHIN AVDIU – LATA, NUHI (HAXHI) ELEZAJ XHEMAJL (IDRIZ) AVDULLAHU dhe JAHJA (REHAN) DANUZA.

Më 30 mars 1895 lindi, Anton Ashta, mjek malariolog i njohur shqiptar. U lind në Shkodër ku mori dhe mësimet e para dhe shkollën e mesme, ndërsa në vitin 1921 ai u diplomua për mjekësi, në Universitetin e Romës. Në vitin 1922 kreu një kurs suplementar për dermosifilopatinë. Mbas shkollës megjithese i ofruan të rrinte në Romë, Ashta u kthye në atdhe. Ai filloi menjëherë punën si njeri i përgjegjshëm për problemet e kohës. I bindur në fitoren e luftës kundër malaries Ashta në vitin 1928, shkoi përsëri për një kurs njëvjeçar në Romë Pas përfundimit u rikthye në Shqiperi dhe filloi punën si mjek malaiolog pranë Fondacionit Rokfeler në Tiranë në projektin për zhdukjen e malaries. Në vitin 1932 Ashta botoi punimin “Malarja”. Ashtu sikur kishte parashikuar, në vitin 1962 malarja do të zhdukej, kjo u arrit në shumicën e zonave të Shqipërisë.
Në vitin 1962 Dr. Ashta mbrojti doktoraturën me veprën “Malarja në Shqipëri” me të cilën fitoi “Cmimin e Republikës” Klasi të parë. Dr Anton Ashta mban Titullin “Heroi i Punës Socialiste. Vdiq në Tiranë në vitin 1977.

Më 30 mars të vitit 1945 forcat partizane e çetnike serbe pasi kishin grumbulluar disa mijëra shqiptarë nga viset e Kosovës, veçmas nga Drenica, i kishin mobilizuar dhunshëm me qëllim gjoja për të luftuar forcat gjemane në largim nga frontet e luftës. Pas një rrugëtimi dy javë këmbë, pa ushqim dhe duke i provokuar mizorisht, duke mos i lejuar as për të pirë as ujë, i grumbulluan në qytetin në Tivar të Malit të Zi ku kishin kryer një masakër duke ekzekutuar disa qindra shqiptarë, trupat e të cilëve i hodhën në det. Kjo plojë fashiste e 30 marsitr të vitit 1945 serbe njihet me emrin Masakra e Tivarit.

Më 30 mars të vitit 1999, kryetari amerikan Bill Klinton kishte deklaruar se mbrojtje shqiptarëve të Kosovës nga shafroja që po pretendoin ta bënin serbët, ishte obligim moral i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërsa kryeministri britanik, Toni Bler kishte deklaruar se lufta e NATO-s kundër caëqeve ushtarake dhe ekonomike të Serbisë nuk do të ndërpritej derisa të dorëzohej kasapi i Ballkanit, Milosheviq.

Më 31 mars të vitit 1999 forcat kriminale serbe në fshatin Pastasel likuiduan dhe masakruan 102 shqiptarë. Një javë pas intervenimit të NATO-s kundër Jugosllavisë prej 25 deri më 31 mars trupat ushtarake dhe policore serbe kanë masakruar e kanë likuiduar rreth 700 pjesëtarë të popullatës civile, ndërsa në luftime kundër forcave serbe kanë rënë më shumë se 100 dëshmorë.

Më 31 mars të vitit 1999, në deklaratën Politike të SHP të UÇK-së ftoheshin forcat shqiptare të konsolidonin radhët rreth UÇK-së dhe të mos përçaheshin nga formacionet të së ashtuquajturës Qeveri e Bukoshit në mërgim, e cila kishte krijuar një forcë paralele të armatosur, të quajtur FARK dhe vepronte në bazat e luftës në Shqipëri. Shtabi u bënte thirrje të gjithë shqiptarëve të luftonin në emblemën dhe uniformën e UÇK-së, si e vetmja forcë çlirimtare e njohur edhe botërisht, në Konferencën e Rambujesë.

Më 31 mars të vitit 1999, SHP i UÇK-së kishte falënderuar Qeverinë dhe popullin e Shqipërisë që u kishte dalë në ndihmë dhjetëra mijëra shqiptarëve të dëbuar dhunshëm nga Kosova nën presion të shfarosjes nga forcat kriminale dhe okupatore serbe.

Më 31 mars 1999, kryetari amerikan Bill Klinton kishte hedhur poshtë propozimin e Serbisë së Milosheviqit, për ndërprerjen e sulmeve nga NATO-ja, pasi Serbia do të pranonte të hiqte nga Kosova një pjesë të kontingjentit ushtarak. Klinton nuk kishte pranuar asnjë kusht të tillë.

Më 31 mars të vitit 1991 – Shqipëria organizoi zgjedhjet e para shumë-partiake pas 45 vjet të qeverisjes së Partisë së Punës së Shqipërisë. Votimet u zhvilluan në dy raunde; Partia e Punës e reformuar në Parti Socialiste, qysh në qershor 1991, fitoi 2/3 e vendeve në Kuvendin Popullor prej 250 anëtarësh.
Me qerrove nga syte dhe asgje nuk lexova?
 

Kalendari kombëtar i muaji Prill​


Më 1 prill të vitit 1890, në Tivar, u lind, Martin Gjoka, muzikant dhe kompozitor i njohur shqiptar. U vendos në Shkodër kur ishte 15 vjeç. Në atë kohë njihet me Palokë Kurtin e Frano Ndojen, të cilat ia shquajnë talentin e tij dhe e mbajnë afër. Regjistrohet në shkollën françeskane në vitin 1906 ku mësimet jepeshin shqip dhe kur Gjergj Fishta ishte emërua drejtor. Në moshën 18 vjeç, eprorët e tij duke e njohur talentin dhe përkushtimin e nisin për në Salzburg, të Austrisë. Atje përveç filozofisë e teologjisë, ndjekë dhe shkollën muzikore me famë pranë institutit Hartman. Përveç lëndëve teorike, thellohet edhe në studimin e pianofortes, flautit e violinës. Martin Gjoka kompozoi në të gjitha gjinitë vokale e instrumentale. Në gjinitë vokale lëvroi këngën e tipit popullor e të përpunuar, këngën për fëmijë e lirike, koralet, baladën, rapsodinë, potpurinë, melodramën e deri tek opera, ndërsa në gjinitë instrumentale e simfonike.

Më 1 prill të vitit 1981, kishin shpërthyer në Prishtinë demonstrata e tretë masive pas 11 dhe 26 marsit të po atij viti. Në orën e mesditës, mijëra demonstrues kishin vërshuar në të gjitha rrugët e sheshet e Prishtinës, por edhe në disa qytete të Kosovës, duke brohoritur: “Republikë-Kushtetutë, ja me hatër ja me luftë”. “Jemi shqiptarë, nuk jemi jugosllavë”, “Bashkim-Bashkim”. “Trepça punon Beogradi fiton” Lironi Adem Demaçin” dhe kërkesa të tjera. Me protestuesit ishin bashkuar edhe mijëra punëtorë të ndërmarrjes “Ramiz Sadiku”, në Prishtinë dhe të ndërmarrjeve të tjera, si dhe shumë liridashës, studentë, nxënës e punëtorë nga Prishtina dhe qytete të tjera të vendit. Tri ditët e para të prillit të vitit 1981 shënojnë fillimin e kryengritjes shqiptare të Kosovës, e cila veproi në kushte dhe rrethana të caktuara, me protesta e demonstrata, me afishimin e parullave e pankartave, me kërkesën e vazhdueshme për krijimin e Republikës së Kosovës, deri në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila bërë kthesën historike të çlirimit dhe shpalljes së Kosovës shtet të lirë e të pavarur, më 17 shkurt të vitit 2008. Gjatë këtij rrugëtimi historik, dhjetëra mijëra shqiptarë liridashës, regjimet pushtuese të kohës i keqtrajtuan, i burgosën, i dënuan prej 1 deri në 20 vjet burg, disa syresh edhe i vranë dhe i persekutuan mizorisht. Marsi e prilli i vitit 1981, ndërpreu procesin e jugosllavizimit të shqiptarëve dhe krijoi një hendek historik mes shqiptarëve atdhetarë e liridashës, dhe atyre vasalë e të gatshëm për të bashkëjetuar me frymën e patriotizmit socialist jugosllav.

Më 1 prill të vitit 1999 serbët kanë masakruar më shumë 60-të shqiptarë në lagjet e Gjakovës ku popullata kishte mbetur e ngujuar dhe nën rrethim të forcave kriminale serbe.

Më 1 prill, të vitit 1999 në fshatin Lubeniq të Pejës, në orët e hershme të mëngjesit, formacionet ushtarake, policore e kishin rrethuar në të gjitha anët këtë fshat i cili shtrihet rrëzë Alpeve Shqiptare dhe në mes të fshatit Raushiq dhe Strellc, ku vranë barbarisht rreth 90 shqiptarë, burra gra pleq e fëmijë nga radhët e popullatës civile.

2 prilli i vitit 1981, shënon edhe fillet e kryengritjes së përgjithshme shqiptare të Kosovës në disa segmente të luftës së armatosur, në Besi, ku nxënës, studentë e punëtorë disa fshatrave të Llapit çarmatosen njësitë rezerviste të milicisë, që vinin si përforcime nga Serbia, me qëllim për t’i shuar me gjak protestat. Më 2 dhe 3 prill të vitit 1981 kanë rënë dëshmorë: Naser Hajrizi Asllan Pireva, Xhelal Maliqi, Salih Abazi, Salih Zeka, Ruzhdi Hyseni, Rizah Matoshi, Sherif Frangu dhe Nesimi Dervishdana. Po atë dit kreu komunist i Jugosllavisë kishte marrë vendim për “Shpalljen e gjendjes së shtetrrethimit” prej 3 deri më 18 prill, me ndalesë rigoroze të grumbullimit të më shumë se tre personave, dhe orë policore nga ora 20.00 deri në orën 6.00 të mëngjesit. Në Kosovë ishin dislokuar mijëra forca të njësive speciale, rezerviste, forca të caktuara të Armatës dhe një klasë e tërë e agjentëve të sigurimit të shtetit.
Më 2 dhe te prill të vitit 1981, rinia revolucionare e disa fshatrave të Llapit ishte tubuar në Besi, fshat i komunës së Prishtinës, me qëllim për të mos lejuar hyrjen e forcave intervencioniste serbe, në Prishtinë, në kohën kur kishin eskaluar protestat e demonstratat, me ç rast milicia e Jugosllavisë kishte vrarë nëntë protestues dhe kishte plagosur qindra të tjerë. Ata kishin arritur që më 2 prill të atij viti, të ndalojnë disa kamionë me policë serbë, të cilët i çarmatosin, ua kishin rrëmbyer rreth 150 armë, si dhe municion e pajisje lufte. Kishin vendosur postbllokun në Besi, dhe nuk kishin lejuar hyrjen e automjeteve shtetërore të Serbisë të depërtonin në drejtim të Prishtinës. Më tre prill, ata kanë sulmuar një helikopter të policisë serbe, i cili kishte vëzhguar mbi malet e Besisë, ku ishin pozicionuar flamurtarët e parë të Kosovës Republikë.

Më 2 prill të vitit 1999, dita kur në fshatin Kralan të komunës së Gjakovës forcat ushtarake dhe policore serbe veçuan disa qindra djem dhe burra nga grupi prej 1.500 shqiptarëve, të cilët kishin braktisur vatrat për t’u shpëtuar krimeve serbe që kishin përfshirë tërë Kosovën. Të tjerët – gra, fëmijë dhe pleq, ishin urdhëruar që të shkojnë në Shqipëri.

Më 3 prill të vitit 1947, në Tiranë, u lind, Drita Haxhiraj, aktore e njohur shqiptare, e cila ka luajtur edhe në skenën ndërkombëtare. Studimet e larta i kreu në Institutin e Lartë të Arteve, në degën e dramës, në vitin 1967. Menjëherë pas diplomimit u emërua aktore në Teatrin Popullor. Për 25 vjet rresht interpretoi mbi 70 role në karrierën e saj në Teatrin Kombëtar, si edhe në kinematografi. Ka interpretuar me sukses në teatër tek “Shokët”, “Ngjarje në fabrikë”, “Një dimër i shkurtër”, “Fytyra e dytë”, “20 ditë”, “Prefekti”, “Vdekja e një komisioneri”, “Romeo e Zhulieta”, “Prometeu”, “Kush e solli Doruntinën”, “Andromaka”, “Orët e Kremlinit”, “Viti 1961”, “Orfeu zbret në ferr”, e shumë role të tjera, Gjithashtu ka interpretuar në Itali dhe në Zvicër.
Më 3 prill të vitit 1981, në demonstratat e zhvilluara në Ferizaj me kërkesë për krijimin e Republikës së Kosovës u martirizua, atdhetari me bindje revolucionare, Rizah Matoshi. Më 3 prill të vitit 1981 në demonstratat e përgjakshme që u zhvilluan në Vushtrri njësitë speciale të Federatës jugosllave kanë martirizuar protestuesit: Salih Abazi, Salih Zeka, dhe Ruzhdi Hyseni, të cilët i vranë gjatë protestave paqësore me kërkesë për krijimin e Republikës së Kosovës.

Më 3 prill të vitit 1999 forcat policore dhe ushtarake serbe kanë arrestuar 86 djem të rinj, nga fshati Kralan i Gjakovës ndër të cilët edhe 11 të mitur. Që nga ajo ditë, që nga ajo ditë askush nga ta më nuk është parë i gjallë. Fondi për të Drejtën Humanitare në vitin 2013 kishte bërë kallëzim penal ndaj disa eprorëve të Ushtrisë jugosllave për krimin në Kralan. Me këtë rast, u njoftua se trupat e 18 prej atyre djemve dhe burrave të ndaluar, janë gjetur në një varrezë masive në Serbi, në varrezën e cila është gjetur pranë liqenit të Peruçës, në komunën e Bajina Bashtës.

Më 4 prill të vitit 1949 u themelua Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior shkurtimisht e quajtur NATO. Themelimi u nënshkrua në Uashington. Selia qendrore e NATO-s është në Bruksel, kryeqyteti i Belgjikës. Roli kryesor i kësaj aleance është të ruajë lirinë e Shteteve Anëtare dhe mbrojtjen me anë të forcës ushtarake. Kjo organizatë luan një rol nëpër krizat politike, dhe të gjitha shtetet anëtare të saj kontribuojnë me forcat dhe pajisjet e tyre ushtarake. Kjo forcë ushtarake ka bombarduar Serbinë e Sllobodan Milosheviqit nga 24 marsi deri më 9 qershor të vitit 1999, për shkak të përpjekjeve të këtij shteti kriminal për shfarosjen e shqiptareve të Kosovës.

Më 4 prill të vitit 1981, pasi kreu politik dhe ushtarak i RSFJ-së kishte shpallur gjendjen e shtetrrethimit në Kosovë, që parashihej të zgjaste deri më 18 prill të atij viti, ishte ndërprerë mësimi në të gjitha nivelet e shkollimit, ishte ndaluar tubimi i më shumë se tre personave në një vend, kishte filluar kontrollimi dhe bastisja në të gjitha familjet e dyshuara, ishte aplikuar ora policore prej orës 20.00 deri në orën 6.00 të mëngjesit dhe një varg masash të tjera represive.
Më 4 prill të vitit 1922 u lind Ndrek Shkjezi. Shkollën shtatëvjeçare e kreu në Shkodër. Luante në kitarë dhe këndonte në një orkestrinë të vogël. Më vonë do të interpretonte dhe role të vogla në trupa teatrale joprofesioniste. Largohet nga Shkodra menjëherë pas mbarimit të luftës dhe në vitin 1945 së bashku me artistët Naim Frashëri, Artist i Popullit, Kadri Roshi (Nder i Kombit) dhe Mihal Popin (Artist i Popullit) do të themelonte Teatrin e Shtetit, që më vonë do të quhej Teatri Popullor (sot Teatri kombëtar). Në kohën e shërbimit ushtarak punon në Ansamblin e Ushtrisë . Në teatër ka luajtur rreth 100 role. Kështu mund të përmendim: “Cuca e maleve” e Loni Papës, “Deputeti”, “Fytyra e dytë”, “Halili dhe Hajria” e Kolë Jakovës, “Hamleti” i Shekspirit, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” e Piro Manit (Artist i Popullit), “Gjido” etj. Në kinematografi ka luajtur në më se 30 role të ndryshëm. Ndahet nga jeta në vitin 2000. Për meritat e tij artistike Ndrekë Shkjezi është vlerësuar me Urdhrin “Naim Frashëri”, dhe në vitin 1989 me titullin “Artist i Merituar”.

Më 5 prill të vitit 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe pushkatuan dhe masakruan 98 banorë të fshatit Rezallë të Drenicës. Nga masakra e Rezallës kanë shpëtuar të gjallë vetëm tre banorët, ndërsa deri në vitin 2014, 44 konsideroheshin të zhdukur. 28 prej tyre u rivarrosen me 5 prill të vitit 2014 ndërsa 16 të tjerë vazhdojnë të trajtohen të zhdukur. Trupat e 28 banorëve të Masakrës së Rezallës u gjetën në Rudnicë të Rashkës në Serbi.

Më 5 prill 2016 Ka vdekur në Zagreb akademiku dhe historiani i nderuar shqiptar, Zef Mirdita. Ai lindi më 13 mars 1936, në Prizren. Pasi kreu shkollën fillore dhe të mesmen në vendlindje, u diplomua në filozofi në Fakultetin Teologjik të Zagrebit. Një kohë punoi profesor në Gjimnazin e Prizrenit e më pas ligjëroi historinë e vjetër dhe gjuhën latine në Universitetin e Prishtinës. Ishte njohës i periudhës ilire të historisë shqiptare.

Më 5 prill të vitit 1873 lindi, Hafiz Ali Korça, atdhetar, rilindës, klerik islam, dijetar dhe politikan. U lind në Korçë, në një mjedis të pastër, patriotik, fetar e kulturor. Ai u brumos me bindje dhe parime bazë, që e ngritën lart emrin e tij. Për këto ai, në vitin 1893, kur ishte në moshën 20 vjeçare, u internua në Sinop, sepse ndërsa udhëtonte me trenin Sofie-Stamboll, iu kapen librat shqip, atëherë të ndaluar. Më 1900, u internua në Anadoll, për aktivitetin në mësonjëtoren e Korçës. Pas Kongresit të Dibrës ia shkatërruan shtëpinë. Ka qenë anëtarë në Komisinë Shqip në Shkodër. Më pas, Kabineti i Telat Pashës e dënoi me vdekje, por me ndërhyrje u fal. Më 1924 u përjashtua nga Këshilli i Lartë i Sheriatit. Hafiz Ali Korça zhvilloi një veprimtari intensive në disa drejtime dhe kryesisht në fushën e kulturës, të fesë dhe të publicistikës.

Më 5 prill të vitit 1912 në Medvegjë të Kosovës Lindore lindi Veli Dedi, luftëtar internacionalist i Spanjës, pjesëmarrës në LANÇ, gjeneral i Ushtrisë së Shqipërisë, Hero i Popullit.
 
Më 6 prill të vitit 1911, gjatë Kryengritjes së Malësisë së Madhe kundër pushtimit osman, luftëtarët e Hotit marrin majën e Bratilës afer Deçiqit dhe vendosin Flamurin Shqiptar kuq e zi. Ngritja e Flamurit ishte edhe treguesi më i qartë se qëllimi i Kryengritjes së Malësisë të vitit 1911 ishte luftë për liri, komb dhe shtet shqiptar. Për këtë ishin përbetuar prijësit e 7 bajraqeve të Malësisë, Hot, Grudë, Kastrat, Kelmend, Shkrel, Triesh, Kojë por edhe fiset tjera jashtë Malësisë së Madhe.

Më 6 prill të vitit 1938 ra heroikisht në Spanjë, Ramiz Varvarica, njëri ndër luftëtarët internacionalistë shqiptarë, në kuadër të Brigadës Garibaldi. U lind në vitin 1900, në familjen e Fejzullah Varvaricës. Ai ishte në mesin e vullnetarëve nga Shqipëria e trojet shqiptare të Kosovës e Maqedonisë së pushtuar nga Jugosllavia despotike e monarkike. Në luftën e Spanjës kanë marrë pjesë edhe: Xhemal Kada, Asim Vokshi, Mehmet Shehu, Petro Marko, Zef Hoti, Urfi Agolli, Daut Muço Podgorani, Skënder Luarasi, Dhimitër Kosta, Emrush Myftari, Faik Dardha, Hulusi Spahiu, Ibrahim Kurani, lljaz Pashai, Justina Shkupi Kosta Kolombo, Mane Nishova, Musa Fratari, Petro Marko, Qamil Sherifi, Stefan Duni, Stivens Thanasi, Shaban Basha, Teni Konomi, Thimjo Gogozoto, Veli Dedi, Xhafer Miraka, Imer Puka, Zef Prela, Zihni Muço, Emin Agolli, Feim Muço, Hamdi Kolonja, Thoma Rushano, e shumë të tjerë. Ramiz Varvarica u lind në vitin 1900, në familjen e Fejzullahut.

Më 6 prill të vitit 1956 u lind në Vlorë, Ilia Daci. Ai u mbrujt nga familja me ndjenjën e fuqishme të atdhedashurisë. Në vitin 1976 shkoi ushtar dhe u caktua në Flotën Luftarake Detare në Durrës. Në një natë të vështirë, Ilia u ndodh roje në një anije çisternë në portin e Durrësit. Por papritur, pas mesnate, kur detarët flinin, anija merr zjarr në motor. Ai i diktoi dhe luftoi heroikisht i vetëm me flakët e rrezikshme dhe ja doli mbanë duke shpëtuar anijen dhe shokët Flakët u shuan, por ato kishin ndezur rrobat e Ilias. Atëherë ai shpejt hidhet në det për të shuar flakët, por ato e kishin djegur thellë trupin e tij të ri. Ishte 25 gushti 1976 dhe Ilia Kici Dashi ra në krye të detyrës luftarake për të mos u harruar kurrë për veprën e tij të sakrificës.



Më 7 prill të vitit 1811 në fshatin Ninat të Çamërisë u lind, Hasan Tahsini, dijetar, astronom dhe intelektual i shquar i kohës Stamboll. Vdiq më 3 korrik të vitit 1881 në Stamboll. Ka qenë rektori i parë i Universitetit të Stambollit dhe njëri nga themeluesit e Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare. Tahsini mbahet si njëri nga mendimtarët më të mëdhenj të Perandorisë Osmane në shekullin e 19-të. Kur qe i ri ishte mësues privat i fëmijëve të Hajrullah Efendiut, Ministër i Arsimit i Perandorisë Osmane. Hajrullahu e emëroi më pas Tahsinin në shkollën osmane në Paris, ku Tahsini mësonte osmanishten dhe shkenca fetare duke qenë edhe imami i ambasadës osmane në kryeqytetin frëng dhe njëherit student i matematikës e shkencave natyrore në Universitetin e Parisit. Hasan Tahsini qëndroi 12 vite në Paris, i dërguar nga Reshid Pasha. Më 1869 u kthye në Perandorinë Osmane ku jetoi dhe punoi derisa vdiq.

Më 7 prill të vitit 1939 Italia fashiste e Benito Musolinit filloi pushtimin ushtarak të Shqipërisë. Në mëngjesin e 7 prillit 1939, ushtria fashiste italiane, prej 35 – 40 mijë forcave tokësore dhe 150 aeroplanë e sulmoi Shqipërinë duke zbarkuar në Durrës, në Vlorë, në Shëngjin dhe në Sarandë.

Më 7 prill të vitit 1939 ra duke luftuar kundër pushtimit fashist të Shqipërisë Mujo Ulqinaku ishte njëri ndër luftëtarët e parë më të shquar, i cili më 7 prill organizoi qëndresë të armatosur kundër pushtimit fashist italian. Hero i Popullit, Mujo Ulqinaku lindi në Ulqin në familjen e një detari të varfër, në vitin 1896. Me gradën e nënoficerit në një nënrepart të marinës në Durrës, ditën e agresionit fashist italian kundër Shqipërisë u vu menjëherë në krye të detarëve të braktisur nga oficerët tradhtarë dhe organizoi me ta e me vullnetarë të tjerë qëndresën e armatosur në portin e Durrësit. Mujo Ulqinaku luftoi me trimëri e guxim të rrallë, duke vrarë e plagosur dhjetëra fashistë. Ra në luftim të pabarabartë në mbrojtje të atdheut, më 7 prill 1939 duke u bërë shembull i lartë patriotizmi e atdhedashurie. Në mëngjesin e 7 prillit 1939, ushtria fashiste italiane, prej 35 – 40 mijë forcave e sulmoi Shqipërinë duke zbarkuar në Durrës, në Vlorë, në Shëngjin dhe në Sarandë. Atë ditë ranë heroikisht 12 atdhetarë shqiptarë në krye me Mujo Ulqinakun.

Më 8 prill të vitit 1999 pas një jave të ndërprerjes së programit, ka rifilluar transmetimin Radio Kosova e Lirë në një bunker të ndërtuar në majën e malit Pallanik, në fshatin Berishë, në mes të fshatrave Kizharekë e Nekoc. Transmetimi ishte ndërprerë për shkaqe objektive, derisa ishte siguruar bunkeri që do t i përballonte sulmeve të forcave armike nga toka dhe nga ajri. Nga 8 prilli e deri më 21 qershor të vitit 1999 kur ka përfunduar transmetimi në zonat e luftës së UÇK-së, Radio Kosova e Lirë nuk ka ndërprerë asnjë ditë transmetimin edhe pse për çdo ditë ishte në shënjestër të artilerisë armike serbe.

Më 8 prill të vitit 1999, zëdhënësi i NATO-s, Xhejmi Shia ka deklaruar se me shtimin edhe të 300 avionëve ushtarakë amerikanë, numri i tyre në NATO do të arrijë në 1000. Ky shtim tregon se bombardimet do të vazhdojnë deri në kapitullimin e Milosheviqit, kishte thënë Xhemi Shia.

Më 8 prill të vitit 1999, kryeministri i Britanisë së Madhe, Toni Bler ka njoftuar se trupat angleze në rajon do të shtohen edhe për 1800 efektivë, duke ngritur numrin e përgjithshëm në 6300.

Më 8 maj të vitit 1999, ministri britanik i Mbrojtjes, z Robertson ka deklaruar se UÇK-ja është pjesë e zhvillimeve në terren dhe po ashtu është edhe dëshmitare e mizorive që po i kryen mbi popullatën civile regjimi serb i Milosheviqit dhe makinerisë së tij vrastare.


Më 9 Prill të vitit 1961 në një spital afër Parisit vdiq, Ahmet Zogu. Pasi nuk kishte organizuar mbrojtjen e Shqipërisë nga Italia Fashiste Zogu kishte ikur nga vendi me familjen dhe një pjesë të Gardës Mbretërore fillimisht ishte vendosur në Greqi. Duke iu trembur një reagimi negativ nga ana e qeverisë italiane autoritetet greke informuan menjëherë Romën se mbreti dhe suita e tij prej 113 vetash nuk do të lejoheshin që të organizonin kurrfarë veprimtarie politike në Greqi. Ahmet Zogu ka qenë i njohur për rezistencën e armatosur të Matit të Lumës kundër ushtrive serbe e sllave gjatë Luftërave Ballkanike. Edhe pse armik i Jugosllavisë, në vjeshtë të vitit 1924 ikë në Jugosllavi. Gjatë qëndrimit në Beograd pajtohet me Nikolla Pashiqin dhe kërkon ndihmë ushtarake në përmbysjen e regjimit demokratit të Fan Nolit. Është figurë kontroverse e historisë së kombit shqiptar, të cilit nuk mund t i mohon edhe meritat, por as vrasjen e atdhetarëve më të dalluar të kombit si: Bajram Curri, Avni Rrustemi, Elez Isufi, Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina e të tjerë.

Më 9 prill 1931 vdiq Muharrem Rushiti, atdhetar dhe komandant i çetave çlirimtare të Çamërisë, politikan, pjesëmarrës në Luftën e Vlorës të vitit 1920.

Më 9 prill të vitit 1999 filloi Beteja e Koshares. Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së kishte ndërmarrë një operacion të shkallë të gjerë për ta thyer kufirin dhe për të krijuar një korridor për futjen e armatimit në zonat e luftës, Me këtë qëllim ishte projektuar operacioni “Shigjeta”,dhe më 9 prill 1999 kishte filluar Beteja e Koshares. Thyerja e një pike strategjike të kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë atë ditë shënoi një fitore të fortë për UÇK-në. Beteja e Koshares është një ndër betejat më të mëdha të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më 9 prill 1999 kanë rënë heroikisht luftëtaret e lirisë së Kosovës Mukadeze Lika- Muhaxheri, Jehona Raka, Lumnije Raka dhe Emsale Frangu.

Më 9 prill 1999 në “Lagje të Re” të Rakocit të Kaçanikut kanë ranë dëshmorët: Izahir Troni, Mynyr Thaçi, Remzi Zharku, Blerim Raka, Habit Dullovi, Raif Krivanjeva, Fatmir Horuni, Sylejman Kuka dhe Burim Rexha, ndërsa në Betejën e “Rakocit” ranë heroikisht dëshmorët: Fadil Çaka, Nehat Çaka, Faruk Dogani, Muhamet Zeneli, Ilir Zharku, Nexhmush Elezi, Abdurrahim Shehu, Reshat Shehu, Daut Rakoci, Kjani Bela, Shefket Fera, Nexhmi Fera, Adem Rakoci, Nevzat Çallaku dhe Kadri Trena.


