Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Poezi të ndryshme

S'u bëmë dot dashuri!
Ngelëm pa një këngë të dedikuar
e pa një film të preferuar.
S'shkëmbyem asnjë libër. As edhe një. Zemrat i ndezëm dhe puthje s'vodhëm.
Sa keq, sa keq ...
Dashuri s'u bëmë dot.
S'ka kafene që në të qeshura t'i mungojmë e as rrugicë që netëve të mos ketë cilët të dashuruar të përgjojë. Nuk u trishtua asnjë luleshitës për një lule më pak të shitur se ti lule kurrë s'më dhurove.
Nuk do i mungojnë derës sime trokitjet e tua se ti kurrë se mësove në c'kthesë fshihet shtëpia ime.
Jo jo, i dashur kurrë i pathirrur, ne dashuri s'qemë për asnjë çast.
Ti të duash s'di. Ti jeton për inerci. Ty gjithçka të imponohet. Ti shpirt dandelion, s'pati erë që s'të nënshtroi.
Më thuaj, si mund të duash ti?
Ti, që dashurinë e kalon më lehtë se virozën e një stine dhe për të dashur s'ja thua.
Për ty s'isha dashuri!
Megjithëse kur një ditë të më hasësh ndonjë rrugice të shkujdesur , flokë shkatërruar aspak të bukur, aspak të qeshur pa e ditur pse ka për të të ardhur keq.
Se ndonjëherë vret më tepër ajo që s'arritëm kurrë ta bënim tonën sesa humbja e asaj që dikur e patëm.
Do qeshesh pastaj, veten do tallësh e përsëri trishtimit s'do t'i shpëtosh dot.
- Sa keq, sa keq, - do përshpërisësh duke bërë çudi.
S'u bëmë dot dashuri!
 
SELFIE


njeriu është vetja dhe vetvetja
njëra nga tjetra dyzuar
çka duket dhe çfarë nuk
pasqyrë binjakesh të rreme
selfie me dy palë duar...
humnerë e tyre është njeriu
ku njëra shtyn tjetrën dhe ajo bie
pa e ditur kush e hodhi atje poshtë
njëra në honet e shpirtit gremisur
pa e kuptuar kush tjetra është...
 
Ka kohe qe messengeri im nuk merr asnje sms.
Ka kohe qe telefoni im nuk cingerin me.
Ka kohe qe akrepat e ores nuk levizin, sikur duan te luajne me durimin tim.
Ka kohe qe askush nuk bisedon me mua.
Ka kohe qe un jam vetem.
Kohe e mallkuar... vazhdo leviz dhe ndalo vetem kur t'me sjellesh lumturine.

#M
 
Ja 1 prej meje...


Teksa rruges tatepjete..
Per tek pazari po shkonim...
Me kurrizin perkulur e krahun futur,
Une dhe ime gjyshe, bashke kuvendonim

(Ajo )
Te mbahet mend ketu e tridhjete vjete ?!
Pese vjec ishe ti kurse une gjashtedhjete...
Te mbaja mbi qafe, ti djalosh i perkedhelur
Bashke sot, perseri te dy, une plake kocke tretur.

Ja ktheva :

Shiko e forta breshke rrudhaqe,
mbushur me te mira sa rrudha ke ne faqe
Fal teje sot kam vetine me te mire
"Di te dua njerine e ndihmoj me te rine"

Nenokes qe gati sa spo prekte token,
Ju mbush zemra plot, e lart ngriti koken,

Bir.., keto fjale tja thuash nje dite nipit tend,
Atehere tatepjeten perseri bashke do te ngjisim pernjimend.

Nenokes!
 
Do te takohemi patjeter diku ne nje cope udhe,
ku ti i pari do qeshesh dhe kur mendjen mos ta kem une.
Do ndalemi pak dhe do themi dy fjale,
meqenese fati na ndau dhe sot na vuri perballe.

Do flasim per gjithecka, do flasim per cdo gje dhe do heshtim me mall per ditet qe skthehen me.
Do takohemi patjeter diku ne nje cope udhe, kur ti sdo jesh me ti dhe une s'do jem me une...!
 
