Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Poezi të ndryshme

....dhe papritur, e ulur ne tavolinen e kafenes perballe familjareve, me nje kenge ne sfond tingujt e te ciles te mbysin ne trishtim, ndjej nje djegie sysh dhe per te mos u kuptuar mbyll syte shpejt,por nuk munda ta mbaje nje lote qe rreke u duk ne cepin e syzeve dhe une ula koken. Mu duk sikur me ra ne mes te zemres dhe me ngriu akull, zemra ime po ngrinte cdo dite sa here lotet me bien dhe ngijne aty perseri.
Papritur ndjeva mamin qe me erdhi pas kraheve dhe me perqafoj !
-Cfare ke o e vogel?
- Asgje ma, me dolen lot ngaqe ben shume ftohte!
- Me ftohte se ne zemren tende?! -me pyeti.
...e une s'dita te pergjigjesha, harkova nje tjeter buzeqeshje fallco dhe mora filxhanin e çajit. Mbylla syte dhe ju luta Zotit qe dite si keto te ikin sa me shpejt, sa me shpejt.


Dikushja...
 
- Degjo vogelushe!
- Nuk je as e para, as e fundit qe vuan! Ok, erdhi nje budalla, te beri per vete, ta mori shpirtin dhe u largua si pa te keq!
Dhe cfare? Iku? Mire beri, ai humbi, jo ti!
Ai humbi nje vajze qe e donte me shpirt, qe jepte jeten per te!
Ai humbi nje vajze qe kurre nuk do ta linte vetem, qe do te bente gjithcka per buzeqeshjen e tij!
Dreqin! Pse duhet te qajne ata syte e bukur kur ka plot njerez qe vuajne kur i shohin ashtu! E cfare fiton duke qare?? Asgje! Me shume vritesh! Ai qesh, ka filluar te harroje gjithcka qe ka lidhje me ty dhe ti! Ti qan! Nuk ja vlen Ti je femer Dhe femrat Nuk qajn Kurr...


Per ty
 
Nuk e di pse po ta shkruaj kete leter, e di cfare kishim thene ne lidhje me letrat, mesazhet, kenget, telefonatat ne oret e vona kur flet zemra dhe jo mendja.Dhe nuk po e filloj me i dashur, sepse ti je me shume se i dashur, dje ishe gjithcka. Po sot cfare je? Nuk e dime me, teksa humbem ne humbem dhe vetveten. Doja te te thoja se macoku im kishte ngordhur dhe se nuk munda te jem aty per te, se dogja fustanin me lule qe kisha veshur diten qe u takuam perhere te pare sepse ende nuk kam mesuar te hekuros mire. Ketu ben ftohte, sidomos per njerezit qe e kane shpirtin bosh dhe zemren plot me dashuri te gabuara. Ketu njerezit shohin gjithe punen e tyre, ndersa une shpresoj ende te degjoj dike qe me therret dhe kur te kthej koken te te shoh duke pritur te te vrapoj ne kraharor. Ndjej se cdo njeri qe takoj ketu me boshatis, ndersa ti me mbushje me ndjenja, me kenge, me fjale. Ti me mbushje zemren dhe e ndjeja aty ne kraharor, gati per te dale, gati per tu bashkuar me tenden. Cdo rruge me jep deshiren per tu nisur tek ty, cdo avion ne qiell dua te me coje tek ty. Po sillem keq apo jo? Por ti e di, une jam e vogel, ma thoje perhere. Te ndjej kaq shume ama, je kaq i madh brenda sa nuk me interesojne premtimet, nuk me intereson nese te fola keq heren e fundit qe u takuam, nese nuk te perqafova me krahe por vetem me zemer. Mendoj se ne vlejme me shume ne krenarite e thyera, se qellimet e mira, se nevojat per te lene njerezit pas vetes. Une nuk te dua pas, te dua ne krahet e mia, te dua cdo dite. Dua t'i them botes se une dorezohem, se une heq dore nga cdo enderr qe kam patur, sepse mbi cdo enderr ne bote dua te te jetoj ty. Ketu cdo gje eshte kaq e veshtire, dhe cdo njeri me ngjason me ty. Kjo quhet mungese dhe mungesa jote eshte e padurueshme. Kam regjistruar ne mendje cdo puthje, te qeshuren tende kur me shaje dhe une nervozohesha, shikimin tend ne mengjes teksa vija te te hidhesha ne krah. Si te ishe krenar per mua. Dhe tani e di se je krenar per mua, mendon se ia kam dale dhe cdo gje do jete ne rregull. Por une dua vetem te jesh me mua, jo krenar per mua. Dua te me thuash se jam nje deshtake, por te me dashurosh.
Pra me thuaj, a je i afte te dashurosh nje deshtake?
 
