Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Teodor Laço

Hera

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
46,714
TEODOR LAÇO
211406.jpg




Teodor Laço është poet i njohur. Teodor Laço lindi më 29 shtator të vitit 1936 në fshatin Dardhë të Korçës, vdiq më 15 tetor të vitit 2016, është shkrimtar shqiptar. Studioi Agronomi në Universitetin e Tiranës. Ka filluar të botojë që prej viteve ’60. Është autor i shumë romaneve, novelave, përmbledhjeve me tregime, dramave, komedive, skenarëve të filmave artistikë dhe dokumentarë. Disa prej librave të tij janë vlerësuar me çmimet më të larta që jepen në Shqipëri, ndërsa pjesë të rëndësishme të veprës së tij janë përkthyer e botuar edhe në gjuhë të huaja. Pas viteve ’90 është angazhuar edhe në jetën politike të vendit; për dymbëdhjetë vjet ka qenë deputet në parlamentin shqiptar, ministër i Kulturës në vitet ’94-’97 dhe ka përfaqësuar shtetin shqiptar si ambasador në Fedaratën Ruse. Vdiq më 15 tetor 2016.

Teodor Laço, me koorpusin e tij letrar, që përfshin më se 50 tituj romanesh, vëllimesh me tregime, dramash, komedish e kujtimesh, zë vend të veçantë në historinë e letërsisë shqipe. Si romancier, tregimtar, dramaturg, komedian, esseist, komentator, opinionist e politolog, ai padyshim njihet nga lexuesi shqiptar, por dhe ai i huaj ku është përkthyer, si një nga kolosët e letrave shqipe.

Tituj të veprave:
Era e tokës (1965)
Shtëpia në rrugicë (1968)
Një natë shiu - 1969
Një nuse për Stasin (1970)
Tokë e ashpër (1987)
Korbat mbi mermer (1981)
Të gjithë lumenjtë rrjedhin (1987)
Pushimet e kolonelit (1990)
Shi në plazh
Vrasja e buzëqeshjes
Një dritare në Kremlin
Mjegull (2009)
Gropas 67 (2014)

Por nëse, në këto gjini, Laço radhitet me elitën krijuese të kombit, ai si poet njihet pak. Jo se nuk ka shkruar poezi, por ato i ka ruajtur si “thesare” të laboratorit të tij krijues.

Por pikërisht, në pragun e 80-vjetorit të lindjes së tij, nga labirinthet e këtij laboratori arritëm të zhbirojmë talentin e tij të rrallë edhe në poezi. Poezi të shkruara në harkun kohor të pesë dekadave, përmbajtja e të cilave rrok hapësira të gjera dhe përfshin gjithçka që ka të bëjë me jetën tonë.

Mjafton qoftë edhe kjo përzgjedhje për t’u mrekulluar me poezinë e Laços që është poezi përqëndrimesh dhe me karaktaristika shumë të sakta, përsa i përket formës dhe kompozicionit.

Gjen në këtë cikël tituj shumë intrigues që të bëjnë për vete që në krye të herës. Mendimin e thellë filozofik të këtij gjeniu krijues e dallon qoftë dhe në vargjet ” O, si hesht, si nuk pëlcet zemërimi/I lidhur në prangat e durimit!….”

Në tërësinë e tij, ky cikël (si edhe qindra vjershat e pabotuara të Laços),shpalos profilin poetik të një poeti me ndjeshmëri të lartë, me teknika vjershërimi midis tradicionales dhje modernes e postmodernes, me një pasuri të begatë mjetesh dhe teknikash poetike, me struktura vargjesh e strofash të zhdërvjellëta, që e kthejnë formën në një procedim të mesazhit estetik.

Këto risi të poezisë së tij mund t’i dalloni më së miri në ciklin që përzgjodhëm për botim në disa prej revistave kulturore prestigjioze në vend, të cilat Laço i vlerëson, jo vetëm për larminë tematike të botimeve por edhe për cilësinë e produktivitetin e tyre.
 