Ndonjehere them me vete se po mesohem pa ty , se po te harroj , por pikerisht je ti prape qe me vjen ne mendje ne ato momente . Po te kisha harruar nuk do kujtoja as kush ishe . Kjo nuk eshte e mundur , kam harruar te te harroj ty .
 
Herë pas here më lind dëshira t'i shkruaj çdokujt që kam humbur. Jo atyre me të cilët na ndau vdekja, por atyre me të cilët na ndanë rrethanat, ngjarjet...jeta. Atyre, të cilët, për një a tjetër motiv m'u bënë papritur të huaj.
Unë e di sesi është ndjesia e të jetuarit pa secilin prej tyre. Ndërsa i humbisja kam kapërdirë lot e doza trishtimi sëbashku. Më kanë lindur në sy mëngjese të trishta e perënduar mbrëmje po aq të trishta. I kam kursyer vetes nevojën për të qënë e lumtur. Kam luftuar si hienë me zemërimin e mbrujtur përbrenda. Kam kërkuar një miljonë herë pērgjigjen e një "Përse-je". I jam dorëzuar si budallaçkë dhimbjes, për njerëz të cilët tani që e mendoj mirë mund të mos kenë merituar t'ju kujtoj as emrin, ndërkohë që ju kushtoja kohën edhe ndjenjat.
Të gjitha këto m'i dikton zemra vazhdimisht.
Ndaj më lind dëshira t'ju shkruaj. Jo për t'ju thënë sesa e çuditshme është jeta që t'i kthen njerëzit në të panjohur edhe pse dikur i kishe pranë zemrës, jo për t'ju rrëfyer ndonjë grimë nostalgjie, jo për t'ju kërkuar ndonjë ndjesë që më rëndon në ndërgjegje, por për t'i pyetur: "Hey, si është të jetosh pa mua?"
Se unë e di si është të jetosh pa ju! I kam provuar të gjitha ndjesitë; por jo atë të të jetuarit pa mua.
Ndaj më tregoni, ç'prisni? Si është të jetosh pa mua? Pa mua, që mbase jam kokëfortë si dreqi por kurrsesi e ligë dhe e djallëzuar. Pa mua që mbase nuk e shfaq shpesh sesa i dua të tjerët, por kjo s'më bën pa zemër. Pa mua që më pëlqen t'i dedikohem pasioneve të mia, por kjo s'tregon që jam antisociale. Pa mua që më etiketuan më të ftohtë se akulli ndërsa jam më e brishtë dhe e thyeshme se të gjithë ju bashkë. Pa mua që jam e hidhur, por jam aty për ty, çdo herë që ke nevojë. Pa mua, të "pathyeshmen" në sytë e botës, por që qaj si fëmijë edhe vetëm nga inati. Pa mua që jam rebele, krenare, që mbaj mëri e të dërgoj një mijë herë në djall...por edhe të jap gjithçka nga vetja pa më interesuar pasojat!
Kam nevojë të di si është të jetosh pa mua? A e keni ndjerë edhe ju trishtimin kur më humbët, nostalgjinë kur edhe pa dashur ju erdha nëpër mend, mallin kur nuk më patët...apo unë isha "e rradhës" në rrethin tuaj vicioz të humbjeve?!
Ne dëbuam njëri tjetrin nga jeta e njëri tjetrit, ju më dëbuat çastin që vendosët të më zhgënjeni, unë ju dëbova falë përballjes me pasojat e këtij zhgënjimi. Ndaj, nëse gjërat morën këtë rrjedhë do të mendoj se nuk ishte dhe aq faji i jetës, por i imi, i juaji, i të gjithë neve që sillemi si të pagabueshëm e në fakt jemi veç ca qënie egoiste, e të verbër kundrejt asaj që shkaktojmë dhe formës si e shkaktojmë; disa makineta që komandohen nga dëshira për të qenë funksionale në përjetësi, por vetëm kur i ndjejmë "butonat" jo më funksionalë kuptojmë ndjesinë e të qenurit vetëm...të flakur si hedhurinë në ndonjë cep.
Ndaj, tregomëni, ju që ju humba dhe më humbët, si është vallë të jetosh pa mua?
Mbase mund tju dukem e çuditshme, qesharake apo edhe e çmendur, por ky lëmsh që s'ja gjen dot as vetë fillin vetes trishtohet kur e humbet dikë; dhe është koha të dijë a trishtohet dikush tjetër kur e humbet atë?
 
