Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Skender Rusi

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731
Skender Rusi

Skënder Rusi është poet dhe autor këngësh i njohur. Skender Rusi gjeniu i letrave, i koheve moderne, ai nuk shkruan vargje ne leter te bardhe, ai hedh nota ne pentagram, ai kendon ne thellesi te shpitit sic thote Driteroi, kolosi yne. Mendoj se e meriton me shume intreres e vleresim per krijimtarine e tij, nje pasuri e madhe kombetare letrare. Eshte nderi dhe krenaria jone.138779.jpg
 
Last edited:
I kam ca gjëra...

I kam ca gjëra që më kanë mbetur
pa thënë,
I kam ca pengje
që po më mundojnë prej kohësh!
E kam një shkëmb
Që në majë të malit duhet shpënë,
I kam ca mbrëmje
Që ti do të kërkosh t’i shohësh!

E kam një çast
Që largohet nga mua,
E kam një ulërimë
Që s’e kam lëshuar ende!
E kam një vajzë
Që s’i thashë dot “të dua”,
Ma tha ajo
Po unë e di që më gënjente!

I kam ca gjera
Që duhet thënë patjetër
I kam ca njerëz
Që shpesh më zenë rrugën
I kam ca mëkate
Që më ngacmojnë zemrën
Që erdhën tek unë
Por nuk e di ku humbën.

I kam ca gjëra
Që si kam thënë ende,
Është ky shkaku
Që dua edhe ca të rri,
Në botën tonë të vogël
do më pëlqente,
Që edhe armiqtë
t’i vrisja me dashuri!
 

KORÇES NJE FJALE DASHURIE​


Jetoj në një qytet në formë zemre,
Ku kitarat netëve marrohen!
Ku djemtë nuk rrinë pa të shkelur syrin,
Dhe vajzave ju pëlqen të ngacmohen!
Jetoj në një qytet që dremit,
Dhe zgjohet mbi supin e një mali.
Ku dielli para se të nisë udhëtimin,
Çlodhet pak mbi sup të një ushtari!
Jetoj në një qytet që më deh,
Jo me vodkë, por me dashuri!
Ku çdo grua, në sy, nuk të sheh,
Po të ndjek me sy, kur s’sheh ti!
Jetoj në një qytet që m’i fal,
Të gjitha marrëzitë që kam bërë!
E ç’ta fsheh, edhe unë jam mëkatar,
Ndaj dhe falem siç falen të tërë!
Jetoj në një qytet që e dua,
Brenda zemrës së tij kristal!
Dhe druhem, a do arrij dot,
Që famë, nga fama ime t’i fal!
Jetoj në një qytet ku nesër do të kem,
Patjetër emrin e një rruge!
Po të më pyesni kë do zgjedh,do t’ju tregoja atë,
Që në vend të gurëve është e shtruar me puthje
 

HESHTJA DHE UNË​


Ka ditë kur unë jam vërtet i mërzitur,
Absurde më duket çdo gjë që prek,
Asnjë rrugë
nuk ma ngre dorën për të ikur,
Asnjë njeri
që ka zyrë s’më përshëndet!

Është një heshtje
që flet më tepër se fjala,
(Heshtje e njerëzve të thjeshtë,)
Ata nuk i shkelin vijat e bardha,
Ecin në sht rat in e tyre si lumenjtë!,

Ja,e shihni këtë tavolinë ku flet heshtja,
Flasin buzët që s’e prekën gotën,
Ty zotëri që jep urrdhëra nga lart,
Mos të duket që drejton gjithë botën!?

Unë flas me të dashurën heshtjen time,
Bëhem i zakonshëm nëse flas me fjalë,
Ka heshtje që flasin përtej dashurive,
Ka heshtje që ditët mbajnë gjallë,

Preferoj rrugët ku asnjë nuk ka ecur,
Më mire se kushdo hapat flasin,
Unë ju dua më shumë që jeni të heshtur,
Shpërndani paqe edhe maja kapni!

Ka ditë kur unë jam vërtet i mërzitur,
Absurde më duket çdo gjë që prek,
Asnjë rrugë
nuk ma ngre dorën për të ikur,
Asnjë njeri
Që ka zyrë s’më përshëndet!
 