Më 10 prill 1921 lindi Mustafa Krantja, dirigjent, profesor Artist i Popullit. Ka qenë dirigjent i operave të para shqiptare: “Mrika, Skënderbeu, Halili dhe Hajrija”. U lind në Kavajë, më pas vijoi studimet në Normalen e Elbasanit, ku mori kontaktin e parë si artist me popullin. Pas një aktiviteti muzikor e atdhetar në korrik të vitit 1944 erdhi në Tiranë në orkestrën e Radio Tiranës si violinist i parë. Më vonë u bë dirigjent i saj dhe krijoi një kuartet harqesh. Kreu studime në Konservatorin e Pragës për dirizhurë dhe kompozicion dhe më pas në Akademinë e Lartë të Artit Muzikor. Ishte dirigjent i operave të para shqiptare “Mrika”, “Skënderbeu’, i baletit të parë shqiptar, “Halili dhe Hajria” si dhe shumë veprave të tjera orkestrale shqitare. Është lauruar me çmime të Republikës, Urdhërin “Naim Frashëri”, dhe është dekoruar me medaljen “Dvurzhak” nga presidenti çek.

Më 10 prill të vitit 1999 zyrtarë të lartë të NATO-s kanë konfirmuar se nga sulmet e deritanishme kundër Jugosllavisë janë goditur 150 objekte ushtarake dhe objekte të tjera me rëndësi vitale të infrastrukturës ekonomike e strategjike. NATO-ja brenda një dite ka ndërmarrë mbi 800 fluturime sulmi nga ajri.

Më 10 prill të vitit 1999 qindra vullnetarë shqiptaro-amerikanë në Batalionit “Atlantiku” po vazhdojnë të zbarkojnë në Portin e Durrësit, ku do t i bëjnë stërvitjet e nevojshme para se të depërtojnë në frontet e luftës në Kosovë.

Më 10 prill të vitit të vitit 1999 kanë rënë dëshmorët e UÇK-së Salih Adem Qerimi dhe Gëzim Rama.

Më 10 prill të vitit 1999, Jugosllavia e mbetur, Serbi Mali i Zi ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë, duke e akuzuar Tiranën zyrtare se po i strehon dhe po u ndihmon luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më 10 prill të vitit 2009, pas një sëmundje të rëndë ka vdekur luftëtari i tri luftërave çlirimtare, Shaban Viça-Baci. Ai ka qenë pjesëmarrës në luftën e UÇK-së, UÇPMB-së dhe Ushtrisë çlirimtare kombëtare.
 
Më 11 prill të viti 1872 lindi Aleksandër Stavri Drenova, ASDRENI. Atdhetar demokrat, poet, rilindës, autori i Himnit Kombëtar të Shqiptar. I mbetur jetim u detyrua të braktiste shkollën e mesme dhe të mërgonte në Rumani më 1889. Bëri punë të ndryshme dhe kaloi një jetë me vështirësi. Mori pjesë gjallërisht në përpjekjet e kolonisë së shqiptarëve të Bukureshtit në luftën për çlirimin kombëtar dhe u shqua si veprimtar i saj. Në krijimtarinë e Asdrenit motivi i luftës për çlirim kombëtar u ndërthur me idenë e luftës shoqërore, në shumë vjersha gjeti pasqyrim pakënaqësia e njeriut të thjeshtë ndaj shoqërisë borgjeze të kohës, është gjithashtu autor i Himnit të Flamurit, nje himn kombëtar për të gjithë shqiptarët. Vdiq në vitin 1947.

Më 11 prill të vitit 1876 lindi, Salih Gjuka, atdhetar Mësues i Popullit. Mësues në shkollën shqipe të Selanikut. Mori pjesë në Kuvendin Kombëtar të Vlorës në nëntor të vitit 1912 në cilësi të delegatit të Dukagjinit, Plavës e Gucisë. Ishte përkrahës i Revolucionit Demokratik Borgjez të Fan Nolit. Vdiq në Tiranë në vitin 1925.

Më 11 prill të vitit 1985 vdiq Enver Hoxha, prijësi komunist i Shqipërisë prej vitit 1945 deri në vitin 1984. Enver Hoxha ka qenë udhëheqësi dhe drejtuesi kryesor PKSH-së, PPSH-së, Republikës Socialiste të Shqipërisë dhe i popullit shqiptar. Themeluesi dhe organizatori i Partisë Komuniste të Shqipërisë (më vonë Parti e Punës së Shqipërisë). Prijës partizan me bindje komuniste, marksiste leniniste, organizator e strateg i Luftës Antifashiste Nacional-çlirimtare e i revolucionit popullor. Themelues e Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të RPS të Shqipërisë. Krijues e drejtues i pushtetit popullorë, burrë shteti i shquar dhe arkitekt i Shqipërisë Socialiste. Personalitet i shquar i revolucionit ndërkombëtar dhe i luftës çlirimtare të popujve të shtypur. Dy herë i shpallur Hero i Popullit dhe Hero i Punës Socialiste.

Më 11 prill të vitit 1999, në Frontin e Koshares, në Dukagjin, ka rënë dëshmor, Agim Ramadani, komandant i Brigadës 138 të Zonës Operative të Pashtrikut. Gjatë luftës së UÇK-së, Agim Ramadani luftës u dëshmua strateg ushtarak dhe udhëheqës i dashur për ushtarët. Ishte në mesin e komandantëve që kishin projektuar planin për thyerjen e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë, të cilin e mbante nën kontroll të fortë dhe me arsenal të jashtëzakonshëm ushtarak armata e kriminelit Millosheviq. Palët ndërluftuese në Frontin e Kosharës kanë qenë të pabarabarta, por UÇK-ja ka pasur përparësi strategjike, pasi beteja është zhvilluar në kufirin me Shqipërinë dhe prapavija e çlirimtarëve ishte më e sigurt. Pas një beteje të ashpër, UÇK-ja arriti të krijojë avantazhe dhe të dëbojë e të zmbrapsë ushtrinë jugosllave. Për 70 ditë radhazi në luftimet e përditshme, Brigada 131 “Agim Ramadani”, çlirimit të Kosovës i ka dhënë 140 dëshmorë në mesin e tyre edhe tre luftëtarë internacionalistë, nga Italia, Françesko Bider, nga Franca, Pjer Arno Pajar dhe nga Algjeria, Murad Muhamet Ali. Në mesin e komandantëve të njohur kanë rënë edhe Salih Çeku, Abaz Thaçi e të tjerë.

Më 11 prill të vitit 1999 kanë rënë dëshmorët Rrahman Jetullah Tafa, Fadil Xhemajl Bunjaku, Sylejman Adem Shala


Më 12 prill të vitit 1922 vdiq Spiro Dine, atdhetar, folklorist, Në veprën “Valët e Detit” prezantoi këngë folklorike dhe poezitë e tij. Ka qenë bashkëkohës dhe bashkëveprimtar i Thimi Mitkos. Vdiq në Egjipt. Lindi në Vithkuq të Korçës i biri i Risto Dines. Ai që fëmijë kishte mësuar alfabetin e Veqilharxhit nga mësuesi i tij i shkollës Than Xheka në fshatin Treskë. Emigroi në Egjipt më 1866, në moshën njëzet vjeç, rreth një vit pas Thimi Mitkos, të cilin e takoi atje e me të cilin pas pak kohe do të bashkëpunonte për përmbledhjen e Mitkos me këngë dhe përralla popullore shqiptare. Ai ishte edhe anëtar themelues i seksionit të Shoqërisë së të shtypuri shkronja shqip në Egjipt në vitin 1881.

Spiro Dine pati letërkëmbim me Jeronim De Radën dhe u frymëzua nga veprimtaria e vëllezërve Frashëri. Ndërroi jetë në Egjipt, më 12 prill 1922.

Më 12 prill të vitit 1944 u vra, Dervish Hekali, atdhetar, partizan, Heroi i Popullit. U lind në fshatin Hekal të Mallakastrës. I mbetur jetim, ai mundi të vazhdonte e të përfundonte shkollën e fshatit dhe të Ballshit. Pas kësaj, mbi supet e tij të brishtë, ra barra e rëndë e punës për të mbajtur familjen për të siguruar me nder bukën e gojës. Për disa vite me radhë, ai punoi në minierën e Selenicës. Në 7 prill 1939, në ballë të patriotëve, ai zbret në Ballsh, kërkon armë për ta pritur pushtuesin fashist. Në vitet 1940 1941, Dervishi punon në Durrës, Më 4 shkurt 1943, u formua “Çeta Plakë” e Mallakastrës. Dervishi emërohet zëvendës komandant i çetës. Me krijimin e Brigadës V Sulmuese, më 20 janar 1944, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacional Çlirimtare, duke njohur e vlerësuar meritat e Dervish Hekalit e emëroi atë zëvendës Komandant Brigade. U vra gjatë një beteje në luftë kundër gjermanëve.

Më 12 prill të vitit 1999 forcat e UÇK-së të Zonës Operative të Llapit të brigadave 151 dhe 152 kanë izoluar dhe kanë likuiduar rreth 20 terroristë serbë të cilën vrisnin popullatën civile shqiptare, u plaçkitnin shtëpitë dhe pastaj i digjnin ato. Komanda e Zonës së Llapit ka publikuar edhe emrat e mbiemrat e terroristëve të likuiduar. Qysh prej fillimit të bombardimeve të NATO-s janë intensifikuar luftimet në këtë Zonë e cila ndodhet në kufi me Serbinë nga ku përditë hyjnë forca të motorizuara të armikut.

Më 12 prill të vitit 1999. luftëtarët e Zonës Operative të Shalës kanë sulmuar forcat serbe të pozicionuara në afërsi të Stantergut, me ç rast kanë likuiduar disa terroristë serbë të cilët po përpiqeshin të depërtonin te popullata civile e strehuar në male.

Më 12 prill të vitit 1999 në frontet e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë rënë dëshmorët: Xhafer Hysen Mehmetaj, Bekim Halit Krasniqi, Fazli Halil Krasniqi, Izet Rexhep Shatri, Musli Kadri Krasniqi, Ali Daut Ivaja, Emin Kadri Krasniqi, Hamdi Hajzer Qallapeku, Mehmet Qallapeku, Muhamet Asllan Gashi, Mujë Qallapeku, Nezir Salih Mujaj. Rrahim Islam Bajraktari, Skender Malush Maraj, Smajl Tafil Fetahaj Ekrem Faik Dili, Ramiz Isuf Shala, Xhafer Haskaj, Imet Mustafë Bicaj, Aferditë Sezair Ukshini, Bujar Rexhep Visoqi. Bekim e Musli Krasniqi, Abedin Ukë Dervishaj, Muharrem Smajl Vuthaj


Më 13 prill të vitit 1985 vdiq Dervish Shaqa, atdhetar dhe rapsod i njohur i Dukagjinit. I ndjekur nga regjimi serb ka emigruar në Shqipëri ku me këngët e tij atdhetare ka ushtruar ndikim dhe frymëzim në kalitjen e vetëdijes çlirimtare të shqiptarëve nga robëria jugosllave.

Më 13 prill të vitit 1989 vdiq, Avni Zajmi. Ishte atdhetar, mësues, sportist i dalluar. Ka qenë sekretar i Hasan Prishtinës. Anëtar i Shoqërisë “Bashkimi”, shok i ngushtë i Avni Rrustemit. Ai lindi në Vushtri ku kreu edhe medresenë. Shkollën e mesme e kreu në Stamboll dhe studimet e larta në Dizhon të Francës. Ishte njohës i disa gjuhëve të huaja si frëngjisht, italisht, turqisht e arabisht, rinia e Avni Zajmit përkoi me shtrimin në plan të parë të çështjes shqiptare. Dhe në angazhimin e tij patriotik nuk mund të ndikonte figurë më atdhetare sesa ajo e Hasan Prishtinës, njëherësh kushëri i tij nga nëna. Si përfaqësues i nxënësve shqiptarë të udhëhequr nga deputeti i parlamentit turk Prishtina, Avni Zajmi kontribuoi në vitet 1908-09, në realizimin e mësimit shqip në shkollat e Shkupit. Mësuesi i gjimnazit të parë shqip u caktua Sali Gjuka, firmëtar i deklaratës së pavarësisë në Vlorë. Pikërisht katër vjet më vonë, Zajmi ishte sekretari i besuar kur Hasan Prishtina drejtonte kryengritjen e përgjithshme të Kosovës që i parapriu pavarësisë. Pas vdekjes, Komiteti Olimpik Botëror në vitin 1996 e ka nderuar me dekoratën e “100 vjetorit të Lojërave Olimpike”.

Më 13 prill të vitit 1999, forcat ushtarake e policore serbe kanë ndërmarrë një fushatë bastisjeje e represionin fizik kundër shqiptarëve në Prishtinë, duke u hyrë dhunshëm në banesat e shtëpitë e tyre,duke i sharë e fyer me qëllim që ata të largohen nga qyteti.

13 prill të vitit 1999 në frontet e luftës së UÇK-së kanë rënë dëshmorë: Bashkim Ibish Ferizaj, Ismet Zekë Ferizaj, Qazim Ali Hakaj, Ramadan Aziz Xhokli, Isak Shefki Lutolli, Dalip Isuf Behra, Halil Ukë Ukaj, Adem Hazir Delija, Bylbyl Jahë Ferizaj, Hisen Rrustem Elezi, Kadri Ramadan Karaqica Sabit Shefqet Hajzer dhe Isuf Karaqica, Nexhmedin Bardh Hakaj, Njomza RamëLipaj, Sami Tahir Gashi, Skender Haxhi Ferizaj, Rasim Misin Sopi, Bekim Ismet Gashi, Rexhë Bajram Rexhaj, Genc Bytyqi e Xhafer Thaçi.


Më 14 prill të viti 1779 lindi Teodor Kollokotroni, arvanitas, arbëresh i Greqisë, kapedan popullor, pjesëmarrës në luftë për çlirimin dhe pavarësinë e Greqisë. Përveç Kollokotronit në luftë për çlirimin e Greqisë kanë marrë pjesë edhe shumë luftëtarë të shquar arvanitas si: Marko Boçari, Gjergj Kundurioti, Kiço Xhavella, Andoni Kryeziu, Noti Boçari, Kiço Boçari, Dhaskalina Bubulina, Anastas Gjirokastriti, Dhimitër Vulgari, Kostandin Kanari, Gjergj Karaiskaqi, Odise Andruço, Andrea Miauli, Teodor Griva, Dhimitër Plaputa, Nikolao Kryezoti, Athanas Shkurtanioti, Hasan Bellushi, Tahir Abazi, Ago Myhyrdani, Sulejman Meto, Gjeko Bei, Myrto Çali, Ago Vasiari dhe shumë shqiptarë të tjerë

14 prill të viti 1999 vdiq Sami Peja, profesor, i burgosur politik dhe veprimtar i njohur çështjes kombëtare. Në vitin 1950 për shkak të veprimtarisë anti-jugosllave arrestohet dhe dënohet në mesin e një grupi atdhetarësh. Përveç Sami Pejës në atë grup ishin dënuar edhe Sylë Mehmeti i Rugovës, Sali Kelmendi i Ruhotit, Ali Fetahu i Veriqit, Bekë Tafili i Ruhotit, Ramë Bislimi i Nabërxhanit, Gani Kastrati i Pejës, Salih Hasani dhe Sylë Shala nga Peja, Fatmir Goranci i Gjakovës Ramë Haradinaj i Lubeniqit, Ibrahim Berisha, Musa Gjuka, Faik Basha, Qazim e Enver Berisha e shumë të tjerë.

Më 14 prill të vitit 1999, delegacioni i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës në krye me zëdhënësin e UÇK-së. Jakup Krasniqi, vizitoi Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, ku u fol për mundësinë e vendosjes së trupave ndërkombëtare në Kosovë, nën mbikëqyrje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Më 14 prill të vitit kanë rënë dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fazli Shaban Qerkini, Adem Feriz Gashi, Fehmi Bajrush Rama, Hajzer Xhemajl Rexhepi, Mujdin Qerim Aliu, Naim Azem Tiku, Njazi Avdi Ferizi, Shaqë Avdi Ferizi, Agron Sherif Berisha, Bejtë Pajazit Rexhepi, Korab Masar Binxhia, Mehdi Amrush Hoxha, Bashkim Mustafë Idrizi.


Më 15 prill 1924, në Shkodër u lind, Jup Kastrati. U shkollua në Shkodër, më 1942 studioi pak kohë në Liceun Shkencor “Galileo Ferraris” në Torino. U kthye shpejt në Shqipëri. Gjatë pushtimit italian, si antifashist, ka qenë i persekutuar, i burgosur, i internuar në kodrat e Tepes në Shkodër, pastaj është mbajtur si peng në Kosovë, në burgun famëkeq të Prizrenit gjatë muajve korrik-shtator 1943. Pas çlirimit ka kryer studimet e larta në fakultetin e filologjisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Tema e tij e diplomës titullohet: “Kontribute për studimin e Ndre Mjedes” më 1958. U bë Doktor i Shkencave Filologjike më 1982 me disertacionin “Historia e gramatologjisë shqiptare” (1935-1944) me 1500 faqe daktilografike. Më 1987 i është akorduar titulli Profesor.

Më 15 prill të vitit 1982 në Prishtinë u lind, Iljaz Agushi, në gjirin e një familjeje qytetare, atdhetare. Pas arsimimit në vendlindje, kreu studimet e larta në liceun e Bursës, në Perandorinë Osmane. Pasi u kthye në Prishtinë, u emërua dy herë radhazi drejtor administrativ i Komunitetit Mysliman. Më 1939 – 1941 qe deputet në parlamentin jugosllav. Në maj – dhjetor 1941 prefekt i Prishtinës. Në vitet 1941 – 1943 u emërua ministër sekretar shteti i Punëve Botore në kabinetin Kruja, në Mbretërinë Shqiptare. Në vitin 1943 shërbeu si zëvensës- kryeministër në kabinetin Bushati dhe atë Libohova. Në vitet 1942 – 1943 u zgjodh deputet. Drejtoi qeverinë pas largimit të kryeministrit Libohova, në Itali. Kaloi pa probleme pushtetin në duart e qeverisë Rexhep Mitrovica, u zgjodh sërish deputet, por nuk mundi të kontribuojë më shumë pasi më 29 tetor të vitit 1943, gjatë një atentati u vra në Tiranë në një pritë që i kishin organizuar komunistët jugosllavë me ndihmën e disa partizanëve shqiptarë.

Më 15 prill të vitit 1913 në fshatin Grabockë të Korçës, u lind Vangjel Grabocka. Në korrik të vitit 1950 ishte një nga themeluesit e teatrit profesionist “Andon Zako Çajupi” të qytetit të Korçës. Në këtë teatër ai ka interpretuar më se 200 role, ku përmendim filmat: “Armiku i Popullit”, “Lulja e kujtimit”, “Hijet e natës”, “Kopraci”, “Doktor pa dashka”, “Këneta” etj. Në kinematografi luajti rreth 25 role, kryesisht role të dyta ose episodike. Karriera e tij fillon me një rol episodik në të parin film tërësisht shqiptar “Tana” në vitin 1958. Për meritat e tij artistike Vangjel Grabocka është vlerësuar më titullin “Artisti i Merituar”. Vdiq në vitin 2008.

Më 15 prill të vitit 1999, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Havier Solana ka deklaruar se pilotët e Aleancës godasin vetëm mbi forcat serbe dhe kurrsesi mbi popullatën civile shqiptare, sikur po pretendojnë zyrtarët e regjimit të Beogradit, të cilët popullsinë civile po e përdorin si mish për top, sikur ndodhi në fshatin Bishtazhin. Edhe zëdhënësi i NATO-s, Xhejmi Shia e ka dënuar këtë akt të forcave serbe mbi popullatën civile shqiptare, e cila po bën përpjekje të shpërngulet në Shqipëri, me qëllim për t’i shpëtuar shfarosjes masive.

15 prill të vitit 1999, në frontet e luftës së UÇK-së, kanë rënë dëshmorët: Ibrahim Muharrem Oruqi, Alban Sheqir Ajeti, Hanëmshahe Abdullahu-Zymberi, Tefik Vehbi Zymberi, Isuf Hajrë Pollomi, Pajazit Misin Ahmeti, Refki Sokol Salihaj, Sylë Jonuz Bezeraj, Ferit Esat Curri
 
Më 16 prill të vitit 1895 u lind poeti dhe dramaturgu arbëresh i Zarës, në Kroaci, Josip Rela. Ai lindi dhe u rrit ne fshatin e quajtur Arbanas të Zarës. Ka punuar si mësues, drejtor teatri e drejtor shkolle, në Zarë. Është poet dhe autor i trembëdhjetë dramave ndër të cilat “Nita” e cila është më e njohura dhe është luajtur shpesh nga grupet teatrore në Kosovë. Rela me të drejtë konsiderohet edhe si njëri ndër themeluesit e dramaturgjisë shqiptare që krijohej në ish Jugosllavinë e Titos.

Më 16 prill të vitit 1999 ka rënë heroikisht dëshmori e heroi i kombit, Shkëlzen Haradinaj, i cili gjatë luftës ishte komandant për Operacione Luftarake i Zonës Operative të Dukagjinit. 16 prilli i vitit 1999 shënon ditën e rënien e dëshmorëve: Shkëlzen Haradinaj, Hasim Halilaj, Fatmir Nimanaj, Luan Nimanaj, Fadil Maloku, Zylfie Gashi, Mehdi Bytyçi, Sylejman Bytyçi, Murat Fetahu, Zeki Shylemaja, Kastriot Baftiu, Refki Salihaj, Gëzim Morina, e të tjerë.

16 prill 1999 ranë dëshmorë: Mehdi Bytyçi dhe Sylejman Bytyçi nga fshati Arllat i Drenasit. Gjatë një qëndrese të fuqishme për të mos i lejuar forcat serbe të depërtonin në fshatin Arllat në kohën kur popullata e fshatit po depërtonte drejt maleve, kanë rënë duke luftuar trimërisht dëshmorët, Mehdi Bytyçi, ndërsa Sylejmani Bytyçi, kishte vdekur nga plagët dy javë më vonë.

Më 16 prill të vitit 1999, në Zonën e Marecit kanë rënë dëshmorë dhe janë martirizuar: Shaip Gërbeshi, Bali Gërbeshi, Bejtush Gërbeshi, Faik Gërbeshi, Selim Gërbeshi dhe janë martirizuar disa pjesëtarë të popullsisë civile.

16 prill të vitit 1999 në zona të ndryshme të luftës në Kosovë kanë rënë dëshmorë: Mirsad Gashi, Refki Sokol Salihaj, Sahit Zeqir Baftiu, Ismet Esat Mustafa.


17 prilli i vitit 1937 shënon datën e Njohjes kanonike e autonomisë së Kishës Ortodokse së Shqipërisë nga Patriarkana Ekumenike, në Stamboll, në kohën e Patriarkut Beniamini me bekimin e Autoqefalisë së Kishës Ortodokse në Shqipëri”, me në krye Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Kristofor Kisi. Kishën Autorqefale Shqiptare të cilën e përfaqësoi Fan Noli, u rrënua në vitin 1991, kur në krye të kësaj kishe me presionin e Greqisë dhe lejen që mori nga Ramiz Alia dhe Sali Berisha u emëruar greku antishqiptar, Janullatos, i cili shkatërroi krishterimin burimor shqiptar dhe e futi në grigjën e ortodoksisë greke e serbe. Vetëm Kisha Shën Maria në Elbanan, në krye me At Nikollë Markun, tash për tash i ka shpëtuar greqizimit të Kishës ortodokse shqiptare.

Më 17 prill 1999 në frontin e luftës në Koshare, ka rënë heroikisht Ismet Mustafa. Lindi më 22 dhjetor 1970 në fshatin Çerkez të Kumanovës, nga babai Esati dhe nëna Kadrije. Trupi i tij prehet në përjetësi në varrezat e fshatit Çerkez të Kumanovës.

Më 17 prill të vitit 1999 forcat serbe kishin ndërmarrë një aksion kriminal kundër disa fshatrave të Drenicës qendrore, veçmas në fshatin Paklek i Vjetër. Fillimisht serbët kishin rrethuar fshatin dhe pastaj kishin vrarë mizorisht 54 shqiptarë, në mesin e tyre edhe gra fëmijë, foshnje e pleq. Ishte vrarë mizorisht edhe shkrimtari i njohur Imer Elshani me tërë familjen e tij nga e cila kishte shpëtuar vetëm një vajzë, ishte martirizuar edhe familja Muçolli me shumë anëtarë.

Më 17 prill të vitit 1999 forcat policore dhe ushtarake serbe kanë granatuar fshatrat në lindje të Besianës, ish Podujevë, Tërnavë, Bellopojë e Gërdoc, ku kishin mbetur nën rrethim rreth 250 mijë të zhvendosur.

Më 17 prill janë varrosur me nderime ushtarake dëshmorët: Mehdi Bytyçi dhe Sadri Guraziu.

Më 17 prill të vitit 1999, në zona të ndryshme të luftimeve kanë rënë dëshmorët e Ushrisë Çlirimtare të Kosovës, Fetah Ali Kiqina, Halil Mehmet Bajraktari, Luan Islam Nimanaj, Sokol Rexhep Elshani, Halil Islam Thaçi.


Më 18 prill të vitit 1921 lindi Nermin Vlora-Fallanski, mbesa e Ismail Qemalit, Ishte e bija e Halit bej Zarshatit dhe Belkize hanëmit, i ati ishte ushtarak kurse e ëma ishte e bija e Myvedet Vlorës, fëmija i madh i Ismail Qemalit.Mësimet e para i mori në Institutin Kirias në Kamzë dhe më pas vazhdoi në Institutin “Nana Mbretneshë” në Tiranë. Në moshë 17 vjeçe njohu oficerin italian Enzo Falaski me të cilin u martua dhe më pas u largua me bashkëshortin e vet për në Itali. Ajo filloi të merret me shkrime dhe përkthime, Në Itali ajo studjoi shkencat juridike. Fliste disa gjuhë dhe kjo qe një pasuri tejet e vlefshme që i ndihmoi sidomos në gjurmimet e saja njëzet vjeçare mbi çështjen etruske. Puna dhe interesimi i saj zgjerohet me shume sukses në lamitë e letërsisë, arkeologjisë, historisë dhe gjuhësisë dhe antropologjisë (Rëndësia e figurës së gruas në Iliri dhe Profili i grave shqiptare në histori). Nermin Vlora vdiq më 2004 duke lënë pas vetes shumë vepra studimore.

Më 18 prill të vitit 1999 ranë duke luftuar në Gradinë të Rrafshnaltës së Drenicës: Mentor Morina, Halim Bajraktari, Mentor Gashi, Islam Kastrati dhe Ramadan Bytyçi. Qëndresa heroike në Gradinë bërë që forcat ushtarake e policore serbe në tërhiaen me humbje dhe nuk arritën të marrin pikën në strategjike të luftës në majën ku vepronin njësitet e Brigadës 121, Ismet Jashari Kumanova dhe ku transmetonte program Radio-Kosova e Lirë.

18 prilli i vitit 1999 shënon edhe numrin më të madh të dëshmorëve të UÇK-së, të rënë gjatë një dite, në vend-luftimet e Zonës në Llapit e Marecit, në Brigadën Ismet Jashari Kumanova, në zonën e Drenicës, në Dukagjin dhe Anadrin. Në prill të vitit 1999 në fshatrat Marec, Makoc dhe Sllovi ranë duke luftuar kundër forcave policore dhe ushtarake serbe: Sefedin Ilaz Vitia, Besim Isë Vitia, Fehmi Vitia, Sefedin Ilaz Vitia, Muharrem Pacolli, Rrahman Murati, Ziaver Vllasaliu, Shabi Gërbeshi, Shabi Avdush Gërbeshi, Rrahim Azem Gërbeshi, Baki Salih Pacolli e të tjerë.

18 prill të vitit 1999 në frontet e ndryshme të luftës së UÇK-së kanë rënë duke luftuar kundër forcave serbe, dëshmorët: Azem Miftar Hajdaraj, Enver Jahir Tahiri, Isuf Ibish Hoxha. Januz Zejnullah Jashari, Mehdi Zymer Fazliu, Naser Zeqir Sekiraqa, Shaban Beqir Avdiu, Visar Mustafë Hoti, Mustafë Llapashtica, Mehmet Sherif Visoka, Asllan Canë Dina.


Më 19 prill të vitit 1914 u lind Misko Treska. Ai ka qenë komisar politik gjatë Luftës së Dytë Botërore, anëtar i trupit gjykues në gjyqin special, përkthyes i letërsisë frënge, dhe diplomat shqiptar. Në mars të 1945 me gradën major, ai ishte një ndër prokurorët e ngarkuar në procesin, ku gjykata speciale vendosi dënimin me vdekje për ish-kryeministrin Maliq bej Bushati dhe dy anëtarë të Regjencës, Lef Nosi dhe Anton Harapi. Ai ka shërbyer si Kryetar i Komitetit Shqiptar për Marrëdhëniet Kulturore dhe Miqësore me Botën e Jashtme dhe ambasador i shtetit shqiptar në Paris. Njihet gjerësisht si pjesë e aradhës së përkthyesve të talentuar shqiptarë të shekullit XX,duke sjellë në gjuhën shqipe autorë të mirënjohur si Hygoi, Mopasani, Stendali, Aragoni, Didëroi e të tjerë

Më 19 prill të vitit 1999, sekretarja amerikane e Shtetit, Medlin Olbrajt kishte deklaruar se qëllimi i bombardimeve të NATO-s nuk ishte vetëm dëbimi i Milosheviqit nga pushteti, por në radhë të parë ndërprerja e terrorit që po ushtrojnë serbët kundër shqiptarëve. Ne nuk do të bisedojmë me Milosheviqin as në rast të arritjes së paqes. Këtë qëndrim e kishte mbështetur edhe ministri gjerman i Mbrojtjes, Rudolf Sharping.

