Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Stresi dhe Shendeti

U

Universal

Guest
- Çdokush e di që gjendjet psikologjike shkaktojne reagime fizike. Kur jemi nervoz për një provim të rëndësishëm, ndjehemi sikur kemi lepurin në bark. Të merakosur për një fjalim publik, shpeshherë vizitojmë tualetin. Kur “hamë veten” për një konflikt me një antar të familjes, kemi një dhimbje të fortë koke. Nëse një stres i tillë zgjat, mund poashtu të sjellë (tek ata me probleme fiziologjike) puçrra në lëkurë, sulme astmatike, ose tension të lartë gjaku.
- Shumë njerëz janë më pak të vetëdijshëm se si mund sjellja të vrasë. Sjelljet tona ndikojnë nëse një ditë do bëhemi viktima të një nga katër shkaktuesit kryesorë të sëmundjeve dhe vdekjes: çrregullim zemre, kancer, goditje, dhe infektim kronik të mushkërrive. Akademia Nacionale e Institutit Shkencor të Medicinës (1982) tregoi ca nga shkaqet e vdekshmërisë që shkaktohen nga sjellja e njerëzve – duhani, alkooli, marrëdheniet seksuale pa mbrojtje, injorimi i urdhërave të doktorëve, ushtrime të pamjaftueshme, përdorimi i narkotikëve të ndaluar, dhe të ushqyerit e dobët. Nëse do mund të kuptojmë dhe t’i ndryshojmë këto burime sjelljesh që shkaktojnë sëmundje, do mund t’i minimizonim vuajtjet e njerëzve dhe të zmadhojmë shpresat e tyre për një jetë më cilësore. Për të ndjekur këto qëllime, psikologët dhe doktorët krijuan fushën interdisiplinare të mjekësisë së sjelljes (bihevioristike), që njëson njohuritë e sjelljes dhe mjekësisë.
- Psikologjia shëndetësore siguron kontributin psikologjik për mjekësinë bihevioristike. Përfshin shumicën nga 3500 psikologët që tash janë në fakultetet e shkollave mjekësore të Kanadasë dhe SHBA-së (Michaelson, 1993). Psikologët shëndetësor pyesin: Si përcaktohet stresi që ndjejmë nga perceptimi i një situate? Si ndikojnë emocionet dhe personaliteti jonë drejt rrezikimit nga çrregullimet tona? Si e shohin njerëzit kur janë të sëmurë, dhe kur kërkojnë trajtim? Çfarë qëndrime dhe sjellje ndihmojnë parandalimin e sëmundjeve dhe promovojnë shëndetin dhe mirëqenien? Si mund të reduktojmë ose të kontrollojmë stresin?
 
Çfarë ështe stresi? Deri ku, dhe me çfarë mekanizmash stresi kontribuon për çrregullimet e zemrës, infektimet, dhe kancerin? Cilat lloje njerëzish janë më shumë të rrezikuar për sëmundjet e lidhura me stresin?

- Duke ecur shtigjeve drejt vendkampimit Rocky Mountain, Karl dëgjon një fëshfëritje tek këmba e tij. Hedh një shikim të shpejtë dhe sheh një gjarpër me zile, trupi i tij mobilizohet për luftim ose arratisje: tendosen muskujt, i vlon gjaku, zemra i rreh shpejtë. Zhduket, duke vrapuar drejt sigurisë së kampit. Sapo mbërrin atje, muskujt e Karlit relaksohen ngadalë dhe rrahjet e zemrës dhe frymëmarrja i qetësohet.
- Karen largohet nga shtëpia e saj në periferi një mëngjes dhe, e vonuar nga ndërtimi i rrugës, mbërrin tek parkingu i stacionit hekurudhor periferik fiks në kohë për të parë trenin e orës 8.05 të largohet. Pasi merr trenin e ardhshëm, ajo mbërrin në qytet vonë dhe hap rrugën përmes turmës plotë e përplotë me këmbësorë. Sapo mbërrin ke banka e saj, ajo i kërkon falje klientit të parë, i cili pyet veten ku ka qenë Karen dhe pse raporti i tij i një çerek investimi nuk është gati. Karen bën të pamundurën për të qetësuar klientin. Më pas, ajo vëren muskujt e saj të tendosur, dhëmbët e shtërnguar, dhe stomakun që i dridhet.
- Përgjigja e Karlit nga stresi i shpëtoi jetën; ndërsa Karen mundi të shtonte rrezikun për ndonjë çrregullim zemre, tension të lartë gjaku, dhe probleme tjera shëndetësore që kanë lidhje me stresin. Për më tepër, e ndjerë nën presion, ajo mund të flinte dhe të ushtronte më pak dhe të pintë cigare e alkool më shumë, duke rrezikuar më tepër shëndetin e asaj afatgjatë.
 
