Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Shkrime të ndryshme

Dhe, do të vijë një ditë, e cila ditë nuk do të jetë ditë e tërë;
Ndoshta do të jenë momente të caktuara, apo një moment i vetëm që do të ëndërrosh që të jetë së paku një ditë!
Një moment, që brenda sajë do të përmbajë dëshira të shumta, të cila dëshira ndoshta një jetë e tërë nuk do ti realizonte.
Ajo ditë dhe ai moment është tani, dhe tani është shumë vonë nëse nuk e shfrytëzon.
Sa jetë e humbur është ajo jetë që nuk i shfrytëzoi ato që kishte mundësi t'i shfrytëzonte, dhe sa i dëshpëruar duhet të jesh që të lejosh të ikën ato që mund t'i përvetësoje për veten tënde!
Tani është jeta, jo ajo që kaloi e as ajo që do të vijë, tani dhe vetëm tani, dhe kjo "tani" është shpresa për atë që kaloi dhe ajo që do të vijë; SHFRYTËZOJE!

View attachment 163386
Yes sir ?
 

"Kam shijen tende nen lekure"

Kam shijen tënde nën lekurë.
Nëpër flokë
gishtërinj
pas veshëve
dhe në kërthizë.
Ka pemë në dhomën time të gjumit
tmbuluar prej gjethesh të vockla.
Erdhe dëborë në orët e drekës.
Të më godasin.
Dhe mbyll sytë
që të mos i has.
Kam aromën tënde në frymëmarrje.
Të ndjej tek rrëshqet brenda meje
mes përmes kraharorit
në mushkëri
dhe nëpër gjak.
Ndërsa vrapon
drejt zemrës.
Ka pikla shiu në kujtimet e mia për ty.
Të freskëta
si heshtja pas rrapëllimave
dhe Netedy.com e lumit
mëngjese.
Kam emrin tënd brenda meje,
dhe sytë me fijëza drite.
Vështrimin e thellë
ku gjej vetveten.
Zhveshur,
prej mëkatit.

Charles Baudelaire
 
“Respekti yt ndaj njerëzve nuk dmth që ti ke nevojë për ta, por thjeshtë ti tregon moralin-kulturën-edukatën tuaj edhe nëse disa nga njerëzit nuk e meritojnë atë nga ju”
 
Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
 
"1 filxhan kafe ka 40 vjet kujtime!"

"Zemra nuk kerkon as te pije nje kafe e as te ulet ne kafene. Zemra kërkon miqësi - kafja është thjesht një pretekst."
 
Nuk të kam harruar!
E si do të mundja vallë!
Vetëm kam zgjedhur që të mos flas për ty, nuk të përmend më.
Të ruaj si thesarin më të shtrenjtë, të fshehur në zemrën time.
Harresa nuk të gjen atje. Deri atje vetëm unë e di rrugën.
Dhe se atje shkoj sa herë më merr malli për TY.
 
Mbushe zbrazëtinë në zemrat tona me mëshirën tënde, Zoti im. ??
 
Ndonjehere nga inati nuk themi gjera qe ndjejme, e kjo gje na ben te trishtueshem.
Por nga inati me impulsivitet themi dhe gjera qe nuk i ndjejme apo mendojme, per te vetmen arsye...te bejme dike te ndihet sikur na beri te ndihemi ne momente qe nuk e prisnim.
E cuditshme apo jo, por eshte e VERTETE.
 
vetmia nuk është mungesa e njerëzve për të folur, për të ngrënë,
ecni ose bëni dashuri.
Kjo quhet mungesë.

Vetmia nuk është ajo që ndjejmë për mungesën e atyre që duam,
dhe ata nuk do të kthehen.
Kjo quhet Melankoli.

Vetmia nuk është tërheqja vullnetare që njerëzit ndonjëherë i imponojnë vetes në përpjekje për të rindërtuar mendimet e tyre.
Kjo quhet Bilanci.

Vetmia nuk është manastiri i pavullnetshëm që fati na shkakton
në mënyrë që ne të mund të rifitojmë jetën tonë.
Ky quhet Parimi i natyrës.

Vetmia nuk është zbrazëtia rreth nesh.
Kjo quhet rrethanë.

Vetmia është shumë më tepër se kaq.
Vetmia është ajo që vjen kur humbasim veten
dhe ne endemi kot në kërkim të asaj që dikur
ishte shpirti ynë.