VAJZA PREJ QELQI​


Vajzë e vogël,
Me sy prej qelqi,
Sa herë hyj brenda tyre,
Unë eci zbathur,
Mos thyej ndonjë gjë,
Që,dot,s’e ndreq!
Qelq,
I ke sytë,
Qelq!
Vajzë kryeneçe,
Me buzët prej qelqi,
Sa herë ndeshem me to,
Ti mua më kap rob,
Dhe robërit i trajtoke keq!
Qelq,
I ke buzët,
Qelq!
Vajzë e brishtë,
Me trup prej qelqi,
Duart i kam skelet,
Dridhem kur të prek,
Kam frikë mos më thyesh vërtet!
Qelq,
Je e tëra,
Qelq!


30 qershor 2002
 

NJË MUSLIMAN NË KISHË​


Një mëngjes shkova edhe unë në kishë,
Pamvarësisht se s’kam qenë
apo s’jam i krishterë!
Pashë gjithë të tjerët të bëjnë kryqin,
Ashtu bëra edhe unë, si të tjerët!

Por ndodhi që i ngatërrova duart,
Mënyrën se si ato duhej të lëviznin,
E ndjeva veten jo pak,të turpëruar,
Instiktivisht vështrova Krishtin!

Po Krishti kish të tjera probleme,
Ia shihja sytë që i kish të lodhur!
Të ngatërroje kryqin
ish më shumë për të qeshur!
Paçka se mua s’duhej të më kish ndodhur!

Musliman i dreqit,i thashë vetes,
Një gjë kaq të thjeshtë
s’e fute dot në kokë!
Kjo për priftin
nuk ishte ndonjë prishje feste,
Gabime të tilla bëhen kudo në botë!

Kjo është njëlloj sikur atje në xhami,
Pa i hequr këpucët një i krishterë të futej!
Vështrova prapë Krishtin
dhe pashë se ai,
Për mua po lutej!

6 maj 2012
 

JAM I PAAFTË​


Jam i paaftë t’iu bëj keq të tjerëve,
T’i fut ata papritur nëpër kurthe!
Për këtë duhet të kesh diçka prej amebe,
Të jesh mik me butakë,me molusqe!

Jam i paaftë të hedh rrjeta fjalësh,
Që ngjajnë si të jenë prej merimange!
Jam i paaftë që shkëlqim të jap,
Siç japin flokët,kur ia prek, një vajze!
Jam i paaftë të spiunoj miqtë,
Edhe armiqve humbjen nuk ia dua!
Krishti i fali,jo veç një herë të ligjtë,
Paçka se ata prapë e kryqëzuan!

Jam i paaftë që të vetëvritem,
Nuk jam aq trim sa mund të dukem!
Si syri i vetëm i hënës në qiell,
Unë netëve do t’ju duhem!

Jam i paaftë të godas pas shpine,
Mos kini frikë ju që ju kam para!
E çdo të ishte madhështia e piramidave,
Po të mos ishte Sahara!?
 

SINFONIA E TAKAVE​


Ai ishte një regjistrues i marrë,
S’kishte zemër në gjoks,kishte disqe!
Jetonte brenda në një kitarë,
Atje e desh dhe varrin kur të vdiste!
Ia dha vetë ate forme sobalkes se tij,
Se atje do flinte me Bet’hovenin e madh!
Se atje do ish dhe zoti Paganin,
Edhe zoti Shubert,edhe zoti Moxart!
Kush tha se keta ishin te vdekur!?
Ai fliste me ta,qeshte,peshperiste!
Brenda kitares se tij vetem e shoqja,
E urdheruar ishte te mos fliste!
Ai behej xhind kur ajo lante pjatat,
Kur kercitja e tyre i futej neper disqe!
Ai i ulerinte kur ia degjonte takat,
Pale kur padashur,ndonjehere ,teshtinte!
Por erdhi nje dite dhe ajo iku ne qiell,
Kitara krisi,muret e saj u cane.
Telat e saj rane mbi Bet’hovenin,
Mbi Moxart e Shubert,mbi te gjithe rane.
Tani ai ve veshin ,jo per te degjuar tinguj,
Po per t’u cmallur me zhurmen e pjatave!
Bet’hoveni?E c’eshte Bet’hoveni,
Para simfonise se embel te takave!?
 

DIÇKA MË FSHEH​


Ty me mua të pëlqen që të lozësh,
Para teje mua zëri më ik!
Nuk e di se ç’fsheh brenda kokës,
Vajzë je, apo grua,apo sfinks!?

