Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

VIDEO SHOKUESE: Infermierja e rrah pacienten e moshuar dhe qeshin me të

Ne nuk po tallim lesht me ate plaken qe u dhunua, thjesht po vete-sarkarizohemi qe mund te na ndodh dhe ne dhe duhet te pergatitemi.
Mund te jemi ne ose nenat tona ne ket pozit nje dite nuk i dihet.
 
Ske faj moj shoqe, gjuha shkon atje ku dhemb dhembi :lolx: :lolx: :lolx:
 
Unn njoh infermer dhe mjek akama të palicensuar që punojnë në shtet.
Edhe që prindrit e tyre krenohen me fëmijën e tyre.
Ku kan ba njinmij të zezat vetm të diplomohen.
Por qê një njeri që mami im ka gja.
Ma bante tan krenari po vajza punon në shtet, asht e para e shkollës, punon dhe në universitet.
Edhe në fakt unn se kisha inatin me faktin që punon ajo aty.
Edhe unn urrej tê më bajn si vipa njerzit që i njoh, dhe e di se sa arrijn vet.
Dmth okej se asht puna tyne si i arrijn gjanat, poooor muaa mos më thuj dhe shit lêvdata kot se e njoh.
I thash, po ajo hala nuk ka ba licnesensi ka hy ne shtet.
Edhe që me punu në universitet duhen me pas dhe master dhe mbi të gjitha sepcalizimi.
Nuk ka shance qe me punu ne shtet dhe aq ma teper ne universitet vetm me nji bachelor.?
Ky qe ben ti eshte denoncim dhe bravo! Por, pse si denoncon te organet perkatese?
 
Sepse ka dashur petagogun dhe e nxerr nga burgu .???
Cdo tolerim qe bejm ne mga ana njerezore, ndoshta diku do te prek dike qe as na shkon neper mend.
Meloo asaj dhe atij "pedagogut", ti nuk e imagjinpn ca i ndodh!!!! E ai pedagogu do i jet i pari qe do e lej n balt!
Kshu qe, mos ngurro!!!!!!
 
Lexova pak nga komentet tuaja...nuk e di nese e kuptova mire pasi i lexova kalimthi, por jam dakord me @Apache per faktin se nuk duhen gjykuar femijet e nenes apo te afermit e saj se sja dime hallin. Te kthejme pak syte dhe nga institucionet qe nuk bejne sic duhet punen e tyre, sidomos kur jane institucione private dhe paguhen per te ofruar sherbimin.
 
Cdo tolerim qe bejm ne mga ana njerezore, ndoshta diku do te prek dike qe as na shkon neper mend.
Meloo asaj dhe atij "pedagogut", ti nuk e imagjinpn ca i ndodh!!!! E ai pedagogu do i jet i pari qe do e lej n balt!
Kshu qe, mos ngurro!!!!!!
Nuk ja vlen.
Është e kot, sa her e kan ba dhe aty asht hala.
 
Kesaj bishes qe ka vene dore ne te moshuaren i duhen prere duart publikisht. Rast flagrant dhe i pa tolerueshem.
 
Kesaj bishes qe ka vene dore ne te moshuaren i duhen prere duart publikisht. Rast flagrant dhe i pa tolerueshem.
Per zoten eshte tmerr i madh ky, por sme ben pershtypje ajo kucka qe i vu doren por Koleget e sajt qe i bejn video dhe qe qeshin me te dmth te gjitha meritojn te njejtin trajtim.
 
Per zoten eshte tmerr i madh ky, por sme ben pershtypje ajo kucka qe i vu doren por Koleget e sajt qe i bejn video dhe qe qeshin me te dmth te gjitha meritojn te njejtin trajtim.
Ato meritojne ti cosh nepr pune te renda e te mos pranohen kurre ne shoqeri por kjo femer qe ve doren mbi nje te moshuar duhet ndershkuar ne ate forme qe te mos i shkoje kurre me ndokujt ne mendje ta perserise pasi eshte veper e rende penale per edhe moralo-shoqereore.
 

Rrahja e së moshuarës në Pejë, përfundon seanca gjyqësore​



auto_auto_-640-0-7380f9a8cecbe7607ca9a246f58b9afa16674682261667493417.jpg


Pamje nga rrahja e te moshuares

Ka përfunduar seanca gjyqësore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tri të dyshuarave për rastin e sulmit ndaj të moshuarës në qendrën “Orenda”.

Vendimi për masën e paraburgimit ndaj tri të dyshuarave, të cilat sot kanë dalë para gjykatës, pritet të bëhet i ditur më vonë.

Lidhur me rastin janë arrestuar tre persona, e dyshuara e cila shihet duke ushtruar dhunë, përgjegjësja dhe një infermiere tjetër.

