Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Tirana

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Tirana​

Kryeqyteti i Shqipërisë

Tirana, në të folmen tiranase: Tirona, është kryeqendra e qarkut dhe rrethit me të njëtin emër dhe kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë. Tirana ndodhet në qendër të Shqipërisë, rreth 35 km në lindje të Durrësit dhe rreth 40 km në veriperëndim të Elbasanit, në një luginë të rrethuar nga Mali i Dajtit në lindje, kodrat e Kërrabës dhe Saukut në jug, kodrat e Vaqarrit dhe Yzberishtit në perëndim dhe ato të Kamzës në veri.
Popullsia
(2011)
Sipërfaqja
Qeveria
Tirana
Qytet dhe bashki
Skanderbeg square tirana 2016.jpg
Toptani Shopping Mall Tirana 2016.jpg
Tirana Kapllan Pasha Tomb.jpg
Catedral de la Resurección de Cristo, Tirana, Albania, 2014-04-17, DD 13.JPG
Great-Mosque-of-Tirana-2018.jpg
Castillo de Petrela, Petrela, Albania, 2014-04-17, DD 07.JPG
Kulla e Sahatit-Tiranë.jpg
Tirana from South.jpg
Sipas akrepave të orës nga lartë: Sheshi Skënderbej, Tyrbja e Kapllan Pashës, Xhamia e Madhe, Kulla e Orës, Parku i Madh, Kalaja e Petrelës, Katedralja Ngjallja e Krishtit dhe Qendra Toptani.
Flag of Tirana.svg
Flamuri
Stema e Bashkisë Tiranë.svg
Stema

Tirana

Tirana
Koordinatat: 41°19′44″N 19°49′04″E
ShtetiFlag of Albania.svg Shqipëria
QarkuTirana
BashkiaTirana
Themeluar më1614
KryetariErion Veliaj[1] (PS)
• Nën-kryetariToni Gogu (PS)[2]
• KëshilliKëshilli Bashkiak i Tiranës
• Bashkia1.110 km2 (400 sq mi)
• Qyteti41,8 km2 (200 sq mi)
Lartësia mbidetare
110 m (360 ft)
• Bashkia
557.422
• Dendësia (Bashkia)502/km2 (1,000/sq mi)
• Qyteti
418.495
• Dendësia (Qyteti)10.011/km2 (30,000/sq mi)
Emri i banorëvetiranas(e), tirons(e)
Zona kohoreUTC+1 (CET)
• Verës (DST)UTC+2 (CEST)
Kodi postar1000
AeroportiAeroporti i Tiranës
AutostradaAutostrada A3 Albania.svg SH1-AL.svg SH2-AL.svg
Faqja zyrtaretirana.al

1614, valiu i Shkodrës, Sylejman pashë Bargjini nga Mulleti e ngriti në rangun e kasabasë, por haset e përmendur që më 1418 në një dokument të Venedikut, duke qenë pjesë e viseve të banuara vazhdimisht që nga Epoka e Hekurit. Në kushtet e Luftës Ballkanike, paria e Tiranës shpalli pavarësinë 26 nëntor 1912 dhe u shpall kryeqytet i përkohshëm i Shqipërisë në 9 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe pjesëtarët e Këshillit Kombëtar hynë në qytet në 11 shkurt 1920. Përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërsisë në vitin 1925 nga Asambleja Kushtetuese. Ishte vendi qendror i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. Sot qyteti po përjeton një periudhë të zhvillimit progresiv ekonomik, social dhe urban, me ndërtimin dhe rregullimin monumentale e parqeve, ndërtesave, duke përfshirë edhe rindërtimin e objekteve fetare të shkatërruara gjatë pushtimit turk dhe regjimit komunist.
Qyteti i Tiranës është qyteti më i madh i Shqipërisë dhe qendra më e madhe ekonomike, administrative, politike, industriale, mediale, akademike, sociale dhe kulturore e vendit. Tirana ndodhet vetëm 17 km larg aeroportit "Nënë Tereza", i vetmi aeroport ndërkombëtar në Shqipëri i njohur dhe me emrin Rinas. Ky aeroport është hyja më e rëndësishme lidhëse ndërmjet Shqipërisë dhe pjesës tjetër të botës. Tirana shtrihet në koordinatat 41.33° veri dhe 19.82° lindje.

