Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Shkrime të ndryshme

Kur të kujtosh se krejt bota ta ktheu shpinën e të la jashtë,
rikujtohu tri herë mos je ti ai që është ulur mbrapsht!
 
Miku im i shtrenjte,lamtumire!
Ty ketu ne shpirt te kam,ta dish!
Fati po na ndan sot pa deshire,
Po diku do shihemi serish!

Lamtumire mik,pa fjale e lote!
Vetullat ti ngrysesh,s'ka perse.
Vdekja s'eshte gje e re ne bote.
As te rrosh nuk eshte gje e re.

Sergey Essenin
 
Varkat nuk fundosen për shkak të ujit përreth tyre përkundrazi, ato lundrojnë mbi atë ujë. Arsyeja e fundosjes së tyre është depërtimi i ujit në brendinë e tyre. Andaj, lundro mbi problemet e jetës dhe mos lejo që ato të prekun brendinë tënde...

FB_IMG_1673383203670.jpg
 
Nese do ta dija qe sot do te ishte hera e fundit qe do te te shihja duke fjetur, do te te perqafoja fort,fort dhe do t’i lutesha Zotit qe te behesha roja e shpirtit tend. Nese do e dija se kjo do ishte hera e fundit qe do te te shihja te dilje nga dera, do te te perqafoja dhe do te te jepja nje puthje dhe do te te therrisja perseri qe te te jepja edhe te tjera.Nese do ta dija qe kjo do te ishte hera e fundit qe do ta degjoja zerin tend, do te regjistroja cdo fjale tenden qe te mund te te degjoja perseri, perseri.. Nese do te dija qe keto do te ishin momentet e fundit qe do te te shihja, do te te thosha “te dashuroj” dhe do te supozoja jo logjikisht se e dije me pare. Ekziston gjithmone nje e neserme dhe jeta na jep edhe mundesi te tjera qe t’i bejme gjerat sic duhet, por nese bejme gabime na mbetet vetem e sotmja.Do te doja te te thoja se sa shume te dua dhe se kurre s’do te te harroj. E nesermja nuk eshte e sigurt per askend, si i ri, si i vjeter. Sonte mund te jete hera e fundit qe i shikon njerezit qe do. Prandaj mos prit me, beje sot sepse e nesermja nuk vjen kurre. Sigurisht do pendohesh per diten kur nuk gjete kohe per nje buzeqeshje, nje perqafim, nje puthje dhe sepse ishe i zene per te realizuar nje deshire te tyre.Mbaji ata qe dashuron prane vetes, thuaju duke mermeritur se sa shume ke nevoje per ta, dashuroji, sillu mire, gjej kohen per ta, thuaju “me vjen keq”, “me fal” , “faleminderit” dhe te gjitha fjalet e dashurise qe di. Asnjeri nuk do te te mbaje mend per mendimet e tua te fshehta…