Më 19 prill 1999 në Frontin e Kosharës kanë rënë dëshmorë: Leonard Dedë Paluca, Selman Bekë Lajçi, Salih Beqir çekaj, Behxhet Musli Brajshori, Besim Ragip Berisha, Fatos Shefqet Limani, Fejzullah Sokol Graiçevci, Fisnik Alajdin Ibrahimi, Hysni Tema, Shefqet Fazli Mustafaj, Besnik Lajçi, Muhamet Sokoli, Mejdi Abdullah Korrani e të tjerë…

Më 19 prill të vitit 1999 kanë rënë dëshmorët e Zonës së Marecit: Idriz Vitia, Azem Canolli, Shaip Pacolli, Ibrahim Pacolli.


Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat e fushat mes fshatrave Koshare, Slivovë, një ditë më vonë, më 21 prill, edhe në Fushë të Shtimes është zhvillua Beteja e madhe mes forcave turke në krye me gjeneralin, Dervish pasha, i cili kishte ardhur me qëllim që ta thyente Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe forcave kryengritëse shqiptare të Kosovës, Dukagjinit e Malësisë së Gjakovës, në krye me Sylejman Vokshin, komandant i Forcave të LSHP-së, të cilët kishin zënë pozicione përballë Ferizajt, në fshatrat Slivovë e Koshare. Atë ditë, gjatë luftimeve fyt për fyt me forcat turke që kishin epërsi të madhe në ushtarë dhe teknikë lufte, kishin rënë në logun e trimërisë: Mic Sokoli, Smajl Hyseni dhe rreth 400 luftëtarë të Lidhjes, ndërsa me urdhër të Dervish Pashës ishte varur, Sefë Mahmut Kosharja, heroi i Luftës së Plevnes së vitit 1877. Përveç, Mic Sokolit, Smajl Hysenit, nga radhët e komandantëve të luftës kanë rënë edhe: Rrustem Sadria, Mehmet Smajli, Seit Suhareka, Ali Brahimi e të tjerë. Ishin ekzekutuar pa gjyq, Mulla Hysen Shtimja dhe Ali Nimani oficer i karrierës, e luftëtarë të tjerë. Në luftime kishin marrë pjesë edhe Ali Ibra e Binak Alia nga Malësia e Gjakovës, paria e Drenicës, në krye me Januz Çupin, pastaj Isa Boletini në moshë jo madhore dhe shumë personalitete të njohura të kohës.

Më 20 prill të vitit 1999 burimet e NATO-s kishin marrë informacione se regjimi i Milosheviqit kishte ndërmarrë një fushatë masive për spastrimin etnik të shqiptarëve edhe në Mal të zi.

Më 20 prill të vitit 1999 kanë rënë në logun e luftimeve luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Lutfi Shaban Vitia, Nezir Mustafë Pacolli, Aziz Makolli, Demir Brahim Vitia, Enver Hasan Vitia, Ali Vesel Vitia, Burim Ilaz Vitia, Feti Jahir Haxholli, Fatmir Vitia luftëtarë dhe martirë të Zonës së Marecit. Më 20 prill të vitit 1999 kanë rëndë edhe dëshmorët Kadri Salih Qerimi dhe Murat Krasniqi.
 
Më 21 prill të vitit 1996 vdiq Skënder Anamali, profesor arkeolog. U lind në Shkodër në vitin 1921. Ai ishte një nga katër themeluesit e arkeologjisë shqiptare, së bashku me Hasan Cekën, Frano Prendin dhe Selim Islamin. Nxënesi i Gjimnazit të Shkodrës, studenti i Universitetit të Padovës filloi aktivitetin e vet shkencor si arkeolog në Institutin e Shkencave Tiranë në vitin 1947. Së bashku me arkeologun tjetër pionier Hasan Cekën grumbulloi material nga terreni dhe hapin Muzeun e parë Arkeologjik në Tiranë.

Më 21 prill të vitit 1999, zëdhënësi i NATO-së, Xhejmi Shia ka deklaruar se provokimet e Serbisë kundër Shqipërisë, e cila po e strehon popullatën shqiptare të dëbuar dhunshëm nga Kosova nga regjimi serb, janë vetëm taktika të luftës, sepse ajo nuk ka mundësi as forcë për ta sulmuar Shqipërinë. Edhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Havier Solana ka deklaruar se Shqipëria është nën mbrojtje dhe në partneritet në Aleancën Veriatlantike.

Më 21 prill të vitit 1999, Ministria e jashtme e Greqisë ka bërë të ditur se do të lejojë që mbi territorin e këtij shteti të aterojnë aeroplanët e NATO-s dhe për këtë vendim nuk pritet aprovimi i Parlamentit. Greqia si vend anëtar i NATO-s u përgjigjet obligimeve të partneritetit. Edhe Rumani e Bullgaria kanë shprehur gatishmëri për ta vënë në dispozicion hapësirën ajrore për aeroplanët e NATO-s.

Më 21 prill të vitit 1996 është vrarë tinëzisht në Prishtinë, studenti, Armend Selim Daci

Më 21 prill 1999 ka rënë dëshmor, Isa Kastrati. Ai në historinë e shqiptarëve të burgosur për liri kombëtare, ka mbetur ndër figurat më emblematike. Ai u arrestua dhe u dënua shumë herë nga pushtuesi. Në vitin 1975, në radhët e shumë atdhetarëve revolucionarë, veprimtaria e të cilëve ishte zhvilluar më kuadrin LRBSH-së, të udhëhequr nga Adem Demaçi, për veprimtari kundër shtetit okupues jugosllav, u dënua me 11 vjet burg. Ishte pjesëmarrës i radhëve të para të UÇK-së kur edhe ka rënë trimërisht më 21 prill të vitit 1999. Atë ditë kanë rënë edhe Sokol Mystafë Sopi, dhe Afrim Avdi Vita.

Më 21 prill të vitit 1999 kanë rënë dhe janë martirizuar luftëtarët e Zonës së Marecit e të Karadakut: Naser Haxholli, Salih Haxholli, Zahir Haxholli, Milazim Xhafer Canolli dhe Shemsedin Vllasaliu.

21 prill të viti 1999 në zona të ndryshme të luftës së UÇK-së kanë rënë dëshmorë: Hamëz Thaçi, Enver Rasim Bajrami, Sherif Faik Januzi, Ibrahim Krasniqi, Nezir Vitia.


Më 22 prill 1865 lindi Petro Nini Luarasi, veprimtar i Rilindjes Kombëtare, Mësuesi i parë i shqipes, publicist e atdhetar. Në vitin 1887 hapi në Ersekë shkollën e parë shqipe, pastaj u hapen edhe shkolla të tjera në rrethin e Korçës. E helmoi kisha greke më 17 gusht të vitit 1911, për shkak të përhapjes së shkollave dhe arsimit shqip.

Më 22 prill 1885 lindi, Hilë Mosi, poet, gazetar, atdhetar e demokrat. Ka qenë pjesëmarrës në zhvillimet luftarake e politike të kryengritjeve shqiptare në vitet 1910 1912 që çuan në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Në kujtimet e tij për ato luftëra ka lënë dëshmi të shumta dokumentare dhe historike.

Më 22 prill të vitit 1924 u vra pabesisht Avni Rrustemi. Ai ishte mësues, publicist, dhe deputet shqiptar. U lind në Tiranë më 22 shtator të vitit 1895. Më 13 qershor 1920 i bëri atentat Esad Pashë Toptanit në Paris. Pas gjashtë muaj në burg në Gjyqin publik kundër tij Avni Rrustemi u lirua i pafajshëm. Më pas ka ndjekur Institutin pedagogjik në Romë. Ka qenë themelues dhe drejtues i shoqërisë “Bashkimi” dhe anëtar i opozitës demokratike i zgjedhur deputet i Kosovës nga Qarku i Kukësit në dhjetorin e 1923. Më 25- prill 1921 në Vlorë krijoi një shoqëri që mori emrin federata “Atdheu” me 25 shoqëri dhe 15 grupe të tjera. Kryetar nderi i saj u zgjodh Avni Rustemi, Spiro Tromara sekretar, Luigj Gurakuqi sekretar, Seit Qemali këshilltar e Bedri Pejani inspektor. Më 2o prill të vitit 1924, në Tiranë, në kohën kur ishte ndalur për ta përshëndetur Hoxhë Kadri Prishtinën, u godit me një plumb nga Jusuf Reçi, agjent sekret i Ahmet Zogut. Ali Këlcyra e strehoi në shtëpi, më pas e çuan në spital. Pas një qëndrimi dyditor në spital, Avni Rustemi vdiq më 22 prill 1924.

Më 22 prill të vitit 1918, lindi Ibrahim Kodra, profesor, piktor i njohur në Shqipëri dhe në Itali. Ibrahim Shaban Likmetaj Kodra, ishte një piktor shqiptar me famë ndërkombëtare. Kodra ajo është konsideruar si piktori më i rëndësishëm shqiptar i njohur ndërkombëtarisht. Jeta e tij në Tiranë, në konviktin e shkollës “Naim Frashëri”, ndërpritet kur në vitin 1938) largohet nga Shqipëria me një bursë studimi për në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë. Ai ka ekspozuar në Romë, Milano, Venecia, Paris, Beograd, Nju Jork. vitin 1948, Ibrahim Kodra u bë mik me Pablo Pikson, “Konferencën Ndërkombëtare për Paqen e Romës”, në të cilën të dy së bashku ata kryen një hulumtim të thellë artistik. Më 7 shkurt të vitit 2006 vdiq në Milano

Më 22 prill të vitit 1999 Kryetari i Amerikës, Bill Klinton ka deklaruar se do të mbështesë vendimin e NATO- për të shqyrtuar mundësinë e intervenimit me forca tokësore kundër Serbisë, në rast se ajo nuk dorëzohet dhe nuk ndal dhunën e gjenocidin kundër shqiptarëve, në Kosovë.

Më 22 prill të vitit 1999 kanë rënë dëshmorët: Azem Vehbi Behluli, nga zona e Pashtrikut, Xhevdet Faik Guri, e Feriz Faik Guri nga Zona e Kaçanikut dhe Sylejman Nazmi Jashari nga Zona e Llapit.


Me 23 prill të vitit 1921, u lind në Stamboll aktori i madh shqiptar, Andon Pano. Mbasi mbaroi shkollën fillore, kryen normalen e Elbasanit me prof. Aleksander Xhuvanin. Gjate luftes mer pjese ne rradhet e rezistences duke qene njekohesisht pjesemarres qe ne krjimin e teatrit partizan ne maj 1944. Në vitin 1945, ai ishte nder te paret qe ka marre pjese ne komisionin per krjimin e Teatrit te Shtetit. Specializohet ne Bashkimin Sovjetik. Ne Teatrin Popullor dhe per disa vite rresht interpretoi me mjeshteri ne shume role, në dramat: “Topazi”; “Martesa”; “Invadimi”; “Gjergj Dimitrov”; “Halili dhe Hajria”; “Tartufi”; “Prefekti”; “Revizori”; “Shtate shaljanet” etj. Per nje periudhe kohore , Andon Pano ishte edhe drejtues i Teatrit Popullor dhe njekohesisht i Teatrit te Kukullave duke shkruar pjese edhe per kete teater. Mban titullin “Artist i Merituar” U nda nga jeta mp 24 prill 1993.

Më 23 prillit të vitit 1998, derisa rreth gjashtëdhjetë luftëtarë nga Hereçi e Sllupi po ktheheshin nga Shqipëria në Kosovë, afër pikës C-2 në malet e Koshares, diku rreth orës 6.00 të mëngjesit ndeshen në pritën e organizuar të forcave ushtarako-policore serbe, ndaj të cilëve u përdorën edhe helmet kimike.

Më 23 prill 1998 kanë rënë dëshmorë luftëtarët e lirisë Bekim Mazrekaj dhe Selman Brahim Lokaj, Tahir Abaz Mazrekaj dhe Bekim Salih Alijaj

Më 23 prill në Zonën e Marecit kanë rënë dhe janë martirizuar në luftime kundër forcave serbe: Fehmi Makolli, Mentor Llapashtica, Muharrem Selimi, Fahredin Vllasaliu, Nuhi Metolli dhe Fatmir Selimi, si dhe dëshmorët Selman Brahim Lokaj, Bekim Salih Alijaj, në Zonën e Dukagjinit.

Më 23 prill të vitit 1999 Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u ka bërë thirrje pjesëtarëve të ushtrisë serbe e jugosllave të dorëzohen te njësitet e UÇK-së, duke u zotuar se ata nuk do të keqtrajtohen. Atyre iu ishte bërë thirrje që të mos bien pre e një regjimi kriminal, sikur ishte ai i Milosheviqit që vret gra e fëmijë.


Më 24 prill të vitit 1968, në fshatin Burojë të Drenicës u lind Hashim Thaçi. Ishte pjesëmarrës në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe drejtor i Drejtorisë Politike të SHP të UÇK-së. Kryeministri i parë i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, Ministër i Jashtëm dhe Zëvendës-kryeministër në kabinetin e kryesuar nga Isa Mustafa, i cili mori detyrën më 12 dhjetor 2014. Ishte edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës. Hashim Thaçi, u zgjodh kryetar i Kosovës më 26 shkurt të vitit 2016.

Më 24 prill të vitit 1999, me rastin e një mujorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s dhe me qëllim për ta gjunjëzuar regjimin kriminal të Milosheviqit, Kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Luiz Arbur e kishte bërë të qartë se do ta ndiqte dhe do ta dënonte për krime lufte kryetarin e Serbisë, Sllobodan Millosheviqi dhe varësit e tij,

Më 24 prill 1993 në fshatin Kollare të Maqedonisë u mbajt Mbledhja Konsultative e Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës. Kryesia e LPRK-së përbëhej nga Xhavit Haziri, Ramadan Avdiu, Halil Selimi, Hidajete Krasniqi Guximtar Labënishti dhe anëtarë të tjerë të rretheve. Në kryesi u mor vendimi që të përgatiten dhe të zhvillohen veprimtari për të çliruar vendin tonë të pushtuar, duke filluar me aksione popullore, demonstrata, greva, protesta, aksione konkrete në përputhshmëri me format qytetare të rezistencës të shtrira në të gjithë hapësirën shqiptare.

Më 24 prill 1998 filluan luftimet e forcave serbe për marrjen e pikës strategjike të Jabllanicës në Dukagjin.

Më 24 prill 1999 ka rënë në altarin e lirisë, Sokol Zeqir Nikçi.


Më 25 prill të vitit 1656 lindi atdhetari arbëresh, Gjergj Guxetta, themeluesi i Kolegjit arbëresh të Palermos. Në këtë kolegj kanë kryer studimet, Gavril Dara i Riu, Xhyzepe Kripsi, Dhimitër Kamarda, Kolë Kamarda, Gajtano Petrota e shumë të tjerë.

Më 25 prill të vitit 1893, në Janjevë të Kosovës, u lind, Gjon Serafin Koda në një familje me tradita fetare, patriotike e atdhetare, familje e bekuar e Malësisë së Karadakut, zonë e njohur për heroizëm dhe atdhedashuri. Gjoni u edukua që në fëmijëri me besim në Zot dhe përkushtim ndaj atdheut. Studimet e larta i mbaroi në Austri. Sipas traditës së Fretërve, mori emrin Serafin. Meshën e parë e kremtoi më 30 Korrik të vitit 1925. Ai shërbeu edhe ndër vise të tokës mëmë, Shqipërisë, si në Dushman, Shalë, Prekal, Bushkash, Vukël, Kelmend dhe, së fundi, u caktua në Dioqezën e Sapës së Lezhës. Vdiq në maj të vitit 1947, në një burg në Shqipërisë i akuzuar për tradhti ndaj shtetit komunist.

Më 25 prill të vitit 1948, forcat diverzante në Shqipëri vranë në pritë dy aktiviste të pushtetit popullor, dy vajza të reja, Prenda Tarazhi dhe Marta Tarazhi, të cilat propagandonin lirimin e femrave nga kthetrat e Kanunit të maleve dhe prapambetja shekullore.

Më 25 prill të vitit 1990 nga pasojat e vuajtura nëpër burgjet e Jugosllavisë, ka vdekur në një spital të Zvicrës, atdhetari Fadil Vata, njëri ndër militantët më të dalura të viteve 80-të. Varrimi disa ditë më vonë është bërë në fshatin e tij të lindjes në Sellagrazhdë, nën rrethim dhe dhunë policore.

Më 25 prill të vitit 1999 forcat ushtarake të NATO-s kanë njoftuar se për një muaj të bombardimeve, ata kanë goditur shtyllat kurrizore të regjimit të Milosheviqit. Aleanca ka vazhduar ta shkatërrojë ekonominë e Serbisë në shërbim të logjistikës së tiranit të fundit të Ballkanit. NATO-ja po godet edhe makinerinë propaganduese të regjimit krimina;.

Më 25 prill të vitit 1999 në luftime kundër forcave serbe në Marec të Karadakur kanë rënë dëshmorët: Fatmir Vitia, Behlul Makolli dhe Naser Haxholli
 
Më 26 prill të vitit 1915 u nënshkrua Traktati i fshehtë i Londrës, ku parashihej që Fuqitë e Atlantës, Anglia Franca dhe Rusia ta lejonin Italinë, Serbinë e malin e Zi t’ i copëtonin tokat shqiptare. Traktati kishte për qëllim të copëtonte të gjitha territoret e Shqipërisë dhe të zhdukej në tërësi popullata shqiptare nga trojet e veta në Ballkan.

Më 26 prill të vitit 1913 lindi, Tuk Jakova, personalitet i shquar i LANÇ-së dhe i ndërtimit të vendit, Hero i popullit. Në vitin 1955 për shkak të bindjeve të tij liberale u përjashtua nga partia, pastaj u arrestua dhe u dënua me burg. Vdiq në Spitalin e Burgut të Tiranës në vitin 1959.

Më 26 prill të vitit 1961 ka vdekur Mustafa Aranitasi, ushtarak dhe ministër i shtetit shqiptar. U lind më 12 prill 1872 në Aranitas të kazasë së Mallakastrës. Ndoqi Akademinë Ushtarake në Stamboll. Në korrik 1913, duke pasur gradën e majorit, ishte njëri nga 4 komandantët e deshtamenteve të vendit që u formuan nga oficerët holandezë gjatë kohës së ministrit Mehmet pashë Dërralla. Së bashku me major Ismail Haki Tatzatin u caktua në krye të batalioneve të Korçës e Gjirokastrës. Më 1915 shërbeu si komandant i xhandarmërisë në Mirditë, më 1916-1918 ishte komandant batalioni me forcat austro-hungareze. Më 1919- 1920 ishte komandant batalioni në Elbasan. Më 1946 u dëbua nga kryeqyteti nga regjimi komunist me gjithë familjen dhe u internuan në Çermë të Lushnjës. Sëmuret dhe shtrohet në spitalin e Tiranës ku edhe ndërroi jetë më 26 prill 1961, u varros në Tiranë.

Më 26 prill, nga sulmet serbe me artileri të rëndë kishin granatuar mbi fshatin Baballoq me rrethinë, kishin shkatërruar shumë shtëpi dhe kishin vrarë dhjetëra civilë shqiptarë. Serbët kishin granatuar fshatrat Hulaj dhe Voksh dhe në këtë sulm vriten 3 shqiptarë dhe 4 ushtarë serbë. Me atë rast Sulmohen fshatrat e Rekës së Keqe – Ponosheci, Brovina, Batusha e Morina. Luftimet për një kohë ishin zgjeruar në Komoran, Sllatinë dhe në komunën e Rahovecit. Ishin granatuar fshatrat Ratkoc, Radostë, Bratotin dhe Brestoc.

Më 26 prill në Betejën 24 orëshe që u zhvillua mes forcave të UÇK-së dhe forcave serbe, në vendin e quajtur, “Varrezat e Cenajve” në Zonën Operative të Shalës ka rënë heroikisht, Shemsi Ahmeti epror i lartë i kësaj zone të UÇK-së.

Më 26 prill të vitit 1999, në fronte të ndyshme të luftës së Ushtrisë Çlirimtare kanë rënë dëshmorë: Bafti Jemin Shala, Selim Salih Veselaj, Arsim Nazmi Muzaqi, Bekim Lutfi Thaçi, Rrustem Nezir Hyseni, Azem Babiqi dhe Salih Matoshi.


Më 27 prill të vitit 1873, u lind Hasan Berisha nga Polaci i Drenicës i njohur më vonë si Hasan Prishtina. Ishte djali i fundit i bejlerëve të Vushtrrisë. Mësimet e para kreu në vendlindje. Vazhdoi shkollimin në gjimnazin frëng të Selanikut, më pas në Stamboll u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë. Pas përfundimit të shkollës punoi në Shkup, ku qe edhe pjesë e klubit “Bashkimi” në qytet dhe mbështet shkronjat latine për alfabetin shqip. Familja e tij ishin bejlerët e Vuçiternit. Mori pjesë aktive në përgatitjen dhe organizimin e Kongresit të Lushnjës 1920. Në prill të vitit 1921 u zgjodh deputet i Dibrës. Në dhjetor të vitit 1921 pas një grusht shteti me Mustafa Krujën, Qamil Koçulin e Prishtinës shkaktuan dorëheqjen e qeverisë Evangjeli. Hasan Prishtina emërohet kryetar i një qeverie që zgjati pesë ditë. Mori pjesë sërish në një lëvizje kryengritëse në shkurt-marsin e vitit 1922. Pas implikimit me veprimet e marsit, kalon në arrati së bashku me Zija Dibrën e Hysni Currin nëpër malet e Shqipërisë. Në janar 1923 njoftohej se zyrat shtetërore në Kukës e Krumë qenë pushtuar prej Hasan Prishtina. më 25 gusht 1923 Prishtina del jashtë Shqipërisë me ndërmjetësinë e legatës italiane. U kthye në Tiranë pas Lëvizjes së Qershorit. Në shtator të vitit 1924 në krye të një delegacioni në emër të komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” shkoi në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë ku protestoi kundër barbarizmave mbi popullsinë shqiptare të qarqeve shoviniste serbe në Kosovë. Më 13 gusht të vitit 1933 u vra nga agjenti i Ahmet Zogut, Ibrahim Çela.

Më 27 prill të viti 1914 lindi, Shefqet Musaraj, njëri ndër shkrimtarët më të mëdhenj shqiptarë të kohës së pas Luftës së Dytë Botërore. Ishte pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Veprat më të njohura të Musarajt janë: Romani në dy pjesë Para Agimit, Epopeja e Ballit Kombëtar, Isha unë Çobo Rrapushi, Unë Mato Labi konservator, Të shkuara të harruara e shumë vepra të tjera

Më 27 prill të vitit 1999 forcat ushtarake dhe policore serbe ekzekutuan e masakruan 377 shqiptarë. Atë forcat ushtarake e policore serbe rrethuan “Reken e Keqe” dhe “Lugun e Carragojës” në rrethinën e Gjakovës. Brenda disa orëve u krye ekzekutimi më makabër i 377 shqiptarëve gra e burra pleq e fëmijë. Kjo është maskara me numrin më të madh të masakruarve shqiptarë nga serbët gjatë vitit 1999 në Kosovë.

Më 27 prill të vitit 1999 kanë rënë dëshmorët: Enver Istref Musa, Salih Zenuni, Shaban Ukë Elezi, Shaqir Hoxha, Shemsi Xhafer Istrefi, Mustafë Xhemajl Abdullahu.


Më 28 prill të vitit 1949 u vra Nexhat Agolli, luftëtar partizan, atdhetar, intelektual. Ai u lind në Dibër të Madhe në vitin 1913. Pas luftës mori pjesë në strukturat politike e ushtarake të Maqedonisë, por që në fillim nuk u pajtua me mohimin që iu bë shqiptarëve për vetëvendosje dhe fillimin e diskriminimi të tyre mbi baza kombëtare. U etiketua si nacionalist dhe irredentist nga forcat sllavomaqedone dhe u burgos. U pushkatua në Burgun e Shkupit më 28 prill të vitit 1949.

Më 28 prill të vitit 1971,
u lind në Gjakovë, dëshmori i kombit, Ilir Soba. Shkollën fillore e të mesmen, Iliri i kreu në vendlindje e qysh si nxënës i klasës së katërt të shkollës fillore kishte vizatuar hartën e Shqipërisë etnike për çka e pati nervozuar shumë mësuesen e klasës, por vetëm me ndikimin e prindërve ai pajtohet me mësuesen pasi ajo e shpall kryengritës. Ra trimërisht më 18 tetor të vitit 1998.

Më 28 prill 1999 Qeveria e Përkohshme e Kosovës mori vendim që shef i SHP të UÇK-së të emërohet, gjenerali, Agim Çeku, ushtarak dhe epror i lartë edhe në luftën atdhetare të popullit kroat kundër pushtimit serb. Po më 27 prill Qeveria e Kosovës mori vendim për emërimin e eprorit të lartë, Sulejman Selimi, komandant të Gardës Kombëtare të Kosovës.

Më 28 prill të vitit 1999, kanë rënë dëshmorët e UÇK-së: Milazim Mavraj, Shaban Fetah Hajzeraj, Shahin Ramadan Gashi

Më 28 prill 1999 Qeveria e Përkohshme e Kosovës mori vendim që shef i SHP të UÇK-së të emërohet, gjenerali, Agim Çeku, ushtarak dhe epror i lartë edhe në luftën atdhetare të popullit kroat kundër pushtimit serb. Po më 27 prill Qeveria e Kosovës mori vendim për emërimin e eprorit të lartë Sulejman Selimi, komandant të Gardës Kombëtare të Kosovës

Më 28 prill të vitit 1999 në frontet e luftës së UÇK-së kanë rënë: Jahë Tahir Hasani, Milazim Mavraj, Shaban Fetah Hajzeraj, Shahin Ramadan Gashi.

Më 28 prill të vitit 2007 vdiq, Iljaz Prokshi, poet, gazetar, shkrimtar, veprimtar. U lind në Fortesë të Drenicës më 15 nëntor 1949. Shkollën fillore e përfundoi me rezultate të shkëlqyera. Edhe në shkollën e mesëm ishte nxënës i dalluar, duke u shquar për zgjuarsinë, vizionin dhe vokacionin prej krijuesi. Studimet i mbaroi në Fakultetin e Filologjisë, dega për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, në Universitetin e Prishtinës me nota të larta. Një kohë të gjatë bashkëpunoi si gazetar edhe me disa gazeta shqipe që dilnin jashtë Kosovës, si Top Kultura, Spektri në Zvicër, Trojet tona në Nju Jork etj. Ka botuar shumë përmbledhje me poezi, ka shkruar edhe tregime e romane.

Më 29 prill të vitit 1960 u transmetua programi i parë televiziv shqiptar, i cili me shpejtësi u zhvillua dhe ushtroi ndikim të madh në informimin e popullit, edukimin dhe arsimin kombëtar, por edhe ideologjik. Në vitet 70, programi i RTSH-së filloi të përcillet edhe në trevat shqiptare nën Jugosllavi dhe ushtroi një ndikim të jashtëzakonshëm kombëtar. Një ndikim të tillë e kishte ushtruar edhe Radio-Tirana, qysh në vitet 50-të si dhe radiostacionet e tjera të Shqipërisë.

Më 29 Prill të vitit 1895 lindi aktori gjeorgjian, Akaki Horava që solli në ekranin shqiptar rolin e “Skënderbeut”. Ishte aktori i shquar i skenës dhe i ekranit gjerogjian. Rolin e Skëndrbeut e kishte interpretuar me përkushtim të madh.

Më 29 prill të vitit 1999 gjatë luftimeve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave ushtarake e policore serbe, kanë rënë dëshmorë: Elfir Maliq Brahimi, Sinan Sahit Thaçi, Eset Ismail Maloku, Sylejman Xheladin Bytyçi, Razë Potera, Jakup Bajram Demalijaj.

Me 29 prill të vitit 1999 bie dëshmor luftëtari i UÇK-së, Selver Bajram Kryeziu. Ai u lind në Roganë të Kamenicës më 5 nëntor të vitit 1969. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në vendlindje. Në Zvicër, qëndroi e punoi plot 9 vite. Pas shpalljes së mobilizimit nga Shtabi i UÇK-së, Selver Kryeziu vendosi të kthehet në Kosovë, në mbrojtje të atdheut. Ra në frontin e Kosharës, më 29 prill 1999.


