Ketu keni mundesine te postoni dua/lutje ne gjuhen shqipe. Postimet tjera nuk do lejohen, ne menyre qe te mos e prishim bukurine dhe hijeshine e lutjeve te bukura drejtuar te madhit Allah.
Allahu i Madhëruar thotë në Kur'an:
Asnjëherë nuk është bërë pishman ai që ka kërkuar prej Tij apo tek Ai ka shpresuar.
Nuk ka zot tjetër përveç Allahut që e meriton të adhurohet. Atij nuk i fshihet lutja e lutësit kur ai e lut.
Nuk ka zot tjetër përveç Allahut që e meriton të adhurohet.
Ai e dëgjon pëshpëritjen e të dëmtuarit dhe rënkimin e tij.
Ai e kupton lëvizjen e buzëve dhe nënkuptimin e saj.
Trokitini dyert e qiellit me çelësat e lutjeve.
Nuk ka zot tjetër përveç Allahut.
Ai e dëgjon lutjen e milingonës së zezë, në natën e errët, mbi shkëmbin e zi.
Nuk ka zot tjetër përveç Allahut.
Ai ia plotësoi kërkesën një populli me anën e lutjes së një milingone pasi kishte ngritur duart drejt qiellit.
A nuk dëshironi të shijoni ëmbëlsinë e përuljes para Tij, duke ndenjur modest e duke kërkuar falje pranë dyerve të mëshirës së Tij?
O nevojtarë!
O ju të cilët ju është deformuar shpina si rrjedhojë e halleve dhe problemeve!
O ti borxhli që nuk bën rehat netët e gjata për shkak të borxheve!
O ti student që shpreson të kalosh në provime e nuk të zë vendi!
O ti që dëshiron të gjesh një vend pune duke mos lënë zyrë drejtori pa trokitur!
O ti i dëmtuar!
A nuk gjendet ndonjë prej jush që ka sy me të cilët qanë?!
Zemër e cila hidhërohet?!
A nuk ndodhen midis jush njerëz të dobët e të poshtëruar?!
Ku janë zemrat tuaja të cilat ndjejnë?!
Ku janë lotët të cilët do t’i lagin faqet tuaja?!
A nuk keni parë ndonjë krenarë i cili është poshtëruar?!
Të pasur që janë varfëruar?!
Të shëndoshë që janë sëmurë?!
Ju të gjithë së bashku, kujt i drejtoheni?!
Kë thërrisni e tek kush ankoheni?!
Duart tuaja kujt ia shtrini?!
Trokitini dyert e qiellit dhe lutuni me përkushtim?!
Duaja është aroma e besimtarit, shtylla e fesë dhe drita e qiejve dhe e tokës.
Trokitini dyert e qiellit pa u dorëzuar!
Shtojini lutjet tuaja, sepse ai që troket pa pushim, pa dyshim që një ditë do t’i hapen dyert e qiellit.
Kur të zbresë fatkeqësia.
Të largohet mirësia.
Të thahet toka.
Të ketë uri bagëtia.
Trokasin dyert e qiellit dhe thërrasin, o Allah!
Kur të ngushtohen rrugët.
Të ndërpriten shpresat.
Të këputen litarët.

Kur të ngushtohet toka edhe pse është kaq e gjerë.
Shpirti me hallet e tij.
Trokit dyert e qiellit dhe thuaj, o Allah!
Ky është emri më i përkryer.
Këto janë shkronjat më të bukura.
Kjo është thënia më e sinqertë.
Kjo është fjala më e shtrenjtë.
A njeh ndokënd që barazohet me Të?
Allah!
Drejt Tij shtrihen duart natën vonë.
Drejt Tij shtrihen pëllëmbët në vështirësi.
Nga Ai drejtohen shikimet në meditime.
Atij i dedikohen pyetjet në fatkeqësi.
Ai është afër dëgjon dhe përgjigjet.
I jep të afërtit dhe të largëtit.
E furnizon të dashurin dhe armikun.
I Afërt, dhuratat e Tij janë të përhershme.
Mirësia e Tij përhapet dhe me erën lundron.
Ndërsa dera e Tij mbetet e hapur përgjithmonë.
I Afërt, e ndihmon nevojtarin.
E ngop të uriturin.
I shuan etjen të eturit.
Dhe të mirën e pason me të mire.
Me emrin e Tij lagen gjuhët dhe drejtohen, thërrasin e kërkojnë.
I pranishëm, dëgjon dhe i përgjigjet lutjes
Mos i ndërprit shpresat edhe nëse problemi yt zgjatet dhe vonohet!
Nëse kërkon ndihmë me durim do të gjesh rrugëdalje.
Pajisu me cilësinë e durimit dhe do të gjesh shpëtim!
Trokitësi i vazhdueshëm i derës një ditë do të hyjë në të.
Allahu i Madhëruar thotë në Kur'an:
“Kush i përgjigjet nevojtarit kur e lut Allahun dhe e largon të keqen prej tij, ndërsa juve ju bën sundues në tokë?
“Nëse të pyesin robërit e Mi për Mua, thuaju se Unë jam afër dhe i përgjigjem lutjes së lutësit kur ai Më lutet”
Falënderimet i takojnë vetëm Allahut të Madhëruar, lutësit e të Cilit kurrë nuk poshtërohen.“Nëse të pyesin robërit e Mi për Mua, thuaju se Unë jam afër dhe i përgjigjem lutjes së lutësit kur ai Më lutet”