Gabriel Garcia Marquez​

 
"Ajo ishte e cmendur.Rendte pa britma drejt marrezise saj.Ikte larg,e flirtonte me hijet e veta,per te me takuar gjithmone,ne te pamundurat e mia.Ne endra.
E une,gjysme i marre,pushtoja vetveten,ne vetem nje perqafim te saj,e rendja,si dreqi,ne kerkim te gjysmes tjeter,qe mbeste peng,tek ajo.Pikerisht ne mendimin e vetem qe me boshatiste shpirtin,e me bente te puthja duart e nje perendie,te cilin nuk kisha dashur asesi ta njihja.
Ajo ishte e brishte.Te kallte daten,me embelsine qe mbulonte veshtrimin e saj.Te prekte duart,e beheshe pasioni,i therrmuar ne miliarda qeliza,te cilat nuk kishe fuqine me t'i mblidhje.Tmerresisht e dashurueshme.
Adhuroj gjithcka,kur ajo ndodhet prane.Gjithcka.Nje forme te parendesishme te reve.Erresiren.Dicka fare te parendesishme.Le te themi,nje drite te larget te gjetur rastesisht ne veshtrimin tim.Mund te perhumbem ne te ,e te mos gjej me guximin te kthehem pas.Sepse ajo eshte prane dhe ajo dritze,atjetej,eshte filli qe me lidh me mendimet e saj,e me ben nje me jeten.Dhe me te njejtat endra,ku shpeshhere ajo shetit.Madje,edhe me apre se ta njihja."
Po e degjoja pa vemendje.Pothuaj i perhumbur ne gjysma vetmish,te perthithura nga mungesat e tij.Nuk e dija nese vertet ishte i cmendur sic pretendonin,por e dija me siguri,se ky njeri,dashuronte me forcen e nje uragani,e per fat te keq,edhe zhbehej nga pak ne cmenduri,prej te njejtit uragan.
Ia vodha veshtrimin veshtrimit te tij dhe me zerin e brejtur nga nervozizmi,provova ti beja nje pyetje pa e shkeputur nga marria e tij:
-Si munde te dashurohesh me te?
-"Ishte e veshtire mos ta beja.Dashuronte poezite e mia.Qante me dritherimat e mia nen hene,e me endrat e saj romantike,me conte ne nje tjeter bote.Nuk mund ta shmangia.
Eshte e zgjuar.Nje zgjuarsi te aq te paarritshme,sa une e quaj "e cmendura ime"."
-Cfare eshte ajo per ty?
-"Dicka qe nuk mund te jete askush tjeter."
-Premtimi me i madh qe ke marre nga ajo?
-"Do te shihemi serish."
-Si ndjehesh me te?
-"Nuk ndjehem vetem."
-Eshte e bukur?
-"Eshte endra me e bukur qe kam pare."
-Me ke do ta krahasoje?
-"Nuk do ta beja.Nuk i ngjan asnjeres."
-Ku jeton?
-"Brenda meje."
-Dua them,adresa.
-"Gabimisht larg."
-Pse po qan?
-"Nuk po qaj."
-Po te shoh,mos harro.
-"Eshte ajo."
-C'kerkon te thuash?!
-"Ajo,po me mendon."
-Dhe ti e ndjen?
-"Sigurisht.C'dashuri do te quhej nese nuk do te qe keshtu."
-E c'eshte dashuria per ty?
-"Dicka qe nuk do te mundja kurre ta perkufizoja me fjale.Do ti vija nje emer,por ti nuk do ta njihje.Mund te te jepja nje adrese,por ti nuk do ta gjesh guximin per te vajtur.Dashuria eshte te ecesh mes shpirtit tend,e ti shohesh te gjithe yjet,e tjetri te doje me ngulm erresiren tende.
Dashuria eshte ajo.Nese nuk arrin te kuptosh kaq,atehere ti nuk ta kuptosh,ose nuk ke dashuruar kurre."
Ishte i mbytur ne dashuri.Nuk me permendi asgje per te,ama arrija ta shihja imazhin e asaj dashurie.Buzet e saj.Floket te perpiqeshin tej nga era.Buzekuqin qe i mposhtte fjalet.Buzeqeshjen dhe trishtimin e saj.Syte e veshur me stuhi te dhjetera jeteve te pajetuara kurre dhe kujtimet e njemije shekujve,te mbyllur fort ne qiellin ku ajo strehohej,per tiu shmangur brengave te botes.Mund ta dashuroja edh une ate.Fare thjeshte.Nga zeri i nje "te cmneduri.
Ajo ishte nje rreng i universit,per te te rrembyer,drejt e ne mrekullite e tij.Ashtu sic kishte bere me kete te "mjere".Ashtu sic mund te bente me mijera te tjere,ne kete jete,apo ne nje tjeter.
Nuk e pyeta me dhe nuk e pashe me kurre,ne rruget e atij qyteti ku shetisja rastesisht.Ishte larguar,nderkohe qe une perpiqesha te rikrijoja linjat e fytyres saj,nepermjet tingujve te zerit te tij,qe behej fryme,e i jepte jete asaj.
Nuk do te dashuroja kurre si ai,nese per nje cast,edhe shekujt e mi nuk do te ngaterroheshin me njeri tjterin,e te beheshin nje,te ngulur ne nje veshtrim,e te me mbysnin me qiej te stuhishem dashuri,per te me marrosur.
Ndeza nje cigare dhe e ndoqa flladin qe mbase ende ia hiqte tej floket asaj dhe ika,ne kahun qe mendoja se ishte e kunderta qe kish marre i "marri".
 