Më 30 prill të vitit 2011, ka vdekur shkrimtari i madh me famë botërore, me origjinë arbëreshe, Ernesto Sabato. U lind në Buenos Aires të Argjentinës më 24 qershor të vitit 1911. Nëna e tij Juana Maria Ferrari rridhte nga një familje arbëreshe e Italisë, ndërsa babai i tij, Franciso Sabato, po ashtu ishte nga Italia. Ai kreu shkollën e mesme më 1928 dhe u regjistrua në Universidad de La Plata, ku studioi fizikë dhe matematikë. Në vitin 1930 ai iu bashkua partisë komuniste. Në vitin 1933 ai u bë sekretar i Rinisë Komuniste. Në vitin 1935 ai kthehet në Argjentinë ku martohet me Matilden dhe vazhdon studimet në Universidad de La Plata. Në vitin 1938 doktoron në fizikë dhe fiton bursë për të hulumtuar rrezatimin atomik në Laboratorin Kyrie në Paris. Roman i tij i parë Tuneli botohet më 1948. Më 1951 botohet libri tjetër Njerëz dhe dhëmbëzorë”. Në vitin 1961 boton romanin e tij të dytë Mbi heronjtë dhe varrezat. Në vitin 1977 Italia i akordon çmimin “Mediçi”, ndërsa më 1978, në Spanja e dekoron me urdhrin Gran Kruz. Organizata e Shteteve Amerikane i jep çmimin Gabriel Mistral, ndërsa mbreti i Spanjës, Huan Karlos, e dekoron me çmimin Miguel Servantes. Më 1995 në Shqipëri merr titullin Ismail Kadare, të ndarë nga fondacioni Velija. Vdiq në shtëpinë e tij në Argjentinë, më 30 prill të vitit 2011, në moshën 100- vjeçare..

Pas një beteje disa ditësh, në Zonën Operative të Drenicës, më 30 prill të vitit 1999, në mbrojtje të popullatës, të cilën po e masakronte mizorisht ushtria dhe policia serbe kanë rënë dëshmorët e UÇK-së: Komandanti i Brigadës 114, Fehmi Lladrovci në zonën Operative të Drenicës, Ilaz Ismail Kodra, pastaj Antigonë Fazliu, Lutfi Avdush Musiqi, Bajram Mehmet Aliu, Ferat Xhafer Dvorani, Hamdi Kadri Ferati, Hysni Xhafer Dvorani, Imer Fazli Dvorani, Isa Adem Ferati, Nuhi Lan Dvorani, Sejdi Smajl Kralani, Afrim Krasniqi e dëshmorë të tjerë.

Më 30 prill të vitit 1999, Kongresi amerikan akordoi shumën emergjente prej 12 miliardë dollarë, për financimin e luftës në Kosovë dhe ndihmë për shqiptarët e shpërngulur dhunshëm nga Kosova në Shqipëri dhe në Maqedoni.
 

Kalendari kombëtar – muaji Maj​



Më 1 maj të vitit 1918 u themelua komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, organizatë politike atdhetare, e cila mori përsipër organizimin e çetave kryengritëse në Kosovë dhe trojet shqiptare në mbetura nën okupimin serb malazez e bullgar. Këto troje të Shqipërisë në Kongresin e Versajës së po atij viti iu dhanë Jugosllavisë monarkike. Drejtues të Komiteti kanë qenë: Hoxhë Kadri Prishtina, Hasan Prishtina, Avni Rrustemi, Bajram Curri, Sali Nivica, Hysni Curri e të tjerë. Me direktiva të këtij komiteti ka luftuar Çeta e Azem e Shote Galicës deri në vitin 1924 kur ra në altarin e Atdheut, Azem Bejta, ndërsa lufta në çeta çlirimtare nuk pushoi asnjëherë në Kosovë dhe trevat shqiptare që shtypeshin barbarisht e mizorisht nga serbët, malazezët, bullgarët e grekët, me bekimin e shteteve të Evropës e të Rusisë.

Më 1 maj të vitit 1897 lindi Myslym Peza, atdhetar, revolucionar, themeluesi i Çetës së parë Antifashiste në Shqipëri dhe në Evropë. U lind në fshatin Pezë afër Tiranës, Pjesëmarrës në Revolucionin e Qershorit të vitit 1924, antizogist. Në kohën e regjimit ëZohir ka organizat rezistencë të armatosur dhe ka mbijetuar nëpër malet e Shqipërisë me çetën e tij. Në vitin 1941 iu bashkua radhëve të Ushtrisë Nacional Çlirimtare të Shqipërisë. Pas luftës ka qenë kundër i lartë i qeverisë dhe i shtetit. Heroi i popullit. Vdiq në Tiranë më 7 shkurt të vitit 1984.

Më 1 maj të vitit 1913 lindi, Haxhi Lleshi, luftëtar partizan, atdhetar, Heroi i popullit. U lind në fshatin Rashan të Dibës. Mori pjesë aktive në LANÇ dhe ishte kuadër i lartë i Partisë dhe i Shtetit. U bë edhe më i njohur me qëndrimin e tij konsekuent në mbrojtje të vlerave të luftës antifashiste dhe rindërtimi të vendit në kohën e regjimit socialist. Vdiq më 1 janar të vitit 1998.

Më 1 maj të vitit 1914 lindi Pandi Stillu, regjisor i Teatrit Popullor. Vdiq në Tiranë më 1 qershor 1970.

Më 1 maj 1935 lindi shkrimtari, Bilall Xhaferi me origjinë nga Çamëria. Në vitin 1969 arriti të arratisej nga Shqipëria dhe u vendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku edhe krijoi e botoi vepra të ndryshme. Vdiq në Çikago më 22 gusht të vitit 1986.

Më 1 maj festohet Dita ndërkombëtare e punëtorëve, festë internacionale ndërkombëtare e punëtorisë së mbarë botës.

Më 1 maj të vitit 1999 duke luftuar përballë forcave kriminale serbe kanë rënë dëshmorë: Emrush Bislim Buzhala, Agim Ali Selmanaj, Emin Murat Musliu. Hajdar Sylë Agaj.

Më 2 maj të vitit 1982 vdiq në Tiranë, artisti i madh shqiptar, Pjetër Gjoka. U lind në Ulqin në vitin 1912. Pjetër Gjoka ishe djali i Gjokë Pjetrit nga Dushmani i Shllakut, në Dukagjin. Aktivitetin në teatër në lëvizjen amatore e filloi që vitet 30 në Shkodër. Në vitin 1947 vjen si aktor në Teatrin Popullor, pasi kishte debutuar me Teatrin e Ushtrisë. Roli i parë ishte në komedinë “Tartufi”. Ka interpretuar rreth 90 role në këtë teatër, dhjetëra kryerole nga dramaturgjia botërore, ndërsa në skenë qëndroi 52 vjet rresht, duke interpretuar edhe i verbër krejtësisht. Disa nga kryerolet e tij janë: Haritonov, Shpend Gjeta, Plaku, Mac Donald, Miler, Zabeliku, Klaudi, Mbreti Lir, Gjini, Ali Pashë Gucia, etj. Në vitin 1961 ai është ndër katër aktorët që u nderua me titullin e lartë “Artist i Popullit”. Ka intertretuar edhe në disa filma artistikë, duke krijuar figura të arrira. Roli i fundit i tij në Teatrin Kombëtar ishte në dramën “Epoka para gjyqit”. Krahas punës si aktor, ka vënë në skenë edhe disa pjesë, si regjisor.

Më 2 maj 1999 kanë rënë dëshmorët e UÇK-së: Fetah Ahmet Gega, Adnan Sherif Bunjaku, Agim Hasan Sadiku, Basri Jemin Hyseni, Faruk Nazmi Beqiri, Feriz Sheremet Thaçi, Avdyl Islam Duçi, Nusret Osman Musa, Xhavit Bajraktari. Xhavit Bajraktari përveç angazhimit të tij në frontet e luftës në Anadrin ishte edhe reporter i luftës për Radion Kosova e Lirë dhe Agjencinë Kosovapress gjatë kohës së luftës e deri në rënien e tij heroike.

Në fshatin Studime të Vushtrrisë prej 2 majit të vitit 1999 e në vazhdim gjatë atij muaji, serbët vranë, ekzekutuan dhe u masakruan 140 shqiptarë, moshash dhe gjinish të ndryshme. Vetëm në dy maj serbët kanë vrarë e masakruar 83 shqiptarë moshash e gjinish të ndryshme.

Më 3 maj të vitit 1937, në një familje me origjinë dibrane, u lind Agim Krajku. Dashuria dhe pasioni për muzikën tek Agimi lindën që në fëmijëri, të cilën ia ushqeu edhe vetë i ati. Në vitin 1963 fillon studimet për teori e kompozicion dhe i përfundon ato në vitin 1968. Degën e Kompozicionit e ka kryer nën drejtimin e të madhit Çesk Zadeja. Në vitin 1960 filloi punë në Ansamblin e Ushtrisë ku punoi 2 vjet. Në vitet 1962-1964 kalon në Radio Tirana si fizarmonicist dhe drejtues i kompleksit të vogël instrumental. Viti 1964 e gjen pranë Ansamblit të Këngëve dhe Valleve popullore; në fillim si instrumentist, e më pas si kompozitor dhe drejtues orkestre. Ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës deri në festivalet e fundit të pas viteve ‘90, duke filluar me këngën e famshme “Lemza”, kënduar nga Vaçe Zela në Festivalin e Parë të Këngës në Radio më 1961. Ai është nderuar me mbi 15 çmime. Ka lëvruar mjaft motive vallesh të cilat janë nderuar edhe me çmime të para si: vallja e Librazhdit, vallja e Tiranës, vallja çame etj.
Për aktivitetin dhe kontributin e tij artistik është vlerësuar me çmime, urdhra e medalje dhe mban titullin :Mjeshtër i Madh”.

Më 3 maj të vitit 1999, Qeveria e Bullgarisë ka refuzuar kërkesën e Rusisë për të dërguar ndihma humanitare në Serbi, nëpërmes territorit të Bullgarisë. Refuzimi i kërkesës është bërë me faktin se Serbia ndodhej nën embargo nga BE-ja dhe Amerika.

Më 3 maj të vitit 1999 kanë rënë dëshmorët e UÇK-së, Besim Rizah Tiku, Rifat Xhafer Goxhufi, Tahir Gashani. Më 3 maj të vitit 1999 ka rënë dëshmorë edhe Nysret Ramadan Halili nga Shtutica e Drenicës, mësimdhënës i burgosur politik dhe luftëtar i përkushtuar i lirisë.

Më 3 maj të vitit 1999, Federeta Kombëtare e Helsinkit ka konstatuar se spastrimi etnik në Kosovë nga ana e Serbisë po kryhet me një brutalitet mesjetar. Federata ka paraqitur shifra e fakte lidhur me dëbimin e dhunshëm të shqiptarëve nga trojet e tyre në Kosovë.

Më 4 maj të vitit 1931, lindi Jovan Cico Kosturi. Ishte një personalitet i njohur dhe tejet i i angazhuar në zgjimin kombëtar të shqiptarëve. Vdiq në vitin 1924. Në fillim të viteve 1880, doli revista Drita e cila në virin 1884 u drejtua nga Jovan Kosturi së bashku me Orhan Pojanin dhe Thimi Marko ndërsa u shpërnda në të gjithë Toskërinë dhe mbështeti arsimin në gjuhën shqipe në dialektin Toskë. Gjatë vitit 1885, Kosturi krijoi një komitet të fshehtë në Korçë me qëllim të përgatitjes së një shoqërie kulturore shqiptare në brendësi të vendit. Në vitin 1906, çeta e Çerçiz Topullit vrau priftin grek Fotis, në shenj hakmarrje për masakrimin e Papa Kristo Negovanit dhe vëllait të tij, ndërsa autoritetet osmane nuk mundën të arrestonin vrasësit, Kosturi dhe shqiptarë të tjerë atdhetarë të përfshirë në lëvizjen kombëtare nga Korça, burgosën. Pas disa muajsh grekët u hakmorën duke vrarë djalin e Kosturit, Spiro Kosturin në Selanik, në moshën 18-vjeçare.

Më 4 maj të vitit 1995 në fshatin Malësi e Vogël ka rënë dëshmor Besim Ndreca. Paraprakisht ai kishte vrarë në zyrën e tij komandantin famëkeq serb të Therandës, ish Suharekë, i cili i keqtrajtonte publikisht shqiptarët.
Më 4 maj të vitit 1999 duke luftuar përballë forcave kriminale serbe kanë rënë trimërisht Hadie Mustafë Spahiu, Muharrem Smajl Vuthaj Mursel Rrustem Boletini, Nazmi Xhemajl Bashota.

Më 4 maj të vitit 1999, kryeministri i Britanisë së Madhe Tony Bler , gjatë vizitës së tij në Maqedoni kishte vizituar edhe shqiptarët e dëbuar dhunshëm nga Kosova, nga regjimi serb i Milosheviqit. Bler me atë rast ka premtuar se ata së shpejti do të kthehen në vendet e tyre pasi regjimi i Milosheviqit nuk mund të qëndrojë gjatë. Beteja e NATO-s është betejë për njerëzimin dhe jo për të pushtuar kombe as territore, kishte saktësuar Toni Bler.

Më 5 maj të vitit 1842 u lind Jorgji Karabunara, i njohur si Babë Dudë Karabunara. U lind në Berat në një familje atdhetare. Ka qenë rilindës, mësues i gjuhës shqipe, atdhetar dhe iluminist shqiptar. Jorgji Karbunara u rrit në dyqanin e të atit, mes bisedave për çetat patriotike të Sinjës, Tërpanit e bëmave të Rrapo Hekalit. Shqipen e shkruar e mësoi fshehur me abetaren “Evëtari” të Naum Veqilharxhit. Në vitin 1898, Babë Duda u bë nismëtar në krijimin e degës së shoqërisë “Bashkimi” në Berat. Punoi për shpërndarjen e librave në gjuhën shqipe. Që ditën kur u shpall Kushtetuta Turke më 1908, patriotët beratas hapën shkollën shqipe në katin e fundit të një dyqani 3-katësh të Muharrem Rulit, të drejtuar nga Babë Duda e ku mësonin fillimisht 55 nxënës. Gjatë viteve 1911-1912, Babë Duda luftoi me atdhetarë për rritjen e lëvizjes së armatosur me çetat e Hysen e Servet Zaloshnjes. Beratasit në vlerësim të veprës së mësuesit të shqipes e zgjodhën delegat 72-vjecarin Jorgji Karbunara në Kuvendin e Vlorës të 28 nëntor 1912 ku edhe nënshkroi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. U nda nga jeta më 17 dhjetor 1917, në moshën 75-vjeçare.

Më 5 maj 1900 u lind, Spiro Mojsiu, atdhetar, pjesëmarrës i LANÇ-së, kuadër ushtarak i shtetit dhe i partisë së Punës së Shqipërisë. Vdiq në Tiranë në vitin 1980. Spiro Moisiu ka qenë ushtarak i lartë shqiptar, gjeneral-major i Ushtrisë Nacional-Çlirimtare. Ishte i ati i ish-presidentit të Shqipërisë, Alfred Moisiu. Pasi mbaroi shkollën unike në qytetin e Kavajës dhe Durrësit, nga viti 1918-1919, ai mbaroi një kurs disa mujor në shkollën e plotësimit të oficerëve ne Tirane. Një vit më pas Moisiu mori pjesë në përbërje forcave qeveritare që u caktuan në mbrojtje të Kongresit të Lushnjes dhe po atë vit ai u caktua me detyrën në luftimet që zhvilluan në Kaptinë të Martaneshit kundra forcave serbe. Në Lëvizjen e qershorit të vitit 1924, Mojsiu u rreshtua përkrah forcave të Fan Nolit dhe Revolucionit Demokratik borgjez. Mori pjesë aktive në luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Komunistet i dhanë Komanden e Shtabit Pergjithshem me graden Gjeneral major.

Sot më 5 maj shënohet Dita e Dëshmorëve të Kombit që kanë dhënë jetën e tyre për liri, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo shqiptari. Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Në nderim të kujtimit të të rënëve për lirinë e vendit çdo vit në Varrezat e Dëshmorëve kryhen homazhe nga krerët më të lartë të shtetit shqiptar. Në vitet ´60-të statusi i dëshmorit përpunohet më tej dhe zgjerohet, duke specifikuar termin ”Dëshmor i Atdheut”. Në këtë ligj futen edhe Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, të cilat u ndërtuan në të gjitha qendrat e rretheve të vendit. U ndërtuan edhe Varrezat e Dëshmoreve të Atdheut në Tiranë me monumentin “Nënë Shqipëri”. Më 24 prill të vitit 2000, pas shumë përpjekjeve u miratua ligji Nr. 8607 për “Statusin e Dëshmorit të Atdheut”, në të cilin përfshihen dëshmorët e të gjitha periudhave historike dhe të rënët në vitet 1997-1999, në Luftën Çlirimtare të Kosovës, të UÇPMB dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

5 maj, të vitit 1999, zëdhënësi i NATO-s Xhejmi Shia ka bërë të ditur se Komanda e NATO-s ka refuzuar kërkesën e Serbisë për ndërprerjen e përkohshme të bombardimit, duke i bërë të qartë Beogradit se paraprakisht duhej të nënshkruante pesë kërkesat e Aleancës, në mesin e të cilave ishte tërheqja pa kusht nga Kosova të të gjitha forcave ushtarake e policore.
Më 5 maj 1999 kanë rënë dëshmorë: Pal Mark Paluca, Ramadan Rexhep Rexhepi, Florim Maliqi, Shabi e Bafti Kajolli, Halit Coka, Abedin Murtezi…
 
Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe udhëheqës ushtarak shqiptar. Skënderbeu gjithmonë e nënshkroi veten si Zot i Arbërisë. Si anëtar i familjes fisnike të Kastriotëve, ai u dërgua si peng në oborrin perandorak osman, ku u arsimua dhe hyri në shërbim të sulltanit për njëzet vitet e ardhshme. Ai u ngrit sipas gradave, duke kulmuar në sanxhakbej të Sanxhakut të Dibrës në vitin 1440. Në vitin 1443, ai braktisi osmanët gjatë betejës së Nishit dhe u bë sundimtar i Krujës, Sfetigradit dhe Modriçës Në vitin 1444, ai u emërua prijës i Lidhjes së Lezhës, që konsolidoi fisnikërinë në atë që sot është Shqipëri. Përkundër vlerës së tij ushtarake, ai nuk ishte në gjendje të bënte më shumë se sa të mbante zotërimet e tij brenda një treve shumë të vogël në Shqipërinë e veriut, ku ndodhën pothuajse të gjitha fitoret e tij kundër osmanëve. Skënderbeu zhvilloi luftë mbrojtëse, dhe për 25 vjet, nga viti 1443 deri në vitin 1468, ushtria e tij luftoi e fitoi kundër forcave osmane, të cilat ishin vazhdimisht më të mëdha dhe më të furnizuara. Vdiq më 17 janar të vitit 1468, në Lezhë.

Më 6 maj të vitit 1893 lindi Gjon Shyt Jubani, atdhetar, rilindës, arsimues, pionier i tipografisë shqiptare, Vdiq në Shkodër më 6 maj 1944.

Më 6 maj të vitit 1910 lindi Anton Mazreku, ishte djali i motrës së Luigj Gurakuqit. Ka qenë atdhetar, sportist e përkthyes. Vdiq në Tiranë në vitin 1969.

Më 6 maj të vitit 1997 ka rënë në pritë të forcave serbe, luftëtari i radhëve të para të UÇK-s, Luan Smajl Haradinaj. Ai ishte në krye të një grupi luftëtarësh që po përpiqeshin të hynin në Kosovë duke kaluar malet e Hasit të Pashtrikut. Në mesin e bashkëluftëtarëve ishte vëllai i tij, Ramush Haradinaj nga Gllogjani i Deçanit, i cili edhe pse i plagosur e kishte tërhequr trupin e vëllait, për të mos rënë në duart e armikut. Gjatë luftës së UÇK-së ka rënë dëshmor edhe Shkëlzen Haradinaj, vëlla i Luan dhe Ramush Haradinajt.

Më 6 maj të vitit 1998, gjatë një rezistencë në qytetin e Mitrovicës ka rënë dëshmor, Artim Sejdi Jashari.

Më 6 maj të vitit 1999 në frontet e luftës së UÇK-së kanë rënë dëshmorë: Gani Kelmendi, Safet Rexhepi, Liman Rakaj, Tafil Osmani, Liman Aziz Rekaj, Avdi Smajl Kelmendi.


Më 7 maj të vitit 1947 vdiq, Jani Minga, veprimtar i Lëvizjes kombëtare, pedagog, mësues i popullit. Luftëtar kundër analfabetizmit, iluminist e mësues popullor. U lind në Shën Pjetër të Fierit më 1 gusht të vitit 1872. I ati, Kostandini, ka qenë mësues i shqipes në manastirin e Apollonisë. E shoqja, Ana rridhte prej familjes Topia të Beratit. Në Berat kreu shkollën fillore, ndërsa të mesmen në shkollën “Koto Hoxhi” në Qestorat. Shkollën e lartë e kreu në Universitetin e Athinës, fakulteti filologjik. Njihte greqishten e vjetër dhe të renë, latinishten, italishten dhe frëngjishten. Pas largimit nga vendlindja, familja Minga vendoset përfundimisht në Vlorë. Jani Minga mori pjesë në të gjitha kongreset arsimore. Ishte nismëtar për krijimin e klubit atdhetar “Labëria” më 1889 dhe i hapjes së shkollës së parë shqipe në Kaninë më 1909, ndërkohë hartonte edhe tekstet shkollore: “Abetare kombëtare shqip, përgatitore”, “Abetare shqip, këndimore”, “Gramatikë e gjuhës shqipe”, etj. Në korrik 1911 mori pjesë në Kuvendin e Drashovicës, në mbështetje të Memorandumit të Gërçës. Jani Minga mori pjesë në Kuvendin Kombëtar që shpalli pavarësinë. Ishte nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë. Atë kohë, me hapjen e shkollës së Vlorës, u emërua drejtor i saj.

Më 7 maj të vitit 1998, duke kaluar kufirin nga Shqipëria për në Plavë e Guci, ka rënë dëshmor, revolucionari e atdhetari i mirënjohur i Kosovës, Bahri Rrahman Fazliu. Ai ka qenë ideatori dhe redaktori i gazetës “Çlirimi” organi i LKÇK-së. Kjo gazetë ka ndikuar në propagandimin e idesë së luftës së armatosur, në kohën kur Lëvizja pacifiste e Kosovës kërkonte zgjidhjen e çështjes së Kosovës përmes bisedimeve me Serbinë dhe bashkësinë ndërkombëtare. LKÇK-ja me kohë iu bashkua radhëve të luftës së UÇK-së, pas një marrëveshjeje paraprake.

Më 7 maj 1999 kanë rënë dëshmorët e UÇK-së: Françesko Xhyzepe Bider nga Biella e Italisë, Pjerë Arno Pajar nga Franca, Murad Muhamet Ali nga Algjeria, pastaj: Nuhi Rrustem Berisha, Adnan Nexhmedin Krasniqi, Demush Isuf Lata, Demush Mavraj, Sinan Latif Berisha, Tomë Gjokaj, Hamdi Çetaj, Luan Krasniqi, Luan Smajli, Osman Tafa Visar Juniku, Bujar Roka, Ahmet Xhikolli etj.

Më 7 maj të vitit 1999, Qeveria e Përkohshme e Kosovës përmes një deklarata ka kërkuar sqarim të pozicionit lidhur me vizitën e kryetarit të LDK-së Ibrahim Rugova, në Beograd dhe pastaj ikjen e tij për në Itali. Qeveria e Përkohshme ka kërkuar nga Rugova, t’i përmbahet marrëveshjes së 23 shkurtit, të arritur në Rambuje, nënshkrues i së cilës ishte edhe ai.


Më 8 maj të vitit 2004 vdiq në një azil të San Marko të Kalifornisë, Tomor Zavalani, autor i një projekti sa madhështor, aq dhe utopik, sikurse krijimi i një gjuhe ndërkombëtare me shenja grafike. Tomor Zavalani lindi më 1921 në Korçë, te një familje me tradita patriotike të shquara. Ai mbaroi me sukses Liceun francez, një nga shkollat e mesme më serioze të paraluftës. Pasioni për gjuhët e shpuri te projekti i krijimit të një gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme për të gjithë, të cilën e quajti, Glifet e epokës supersonike). Nisur nga qëllimi fisnik të mundësonte komunikimin midis njerëzve me kombësi dhe kultura të ndryshme, ai iu përvesh punës me zell e durim. Në erën moderne, megjithë shtimin e madh të mjeteve të masmedias, të fjalorëve dy-gjuhësh e shumë gjuhësh, problemi i ndërkomunikimit vazhdon të jetë pengesë për përvetësimin e kulturës së popujve të tjerë dhe sidomos për emigrantët, që jetojnë në mjedise të huaja dhe duhet t’i përshtaten vendit.

Më 8 maj të vitit 1952, në një familje me origjinë armene, u lind, Hajg Zaharian. Ai filloi të mësoje piano dhe teorinë e muzikës në shkollën fillore të qytetit të tij të lindjes. Nga 1969-73 ai ndoqi studimet në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Pas diplomimit ka punuar si drejtues artistik i ansambleve amatore. Ai u kthye në Durrës në vitin 1977, ku vazhdoi punën me ansamblet amatore në pallatin ” Rinia” të qytetit. Pas kësaj, nga 1980-86 ai u emërua mësues i lëndëve teorike në Shkollën e Muzikës “Jan Kukuzeli” të Durrësit. Ndërmjet 1986 dhe 1992 Zacharian punoi si kompozitor në krijimtari të lirë. Që nga viti 1998-2009, ka qenë edhe President i Shoqatës Shqiptare të mbrojtjes së të drejtave të kompozitorëve dhe autorëve, ALBAUTOR.

Në 8 maj të vitit 1999, Zona Operative e Dukagjinit ka formuar Brigadën 137 Gjakova, të UÇK-së, me qëllim për të operuar në qytet, pasi forcat serbe po e masakrojnë popullatën civile. Gjatë luftimeve ballë për ballë kundër forcave serbe, më 8 maj luftëtarët e kësaj brigade kanë vrarë rreth 20 pjesëtarë e policisë armike, ndërsa në mesin e luftëtarëve të lirisë kanë rënë dëshmorë: Visar Juniku, Mërgim Shala, Tom Gjoka, Ahmet Gjikoka, Kushtrim Hoxha, Bujar Roka dhe janë plagosur disa luftëtarë të tjerë.

Më 8 maj të vitit 1999, kanë rënë dëshmorët e UÇK-së: Mustafë Tahir Shabanaj, Haki Dinë Kameraj, Ibish Daut Mavraj, Menderes Osman Dervishaj, Bekim Sefer Mavraj, Safet Elshani, Bekim Halil Kelemndi, Muharrem Sejdi Morina,


Më 9 maj të vitit 1884 në Shkodër, u lind Lec Kurti, Në vitin 1909 filloi studimet në Liceun e Pesaros pranë Urbinos, ndërsa më vonë, thellohet më tej në fushë të muzikës në Akademinë e Arteve të Bukura në Venecia. Më pas për Shkenca Politike në Romë. Dorëshkrimet tregojnë se aty janë shkruar edhe një numër i madh veprash. Nga dorëshkrimet e mbetura mësohet se Lec Kurti kompozoi muzikë në harkun kohor 1908-1916 dhe më pas duket se iu kushtua në fillim diplomacisë e më pas politikës. Më 1918 u internua nga francezët bashkë me të atin në Korfuz. Më tej e gjejmë përfaqësues të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, në vitet 1930-1935), si Ministër në Londër, Pas pushtimit të Shqipërisë prej Italisë fashiste nuk pranon t’i dorëzojë përfaqësuesit italian ambasadën. Vdes në Romë në dhjetor të vitit 1948.

Më 9 maj të vitit 1998 forcat e disa njësiteve të UÇK-së, pas një beteje ballë për ballë kundër forcave policore serbe ishte zënë Grykën e Llapushnikut. Luftëtarët e lirisë me atë aksion heroik i kishin pamundësuar ushtrisë serbe të depërtojë në Dukagjin dhe Anadrin për disa muaj. Atë ditë ka rënë dëshmor, Besim Daut Halilaj dhe janë plagosur disa luftëtarë të tjerë.

Më 9 maj të vitit 1998, në një pritë të organizuar nga trafikantët e armëve, në veri të Shqipërisë, gjatë rrugës për të hyrë në Kosovë, kanë rënë Komandanti i Logjistikës së UÇK-së Ilir Konushevci dhe mjeku i luftës, Hazir Mala. Vrasja e Ilirit shkaktoi një humbje të madhe për tërë vendin e në veçanti për UÇK-në dhe Shtabin e saj Qendror. Ishte ndër themeluesit e UÇK-së në Llap dhe është njëri ndër themeluesit dhe mbështetësit e sektorit të logjistikës për UÇK-në në përgjithësi.

Më 9 maj 1999 në frontet e luftës së UÇK-së në Kosovës kanë rënë dëshmorë: Fatmir Hajdar Hyseni, Skender Hamdi Gashi, Azem Ukë Muslijaj, Bajram Ukë Muslijaj, Shemsi Ukë Muslijaj e të tjerë.

Më 9 e 10 maj të vitit 2015 në Kumanovë, kanë rënë 10 pjesëtarë të grupit të armatosur të luftëtarëve shqiptarë, shumica syresh ish luftëtarë të UÇK-së dhe 8 policë të Njësive speciale të Maqedonisë, në mesin e të cilëve ishte edhe një shqiptar.

Më 9 e 10 maj të vitit 2015, gjatë rrethimit në Kumanovë kanë rënë luftëtarët: Xhafer (Hysen) Zymeraj nga Prizreni, Beg (Miftar) Rizaj nga Prekolluku i Deqanit, Mirsad (Osman) Ndreca nga Gjakova Valon (Selim) Kabashi nga Opterusha e Rahovecit, Turgaj (Mehmet) Gashi, i lindur në Prishtinë, Samid (Bajram) Kastrioti, i lindur në Zojz të Prizrenit. Hysen (Latif) Rushiti nga Vushtrria, Fatlum (Kadri) Vishesella, i lindur në Rufc të Ri të Lipjanit dhe Arben (Qerim) Rexhaj nga Ferizaj i lindur në vitin 1971.