(Fátima Irene Pinto - nga "Ecos da Alma")
 
Çdo udhetim ka nje pike nisje,nje intenerar per te pershkuar dhe sigurisht nje fund...
Asnjeher nuk mendojm fundin.....nese do ta benim? Ateher sigurisht do shijonim me teper bukurin e nje luleje ,miresin e nje fjale,ledhatimin e nje dore,embelsin e dashuris dhe sigurisht cdo moment te jetes do ta shijonim pasi do dinim me siguri qe ka nje fund dhe cdo copez e ofruar do merrte tjeter kuptim.
Shijoni cdo moment duke menduar se natyra ka menduar per ne ndjejeni flladin e eres tek ju perkedhel ose shiun e but mbi lekuren ton,vallzoni nen ritmin e tingujve te tik-takut te ores mundeni kohen duke buzeqeshur para cdo sprove,ushqejeni shpirtin duke mbledhur nektarin e casteve dhe duke triumfuar,dashuroni bejeni fort dhe pa pendim,cdo dite mund te jet e fundit por shijojeni sa per nje jete.
 
Gjithkush, gjithkund, gjithmonë,ndjen nje mungese te dikujt, te dickaje qe i ploteson shpirtin por per nje apo disa arsye nuk eshte mundesia dhe keshtu behet mungese, mall, trishtim dhe qielli jetes merr ngjyre gri ku nuk lejon as diellin, as yjet, as henen te zbukurojne stinet e jetes.
Sa shpejt behet ftohte.
 
Jetë moj jeta ime
ike, trete ndër mendime!
Çka të mbaj diçka n'kujtesë
kur n'çdo hap më bëhesh presë!
Herë e dashur plot miklime
vjen e ik nga zemra ime!
Herë e rëndë ma zë kraharorin
e ftohtë,pa dritë, ma mbush oborrin!
Nga të të nis në rrugë të dritës
ti më vë barrë në krahë të rritës!
As të hedh as mund të të mbajë
të të uroj apo të të shajë?!
Jetë moj jeta ime!
ike trete ndër mendime...!
feneri
 
Njerëzit nuk e kuptojnë se të kanë humbur...
Nuk e kuptojnë se ti kishe nevojë për një fjalë që nuk t’u tha kurrë. Për një vëmendje që nuk t’u dha kurrë. Për një gjest që, në një moment të caktuar, e ndieje të domosdoshëm, por që nuk u bë kurrë.
Njerëzit nuk e kuptojnë se të kanë humbur kur të nxjerrin në plan të dytë. Kur të shtyjnë për më vonë, për atëherë kur të kenë më shumë kohë dhe më pak gjëra të rëndësishme për të bërë.
Nuk e kuptojnë se të kanë humbur kur nuk e dëgjojnë heshtjen tënde. Kur nuk arrijnë ta rrokin nevojën tënde për prani, qetësim, ngrohtësi, edhe pse ti nuk ua kërkon ato kurrë dhe ata as që denjojnë të të pyesin.
Njerëzit nuk e kuptojnë se të kanë humbur kur, edhe për gjëra të vogla, e tradhtojnë besimin tënd. Kur të lënë në pritje. Kur të vënë pas gjërave të tjera në listë.
Nuk e kuptojnë se të kanë humbur kur nuk i vënë rëndësi asaj që ti thua, apo që e ke të shtrenjtë.
Të kanë humbur kur nuk të pyesin asnjëherë se si je. Kur nuk shqetësohen për ty. Kur nuk e konsiderojnë gjendjen tënde dhe kur me indiferentizëm të thonë se, “çfarëdo që të ndodhë, ty gjithsesi nuk të gjen gjë”.
Njerëzit nuk e kuptojnë se të kanë humbur kur nuk ta tregojnë me vepra atë çka ndiejnë për ty. Kur nuk ta dëshmojnë se të kanë përzemër. Kur nuk të thonë kurrë se të duan dhe se je vërtet i thesartë për ta.
Të kanë humbur kur të bëjnë të ndihesh si një kalimtar më shumë në jetën e tyre, një kalimtar që edhe mund të mos ishte fare.
Njerëzit nuk e kuptojnë se të kanë humbur... Se për shkak të shumë mungesave të vogla, të shumë boshësive të vogla, të shumë shkujdesjeve të vogla, të shumë harresave të vogla, ti u largohesh atyre çdo ditë e më shumë; madje, as nuk arrin ta shpjegosh arsyen se pse.
Dhe nuk bëhet fjalë asnjëherë për një episod apo një gjest të vetëm. Jo. Në çdo herë që përsëriten të tilla gjëra karshi teje, ti ndihesh gjithnjë e më ndryshe. Gjithnjë e më vetëm.
Njerëzit e kuptojnë se të kanë humbur, vetëm atëherë kur një gjë e tillë ka ndodhur tashmë.