"A do të më dashurosh në Dhjetor, ashtu siç bëre në Maj?
A do të më dashurosh në të gjitha mënyrat e mundshme,
edhe kur flokët e mi të bëhen ngjyrë gri?!
A do të më puthësh më pas e të thuash:
Që ti më dashurove në Dhjetor, ashtu siç bëre në Maj...?!"
 
Jam nje femer.
Jam nje fajtore pa faj.
Jam nje krijese e ngjizur ne barkun e gjinise time e prej aty nis mekati im.
Kur isha 15 vjec dhe ndieva simpati per nje mashkull nuk guxova t'ja rrefej askujt tjeter vecse sime meje. Nese vrapoja tek im ate me siguri nuk do te ishte i ngazellyer. Me fliste gjate gjithe kohes per djemte nga te cilet duhet te beja kujdes, e nese do te shkoja ta pyes per dashurine e pare dhe fluturat ne stomak me siguri nuk do te me rrihte shpatullat apo te me ftonte krenar ne perqafim sic mund te kishte bere me tim vella, por e njoh mire, pasi te kishte vegjetuar nje cope here i zene ngushte do te me thoshte qe beja mire t'i perkushtohesha mesimeve, pasi do te kisha kohe edhe per dashuri.
Sepse per femrat ka gjithmone kohe.
Per te mos e zhgenjyer heshta dhe fluturat i mbertheva ne nje kafaz ne kraharor, e mungesa e lirise i mbyti me kohen.
Pergjate adoleshences miku im me i mire ishte nje djale. Te gjithe me drejtuan me gisht.
Djalli e marrte bote, a bera valle marrezine me te madhe te njerezimit?
Heshta e ndoshta mikun tim e shmanga, ne fund te fundit nje zuske ne gojen tende smund te behesha.
Kur profesori me i urryer i shkolles me buzeqeshi askush nuk guxoi ta pergojonte.
Po flirtoja une me te, u hakerreve bote.
Heshta, nese krye ngrija, do te mendoje se kishe te drejte.
Jam femer, por jo skllave, e megjithate duan te me trajtojne si te tille. Nese per te drejtat e mia reagoj serish perfundoj e shtypur.
Jam femer dhe si e tille duhet te fishkellehem cdo dite rruges ndersa kthehem ne shtepi,nga turma e "uritur" qe me fshikullon me thirrje e epitete. Ne cdo rast jam une qe provokoj,edhe kur veshja eshte e pranueshme.
Nuk mundem te marr autobuzin naten, apo te kthehem vone e vetme, ne cdo rast "ujqerit" do te sulen mbi prene apo njerezit do te me etiketojne si "udhetare te nates" qe bredh rrugeve orar dhe pa orar, sepse keshtu ja ka qejfi.
Ti mashkull nuk ke provuar asgje nga keto edhe serish flet.
Ndersa une hesht.
Une hesht edhe per dhimbjet e lindjes edhe per nje pike vaji te nxehte qe me bie ne lekure sepse ti do ushqimin gati ne tavoline, apo hekurin qe me djeg ndersa hekuros kemishen per mbremjen tende te rradhes, per netet pa gjume nga foshnja ime
Nuk bej ze as kur ne intervisten e punes nje njeri i gjinise tende perpiqet te me zhveshe me sy nga cdolloj vlere e ndersa nuk ja arrin me tregon deren. Dhe serish hesht, se paku ndergjegjen e kam te qete.
Jam nje femer, krenarine e kam te mbrujtur ne qelize e per ty e kam shkelur disa here me kembe. Per ty mashkull qe serish me perqeshe e me konsiderove "te lehte", por ndoshta ti nuk e kishe mesuar ende diferencen mes nje femre te lehte dhe nje femre te dashuruar.
Megjithate serish heshta, i fshiva me force lotet dhe me te njejten force buzeqesha.
Edhe kur puthjen e pare me rrembeve, isha kur*a qe shoqeria e denon rende aktin e saj duke i perlyer imazhin me nje bresheri termash.
Nese lexoj nje episod te vetem per seksin, apo flas per te, tentoj te mbetem e "gjymtuar" ne syte e botes, per turpin e rradhes.
Une thjesht duhet te kujdesem per virgjerine, te vetmin aksesor qe me ngre apo rrezon ne syte e tu.
Nese ndodh te me ngrene ne detyre bota do te gjeje nje tjeter kryeartikull: Do te kete "rrahur gjoksin" perpara shefit apo me keq te kete bere nje vizite nga shtrati i tij.
Ne fund te fundit jam nje femer, edhe kur laj, pastroj, gatuaj, hekuros...do te kene gjithmone cte thone per mua.
Edhe kur sjell ne bote nje frymor te ri, do te kene dicka per te thene.
Edhe kur qaj, edhe kur qesh, edhe kur lyej floket, edhe kur me dalin thinjat, edhe kur shendoshem edhe kur dobesohem, edhe kur flas edhe kur hesht, edhe kur dashuroj edhe kur urrej.
JAM NJE FEMER, PER MUA KANE GJITHMONE DICKA PER TE THENE, EDHE KUR NUK JAP KURRE SHKAK.
E ndersa ju flisni une hesht, akumuloj doza heshtje ne te njejtin kraharor qe ty mashkull te mbart brenda, e ne te njejtin bark qe mbart brenda gjakun tend, vazhdimesine e jetes.
Jam nje femer, jam nje bekim, por i dashur mashkull hormonet e tua shpesh kane superuar neuronet aq sa trishtueshem je "verbuar"...
Jam nje fajtore pa faj, megjithese bota nuk resht se me ngrituri prite, une hesht.
Hesht edhe ti me mua, mbase keshtu une do te vuaj me pak.
 
