Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Rruga Kombit

@MrCool kur te ndani me Greqine emrin e shtetit si do thone "Maqedonia" apo "Skopje" dhe nese merni ndonjehere negociata per bashkimin EU atehere eja e te diskutojme se sa me shtet keni ju , nese e mer ne kete pike.

Shiko se je out fare, ke prekur nje teme qe s'ka te beje fare me te qenurit shtet. Por me qe e preke, po te pergjigjem. Te mendosh se me plas nese se si do quhet Maqedonia, e ke shume gabim.. Le ta quajne dhe Avdallistan po deshen, me rendesi eshte ti funksionojne institucionet.. Sa per Greqine, me Maqedonine luan rolin e tigrit ndersa me Turqine behet pule pazari nga ato qe nuk bejne ze fare. :p

Kerkoj ndjese per postimin jashte teme, po ta shikoni te arsyeshme keni leje ta fshini.
 
Sa i perket "Ruuges se kombit", nuk jam ne dijeni, eshte paguar me taksa te popullit apo si.

Kur flitet per "Tatim rrugor" ne sigurimet e makines, aty behet fjale per rruget lokale/komunale, jo per rruget magjistrale qe lidhin dy qytete, ketu bie pergjegjesia mbi ministrine e infrastruktures.

Kur flasim per tatimet ne karburante, nuk e di si qendron puna ne shqiperi, por tatimet e karburanteve nuk kane te bejne aspak me qarkullimin rrugore si te tille.

Nderkohe taksat ne portugali

Gjithashtu ne austri per nje rruge diku tek 400 KM paguhej 2-3 euro takse..ketu tek ne 5 euro per 70 km..

Ne Austri ka takse rrugore te caktuar per te gjith, varesisht nga kohezgjatja (10 dite, 2 Muaj apo nje vit) por vetem per autostradat. ndersa tatime rrugore "extra" ne disa vendkalime si p.sh. "tuneli Arlberg" ne drejtim te zvicres, apo "Brenner-Pass" (Passo del Brennero) qe lidh Innsbruck me Bolzano, paguhet extra qe kushton 9,5 Euro per secilin. mirepo ke mundesine te blesh tarifen vjetore qe eshte diku 55 Euro edhe kalo sa here te duash.

Ne Zvicer p.sh. ke tatime rrugore fikse per te gjith, sapo ke hy ne Zvicer.

Mendimi im eshte qe nje tatim i arsyeshem nuk do ti bente dem askujt nese kjo rruge do mirembahej siq duhet (pa pas frike qe nje lope te del ne rruge, apo te kete shembje dheu). 5 Euro per cdo kalim me duket per kushtet e Shqiperise i tepert.
 
Last edited:
Shiko se je out fare, ke prekur nje teme qe s'ka te beje fare me te qenurit shtet. Por me qe e preke, po te pergjigjem. Te mendosh se me plas nese se si do quhet Maqedonia, e ke shume gabim.. Le ta quajne dhe Avdallistan po deshen, me rendesi eshte ti funksionojne institucionet.. Sa per Greqine, me Maqedonine luan rolin e tigrit ndersa me Turqine behet pule pazari nga ato qe nuk bejne ze fare. :p

Kerkoj ndjese per postimin jashte teme, po ta shikoni te arsyeshme keni leje ta fshini.
Jam plotësish dakord. Pastaj çmund te themi ne Shqipetaret qe i falem Grekut detin?
 
Jam plotësish dakord. Pastaj çmund te themi ne Shqipetaret qe i falem Grekut detin?

Kush i fali detin , ke lexuar analistet apo degjon Sali Tv sepse me llogjiken tuaj i bie qe edhe Italia humbet disa milje apo jo ?
 
Kush i fali detin , ke lexuar analistet apo degjon Sali Tv sepse me llogjiken tuaj i bie qe edhe Italia humbet disa milje apo jo ?

Te lutem mos me flit per analiste dhe media, jane te gjithe te blere pas pushtetit.
 
Te lutem mos me flit per analiste dhe media, jane te gjithe te blere pas pushtetit.

Mendoja se jemi ne demokraci..

P.s Uroj te behet dicka per kete vend e 20 e kusur vite vetem vidhet.
 
Barbar, por krenar!

Sot u shpall barbar nga qeveria populli i varfër që strehoi 500 mijë dardanë të dëbuar nga lufta dhe i nominuar për çmimin nobël për paqe!

U shpall barbar populli që në vitin e mbrapshtë 1997 nuk ngriti asnjë pushkë vëllavrasjeje!

U shpall barbar populli që nuk prodhon asnjë krim gjatë gjithë vitit!

U shpall barbar populli prej të cilit nuk ka dalë asnjë bandë kriminale!

U shpall barbar populli që i ka siguruar Shqipërisë gjithmonë kufirin e sigurtë në luftë me serbë!

U shpall barbar populli i përmbytur në katër anët pa u dëmshpërblyer kurrë!

U shpall barbar populli me rrugët e prishura nga kamionët e mbushur me krom që largohen nga Kukësi pa paguar as taksën minerare!

U shpall barbar populli që për një copë bukë ka marrë dhenë nëpër botë!