Më 10 maj të vitit 2015, pas luftimeve të përgjakshme në Lagjen e Trimave, në Kumanovë gjatë aksionit të policisë sllavomaqedone janë arrestuar 37 pjesëmarrës në luftime, shumica shtetas të Kosovës, të cilët janë akuzuar dhe janë dënuar për gjoja terrorizëm. Shtatë nga kreu i grupit, më vonë janë dënuar me burg të përjetshëm, 12 me nga 40 vjet burg, të tjerët prej 12 deri në 20vjet burg

Më 10 maj të vitit 1999, në frontet e luftës së UÇK-së duke luftuar kundër forcave policore dhe ushtarake serbe kanë rënë: Afrim Halil Behrami, Beke Sadik Muslijaj, Hamdi Qazim Ferati, Ilir Ali Sadrijaj, Islam Asim Neziraj, Ismet Hasan Osmani, Naim Qazim Lubovci, Shaqir Tershani e të tjerë.
 
Më 11 maj të vitit 1771, në një burg të Stambollit, lindi më Laskarina Bubulina e bija e Stavro Pinoçit nga ishulli Hidhra, pranë Peloponezit, vdiq tragjikisht në vitin 1825. Bubulina ishte komandante e anijes luftarake “Agamemnom” me të cilën i dha ndihmë të madhe Ali Pashë Tepelenës, kur Janinën e rrethuan turqit. Pas vdekjes së burrit, Dhimitër Bubulit në vitin 1811, ajo iu kushtua çështjes së çlirimit të kombit shqiptar dhe atij grek duke dhënë përveç ndihmës së saj heroike, edhe pasurinë e madhe që e trashëgoi nga bashkëshorti. Arbërorët e Moresë, përveç heroizmave të saj, me të madhe lavdëronin dhe bukurinë e saj fizike.

Më 11 maj të vitit 1930 u lind Luçije Miloti, këngëtare e mirënjohur shqiptare. U lind në Shkodër në një familje me tradita të muzikës e këngës popullore. Përveç në Shqipëri ajo ka kënduar edhe në vende të ndryshme të Evropës e botës.

Më 11 maj të vitit 1999, mijëra forca ushtarake e policore serbe kanë vënë nën rrethim një territor të gjerë të maleve të Qyqavicës në Drenicë duke granatuar për ditë fshatrat: Galicë, Duboc Beçiq, Krasmiroc, Kozhicë, Baks, Prelloc, Qirez Lokoshan, Godanc, Gllanasellë, Korroticë, Dobroshec, Vasilevë, Poklek e Graboc. Luftëtarët e lirisë të Brigadës, 114, Fehmi Lladrovci, po bëjnë përpjekje të shpëtojnë popullatën gjatë dyndjes nga një vend në tjetrin.

Më 11 maj 1999 kanë rënë në luftë për çlirimin e vendit nga regjimi serb i Milosheviqit Nazim Kadri Bakiu, Nikoll Himë Dodaj, Hamdi Ferati e të tjerë.

Me 11 Maj 1999,
në luftën e UÇK-së të Zones Operative të Karadakut, në një rrethim të hekur të policisë dhe ushtrisë serb, me një përballje të pa barabartë bie në altarin e lirisë dëshmori i UÇK-së, Nevzad Balë Kryeziu në Roganë të Kamenicës.

Më 12 maj të vitit 1910 lindi, Zekeria Rexha, atdhetar, arsimtar pedagog. U lind në Gjakovë ku edhe kreu Shkollën fillore. Në vitin 1925 së bashku me familjen e vendos në Tiranë. Shkollën e mesme e kreu në Liceun frëng në Korçë, studimet e larta i ndoqi ne Francë. Kur fashistët italianë e okupuan Shqipërinë, atij iu pre bursa në Fakultetin Filozofik të Tuluzit. Në shtator 1932 ishte emëruar sekretar i Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Përveç gjuhës amtare, ai kishte studiuar edhe shumë gjuhë të huaja. Në vitin 1941 u kthye në vendlindje, në Gjakovë ndërsa një vit më vonë themeloi dhe e drejtoi për një Shkollën e parë Normale shqipe në këtë qytet. Ishte Luftëtar i radhëve partizane ” Emin Duraku” dhe ” Bajram Curri” Pjesëmarrës dhe kryesues i Konferencës Historike të Bujanit me 30, 31 dhjetor 1943 dhe 1 janar 1944 në të cilën u themelua Këshilli i parë Nacionalçlirimtar i Kosovës dhe i Rrafshit të Dukagjinit, është edhe hartuesi dhe nënshkruesi i Rezolutës së kësaj Konference për vetëvendosja pas çlirimit të vendit. Në korrik të vitit 1949 ishte njëri nga themeluesit dhe drejtori i parë i revistës letrare ” Jeta e re”. Nga marsi 1958 kur u dëbua me dhunë nga Kosova nga pushteti i atëhershëm jugosllav e deri sa vdiq jetoi në Shqipëri. Vdiq në Tiranë më 26 shkurt 1972.

Më 12 maj të viti 1920 u lind Vexhi Buharaja, atdhetar, dijetar, poet, përkthyes, shkrimtar, historian, studiues, hulumtues, njohës i dhjetë gjuhëve kryesore Lindore e Perëndimore. Lindi në lagjen “Murat Çelepi” në Berat. Rrjedh prej një familje intelektuale, me trashëgimi të pasur fetare, kulturore, atdhetare. Babai i tij, Ibrahim Efendi, ishte hoxhë, myderriz, atdhetar, si edhe gjyshi i tij, Ismail Efendi, që të dy, burra të përmendur për dituri, në Berat e nëpër Shqipëri. Mësimet fillestare i kreu në vendlindje, në Berat. Pas kësaj vazhdoi studimet në Medresën e Përgjithshme në Tiranë, ku u diplomua në vitin 1940 si një nga studentët më të dalluar. Menjëherë pas diplomimit, në moshën 20 vjeçare, u punësua në redaksinë e revistës “Kultura Islame”, e përmuajshme fetare, diturore, artistike, letrare, organ i Komunitetit Musliman Shqiptar në Tiranë. Vdiq më 5 korrik të vitit 1987,

Më 12 maj të vitit 1924 lindi, Mentor Xhemali, këngëtar dhe interpretues i njohur, Artist i Popullit.

Më 12 maj 1998 ka rënë heroikisht, luftëtari i lirisë, bashkëluftëtari i Bahri Fazliut, Agron Muharrem Rrahmani

12 maj 1999 kanë rënë: Milam Isa Krasniqi, Bedrush Avdush Gashi, Asllan Sadik Batusha, Adem Sadik Bajrami.

Më 12 maj të vitit 2010 në një pritë të organizuar nga policia sllavomaqedone, në Radhushë të Shkupit kanë rënë: ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Harun Aliu dhe bashkëluftëtarët e tij: Shaban Zenuni, Xhafer Shala Qemajl Fejzullahu.



Më 13 maj të vitit 1842 u lind Mehmet Ali Pashë Vrioni. Ishte atdhetar politikan dhe diplomat shqiptar, nënkryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Mehmet Ali Pashë Vrioni, është babai i Kryeministrit të shtetit shqiptar, Ilias Bej Vrioni dhe gjyshi i përkthyesit të shquar, Jusuf Vrioni. Nën-Kryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878, kryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në Berat, anëtar i Shoqërisë së Stambollit, nëtar i Komitetit të Janinës, anëtar i Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Shqiptarëve, deputet i Beratit në Parlamentin e Perandorisë Osmane. Misioni më i madh i jetës së Mehmet Ali Pashës qe zgjidhja e çështjes shqiptare. Forcat e tij u përqendruan në ndërmarrjen më të madhe kombëtare te asaj kohe, e cila ish Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Lidhja e Prizrenit hapi Kuvendin më 10 qershor 1878 në Prizren. Ajo i filloi punimet pikërisht në këtë ditë me qëllim që kërkesat shqiptare t’u paraqiteshin Fuqive të Mëdha para se të mblidhej Kongresi i Berlinit më 13 qershor 1878. Kryetar i Lidhjes së Prizrenit u shpall Abdyl Bej Frashëri dhe nën-kryetar i saj Mehmet Ali Pashë Vrioni. Vdiq në vitin 1895.

Më 13 maj të 1981, në fshatin Prekaz të Drenicës, të rrethuar nga njësitë speciale të Jugosllavisë, Pas një luftë krejtësisht të pabarabartë, kanë rënë në altarin e lirisë, Tahir Nebih Meha dhe babai i tij, Nebih Emin Meha. Atë ditë forcat e Milicisë së Jugosllavisë, të cilat mbanin në rrethim të hekurt tërë Kosovën meqë kishte kulmuar kryengritja e marsit dhe e prillit me kërkesë për krijimin e Republikës së Kosovës, ishin kthyer në Drenicë me qëllim për të shënuar edhe një “fitore” kundër nacionalistëve dhe irredentistëve shqiptarë. Gjatë luftimeve që kishin zgjatur 17 orë, sipas komunikatës zyrtare ishin vrarë 5 ushtarë jugosllavë dhe ishin plagosur dhjetëra të tjerë.

Më 13 maj të vitit 1999, ka rënë dëshmori i UÇK-së, Hamdi Ismet Krasniqi.


Më 14 maj të vitit 1448 është zhvilluar Beteja e Sfetigradit, njëra ndër betejat më të gjata të Skënderbeut. Ushtria turke ishte komanduar nga vetë Sulltan Murati i Dytë. Pas shumë ditë luftimesh ushtria perandorake ishte tërhequr drejt Adrianopojës.

Më 14 maj 1921 lindi, Haxhi Hafiz Sabri Koçi, klerik i njohur islam, atdhetar dhe arsimues fetar. Lindi në fshatin Orenjë të Librazhdit. Babai i tij ishte larguar në kurbet, në Selanik. Pa u mbushur viti i vdes babai dhe Sabriu mbeti jetim. Ishte klerik mysliman shqiptar i cili shërbeu si Myftiu i Madh i Shqipërisë në vitet 1990. Shërbeu si imam i Drishtit nga viti 1938-1939, përpara se të merrte të njëjtin rol në Shkodër. Koçi u promovua në mufti i Krujës në vitin 1955. Vitin tjetër, ai u emërua myfti i Kavajës. Ai u persekutua për besimin e tij dhe kaloi 23 vjet burg për refuzimin për të mbështetur lëvizjen e re drejt ateizmit të plotë. Pasi që komuniteti mysliman i Shqipërisë u njoh në vitin 1991, Koçi shërbeu si Myfti i Madh. Vdiq më 18 qershor 2004

Më 14 maj të vitit 1999 kanë rënë dëshmorët e UÇK-së: Burhan Mexhit Zeneli, Mehdin Avdullah Morina

14 maj të vitit 2001 kanë rënë dëshmorët e UÇPMB-së Sami Nevzat Ukshini dhe Bardhyl Osmani.

Më 14 maj forcat kriminale policore dhe ushtarake të Serbisë së Milosheviqi në fshatrat Qyshk, Zahaq Llabjan e Pavlan të Pejës kanë ekzekutuar dhe më pas i kanë masakruar mizorisht 100 shqiptarë nga radhët e popullatës civile, në mesin e tyre edhe babanë e Agim Çekut, shef i SHP të UÇK-së.


Më 15 maj të vitit 1921, lindi në Korçë, Guri Madhi, piktor i mirënjohur, artist i Popullit, njëri ndër piktorët më të mëdhenj shqiptarë. Pas përfundimit të shkollës fillore ndoqi për dy vite shkollën e mesme italiane në Korçë, që kishte për bazë vizatimin. Gjatë viteve të luftës e mobilizuan dhunshëm në ushtrinë italiane, në batalionin Tarabosh. Pas kthimit nga shërbimi ushtarak në Korçë, ai vazhdon të punojë dhe njëkohësisht të ndihmojë lëvizjen antifashiste. Studimet e larta për pikturë i mbaroi në Bashkimin Sovjetik. Që nga viti 1950 ai fillon studimet në Akademinë e Arteve në Leningrad ku merr Diplomën në 1956 dhe e përfundon shkollimin e lartë me rezultate të shkëlqyera. Më pas ai do të kthehej në Shqipëri, ku do të ndërmerrte postin e inspektorit pranë Ministrisë së Kulturës në Tiranë. Për shumë vite angazhohet me mësimdhënie në liceun artistik Jordan Misja dhe në Akademinë e Arteve të Bukura. Në 1983 del në pension dhe në atë kohë është një nga piktorët më të njohur të brezit të tij. Vdes në vitin 1988 në Budapest, ku kishte shkuar për shërim.

Më 15 maj të vitit 1916 në Gjakovë u lind, Fadil Hoxha, ku edhe kreu mësimet e para. Pas mbylljes së Gjimnazit në Gjakovë, filloi të merret me tregti. Në vitin 1932 Fadil Hoxha së bashku me shokun e tij Emin Duraku, kalojnë ilegalisht në Shqipëri me qëllim të arsimimit në gjuhën amtare. Për shkak të aktiviteteve të tija komuniste përjashtohet nga Gjimnazi i Shkodrës. Asokohe merr udhëheqjen e të “Grupit komunist të Shkodrës”. Fadil Hoxha, së bashku me Emin Durakun, nga qarqet komuniste që vepronin në Elbasan, marrin për detyrë të kthehen në Kosovë dhe të krijojnë lidhje me Partinë Komuniste të Jugosllavisë. Ka qenë figurë me rëndësi politike e ushtarake gjatë Luftës së Dytë Botërore, si pjesëtar i LKJ-së. Ka kryer funksione të larta e me rëndësi poltike në Kosovë por edhe në RSFJ. Ishte përkrahës i luftës së UÇK-së. Vdiq më 23 prill të vitit 2001, në Prishtinë.

Më 15 maj 1999 në fronet e luftës sonë çlirimtare ka në rënë dëshmorët e UÇK-së, Adem Shaban Mulaj, Faik Imer Goxhuli, Ilmi Smajl Bahtjari, Malush Ahmeti, Muharrem Fadil Mehmeti.

Më 15 maj ka rënë në altarin e Atdheut komandanti i Brigadës 162 të Zonës Operative të Neredimes, Qamil Hafiz Ilazi. Po atë ditë kanë rënë edhe dëshmorë edhe Selim Shehu, Esat Axhmi, Burhan Zeneli, Sakip Mulaku, Rizvan Bela, Xhevahir Bela e Ejup Dushkaja luftëtarë të Zonës së Kaçanikut.
 
Më 16 maj të vitit 1884, në Marjan të Oparit u lind, Milto Sotir Gurra. Ishte atdhetar, shkrimtar e publicisti, që botoi revistat “Shkëndija”, “Zekthi”, “Mituria” dhe shkroi veprat: “Rrëjenjë”, “Goca e malësisë”, “Kur rilindej Shqipëria”, vëllimin poetik “Dëshirë”, etj. Gjithashtu ai përktheu mjaft shkrimtarë të mëdhenj botërorë. Vitet më krijuese të jetës i kaloi jashtë vendit: në fillim në Odesë buzë Detit të Zi, kurse më pas në Amerikë, Stamboll, Sofje dhe Konstancë. Ai bashkëpunoi aktivisht me shumë organe shtypi kombëtare e letrare në mërgim shpesh me pseudonimet Nomadhi, Gjon Zeza. Një përmbledhje me njëzet e dy nga këto tregime u botua me titullin Plagët e kurbetit, Tiranë 1938. Milto Sotir Gurra, sikundër Mitrush Kuteli më pas, përktheu letërsi ruse. Vdiq në Tiranë në vitin 1972.

Më 16 maj të vitit 1999 në rrethana ende të pa ndriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti ka lindur më 17 Qershor të vitit 1943 në fshatin Krushë të Madhe të Rahovecit. Ishte profesor,shkrimtar, filozof, intelektual, atdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare gjatë viteve 1981-1999. Ukshin Hoti ka qenë edhe ligjërues ne disa universitete të Amerikës ku dhe kishte studiuar dhe diplomuar. Për aktivitetin e tij atdhetar ishte arrestuar disa herë nga regjimi serb i Titos dhe i Milosheviqit. Për herë të fundit ishte arrestuar në vitin 1994 nga policia serbe me akuzën e ushtrimit të veprimtarisë armiqësore kundra Jugosllavisë dhe për pjesëmarrjen e tij në lëvizjen për Republikën e Kosovës, me ç’ rast shte dënuar 5 vjet burg. Më 16 Maj të vitit 1999 pas lirimit dhe pas daljes nga qelia e burgut të Dubravës, zhduket nga polica serbe pa lënë gjurmë. Shokët e burgut, ata që kanë shpëtuar nga masakra e Dubravës, disa ditë më vonë, kanë treguar se Ukshini ishte liruar nga burgu më 16 maj, ditën e diel, ditë që nuk praktikohej lirimi i të burgosurve. Prej asaj kohe e deri tani, veprimtari i madh i çështjes kombëtare shqiptare, magjistri, filozofi, shkrimtari, publicisti, atdhetari i përkushtuar, Ukshin Hoti konsiderohet i zhdukur.

Më 16 maj të vitit 1999 kanë rënë në altarin e atdheut dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Abaz Thaçi dhe Gani Salih Uka. Abaz Thaçi i njohur me nofkën “Komandant Bjeshka”, ka qenë ushtarak i shkolluar dhe me përvojë. Ai ka dhënë kontribut të madh në aspektin strategjik dhe taktik në fronin e Koshares. Eprori dhe komandanti Abaz Thaçi ishte dallura për vetëmohim dhe trimëri deri në rënien heroike të tij, më 16 maj 1999 në Koshare. Po atë ditë ka rënë edhe dëshmori, Gani Salih Uka.


Më 17 maj të vitit 1895 lindi Haki Stërmilli, shkrimtar i njohur, atdhetar dhe demokrat. U lind në Dibër të Madhe në një familje atdhetare. Ka shkruar romanet: Sikur të isha djalë, Burgu, Dashuri e besnikëri, Kalorësi i Skënderbeut, Shtigjeve të lirisë, e vepra të tjera. Ka vdekur më 17 janar të vitit 1953.

Më 17 maj të vitit 1949 u vra Rifat Berisha, atdhetar, veprimtari i LANÇ-së. Ka lindur në fshatin Berishë të Drenicës në një familje atdhetare. Ka kryer shkollimin ushtarak në Tiranë. Ka marrë pjesë në Luftën Antifashiste Nacional çlirimtare. Ka qenë pjesëmarrës i Konferencës së Bujanit dhe më vonë i konferencës së Prizrenit ku me shumicë votash të delegatëve shqiptarë serbë e malazezë u mor vendim që Kosova t’ i bashkohej Serbisë e Jugosllavisë. Rifat Berisha më pas nuk ishte pajtuar me këto vendime dhe doli haptas kundër regjimit duke organizuar edhe kryengritje. Së bashku me të afërmit, natën e 16 dhe 17 majit të vitit 1949 ndodhej në fshatin Gajrak të Malishevës. Ishte rrethuar nga forcat e UDB-së dhe pas një qëndrese heroike bien në altarin e atdheut, Rifat Berisha, Mustafë Berisha, Brahim Berisha dhe Islam Berisha.

Më 17 maj të vitit 1998, kanë rënë dëshmorët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Brahim Demush Morina, Ramadan Halil Morina, Sefer Halil Morina

Më 17 maj të vitit 1999 në altarin e atdheut kanë rënë dëshmorë Musli Nebih Demaku, Driton Musli Demaku.

Më 17 maj të vitit 1999, Ibrahim Rugova nuk iu ka përgjigjur ftesës së Havier Sonalës për të vizituar NATO-n. Edhe zëdhënësi i NATO-s, Xhejmi Shia kishte konfirmuar lajmin se Rugova nuk iu kishte përgjigjur ftesës për vizitën e trupave të Aleancës Veriatlantike. Madje ai nuk kishte të dhëna pse Rugova ishte në Bruksel dhe pse deri tani nuk kishte mbështetur aktivitetin e trupave të NATO-s.


Më 18 maj 1906 lindi, Nonda Bulka, shkrimtar, atdhetar, pedagog dhe demokrat. Ka marrë pjesë aktive në krijimtarinë letrare publicistike në vitet 30 të shekullit 20-të dhe është dalluar me humorin dhe satirat e tij kundër regjimit të Zogut. Veprat e tij janë: Kur qan dhe qesh bilbili, Skica dhe tregime, Vargje satirike, Legjenda e një fisi e vepra të tjera. Vdiq në Tiranë më 14 nëntor të vitit 1972.

Më 18 maj të vitit 1999, zëdhënësi i SHP të UÇK-së, Jakup Krasniqi kishte vizituar të dëbuarit nga Kosova që ishin vendosur në Pallatin Asllan Rusi në Tiranë. Ai u kishte premtuar atyre se së shpejti do të ktheheshin në Kosovën e lirë.

Më 18 maj të vitit 1999 në zona të ndryshme të luftës të UÇK-së kishin rënë dëshmorët e lirisë së Kosovës: Burim Ajet Graiçevci, Fitush Rrustem Kukaj, Nexhmi Brahim Llumnica, Safet Imer Gjinovci, Enver Berisha, Lulzim Naim Veselaj

Më 18 maj të vitit 1999, Ibrahim Rugova ishte takuar me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Havier Solana i cili kishte kërkuar që Rugova ta përkrahte Qeverinë e Përkohshme të Kosovës, por ai i kishte thënë se përkrah vetëm Qeverinë Bukoshi dhe kishte kërkuar që edhe “qunat” e UÇK-së ta përkrahin atë Qeveri dhe jo Qeverinë që kishte dalur nga Marrëveshja e Rambujesë, të cilën edhe e kishte nënshkruar.

Më 19 maj të vitit 1942 u lind në Korçë, Aleko Prodani, aktor shqiptar, humorist. Ka luajtur me sukses në Teatrin e Korçës më shumë se 20 role. Pas sukseseve në teatër, arrin të tjera në kinematografi, ku interpreton në tri kinokomedi, si edhe TV, ku interpreton në një seri spektaklesh dhe telekomedish. Këto arritje i japin, më 1992, titullin “Artist i Merituar”. ndërroi jetë në skenën e Teatrit “A. Z. Çajupi” të Korçës, ndërsa luante në premierën më të re të këtij teatri. Vdiq në vitin 2006.


Më 19 maj 1999 forcat serbe në Burgun e Dubravës, afër Burimit ish Istog kanë vrarë të burgosurit politikë shqiptarë: Enver Bajram Topalli, Abdullah Ramadan Tahiri dhe të burgosur të tjerë në tri ditët në vazhdim. Po atë ditë në fronte të ndryshme të luftës së UÇK-së kanë rënë dëshmorë: Afrim Xhafer Gashi, Hesat Sami Axhami, Mentor Isë Hummolli e të tjerë.

Më 19 maj të vitit 1999, forcat e bashkërënditura të disa batalioneve të UÇK-së në Zonën e Llapit kanë sulmuar forcat ushtarake dhe bandat e uniformuara serbe, të cilat iu kishin vërsulur popullatës civile, në rajonin e Zllatarit, Dyzit e Koliqit kanë vrarë 20 kriminelë serbë. Radio Kosova e Lirë, e cila raporton në zonat e luftës, ka publikuar emrat e të gjithë të vrarëve të cilët kishin qenë nga Prokupja, Kurshumlia, Beogradi, e vende të tjera.

Më 19 maj të vitit 1999, eprorë dhe luftëtarë të lirisë të Brigadave 121 dhe 114, në krye me komandantin Besim Mala, kishin ndërmarrë një aksion spektakolar në rrëmbimin e armëve dhe minave në kazermën e ushtrisë serbe afër Magurps, Aksioni ka filluar në orët e mbrëmjes, pasi ishte errësuar. Duke qenë se roja serbe e bunkerit me të filluar terri largohej nga depoja për shkak të sulmeve të mundshme të aeroplanëve të NATO-s, depoja mbyllej por nuk ruhej. Ndërkohë, luftëtarët e lirisë afrohen te depoja bunker dhe fillojnë të ngarkojnë mbi supe mina antitank dhe sasi të konsiderueshme të municionit. Ishin tërhequr disa tonë municion. Pasi ishte larguar edhe ushtari i fundit komandanti, Besim Mala kishte dhënë urdhër të minohej e më pas të hidhej në erë bunkeri depo, ku kishin mbetur shumë raketa të tipit tokë-tokë, predha të kalibrave të ndryshëm dhe municion. Pas disa minutash, xhenierët kishin aktivizuar minat dhe bunkeri ishte hedhur në erë, ndërkohë kishte filluar edhe shpërthimi i qindra predhave. Herë pas herë nga shpërthimi i fuqishëm tërë vendi ndriçohej dhe shumëkush kishte menduar se ishte sulm nga ajri i aeroplanëve të NATO-s. Shpërthimi i municionit kishte zgjatur rreth 30 minuta. Luftëtarët dhe pjesëtarët nga radha e popullatës civile ishin kthyer të ngarkuar me municion në relacionin Shalë – Krojmir. Municioni ishte grumbulluar në “Grykën e Shpëtimit”, në Krojmir ku ndodheshin të strehuar rreth 30 mijë pjesëtarë të popullatës civile nga fshatrat e Drenicës dhe nga vende të tjera të përfshira në luftë.

Më 20 maj 1903 lindi Ernest Koliqi, poet prozator, klerik, përkthyes dhe studiues i gjuhës shqipe. Në kohën e Luftës së Dytë Botërore ka qenë ministër i arsimit dhe me iniciativën e tij janë dërguar 200 mësues nga Shqipëri për të hapur qindra shkolla shqipe në Kosovë, Maqedoni dhe në trojet shqiptare nën pushtimin e Jugosllavisë. Ka shkruar: Kushtrimi i Skënderbeut, Poetët e mëdhenj të Italisë, Tregtar flamujsh, Epika popullore shqipe dhe shumë vepra me rëndësi për gjuhën dhe letërsinë shqiptare. Vdiq në Romë më 15 janar të vitit 1967.

Më 20 maj të vitit 1999, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Transnacionale Radikale, dhe deputet i Parlamentit Evropian, Oliver Depyi ka reaguar kundër qëndrimit të Ibrahim Rugovës, dhënë medieve në Gjermani. Ai me mosnjohjen e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, po minon edhe marrëveshjen e Rambujesë të cilën e ka nënshkruar vetë, kishte deklaruar mes tjerash Oliver Depyi,

Më 20 maj të vitit 1999, Komanda e forcave të NATO-s, në Bruksel kishte propozuar të dyfishohej numri i ushtarëve që do të intervenonin në Kosovë, duke planifikuar që të dislokoheshin rreth 40.ooo trupa. Kancelari gjerman Shroder kishte kundërshtuar planin për dërgim të trupave tokësore, në Kosovë.

Më 20 maj të vitit 1971 lindi Harun Aliu, kryetar i i partisë Alternativa Kombëtare dhe është njëri ndër eprorët që formoi Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, ku njihej me nofkën Komandant Kushtrimi. U vra pabesisht nga forcat maqedonase më 12 maj të vitit 2010.
 
Më 21 maj të vitit 1912 u mblodh Kuvendi i Junikut, në krye me Hasan Prishtinën që kishte për qëllim bashkimin e katër vilajeteve të Shqipërisë me një shtet të vetëm.
Kuvendi i Junikut i cili zgjati deri më 25 maj të vitit 1912 parashihte zgjerimin veprimeve luftarake të kryengritësve. Të parët që e ndjenë këtë nevojë të organizimit ishin udhëheqësit e forcave kryengritëse të Kosovës. Në thirrjen drejtuar popullit shqiptar në fillim të muajit maj nga Malësia e Gjakovës shtrohej kërkesa e bashkimit të kryengritësve nën drejtimin e një komiteti të vetëm kombëtar, i cili, duke pasur edhe një organ shtypi në gjuhë të huaj, të propagandonte programin e luftës së armatosur të popullit shqiptar, Thirrja ishte nënshkruar nga Mahmut Zajmi, Bajram Daklani, Zefi i Vogël, Pjetër Çeli, Halil Mehmeti, Idriz Jaha, Hasan Ballanca dhe nga Sali Hoxhë Elbasani, si sekretar i përgjithshëm. Përmasat që po merrte lëvizja kryengritëse në trevat verilindore të vendit bënë të mundur organizimin e shtrirjen e kryengritjes në të gjithë Shqipërinë dhe bashkimin e të gjitha forcave rreth një programi politik kombëtar.

Më 21 maj të vitit 1928 vdiq në Tiranë, Dervish Hima, atdhetar, publicist, diplomat shqiptar. Lindi me emrin Ibrahim Mehmet Naxhi në një familje pronare tokash, në vitin 1868. Shkollën fillore e krey në Ohër. Ai ndoqi shkollën e mesme në Manastir dhe studioi mjekësi për dy vjet në Stamboll. Përpara se t’i mbaronte studimet, miqtë e lajmërojnë se kërkohet nga forcat e rendit si Turk i Ri. Ikën jashtë shteti dhe nga idetë nacionaliste që kishte, u shkëput prej Turqve të Rinj. Punoi si ndihmës-mësues në Rumani, Belgjikë dhe Zvicër, ku në Gjenevë u njoh me Leninin. Ishte atdhetar e publicist i Rilindjes Kombëtare, organizator i Kongresit të Bukureshtit, pjesëmarrës në Kongresin e Napolit, më 1908 botues i gazetës “Shqiptari” në Stamboll me Eqrem bej Vlorën dhe Hilë Mosin; e më pas “Albania” në Zvicër. Shkroi e botoi këto libra: “Varri i liridashësve”, “Netedy.com e krimeve të Sulltanit”, “Një zë nga burgu në kohën e lirë”, etj.