Hej Ba'..
U be kohe qe ke ikur. Shtepia nuk eshte me njesoj pa ty..ka ndryshuar! Hije tjeter ka marre..
E kerkoj shikimin tend mes shume njerezve, por nuk mund ta gjej..ska si ai shikim, ska si ata sy qe i quaja "syte me te bukur ne bote!"..
Te kerkoj mes kujtimesh, e fytyra jote me shfaqet duke buzeqeshur, ajo buzeqeshje e ngrohte, e sinqerte qe me mbushte me jete..
Kur ndihem keq, skam ku vij te te takoj. Dhe e vetmja gje qe me ka mbetur eshte qw ulem mbi varrin tend dhe te flas, te tregoj gjerat qe me ndodhin cdo dite.. Por ti nuk me flet, ti vetem me degjon me vemendje!
Me mesove qe ne jete duhet te jem e forte pas çdo fatkeqesie, dhe un ate po mundohem te bej.
Sa keq qe afer s'te kam! Do te doja qe ne rrugen time te te kisha dhe ty, si engjelli im mbrojtes.. E megjithate jam e sigurt qe ti me mbron nga atje lart.... Me mungon Ba' !!
 
Gezohem shume qe jam mikja jote..
...vetëm një mike e mirë si ti ka dashur dhe ka ditur të më bëjë të qesh me lotë,

vetëm një mike e mirë si ti ka dashur dhe ka ditur ta kthej mbrapsht përpjetë një lot që veçse ishte gati për tu rrokullisur teposhtë,

vetëm një mike e mirë si ti ka dashur dhe ka ditur të ma thajë një lot që tashmë kish rrëshqitur,

vetëm një mike e mirë si ti ka dashur dhe ka ditur të ma përkujtojë të vërtetën e bukur at’here kur në mendjën timë ajo ishte mbuluar nga gënjeshtra e shëmtuar

vetëm një mike e mirë si ti ka dashur dhe ka ditur të ma thotë një të vërtetë prekëse dhe të papëlqyeshme në mënyrën më të butë të mundshme dhe sa më pak lënduese

