Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Trasferimet e lojtarëve.

U

Universal

Guest
auto_Screenshot_141503927974.png

ZYRTARE-VIDEO/ Dembele prezantohet tek Barcelona


Ousmane Dembele ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe pasditen e sotme wshtw prezantuar përpara publikut në “Camp Nou”.

Talenti francez bëhet transferta më e shtrenjtë në të gjithë historinë e klubit të Barcelonës e cila do të derdhe në arkat e Dortmundit plot 150 milionë Euro, shkruan SYRI.net.

Dembele ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare dhe do ta veshë fanellën me numrin 11 që tashmë është lënë e lirë nga Neymar.
 
ZYRTARE/ Punë e kryer, Liverpool zbulon blerjen e bujshme

Tashmë gjithçka është zyrtare pasi skuadra e Liverpoolit ka arritur marrëveshjen me Leipzigun për të transferuar Naby Keitan.

Mesfushori do t’i bashkohet klubit nga “Anfield” më 1 korrik të 2018, pas përfundimit të sezonit aktual.

auto_Screenshot_11503992032.png
“Unë jam i kënaqur që është arritur një marrëveshje e tillë, që unë t’i bashkohem Liverpoolit verën e ardhshme. Me Leipzigun do të vazhdoj të luaj si gjithmonë, kjo marrëveshje nuk ndikon asgjë”, ka thënë Keita.

Futbollisti nga Guinea iu bashkua Leipzigut nga Red Bull Salzburg në 2016 dhe shënoi tetë gola në 31 paraqitje.
 
Igli Tare, “truri” i merkatos laciale. Keita shitet për 30 mln euro
29/08/2017



1504016044keitaaa.jpg


Igli Tare vazhdon të konfirmohet si një nga drejtorët sportivë më efikas në Serie A.


Ish-sulmuesi shqiptar, numri 2 i skuadrës së Lacios, ka kompletuar një tjetër transferim të suksesshëm, që do t’i garantojë ekipit roman 30 milionë euro.

Polemikat që rrethuan sulmuesin Keita Balde sollën përjashtimin dhe gjobitjen e futbollistit me ngjyrë, që kërkonte me ngulm Juventusin, por pa u gjetur më parë akordi financiar mes dy klubeve. Në pak orë, drejtori sportiv i Lacios konsumoi një tratativë me Monakon, duke arritur akordin për 30 milionë euro, plus bonuset në varësi të objektivave për ekipin e Principatës.

Keita Balde refuzoi fillimisht ekipin e kampionatit francez, Ligue 1, por u bind nga paga e majme, përballë mundësisë për të qëndruar në një klub, ku as drejtuesit dhe as tifozët nuk e duan. Në një takim në malet e Kortinës, si në skenarin e një filmi, presidenti i Lacios, drejtori Igli Tare dhe superagjenti Jorge Mendes, që kujdeset për interesat e Monakos, arritën marrëveshjen surprizë.

Sulmuesi senegalez bëhet përforcimi i dytë i Monakos, pas firmës së malazezit Jovetiç që u ble nga Interi.
 
Juventus merr Howedes për të zëvendësuar Bonuccin



15039597040202.jpg


Juventus ka arritur më në fund të bëjë të tijin, mbrojtësin gjerman Benedikt Howedes.


Bardhezinjtë kishin arritur prej kohësh marrëveshjen me lojtarin, por negociatat me Shalke 04, nuk ishin aspak të lehta.

Howedes do të transferohet te bardhezinjtë me formulën e huazimit, kundrejt 3 milionë eurove dhe të drejtën e blerjes kundrejt 12 milionë eurove të tjera.

Howedes ishte kërkuar me ngulm nga Allegri, për të plotësuar vendin e lënë bosh nga largimi i Bonuccit drejt kuqezinjve të Milanit.

Me afrimin e gjermanit 29 vjeçar, merkatoja e Juventusit është pothuajse e mbyllur, ndërsa e vetmja pistë e hapur është ajo e sulmuesit të Lazios, Keita Balde.
 
Barça zyrtarizon Dembele, Dortmundi merr Yarmolenkon



1503928552yarmolenko-cropped_9x9pyf63974r1uyzdsszzsnsz.jpg


Në një rakordim perfekt, Barcelona dhe Dortmundi kanë zyrtarizuar dy nga blerjet më të fundit në këtë merkato verore.


Me katalanasit është zyrtarizuar Ousmane Dembele, futbollisti francez i lindur në vitin 1997, i cili kaloi nga Dortmundi në “Camp Nou” për të veshur fanellën me numrin 11, që deri sezonin e kaluar e mbante Neymar.

Ndërkohë, shitja e Dembele e ka vënë në lëvizje Dortmundin për të gjetur pasuesin dhe ia ka dalë mbanë shumë shpejt. Në “Signal Iduna Park” tashmë do të shohim të mbrojë fanellën verdhezi të Dortmundit futbollistin ukrainas Andrey Yarmolenko, 27-vjeçari i blerë nga Dinamo e Kievit për një shumë që i kalon 20 milionë eurot.

Ukrainasi ka firmosur një kontratë deri në vitin 2021 dhe do të mbajë mbi shpinë numrin 9, që sezonin e kaluar e mbante Emre Mor.
 