Gjeografia​

Tirana ndodhet 110 metra mbi nivelin e detit. Lartësia mesatare e fushës së Tiranës është 521 m, kurse dy malet më të larta rrëz të cilëve shtrihet janë Mali i Dajtit me 1612 m dhe Mali me Gropa me 1828 m.
Qyteti gjendet rreth 34 kilometra larg detit Adriatik në perëndim. Nga jugu dhe perëndimi rrethohet nga kodra relativisht të ulta, kurse nga ana veriperëndimore Tirana shtrihet mbi një zonë të rrafshët.
Në periferinë veriore kalon lumi i Tiranës. Disa kilometra më tutje nga ana jugore rrjedh lumi i Erzenit. Para reformës administrative të 2014, sipërfaqja e qytetit të Tiranës ishte rreth 31 km², ndërsa sipërfaqja e gjithë rrethit ishte 1288 km² dhe përfshinte katër qendra: Tiranën, Vorën, Krrabën dhe Kamzën si dhe 150 fshatra. Pas reformës administrative bashkia e Tiranës u zgjerua në 1,110.03 km² ndërkohë që rrethet si njesi administrative u shkrinë. Tirana gjithashtu është pjesë e qarkut të Tiranës që ka një sipërfaqe prej 1,652 km² dhe përfshin pesë bashki : Tiranën, Kamzën, Vorën, Kavajën dhe Rrogozhinën.
Qendrën e Tiranës e përshkon përroi i Lanës i cili në grykëderdhje bashkohet me lumin Ishëm.
Tirana ndodhet në të njëjtin paralel me Napolin, Madridin dhe Stambollin dhe në të njëjtin meridian me Budapestin dhe Krakovin.

Pas pavarësisë (1912)
Zyber Hallulli
Servet Libohova
Ismail Ndroqi
Ali Begeja
Ali Derhemi
Xhemal Kondi
Fuat Toptani
Izet Dibra
Rasim Kalakula
Rexhep Jella
Abedin Nepravishta
Qemal Butka
Abedin Nepravishta
Qazim Mulleti
Omer Fortuzi
1913–1914
1915–1916
1917–1922
1922–1923
1923–1924
1924–1925
1925–1927
1927–1928
1928–1930
1930–1933
1933–1935
1936–1937
1937–1939
1939–1940
1940–1943
Halil Meniku
Pas luftës së dytë botërore
Llazar Treska
Ibrahim Sina
Isuf Keçi
Sabri Pilkati
Peço Kagjini
Sami Gjebero
Ibrahim Sina
Sami Gjebero
Irfan Çelkupa
Rifat Dedja
Sabri Pilkati
Rifat Dedja
Sabri Pilkati
Myqerem Fuga
1943–1944
1944–1945
1947–1949
1950–1951
1951–1951
1951–1952
1953–1954
1954–1955
1956–1957
1957–1958
1958–1961
1961–1962
1962–1964
1965–1966
1970–1973
Ndue Marashi
Nesip Ibrahimi
Jashar Menzelxhiu
Llambi Gegprifti
Leandro Zoto
Llambi Gegprifti
Pas rëniës së komunizmit
Tomor Malasi
Sali Kelmendi
Albert Brojka
Edi Rama
Lulzim Basha
Erion Veliaj
1974–1975
1976–1983
1984–1985
1986 –1987
1987–1988
1989–1990

1991–1992
1992–1996
1996–2000
2000–2011
2011–2015
2015

Pas rënies së komunizmit

Që nga tetori i vitit 2000 deri më 23 maj 2011 kryetar i bashkisë se Tiranës ishte piktori dhe lojtari i dikurshëm i basketbollit, si dhe për një kohë të shkurtër ministër i kulturës, rinisë dhe sportit, Edi Rama. Në tetor të vitit 2003 ai u rizgjodh sërish pas zgjedhjeve komunale. Paraardhësit e tij të viteve '90 ishin kryebashkiakët Sali Kelmendi (1992–1996) dhe Albert Brojka (1996–2000) të Partisë Demokratike (PD). Më 23 maj 2011 kryetari i ri i bashkisë u shpall Lulzim Basha një i diplomuar në një nga universitetet më të njohur të Europës i cili fitoi zgjedhjet e 8 majit 2011 ndaj ish kryetarit të Bashkisë, Edi Rama.