Dy të tjerat dyshohen për veprat dhënia e ndihmës në kryerjen e dhunës si dhe fotografim apo incizim i paautorizuar.

Oda e Infermierëve të Kosovës ua ka tërhequr licencën infermiereve që ishin të përfshira në rastin e rrahjes së të moshuarës në Pejë.
 

VIDEO SHOKUESE: Infermierja e rrah pacienten e moshuar dhe qeshin me të​


rrahje-1.png



Një video shokuese është publikuar në rrjetet sociale. Një e moshuar shihet se po goditet me shuplaka në fytyrë nga një infermiere.
Aktorja, Kaltrinë Zeneli ka publikuar në Facebook një video ku shihet një infermiere duke e goditur me shuplaka fytyrës një plak të moshuar.



Teksa ajo e godet, koleget e saja dëgjohen duke qeshur me këtë akt mizor.
Bëhet e ditur se e moshuara është nga një shtëpi private e pleqve në Pejë.

Postimi i plotë:
Do me thane spo di as se ka me ja nis e as cka me shkrujte ma perpara.
Qe cka ndodhe ne vendin tone edhe kto raste siduket jane krejtesisht normale per personat qe vec punojne aty edhe marrin rroge me u KUJDESE per keta persona e QE kujdesi qe po u bojka prej anes se tyre.
Si duket kjo qe ka nje dite normale edhe nje gja normale qe po ndodhka edhe qe njeri i gjalle spo u merrka me kete pune.
MONSTRUMA.

oj ti monster e pejes me fytyre dhe shpirt prej serbe a nuk te thahen ato duar qe ne rreze dhe kto qe i ben ti asnaj nenese se shkrete ja befshin nenes tende turp turp turp
 
Kur nuk e mbajnë familjarët e vet, ça prisnit? Ta duan të tjerët?
Ajo që mua më ngjall më shumë neveri, janë këto shfaqjet mediokër që i bënë pasi e morën me vete. Për të mos folur për vipat( duke bërë share) për ca klikime.
Ato jane fasada zemer!
Se gabimi kryesor eshte i atyre femijve qe e kane leme aty!
Kjo doli ne drite por shume raste jane ende ne erresire!
 

Nga një muaj paraburgim për tri infermieret e përfshira në dhunën fizike ndaj të moshuarës​

arrestimi1-780x439.jpg


Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimi prej 30 ditësh për secilën nga tri infermieret e akuzuara se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale sulm fizik ndaj të moshuarës në Shtëpinë e të Moshuarve “Orenda” në Pejë.

Në njoftim thuhet se Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurave A.P, A.R dhe R.K, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kishin për të kryer veprën penale sulmi nga neni 184 par.3 nën par.3.1 lidhur me nenin 31 të KPRKsë.

“Të pandehurave iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh pasi që gjyqtari i procedurës paraprake, në vlerësim të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë për caktim të masës së paraburgimit ndaj të pandehurave konstatoi se ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtat e kanë kryer veprën penale që ju vihet në barrë ngase ky dyshim mbështetet në provat që janë dorëzuar nga prokuroria dhe se me gjetjen e mundshme të pandehurave në liri ekziston rreziku i ndikimit në dëshmitarë të cilët janë pjesë e stafit të shtëpisë së kujdesit shëndetësor ku ka ndodhur vepra penale e të cilët nuk janë identifikuar dhe deklaruar ende, si dhe ndikimit në deklaratën e të dëmtuarës pasi që e njëjta është në gjendje të rënduar shëndetësore dhe nuk është deklaruar ende”, thuhet në komunikatën e gjykatës, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, gjykata ka vlerësuar se me lënien e të pandehurave në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale apo i kryerjes së ndonjë vepre të re penale, duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale, shkallën e lartë të pjesëmarrjes së të pandehurave, si dhe faktin se në mediat e vendit qarkullon edhe lajmi se dëshmitarja e cila ka shpërndarë videon me përmbajtje të veprimeve të të pandehurave ka pranuar mesazhe kërcënuese, që në këtë fazë dyshohet se janë dërguar nga të pandehurat ose personat e shtyrë nga to.

“Andaj, duke u bazuar në rrethanat e rastit konkret, gjykata ka arritur në përfundim se në këtë fazë të procedurës është i nevojshëm caktimi i masës së paraburgimit për të tri të pandehurat me qëllim të pengimit të përsëritjes së veprës penale, kryerjes së ndonjë vepre të re penale apo ndikimit në dëshmitar”.

Gjykata gjithashtu ka vlerësuar edhe mundësinë e caktimit të ndonjë mase më të lehtë ndaj të pandehurave, mirëpo gjeti se masat e tjera të parapara me ligj si masa më të buta se masa e paraburgimit, nuk ofrojnë siguri të mjaftueshme për zhvillimin normal, të suksesshëm dhe të papenguar të procedurës penale. /Telegrafi/
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.