Pritet që nga skuadra të largohet Jerome Boateng, i cili ka qenë protagonist në 6 titujt kampion të fituar radhazi. Mbrojtësi 29 vjeçar ka nevojë për stimujt të rinj. E njëjta gjë edhe për Robert Lewandowski-n. Ai nuk mund të mbahet me një ofertë prej 100 milionë eurosh. Por ka futbollistë të tjerë të cilët po mendojnë të ikin.
Me ardhjen e Kovac, te Bayern tani synojnë që për sezonin e ardhshëm të kenë një ekip më të vogël, por më cilësor se ai si i sezonit që sapo u mbyll.
Për këtë arsye, do të ketë shitje. Edhe Thiago Alcantara nuk po vlerësohet më si më parë, kjo si pasojë e paraqitjeve të tij. Në Barcelonë po mendojnë rikthimin e mesfushorit. Gati i sigurt largimi i Bernat, të cilit i përfundon kontrata në 2019.
Këto largime do t’i japin mundësi bavarezëve të grumbullojnë para e t’i investojnë ato për të tjerë emra. Sipas “L’Equipe”, Kovac vlerëson së tepërmi lojtarin e Lionit, Fekir, dhe pritet që të bëjë një foertë shumë shpejt./lajmifundit.al