Këshilli Bashkiak​



Këshilli Bashkiak zgjidhet për një periudhë 4-vjeçare. Mandati i këshilltarit është i vlefshëm nga koha që këshilltarët bëjnë betimin dhe e nënshkruajnë atë, deri në konstituimin e këshillit pasardhës. Mandati i këshilltarit pushon para afatit 4-vjeçar në rastet që parashikon neni 27, pika 4 (gërmat a, b, c, c, d, dh, e, ë) e ligjit 8652, dt.31.07.2000, Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore. Këshilltari që mbaron mandatin para kohe në përputhje me ligjin, lëshon një deklaratë me shkrim ku shpjegon arsyet përkatëse.

Për zëvendësimin e tij komisioni i mandateve i paraqet Këshillit Bashkiak kandidatin e rradhës të listës shumëemërore të subjektit elektoral të cilit ai i përkiste duke ndjekur këtë rradhe pune:

  • Verifikon vlefshmërinë e mandatit
  • Harton procesverbalin dhe e lexon atë përpara këshillit
  • Organizon betimin e këshilltarit dhe nënshkrimin e tekstit prej tij
Në periudhën nga data e shpalljes së zgjedhjeve të rradhës deri në konstituimin e këshillit të ri, Këshilli Bashkiak ushtron funksione të kufizuara dhe merr vendime vetëm për raste të situatave emergjente.

Komisionet​

Këshilli Bashkiak i Tiranës përbëhet nga 55 këshilltarë. Ai ka 14 komisione të cilat janë:

  • Komisioni i Financave (7 anëtarë)
  • Komisioni Juridik (5 anëtarë)
  • Komisioni i Ekonomisë dhe Çështjeve Sociale (5 anëtarë)
  • Komisioni i Arsimit (5 anëtarë)
  • Komisioni i Shëndetësisë, Veterinarisë, Mbrojtjes së Mjedisit (5 anëtarë)
  • Komisioni i Shërbimeve Publike (5 anëtarë)
  • Komisioni i Rregullimit të Territorit (5 anëtarë)
  • Komisioni i Jashtëm (5 anëtarë)
  • Komisioni i Mandatave (5 anëtarë)
  • Komisioni i Rendit Publik dhe Mbrojtjes civile (5 anëtarë)
  • Komisioni i Strehimit (5 anëtarë)
  • Komisioni i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (5 anëtarë)
  • Komisioni i Kontrollit Financiar (5 anëtarë)
  • Komisioni i Vlerësimit të Figurave të Shquara të Qytetit (7 anëtarë)
Gjatë periudhës janar-qershor 2010, Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar 14 Vendime


Njësitë bashkiake​


Durrësit dhe me tej për në Vlorë si dhe për në Pogradec dhe për në Shkodër.

Transporti ajror​

Rinas gjendet Aeroporti Ndërkombëtar "Nënë Tereza", i cili është rreth 25 km larg nga Tirana. Linjat ajrore lidhin Tiranën direkt me metropolet e Evropës Perëndimore, Evropën Lindore dhe prej andej me mbarë botën. Qarkullimi rrugor vitet e fundit ka pasur nje rritje të jashtëzakonshme. Autobuzët, makina të shumta private dhe automjete të rënda transporti qarkullojnë në mbarë vendin. Perveç kësaj është planifikuar dhe ndërtimi i një linje hekurudhore, mbi të cilën do të qarkullojë treni ekspres nga Tirana për në aeroport dhe anasjelltas.


Institucione e Tiranës​



Sheshi Nënë Tereza me godinen e Universitetit Politeknik në sfond

Biblioteka​

Biblioteka Kombëtare u themelua në vitin 1922 dhe kishte 5000 vëllime.