Sonte
Sonte sonetin e vjeshtes po shkruaj
trishtimin e gdhend ne poezine e shpirtit po
sonte me dridhen duart
Plasariten muret e zemres e duket nje gjurme
nis ta prek leshon leshon lotin e pare te dyte dhimbja e mund pa fjale
Po sonte jam si Neruda sonetin e e gjetheve te para po shkruaj
kur era e ftohte i perkedhel zilia plas ndryshe nga une
perpelitur ne duart e mia dukem si e pashprese ne pritje..
Sonte jam si Neruda hapat dhe mendimet e tua i ndjek
te mos humbase nje cast qe duket si nje jete
Po sonte degjoj nje sonet te vjeshtes se vjeter
me duket sikur jashte po bie shi
ndiej te ftohtin tend ne mua dhe krahet bosh...
 
Ti s'doje femer qe te te donte
Nje dore ballit i semur te conte
Nje buze mjalte ,puthje te jepte
Kur ne trishtim jeta te hidhte ..
Ti s'doje femer dites te priste
E ne shtrat ti ta pushtoje
Me endrra trup shpirt jot'ishte
Ti doje femer ne loje ,trofeje
Ti s'doje femer embel te shtynte
Sensualisht ,ti ta terhiqje
Ti doje pikture per murale shpirti
Shpirt prej mashkulli si labirinti..
Ti s'doje jo as nuk ta ndjeu
Doren ti prekje as miqesisht
Te heshtje qofte me egon tende
Pakez, rruges per ne finish"
Ti shihje,heshtas per pak syt
Ta pyesje shpirt me shpirt..
Peraq sa munde ...luajte ne cirk
Ti s'doje femer doje ...relik
Ti s'je mashkull je manekin ....!

Ti s'doje femer si shpirt per shpirt
 
View attachment 506 Sot e kuptova me se miri, qe ne kurre se paskemi njohur njeri-tjetrin! Se di arsyen e sakte, a ishim shume te zene duke u dashuruar apo ishim dicka kalimtare ne jetet e njeri-tjetrit??
Folem gjere e gjate.. Ashtu si dy te panjohur! Sa cudi perfunduam duke i treguar sa shume kemi vuajtuar per nje person! Une gjate gjithe kohesh po te referohesha ty , e njejte mendoja e per ty! Por sjam e sakte nese une jam per ty..
Filluam te ngacmoheshin si dikur..
E shkruaja fjalin me qindra here ku te thoja: hey kam qene une gjate gjithe kohes!
Por se gjeja kurajon , ty ste kisha munguar!
Ne fakt nuk te ve faj pasi me ke pasur aty cdo dite, duke u shtirur si nje tjeter?? Si dreqin sme njohe??
Si mundet valle qe te kalosh ore te tera duke folur me nje person, dite te tera duke e njohur ne te gjitha difektet e te mirat mos e njohesh??
Valle kaq aktore e mire jame?
Valle jam une fajtore qe hoqa dore nga ty??
Ti e di qe duhej?
Te ikja , te vrapoja per te pare se kush po me ndjek nga pas!
E ti ku ishe?? Aty aty pa ber nje hap te vetem.. Dita jote ka vazhduar normalisht per kaq vite...
Pa e ndjere nevojen time, pa e ndjere mungesen time!
E nese deri dje mendoja te kthehesha te thoja e te tregoja gjithcka, sot as qe dua tia di!
Nese ti me vure ne te shkuaren tende, une po te ve ne harresen time!
Mos te kujtofsha kurre me!!
 