Web
 
Trishtim Turgeniev-ian, me vargje teper mallengjyese:
KUR TE MOS JEM
"Kur te mos jem, kur gjithçka qe ish e imja, do te mbulohet me pluhur
-o ti, shoku im i vetem,
o ti, qe te desha kaq fort e kaq dhemshurisht,
ti, qe me siguri do te jetosh pas meje
- mos shko te varri im...
Ti s'ke ç'ben atje.
Mos me harro..., po mos me kujto permes halleve te perditshme, kenaqesive dhe nevojave...
Nuk dua ta pengoj jeten tende,
nuk dua ta veshtiresoj rrjedhen e saj te qete.
Por ne çastet e vetmise,
kur mbi ty te bjere trishtimi i drojtur e i pashkak,
aq fort i njohur nga zemrat e mira,
merr ndonje nga librat tane me te dashur
dhe kerko ato faqe, ato rreshta,
ato fjale, nga te cilat na ndodhte
-te kujtohet? - te dyve,
menjehere te na rridhnin lotet ne heshtje.
Lexoji, mbylli syte dhe zgjatma doren... shokut qe te mungon, zgjatja doren tende.
Nuk do te mund te ta shtrengoj me doren time:
ajo do te jete e shtrire, e palevizshme nen dhe,
por tani me pelqen te mendoj qe ndoshta, ti, ne doren tende,
do te ndiesh nje prekje te lehte.
Dhe pamja ime do te fanitet ty dhe nga syt' e tu te mbyllur do te rrjedhin lot,
si ata lot qe ne, te mallengjyer nga bukuria, patem derdhur se bashku,
o ti, shoku im i vetem,
o ti, qe te desha aq fort e aq dhemshurisht...!"
 
"E vetmja mënyrë për të kapërcyer problemin e besimit është të mos i besosh askujt."
 
Askush nuk me ka prekur shpirtin, askush dreqi e marte, sa dhimbje ndjej kur pyes Zotin pse mua?
Vetem nji djall me fytyre njeriu me beri mos te lejoj askend te afrohet nga frika mos me vjedhin frymen.
Ndersa urrejtja,me mori ne krahet e saj pa deshiren time, ama ishte vetem nje...vetem nje qe me vendosi ne krahet e urryer dhe kurre me askush...askush nuk me ka prekur, as ne shpirt.
Oh, sa jam lutur Zotit te mos kisha frike.
E te kisha nje shpirt përballë meje e te me ndjente ne te qare e ne te qeshur.
Ndersa ti...ishe thjeshte ilaci me i mire i fjales qe nuk ja lejova askujt vec teje...
Besomë...
Dhe Zotit i falem per aq...
 
Nëse një zot e ka krijuar këtë botë, unë nuk dua të isha ai zot!
Mjerimi ekstrem në pjesën më të madhe të njerzimit,padrejtësia dhe imoraliteti.
Do ma shqyenin zemrën!

(Arthur Schopenhauer)
 
Që nga fillimi, e vërteta ishte e qartë si dielli por, ishte e pamundur që ta pranoja...

324570798_1316274589213646_273563597287476379_n.jpg
 
Njoha dikë që kërkonte falje edhe kur nuk gabonte.
Që buzëqeshte edhe kur do donte të qante.
Që përpiqej të kuptonte tjerët dhe kur kishte vetë nevojë për mirëkuptim dhe mbështetje.
Që komunikonte kur njerëzit kërkonin ide apo kohë prej saj, por ajo nuk gjente kurrë këtë mundësi.
Që jepte shpirtin dhe të gjithë ishin mosmirnjohës.
Ajo dikushi isha unë, derisa fillova të doja veten?
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.