Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Shkenca e dashurise

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,413
View attachment 8676
• Ka tre faza të rënies në dashuri dhe hormone te ndryshme qe përfshihen në secilën fazë.• Ngjarjet që ndodhin në tru kur ne jemi te dashuruar kane ngjashmëri me sëmundjet mendore.
• Kur ne jemi tërhequr ndaj dikujt kjo ndodh sepse ne jemi te terhequr pas gjeneve te tij/saj.

• Aroma trupore mund të jetë po aq e rëndësishme sa pamja e jashtme kur bëhet fjalë për faktorin e terheqjes seksuale .

• Shkenca mund të ndihmojë për të përcaktuar nëse një marrëdhënie do të zgjasë ne kohe.

Kimikatet e Cupid

Faqet qe skuqen, një zemër qe rreh fort ,duar qe djersijne janë disa prej shenjave të jashtme të renies në dashuri. Por brenda trupit ka shenja të caktuara kimike që “Cupid ka lene me shigjetat e tij te dashurise. “

Kur është fjala për dashurine duket sikur ne jemi në mëshirën e biokimisë se trupit tone. . Një nga studiuesit më të njohur në këtë fushë është Helen Fisher e Rutgers University në New Jersey e cila ka propozuar që renia ne dashuri kalon ne 3 faza. Secila prej tyre përfshin një grup të ndryshem të kimikateve hormonale.

Tre Etapat e renies ne dashuri

Faza 1: Epshi

Epshi nxitet nga hormonet e testosteronit dhe estrogjenit . Testosteroni nuk është i kufizuar vetëm tek burrat , por ai ka treguar se luan nje rol te madh ne aktivitetin seksual te femrave. Këto hormone sipas Helen Fisher ju thotë “ te dilni ne kerkim te asaj cfare deshironi “.

Faza 2: Tërheqje

Kjo është faza ne te cilen me të vërtetë dashuria godet. Kur njerëzit bien në dashuri ata nuk mund të mendojne për asgjë tjetër. Ata madje mund të humbasin oreksin e tyre dhe kanë nevojë për më pak gjumë, duke preferuar që të shpenzojnë kohen e tyre duke enderruar per te dashurin / dashuren e tyre te ri/ re . Në fazën e tërheqjes një grup i neuro-transmetuesve i quajtur ‘monoamines’ luajnë një rol të rëndësishëm:

Dopamina – aktivizohet edhe nga nikotina dhe kokaina.

norepinephrina – e njohur ndryshe si Noradrenalina. Fillon te na djersije rrit rrahjet e zemres.

Serotonina – Një nga kimikatet më të rëndësishme të dashurisë dhe që në fakt mund të na beje përkohësisht “te çmendur”.

Faza 3: Afeksioni

Kjo është ajo që ndodh pas fazës se tërheqjes dhe tregon shume nëse një marrëdhënie do të zgjasë ne kohe apo jo. Te rëndësishme në këtë fazë janë dy hormone te lëshuar nga sistemi nervor, per të cilat mendohet se luajne nje rol me shume rendesi ne nje lidhje dashurie afatgjate.

Oxitocina – Kjo leshohet nga gjëndra e hipotalamusit gjatë lindjes së fëmijës dhe gjithashtu ndihmon ne ardhjen e qumështit te gjirit. Ajo ndihmon ne çimentimin e lidhjeve te forta mes nënës dhe fëmijës. Ajo clirohet edhe nga të dy gjinitë gjatë orgazmës dhe është menduar që promovon lidhjen seksuale dhe emocionale per nje kohe te gjate.

vasopresina – Eshte një tjetër lende kimike e rëndësishme në fazën angazhimit afat-gjatë.

…duke kerkuar per gjenet superiore !


Kur është fjala për zgjedhjen e një partneri jemi në mëshirën e subkoshiences tone. Hulumtuesit studiuan shkencën e tërheqjes rastesore në kuadrin e teorise se evolucionit , për të shpjeguar mënyrën se si njerëzit zgjedhin partneret e tyre.

Është në avantazhin tonë të martohemi me dikë me gjenet më të mira të mundshme. Këto gjene me vone do të kalojnë tek fëmijët tanë duke siguruar që ne do kemi fëmijë të shëndetshëm te cilet do të transmetojne gjenet tona tek brezat që do vijne .
Kur shikojmë nje partner potencial, ne jemi duke vlerësuar nëse ne do të donim që fëmijët tanë të kenë gjenet e ketij partneri apo jo.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.