Jam e lenduar. Nuk kam me kohe te dashuroj as te urrej. Nuk kam kohe per drama e aq me pak per lojra. E mbyllur ne dhomen time. E shoqeruar me muzike dhe me celularin tim. Frymoj,"jam gjalle". Shikoj televizion,dal per nje shetitje,kthehem e ha diçka. Rutine. Por s'ka gje. Mund te qaj e te behem e shemtuar. Te prish grimin. E te me skuqen syte. Te bertas e zhytur ne jastekun te lagur nga lotet. Por vajzat e medha qajne,kur zemrat u jane thyer. Dhe nuk eshte e gabuar te qash. Te shfryhesh. Te zhytesh ne dhimbje. E gabuar eshte ta perseritesh gabimin.
 
Ajo ishte si nje, koktej ..
Medikamentesh me alkool
E pakez speces djekes ...
Ne vijen e diagrames se zemres
Per te ndezur nje zjarr
Qe kohes rrinte nen hi
Ajo ishte sensuale
Si nje vals ne shi
Mbante shpirtit nje stuhi
Ajo luante "ngriva -shkriva"
......me zemra ..mashkulli
Kur ishe me te ishe i mpire nga kokteji...
Ishe si nje i pire perball nje oqeani
Plot diziluzione ...
Frikera ,vegime ,mirazhe
Ishte nje recet kokteji
E kodin ....e kish vec njeri....
 
E vogël, e mora njëherë portofolin e babait dhe pashë që ishte bosh. U ngrysa në fytyrë, por ai më vuri në prehër dhe tha:
-Kërko mirë pasi aty gjendet e gjithë pasuria ime.
Nisa të rrëmoj me kujdes, dhe sërish nuk gjeta para... veç fotografisë ku isha unë dhe vëllai im.
 
View attachment 698

"Vjeshtën do e duash "

Dhe pas ca ditësh, shirat do nisin,
Të pëlqen kjo stinë do më thuash,
Ku nëpër rrugë vetmitarë lëvizin,
E ashtu si un´ vjeshtën do e duash.
Ku çel përsëri një trëndafil i brishtë,
E lumenjtë sigurt´ shtrihen mbi shtrat,
Mjegulla largohet si një vello e trishtë,
Pa ja zbehur ngjyrat, një vjeshte të artë.
 
View attachment 700


"Ajo e struku fytyren e qullur nga lotet, pas shpatulles se tij, teksa e perqafonte. Gjith' ç'mund te mendonte ate çast ishte: 'Kam nevoje per te!'. I donte krahet e tij perqafueshem rreth vetes; e donte ate ta shtrengonte fort ne gjoks dhe t'i pohonte zeembel, se sebashku do ia dilnin. Ajo e ndjente t'i shkrihej dhe tretej brenda vetes, çdo çast, ndersa ai i mermerinte emrin butesisht permes flokesh...".
 
Ajo...ajo eshte e vecante.
Ajo eshte kombinimi i nje engjelli te poshter dhe nje djalli te sjellshem.
E zgjuar si nje djall dhe dy here me e bukur se nje engjell.
Ajo eshte nje shenjtore me buzet e nje mekatareje dhe nje engjell me puthje djallezore.
Me syte e bukur te nje engjelli qe fshehin ferrin nga pas.
"Pra do te kercesh me djallin apo ke frike se nuk i mbijeton dot stuhise time?"
Per dreq syte e saj te zinj i maskonin me se miri emocionet e saj.Nje ngerdheshje e lehte zoteroi tiparet e saj. Dhe me nje ze te vendosur e te zhveshur nga emocionet tha:"Pse, nuk e di ti qe une jam stuhia, jam ajo qe kur zgjohet ne mengjes ben edhe djallin ti perulet?"
 
