Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Shkrime të ndryshme

E ndjej, ai boshllëk nuk do mbarojë kaq shpejt. Mos lufto të harrosh, ajo betejë e përgjakshme e mendimeve është më e fortë se ti, e di, po përpiqesh deri edhe në qelizat e tua të ndalosh atë tru të mendojë dhe atë zemër me ndje,por dije se as nji gjumë i stërzgjatur nuk do të të shpëtojë dot.
 
Mos prit o xhan të ta thotë askush. Secili po ecën me këmishën e vet, askush nuk e vesh tënden për të të treguar në është ftohtë apo nxehtë. Në kulmin e dhimbjes tënde, kur të ngelen të hapur vetëm duart e Zotit për me lan lotët e lutjet tuja.
 
Po cili shpirt nuk u mallëngjye për t’dashtunit që i çelën lule n’shpirt e mos me iu çue peshë e ngrâta zemër?
Lene mërzinë dhe inatin që flet gjuhën e vet.
 
E lash zemrën t'bajnë gjynahin ma t'bukur tuj t'dasht ty." ?
?
 
T’kisha shtrëngue fort, e me hallkat e shpirtit tem t’kisha mbajt mbyll,
po ti je msu me fluturu e mos me ndejt ku ka vend veç për dy.
 
"Një goditje ne rrënjë, i zëvendëson një mijë goditje në gjethe"
Një nga urtësitë më të mëdha të jetës, qoftë si qasje ose si aplikim. Po të merrej kjo urtësi si formë apo mençuri e trajtimit të problemeve, nuk do të kishim pasur të ashtuquajtura probleme kronike ose trajtime të improvizuara(ad hoc).
Trajtoni problemet nga rrënjët e tyre, jo nga gjethet ose frutat e tyre!
Salah el Fehdi

323412645_889714295492485_9077460044849924826_n.jpg
 
Nuk kam kërkuar kurrë një arsye për të dashuruar.
Sjellja mjafton për zemrën të vendosë.
 
Thellë brenda vetes e dija se çfarë do të ndodhte, e kjo më bënte më të qetë.
 
Besoj se është ndjenja më e mirë në botë, që askush nuk mund të të lëndojë.
 
“Flisja me ty sikur të njihja për shumë kohë.
- “Kështu është”…njerëzit kur e kuptojnë njëri tjetrin flasin ashtu siç iu vjen prej brenda…”

Ernest Hemingway
 
" Disa njerez ikam dashur me shum , kur i kam njohur me pak."
Ta bera mora kte e bera status... se me pelqeu?‍?
 
BARDHYL LONDO

"Kemi dashur shume"

...Se edhe dashurite vdesin e shtrenjta ime
me nje gjeth ne buze me nje fjale shpuze
...Se edhe deti vdes e shtrenjta ime
mbi nje rere te trishtuar, nen nje shkemb te vetmuar.
...Se edhe vjeshta vdes e shtrenjta ime
ne nje livadh pa bar, ne nje shteg mergimtar.
...Se edhe ujerat vdesin e shtrenjta ime
neper mjegull te dendur, nen nje re si enderr.

...Kemi dashur shume,
kemi urryer shume,
S'kemi si vdesim, e shtenjta ime.
 
Dhimbjen e kam pas ndjerë disa herë në jet, aq sa i kam dëshiruar vdekjen vetes, por se kisha parë kurrë.
Këtë herë e pashë në verdhësinë e fytyrës dhe errësirën e veshur përreth syve, por nuk më trembi aq sa më trëmbte kur nuk e kisha parë.
Besoj se nuk do ta harroj gjatë a ndoshta pergjithmonë.
 
“Prej njerëzve më të kqinjë janë: ata që kan hyrë tek ne nga dera e besueshmerisë ndërsa dalin nga dera e mashtrimit e tradhëtisë”.
(Përkthim)
 
Jam tuj mësue mos me reagu për gjithçka që më shqetëson.
Jam tuj mësue se nuk kam nevojë me lëndu këdo që më ban keq.
Nganjëherë asht shenjë e madhe pjekuniet,
me u largue prej çkado që më provokon shqetësim dhe më prishë qetësinë e mrendshme.

