Qofte tigani me salcë të kuqe, tradita e mirë në tryezat shqiptare
Përgatitja e Qofteve të Shtëpisë me Salcë Domate
Përbërësit
(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)300-400 gr mish i grirë
2 kokrra qepë
2 feta bukë
1 kokërr vezë
4-5 lugë gjelle miell për qoftet
Gjysmë luge gjelle për salcën
4-5 lugë vaj ulliri
2-4 kokrra domate
1 lugë gjelle me salcë
3-4 thelpinj hudhra
2 lugë gjelle me uthull
2 filxhanë çaji me ujë për salcën
Kripë, piper, majdanoz
Përgatitja
Për përgatitjen e qofteve
Në tas të madh bashkojmë mishin e grirë me vezën, bukën e qullur me ujë ose qumësht, kripën, piperin një nga qepët dhe hudhrat e grira hollë, miellin dhe i përzjejmë mirë derisa masa t ëjetë bërë homogjene.Qoftet i ndajmë në forma të rrumbullakëta në madhësinë e një kokër are. I kalojmë në miell, i skuqim dhe i lëmë mënjanë.
Për përgatitjen e salcës
Në një tigan shtojmë vajin e ullirit dhe qepët e grira hollë duke i kavërdisur derisa volumi i tyre të bjerë.Në këtë moment shtojmë miellin, e kavërdisim me qepët për disa sekonda e më pas shtohen domatet e grira hollë.
Kavërdisen për dy minuta të gjitha bashkë e më pas shtojmë ujë, uthull, kripë, piper, një gjethe dafinë dhe hudhra shtypura.
Lihen sa të marrin një valë. Kjo masë më pas u hidhet qofteve, të cilat i kemi vendosur në një tavë dhe i fusim në furrë të parangrohur dhe lihen 20-30 minuta.
Pasi hiqen nga furra sipër u hidhet majdanoz i freskët i grirë hollë