Skuadra e Milot Rashicës ka barazuar 1:1 me Hannoverin në ‘Weserstadion’.
Ylli i Përfaqësueses së Kosovës u inkuadrua në pjesën e dytë të kësaj përballje.
Të dy golat e kësaj ndeshje u shënuan në pjesën e dytë.
Mysafirët nga Hannoveri në minutën e 76’ kaluan në epërsi 0-1.
Werder Bremen e arriti barazimin në minutën 85’ kur Gebre Selassie shënoi për 1:1, pas një asistimi që pranoi nga Milot Rashica.
Xhiron e ardhshme Bremen udhëton për t’u takuar me Eintracht Frankfurtin./Lajmi.net/