Më 21 maj të vitit 1998 kanë rënë dëshmorët e UÇK-së, Arben Aziz Haliti dhe Myrtë Rexhë Zeneli, ndërsa më 21 maj të vitit 1999, në fronet e luftës së UÇK-së e cila ishte përshkallëzuar në të gjitha frontet kanë rënë duke luftuar përballë forcave serbe, në frontet e luftimeve dhe duke mbrojtur popullatën civile, si dhe në burgun e Dubravës: Faruk Kamer Elezi, Hetem Cenë Rexhaj, Ahmet Hysen Hoxha, Ajet Cenë Rexhaj, Behar Nazmi Begolli, Ekrem Shukri Gudaqi, Kemajl Halim Thaçi, Mejdi Dalloshi, Nazim Misin Buduri, Sahit Mursel Avdulli, Mehmet Cenë Rexha, Xhemshir Islami, Arben Krasniqi Xhezair Syla, Faik Beqir Qabrati.


Më 22 maj të vitit 1986 vdiq, Mustafa Greblleshi, poet shkrimtar, përkthyes. Ka shkruar romanet: “Gremina e dashurisë”, përmbledhjen me tregime, Albumi i një bojaxhiu. Ka përkthyer përrallat arabe 1001 net e të tjera. U lind në Tiranë më 15 dhjetor 1922. Shkollimin fillor e mori në Vlorë, ku ishin me banim si familje ngaqë i ati ishte me shërbim. Shkollimin e mesëm në vendlindje, pranë Gjimnazit të Tiranës ku ishte drejtor Eqrem Çabej. Gjen përkohësisht punë tek Drejtoria e Përgjithshme e Postë-Telegrafeve. Boton skica e tregime, herë humoristike dhe herë me një qëndrim të qartë mbi gjendjen e pushtimit. Njëri prej të cilëve “Nji trandafile” – ku trëndafili ishte alegoria e Shqipërisë së pushtuar – provokoi autoritetet dhe e çuan para prefektit Qazim Mulletit. Pas Çlirimit ishte redaktor i gazetës “Bashkimi” nga dita e parë e botimit të saj deri në vitin 1946, kur u arrestua bashkë me kolegët Andrea Varfi dhe Petro Marko. Pas lirimit nga burgu punon disa vjet si mësues gjuhe në disa qytete.

Më 22 maj të vitit 1910 u lind në Sevastopol Lola Aleksi Gjoka. Ajo ka qenë muzikante, pedagoge dhe përkthyese shqiptare. Lindi në një familje emigrantësh shqiptarë, me origjinë nga Bulgareci i Korçës. Shkollën e përgjithshme e kreu në qytetin e lindjes, ku studioi për piano dhe danc në klasën e Karallova-s. U kthye në atdhe, në Korçë, në vitin 1932, ku së bashku me Jorgjia Trujan, Thoma Bezhanin, e Llambi Turtullin debutoi në koncertin e parë profesionist, në kinema “Mazhestik” të Korçës. Në vitet 1933-1934 kreu një varg koncertesh si soliste e koncertmaestre e këngëtarëve Tefta Tashko Koço, Kristaq Antoniu, Marie Kraja, Kristo Koço e Mihal Ciko. Me hapjen e Konservatorit të Tiranës, në vitin 1962 emërohet pedagoge e pianos dhe jep koncerte edhe jashtë vendit, si në Rusi, Kinë, Hungari, Kubë etj. Merr titullin “Artiste e Merituar” për merita si artiste e veprimtare artistike më 1966 dhe titullin “Artiste e Popullit” në vitin 1978, për veprimtari të shquara si pedagoge pianiste dhe përpunuese e këngës popullore.

Më 22 maj të vitit 1999, në frontet e luftës së UÇK-së kanë rënë dëshmorë: Arsim Ahmet Zogiani, Avdyl GafurrLuma, Besim Aziz Kabashi, Blerim Hamit Zuqaku, Danush Tefik Kurtaj, Halil Nezir Metaj, Ramiz Ramë Memia, Suad Isen Brava, Tefik Bafti Raka, Zahir Sadik Agushi, Gafurr dhe Qani Luma, Adem Idriz Jasiqi.

Prej 19 deri më 22 maj të vitit 1999, në Burgun e Dubravës së Istogut, policia dhe ushtria serbe kanë vrarë e masakruar mizorisht rreth 150 shqiptarë të burgosur paraprakisht.


Më 23 maj 1997 vdiq Fadil Pëllumbi, piktor akademik. Ka kryer Akademinë e Arteve të Bukura në Romë, Ishte sekretar i Komitetit Mbrojtës të Arbëreshëve. Realizoi me sukses Pllakatin “Nëna Kosovë” . Më 1945 hapi ekspozitën e parë. Ka punuar piktor në Estradën e Shtetit. Fadil Pullumbi, u lind në Tiranë, më 14 mars 1918. Në periudhën 1932-1936, studion në shkollën e vizatimit duke qënë brezi i parë i kësaj shkolle. Më 1939 përfundon studimet e larta në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë, me profesorë të njohur si Guido Agostini etj. Në vitin 1946 projektoi dhe zbatoi Pavionin e parë Shqiptar në panairet ndërkombëtare në Zagreb, e më pas në Rumani, në Bullgari, në Poloni, në Pragë, në Gjermani etj. Deri më 1960 punon për kulturën tregtare pranë Ministrisë së Tregtisë. Në vitin 1960-1963 punoi si piktor pranë Estradës së Shteti, e më pas në Ndërrmarrjen Artistike “Migjeni”. Në vitin 1992, hapi në Tiranë një ekspozitë vetiake me 120 punime akuarel, pastel e teknika te tjera. Krijime të ndryshme të tij gjenden në vende të ndryshme të Evropës. Ishte anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve që nga themelimi i saj. Vdiq më 23 maj të vitit 1997.

Më 23 maj të vitit 1999, forcat kriminale serbe, në fshatin Studime e Poshtme vranë mizorisht 7 femra shqiptare, të cilat i kishin ndarë paraprakisht nga radhët e pupullatës civile.

Më 23 maj 1999 kanë rënë dëshmorët: Fazli Haxhi Jakupi, Fejzullah Brahim Hajdaraj, Hasan Beqir Shala, Shani Avdyl Shala, Valdet Qerkin Sopi, Blerim Ahmeti, Sahit Tixhaj, etj.

Më 23 maj të vitit 1999 është raportuar se qindra ushtarë serbë kanë dezertuar nga radhët e Armatës jugosllave. Po ashtu raportohet edhe për protesta në disa vende të Serbisë ku familjarët e ushtarëve serbë po kërkojnë kthimin e bijve të tyre nga Kosova në Serbi për shkak të intensifikimit të sulmeve të NATO-s kundër ushtrisë së kriminelit Milosheviq.


Më 24 maj të vitit 1944 u mbajt Kongresi i Përmetit, i cili i hodhi themelet e shtetit të ri shqiptar, që po dilte nga lufta e Dytë Botërore dhe mori një varg vendimesh që u bënë bazë e pushtetit popullor të Shqipërisë. Kongresi i Përmetit ishte një takim i liderëve komunistë shqiptarë në 24 maj 1944. Takimi u zhvillua në Përmet dhe zgjodhi qeverinë provizore. Kongresi ndoqi të njëjtin model si Këshilli Anti-Fashist për Çlirimin Kombëtar të Jugosllavisë. Në kongresin e Përmetit morën pjesë 188 delegatë, ku me përjashtim të 5-6 prej tyre, të gjithë të tjerët ishin nga Shqipëria e Jugut: 18 delegatë anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm e të Këshillit nacionalçlirimtar; 25 delegatë nga Korça, 48 nga zona e I Operative Vlorë-Gjirokastër, 15 nga zona e Berati, 8 nga zona e Elbasani, 10 nga Tirana, 3 nga Peza, 2 delegatë nga Durrësi. Të tjerët ishin: 10 delegatë nga Rinia antifashiste.

Më 24 maj të vitit 1999, kanë rënë dëshmorët e UÇK-së: Islam Rexhep Krasniqi, Liman Morina, Nuredin Mehmet Gervalla, Përparim Ismet Ferizaj, Valjant Njazi Ferizi

Më 24 maj të vitit 1999, përfaqësuese diplomatik i Kosovës për vendet skandinave, dr. Shaqir Shaqiri u prit nga ambasadori amerikan, Lindon Olson. Shaqir Shaqiri e kishte lajmëruar ambasadorin amerikan lidhur me zhvillimet në Kosovë, krimet që po kryente Serbia kundër popullatës civile dhe përpjekjeve që po bënte UÇK-ja për t i ardhur në ndihmë asaj. Diplomati Shaqiri kishte kërkuat nga ambasadori amerikan intervenimin tokësor kundër Jugosllavisë me qëllim të ndërprerjes së barbarive serbe.

Më 24 maj të vitit 1999, mediet e huaja kanë raportuar për përleshje mes qytetarëve në Serbi për shkak të luftës. Ishte bërë e ditur se militarët serbë kishin vrarë zëvendës-prefektin e qytetit Kryshec, për shkak të thirrjeve publike për të dezertuar nga armata jugosllave. Pë shkaqe të njëjta ishte vrarë deputeti Millunoviq.


Më 25 maj të vitit 1846 ka lindur Naim Frashëri, poeti më i madh i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, atdhetari i shquar, mendimtari dhe intelektuali më i njohur shqiptar i kohës së tij. Lindi në Frashër të Përmetit dhe vdiq më 20 tetor 1900 në lagjen Erenqoj të Stambollit, ku edhe u varros. Rridhte nga dega e Dakollarëve e Familjes Frashëri. Eshtrat e tij janë sjellë në Shqipëri në vitin 1937. Ishte poeti më i madh i rilindjes kombëtare shqiptare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit e i kulturës shqiptare. Veprat e Naimit janë: Ëndërrimet, Shqipëria, Bagëti e Bujqësi, Dëshira e vërtetë e shqiptarëve, Vjersha për mësonjtoret e para, Histori të përgjithshme Lulet e verës, Historia e Skënderbeut, Qerbelaja, Fjalët e Qiririt e vepra të tjera

Më 25 mars të vitit 1903 u lind Ramiz Cërnica. Ai lindi në familjen Hoxha në fshatin Cernicë të Gjilanit. 25 maji për veç ditëlindjes shënon edhe ditën e vdekjes të atdhetarit e tribunit popullor, më 25 maj të vitit 1979. Ramiz Cernica është dhe mbetet një nga figurat më meritore të historisë së popullit shqiptar e të luftës për çlirim e bashkim të kombit. Ai me veprimin e tij dhe aktin e qëndrimit burrëror e heroik në Kuvendin e Prizrenit më 1945, dha shembullin e madh se si duhet të veprojë biri besnik për interesat e shenjta të popullit dhe Atdheut. Përfundimi i luftërave çlirimtare nga tri ushtritë tona kombëtare, përfundimisht i ka hapur udhë realizimit të qëndrimit të tij historik : “ME SHQIPËRINË, JO ME SERBINË”. Ai ishte frymëzuesi i qindra dhe mijëra atdhetarëve, që ishin bërë barrikada të gjalla para pushtuesve, kriminelëve e gjakpirësve serbë, ishte fanari ndriçues i rrugës së lavdishme për çlirim e pavarësi. Ishte udhërrëfyes për gjithë atdhetarët deri me vdekjen e tij.

Më 25 maj 1998 ka rënë dëshmor, Ramiz Sadik Batusha

Më 25 maj të vitit 1999, në frontet e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përballë forcave kriminale serbe, duke mbrojtur pozicionet dhe popullatën civile shqiptare të cilën po e masakronin forcat serbe, kanë rëndë dëshmorët e UÇK-së: Bekim Abdullah Sylka, Emin Pajazit Sinani, Milazim Fetah Fazliu, Avdullah Shukri Bahtiu, Fetah Adem Selca, Nazmi Ilmi Osmani, Përparim Qazim Shala, Sadik Ymer Guri, Sakip Sakip Hysa, Shaqir Rrustem Kuka, Fadil Bajram Nimani, Bekim Avdullah Sylka, Islam Berisha, Shaqir Kukaj, Adrian Xhemajl Kelmendi, Avdi Smajl Berdynaj, Hilmi Osman Berdyna Muharrem Sadri Kelemndi, Tahir Berisha, etj.
 
Më 26 maj 1913 lindi Androniqi Vangjeli, Antoniu, piktore e njohur e ikonografisë. U lind në Dardhë të Shkodrës. Shkollën e Arteve të Bukura e kreu në Athinë. Fillimisht i mor me pikturimin e ikonave më vonë me portrete e tabllo. Ishte piktorja e parë shqiptare.

Më 26 maj të vitit 1941, varet në litar, atdhetari shqiptar Vasil Laçi, i cili u përpoq të vrasë mbretin e Italisë dhe uzurpatorin e fronit të Shqipërisë, Viktor Emanueli i tretë dhe Shefqet Bej Vërlacin, Kryeministër i Shqipërisë, pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste. Vasil Laçi u lind në fshatin Piqeras në Shqipërinë jugore, afër qytetit të Sarandës në vitin 1922. Fëmijërinë e kaloi në Piqeras, ku mësoi shkollën fillore lokale. Në 1939 ai u transferua në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë, pasi u ftua për të punuar atje. Në Tiranë ai zhvilloi marrëdhënie me grupet patriotike, dhe ka ndihmuar disa nga anëtarët e tyre të shpëtuar nga trupat italiane dhe policia. Më 17 maj, 1941, 19-vjeçari Vasil Laçi i veshur me një kostum kombëtar shqiptar ka shtirë mbi makinën e cila transportonte Viktor Emanueli III dhe Shefqet Bej Vërlacin, Ai goditi me revolver katër herë në drejtim të tyre, por pa mundur të vrasë perandorin.

Më 26 maj të vitit 1998 kanë rënë dëshmorët e UÇK-së Arben Shaqë Qerimaj dhe Luan Isuf Qerimaj

Më 26 maj të vitit 1999, në frontet e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përballë forcave kriminale serbe, duke mbrojtur pozicionet dhe popullatën civile shqiptare të cilën po e masakronin forcat serbe, kanë rëndë dëshmorët e UÇK-së:Florim Rrahman Rushiti, Abit Pajazit Sinani, Haki Ali Krasniqi, Hasan Ramë Jashari, Ilaz Selim Selimi, Mentor Ismet Ratkoceri, Milaim Hashim Qerimi, Musa Rexhep Qerimi, Xhavit Ragip Kozhani, etj.


Më 27 mars të vitit 1866, u lind Anton Zako Çajupi, atdhetar, shkrimtar i madh i Rilindjes sonë Kombëtare. Lindi në Sheper të Zagorisë. Vdiq në Egjipt. Në Nivan kreu mësimet gjysmë të mesme, të cilat i plotësoi në një lice francez në Egjipt, ku jetonte i ati. Më 1887, pasi bëri një vizitë në Sheper, që ishte e fundit për të, Çajupi shkoi në Zvicër, atje kreu studimet e larta dhe mori titullin e doktorit të drejtësisë. Në Kajro, ku u vendos për gjithnjë, punoi për një farë kohe si avokat. ga fundi i shek. XIX mori pjesë gjallërisht në lëvizjen patriotike shqiptare dhe mbajti krahun e saj më të përparuar. Më 1919 u zgjodh kryetar i shoqërisë “Vëllazëria” me qendër në Kajro. Më 1920 themeloi “Shoqërinë e Miqve”, e cila në vitin 1928 e ngriti zërin kundër shpalljes së monarkisë nga Ahmet Zogu. ë 1902 botoi librin”Baba Tomorri”, një nga veprat më të shquara të letërsisë së Rilindjes Kombëtare. ë historinë e letërsisë shqiptare Çajupi zuri vend edhe si dramaturg. Çajupi u mor edhe me përkthime. Përveç një varg vjershash dhe fabulash që botoi në “Baba Tomorri”, më 1921 nxori në dritë “Përralla të zgjedhura” të vjershëtarit të madh La Fonteni. Më 1922 u botua Lulet e Hindit, përmbledhje me vjersha të poetëve indianë.

Më 27 maj 1922 u lind Kin Dushi, shkrimtar dhe publicist. U lind në Shkodër ku edhe i mori mësimet e para. U radhit në lëvizjen Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe përjetoi kampin e përqendrimit të Prishtinës, skëterrën e te cilit e përshkroi në romanin “Në gojën e ujkut”. Pas çlirimit punoi dhe botoi si shkrimtar, publicist e libretist. Me komedinë “Banorët e shkallës së gjashtë” fitoi çmimin e Republikës. Pas vitit 1961 u kritikua dhe u përndoq, Ka shkruar: Autobiografia, Karvani i fundit i Qamil Mekës e vepra të tjera. Vdiq në Tiranë, në viti 1994.

Më 27 maj të vitit 1984 vdiq poeti i madh arbëresh, Lluka Perone. Ishte mbledhës i trashëgimisë ****** të arbëreshëve të Kalabrisë e Sicilisë. Botoi përmbledhjen poetike: Lule shkëmbi, Hija e ariut, Vjersha lirie etj. Ka lindur më 1920 në Ejaninë, të Kalabrisë, në Itali, Pasi kreu studimet e larta për drejtësi dhe gjuhë frënge, ka punuar për një kohë si profesor i gjuhës dhe i letërsisë frënge.

Më 27 mars 1931, në Shkodër u lind në Pjetër Gaci. Studimet e larta për violinë i kreu në Moskë. Punoi në Tiranë në liceun artistik dhe bashkëpunoi me Ansamblin e Valleve Popullore, Teatrin e Operës dhe Baletit, Radio Tiranën etj. Në vitin 1975 rikthehet në Shkodër ku dha mësim në shkollën e muzikës. Më 1979 merr titullin “Artist i Merituar”, më 1989 titullin “Artist i Popullit”, më 1989 urdhërin “Naim Frashëri” klasi I. Më 1970 nderohet me çmimin e Republikës Klasi I për Këngën “Për ty Atdhe”. Vdes më 27 mars 1995 në Shkodër.

27 maj të vitit 1998 kanë rënë dëshmorë: Kadri Dushi, Feim Avdi Gashi, Përparim Ali Thaçi Sakip Xhemajl Bellaqa etj.

Më 27 maj të vitit 1999, në frontet e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përballë forcave kriminale serbe, duke mbrojtur pozicionet dhe popullatën civile shqiptare të cilën po e masakronin forcat serbe, kanë rëndë dëshmorët e UÇK-së: Astrit Hekuran Suli nga Berati , Bujar Shefqet Thaçi Hajrush Elezaj, Tasim Elezaj, Mexhit Murtezan Mustafa, Sadedin Bajram Hajda, Valon Metë Myrtaj. Jeton Ali Kabashi . Nazmi Haki Hasani etj.


Me 28 maj të vitit 1891 lindi Ali bej Këlcyra, pinjoll i familjes së shquar Këlcyra. Qysh i ri luftoi kundër bandave të andarteve grekë. Ishte udhëheqës në Luftën e Vlorës të vitit 1920, deputet, gazetar e jurist. U largua nga Shqipëria me 1944, ndërkohe qe vendi po kalonte nen regjimin komunist. Jetoi kryesisht ne Romë, ku edhe vdiq më 24 shtator të vitit 1963. Sot eshtrat e tij prehen ne vendlindje.

Më 28 maj të vitit 1932 u lind Loni Papa, dramaturg dhe autor i letërsisë për fëmijë, i prozës, poezisë, shkrimeve publicistike, rrëfenjës, fabulës etj. Autor i më shumë se 35 veprave letrare të botuara dhe laureat i Çmimit të Republikës. Mban titullin “Qytetar Nderi” i qytetit të tij të lindjes, Lushnje, për kontributin e përkushtimin e tij në letërsinë shqipe. Loni Papa u lind në Bubullimë të rrethit të Lushnjës, në një familje intelektuale. Mësimet e para i mori në vendlindje dhe shkollën shtatëvjeçare e ndoqi në qytetin e Elbasanit. Arsimin e mesëm e kreu në Shkollën Pedagogjike “17 nëntori” në Tiranë. Studimet e larta i përfundoi në degën Gjuhë e Letërsi Shqipe, në Fakultetin Histori – Filologji në Universitetin e Tiranës. U nda nga jeta në 22 qershor 2018, në Montreal, Kanada. Trupi i tij prehet në atdhe.

Më 28 maj të vitit 1999, në frontet e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përballë forcave kriminale serbe, duke mbrojtur pozicionet dhe popullatën civile shqiptare të cilën po e masakronin forcat serbe, kanë rëndë dëshmorët e UÇK-së: Ismail Malush Gashi, Avni Rexhep Hodaj, Hasan Sejdi Dema, Arsim Arif Tahiri, Bedri Bajram Berisha, Habib Jakup Gashi, Menhend Osman Dervishaj, Mensur Sefer Zymberaj, Mustafë Mursel Haxhiu, Sinan Haradin Morina, Feriz Hasan Blakaj, Kurtish Bajram Hasanaj.

Më 28 maj të vitit 1999, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krime lufte mori vendim për ndjekje penale të kryekriminelit serb, Milosheviq dhe bashkëpunëtorëve të tij, Millan Millutinoviq, Nikolla Shainoviq, Vllajko Stoilkoviq, Dragoljub Ojdaniq.



Më 29 maj të vitit 1917 vdiq Dom Nikollë Kaçorri, atdhetar, klerik, nënshkrues i aktit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe nënkryetar i parë i Qeverisë së Shqipërisë. U lind në Krej të Lurës në vitin 1862. Ishte atdhetar dhe dhe diplomat shqiptar. Zëvendës-kryeministri i parë i Shqipërisë në kabinetin e Ismail Qemalit. Rridhte nga një familje, me babanë katolik, ndërsa nënën myslimane. Ipeshkvi i Durrësit, dom Ambrosio, e mori me vete dhe e çoi në shkollë. Më 1882 mbaroi kolegjin urban për retorikë dhe grmatikë. Po atë vit shkoi në Romë ku vijoi studimet në kolegjin urban të atjeshëm, duke kryer 4 vjet për gramatikë dhe 2 vjet për retorikë. Më pas studjoi për teologji, filozofi e shkenca politike në Universitetin “Zeking” në Zyrih. Më 1893 u kthye në Shqipëri, Gjatë 1905 – 1907 drejtoi kryengritjen e armatosur, në Kurbin. Pajis popullin me 500 armë, armë që u shpërndanë në Kthellë të Mirditës. Në bashkërendim me Gjin Pjetrin e Skurajve, i paraprin shpalljes së pavarësisë, duke udhëhequr me pushkë e penë kryengritjen mbarëkombëtare nga veriu në jug, në gjithë Shqipërinë etnike. Më 1908, Kaçorri mori pjesë në Kongresin e Manastirit. Në vitin 1909 mori pjesë në Kongresin Kombëtar të Elbasanit.

Më 29 maj të vitit 1999, në frontet e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përballë forcave kriminale serbe, duke mbrojtur pozicionet dhe popullatën civile shqiptare të cilën po e masakronin forcat serbe, kanë rëndë dëshmorët e UÇK-së: Adnan Adem Berisha, Muharrem Rrustem Lataj, Shaban Rexhe Kasumaj, Sami Feriz Bogiqi, Tafil Brahim Kasumaj, Adnan Sadik Shyti, Halit Allan Asllani, Manush Ahmet Berisha, Zeqir Rexhepi, Avni Pergjegjaj

Më 29 maj të vitit 1999, ishte raportuar për Radion-Kosova e Lirë se shumë pjesëtarë të policisë dhe ushtrisë serbe po dezertonin duke flakur uniformat ushtarake, Ata po vishnin rrobat civile dhe largoheshin nga frontet e luftës. Po ashtu vërehet edhe dukuria e ngarkimit të kamionëve me mallra të plaçkitura dhe ikja e tyre për në Serbi. Dezertimet janë shtuar sidomos në muajin e fundit, kur serbët kanë kuptuar tashmë se dita e kapitullimit nuk do të vonojë.

Më 30 Maj të vitit 1911 lindi Skënder Dako. U diplomua për shkenca politike në Romë dhe 6 vjet punoi në ambasadën e Republikës së Kilit në kryeqytetin Italian. Më 1943 kthehet në Atdhe dhe familjarisht internohet prej nazistëve në kampin e Banjicës. Pas tre vitesh bashkë me të vëllanë, Skënder Dako arrestohet dhe dënohet me 7 vjet burg. Ai projektoi të gjitha uzinat mekanike bujqësore rajonale në Shqipëri, stacionet ujitëse të Thumanës, Vrinës, Vorës, etj. Pesëmbëdhjetë vjet të jetës së tij Skënder Dako i shfrytëzoi për përkthimin dhe sistemimin e materialeve të familjeve Qiriazi-Dako, që ishin grumbulluar në Arkivin Qëndror Shtetëror.

Më 30 maj 30 maj të vitit 1998 kanë rënë dëshmorë Nagip Muharrem Cacaj, Brahim Zenun Mushkolaj.

Më 30 maj të vitit 1999, kryetari i Shqipërisë, Rexhep Mejdani kishte kërkura nga Prokuroria e Shtetit të përgatiste dëshmi e të dhën për krimet të kishte kryer Serbia në Kosovë dhe në brezin kufitar me qëllim për të ia dorëzuar Tribunalit të Hagës, kundër kriminelit, Milosheviq.

Më 30 maj të vitit 1999, kryetari i LDK-së, Ibrahim Rugova kishte refuzuar të qëndronte edhe më tej në Gjermani, meqë shteti nuk ia paguante shpenzimet. Ai kishte zgjedhur Italinë dhe atje kishte shkuar me tërë familjen.

Më 30 maj të vitit 1999, në frontet e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përballë forcave kriminale serbe, duke mbrojtur pozicionet dhe popullatën civile shqiptare të cilën po e masakronin forcat serbe, kanë rëndë dëshmorët e UÇK-së: Rasim Rrahman Kiqina, Shahin Rifat Syla. Ismet Sahit Syla, Ragip Halilaj.


Më 31 maj të vitit 1796 u lind kapedani arbëresh, Andrea Miauli, kapedan arvanitas, admiral i Flotës. Mori pjesë në çlirimin e Greqisë në vitet 1821-1928. E themeloi flotën ushtarake greke. Ishte bir i Dhimitër Bokut ose Vokut me prejardhje nga Eubeja. Andrea lindi në ishullin e Hidhrës dhe që në rini ishte pirat. Në vitin 1822 Andrea u zgjodh komandant i flotës detare të ishullit Hidra. Revolucionit të 1821-shit Andrea Miauli i fali 250. 000 franga floriri dhe tri anije luftarake. Miauli ishte një njeri i thjeshtë dhe trim. Dinte të fliste gjuhën e mëmës arbërishten dhe anglishten. Gjuhën greke nuk e dinte dhe mësoi të shkruante greqisht vetëm emrin e tij kur u bë admiral. Ai nuk pranoi shumë dekorata dhe privilegje. Kryetari i parë i Greqisë arvanitasi Kapodistria dhe disa drejtues politikanë në vitin 1827 ia hoqën Miaulit komandën e flotës. Admirali i madh Miauli mbas dorëheqjes u kthye në kapiten i thjeshtë i anijes së tij. Miauli ndërroi jetë më 21.7.1835, dhe u varros në Pire.

Më 31 maj të vitit 1926 në Ladorisht të Strugës u lind atdhetari revolucionar, Kadri Labenishti. Rrjedh nga një familje e përmendur në lëvizjet shoqërore dhe përpjekjet atdhetare për liri. Kadri Labënishti, si i ri 16 vjeçar, u rreshtua me plot vullnet, e përkushtim në luftën antifashiste nacional-clirimtare kundër nazifashistëve. Në vitin 1942 ai u arrestua për herë të parë nga fashistët Italian dhe u mbajt deri në kapitullimin Italisë në gusht të vitit 1943. Në burgun e Tiranës pati rastin të njihet me shumë bashkëvuajtës antifashistë e komunistë nga të cilët u frymëzua dhe vetëdijësua. Ishte veprimtar i dalluar i kombit, i burgosur politik, pjesëmarrës i Lëvizjes së rezistencës. Pasi u sëmur në vitin 2003 ilegalisht shkon në Strugë, meqë iu kishte marrë nënshtetësia nga regjimi sllavomaqedon, Vdiq më 2 nëntor të vitit 2006 në moshën 80 vjeçare.

Më 31 maj të viti 1999 në luftimet e zhvilluara në Frontin e në Koshares ka rënë dëshmor, Xhemajl Fetahaj, atdhetar, veprimtar e revolucionar i njohur . Fetahaj ishte veprimtar i shquar i çështjes kombëtare dhe luftëtar i radhëve të para të UÇK-së. U lind më 27 maj të vitit 1964, në fshatin Raushiq të Pejës, në një familje bujare e njohur për tradita të larta atdhetare. Më 27 janar të vitit 1984, milicia jugosllave e arreston së bashkë me vëllanë Demën dhe bashkëveprimtarë të tjerë. E kishin dënuar 6 vjet burg. Në sallën e gjyqit, Xhemajli iu kishte drejtuar gjykatësve me fjalët: “Ju mund të më dënoni sa të dëshironi, por në veprimtarinë time patriotike nuk mund të më ndalni kurrë. Nëse kam fat të dal nga burgu veprimtarinë time për pavarësimin e Kosovës s’do ta ndali për asnjë çast!”. Këtij betimi të bërë në gjyq iu përmbajt besnikërisht deri në rënien e lavdishme me 31 maj të vitit 1999, në frontin e Kosharës. Po atë ditë ka rënë dëshmor edhe Milazim Shala. Këta janë dëshmorët e parë, që u varrosën dy javë pas rënies në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Koshare. Xhemajl Fetahaj është shpallur hero i Kosovës.