Institute Arsimore​


Godina e Kuvendit

Institucione qeveritare​

  • Presidenca
  • Kryeministria
  • Kuvendi

Muzetë​


Trivia​


Kolonat

Tyrbja e Kapllan Pashës
  • Lagjja e parë e Tiranës ishte ajo e Bamit.
  • Xhamia në qendër të Tiranës, e quajtur Xhamia e Ethem Beut, filloi të ndërtohej më 1789 nga Molla beu i ardhur prej Petrelës dhe u përfundua më 1821 nga i biri, Haxhi Et’hem Beu, stërnipi i Sylejman Pashës. Për të punuan mjeshtërit më të mirë të Shqipërisë.
  • Kulla e Sahatit u fillua nga Haxhi Et’hem Beu rreth vitit 18211822 dhe u përfundua me ndihmat e familjeve të pasura të Tiranës. Montimi i sahatit u bë nga familja Tufina. Më 1928 u ble në Gjermani nga shteti shqiptar një Sahat modern dhe kulla u ngrit në lartësinë 35 m. Gjatë Luftës së Dytë Botërore Sahati u dëmtua, por u rivu në punë në korrik të vitit 1946.
  • Ura e Tabakëve (përballë Parlamentit) daton në shekullin XVIII.
  • Tyrbja e Kapllan Pashës (pranë monumentit Ushtari i panjohur) është ndërtuar në vitin 1816.
  • Kalaja e Petrelës ndodhet 12 km nga Tirana dhe daton në shekullin IV para Krishtit. Formën e saj aktuale e mori në shekullin e XIII nën sundimin e Topiajve dhe më vonë kaloi pronë e familjes së Kastriotëve.
  • Mali i Dajtit, në lindje të Tiranës është 1612 m i lartë.
  • Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm më 8 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe përfundimisht e mori këtë status më 31 dhjetor 1925.
  • Tirana është kryeqendra botërore e bektashinjve nga viti 1925, vit kur bektashinjtë u ndaluan dhe u përzunë nga Turqia.
  • Rruga e Durrësit është hapur me 1922 dhe quhej «Nëna Mbretëreshë». Për ndërtimin e saj u prishën shumë shtepi e kopshte.

Sheshi Skënderbej
  • Godina ekzistuese e Parlamentit u ngrit më 1924 dhe fillimisht ka shërbyer si Klubi i Oficerëve. Aty, më 1 shtator 1928 Ahmet Zogu shpalli monarkinë.
  • Qendra e Tiranës është projektuar nga arkitektët të njohur italianë të periudhës musoliniane Florestano de Fausto dhe Armando Brasini. Pallati i Brigadave (ish-pallati mbretëror), godinat e Ministrive, Banka Kombëtare dhe Bashkia janë vepra të tyre.
  • Bulevardi «Dëshmorët e Kombit» është ndërtuar në vitin 1930 me emrin Bulevardi Zogu I. Në periudhën e komunizmit pjesa nga Sheshi Skënderbej deri tek Stacioni i trenit u quajt Bulevardi Stalin.
  • Pallati i Kulturës, ku ndodhet Teatri i Operas dhe Baletit dhe Biblioteka Kombëtare, u përfundua më 1963. Ai u ndërtua mbi ish-pazarin e vjetër të Tiranës dhe tulla e parë u vendos nga Hrushovi më 1959.
  • Monumenti i Skënderbeut i ngritur më 1968, është vepër e Odhise Paskalit në bashkëpunim me Andrea Mano dhe Janaq Paço. Ai u vendos me rastin e 500 vjetorit te vdekjes së heroit kombëtar
  • Monumenti Nëna Shqipëri, 12 m i lartë, u përurua në varrezat « Dëshmorët e Kombit » më 1971.
  • Akademia e Shkencave u përfundua më prill 1972.
  • Galeria e Arteve Figurative u krijua më 1976 dhe në të përfshihen rreth 3200 vepra të autorëve shqiptarë dhe të huaj.
  • Muzeu Historik Kombëtar u ndërtua më 1981 dhe mozaiku në ballë të tij titullohet «Shqipëria».
  • Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, ish-muzeu Enver Hoxha u përurua më 1988. «Piramida» u projektua nga një grup arkitektësh nën drejtimin e Pranvera Hoxhës dhe Klement Kolanecit.
  • Ne shek. XVII, Tirana kishte reth 4000 banorë. Në vitin 1920 – 17.000 banorë. 1938 – 25.000 banorë.1945 – 40.000 banorë. 1990 – 250.000 banorë. Aktualisht, dyndja masive e banorëve nga gjithë pjesët e tjera të vendit drejt Metropolit, e ka çuar popullsinë e Tiranës mbi 70.000
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.