23′ Ansi Nika/
Minutë pas minute
31’ Rexhinaldo ka dyfishuar, Rexhinaldo ka kërcyer me kokë për të pritur një krosim dhe është treguar më i shpejtë se portieri i Luftëtarit. Rexhinaldo nuk feston golin.
23’ Gooooool Ansi Nika kalon në avantazh vendasit, duke mposhtur portierin Ruci.
18′ Shkurtaj tetnon të godasë nga jashtë zonës, por goditja ishte e lehtë për portierin Selmani.
17’ Abazaj rrezikon, shmang dy tre lojtarë, por mbyll mbrojtja e Lacit.
15’ Laçi pranë golit. Pas krosit nga goditja e dënimit Qaqi ngrihet në ajër dhe godet, por pret portieri Ruci.
9’ Sefgjini kërkon Uzunin nga e majta e fushës, por Jakovklevic mbyll bukur ne duel shpejtësie me Uzunin.
1′ Ka nisur takimi në Laç/ panorama sport
Sot në Laç luhet sfida e parë çerekfinale e Kupës së Shqipërisë mes të besuarve të Gentian Mezanit dhe Luftëtarit të Hasan Likës.
Kurbinasit vijnë pas një humbje në kampionat kundër Kamzës por gjithsesi kjo nuk e zbeh aspak ecurinë pozitive gjatë kampionatit. Kupa për Laçin shihet si një mundësi e mirë për të siguruar kupat e Europës dhe një mundësi për ta mbyllur edicionin me trofe.