Jam tuj mësue se energjia që harxhoj për të gjitha gjanat që insistoj,
më lodhë dhe më pengon me përqendru energjitë në gjana ma të dobishme për mue.
Jam tuj mësue që nuk mundem me ju pëlqy të gjithëve,
e kjo asht krejt në rregull.
Jam tuj mësue se mos me reagu nuk don me thanë me pranue, por me shmangë diskutime të panevojshme.

Jam tuj mësue me i kuptue mësimet e jetës,
po mësoj prej atyne që janë të ndryshëm prej meje.
Jam tuj zgjedhë me kenë ma e mirë.
Jam tuj zgjedhë qetësinë teme,
sepse asht ajo çka kam ma së shumti nevojë.

Nuk due ma drama.
Nuk kam nevojë për askënd që më ban me u ndje sikur nuk i mjaftoj.
Jam tuj mësue më zgjedhë nëse due grindje apo diskutime.
Shkoj përtej, nuk jam.

Jam tuj mësue se shpeshherë mos më thanë kurgja, i thotë të gjitha.
Jam tuj mësue se me ju përgjigjë provokimeve, më ban keq,
dhe i jep pushtet një tjetër personi mbi emocionet e mia.
Nuk mundem me kontrollu çka të tjerët thonë,
por mundem me vendosë si me reagu ose si me menaxhu e zgjedhë
nëse kanë apo jo randësi për mue.​

Jam tuj mësu se në shumicën e rasteve këto situata nuk kanë lidhje me mue,
por ma shumë me të tjerët.
Jam tuj mësue thjeshtë me u dashtë
dhe jo me u shkatërru.
Nganjëherë asht ma mirë me heqë dorë dhe me i lanë njerëzit me shkue,
sidomos nëse këto marëdhanie nuk kanë mundësi me ekzistu pa shumë shpjegime.

Jam tuj mësue se jeta bahet ma e thjeshtë kur nuk përqendrohem tek ajo çka ndodhë rreth meje
por ma së shumti mbi veten teme.

Me punue me veten dhe për paqen teme të mbrendshme
më ban me kuptue që mos me reagu për çdo gja të vogël që më shqetëson,
asht hapi i parë për me jetue një jetë të shndetshme dhe të lumtun.

Deborah Doca
 
Nuk ka dyshim se zemërimi është një nga emocionet më të fuqishme që kemi si njerëz. Të përballesh me një person të zemëruar nuk është kurrë e lehtë.

Por, çka nëse do t'ju thuhet se ekziston një mënyrë për të kontrolluar dhe ndikuar në zemërimin e atij personi, edhe kur ai "shpërthen" para fytyrës tuaj?

Dr. John R. Schafer punoi si agjent i FBI-së për 25 vjet, gjatë së cilës kohë ai zhvilloi një mënyrë të zgjuar për t'u marrë me njerëzit e zemëruar. Siç mund ta merrni me mend, duke punuar si agjent i FBI-së, ju takoni shumë njerëz të zemëruar që ka shumë të ngjarë të përpiqen t'ju lëndojnë nëse munden.

Kështu Dr. John R. Schafer uli kokën dhe filloi të mendojë për një mënyrë revolucionare për t'u marrë me njerëzit e zemëruar. “Thyerja e ciklit të zemërimit i lejon njerëzit të shfryjnë zemërimin e tyre dhe u siguron atyre një kurs veprimi që do ta kenë të vështirë ta refuzojnë”, shpjegon ai për learning-mind.com. Dhe ai rendit 3 hapat për të thyer ciklin e zemërimit dhe për të trajtuar në mënyrë efektive një person të zemëruar.

1. Deklarata me empati

Mundohuni të dëgjoni se çfarë thotë dhe ndjen personi tjetër. Pastaj, duke përdorur një gjuhë të ngjashme, bëni një bisedë me personin që është i frustruar. Duke u fokusuar në situatën dhe ndjenjat e tij.

