Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Telepatia....

Lina

NeTeDy.com ?
Kontributor
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,735

Telepatia..​



cerebros-conectados.jpg

Telepatia ose biokmunikimi është njëri nga fenomenet shumë të njohura të lëmit të parapsikologjisë ose psikotronikës.

Fjala “telepati” rrjedh nga gjuha e vjetër greke dhe do të thotë: “tele” - largësi dhe “pathe” - ndjeshmëri.

Si themelues i saj njihet Fredrick Meiers, që është edhe njëri ndër themeluesit e Shoqatës britanike për kërkime psikike, qysh në vitin 1882.

Çështë në të vërtet telepatia?

Telepatia mund të definohet si një manifestim psikotronik, gjatë të cilit vrojtohen mendimet, fotografitë psikike, dërgesa sensibël e një personi, respektivisht e dërguesit, nga ana e një personi tjetër, që në këtë rast është pranuesi.

Këto mendime, kjo dërgesë sensibël, që emitohet vetëdijshëm apo pavetëdijshëm nga dërguesi, është e “shpërndarë” në hapësirë, ashtu që me pesë shqisat normale të komunikimit, të cilat ne si qenie njerëzore i posedojmë, nuk është e mundur të pranohen dhe me to të komunikojmë. Pra, mund të thuhet se telepatia është komunikim valorë i dy qenieve pa kontakt fizik, pa fjalë, por vetëm me anë të mendimit, pavarësisht largësisë së tyre.

Aftësi të komunikimit telepatik kanë të gjitha qeniet e gjalla, por ato që e kanë më të zhvilluar aftësinë e emetimit të “neuro-rrezeve”, e kanë më të theksuar këtë dukuri. Vetë jeta është e mbushur plot me raste telepatike, të cilat paraqiten në mënyrë spontane, midis personave që janë të lidhur ngushtë emocionalisht siç është rasti i nënës dhe fëmijës, motrës e vëllait, burrit e gruas etj.

Komunikimi telepatik, emetimi dhe pranimi i rrezeve, paraqet fundamentin në formimin e marrëdhënieve midis prindërit dhe fëmijës. Dashuria në mes nënës dhe fëmijës është e formuar kryesisht në parimet telepatike. Komunikimet telepatike ekzistojnë më së shpeshti në vitin e parë të jetës, kur fëmija nuk mund të flasë e dashuria në mes të nënës dhe fëmijës nuk është e “vetëdijshme” ose funksion i dëshiruar. Ky është një fenomen, po e quaj “jashtëshqisor”, i cili mund të shpjegohet vetëm si lidhje telepatike. Pa këso lidhjesh nuk do të ekzistonte as dashuria e vërtetë.

Gjatë luftës së dytë botërore kemi rastin e në nëne të një luftëtari në front, e cila papritur ndien dhembje në gjoks dhe bërtet: “Biro, të vrau armiku!” Lajmin për vdekjen e të birit, të cilin e mori më vonë, përputhej plotësisht me atë ditë dhe atë moment kur edhe ju kishte lajmëruar dhembja në gjoks. Rasti i mësipërm është vetëm një, nga shumë raste të ngjashëm që na ndodhin në përditshmërinë tonë (siç i ka ndodhur edhe Laura72), por që ne i interpretojmë, varësisht prej bindjeve dhe këndvështrimeve tona...

Gati në të gjitha vdekjet, të afërmit e familjes, në çastin kur ndërron jetë i dashuri i tyre, në mënyra të ndryshme e ndjejnë këtë. Këtë fenomene sqaron edhe psikologu i njohur K. Jungu në teorinë e tij të sinkronicitetit, por edhe populli ynë i njeh shumë mirë kotë shenja, që zakonisht quhen “isharete” (arab, isara - shenjë).

Kërkimet e ndryshme për, për sqarimin e telepatisë në mënyrë shkencore, kanë filluar që nga koha e Mesmerit, Pjer Zhana-s, Sharl Rishe-es e vazhdojnë dhe në ditët tona. Tentativa e parë fillon me Mesmerin. Edhe telepatinë, sikurse të gjitha fenomenet e parapsikologjisë, ai e shpjegon si dërgim të informacioneve nëpërmjet energjisë magnetike universale, e cila i lidhë të gjitha qeniet e gjalla. Telepatia e tërhiqte vëmendjen e Mesmerit sepse edhe ajo, si shumë dukuri jashtshqisore, paraqitej shpesh gjatë gjendjes hipnotike. Mesmeri edhe mendonte se telepatia paraqitet vetëm gjatë gjendjes hipnotike.

revista psikologjia
 
Telepatia; fenomen paranormal apo fenomen normal?

ab67616d0000b27304feb6a4c4fbd296ceccb2d7.jpeg


Telepatia mendore eshte percaktuar si “nje komunikim me ane te mjeteve te ndryshme nga shqisat, ose nepermjet transferimit te mendimit”. Megjithese ky eshte ne fakt pershkrimi me i mire qe mund t’i behet ketij fenomeni, ky pershkrim nuk eshte pershkrimi me i qarte dhe me i plote i ketij fenomeni.

