Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Vetedija krijon realitetin fizik

U

Universal

Guest
home-quc3a0ntic.jpeg


A krijon vetedija botën materiale?

Para se ti përgjigjemi kësaj pyetjeje, është e rëndësishme të shikojmë se çfarë e bën botën materiale. E 'Realiteti' nuk është i përbërë nga copa të vogla të materies? Molekulat e materies janë të peërbëra nga grimca subatomike, si protonet dhe elektronet dhe zënë vetëm 0,000000000001% të "realitetit". Me fjale te tjera 99,99999999999% të atomit perbëhet prej hapësire të zbrazët. Pjesa që nuk është e zbrazët është i përbërë nga kuarke të cilat janë pjesë e një fushe që përbëhet nga kordat vibruese që krijojnë grimcat elementare në varësi të frekuencës së vibrimit të tyre.

Ndërveprojmë në një botë të objekteve fizike, por kjo është për shkak se truri ynë i interpreton të dhënat ndijore në një mënyrë të caktuar. Në shkallë më të vogël dhe më elementare ideja e "realitetit fizik" është jo-ekzistente. Babai i mekanikës kuantike Neils Bohr ka thënë: "Ajo që ne e quajmë 'realitetin' nuk përbëhet nga gjërat që ne mund të konsiderojmë si të vërteta. Në qoftë se fizika kuantike nuk ju ka shokuar ju ndoshta nuk e kini kuptuar atë. "Kur ju prekni duart tuaja me njëra tjetrën ajo çfarë ndodh është hapësirë boshe takon hapësirë boshe. Komponentët e materialit nuk kanë strukturë fizike.

Kjo është e rëndësishme për ta kuptuar sepse në qoftë se ju mendoni për botën materiale si një botë e përbërë nga grimca të vogla si topa apo bila atëherë ideja se vetëdija krijon realitet nuk ka asnjë kuptim. Kur të kuptojmë se realiteti është një konstrukt kozmik i energjisë dhe hapësirës së zbrazët atëherë bëhet e qartë se mendimet tona dhe sinjalet e regjistruara në tru dhe këto kanë të njëjtën veçori në formën më elementare. Mendimet tona janë gjithashtu një aktivitet i universit dhe të gjitha aktivitetet ndodhin në hapësirën kuantike para se të ndodhin në realitet.

Ndërgjegja është problemi më i madh që ka për të zgjidhur shkenca. Nuk ka asnjë mënyrë për të shpjeguar se si diçka materiale e tillë si një proces kimik ose fizik mund të krijojë diçka jolëndore si p.sh. përvoja. Nuk ka asnjë arsye që të ekzistojë përvoja subjektive apo vetëdija. Natyra do të punonte po aq mirë, pa subjektivitetin, kur ne jemi duke u përpjekur për të hetuar shkencërisht origjinën dhe natyrën e vetëdijes gjejmë supozime se vetëdija dhe realiteti nuk është aq gjëra të ndryshme si shkenca jonë fizike na ka bërë të besojmë.
Më poshtë gjeni disa parimeve të mekanikës kuantike të listuara në librin "The Self-Aware Universe" e profesorit të fizikës teorike, Dr. Amit Gozwami:

1) valëzimi

Nje objekt kuantik (psh. nje elektron) mund te jete ne më shume se nje vend në të njëjtën kohë. Ai mund të shihet si një valë që përhapet jashtë në hapësirë dhe mund të gjendet në të njëjtën kohë në pika të ndryshme të valës.

2) Ndërprerjet

Një objekt kuantik mund të pushojë së ekzistuari në një vend në të njëjtën kohë për të dalë diku tjetër pa bërë një udhëtim të ndërmjetëm. Ky është hapi kuantik. Teletransportim.

3) Veprimi nga distanca

Shfaqja e një objekti kuantik për shkak të vëzhgimit tonë ndikon njëkohësisht objektin shoqërues binjak, pa marrë parasysh se sa larg është ai. Nëse hidhet një elektron dhe një proton i një atomi, çfarë pëson elektroni, të njëjtën apo pikërisht të kundërtën do të pësojë protoni. Ky është aksioni kuantike në distancë. Ajnshtajni e quajti atë veprim i ngjethshëm.

4) Efekti i vëzhguesit

Një objekt kuantik nuk mund të konsiderohet i shfaqur në realitetin e kohës dhe hapësirës, derisa të mund të vëzhgohet si një grimcë. Një objekt kuantik ekziston si një valë deri sa të vëzhgohet direkt. Vetëdija mund të bëjë funksionin valor të grimcës të pësojë kolaps. (efekti i vëzhguesit)

Kjo pikë e fundit është shumë interesante, sepse kjo nënkupton se pa një vëzhgues, nuk shkaktohet ndonjë kolaps dhe qëndron natyrisht jo i shfaqur,në një gjendje probabiliteti të pastër. Vëzhgimi jo vetëm që prish atë çfarë është për t'u matur, por prodhon rezultat. Kjo është verifikuar në eksperimentin që është i njohur si "eksperimenti i të çarës së dyfishtë". Në këtë eksperiment prania e një vëzhguesi të ndërgjegjshëm arriti të ndryshojë sjelljen e një elektroni nga një gjendje valore në gjendje grimcore. Kjo është e njohur si 'efekti vëzhguesit' dhe trondit themelet e asaj që është menduar deri më tani se është e vërtetë rreth botës natyrore.

Steven Bancarx
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.