GRUA
Unë jam nisja, jam fillimi,
jam dhe fundi, jam mallkimi,
jam loja, e vërteta,
jam jeta jam dhe vdekja,
unë jam engjëll, jam dhe djall,
jam e urtë, jam dhe e marrë,
jam gabimi, jam mësimi,
jam zjarri, jam dhe dimri,
ëmbëlsia që jep vrer,
jam gjithmonë dhe asnjëherë,
jam rënia, jam mbështetja,
jam zhurma, jam dhe heshtja,
jam joshja, jam tradhtia,
shpirti i mbushur, zbrazëtia,
jam e bukura, e shëmtuara,
jam e lumtura, e trazuara,
jam e brishta, jam furtuna,
jam lodhja, jam dhe puna,
jam parajsë, jam dhe ferr,
dashuri që jep e merr,
jam tmerri i seksit tjetër,
s’më do dhe më do patjetër,
jam det, jam dhe përrua,
të qetësoj, të mbys kur dua,
jam bleta që të pickoj,
me mjaltë të ushqej dhe të sfidoj,
unë jam kur dhe ku unë dua,
ndjek dhe s’ndjek ligjet e tua,
dhe Frojdi ngeci te mua,
dhimbje e ëmbël unë jam
Grua!
 
***

E hodhëm lavatriçen e vjetër,
frigoriferin e morëm të ri,
tani kemi një smartfon tjetër...
I vjetri s'mbante shumë bateri!

I ndërruam
perdet,
posterat,
pllakat;
muret i lyem
bojëdeti...
........................................
nga Netedy.com e makinës
së re
u fut trishtimi, prapë na gjeti!
 
* * *

Jeta ime matet me zemra,
Orët, minutat s’kanë vlerë,
Një nga një i kam thyer të tëra,
Të gjitha më kanë vrarë disa herë!

Jeta ime matet me ëndrra,
Në çdonjërën e vdekura jam unë.
Kush më deshi më hodhi në të tëra,
Për t’më rivrarë mijëra herë, a më shumë!
 
Nëse një ditë do më shohësh plakë.. nëse bëhem pis kur ha apo nuk arrij të vishem...ki durim. Kujto kohën që kam kaluar për të ta mësuar. Nëse kur flas me ty të përsëris gjthmonë te njëjtat fjalë, mos më ndërprit...dëgjomë... Kur ishe i vogël duhej të të tregoja cdo natë të njejtën përrallë që të flije... Kur nuk dua të lahem, mos më bertit... Kujto kur të ndiqja dhe sajoja 100 histori sepse nuk doje të laheshe.. Kur të shohësh mosdijen time mbi teknologjinë e re, kij durim dhe më ndihmo.. Mos më shih me atë buzëqeshje ironike por kujto sa kohë m'u desht të të mësoja abc... Nëse në një moment nuk arrij të mbaj mend, më jep kohë dhe mos u nervozo.. Gjëja më e rëndësishme nuk është ajo që them por nevoja për të qënë me ty gjthmonë... Kur këmbët e mija të mos më shërbejnë më, mos më trajto sikur të isha një barrë për ty.. Më ndihmo njësoj siç bëra unë kur ti ishe i vogël... Kur them që dua të vdes, mos u merzit... Një ditë do e kuptosh çfarë më shtynte ta thoja... Do kuptosh që në moshën time nuk jetohet por mbijetohet... Një ditë do të kuptosh që pavarësisht gabimeve të mia, kam kërkuar më të mirën për ty, që gjithnjë jam munduar të të ndihmoj... Më jep pak kohë, më jep pak durim, më jep një shpatull në të cilën unë të qaj ashtu si ti e ke bërë shumë herë... Më ndihmo të ecë, më ndihmo të mbaroj ditët e mia me dashuri dhe durim... Në këmbim unë do të jap një buzëqeshje dhe dashurinë e pafund që gjithnjë kam pasur për ty... të dua shumë dhe do të lutem gjithnjë për ty.
 