"Nuk janë paratë që na bëjnë të lumtur, por dashuria".dashuria është ajo qe ju bën të ndiheni të lumtur sepse lumturia që vjen nga zemra është aq e madhe dhe e fortë sa një lis që nuk vdes kurrë.si Gjethet e një peme që mund të bien, por pema mbetet për një lulëzim të dytë.edhe të ketë stuhi…shi breshër ajo peme është e fortë dhe mbahet...nga rrënjët e thella.edhe dashuria është ashtu, gjithçka kalon, gjithçka ndryshon, gjithçka vdes, përveç dashurisë....sepse dashuria vjen nga lart, dhe, ne qeniet njerëzore nuk jemi asgjë përpara madhështisë së dashurisë.Jeta nuk eshte vetem pasuri...A e din që Jeta nuk jetohet vetem me para...Zemra ime Dashuria ime Paraja nuk ka vleren tende.....sepse unë jam i lumtur me ty...ti je Pasuria ime... Nuk e dua pasurine e botes perpara teje...sepse ti je bota ime edhe pasuria ime më e madhe që kam....të dua per ate qe je...edhe jo per ato që ke.... gjërat materiale mundet ti kesh sot e ndoshta neser jo…Por dashuria mbetet gjithmonë....Ashtu si dashuria ime per ty që nuk do të vdes kurrë...!!!FB_IMG_1673696847224.jpg
 
Njerëzit duhet me i dashtë
deri aty ku fillon nënvlerësimi
për dashninë,rrespektin
e kohën që u jep,
Nëse i don ma tepër,humb veten bashkë me dinjitetin.
 
Janë ba disa ditë, që nji mendim m’luen si tingull i përsëritun n’krye edhe m’zgjon, m’shoqnon, vallzon me mue kudo t’jem. Janë ba disa ditë, që po njoftohem me diçka te re brenda meje. Nji tjetër unë, por me nji tjetër shije. Nji rahati që do me u futë brenda meje e me nxànë vend, mem tregue që mundet me jetue brenda ksaj rrëmuje t’madhe, mem tregue që mundet me lulëzue edhe pse çdo bukurije t’mundshme ia kam djeg àsht e rránjë!

Po i mbylli sytë, si fëmija kur natën e tremb përbindëshi që ndodhet vetëm n’krye t’tij e askund tjetër, por në kryen e tij ai përbindësh e gllabëron pa pikë mëshire, pa pikë hezitimi.

Janë bà ca ditë, që dhurata t’çmueshme t’universit refuzoj me i konsiderue t’vërteta, t’mirëqena e bàsh n’kto ditë po e vërej sa shumë e kam përqafë hidhërimin si bashkëshoqnuese e jemja, e jona.

E sot, si çdo ditë i ka ardh vakti me puth edhe gjàna t’bardha, nën shijen e dàshnisë, lumtunisë pa çmim, vetëm në mirënjohje e falëndërim t’Madhnisë Tij! Mendja, refuzon mem lanë me qënë e lumtun pa pasë frikë se e keqja fshehet mbas dere!