Më 31 maj të vitit 1989 bie heroikisht, Ali Ajeti, i burgosur politik atdhetar dhe revolucionar i njohur i kohës. Lindi në vitin 1957 në fshatin Sfeçël të komunës së Besianës. Ai i takonte një grupi të organizuar dhe të armatosur të cilët kryenin sulme kundër milicisë vrastare serbe. Më 30 maj të vitit 1989 ishte organizuar një demonstratë masive e shqiptarëve liridashës në Besianë, meqë gjatë atyre ditëve Kosovën po e vizitonte një delegacion diplomatësh nga Parlamenti Evropa, mbase me qëllim për t’ u njohur për së afërmi me rrjedhat në Kosovë, pas pezullimit të Autonomisë së Kosovës nga regjimi kriminal i Milosheviqit. Ali Ajeti i armatosur printe në ballë të demonstratës masive e cila mori përmasa. Më 31 maj të po atij viti, militanti i lirisë, komandanti i “Çetës heroike të Llapit” Ali Ajeti bie duke luftuar trimërisht e heroikisht kundër milicisë së Milosheviqit, në fshatin Shtedim të Besianës, (ish-Podujevë). Jeta dhe veprimtaria atdhetare e Ali Ajetit u bë burim frymëzimi jo vetëm për bashkëveprimtarët e tij të ilegales, por edhe për tërë rininë militante të kohës.
Më 31 maj të vitit 1999, në frontet e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përballë forcave kriminale serbe, duke mbrojtur pozicionet dhe popullatën civile shqiptare të cilën po e masakronin forcat serbe, kanë rëndë dëshmorët e UÇK-së: Avni Mursel Buqaj, Gani Saramati, Selatin Xhelil Gergjaliu me 10 anëtarë të familjes, Selver Bajram Maqkaj, Shpend Sefer Berisha Asllan Hoti dhe Salih Halilaj.
 
Kalendari kombëtar Qershor



Më 1 qershor të vitit 1939
u lind Abdyl bej Frashëri, ideolog i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ushtarak, deputet shqiptar në Parlamentin Osman. U lind në fshatin Frashër të Vilajetit të Janinës. Ishte i biri i Halit beut dhe i nënë Eminesë, vëlla i dy personaliteteve më të njohura shqiptare të kohës, Naim dhe Sami Frashërit. U shqua si personalitet politik qysh më 1877, sapo Kriza Lindore rrezikonte trojet shqiptare. Si kryetar i Komitetit Shqiptar të Janinës që u formua po atë vit, hartoi projektin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë me anën e kryengritjes çlirimtare. Në fund të vitit 1877, duke qenë deputet i Janinës në parlamentin e dytë osman, u zgjodh kryetar i Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare, që u formua në Stamboll. Abdyl Frashëri u shqua si udhëheqës, organizator, diplomat dhe aktivist i saj. Veprimtarinë e tij kryesore e zhvilloi sidomos në viset e vilajetit të Janinës dhe të Kosovës. Ai qe organizatori kryesor i Kuvendit të Prevezës, në janar të viti 1879, i cili arriti ta pengonte lëshimin e Çamërisë në favor të Greqisë. Pas shtypjes së Lidhjes së Prizrenit, më 2 maj 1881 mbërriti në Manastir i përcjellë prej një oficeri të xhandarmërisë dhe shtatë xhandarëve kalorës. Prej aty u dërgua Dervish Pashës në Prizren, i cili e burgosi në kalanë e qytetit ku qëndroi tre vjet, por që ia rrënoi përfundimisht shëndetin. Më tej u internua së bashku me familjen e tij në Balliqeser e në Bandërma të Anadollit për afro dy vjet të tjera. Vdiq më 23 tetor të vitit 1892.

Më 1 qershor të vitit 1999, kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, kishte kërkuar të mos u besohej taktikave e lëvizjeve të Milosheviqit pa plotësimin 5 kushteve që i kishte vënë NATO-ja. Po atë ditë edhe zëdhënësi i NATO-s Xhejmi Shia kishte kërkuar që Serbia të pranonte pesë kushtet, ndër to edhe tërheqjen nga Kosova të të gjitha forcave ushtarake e policore.

Më 1 qershor të vitit 1999 kanë rënë dëshmorët e UÇK-së: Avdi Ibrahim Xhaçku, Lavdim Rexhep Likaj, Agim Zenuni, Arton Adem Lekaj, Patriot Dan Berisha, Vesel Nebihu, Murat Zenel Kadriaj, Remzi Bejtë Maksuti, Mustafë Mursel Haxhiu e të tjerë.



Më 2 qershor të vitit 1909, në Betejën e Qafës së Morinës kundër forcave turke ka rënë në altarin e atdheut, Ali Jakupi nga Bujani i Tropojës. Në atë luftë, Ali Jakupi e vrau bimbashin turk, por mbeti edhe vetë i vrarë. Në luftime ishte vrarë edhe Ndue Zeneli, prej Nikaj-Mërturit.

Më 2 qershor të vitit 1918 u lind, Gjin Marku, komandant partizan, pjesëmarrës i LANÇ-së dhe kuadër i lartë ushtarak i Shqipërisë së pas luftës. Sapo u emërua në Korçë, Gjin Marku bie në kontakt me intelektualë korçarë dhe bashkë me ta fillon dhe aktivitetin antifashist e komunist në vitin 1936, në kuadër të Grupit Komunist të Korçës, duke qenë një nga drejtuesit kryesorë të këtij grupi. Nëpërmjet Koço Tashkos, vëllezërve Gaqo e Pilo Peristeri, Gjin Marku njihet edhe me Enver Hoxhën, në atë kohë profesor në Liceun e Korçës. Propaganda antifashiste kishte nisur më përpara se Shqipëria të pushtohej nga Italia më 7 prill 1939, pasi fashizmi ishte konsideruar rrezik për njerëzimin shumë vite më parë. Gjatë luftës, Enver Hoxha e kishte spostuar Gjin Markun nga udhëheqja e lartë e Partisë Komuniste, duke e akuzuar për bashkëpunim me gjermanët dhe Gjin Markun si përgjegjësin kryesor. Pas luftës për motive politike ishte përjashtuar nga radhët e PPSH-së dhe ishte dënuar me burg të rëndë. Pas 25 viteve të kaluara në burg, vdiq në Burgun e Burrelit në vitin 1986.

Më 2 qershor 1998, në luftë kundër forcave policore e ushtarake serbe ka rënë, Abdyrrahman Gjylbehar Gerdellaj.

Më 2 qershor të vitit 1999, zëdhënësi ushtarak i NATO-s, Valter Xhet kishte deklaruar se forcat e Millosheviqit kishin llogaritur gabimisht se do ta shkatërronin UÇK-në. Aktualisht njësitet e UÇK-së jo vetëm që nuk janë shkatërruar, por ato po e detyrojnë ushtrinë e barrikaduar e të kamufluar serbe të zbulohet para aeroplanëve të NATO-s.

Më 2 qershor të vitit 1999
kanë rënë në altarin e lirisë: Besim Bilall Ukhaxhaj, Din Alush Kokleci, Faik Ukhaxhaj, Ibrahim Selman Mazreku, Agron Selman Bytyçi, Jetullah Mehmet Islami, Mentor Abdullah Krasniqi


Më 3 qershor të vitit 1924, lindi Petraq Pilika. Ka vdekur ne prill te vitit 2009. Ishte profesor, anëtar i Akademisë së Shkencave, Mësues i Popullit, qytetar nderi i Korçes. Ai studioi në Fakultetin e Mekanikës në Institutin e Lartë Pedagogjik. Ai dha një ndihmesë të madhe në krijimin dhe konsolidimin e shkollës shkencore shqiptare të matematikës. Është autor i shumë artikujve shkencorë. Njihet si autor i teksteve, “Teoria e funksioneve të ndryshorit real”, “Teoria konstruktive e funksioneve”, e tekste të tjera.

Natën mes 2 dhe 3 qershorit të vitit 1999, në vendin e quajtur te “Vreshtat e Senikut” kanë rënë në altarin e Atdheut dëshmorët e UÇK-së, Milaim Beha, Kujtim Krasniqi dhe Ejup Kryeziu. Atë natë, tre luftëtarët emblematikë të Njësive Speciale të SHP të UÇK-së deri sa po bënin përpjekje të depërtonin në Kleqkë, ku ndodhej Shtabi i Brigadës, 121 Ismet Jashari-Kumanova, bien në pritë të forcave ushtarake serbe dhe pas një shkëmbimi të zjarrit kanë rënë në altarin e lirisë, Milaim Beha, Kujtim Krasniqi dhe Ejup Kryeziu. Edhe pse i plagosur rëndë, kishte arritur të shpëtonte Hafir Kryeziu.

Më 3 qershor të vitit 1999 gjatë luftimeve kundër forcave serbe, në fshatin Zborc ka rënë luftëtari i lirisë Azem Hamit Kastrati, luftëtar i Batalionit, Ruzhdi Salihu, të Brigadës Kumanova. Po atë ditë, gjatë luftimeve në Blinajë ka rënë edhe luftëtari i lirisë, Besim Sopa nga fshati Gjyrkoc i Shtimes.

Më 3 qershor të vitit 1999, kryetari amerikan Bill Klinton është takuar me Shtabin e Ushtrisë amerikane për të marrë një qëndrim lidhur me mundësinë e ndërhyrjes tokësore në Kosovë, në rast se regjimi ushtarak e policor i Milosheviqit nuk dorëzohet.

Më 3 qershor të vitit 1954 u lind në Mitrovicë, Bajram Rexhepi. Ai kishte studiuar mjekësinë, profesion të cilin e ushtroi për shumë vite. Ka qenë pjesëmarrësi i luftës së UÇK-së. Ishte zgjedhur kryeministri i parë i Kosovës në periudhën e pasluftës. Pos kësaj detyre, ai ka qenë edhe kryetar i Mitrovicës, deputet i Kuvendit të Kosovës dhe ka shërbyer një mandat ministër i Punëve të Brendshme. Vdiq më 21 gusht të vitit 2017.


Më 4 qershor të vitit 1901 lindi Mulla Idriz Gjilani, atdhetar i njohur, komandant i njësive të rezistencës në luftë kundër partizanëve e çetnikëve jugosllavë, në mbrojtje të Gjilanit dhe të Kosovës Lindore. Nga prilli i viti 1941 Mulla Idriz Gjilani iu kushtua plotësisht veprimtarisë politike. Si hoxhë, si mësues me forcën e fjalës, si luftëtar me forcën e armës, si komandant me besnikërinë e ushtarit, ai luftoi për unitetin territorial të trevave shqiptare, luftoi kundër gjenocidit serb e bullgar. Në qershor të vitit 1944 drejtoi Betejën e Kitkës, ku shqiptarët e udhëhequr prej tij dolën fitimtarë kundër ushtrisë partizane e çetnike serbe. Veprimtaria e Mulla Idriz Gjilanit është heroike. E tillë është edhe periudha 1944-1949 në ilegalitet të thellë deri djegia në zjarr më natën e 25-26 nëntorit të vitit 1949.

Më 4 qershor të vitit 1916 lindi Kristina Xhufi KOLJAKA- HOSHI. U lind dhe u rrit në Kavajë. Në vitin 1924 u largua për herë të parë nga familja dhe nga qyteti i lindjes. Së bashku me motrën e saj më të madhe studioi për dy vite rresht në kolegjin normal “Marçelino” në Leçe të Italisë, ku mori njohuri të plota për gjuhën italiane. Në moshën 11- vjeçare, më 1926, Kristina u kthye sërish në Kavajë, ku menjëherë filloi Kolegjin Amerikan që ishte hapur vetëm një vit më parë dhe funksiononte i ndarë për vajzat dhe për djemtë… Kristina ishte skulptorja e parë shqiptare e diplomuar në Akademinë e Romës, ku vite më parë kishin studiuar piktorët Vangjush Mio dhe Zef Kolombi. Kontributi i saj është i rëndësishëm për artin realist shqiptar veçanërisht gjatë viteve 1950-1960, kur artistët e daltës numëroheshim me gishtat e dorës dhe ishin të gjithë të diplomuar në Akademitë perëndimore të kohës. Vdiq më 21 tetor të vitit 2005.

Më 4 qershor të vitit 1999 nga burimet e Radios-Kosova e Lirë dhe Agjencisë së lajmeve Kosovapres është raportuar për intensifikimin në një shkallë të lartë të luftimeve në të gjitha frontet në 7 zonat operative të UÇK-së.

Më 4 qershor 1999 kanë rënë dëshmorët e UÇK-së: Enver Dobraj, Asllan Sefer Berisha, Naser Krasniqi, Ymer Sylë Ahmeti e të tjerë.



Më 5 qershor të vitit 1920 filloi lufta e shqiptarëve për çlirimin e Vlorës, të cilën e kishte okupuar Italia me lejen e Fuqive të Mëdha. Në atë luftë ka bërë emër prijësi popullor, Selam Musa Salaria, i cili edhe ka rënë trimërisht. Lufta e Vlorës ishte zhvilluar me një seri betejash mes forcave të Italisë dhe patriotëve shqiptarë në zonën e Vlorës për zotërimin e qytetit te Vlorës. Lufta zgjati tre muaj dhe ishte një lëvizje e madhe për të mbrojtur qytetin e Vlorës nga copëtimi total qe do i bënin pushtuesit italianë. Në 3 shtator 1920 pas shumë luftimesh të pabarabarta forcat shqiptare hynë fitimtare në qytetin e Vlorës duke i detyruar pushtuesit italianë të largoheshin, jo vetëm nga rrethi i saj por edhe nga Saranda, Durrësi e Shëngjini. Pas luftimeve të ashpra u çliruan Kota dhe Drashovica. Një nga problemet më të rëndësishme të luftës ishte furnizimi me ushqime dhe municion. Xhafer Bej Ypi, Prefekti i Beratit, vendosi t’i sjellë deri në lumë pranë Selenicës të gjitha ndihmat e qeverisë. Kryeministri Sulejman Delvina dhe ministri i brendshëm Ahmet Zogu, përkrahën pa rezerva Luftën e Vlorës. Sali Bedini bëri organizimin e Vllehëve të zonës, të cilët me në krye Kolë Kitën, me karvanet e kuajve e shpinin furnizimin në magazinat e Llakatundit, Picarit, Lubonjës dhe prej andej në Kotë ku merrej në dorzim nga Ali Gjiriti dhe Izet Borshi.

Më 5 qershor 1998 në frontet e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave policore dhe ushtarake serbe kanë rënë dëshmorët: Jeton Zeqir Dabiqaj, Gazmend Burim Lokaj, Beqir Haxhi Qufaj, Gazmend Selman Lokaj

Më 5 qershor të vitit 1999
për herë të parë gjatë luftës, avionët e NATO-s, në zonat e luftës së UÇK-së, ku ndodhej popullata e zhvendosur, kanë hedhur nga ajri pako ushqimore. Pako të tilla janë hedhur edhe në Grykat e maleve të Rrafshnaltës së Drenicës, ku ndodheshin rreth 100.000 pjesëtarë të popullatës civile, nën mbrojtjen e Brigadave 121, Ismet Jashari Kumanova, Brigadës 114, Fehmi Lladovci të Zonës së Drenicës dhe njësive Speciale të SHP të UÇK-së. Në këtë zonë brenda një dite ishin hedhur nga ajri 8.000 pako ushqimore.

5 qershor 1999 në Zonën Operative të Dukagjinit ku luftimet janë përshkallëzuar në çdo vend kanë rënë duke luftuar përballë forcave serbe: Jeton Idriz Dedushaj, Lulzim Hashim Llugiqi, Kadri Qollaku e luftëtarë të tjerë të luftës së UÇK-së.
 
Më 6 qershor të vitit 1920 ka rënë në mbrojtje të Vlorës, kapedani popullor, Zigur Lelo. U lind në fshatin Bashaj të Vlorës, Fillimisht ka marrë pjesë në luftë kundër andartëve shqiptarë-vrasës grekë, me ç rast edhe ishte plagosur. Në luftën e Vlorës së vitit 1920 ka rënë së bashku me Selam Musanë e trima të tjerë.

Më 6 qershor 1944, ka rënë duke luftuar në Gur të Pretë të Oparit, në Labëri, kundër forcave fashiste gjermane, Xheladin Beqiri. Ka lindur në Gjilan. U rrit në Kurvelesh të Labërisë. Në vitin 1942 u rreshtua me partizanët. Ishte komandant i Batalionit të Pestë të Brigadën e Parë Sulmuese.

Më 6 qershor të vitit lindi në Tiranë, Behxhet Nelku, aktor i njohur shqiptar. Në shtator të vitit 1963, pas diplomimit, pranohet aktor në Teatrin Kombëtar. Provën e parë të suksesshme Bexheti në Teatrin Kombëtar e kishte dhënë që në vitin 1957 me interpretimin e tij në dramën “Orët e Kremlinit, kur ishte ende nxënës në Liceun Artistik “Jordan Misja”. Bexhet Nelku për pak vite artistike arriti të realizojë shumë role. Gjatë viteve 1963 – 1970 interpretoi në 20 pjesë, tre role, disa në filmin artistik, që ishte në hapat e para të tij. Më 21 nëntor 1970 u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë.

Më 6 qershor të vitit 1998, kanë rënë në altarin e atdheut Shaban Zeqë Mazrekaj, Hasan Hasani e Xhavit Hasani…

Më 6 qershor të vitit 1999 kanë rënë dëshmorët e UÇK-së: Burim Sadik Mustafaj, Halim Milazim Qallapeku, Shaban Xhemajli, Shpend Zeqë Malaj.

Më 6 qershor të vitit 2001 në luftën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në Maqedoni kanë rënë dëshmorë: Labinot Gani Krasniqi, Visar Krasniqi dhe Hilmi Hoti.



Më 7 qershor 1917 u lind Qazim Turdiu, profesor, metodist, Mësues i Popullit. Vdiq në Tiranë në vitin 1989. Ka qenë arsimtar, pedagog dhe autor i shquar shqiptar në fushën e matematikës. Për kontributin e tij në lëmin e arsimit si pjesë e plejadës së arsimtarëve të pas pavarësisë si Eqrem Çabej e Arshi Pipa dhe në hullinë e teksteve akademike është nderuar me tituj të shumtë. Iu dha titulli Docent, që më 1957, grada e Kandidatit të Shkencave, më 1960; u bë Mësues i Merituar, më 1965; iu dha titulli Profesor, më 1972; u dekorua me urdhra dhe medalje të shumta.

Më 7 qershor të vitit 2018, në moshën 88-vjeçare ka vdekur poeti i njohur dhe akademiku, me origjinë shqiptare nga Reka e Maqedonisë, Mateja Matevski. Ai ka lindur në Stamboll në vitin 1929, fëmijërinë e ka kaluar në Gostivar, kurse ka studiuar në Beograd dhe në Shkup, ku dhe ka mbaruar Fakultetin Filozofik. Poeti i njohur është autor i shumë veprave poetikë ku disa prej tyre janë “Rrethi”, “Lipa”, “Lindja e tragjedisë”, “Largësia”, “Kulla e zezë”. Akademiku Matevski gjithashtu ka qenë edhe kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Maqedonase, drejtor i përgjithshëm i Radiotelevizionit të Maqedonisë, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve në Maqedoni, si dhe i njohur me shumë çmime të fituara në nivel vendor dhe ndërkombëtar.

Më 7 qershor 1999 kanë rënë dëshmori i luftës së Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, Safet Rexhepi.

Më 7 qershor përkujtohen dëshmorët luftës së UÇK-së nga fshati Bllacë i komunës së Therandës: Bislim Zekolli, Mehmet Lumi, Shaban Nuhi Iballi, Kadri Çollaku, Sahit Tixhaj, Sadri Hasan Guraziu dhe Salih Kermeni

Më 7 qershor 1999, në luftë kundër forcave ushtarake e policore mserbe ka rënë dëshmori i luftës së Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, Safet Rexhepi.



Më 8 qershor të vitit 1944 u vra Zaho Koka, atdhetar, partizan. Më 25 gusht të vitit 1942 kryesoi aksionin në Vishë ku iu zu pritë oficerëve Luigji Moretti dhe karabinierit Fulvio Capelletti në makinën italiane. Në fillim të luftës bëhet pjesë e çetave partizane dhe në vitin 1942 u fut në Brigadën e Pestë Sulmuese, duke marrë dhe rolin e zëvendës-komisarit komisarit të Batalionit të III të kësaj Brigade.

Më 8 qershor të vitit 1964, organet e UDB-së kishin arrestuar ideatorin dhe kreun e Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve, Adem Damaçin me 13 bashkëveprimtarët e tij: Hazir Shala, Ahmet Haxhiu, Azem Beqiri, Selaudin Daci, Sabit Ratkoceri, Abdyl Lahu, Xhafer Mamuxhiku, Dibran Bajraktari, Sabri Novosella, Njazi Straja, Vezir Ukaj, Enver Mehmeti dhe Selman Berisha. Arrestimet vazhdojnë edhe më 28 qershor, por edhe në muajin korrik, gusht e më vonë. Pjesa dërrmuese e pjesëtarëve por edhe e simpatizantëve të LRBSH-së ishin arrestuar gjatë asaj vere. Më 3 gusht të atij viti Milicia dhe inspektorët e UDB-së arrestojnë edhe Fazli Graiçevcin. Pas dy javë torturash intensive, në burgun e Prishtinës, regjimi i kohës ia merr jetën mizorisht. 10 ditë më vonë, më 29 të atij muaji, pasi regjimi kishte mbyllur dosjen e Fazli Graiçevcit, të vulosur me vdekje, fillon gjykimi kundër grupit të parë të LRBSH-së, në krye me Adem Demaçin. Gjykimi zgjat katër ditë ndërkohë që 12 pjesëtarët e grupit dënohen pre 9 deri në 15 vjet burg të rëndë. Dënohet edhe grupi i Hilmi Rakovicës e më vonë ishin dënuar edhe disa grupe të tjera, në shumë qytete të Kosovës, si në Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Gjilan, etj.

Më 8 qershor të vitit 1998 ka rënë dëshmor, Haxhi Halil Hoti

8 qershor të vitit 1999 ka rënë duke luftuar kundër forcave ushtarake e policore serbe, Enver ShefkiMiftari

Me 8 qershor të vitit 1999, është sulmuar me raketa të tipit tokë-tokë, vendqëndrimi i stafit të Radios-Kosova e Lirë, në vendin e quajtur, “Rrezja e Baliqit” në grykën e maleve mes Berishës dhe Nekovcit. Në momentin e shpërthimit të predhave të para, të gjithë anëtarët e stafit kishin hyrë me shpejtësi në bunker. Në perimetrin e rrethit në 100 metra katrorë vendi ishte goditur me 16 raketa rreth tendës së stafit të Radios.

8 qershor 2001 në radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ka rënë dëshmor Agim Hasip Zenuni.



Më 9 qershor të vitit 1930 lindi në Tiranë, poeti e publicisti Drago Siliqi. Studimet e larta i kreu në Universitetin e Moskës. Pas kthimit në atdhe punoi si redaktor dhe drejtor i Shtëpisë Botuese “Naim Frashëri”. Për herë të parë shkroi në moshën 15-të vjeçare. Vdiq më 13 korrik 1963 në një fatkeqësi të komunikacionit ajror. Veprat letrare janë: Antologjia e poezisë ruso-sovjetike, Këngë e re për dashurinë e vjetër, Zgjimi i pranverës, vjersha për fëmijët e moshës së rritur shkollore, Kur zemra flet, poezi të zgjedhura.

Më 9 qershor të vitit 1999, u nënshkrua Marrëveshja ushtarako-teknike në Kumanovë, i cila dha fund dhunës serbe në mbi popullsinë shqiptare të Kosovës si një parakusht për ndaljen e bombardimeve të NATO-s mbi caqet strategjike serbe. Marrëveshja e Kumanovës, ndërmjet NATOS dhe RFJ-së, u nënshkrua më 9 dhe hyri në fuqi më 11 qershor 1999. Atë e nënshkruan Majkel Xhekson komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, i akuzuari i Hagës për krime lufte dhe gjenocid. Ndër të tjera në Marrëveshje parashihej: që nga Kosova të largohen të gjithë personat dhe organizatat me aftësi militare duke përfshirë armatën e rregullt dhe forcat e marinës, civilë të armatosur, paramilitarë, forcat ajrore, garda kombëtare, policia kufitare, rezervistët, policia ushtarake, shërbimet informative, MUP-it, policia lokale. Po ashtu u caktua një zonë sigurie ajrore 25 kilometra përtej kufirit të Kosovës. Marrëveshja është arritur pas fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, e cila ka zgjatur për 78 ditë nga 24 marsi i vitit 1999 derë më 10 qershor të po atij viti.

Më 9 qershor të vitit 2018 vdiq në Prishtinë, Fadil Vokrri, i cili njihet si Legjenda e futbollit shqiptar në Kosovë. U lind më 23 korrik të vitit 1960 në Sfeçël. Fadil Vokrri ka luajtur 12 ndeshje me ekipin përfaqësues të Republika Socialiste Federative të Jugosllavisë dhe ka shënuar 5 gola. Në vitet 1990-1992 luajti për ekipin e futbollit Fenerbahçe të Turqisë dhe korri shumë suksese për këtë ekip. Pas përfundimit të karrierës si futbollist, Fadil Vokrri u vendos me banim në Francë, ku u bë trajner i një ekipi futbolli të ligës së dytë.



Më 10 qershor të vitit 1878 u themelua Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Gjatë pranverës së vitit 1878, krahas hovit që mori lëvizja e protestës kundër Traktatit të Shën-Stefanit, ngadhënjeu edhe ideja për të kundërshtuar me armë vendimet që mund të merreshin në Kongresin e Berlinit në dëm të tërësisë tokësore të shqiptarve. Në këto rrethana, kërkesa për të formuar një lidhje të përgjithshme u bë mjaft popullore. Megjithatë forcat e ndryshme atdhetare të lëvizjes kombëtare nuk e konceptonin njësoj karakterin dhe programin që duhej të kishte kjo lidhje e përgjithshme. Për këtë qëllim ajo thirri në Stamboll, në fund të majit, personalitetet më të dëgjuara të jetës politike shqiptare, si Iljaz pashë Dibrën, Ali Pashë Gucinë, Abdyl Frashërin, Ymer Prizrenin, Ahmet Koronicën, Zija Prishtinën, Mustafa pashë Vlorën, sheh Mustafa Tetovën, Vejsel bej Dinon dhe disa dhjetëra të tjerë, ndaj të cilëve ushtroi për disa ditë me radhë një trysni të fortë për t’i detyruar që t’i jepnin besëlidhjes karakterin e një organizate islamike ballkanike. Prizreni kishte marrë në ato ditë të para të qershorit një pamje festive. Përveç banorëve të përhershëm qarkullonin në qytet mijëra mysafirë të tjerë të veshur me rrobat e krahinave të tyre dhe të armatosur. Kuvendi Kombëtar u hap më 10 qershor 1878.

Më 10 qershor të vitit 1999 Sekretari i përgjithshëm i NATO-së Havier Solana, kishte lëshuar urdhrin për ndalimin e bombardimit kundër Serbisë dhe Këshilli i Sigurisë së OKB-së miratoi Rezolutën 1244, sipas të cilës në Kosovë u dërguan 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete. Misioni ishte i ndarë në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it amerikan, anglez, francez, gjerman dhe italian. Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë nisi edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili do të administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore.

Më 10 qershor të vitit 1999 kanë rënë dëshmorët e UÇK-së, Aziz Tolaj, Remzi Xhaferi e Fatmir Kerqeli.

10 qershor 2001, në luftën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ka rënë dëshmor, Skyfter Milaim Arifi.
 
Më 11 qershor 1988 vdiq Gegë Marubi, fotograf, atdhetar. U lind në Shkodër në vitin 1907 në familjen e fotografit të njohur Kel Marubi. Familja Marubi historisë së fotografisë shqiptare i ka dhënë kontributin më të madh të mundshëm. Ata kanë kaluar nëpër duar mbi 15.000 foto, negativë, që shënojnë ngjarjet më të rëndësishme të kohës, personalitetet me rëndësi, pamje nga jeta shqiptare, veshjet, kostumet, dasmat dhe tërë jetën etnologjike dhe etnografike shqiptare.