Zakonisht, nëse i thoni dikujt se e dini se si ndihet, reagimi i tij do të jetë: "Jo, ju nuk e dini se si ndihem unë, nuk jeni në vendin tim". Por duke përdorur deklarata empatike që fillojnë me “Pra ju…”, personi i zemëruar sheh gjithçka që ju ka thënë, dhe më e rëndësishmja, ai ndihet i dëgjuar.

2. Dekompresim

Kur dikush mund të shprehë gjithçka që ka në mendje, ai dekompreson. Është një ndjenjë lirie. Një peshë i hiqet nga gjoksi dhe ai ndjen se mund të marrë frymë përsëri. Kjo është kur personi i zemëruar "djeg" gjithë zemërimin e tij dhe çdo herë dekompresimi bëhet gjithnjë e më i dobët. Aty, natyrisht, është e dobishme edhe ndjeshmëria nga ana juaj, të cilën e përmendëm më lart.

3. Rruga për të dalë

Së fundi, jepini mikut ose kolegut tuaj një kurs veprimi të menjëhershëm. Nje zgjidhje. Gjeni një rrugë që miku juaj nuk mund ta mohojë, që do t'i ndihmojë në mënyrë të pashmangshme në planin afatgjatë, në mënyrë që zemërimi histerik të mos përsëritet më. Thuaj diçka si: "Pse nuk provoni të bëni X. Do t'ju ndihmojë...".

Përtej kësaj, thjesht mbani mend se kur takoni një person të zemëruar, kjo ndjenjë vjen nga një "lëndim". Ekziston gjithmonë një rrënjë në këtë zhgënjim dhe ndonjëherë gjithçka që duhet për të kontrolluar këtë zemërim është ta lini personin të shfryjë të gjitha mendimet e tij dhe të shfryjë. Dëgjojeni atë dhe më pas tregoni se e kuptoni.

Web
 
Gjithmonë mënyra si i thoni gjërat është shumë më e rëndësishme se ajo që do thoni.
Nje fjalë e mirë thënë në mënyrë të gabuar del gjithmonë keq.
Dhe një fjalë e keqe thënë në mënyrën e duhur del gjithmonë mirë.
 
Kur afërsia ju lëndon, largohuni!
Largësia është një hapësirë që ti lë për zemrën tënde, që të mos vuash më shumë!
Distanca nuk është gjithmonë humbje!
Distancimi është një distancë sigurie në të cilën ju korrigjoni veten dhe ju tërheqni prapa për të nxjerrë linja të qarta dashurie.
Këtë mund ta bëni për të afërmit, miqtë dhe të gjithë të tjerët. Një distancë e sigurt mund të rikthen ekuilibrin në zemrën tuaj dhe qetësinë në shpirtin tuaj. Kjo do ju jap mundësinë që të shihni të vërtetën dhe sinqeritetin e raporteve dhe lidhjeve tua...

FB_IMG_1674122925768.jpg
 
Dhe, do të vijë një ditë, e cila ditë nuk do të jetë ditë e tërë;
Ndoshta do të jenë momente të caktuara, apo një moment i vetëm që do të ëndërrosh që të jetë së paku një ditë!
Një moment, që brenda sajë do të përmbajë dëshira të shumta, të cila dëshira ndoshta një jetë e tërë nuk do ti realizonte.
Ajo ditë dhe ai moment është tani, dhe tani është shumë vonë nëse nuk e shfrytëzon.
Sa jetë e humbur është ajo jetë që nuk i shfrytëzoi ato që kishte mundësi t'i shfrytëzonte, dhe sa i dëshpëruar duhet të jesh që të lejosh të ikën ato që mund t'i përvetësoje për veten tënde!
Tani është jeta, jo ajo që kaloi e as ajo që do të vijë, tani dhe vetëm tani, dhe kjo "tani" është shpresa për atë që kaloi dhe ajo që do të vijë; SHFRYTËZOJE!

326174803_1127918764591756_3525683195139329851_n.jpg
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.