Amël
 
Najher menoj se e fjetuna âsht veçse nji arratisje e sotshmes për me mujt me i mbijetu t’nesërmes. Njâshtu si po arratisem sonte. Sillem n’çdo krah të krevatit të madh që do mem hangër t’gjall, thue ti se ky katër kândsh paska gojë mem shqyé tuj u përpelit në gjumin e amël t’ksaj vdekjeje t’përkohshme.
Nuk menoj, nuk flas e kjo sjell për fundmi mos me kuptue shumë gjâna. Ndâsht, kjo âsht ajo vdekja që ândrroj, me ditë shumë kurrë nuk âsht kjen mirë! Me kuptu e me jetu ât që t’u ka shënjos n’zemër e mendje, n’fakt âsht makthi ma i tmerrshëm që mujsh me e pas kur sytë i ke çelë.
E kur flej, at’herë kur i mbylli sytë e vrapoj n’fusha të mdhaja të hiçit e asgjâs, e ndij sa i lehtë bahet shpirti jem. Si nji pupël, e bardhë, e nji gjallesë që njiherë ka prek tokën e tash âsht nâlt tuj e marr era. As kujtime, as ndërgjegjie, as frymë e as mëkate.

Zhurmat e kësaj bote t’zgjojnë sërish, janë ngatërrue ant, e sdi cilës mujsh me i than realitet. Sdi as nëse zgjimi âsht si me u pas bekue sërish a je mallkue me çel sytë, e prapë me u gjend n’njejtin krevat që natën e mâparshme t’hajke deri sa ike.
E bukura e ksâj âsht se trupi i vogël njerëzor, që rri n’jetë veç pse ajo copë mishi hala rreh, do me u shpërblye për zgjimin e tij. E dëshirat e âmla të kësaj bote t’rrejshme e ushqejnë tuj e shtye me dëshiru për me u prek nga t’mirât e ksâj ane. Mekatet kjofshin t’mdhâja a t’vogla, lumtunia kjoftë e gatë a e shkurtë nuk janë përtej Fuqisë t’madhe që na ka krijue e na s’mujna me ekzistue prej hiçit për âsgja. Nashti andërr âsht edhe ky zgjim i t’sotshmes, nji ditë makth nji ditë gzim. E kur flejmë ândrrat e kësaj ane si i kallxojna?


Amël
 
N’shkuemje asht hapi i parë që hedhim për me dasht vetën. Me dasht atë që me tye ka me qëndru gjithmonë.
 

Duaje veten, edhe nesër!

Thonë që është në rregull të mos jesh në rregull. Bukuria qëndron pikërisht në atë rrugëtim, paksa i brishtë, paksa i mërzitshëm, ndonjëherë lodhës gati për të të dërrmuar e për të ta shpifur fare.
Një ditë, me sytë e humbur tek hiçi mëson që lumturia nuk të sërviret gati në pjatë por të duhet ta gatuash.
 
Të shumtë do të jenë ato momente kur një buzëqeshje e dhënë nuk do të të dalë nga shpirti, madje do luftosh shumë ta japësh, nuk do të jesh vetvetja, dhe për më tepër do e urresh vetën që u shtire. Do të nervozohesh, do të pasojë sharja, më pas pendimi, dyshimi edhe çfarëdo lloj ndjenje që do të të ndezë flakë trurin e zemrën. Dhe, do të thuash që nuk ishe ti, se ajo çfarë të frikëson më shumë është ai takimi disa sekondësh sy me sy.
 
Jo çdo mbrëmje do të jetë një fund, ndonjëherë do të ngjajë me fillimet për të cilat je lutur, dhe që vetëm errësira mund të t’i sjellë.
 
Mëson se çdo ditë nuk do zgjohesh me dëshirën për të dashur jetën, herë pas herë nuk do të kesh fuqi as të ndjesh zemrën që po të mbron nga e gjithë bota dhe më së shumti nga e keqja që ti e ke ndërtuar vetë në mendjen tënde.
Jo çdo mëngjes do jetë një fillim i ri, madje disa herë do të jetë një makth i një agonie që ka nisur nga një gabim, e që të mban mbërthyer me një lëmsh që ta marrë frymën.
 
Ta kisha dhurue krejt dashninë që m’ke ba me e ndi,
por kam frikë që ti je tepër i dobt’ për me rrnu aty ku ke lanë gjurmët e tuja,
 
Si të thuash, njëriu sa më i pafajshëm aq më pak e mendon dëmin apo jo?
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.