Stresi dhe stresuesit

- Stresi është një koncept dredharak. Njerëzit nganjëherë e përdorin shprehjen stres për të përshkruar kërcënimet dhe sfidat (“Karen ishte e stresuar”), herëve tjera për të përshkruar reagimet tona (“Kur Karli e pa gjarpërin me zile, ai përjetoi një stres therrës”). Shumica e psikologëve do e definonin trenin e ikur të Karenit si “stresues,” reagimet fizike dhe emocionale të Karlit si “reagim stresi,” dhe procesin përmes të cilit Karl dhe Karen u lidhën me ambientin si stres. Në këtë mënyrë, stresi nuk është vetëm një nxitje apo një reagim. Është procesi përmes të cilit ne vlerësojmë dhe përballojmë kërcënimet dhe sfidat që na rrethojnë.
- Kur perceptohen si sfida, stresuesit mund të kenë efekte pozitive, duke na nxitur dhe motivuar neve për t’i mposhtur problemet. Atletët e kampionateve, hostët e suksesshëm, dhe mësuesit më të mëdhenj dhe udhëheqësit, të gjithë lulëzojnë dhe shquhen kur nxiten nga një sfidë. Por më shpesh, stresuesit kërcënojnë burimet tona – statusin dhe sigurinë tonë në vendin e punës, shëndetin apo mirëqenien e atyre që i duam, besimet tona të thella, imazhet tona (Hobfoll, 1989). Dhe kur një stres i tillë është i ashpër ose i zgjatur, mund të jetë dhe i dëmshëm.
 
