Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Xhelozia “t’i nxjerr” apo “t’i djeg sytë”?

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Xhelozia “t’i nxjerr” apo “t’i djeg sytë”?​


images.jpeg
Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendore

Xhelozia është një emocion normal që ne të gjithë e përjetojmë, pak a shumë, në një lidhje. “Pickimet” e para të xhelozisë i përjetojmë në moshë shumë të re. Për shembull, kur ndaluam monopolizimin e interesave të prindërve tanë pas lindjes së anëtarit të ri. Anëtari i ri ishte rivali në dashurinë e nënës dhe babait.

Ndërveprimi emocional që kemi pasur si fëmijë me prindërit tanë është një mikrokozmos i sjelljes sonë në marrëdhëniet tona në moshë madhore. Në marrëdhëniet e dashurisë, xhelozia zakonisht vjen nga një kërcënim real ose i imagjinuar se një person tjetër do të “vjedhë” interesin erotik – dhe jo vetëm – të partnerit të tij/saj.

Drama e Shekspirit “Othello” në mënyrë efektive atribuoi konceptin e xhelozisë patologjike. Othello ishte një dhëndër i dashuruar, i cili u bind nga një ushtar, se gruaja e Desdemonit po e tradhtonte me një burrë tjetër. I verbuar nga xhelozia dhe inati, ai vret gruan e tij të pafajshme dhe më pas kryen vetëvrasje. Otello është një model i fortë i xhelozisë patologjike dhe sjelljeve të pakontrollueshme që mund të shkaktohen.

Xhelozia morbide ka një efekt negativ dhe shkatërrues në një marrëdhënie. Personi që e përjeton këtë situatë është i pushtuar nga emocione të forta, kryesisht nga frika e braktisjes dhe tradhtia. Kjo frikë është arsyeja kryesore që e motivon personin që zemërimin ta drejtojë drejt partnerit, personave që konsiderohen xhelozë dhe në shumë raste ndaj vetes.
Shkaqet e kësaj sjelljeje rrjedhin kryesisht nga përvojat traumatike të fëmijërisë si braktisja, refuzimi apo edhe kultivimi i pikëpamjeve negative tek fëmija se sa të këqij dhe të padenjë për besim janë njerëzit. Individët e zotëruar nga këto ide torturuese mund të ndihmohen në mënyrë efektive përmes vetëdijesimit duke zbuluar fobitë më të thella që shkaktojnë sjellje të tilla.

Nga ana tjetër, xhelozia në një marrëdhënie të shëndetshme është një shenjë e interesit, dashurisë dhe këmbënguljes. Mund të themi se është shkëndija që shpeshherë rindez pasionin në një lidhje. Është një emocion që vepron si motivues dhe ruan tërheqjen mes partnerëve seksualë.

Themeli i një marrëdhënieje të shëndetshme është besimi, pa dyshim që besimi nuk merret si i mirëqenë. Të gjitha marrëdhëniet tona, qofshin ato miqësore, profesionale apo romantike, duhet të investohen gjithmonë me gatishmëri, vullnet dhe kohë.
 
Last edited:
“Xhelozia – të paktën për aq sa e kuptoi nga ëndrra – ishte burgu më i pashpresë në botë. Xhelozia nuk ishte një vend ku e kishte futur me zor dikush tjetër, por një burg ku të burgosurit hynin vullnetarisht, mbyllnin derën me kyç dhe e hidhnin tutje çelësin. Dhe asnjë shpirt tjetër në botë nuk e dinte se ai ishte kyçur brenda. Natyrisht, nëse donte të arratisej, mund ta bënte. Burgu ishte, në fund të fundit, zemra e tij. Por ai nuk mund ta merrte atë vendim. Zemra ishte e ngurtë si një mur prej guri. Ky ishte vetë thelbi i xhelozisë."
 
Ja na e thuaj ti se nuk po e lexoj mendimin tend
Po e nis keshtu, ai qe eshte xheloz te don! Nje besim i rreme i perhapur se xhelozia eshte sinonim i dashurise. Kur ka xhelozi nuk do te thote se e duam me shume nje person, por thjesht se na aktivizohen frika, shpeshher e lidhur me pasigurine emocionale qe ne kemi ne vete. Ne varsi te personit, lidhja dhe dashuria iken per pushime ne Maldive ? keshtuqe as djeg as pjek vetem shaterron.
 
Po e nis keshtu, ai qe eshte xheloz te don! Nje besim i rreme i perhapur se xhelozia eshte sinonim i dashurise. Kur ka xhelozi nuk do te thote se e duam me shume nje person, por thjesht se na aktivizohen frika, shpeshher e lidhur me pasigurine emocionale qe ne kemi ne vete. Ne varsi te personit, lidhja dhe dashuria iken per pushime ne Maldive ? keshtuqe as djeg as pjek vetem shaterron.
Kshu mendon tani se je beqare po kur t martohesh e te vjen burri me er parfumi femre do te nxjerrin syt flak si të Gokut te dragon ballsi ?
 
Xhelozia eshte sentimenti qe lind ne dashuri nga frike se personi i dashuruar tashme do dike tjeter ?
Cit. Sali Berisha ?
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.