Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Skënderbeu “Kur Europa dridhej […], skifteri arbëror nuk dinte se çfarë ishte disfata, çfarë ishte robëria, çfarë ishte frika”

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Skënderbeu “Kur Europa dridhej […], skifteri arbëror nuk dinte se çfarë ishte disfata, çfarë ishte robëria, çfarë ishte frika”​



Skënderbeu “Kur Europa dridhej […], skifteri arbëror nuk dinte se çfarë ishte disfata, çfarë ishte robëria, çfarë ishte frika”


Shkëputur nga libri “Marrëdhëniet e hershme historike midis Arbërisë dhe Kroacisë”, që pa dritën pak ditë më parë në Zagreb: “Ajo që është midis poetëve Shakespeare, të oratorëve Fox, të komandantëve Napoléon, ky është Skënderbeu në mesin e trimave trim i vërtetë”; “Kur Europa dridhej […], skifteri arbëror nuk dinte se çfarë ishte disfata, çfarë ishte robëria, çfarë ishte frika”!

skenderbeu-pikture.jpg


Kështu shkruante Ferdinand (Ferdo) Maksimilijan pl. Šišić (1869 – 1940), një nga themeluesit e historiografisë moderne kroate, në parathënien e studimit të tij të famshëm kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në vitin 1901. Dorëshkrimi autograf i këtij studimi të Šišić ruhet në fondet e Arkivit të Akademisë (HAZU), Zagreb.

Tërheqë vëmendjen fakti se, studimi në fjalët i historianit të madh kroat mund të marrë edhe si përgjigje ndaj disa historianëve grekë e serbë, të cilët në shekullin XIX trumbetonin zhurmshëm kundër historisë shqiptare përgjithësisht dhe Gjergj Kastrioti-Skënderbeut në veçanti. Në këtë kontekst shkruan edhe për origjinën e Skënderbeut duke thekësuar se, ngatërresat kanë nisur me kronikën e Konstantin Muzakës (Musachi), i cili nënën e Heroit e quante tribale. Mirëpo, sipas studiuesit Šišić, Muzaka nuk kishte të drejtë, meqë këtë e bën me qëllim për të nëpërkëmbur rëndësinë historike të Skënderbeut karshi familjës Muzaka. Nuk kishte të drejtë as ndonjë historian tjetër, që duke iu referuar Muzakës, ngatërrojnë konceptet etnike të shfaqura në periudhën e Humanizmit dhe Rilindjes. Për të mbështetur tezën e tij për origjinën arbërore të Skënderbeut, historiani kroat Šišić i referohet edhe njohësit më të mirë të rrethanave historike në Ballkan, historianit me origjinë çeke, prof. Konstantin Jireček!

Jahja Drançolli
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.