View attachment 861 A me thua ne c'pjese tende me ke vene??
Qe kaq shpejt tu merzita?!
Me thuaj ku gabova? Gabova qe te largova pak, apo qe te afrova shume?
Sdo ket mengjese me puthje me...
E as gjume te embel o shtriga!!
Sdo ket me as ngacmime lart e poshte!
Sdo ket me dedikime pa emer te shkruar por qe e kuptueshme lehte per cilin/cilen eshte!
Do mjaftohemi me nje: si je? E me nje :Mirupafshim!
Por kto dy pershendetjet e fundit avash avash do shuhen...
E pas tyre e Ne Te DY!
Qe u humbem pa e filluar lojen...!
Loje do thuash ti nuk ishte,,, por as nuk do jete ama!
Gjithe mallin tende do e hedh ne germa... Do te shkruaj cdo dite, sikur te ishim bashke!
Kur te zgjohem do te them:mirmengjes.. Po behem gati per pune'!
E kur te arrij ne pune do te them: po pi kafene e po vazhdoj punen, do lodhem e do hedh syte tek inbox qe mban vetem emrin tend.. Por jo mesazhe te tuat!
Po prape do te kujtoj...
Kur te jem duke ngrene do te them: hey shpirti do ushqehet shtriga ec te jap je cap?!
E di prap pergjigje sdo mar,..
Kur te dal nga puna do te them : e hoqa qafe e nje dite tjeter te lodhshme! Por jo vetem.. E nje dite boshe.. Pa Ty o shpirti!
Do shtrihem te pushoj.. Do lexoj sms e tua kur me thoje : te puth fort,! E do mbyll sytee..
Do zgjohem do dal per kafene e pasdites.. Do te llafos se po bej thashetheme me gocat! Hihi
E kur nata te bjere.. Dielli te flere e hena te me ndricoje ne dritare.. Do me lotoje njeri sy, ai i zemres, per ty!
E nga kjo yjet do me pikturojne fetyren tende duke buzeqeshur.. E une , une ateher do shtrihem te fle..
Takohemi neser perseri do me thuash ti nepermjet yjeve ...
 
Last edited:
Nuk doja qe jeta te me vriste,
Nuk doja qe ndjenja per ty te vdiste,
asgje nuk doja vec pak dashuri,
por e pamundur kjo gje nga ti..
 
Sonte qielli ka shum yje
Midis tyre gjendesh ti,
Sonte yjet ndriçojnë qiellin
Ti je qielli në pafundësi.
Aq të dua edhe unë
Pjesë të shpirtit tim të mbaj,
Ti gjithmonë je muza ime
Frymëzim në çdo detaj!
Ndodh cuditshëm të kesh ndjenja
Dhe pse shpirtin se prek me duar,
Ndodh të duash dhe në heshtje
Ashtu me ndodhi edhe mua!
Erdhe ti mrekulli e bukur
I till do të mbesësh ti gjithmonë,
Je qetësi e zemrës sime
Heshtje e natës më shoqëron!
 
Ti je krejt ndryshe nga të tjerat
si nata me ditën, ndryshe më je,
me sy rreth vetes i rrotullon erërat,
me shikimet e qeta, ciklone ngre!
Prej ciklonesh rrëmbehem si letër,
rreth teje rrotullohem prej shikimit therës,
me ëndrra prej ere shtroj shtretër,
zgjohem në luftë me mullinjtë e erës!
Netëve n’ëndrra jam me ty përherë,
dhe ditën në vegime jam prap me ty,
kthehem në ajër, kthehem në erë,
të prek ato buzë, të puth ata sy!
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.