KAFENETË E TIRANËS​


Kioska, kafene
kryqëzime kryefjalësh
kryeqendra kryeqyteti

Pagat në pus
Çmimet në qiell
raca e çuditshme
shtyn ditën,
vret kohën
kafeneve.

Edhe një kafe e pimë
një “koka”, një çaj
Bajmë fjalë
qeveria të rrëzohet
duhet të bjerë
qeveri e mjerë!
...
nga kioskat ryeza
qeverisim më mirë
pak kryeministër
pak president
lumi i nxori në breg
ne lundrojmë në pritje
me turmën!

Kiosa kafene
kryqëzime kryefjalësh
kryeqendra kryeqyteti.

15.5.1998
 
Nënës

Tani ti je me mua nëpër ëndërrat
Që gjumin ma largojnë ndaj të ghdhirë
Vjen aty e ulesh butësisht
Dhe më thua: ji i drejtë e ji i mirë.
Të jem i tillë s’është predikim
Është detyrim për emrin që lë pas
Për një dëshirë që t‘u dogj në sy
Të më shihje aty lart
Ku nënat vënë ëndërrat e tyre.

Tani ti e ke strehën në kujtime,
Koha ikën,
Mundohet të të marrë me vete
Por ti më vjen
Dhe vjen sërish pendimi
Qortimi i pambaruar
Si errësimet, heshtjet hijet
Që pambarim janë në jetë.

A isha vallë si ti më doje?
A isha vallë siç ti kërkoje?
Dhe a të doja siç ëndërroje?
A të nderoja, të përhiroja
Ashtu sikur më ike të kërkoja?

Ah sa pak e mendojmë vdekjen
E atyre që kemi pranë!

12.11.1978
 
Kaq e vështirë të të duash ty….

Kaq e vështirë të të duash ty!
Sytë e tu me paqen e ullinjve
Dhe buzët me tundim jargavani
Më duket se shpejt do të mi marrin.

Kaq e vështirë të të duash ty!
Zërin tënd me ledhat e pranverës
Shpirtin tënd me butësinë e fëmijës
Më duket se shpejt do të mi marrin!

Në ardhtë dita kur gjithshka të më mërgojë
Dhe unë përsëri të jem “askush” për ty
Do të them prapë gjersa të gjëmojë
S’të desha ndryshe, vetëm kështu!

8.6.1985


Shtëpi e vjetër e fëminisë

Shtëpi e vjetër e fëminisë…
Haper porta e vjetëruar
Porta që për mua është ankuar
Kur vija rrallë, i ftohtë, i vonuar.

Kush rri aty tek terri i koridorit
Kush ecën butësisht porsi një hije
Kush e njeh capin tim, dridhjet e krahnorit
Dhe vjen më prek me frymë fëminie?

Kush thotë ato fjalë të përmallshme
Mos psherëti dhe kokën moe e ul;
Gojëtharë kush thotë se na harrove
Ti ishe larg, ndaj u vonove.

Shtëpi e vjetër e fëminisë…
Hija e nënës mbetur tretur
Po vij! Zemra jote nuk gabohet
Po vij’ Mallkuar qofsha në harrofsha.

Tiranë, 5.6.1982.
 

KY TREN I ÇMENDUR!!!​


Më zu’ trishtimi i fushave
Që si mjegull mbrëmësore
Bie përmbi dhe.
Tufat e shkurreve, murana
Kanë ngrirë pa shushurimë.
Ujrat e mbetura prej shirave
Mugin pasqyrën e kuqërremtë
Heshtje përmbi dhe.

Tej dritares së trenit shuhet jeta.
Të vetmuarit e vonuar, shpërngulen si hije
Me hapa të rënduar,
Topitur nga trishtimi i mbrëmjes.
U ngrys dita, u ngrys jeta!