Orët e ditës i ndajmë përgjysëm,
Por unë,ty,përgjysëm s’të dua!
Nuk e di se ç’fsheh brenda syve,
Vajzë je,apo sfinks,apo grua!?

Ajo kokëz e bukur nis kthehet,
Nga shkoj unë,poeti i prapë!
Nuk e di se ç’fsheh brenda vetes,
Grua je ,apo sfinks,apo vajzë!?

8 shkurt 2012

SE SI...​


Se si po më ikën jeta! Se si!
Pa më pyetur fare,
Sikur të mos jetë imja!
Kam çaste kur edhe vetë nuk e di,
Nëse duhej ose jo,të lindja!
Se si po më ikin ditët! Se si!
Rrokullisen,rrokullisen, si toptha të vegjël!
Unë vrapoj pas tyre,kërkoj t’i arrij,
T’i ndaloj, t’i pyes, ç’do të bëhem nesër!?
Se si po më ikin ëndrrat!Se si!
Edhe në gjumë më kanë hyrë,
Edhe m’i kanë vrarë!
Ato që kanë shpëtuar kanë marrë arratinë,
Duke më lënë mua një të vdekur-të gjallë!
Se si po më ikin dashuritë!Se si!
Një sot.Një nesër.Një tjetër pas një jave!
Marr kokën mes grushtash,
I bie me zemërim,
Sikur të ketë bërë mijra faje!
Se si po më ikin dëshirat! Se si!
Si ata zogjtë shtegëtarë që dimrit i tremben!
Po ç’them edhe unë,
Do të ishte një mrekulli,
Të ishin zogj shtegëtarë që ikin e kthehen!
 

ATA DY PLEQ​


Një plak. Një plakë.Dhe një park.
Edhe një stol.Dhe bëhen katër!
Dhe një neon që ndizej,shuhej,
Sikur ta shkelte syrin natën!
Po pas një viti mbetën tre.
Një plak.Një stol.Një park i gjelbër.
Dhe një neon që më nuk ndizej,
Që mbeti si një sy i verbër!
Në vjeshtë,ah,mbetën veç dy.
Një park.Një stol krejt i vetmuar.
Që pret mos kthehen prap’ aty,
Ata dy pleq të dashuruar!…

SIDOMOS​


Kërkoj fjalët e tua
nëpër ajër,
Të qeshurën tënde,
sidomos të qeshurën!
Pa ty kam mbetur bosh,
si një guackë,
Që ia kanë vjedhur perlën!
Kërkoj supin tënd
ku e harroja kokën,
Vjeshtën tënde pa zogj,
sidomos vjeshtën!
Edhe qielli sot ngjan
si një krijim idiotësh,
Me këto shira
që s’rreshtën!
Kërkoj trupin tënd
nëpër duar,
Gjurmët që ka lënë puthja,
sidomos puthja!
Zoti në një javë
Botën e ka krijuar,
Ndërsa unë në një ditë
e humba!
 
Dua te mos të dua...

Dua të mos të dua,po s'mundem,
PO të mbaj pranë si një prill më vete!
Nuk e di ndonjëherë edhe si quhem
Se emrin e kam me hieroglife zemre!

Me një të qeshur ti m'i shkatërron të gjitha,
Le të kem unë armët më moderne,
Ti bëhesh Janari po lëshove ngrica,
Ti bëhesh Marsi po u vrejte!

Dua të të pushtoj ty,po s'mundem,
Kur unë s'të shoh ti sytë s'm'i heq!
Eh,ndonjëherë e vrasim atë që s'duhet
Dhe e puthim atë që na vret!

[ Skënder Rusi ]
 
Ti më ke dashur pakëz dje,
Por shumë do më duash nesër!
Jam rruga nën hapat që ti hedh
Dhe poshtë saj ka rrugë tjetër!

Për ty unë mund ta ndërroj dhe qiellin,
Vetëtimë bëhem që përzë retë!
Po kur e shoh që nuk më binden,
Nuk bëj atë që bëjnë rrufetë!

Në se do ik unë ndonjëherë,
Nga ikja ime do të vuash,
Nëse më ke dashur pakëz dje,
Më shumë nesër do më duash!

[ Skënder Rusi ]
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.