- Megjithëse interesimi mjekësor mbi stresin daton që nga koha e Hipokratit (460 – 377 PK), është dashur deri në vitin 1920 që fiziologu Walter Cannon të konfirmojë se reagimi ndaj stresit është një pjesë e një sistemi të unifikuar të mendjes dhe trupit. Ai vërejti se i ftohti ekstrem, mungesa e oksigjenit dhe incidentet që nxisin emocione, të gjitha këto shkaktojnë një derdhje të epinefrinës (adrenalinë) dhe norepinefrinës (noradrenalinë). Këto hormone të stresit hynë në sistemin e qarkullimit të gjakut përmes fundit të nervit simpatik në pjesën e brendshme të gjëndrave veshkore. Siç kemi parë në diskutimin e Kapitullit 13 për nxitjet emocionale, kjo është vetëm një pjesë e reagimit të sistemit nervor simpatik. Kur alarmohet nga cilado prej shumë shtigjeve (rrugëve) të trurit, sistemi nervor simpatik zmadhon ritmin e rrahjeve të zemrës dhe frymëmarrjes, devijon gjakun drejt muskujve skeletorë, dhe çliron yndyrë nga rezervat trupore – të gjitha këto për të përgatitur trupin për ato që Cannon i quan lufto ose mbathja. Në tërësi, ky reagim ndaj stresit i erdhi Cannonit si mrekullisht i përshtatshëm. Fiziologët poashtu kanë identifikuar një sistem të dytë të reagimit ndaj stresit. Me urdhërat e lëvozhgës së trurit (përmes hipotalamusit dhe gjëndrave të hipofizës), pjesa (mbështjellësja) e jashtme e gjëndrës veshkore tajit hormonin e stresit kortisol.
- 40 vitet hulumtim mbi stresin të shkencëtarit kanadez Hans Seyle (1936, 1976), zgjeruan zbulimet e Cannonit dhe ndihmuan të bëjnë stresin një koncept të madh edhe në psikologji, edhe në medicinë. Ngjarja që përshkruan arritjen e Seyle në konceptin e tij të reagimit ndaj stresit është një ngjarje që ia vlen të kujtohet në kohët e dekurajimit intelektual. Duke shpresuar të zbulojë ndonjë hormon të ri seksual, Selye injektoi minjtë me ekstrakte të hormoneve vezore. Ai zbuloi tre efekte: zgjerëmin e lëvozhgës së veshkave, tkurrjen e gjëndrave tymus (që përmbajnë qelizat e bardha të gjakut të cilat luftojnë kundër infektimeve), dhe ulcerë të gjakosur. Meqë asnjë hormon i njohur deri tani s’ka prodhuar simptome të tilla, Selye u ngazëllye. “Në moshën 28, unë si duket isha në gjurmët e një hormoni të ri.”
- S’u desh të kalonte shumë kohë deri kur ngazëllimi i tij të kthehej në zhgënjim. Kur i injektoi minjtë me lëngje të tjera, vërejti të njëjtat ndryshime. Mjerisht, Selye arriti në përfundim që rezultatet s’ishin në sajë të një hormoni të ri.
Të gjitha ëndërrat e mia për zbulimin e një hormoni të ri u shkatërruan. Gjithë koha dhe gjithë materialet e futura në këtë kërkim shkuan dëm…U dëshpërova aq shumë saqë për ditë të tëra s’kam mundur të kap punë me dorë. Kam ndenjur kot në laboratorin tim, gjithë kohën, duke “ngrohur vezët”…Periudha e ardhshme e analizave të shumta të mbyllura doli të ishte faktor vendimtar në karierën time, më hapi rrugën për gjithë punën që do vinte më pas…Përderisa vazhdimisht tentoja t’i kapërceja eksperimentet e mia të mjera dhe interpretimet e mundshme të tyre, befasisht mu shkrep ideja që dikush mund t’i shihte ato nga një kënd krejtësisht i ndryshëm. Po të kishtë diçka të tillë, si një reagim i vetëm jospecifik i trupit ndaj çfarëdo dëmtimi…ndërlikimi i përgjithshëm mjekësor i sindromit do ishtë i pamasë! (1946. f 24 – 26)


- Për të vërtetuar këtë lëmsh, Selye studoi reagimet e kafshëve ndaj stresesh të ndryshme si goditja elektrike, trauma kirurgjike, dhe kufizimit të lëvizjes. Ai zbuloi se reagimi i trupit ndaj stresit ishte shumë i përgjithshëm – si një alarm i vetëm kundër vjedhësve që aktivizohet, kushdo që të jetë futur brenda shtëpisë – dhe që ai e quajti Syndromi i Përgjithshëm i Përshtatjes (GAS).
- Selye e shihte GAS të ndarë në tre faza. Të themi që vuani nga një traumë fizike apo emocionale. Në Fazën 1, ju përjetoni një reagim alarmues për shkak të një aktivizimi të befasishëm të sistemit nervor simpatik. Rrahja e zemrës ngjitet shpejt përpjetë. Gjaku shkon drejt muskujve skeletor. Ndjeni ligështinë e goditjes. Me resurset e mobilizuara, ju jeni të gatshëm të luftoni sfidën gjatë Fazës 2, rezistencës. Temperatura, presioni i gjakut, dhe frymëmarrja ngelin në nivel të lartë, dhe ka një derdhje të befasishme hormonesh. Nëse zgjat më shumë, stresi mund përfundimisht të zbrazë rezervat tuaja trupore gjatë Fazës së 3, rraskapitjes. Me rraskapitje, ju jeni më të prekshëm nga sëmundjet ose biles, në rastet më ekstreme, edhe nga shembja ose nga vdekja.
- Kërkimet më të reja zbulojnë dallime delikate në reagimet trupore ndaj stresuesve të ndryshëm. Sidoqoftë, disa ekspertë mjekësorë sot grinden me çështjen themelore të Selye: Stresi i tejzgjatur mund të sjellë dëmtim fizik. Disa nga studimet e fundit kanë marrë skanime MRI të trurit të njerëzve që kanë përjetuar një vërshim të tejzgjatur hormonesh, si pasojë e abuzimi të pandërprerë, një lufte, apo një sëmundje endokrine (Sapolsky, 1996). Shumica kanë një hipokampus të tkurrur, struktura e brendshme e trurit vitale për të braktisur kujtimet e hollësishme (deklarative). Zbulime të tilla shpiejnë drejt shqetësimeve praktike të psikologëve të sotëm të shëndetësisë: Çfarë e shkakton stresin? Cilat janë efektet e stresit? Dhe si mund t’i lehtësojmë ato efekte?
 
