Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Xhelati i diktaturës Aranit Çela merrte pension special nga shteti. Historianët: ‘Jurist’ që citonte Enverin

Hera

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
46,701

Xhelati i diktaturës Aranit Çela merrte pension special nga shteti. Historianët: ‘Jurist’ që citonte Enverin​

Aranit Cela Vdekja

lg.php

Vdekja e ish kryeprokurorit komunist, Aranit Çela, i njohur nga ish të dënuarit politikë, si kryexhelat, ringre edhe njëherë pyetje mbi raportin tonë me të shkuarën. Çela vdiq në moshë të shtyrë i pashqetësuar nga e kaluara e tij ndërsa varret e ish viktimave të diktaturës, ende nuk janë gjetur nga familjarët e tyre. Për çdo pretendim se ata zbatuan ligjin, ka edhe një përgjigje:

Afrim Krasniqi, historian, thotë se “Ajo çfarë bën përshtypje në cv-në e tij duke qenë koka e sistemit të drejtësisë, ai asnjëherë nuk i referohet Kushtetutës së Shqipërisë a legjislacionit. Ai konsiderohet një nga juristët më të indoktrinuar, një nga njerëzit që çdo fillim fjalie kishte citim të Enver Hoxhës, apo urdhrave të partisë së punës. Gati instrument i verbër i regjimit. Është fatkeqësi që individë të tillë kanë mbijetuar aq gjatë në nivelet e larta drejtuese dhe se kanë arritur të jenë përcaktues në një sërë aktesh të ndërmarra në vitet 1990 në kohën e ndryshimeve”.
Historiania Enriketa Papa, shton se “vdekja e Aranit Çelës ishte si një kambanë alarmi për të treguar se ne nuk jemi përballur me të kaluarën komuniste siç duhet në kuadrin e asaj që quhet drejtësia tranzicionale. Një prej mekanizmave kryesorë janë metodat që drejtësia përdor për të shlyer krime e për t’u dhënë pafajësi viktimave”.

Çela ju nënshtrua një gjyqi pas ’90-ës por pas 4 vitesh, ai doli i pafajshëm dhe mori dëmshpërblim, edhe pse emri i tij ishte përfshirë në 600 procese në komunizëm ku nuk mungojnë disa dënime me vdekje. Por gjyqi dënimi ndaj tij, dështoi të bëhej një proces shembull.
lg.php

Krasniqi vëren se “nëse i referohemi rasteve kur Aranit Çela ka shkelur ligjin janë të panumërta dhe nëse do i kishim marrë ato dosje ai do kishte marrë një dënim model siç do kishte marrë çdonjëri nga drejtuesit e lartë, të cilët kanë shkelur edhe ligjet e kohës. E djathta e dënoi, e majta sapo erdhi e amnistoi dhe ironia e madhe e fatit, është që të përndjekurit politikë që janë viktima të tij, ende pas 30 vitesh nuk e kanë marrë kompensimin, ndërsa gjithë elita komuniste, përfshirë edhe ish prokurorin e përgjithshëm e kanë marrë kompensimin menjëherë pasi u liruan nga burgu në ‘97-‘98.Shqipëria është i vetmi vend në Europën lindore që nuk ka dënuar asnjë nga elita e vjetër”.

Sipas pedagoges Enriketa Papa, “se sa kanë zbatuar ligjet e kohës, apo ashtu ka qenë koha është një lloj justifikimi që ata që i shërbyen komunizmit justifikuan veten në demokraci. Ju jap shembullin e Bombës në Ambasadën Sovjetike, u dënuan me vdekje dhe Gjykata e Lartë me 1991, ju dha pafajësinë këtyre viktimave”.

Studiuesit vërejnë se shumë prej atyre që ishin në sistemin e drejtësisë pas ’90-ës, ishin po ata të para ’90-ës, çka pamundësonte të bërit drejtësi për krimet e komunizmit.

Krasniqi, shkon më tej kur thotë se Pritshmëria që ata do dënojnë krimet politike që i kanë kryer edhe vetë, ose që i kanë kryer profesorët e tyre, miqtë e tyre, ose familjarët e tyre, ishte një utopi, dhe politika e pranoi këtë kompromis”. Enriketa Papa thotë se; “janë bërë disa hapa kundrejt padive dhe ngritjes së gjyqit për gjenocid për krime kundra njerëzimit të zhvilluar gjatë diktaturës, por unë do të thosha se politika është bërë pak pragmatiste”.

Përtej retorikës së majtë dhe premtimeve të djathta, asgjë nuk mundi të ndodhë, çka çoi në zvarritje të proceseve në tri dekada, duke e kthyer pandëshkueshmërinë në sistem në vend. Por ndërsa intelektualët të burgosur politikë, bënë punë të pashpërblyer si përkthimet, pas 90-ës shpërblimi erdh për të tjerë.

Krasniqi kujton se “kemi miratuar që në vitet 1990 një legjislacion që i jep pension të posaçëm drejtuesve, përfshirë ata të sistemit komunist dhe ky është paradoks. Nëse për ata nuk patëm debat, dhe i miratuam pensionet pa parë se sa kanë shkelur ligjin, për viktimat e tyre nuk patëm këtë standard. Viktimat i trajtuam si viktimat prapë në tranzicion. Nëse merrni listën e zyrtarëve që marrin trajtim special kanë disa kategori që është e vështirë tua shpjegosh brezave të rinj.

Pension special marrin edhe deputetët e inkriminuar që u larguan nga parlamenti edhe zyrtarët e e periudhës së fundit komuniste që kanë marrë vendime kundër pluralizmit politik, përfshirë edhe Çelën dhe ku është një ndër paradokset më të mëdha”, -thekson Krasniqi. E shkuara ka përcaktuar shumë të ardhmen, nënkupton Papa kur thotë se “duke qenë e tillë zbardhja e krimeve të komunizmit, sigurisht që ka pasur pandëshkueshmëri” .

30 vite më pas, përveç retorikës publike, Shqipëria na jep dy pamjet, në një anë nderimin e viktimave, e po aq, edhe nderimin e persekutorëve.

"Balkanweb"
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.