U shpall barbar populli i rrethuar me tre dogana dhe një tra për gjoba që në gjuhën politike quhet taksë!

U shpall barbar populli i pangrënë, i lënë në harresë, i persekutuar nga regjimi komunist!

Unë jam kuksian!

Jam barbar, por krenar!

Nga Arthur A. Kurtallari
 
Për Edin që i dridhej zëri!

Rruga e Kombit është ndërtuar tërësisht nga lekët e popullit. Ne kemi paguar për të 1.3 miliardë USD. I kemi paguar të gjitha ne kokërr më kokërr, jo ti Edi Rama, as konçesionari yt, por ne të gjithë, 1.3 miliardë kokrra dollarësh.
Në 2014-ën dhe 2015-ën, kur na rrisje taksën e qarkullimit, e bëje me një refren të vetëm – “Duhet ta rrisim taksën, sepse na duhen lekë për të mirëmbajtur rrugët. Kemi bërë studime, qeveria ime, ekspertët e qeverisë sime kanë bërë studime dhe kemi arritur në konkluzionin që për të mirëmbajtur rrugët na duhet ta rrisim taksën e qarkullimit nga 7 lekë në 27 lekë pa TVSH”
Dy vjet me rradhë e rrite taksën e qarkullimit tek çmimi i naftës, nga 70 lekë të vjetra pa TVSH ose 84 lekë të vjetra me TVSH për një litër naftë/benzinë, në 324 lekë të vjetra me TVSH për një litër. E nxorre Shqipërinë si vendi me cmimin më të shtrenjtë të naftës në Europë...vetëm e vetëm se të duheshin lekë për mirëmbajtjen e rrugëve.
E di sesa paguajnë çdo vit shqiptarët në formë taksash për mirëmbajtjen e rrugëve? – 150 milionë Euro (ose 200 miliardë lekë të vjetra)
E di sesa të kemi paguar këto 5 vjet për mirëmbajtjen e rrugëve? – 650 milionë Euro
E di sesa do të nevojiteshin sikur t’i kishe mirëmbajtur në mënyrë perfekte, për 5 vjet, të gjitha rrugët e Shqipërisë sipas studimit të qeverisë tënde? – 250 milionë Euro. Por edhe këto ti nuk i ke shpenzuar të gjitha, se rrugët janë shkatërruar. Shiko autostradën Tiranë-Durrës, është bërë si rrugë në Siri, pas bombardimeve të ISISit.
Ku i çove lekët? Ose më saktë “Ku i çon lekët e rrugëve që nuk i shpenzon për mirëmbajtjen e rrugëve?”
Përgjigjja është e thjeshtë:
Lekët e taksave që shqiptarët t’i paguajnë që ti t’u mirëmbash rrugët, ti i çon për konçesionet. Ndërsa mirëmbajtjen e rrugëve ia jep privatit, i cili do të vendosë tarifa shtesë 5-22.5 Euro për çdo makinë.
Dhe për më tepër, konçesionarit i garanton fitimin dhe me lekë shtesë nga Buxheti. Po s’arriti dot fitimin që ai ka në mendje, pa problem, ia plotëson ti me lekët e Buxhetit...lekët që fitove nga ata 20.000 që iu hoqe ndihmën ekonomike.

Kjo është matematika jote dhe logjika jote. Merrua të varfërve me shtet, dhunë, ligj e polici dhe jepua oligarkëve me transfertë bankare.

Dhe ul pak dozën e mashtrimit kur flet me shqiptarët. Mos i quaj më kabinat e konçesionarit pasuri e përbashkët. Ato kabina që u dogjën sot nuk janë pasuri publike, janë pronë e konçesionarit. Atij konçesionari që vetëm për këtë javë ka marrë nga xhepat e shqiptarëve 200.000 Euro, pra ne i kemi dhënë 200.000 Euro dhe ai thjesht i ka futur në xhep, s’ka dhënë asgjë në këmbim.

Dhe tjetra, lekët që ne paguajmë tek kasat (5-22.5 Euro për çdo kalim), nuk janë lekë që shkojnë në Buxhetin e Shtetit. Ato shkojnë në llogarinë personale të konçesionarit. Pra nuk shkojnë në përfitim të shtetit, por direkt në llogarinë e konçesionarit. Boll i quajte lekë publike. Jo mor jo, ato lekë shkojnë në xhepin e oligarkut.

E atij oligarku që të ka kapur kokë e këmbë dhe që ka marrë cfarë i ka dashur qejfi. Që nga nafta e deri te kullat në mes të Tiranës.

Dhe që dhe pak do të të marrë dhe emrin e qeverisë. Dhe pak dhe nuk do të quhet më qeveria Rama, por qeveria Kastrati.

Nisma #Thurje
 
E pa mire lartgjatesia e tij se c'do te thote kur "i ngrihet" popullit, se deri dje tallej thoshte nuk i reagon fare popullit.

Kryeminister *****, dylber, narkoman, pervers dhe sadist.

Shpresojme qe te "barbarizohet" i gjithe populli e ti hedhin ne kazan plehrash keta plehra qe jane duke vrare kete popull cdo dite e me shume..
 
Duhet te solidarizohemi te gjithe
Sonte behuni te gjithe KUKSIANĒ.
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.