Ngjarje Stresuese nga Jeta

- Sa të stresuar jemi varet nga si i vlerësojmë ngjarjet. Një person i vetëm në shtëpi heq nga mendja zhurmat e saj kërcitëse dhe nuk përjeton stres; një tjetër dyshon se është futur dikush dhe alarmohet. Një person e sheh një punë të re si një sfidë të mirëseardhur; dikush tjetër e sheh si një dështim të rrezikshëm. Kërkimi është fokusuar në reagimet tona ndaj tre llojeve të stresuesve: katastrofave, ndryshimeve të rëndësishme, dhe sherreve të zakonshme.

Katastrofat
Katastrofat janë të paparashikueshme, ngjarje të një mase të gjerë siç janë luftërat dhe fatkeqësitë natyrore të cilat pothuajsë çdokush i vlerëson si kërcënuese. Edhepse njerëzit shpeshherë i ofrojnë njëri tjetrit ndihmë dhe ngushëllim pas ngjarjeve të tilla, pasojat shëndetësore mund të jenë mjaft shprehëse. Tre shembuj:

  1. Në ditën e tërmetit të vitit 1994, Los Angeles përjetoi një ngritje pesëfish të infrakteve të papritura vdekjeprurëse – sidomos në dy orët fill pas tërmetit dhe fare afër epiqendrës së saj. Tendosja fizike (vrapimit, ngritja e copave) ishtë një faktor në vetëm 13 përqind të vdekjeve, stresi nga ikja ishte shkak i vdekjve tjera (Muller & Verrier, 1996).
  2. Në vitin pas rrëzimit të një avioni Jumbo Jet 747 në Lockerbie, Skoci, policët pasi kishin përjetuar presion duke tentuar për të gjetur eshtra njerëzish dhe pasi kishin patrulluar zonën e fatkeqësisë – pësuan një ngritje prej 38 përqind në sëmundjet afatshkurta (Paton, 1992).
  3. Në Republikën Beloruse, ku shiu solli mbeturinat më të këqija radioaktive nga fatkeqësia nukleare e Çernobilit, edhe ata që u larguan nga vendlinja dhe shoqëria e tyre, edhe ata që qëndruan në atë ambient kërcënues, të gjithë përjetuan stres të ashpër. Sëmundjet që kishin të bënin me stresin siç është tensioni i lartë i gjakut dhe çregullimet e zemrës u sipas të dhënave u trefishuan (Kolominsky & Parkhomenko, 1993)


A prodhojnë efekte kaq të mëdha fatkeqësitë në komunitet? Pas grumbullimit të të dhënave nga 52 studime të tilla të vërshimeve katastrofike, uraganeve dhe zjarreve, Anthony Ruboni dhe Leonard Bickman (1991) gjetën efektin tipik më të thjeshtë por megjithatë të vërtetë. Në zgjimin e fatkeqësisë, masat e çrregullimeve psikologjike, siç ështe depresioni dhe shqetësimi (sikleti), u ngritën mesatarisht për 17 përqind. Aksidenti nuklear në Three Miles Island krijoi simptome të ngjashme stresi tek banorët e rajonit (Baum & Fleming, 1993). Edhe refugjatët që braktisin shtëpitë e tyre poashtu provojnë një ngritje në masë të çrregullimeve psikologjike. Stresi i tyre buron nga trauma e çrrënjosjes dhe ndarjes nga familja si dhe nga sfida e përshtatjes në një kulturë të huaj, me gjuhën e saj të re, etnicitetin, klimën dhe normat sociale (Williams & Berry, 1991). Në të gjitha këto raste, pasojat shëndetsore shpesh vijnë pas një stresi të tejzgjatur.

