Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Pronari i qendrës “Orenda”, ishte në dijeni për keqtrajtimet që ishin bërë ndaj të moshuarve

Lina

NeTeDy.com ?
Kontributor
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,764

Pronari i qendrës “Orenda”, ishte në dijeni për keqtrajtimet që ishin bërë ndaj të moshuarve​

23124423-780x439.jpg


Anton Rasaj, pronar i Qendrës për të Moshuar “Orenda” në Pejë, para gazetarëve është shprehur i shqetësuar dhe ka kërkuar falje për pamjet e rënda të rastit që ka ndodhur në këtë qendër.

Ai thotë se kanë vendosur të investojnë në vendlindje që të kenë mundësi më shumë qytetarë për vende pune, por që sipas tij ky rast tashmë i ka lënë të befasuar duke pasur parasysh se bëhet fjalë për kujdesin që duhet treguar ndaj prindërve të familjarëve.

Por, Rasaj ishte në dijeni për rastet e keqtrajtimeve ndaj të moshuarve në këtë qendër.
Qytetari Tomor Hasani, ka bërë të ditur për Telegrafin se me datën 20.09.2021 përmes një e-maili, ka çuar ankesë në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale për keqtrajtimet që iu janë bërë vazhdimisht të moshuarve në “Orenda”.

Sipas tij, pikërisht pronari i qendrës “Orenda”, Aton Rasaj, i ka bërë presion që ta tërheq ankesën nga ministria në fjalë.

“Fatkeqësisht pas ankesës time nuk është marrë asnjë masë nga institucioni në fjalë.

Përkundrazi fëmijëve të familjares time që është e vendosur aty, u është bërë presion nga pronari i kësaj qendre Anton Rasaj, që të më bind ta tërheq këtë ankesë”, ka thënë Hasani.

E përkundër ankesës që kishte bërë, MPMS nuk kishte marrë masa ndëshkuese. Madje, ai thotë se as nuk kishte marrë përgjigje nga ministria.

Lidhur me këtë, Telegrafi ka provuar të flas me Rasajn, por deri në momentin e publikimit të lajmit, nuk ka mundur të marrë përgjigje.

232323423423-1.jpg

23423424234-1.jpg
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.