Trishtimi dhembjendjellës i së shkuarës
Tinëz hyn tek unë e më squll dëshirat.
Plogështi e kotësisë!
Kaq shpejt, kaq shpejt, kaq shpejt
Trokon ky tren i çmendur
Treni i ditëve e netëve
Që na la vetëm dhimbjen
Për dashuritë e humbura
Për gëzimet, pasionet pa fre
Shkujdesjet!
Rininë.

Tetor 1976
 

TELEFONI I PAZËSHËM​


Ky telefon s’më lë të fle
Zë i pazëshëm, anonim
A nisesh nga një botë kërcënuese
A nisesh nga një botë pikëllim?
Mos vallë dikë e merr malli për mua
Për “alon” time pak të ngjirur
Mos vallë dikush me plagët e mija
Hapur herët nëpër shpirt
Një balsam pret, që nuk ia dhashë?
O shpirtra të harruar
Sy që nuk i shoh
Buzë që i kam puthur
Dhe pastaj i kam lënduar.
Jam këtu!
Pres i tmerruar.
Jam vetëm dhe pres
Askurrë s’do ta praj trupin e pritjes.

10.12.1997.
 

TRISHTIMI I IKJES​


U zgjua atë ditë

Ish ditë e qullur

xhamat lotonin

kaktuse gjembathyer

Trëndafili vyshkej.

Zërat e dashur shuheshin

nëpër fletë të zverdhura

kurse zogjtë e gëzimit

cicëronin grykëmbytur.



U zgjua atë ditë

ish ditë e qullur

dhe befas e kuptoi.

Jeta kishte ikur…

21.2.1995
 

GJENERALËT PENSIONISTË​


-Ah, çfarë kukulle, psherëtiu gjenerali
gishti i madh bëri shenjën e asit
-E mirë Mona, po s’është e jona
ia priti gjenerali tjetër
dhe, sytë kafshuan vithet e femrës.

Dy gjeneralët kishin fituar beteja
me armiq të shpikur dhe femra reale
pushtues, ngadhnjyes, lavdishkruar
që nga yjet e togerit gjer tek të gjeneralit.

Por kishte zbritur koha e humbjeve
nëpër presidiume shoqatash me emra buçitës
që të kujtonin qitjet e topave
rrekeshin ta dëbonin vdekjen e lavdinë…

U shfaq kjo femër e kolme me minifund
shpina e çveshur, veluar me tyl
gjoksi provokues me jakën e hapur
dhe ata e kuptuan…..përkohësisht
s’u mbetej më asgjë për të pushtuar.

Lisbonë, 21 tetor 1998.
 

MOS IA MËSONI EMRIN​


Nëqoftëse do të më kenë vrarë,

Vrasësin larg mos e kërkoni,

nëpër pyjet, rrugët, kafenetë

që aq shumë i kam dashur…….



Nëqoftëse do të më kenë vrarë,

vrasësin kërkojeni brenda dhomës sime

me një dritare grilambyllur,

me një shtrat të madh për dy vetë

nën një jastëk të pazhubrosur,

me një kasetë të Hulio Iglesias

tangoja “Kaminito addios”

dhe një tjetër e një amatori korçar

ku ka një këngë për një grua që lëngon.



Vrasësi im ka disa emra

pasaportar i ndërron sipas ditëve

kurse netëve ka vetëm një emër….

Miqtë e mij, emrin mos ia mësoni

Ju dua, nuk do t’ua tregoj kurrë.

3.1.1998.
 

FUNDSHEKULLI SHQIPTAR​


Tymtarët e krimit
vjellin shtëllunga…
qiell i mbyllur, i blozët
hedh shira blozë.

Tymtarët e kartës
brerojnë breshër rrenash
tymtarët e gojës
cipën e ndrangur hedhin…

Fundshekulli shqiptar
ceremonial pambarim
i kortezhit të shpresave…

11.12.1999.
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.