Ndryshimet e rëndësishme jetësore
Tipi i dytë i ngjarjeve stresuese në jetë janë ndryshimet e rëndësishme personale në jetë – vdekja e ndonjë të dashurit, humbja e një punë, një martesë ose një ndarje. Disa psikologë studiojnë efektet e ndryshimit të jetës duke ndjekur njerëzit kohë pas kohe për të parë nëse ngjarje të tilla i paraprijnë sëmundjeve. Të tjerët krahasojnë ndryshimet në jetë të cilat rikujtohen nga ata që kanë ose s’kanë vuajtur një problem të caktuar shëndetsor, siç do ishte një sulm në zemër. Një rishikim i këtyre studimeve i autorizuar nga Akademia Nacionale e Shkencave zbuloi që njerëzit që kanë ngelur të ve në koëht e fundit, të përjashtuar, ose të ndarë janë më të kapshëm nga sëmundjet (Dohrenwend & tjerët, 1982). Një studim Finlandez i bërë me 96,000 vejushë konfirmoi dukurinë: Rreziku i vdekshmërisë së tyre dyfishohet në javën pas vdekjes së partnerit të tyre (Kaprio & tjerët, 1987). Përjetimi i një grumbull krizash e vendos një person në një rrezik akoma më të madh.
- Pse, atëherë, ca njerëz ndihen të stresuar pas një ndryshimi të madh në jetë ndërsa të tjerët nuk preken nga kjo? Ajo që ka më shumë rëndësi se sa vetë situata është vlerësimi jonë ndaj saj. Pensionimi nga dikush mund të shihet nga një person si kohë për t’u reklaksuar dhe për t’u kënaqur, ndërsa nga një person tjetër si një kërcënim për identitetin dhe të ardhurat. Aborti mund të krijojë stres për femrat që moralisht e kundërshtojnë abortin dhe që u mungon përkrahja e parnterit ose prindërve. Sidoqoftë, shumica e grave që vlerësojnë ndryshe nuk përjetojnë ndonjë shqetësim të ashpër pas abortit (Adler & tjerët, 1990; Major & tjerët, 1990; Russo, 1992). Ngjarjet e jetëve tona rrjedhin drejt një filteri psikologjik. Stresi rritet më pak nga ngjarjet vetvetiu se sa nga vlerësimi që i bëjmë ne.

Telashet e përditshme
Siç e kemi parë në Kapitullin 13, lumturia jonë buron më pak nga fati i mirë që na ndjek se sa nga reagimet tona ndaj ngjarjeve të përditshme – një notë e shkëlqyeshme në një provim, një letër që ju përmbush një dëshirë, fitoja e ekipit tuaj në ndeshjen finale.
- Ky parim funksionon edhe për ngjarjet negative, poashtu. Bezditë e përditshme mund të jenë burimet më të rëndësishme të stresit (Kohn & Macdonald, 1992; Lazarus, 1990; Ruffin, 1993). Këto telashe të përditshme përfshijnë trafikun në orën e pikut, bashkë-banorët acarues, linjat e gjata të pritjes nëpër banka ose dyqane, angazhimi i tepërt, dhe vëndosja gabim e gjërave. Edhe pse ca njerëz thjeshtë mund t’i ngrejnë supet ndaj problemeve të këtilla, të tjerët “stresohen” shumë nga shqetësimet e tilla. Kësisoji, 6 në 10 njerëz thonë që ndjejnë “stres të madh” së paku njëherë në javë (Harris, 1987).
- Me kalimin e kohës këto stresues mund të shtohen dhe të shkaktojnë probleme në shëndet dhe mirëqenie. Midis banorëve të getos urbane, shumica e të cilëve pësojnë streset ditore që shoqërojnë varfërinë, papunësinë, njëprindshmërinë, mbingarkesën, niveli i hipertensionit është mjaft i lartë. Nga 1990 – 1993, pas rënies së socializmit në ish Bashkimin Sovjetik, Rusia përjetoi divorce, vrasje, vetvrasje dhe çregullime e sëmundje që janë të lidhura me stresin – dhe mosha mesatare e burrave në Rusi u rrëzua afër 5 vite, në 58.9 vjet moshë mesatare (Holden, 1996). Për dallim nga këto grupe të stresit të lartë, ka një nivel të ulët të sulmeve në zemër midis atyre që jetojnë jetë të qetë “manastiri” (Henry & Stephens, 1977).
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.