Prova dhe fakte nese telepatia ekziston vertet si fenomen kane qene shume eksluzive gjate viteve, edhe pse perpjekjet kane qene te shumta. Shumica e fakteve jane anekdoda dhe prandaj ato nuk jane te pranuara si fakte shkencore dhe te besueshme.

Duke marre parasysh gjithcka, te gjithe ne kemi patur nje eksperience teplepatike gjate jetes tone edhe pse ndoshta nuk e kemi kuptuar kur kjo gje ka ndodhur. Shume gjera qe na ndodhin ne jete dhe qe ne shpesh ia tribuojme rastesise apo castit, por qe ne fakt mund te mos kene qene gje tjeter por manifestime te telepatise.

Vetem sepse ne nuk mund tejapim prova dhe fakte ne kete kohe, nuk do te thote qe ky fenomen nuk ekziston. Ka shume gjera te tjera te lidhura me mendjen tone, procese te mendimeve dhe gjera te lidhura me shpirtin per te cilat ne nuk dime shume gjera apo qe nuk dime asgje.

Ne dime qe mendimet jane nje lloj energjie, por nuk e dime me saktesi se kush eshte ne fakt origjina e kesaj energjie dhe se si kjo energji eshte shperndare. Mund te jete qe keto mendime futen ne nje “ndergjegje globale” me mendimet tona te futur ne nje rrjet dhe qe me ne fund arrijne tek destiacioni i tyre. Eshte perafersisht dicka e ngjashme me rrjetin e telefonit.

Ose nje teori tjeter eshte qe ne mundemi qe te fokusojme mendimet tona ashtu si nje rreze lazer tek nje individ receptiv te vecante, e pak redesi ka nese ky individ eshte ne dijeni te procesit apo jo.


Ka shume pretendime qe telepatia ekziston ne te vertete, megjithese ne ende nuk mund te kemi nje test shkencor per te vertetuar ne fakt dhe per te konfirmuar ekzistencen e ketij fenomeni.

Ka shume raste: nje mama qe e ndjen qe vajza e saj ka patur nje aksident edhe pse nuk e ka marre ende kete lajm, nje person qe mendon per dike tjeter te cilin nuk e ka pare prej vitesh dhe te nesermen keta te dy takohen rastesisht, ajo ndienja shume e forte qe telefoni do te bjere dhe ne fakt zilja e telefonit bie vertet, - te gjitha keto ka shume mundesi qe te jene manifestime te telepatise.

Si qenie njerezore qe jemi ne jemi te nderlidhur ne disa menyra qe ne ne fakt nuk i kuptojme plotesisht, dhe ne baze te kesaj mund te thuhet qe telepatia eshte nje proces njerezor shume i zakonshem, por qe eshte paksa i komplikuar ne boten tone me gjithe shperqendrimet e saj.

Eshte shume e qarte qe ne ne menyre te vullnetshme apo ne menyre te pavullnetshme mundemi te transmetojme dhe te marrim mesazhe te ndryshme, e sidomos ne kohe stresi apo krize. Por a mundemi ne qe te influecojme veprimet e te tjereve vetem me ane te transmetimit te mendimeve? Eshte e veshtire kjo pyetje por besohet qe ata persona qe kane motivim te larte munden.

Nje prej teorive me interesante eshte ajo qe pretendon qe ne mund te komunikojme ne menyre telepatike me kafshet tona, vecanerisht qente.

Ka nga ata njerez qe besojne qe eshte e mundur qe te influencohet dikush qe te mendoje per ju dhe qe ne meyre telepatike keta persona mund te thirren dhe te vijne afer jush nese ju vertet e ndjeni qe duhet t’i shihni. Por ky person duhet te jete patjeter dikush me te cilin ju keni patur nje lidhje shume te afert emocionale, si nje i dashur apo e dashur, apo nje person i familjes.

Komunikimi telepatik kerkon kembengulje dhe perqendrim, por jo aq shume sa do te donte per shembull perkulja e nje luge ne menyre telekinetike.

Megjithate, akoma shume studiues dhe shkencetare jane duke kerkuar nje shpjegim shkencor per t'i dhene nje shpjegim me te sakte ketij fenomeni, dhe per te sjelle per te gjithe boten prova dhe fakte qe telepatia ekziston vertet ne menyre qe te besohet edhe nga skeptiket e ndryshem.
 
Si unë e ti ?
??♥️?
Do realizojmë edhe teletrasportin ?
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.