Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Qumësht me hudhër, kura më e mirë kundër dhimbjeve të mesit

Kresha

A pretty face can never trick me
STAFF
S-Mod
Regjistruar më
Mar 17, 2021
Mesazhe
31,671
1635853591057.png


Të paktën 80 përqind e njerëzve e kanë provuar njëherë në jetë dhimbjen e mesit me të gjithë intensitetin e saj.​

Dhimbja e mesit dhe e shpinës është një shenjë paralajmëruese për anomalitë e shtyllës kurrizore dhe shpesh vjen si pasojë e qëndrimit jo të rregullt të trupit.

Në ditët e sotme, shumica e trajtimeve për dhimbjen e mesit dhe të shpinës kanë të bëjnë me medikamente siç është aspirina apo qetësuesit e ngjashëm, por disa syresh janë shumë më të rënda dhe kanë efekte anësore.

Fillimi i trajtimit të këtyre dhimbjeve nis duke identifikuar shkakun. Shkaqet më kryesore të dhimbjes së mesit kanë të bëjnë me:

• Mungesën e aktivitetit fizik
• Kontraktimet muskulare
• Qëndrimin jo të rregullt të trupit
• Artritin
• Këpucët jo të rehatshme
• Shtatzania
• Obeziteti
• Stresi emocional
• Fjetja në dyshek jo cilësor
• Konstipacioni

Qumësht me Hudhër, Kura Më e Mirë Natyrale Kundër Dhimbjeve Të Mesit

Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org thonë se një nga kurat më të mira kundër inflamacionit dhe dhimbjeve të mesit apo nervit shiatik është pikërisht qumështi me hudhër.

Hudhra është një nga aleatët më të fortë të shëndetit të njeriut.

Ajo forcon sistemin imiunitar, zbut inflamacionin, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe shëndetin e të gjithë sistemit kardiovaskular.

Hudhra është përdorur edhe kundër infeksioneve dhe kancerit.

Qumështi nga ana tjetër është i pasur me vitaminën B12, proteinë dhe kalçium.

Kombinimi i të dyjave është me të vërtetë fitimprurës në aspekt vlerash për shëndetin.

Si Ta Përgatisni Kurën Me Qumësht Dhe Hudhër

Për përgatitjen e kësaj kure ju nevojiten:

  • 4 thelbinj të shtypur hudhre,
  • Një gotë me qumësht,
  • Gjysëm luge çaji me mjaltë.
Hidheni qumështin në një tenxhere dhe vendoseni në zjarr.

Shtoni thelbinjtë e shtypur të hudhrës dhe lërini të ngrohen

Përziejeni qumështin herë pas here dhe në momentin që ai nis të valojë hiqeni tenxheren nga zjarri.

Shtoni mjaltin dhe lëreni të ftohet.

Ekspertët këshillojnë që të pini një gotë me qumësht me hudhër në ditë

Burimi: kosovarja-ks
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.