Roma blen Schick për 38 milionë euro




1503919102schick.jpg


Patrik Schick është sulmuesi i ri i Romës. Shoqëria verdhekuqe ka arritur marrëveshjen me Sampdorian për huazim prej 5 milionë eurosh dhe blerje sezonin e ardshëm për 33 milionë euro.


Për lojtarin është gati një kontratë 5-vjeçare prej 2.5 milionë eurosh në sezon.

Kështu, mbyllet më në fund telenovela e verës në merkaton italiane, pasi çeku Schick ishte i Juventusit, por problemet me vizitat mjekësore anuluan transferimin e tij. Më pas, Interi dukej se ishte shumë pranë blerjes së tij, por asgjë nuk u konkretizua.
 
ZYRTARE/ Emre Mor surprizon me klubin e tij të ardhshëm

Anësori i Borussia Dortmundit, Emre Mor, i është bashkuar Celta Vigos.

Futbollisti turk ka qenë shumë afër kalimit te Interi, ndërsa kërkohej edhe nga Fiorentina dhe Torino.

20-vjeçari kishte arritur marrëveshje personale me Nerazzurrët, mirëpo u tërhoq nga marrëveshja për arsye ende të panjohura.

Pastaj në garë ishin përfshirë edhe Milani e Lazio, mirëpo ai të martën ka nënshkruar për klubin spanjoll.

Mor ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Celta Vigon që besohet se do t’i paguajë Dortmundit 13 milionë euro plus bonuset.


auto_1231504029016.png
 
ZYRTARE: Juventus zyrtarizon super transferimin

Juventusi e ka realizuar një transferim të rëndësishëm.

Klubi bardhezi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Benedikt Howedes.

Ish-mbrojtësi i Schalkes është huazuar te Juve për 3.5 milionë euro.

Pas një sezoni, Juventus detyrohet ta blejë atë për 13 milionë euro.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Juves në internet.

auto_howeds_1504113371-54903001504115231.jpg
 
auto_15041217360737-780x4391504128124.jpg

Premier League: 24 orët e fundit – 13 transferimet e mëdha që mund të ndodhin me një total 400 milionë euro


Na ndajnë rreth 24 orë nga përfundimi i afatit kalimtar në Ligën Premier.

Pritet të jetë një ditë e nxehtë, me shumë transferimeve të mëdha pasi në lojë janë emra të mëdhenj.

Mund të kemi largime të mëdha si ai i Alexhis Sanchez apo Philippe Coutinho, ndërsa më poshtë keni 13 transferimet që mund të ndodhin, ku në total janë 400 milionë euro:

1. Alexis Sanchez (Arsenal te Manchester City)

2. Raheem Sterling (Manchester City te Arsenal)

3. Alex Oxlade-Chamberlein (Arsenal te Liverpool)

4. Thomas Lemar (Monaco te Liverpool)

5. Virgil Van Dijk (Southampton te Liverpool)

6. Johnny Evans (West Brom te Manchester City)

7. Fernando Llorente (Swansea te Chelsea)

8. Ross Barkley (Everton te Chelsea)

9. Danny Drinkwater (Leicester te Chelsea)

10. Riyad Mahrez (Leicester, nuk ka një pistë konkrete)

11. Renato Sanches (Bayern Munich te Swansea)

12. Serge Aurier (PSG te Tottenham)

13. Jack Wilshere (Arsenal, nuk ka një pistë konkrete).
 
Fundi i merkatos, Luis Nani transferohet tek gjigantët italianë
09:48, 31/08/2017

Luis Nani ka mbërritur në Romë. Gjatë orëve në vijim ai pritet të prezantohet si lojtari më i ri i skuadrës së Lazios e cila ka arritur marrëveshjen me Valencian për transferimin e sulmuesit portugez, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.

Sipas mediave italiani ky përforcim skuadrës romake do t’i kushtoj 15 milionë euro, ndërsa sot ai do t’i nënshtrohet testeve mjekësore.

Kujtojmë që Nani gjatë karrierës ka luajtur te skuadrat si: Sporting, Manchester United dhe Fenerbahçe.

untitled_1504163937-22812461504165848.jpg
 
ZYRTARE/ Mbërrin në Milano ditën e fundit të merkatos, Interi transferon këtë sulmues

Interi ka arritur marrëveshjen me klubin francez Caen për të transferuar sulmuesin e talentuar, Yann Karamoh.

Mëngjesin e sotëm 19-vjeçari ka mbërritur në Milano ku do t'i nënshtrohet testeve mjekësore para nënshkrimit të kontratës me klubin “Nerazzurr”, shkruan “Calciomercato.com”, raporton SYRI.net.

Formula e kësaj transferte është në formë huazimi me mundësi të blerjes gjatë verës së vitit 2018.

Nëse Interi vendos për të transferuar talentin francez atëherë sezonin e ardhshëm duhet të paguajë 6 milionë Euro.

/ SYRI.net /

auto_Screenshot_31504167851.png
 
FOTO/ Super- lojtari i Arsenal fotografohet me bluzën e Liverpool
00:02, 31/08/2017

Alex Oxlade-Chamberlain është fotografuar para pak minutash me bluzën e Liverpool duke konfirmuar zërat për një largim të mundshëm nga Arsenal.

Nga ky largim Arsenal pritet të përfitojë 40 milion pound.

auto_21151743_1264441153662026_823649222950552974_n1504130479.jpg
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.