vetëm një mike e mirë si ti ma ka përkujtuar se kam një mike diku, at’here kur miqtë e rrejshëm më kishin braktisur

vetëm një mike e mirë si ti ma ka përkujtuar se ’’ke edhe një mike më shumë ’’ at’here kur miqtë e mi më të mirë më rrinin për’rreth

vetëm një mike e mirë si ka dashur dhe ka ditur të më thotë se të kam mik dhe të jam afër dhe do të jem afër jo për shkak të bukurisë tende , as për shkak të një pozite të lartë, as për shkak të ndonjë përfitimi material, as për shkak të emrit tend që mund të kesh...

vetëm një mike e mirë si ti ka dashur dhe ka ditur të më thotë se të kam mike dhe të jam afër dhe do të jem afër vetëm për shkak të shpirtit tënd ! E sa të tjera fjalë më të bukura se kjo mund të jenë më të magjishme, më të dëshirueshme dhe më shëndetshme për një shpirt njeriu...

vetëm një mike e mirë si ti meriton që unë ti lutem të Mirit Zot me përgjërim që ti, përgjithmon ti kesh të gjitha të mirat e nevojshme me bollëk dhe që të të mungojë krejtësisht, përjetësisht edhe e keqja më e vogël...

...prandaj mikja ime e mirë unë sot kam diçka për të thënë, diçka që në heshtje e kam thëne shpesh, dicka që me vete e kam persëritë sa e sa herë por që edhe në e paça thënë me zë të lartë, dua të ta them përsëri.
e para është se dua ti them me përulje Zotit tim: `
FALEMINDERIT nga shpirti
 
Ti, dashuria ime, je treni i mendimeve te mia, barka e loteve te mi, paraajsa per shpirtin tim.

Copy nga chati :p
 
“Ti më pyet: Çdo të ndodh pas nesh?
Unë përgjigjem: Do të ketë jetë.
Po dashuri? – më pyet ti…
Njerëzit do të duhen, por jo sa ne të dy!”
 
Mos më bëj me faj sa herë s'të merr gjumi netëve me shi .
E as kur s'të leshon lemza mes miqsh e damash në ndonjë nga ato mbremjet tepër mondane.
Edhe kur paketa e cigareve "Lucky Strikes" kthehet në tym pa e kuptuar.
Ti e di që duhani bën punë me dhimbjen.
Kështu mu ktheve njëherë kur e zemëruar të thashë ta lije atë farmak.
- Dhimbjes i dilet më lehtë kur tymos, - më the i qetë, trupi është aq i zënë me helmin saqë edhe lotët mbyten.
- Po ti më ke mua! - tu ktheva unë për të të dhënë krahë.
Ndërsa tani edhe jot ëmë iu ka dhënë fund perpjekjeve për të ta mbushur mendjen.
I dashur, mos më fajëso mua kur, sa herë që xhami i dritares vishet nga avujt e ngrohtë të dhomës emri i vetëm që shkruan është i imi.
Mos ma hidh fajin mua sa herë që mbrëmjeve i vjen rrotull qytetit me xhepat plot bileta të grisura e zemrën më bosh se vetë qyteti kur mesnata të gjen rrugëve.
E kur pastaj iu bën shoqëri monumenteve antike të qytetit buzë liqerit me pyetjen se kush është më i braktisur ti apo Lasgushi krenar. Pastaj hedh vështrimin nga qeni i tij dhe ngrihesh i tërbuar.
Besomë, se kam unë fajin që tik- taku i orës së murit buçet frikshëm netëve të gjata të dimrit.
Unë e di, i dashur se akoma jam shkaku i lajthitjeve të tua.
E megjithatë gjë s'ndryshoj dot kurrësesi.
Ndonëse maratona e vuajtjeve të mia, po ashtu, të detyrohet ty.
Po ti s'ditë të më mbaje.
Unë s'desha buqeta trëndafilash, mbremje vallëzimi apo pushime luksi.
Druhem në më kuptove ndonjëherë.
E prandaj mos më bëj me faj.
Sepse përpos gjithckaje unë s'të fajësoj.
Fajësoj kohën që na bëri bashkë.
Se megjithëse rrugicat e qytetit tonë vazhdojnë të na përplasin ne jemi shumë larg.
Prandaj, i dashur, le ti lëme fajin e fajtorët pa emër.
Të paktën sonte.
 