Më 11 qershor të vitit 1971 vdiq Sejfullah Malëshova. U lind në Fier më 2 mars të vitit 1900. Arsimin fillor e kreu në vendlindje, kurse studimet e mesme i kreu në Itali në kolegjin “San Demetrio di Corona”. Këtu së bashku me mikun e tij Odhise Paskalin botoi revistën Studenti Shqiptar, në të cilën botoi edhe vjershat e tij te para. Më pas ndoqi Fakultetin e Mjekësisë në Romë. Në gjysmën e dytë të vitit 1924 ishte kryesekretar i kabinetit të qeverisë së Fan Nolit. Pas dështimit të Lëvizjes së qershorit emigroi në Bashkimin Sovjetik. Më 1926-1930 ndoqi universitetin Lemonosov të Moskës për filozofi. Në qershor të 1928 seksioni ballkanik i Kominternit miratoi formimin e një partie komuniste në Shqipëri. Bënte pjesë në Grupin Komunist Shqiptar në Bashkimin Sovjetik me nofkën “Guri”. Në vitin 1943 kthehet në Shqipëri dhe zgjidhet anëtar i Shtabit të Ushtrisë NAÇL dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Frontit. Më 1946-48 qe anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Ra në konflikt me Partinë e Punës dhe u degradua. Më 11 qershor të vitit 1971 Sejfulla Maleshova u nda nga jeta dhe u varros në varrezat e vjetra të qytetit.

Më 11 qershor të vitit 1998 në frontet e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke luftuar përballë forcave ushtarake e policore serbe luftën kanë rënë dëshmorë: Behajdin Myrteza Hallaqi, Bejzat Zenel Krasniqi, Hysni Hajriz Jetullahu e të tjerë.

Më 11 qershor të vitit 1999 kishin depërtuar në periferi të Prishtinës forcat ushtarake të Zonës Operative të Llapit. Kjo ditë shënon edhe çlirimin e kryeqytetit të Kosovës nga forcat çlirimtare të vendit. Disa ditë më parë forca të caktuara guerile të UÇK-së kishin depërtuar në kryeqytet dhe kontrollonin e sulmonin forcat serbe që po përgatiteshin të tërhiqeshin nga Kosova dhe kryenin krime kundër banorëve të mbetur në Prishtinë.

11 qershor të vitit 1999, duke luftuar përballë forcave ushtarake e policore serbe ka rënë dëshmor, Remzi Agushi.



Më 12 qershor të vitit 1920, ra trimërisht, Selam Musa Salaria. Ai lindi në vitin 1860, në fshatin Salari të Tepelenës nga një familje me tradita patriotike. Ishte udhëheqës i kryengritjeve në Vlorë dhe ra heroikisht për çlirimin e saj. Mbasi u rekrutua ushtar, kaloi 5 vjet në Jemen. Më pas shtëpia dhe stani i Selam Salarisë ishin shndërruar në qëndra të rëndësishme për çetat patriotike dhe pjesëtarë i çetës së Çerçiz Topullit e Mihal Gramenos. Në 1911 mori pjesë aktive në veprimtarinë patriotike të çetave që lëvizën kundër trupave turke e më pas kundër andarteve greke. Më 1912 i përgjigjet thirrjes së Qeverisë së Vlorës dhe në krye të çetave të Labërisë shkoi të mbronte Jugun e Shqipërisë nga forcat greke ku edhe u plagos. Në vitin 1920 bëhet anëtar i Mbrojtjes Kombëtare me kryetar Osman Haxhiun, të ngritur në krahinën e Tepelenës. Më 23 Maj 1920, dhe u vendos t’i dërgohej ultimatum italianëve, për dorëzimin e Vlorës. Ai udhëhoqi fshatarët e Labërisë kundër forcave okupuese italiane me garnizonin e Kotës, Drashovicës, Kaninës e rrethinave të Vlorës.

Më 12 qershor 1962 në Zalldardhë të Dibrës u lind. Gëzim Aqif Bare. Vendlindja e tij shquhet për traditat e saj të hershme kulturore dhe arsimdashëse, por edhe për trimëri. Mençuria ishte një nga karakteristikat e burrave të kësaj krahine. Me këto cilësi u edukua edhe Gëzimi. Ai ndoqi studimet e larta në Universitetin e Tiranës, në degën bio-kimi dhe u diplomua në vitin 1987. Pas marrjes së diplomës filloi punë si mësues në shkollën e mesme të Zalldardhës, në vitin 1991 caktohet edhe drejtor i kësaj shkolle. Në këtë shkollë ai shquhet si mësues i aftë dhe i dashur, si drejtues me përvojë dhe si intelektual me horizont të gjerë, një ndër intelektualët më të spikatur të shoqatës “Malsia”, organizatë joqeveritare e krijuar dhe e drejtuar nga djemtë e larguar nga malësitë veriore dhe të vendosur kryesisht në Shqipërinë qendrore, veçanërisht në Durrësin bregdetar dhe në Kryeqytet.

Më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë kanë zbarkuar trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, të cilat kanë hyrë nga Maqedonia, ndërsa një ditë më parë, sipas marrëveshjes së Kumanovës kishte filluat largimi i të gjitha forcave ushtarake e policore serbe nga Kosova që ishte paraparë të përfundonte më 21 qershor. Misioni ishte i ndarë në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it amerikan, anglez, francez, gjerman dhe italian. Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë nisi edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i quajtur UNMIK i cili do të administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore.

Më 12 qershor të vitit 1999 kishte filluar tërheqja e planifikuar e forcave serbe nga Zona e Llapit. Edhe gjatë tërheqjes, forcat serbe kanë djegur shtëpitë e shqiptarëve në rrugët nga ku kanë filluar të tërhiqen.

Më 12 qershor të vitit 1999 Komandanti i NATO-s, gjenerali amerikan, Vesli Klark ka bërë të ditur se forcat serbe kanë filluar të tërhiqen në drejtim të Serbisë, ashtu sikur parashihej në marrëveshjen e Kumanovës. Ai kishte bërë të ditur po ashtu se NATO-ja i kishte pezulluar bombardimet, por ato mund të rifillonin në rast se Serbia nuk i përmbahej marrëveshjes për largim nga Kosova.



Më 13 qershor të vitit 1878 filloi punimet Kongresi i Berlinit, ku morën pjesë gjashtë fuqitë e mëdha botërore: Gjermania, Anglia, Franca, Italia, Rusia dhe Austro-hungaria. Edhe pse përfaqësuesve të shteteve të Ballkanit u lejuan të marrin pjesë për të parashtruar kërkesat e tyre, në Kongres, Delegacioni shqiptar që dërgoi Lidhja Shqiptare e Prizrenit nuk u pranua të flasë as të paraqesë kërkesa. Një muaj më vonë, më 13 korrik 1878, u nënshkrua, Traktati i Berlinit, ku u vendos që shqiptarët të mbeteshin edhe më tej nën sundimin turk, ndërsa tokat e tyre që konsideroheshin si prona të Perandorisë t’ iu jepeshin fqinjëve grabitçarë, Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë dhe Greqisë. Traktati i Berlinit legjitimoi copëtimin e tokave shqiptare. Nga 110 mijë Km2 sa kishte Shqipëria e Katër vilajeteve, asaj do t i mbeteshin 28.000, vetëm një e katërta. Edhe tani Shqipëria ka ngelur po me atë sipërfaqe, ndërsa Kosova si shtet i pavarur është krijuar me rreth 11.000 km2. Trojet shqiptare ende kanë mbetur në Greqi, Maqedoni, Serbi dhe në Mal të Zi.

Më 13 qershor të vitit 1920, u vra në një lagje të Parisit, Esat Pashë Toptani një figurë tejet kontroverse e kombit. Atë e vrau atdhetari, deputeti i Kosovës në Kuvendin e Shqipërisë, Avni Rrustemi, për shkak se Esat Pasha kishte bashkëpunuar me fuqitë e mëdha për copëtimin e tokave të Shqipërisë. Esat Pasha është varrosur në varrezat e ushtarëve serbë në Paris, ku edhe vizitohet nga zyrtarë të Beogradi dhe konsiderohet si miku më i madh i serbëve.

Më 13 qershor të vitit 1998 kanë rënë dëshmorët e UÇK-së: Muhamet Imer Ukshini dhe Shkelzen Syl Syla

13 qershor 1999 kanë rënë në altarin e lirisë: Ekrem Ramë Berisha, Gani Balaj e Xhafer Balaj.



Më 14 qershor të vitit 1914 vdiq Hajdin Draga, atdhetar i njohur shqiptar. Lindi në Mitrovicë në vitin 1870. Mori pjesë në Lidhjen e Pejës, Ishte pranë Haxhi Zekës, Bajram Currit dhe personaliteteve me rëndësi të kohës. Në kryengritjen e vitit 1912 mori pjesë aktive me forcat e Bajram Currit, Hasan Prishtinës, Isa Boletinit e atdhetarëve të tjerë të njohur. Ishte delegat në Kuvendin Kombëtar të Vlorës, së bashku me Mehmet Pashë Derallën. Hajdin Draga vra nga forcat e Esat Pashë Toptanit.

Më 14 qershor 1998, kanë rënë dëshmorët e UÇK-së, Armend Tafil Kukleci dhe Blerim Selman Lokaj.

Më 14 qershor të vitit 1998, luftëtarët e lirisë të fshatrave Krojmir, Pjetërshticë, Shalë, Carralevë Zborc e të fshatrave të tjera u kanë zënë Grykën e Carralevës forcave policore serbe të Shtimes. Pas katër orë luftimesh forcat serbe janë kthyer me humbje të konsiderueshme, ndërsa gryka e Caralevës në drejtim të fshatrave të Drenicës jugore ka qenë e zënë deri në ofensivën serbe të 25 dhe 26 korrikut të atij viti. Në luftimet për zënien e grykës kanë marrë pjesë, Jetë Hasani, Mialim Beha, Rrahman Tafa, Ruzhdi Salihu të katër më vonë kanë rënë dëshmorë. Atë ditë janë dalluar edhe luftëtarët, Sylë Qeriqi, Ramiz Qeriqi, Halil Olluri, Gafurr Dugolli, Xhelal Hajdini, Mehdi Qeriqi, Ali Dermishi, Ramadan Behluli e shumë të tjerë.

Më 14 qershor të vitit 1999, reporterët e luftës të Radios-Kosova e Lirë kanë bërë të ditur se forcat kriminale ushtarake dhe policore serbe gjatë tërheqjes po marrin me vete edhe pjesëtarë të popullatës civile, të cilët i kanë mbajtur në izolim apo nëpër burgje. Ata fillimisht po i plaçkitin shtëpitë e shqiptarëve pastaj për t i humbur gjurmët po i djegin ato.



Më 15 qershor të vitit 1389 u zhvillua Beteja e Kosovës mes forcave të krishtera të Ballkanit dhe Evropës dhe në anën tjetër forcave të Perandorisë Osmane, në krye të së cilave ishte Sulltan Murati i Parë. Kryetrimi shqiptar i kohës, Milush Nikollë (Danai) nga fshati Kopiliq i Drenicës, depërtoi me dinakëri te çadra e Sulltani Muratit dhe meqë ai nuk ia kishte dhënë dorën, si shenj se kërkonte jo bashkëpunim por nënshtrim, ai kishte nxjerrë një thikë të fshehtë dhe e kishte therë Sulltan Muratin e Parë, në vendin që më vonë ishte quajtur Gazimestan tetë kilometra larg Prishtinës. Ku trim me origjinë shqiptare i Mesjetës është përvetësuar nga historiografia serbe, ndërsa shqiptarët kanë ruajtur në memorien e tyre 3500 vargje këngësh historike ku i këndohet trimërisë së tij dhe Betejës së Kosovës të vitit 1389.

Më 15 qershor të vitit 1966, në Gorazhdec të Pejës u lind, Bekim Berisha, luftëtari militant i viteve 90-të, në luftë për shpërbërjen e Jugosllavisë. I njohur me nofkën e luftës „ABE-ja“ ishte njëri ndër luftëtarët më të dashur, jo vetëm në Rrafshin e Dukagjinit, por në mbarë opinionin liridashës të Kosovës. Legjenda e luftës së Junikut, e luftimeve në Kroaci, Bosnjë, Somali e gjetiu, rrjedh nga një familje shumë bujare dhe liridashëse. Në kohën, kur kishte filluar lufta në Kroaci, Bekim Berisha jetonte në Holandë, por e la jetën perëndimore dhe u radhit përkrah luftëtarëve çlirimtarë kroatë. Si luftëtar dhe strateg në luftën kundër serbëve në Kroaci, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë kroate e dekoroi Bekim Berishën me gradën e Gjeneralit! Nga lufta e Kroacisë Bekim Berisha kalon në luftën e Bosnjës, përsëri kundër forcave serbe. Në fillim të marsit të vitit 1998 me një grup shokësh mërgimtarë hyn në mënyre ilegale në Kosovë, duke u sistemuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Bekim Berisha ka rënë ne fushë të nderit, bashkë me luftëtarët trima Bedri Shalën, Elton Zherkën, Përmet Vulen, Bashkim Lekun, më 10 gusht të vitit 1998.

Më 15 qershor të vitit 1999, zëdhënësi i NATO-s Xhejmi Shia ka bërë të ditur se për tri ditë të dislokimit të forcave të NATO-s në Kosovë, në pika të ndryshme të vendit janë vendosur 28.000 ushtarë të KFOR-it të cilët po përcjellin me kujdes tërheqjen e forcave serbe. Pavarësisht se në disa vende janë vendosur edhe forcat ruse në kuadër të këtij misioni, Kosova do të mbetet territor kompakt dhe nuk do të lejohet ndarja e saj.

Më 15 qershor 2010 u gjet i vdekur në banesën e tij në Beograd, aktori i përmasave botërore, Bekim Fehmiu. Ai është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ka qenë një nga personalitetet që ka lënë gjurmë në kinematografinë ballkanike, por mbi të gjitha, ai është i madh për kontributin artistik në kinematografinë botërore. Bekimi u lind në Sarajevë më 1 qershor të vitit 1936, nga i ati Ibrahim Fehmiu patriot dhe punëtor i shquar i arsimit shqip, kurse fëmijërinë dhe rininë e ka kaluar në Prizren ku e ka mbaruar edhe gjimnazin. Ka luajtur role në filmat e regjisorëve të njohur të botës, sikur ishte edhe roli i Odiseut. Bekim Fehmiu ka bashkëpunuar me shumë aktorë të njohur botërore si: John Huston, Ava Gardner, Robert Show, Dirk Bogart, Sharl Aznavur, Irenë Papas, Claudia Cardinale e të tjerë
 
Më 16 qershor të vitit 1882 u lind Gajtano Petrota. Ai ishte filolog dhe historian i letërsisë nga Hora e Arbëreshëve, në Sicili. Në veprën e tij kryesore “Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare”, Gaetano Petrota parashtroi një vështrim të përmbledhur të historisë së letërsisë bashkë me një histori mjaft të pasur të studimeve albanologjike për çështje të alfabetit, gramatikës, dialektologjisë, leksikografisë, historisë së gjuhës, etnografisë, folklorit, historisë së kulturës. Themeloi më 1932 katedrën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe në Universitetin e Palermos dhe e mbajti derisa vdiq, në vitin 1952. Petrota la dorëshkrim një gramatikë shqipe të së folmes së Horës së Arbëreshëve, si edhe një fjalor frazeologjik të arbëreshëve të Sicilisë.

U më 16 qershor të vitit 1893 u në Përmet, Stavro Vinjau. Mbaroi Fakultetin për Drejtësi në Romë, ku ishte bërë anëtar i Partisë Socialiste Italiane. Në vitet 1921-1925 ka qenë deputet në dy legjislatura, më 1921 anëtar themelues i Partisë Popullore. Ka qenë anëtar i “Krahut Kombëtar”, organizatë e njohur, e cila përfshinte Sejfi Vllamasin, Sulejman Delvinën, Bahri Omarin, Ali Këlcyrën dhe figura të tjera në politikën, administratën dhe xhandarmërinë e kohës. Në vitin 1923 ka qenë pjesë e grupit demokrat të Gjirokastrës, së bashku me Fan Nolin dhe Koço Tasin anoi nga grupi i deputetëve të Shkodrës, kryesuar nga Gurakuqi; duke u bërë kështu ndër opozitarët më të zëshëm të diskutimeve parlamentare. Në vitin 1924 mori pjesë në demonstratën përpara kryeministrisë për të kërkuar drejtësi për vrasjen e Avni Rustemit. Përkrahu Lëvizjen e qershorit, duke u emëruar ministër i Drejtësisë dhe i Arsimit në qeverinë revolucionare. U largua nga Shqipëria me rikthimin e Ahmet Zogut në pushtet në dhjetor të 1924. U vendos në Brindisi, ku më 1938 kishte marrëdhënie me organizatën “Bashkimi Kombëtar, që ishte përvijuese e “Krahut Kombëtar”. Më tej, i tërhequr nga jeta politike u mor me tregti. Ndërroi jetë në vitin 1975.

Më 16 qershor të vitit 1924 , u formua qeveria e përkohshme demokratike e Shqipërisë e kryesuar nga Fan Noli. Në programin e saj parashikohej ç’rrënjosja e feudalizmit dhe vendosja e demokracisë. Qeveria donte marrëdhënie miqësore me të gjitha shtetet. Ajo zëvendësoi pjesërisht nëpunësit e vjetër me të rinj, filloi çarmatimin, konfiskoi pasurinë e ish – funksionarëve të qeverive të mëparshme të larguar nga Shqipëria. Programi i qeverisë nuk u zbatua , gjë që dobësoi ndikimin e qeverisë në shtresat e gjera shoqërore dhe gjithashtu , qeveria e Fan Nolit , e ardhur në pushtet nëpërmjet kryengritjes , nuk u njoh nga qeveritë e vendeve të tjera dhe u quajt qeveria e majtë , e ardhur në pushtet me metoda bolshevike. Në këshillin e Lidhjes së Kombeve, Fan Noli hodhi poshtë kërkesat e fqinjëve dhe ai protestoi edhe kundër shpërnguljes së çamëve nga qeveria greke me rastin e Traktatit të Lausannes .

Më 16 qershor të vitit 1998 kanë rënë dëshmorët e UÇK-së: Adem Bajram Selmani, Imer Ramë Krasniqi Mentor Gashi e të tjerë…

16 qershor të vitit 1999 kanë rënë dëshmorë: Tasim Elezaj e Hajrush Elezaj



Më 17 qershor të vitit 1852 lindi Hoxhë Hasan Moglica. Ishte atdhetar me përmasa mbarëkombëtare, luftëtar dhe dijetar i shquar. Lindi në Moglicë të Dibrës. Ka ndjekur studimet fillimisht në mejtepin e Peqinit e më pas medresenë e Elbasanit, ku pas tyre do të vazhdonte shkollimin në Universitetin e Stambollit, me qëllimin final për t’u rikthyer e për t’i shërbyer vendit të tij. Shtëpia e tij u bë bazë e rëndësishme dhe strehë për të gjithë atdhetarët e asaj kohe. Rreth viteve 1887-1900, zhvilloi një veprimtari politike e atdhetare kundër synimeve shoviniste të fqinjëve serbo-bullgarë. Pas vendimeve të padrejta të Kongresit të Berlinit për çështjen shqiptare, u vu në mbrojtjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku së bashku me delegatët e tjerë të Dibrës, mori pjesë dhe Hoxhë Moglica. Më 1909, mori pjesë në Kongresin e Elbasanit, ku midis të tjerave u vendos edhe hapja e Shkollës Normale për të përgatitur mësues për gjuhën shqipe. Hoxhë Moglica në vitin 1975 është dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor si Patriot e atdhetar i shquar dhe eshtrat e tij prehen në Varrezat e Dëshmorëve, në Peshkopi.

Më 17 qershor të vitit 1864 lindi në Tiranë, Xhemal Ali Pazari. Vdiq në nëntor të vitit 1955. Rrjedh nga një familje atdhetare e fetare Ai është diplomuar për Teologji e Filozofi në Universitetin e Al-Az’harit në Egjipt. Xhemal Pazari, mbahet mend si njeri i veçantë, orator i shquar, me një kulturë të gjerë. Xhemali ishte një patriot që bekoi ngritjen e flamurit dhe pavarësinë e Shqipërisë më 26 nëntor 1912. Më 1924 zgjidhet edhe deputet dhe për më shumë se një dekadë është ndër drejtuesit kryesorë të Komunitetit Mysliman Shqiptar, ndërsa më 1924 është dhe nënkryetar i Bashkisë së Tiranës.

Më 17 qershor të vitit 1999, kryeministri i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, Hashim Thaçi, komandanti i KFOR-it Majkell Xhekson, nënshkruan në Prishtinë Marrëveshjen për kushtet e demilitarizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Procesi i demilitarizimit kishte qenë edhe pjesë e marrëveshjes së Rambujesë.

Më 17 qershor të vitit 1999, ishte intensifikuar kthimi masiv i popullatës shqiptare, e cila gjatë luftës në Kosovë ishte dëbuar dhunshëm në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të zi, nën kërcënimin për shfarosje nga regjimi serb i Milosheviqit.



Në 18 qershor të vitit 1904 vdiq Sami Frashëri, ideologu i Rilindjes Kombëtare shqiptare, dijetar i përmasave botërore, shkrimtar, dramaturg, linguist, hartues i enciklopedisë së madhe, “Kamus al alam”. Lindi në Frashër të Përmetit më 1 qershor 1850. Ishte një nga djemtë e Halit bej Dakollarit. Mësimet e para i mori në fshatin e lindjes. Më 1865 së bashku me pesë vëllezërit e tij dhe dy motrat u vendos, në Janinë, ku me vëllanë, Naimin, Sami Frashëri kreu shkollën e mesme greke “Zosimea”, me ç’ rast përveç kulturës së përgjithshme, përvetësoi krahas greqishtes së re e të vjetër edhe gjuhën latine, gjuhën frënge dhe atë italiane. Në Tetovë, nga Mahmut Efendiu, mësoi arabisht, persisht dhe turqisht. Më 1872 u vendos në Stamboll ku zhvilloi një veprimtari të gjerë patriotike për çlirimin dhe bashkimin kombëtar të popullit shqiptar dhe bashkëpunoi me përfaqësuesit më përparimtarë të lëvizjes demokratike-borgjeze turke. Ishte një ndër organizatorët kryesorë të “Komitetit Qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare” dhe me themelimin e “Shoqërisë së të shtypurit me shkronja shqip” (1879) u zgjodh kryetar i saj. Vdiq në moshën 54 vjeçare.

Më 18 qershor të vitit 1953, Revolucioni egjiptian përfundon me përmbysjen e dinastisë 150 vjeçare të Muhamed Aliut, shqiptarit të madh të Kavallës i cili e krijoi shtetin modern në Egjiptit. Dinastia e tij ka qeverisur Egjiptin prej vitit 1930 deri në vitin 1953.

Më 18 qershor të vitit 1948 u lind Fatime Sokoli. Ajo lindi në Dragobi të Tropojës. Ishte këngëtare popullore nga Shqipëria e veriut, Artiste e Merituar. Ajo ishte bija e parë e malësisë që kapi për herë të parë çiftelinë në dorë dhe hyri me guxim në odën e burrave, e veshur si burrë dhe këndoi si burrë. Për afro 30 vjetësh në skena koncertesh e festivalesh, në lëndinat e bjeshkëve dhe gurët e bardhë të Valbonës, në oda burrash malësie e në skenat e disa vendeve të Europës, qe kthyer në një simbol të Malësisë së Tropojës e të Gjakovës. Ajo u shfaq si krijuese, instrumentiste e interpretuese virtuoze dhe origjinale, me zë të veçantë bjeshkor të shoqëruar me muzikalitet. Vdiq më 12 gusht të vitit 1987.

Më 18 qershor 1999 ka rënë në ndjekje të forcave ushtarake e policore serbe, luftëtari i lirisë, Basri Canolli, me emrin e luftës, Shpendi.



Më 19 qershor lindi në Nju Jork të Amerikës, At Artur Evans Liolini, Kancelar i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë. Në veprimtarinë e tij fetare numërohen mbi 25 studime, ligjërata e artikuj kryesisht me përmbajte fetare dhe me problemet e Kishës Autonome shqiptare të themeluar nga Fan Noli, të cilën At Liolini e kishte mbështetur fuqishëm. Shquhen studimet: Kriza në qytetërimin perëndimor, Për një Kongres shqiptaro-amerikan, Për një histori të Kishës Shqiptare e studime të tjera.

Më 19 qershor të vitit 1988 vdiq artistja e popullit, Marie Logoreci. Ishte aktore shqiptare e teatrit dhe filmit. Pioniere e kinematografisë shqiptare. Paraqitja për herë të parë në film ishte tek Skënderbeu më pas në filmin e parë shqiptar me metrazh te shkurtër Fëmijët e saj, dhe me pas në filmin e parë shqiptar Tana dhe Toka jonë etj. Ajo luajti në filmin televiziv, Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur. Ajo ngriti në art karaktere të ndryshme të nënave shqiptare, duke u kthyer vetë në simbol të Nënës shqiptare. Maria e filloi aktivitetin e saj artistik që në shkollë, ku luante në teatrin e shkollës, vizatonte dhe këndonte. Në vitin 1945 ajo filloi të këndoje në Radio Tirana dhe në koncerte që jepeshin në qytete të Shqipërisë, si dhe shkoi turne jashtë shtetit si soliste e Korit të Përgjithshëm të Shtetit.

19 qershor të vitit 1999 kanë rënë dëshmorë në ndjekje të forcave serbe Sabri Krivaqa Driton Krivaqa e Agush Isufi, luftëtarë të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Zonës Operative të Karadakut.

Më 19 qershor të vitit 2001 ka rënë dëshmor në radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Elmi Bedri Kamberi, nga fshati Reçak i komunës së Shtimes.

Më 19 qershor të vitit 2014 ka ndërruar jetë, veprimtari, i burgosuri politik, Ruzhdi Hajdini. Ishte njëri ndër flamurtarët e parë të Republikës së Kosovës. Ai ka lindur në vitin 1955 në fshatin Miroc të komunës së Besianës, (ish-Podujevë). I takonte një familjeje me tradita atdhetare. Në fillim të demonstratave të marsit e prillit të vitit 1981, duke parë sesi forcat policore po torturonin madje edhe po i vrisnin mizorisht shqiptarët liridashës që kërkonin “Republikë-Kushtetutë”, atij i lind ideja për të rrëmbyer armët. Më 2 prill të vitit 1981 së bashku me Sami Lecin, Zijadin Hoxhën, Vehbi Lecin, Osman Krasniqin Ibush Kelmendin, Agim Selmanin, Hajrullah Dragushën, Agim Lecin e shumë të tjerë kishte ngritur një barrikadë në Besi dhe me ndihmën e shumë protestuesve u kishte rrëmbyer armët policëve rezervistë që vinin nga Serbia në Kosovë për ta shtypur kryengritjen e marsit dhe prillit të atij viti. Ruzhdi Hajdini ishte dënuar 14 vjet burg, në vitin 1981 nga ish regjimi i RSFJ-së, po aq sa ishin dënuar edhe shumica e krejt këtij grupi.



Më 20 qershor të vitit 1952 u vra Nikë Pjetër Deda, i shpallur Heroi i Popullit. Ai kishte zbuluar një bandë mercenarësh në kufi me Jugosllavinë. Edhe pse i mitur u vra nga diversantët që hynin tinëz në Shqipëri për rrëzuar regjimin. Për të mbuluar krimin trupin e tij të njomë, banditet vrastarë e kishin hedhur në një humnerë.

Më 20 qershor të vitit 1969, u lind Ilir Konushevci. Rrjedh nga një familje me tradita patriotike. Gjatë Luftës së Dytë Botërore nga kjo familje kishte pjesëtarë që u mobilizuan në radhët e forcave progresive të asaj kohe. Kjo traditë u vazhdua edhe gjatë luftës së fundit kundër pushtuesit serb. Në radhët e para të UÇK-së, përpos Ilirit, ishte edhe vëllai i tij, Saimir Konushefci, i cili dha një kontribut të madh pas legalizimit të UÇK-së në Llap, në shtrirjen, organizimin dhe furnizimin e saj. Gjeneralmajor, Ilir Konushevci së bashku me mjekun Hazir Malaj kanë rënë në një pritë, më 9 maj të vitit 1998, në Shqipërinë e veriut, derisa ishte duke dërguar armë për luftën e UÇK-së, në Kosovë.

Më 20 qershor të vitit 1999 komandanti i përgjithshëm i NATO-s, Vesli Klark, e ka njoftuar Sekretarin e Përgjithshëm të kësaj Aleance Veriatlantike, Havier Solana mbi përfundimin e procesit të largimit të të gjithave forcave policore dhe ushtarake serbe nga Kosova. Sipas këtij njoftimi, të gjithë trupat pushtuese janë larguar nga territori i Kosovës, 11 orë para afatit të ultimatumit. Si rezultat i këtij procesi, sekretari Solana urdhëroi ndalimin e sulmeve të NATO-s mbi Jugosllavinë, të cilat ishin pezulluar 11 ditë më parë. Njëkohësisht kontrollin mbi tërë Kosovën e kanë marrë trupat paqeruajtëse të NATO-s e të vendeve të tjera, anëtare të OKB-së.

Më 20 qershor të vitit 1999 kryetari amerikan Bill Klinton, në fjalimin e tij në përmbyllje të samitit jubilar të NATO-s, ka deklaruar se fitorja kundër Jugosllavisë është imperativ moral i NATO-s. Lufta në Kosovë promovoi strategjinë e re të Aleancës Veriatlantike, nga se të gjithë folësit në Samit, Kosovën e quajtën sprovë për të ardhmen. Edhe ministrat e BE miratuan njëzëri vendimin për embargon e naftës ndaj Jugosllavisë. Përveç kësaj i shpallën sanksione të reja ekonomike, duke i ngrirë të gjitha pasuritë në bankat e vendeve të Unionit. Njëkohësisht u mor edhe masa e ndalimit të udhëtimit në këto vende për Millosheviqin, familjen e tij dhe kastën e tij udhëheqëse.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.