Jo cdo gjë është ashtu si ti mendon... mos e quaj veten tënde duke e emërtuar me një fjaë të vetme "Jetë e kotë" ...
Dikush është I lindur të të dojë për këtë që ti je, pikërisht për këtë që ti jeton!!..
Egziston një pakicë e vogël që adhuron shpirtin brilant të një njeriu dhe asnjëherë nuk ngopet duke e menduar dhe jetuar ate ndjesi.
 
ORA E JETËS

Në stacionet e kohës
Kishte humbur një orë
Ishte shumë e shtrenjtë
Pulsonte me rrahje zemre
E zëvendësoi një valixhe
Shumë e rëndë
Mbushur me momente
Gjithëçfarë
Të lirë
E me vlerë...

Peshorja e kohës
Asgjë nuk humbet
E vetmja që di
Çmimin e vërtetë
Të asaj
Që quhet
Jete.
 
Dua një mike.
Dua dikë që të më dëgjojë mendimet e frikshme brenda kokës sime.
Dua dikë që të qajë bashkë me mua kur lotët e furishëm të më shtrëngojnë fytyrën.
Dua dikë që të mos thotë "edhe unë" por të heshtë dhe të më lërë mua të flas.
Dua dikë që të dijë se si përqafohet një shpirt i mbushur me vetmi,urrejtje ndaj vetvetes,pesimizëm.
Dua dikë që të më dojë edhe kur të lodhet nga unë.
Dua një mike a një mik,që të falë dashuri dhe të më mësojë se si të largohem nga kjo re e zymtë që qëndron sipër meje dhe kontrollon çdo sekuencë të jetës sime.
 
Pas 40 vjetësh...

Pas 40 vjetësh kam përqafuar një grua,
(Asaj nuk i afroheshe dot kur ishte vajzë!)
Një herë bëhej tigër për të më trembur mua,
Një herë tjetër-mjegull e bardhë!

Pas 40 vjetësh më ndaloi në rrugë një grua,
-Sa i paaftë që më dukesh- më tha ajo,
Unë jam këtu për të dëshmuar,
Se rrallë duhet thënë fjalëza 'jo'!

Pas 40 vjetësh kam puthur një grua,
Ajo s’ishte puthje, ishte pushtim!
Çdo gjë e gjallë nuk vdes pa dashuruar,
Domethënë edhe unë. Domethënë edhe ti!

Pas 40 vjetësh kam plagosur një grua,
Ajo s’ishte plagosje, ishte klithma e saj.
Ajo më mësoi si duhet provuar,
Edhe pas 40 vjetësh të bësh ndonjë faj!

Pas 40 vjetësh kam vrarë një grua,
Ajo më dha tërë pasurinë që mbante me vete,
Merre –më tha-tani s’kam ç’e dua,
Dhe u puthëm pastaj sa për 40 vjete!
 
- I shkruaj asaj që kurr nuk e takova, asaj që në zemër ende e mbaj dhe që nga fillimi e dashurova.
-I shkruaj zërit që kurr se dëgjova, dashurisë që mbet vetëm në mendje, asaj që vetëm e ënderrova.

- I shkruaj një femre që e dua shumë, i shkruaj i shkruaj, doren s’mund ta ndalë, i shkruaj në mengjes, ditën, në mbrëmje, në mesnatë, i shkruaj dhe kur jam në gjumë.
- I shkruaj pa zemër se zemrën time e ka ajo të falur nga unë .

- I shkruaj në letra, por kujt nuk e di, Enigmes, ënderres që në foto se pashë, i shkruaj asaj për të cilen mbaj zi, i shkruaj asaj që në të, në dashuri rashë.

- I shkruaj zemrës që mundohem ta përvetsoj, asaj të cilës dashurinë që kam ndaj saj nuk din ta kuptojë.
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.