Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Politika e Dashuris

Gone_With_The_Wind

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Gush 1, 2017
Mesazhe
434
View attachment 2757

‘Hajt qika jeme se s’ka ma mirë’...

Edhe me këtë fjali qika vazhdon të qëndroj në një martesë dhunuese deri në fund të jetës duke mësuar ta ‘dashuroj’ burrin i cili ushtron si dhunë psikike ashtu edhe fizike ndoshta.

Dy arsye janë pse mbetet kësisoj.

E para është se ‘marre mu nda’, e dyta është se ‘krejt burrat janë njëjtë’.

Dhe në një shoqëri ku si traditat kombëtare si ato fetare nënçmojnë gruan, dhe në përgjithësi udhëzojnë njeriun të jetë bindës dhe nënshtrues ndaj tjerëve nuk mund të presim asgjë. Zaten nuk është çudi që ky popull me qejf ka pritur nënshtruesit që na bizantinët, bullgarët, otomanët, e serbët. Janë të prirë për të qenë nën pushtetin e dikujt pasi është më lehtë ashtu.

Edhe ato pak herë kur marrin primatin, gjithnjë gjejnë dikë për t’iu nënshtruar. Është një mendim klasik shqiptar nocioni i nënshtrimit.

Kjo është bartur për gjenerata, të cilat gjithnjë është dashur të dëgjojnë kryeplakun pa marr parasysh se çfarë niveli diturie kanë pasur më të rinjtë; të dëgjojnë krye-imamin apo priftin; të dëgjojnë kryetarin e partisë i cili për tu kontrolluar më lehtë gjithnjë ka qenë ndër më të dobëtit nga shtresa të cilën ka udhëhequr.

Është një cikël që është përsëritur pa kërkuar arsyetim nga të tjerët. Arsyetimet zakonisht janë kërkuar nga ‘tradhtarët’ që është fjala më e rëndë që mund të akuzosh një shqiptar. Më e rëndë është mbiemri ‘spiun’.

Dhe sot kemi një nënshtrim që vazhdon që nga djepi kur duhet ti nënshtrohesh mashkullit më të madh në familje, qoftë edhe dy dekada më i ri se vajza më e vjetër në shtëpi. Është sistem patriarkal që nuk ka ndërruar fatkeqësisht as sot.

Derisa filmat, librat, muzika, e gjithçka i këndon dashurisë, për shumicën kjo është abstrakte. Martesa e gjithçka duhet të bazohet mbi arsyetimet materiale, shoqërore, e artificiale. Më shumë është një kontratë me risk më të ultë se sa diçka e bazuar në ndjenja. Bazohet kinse në tru, por shumica e këtyre ‘kontratave’ përfundojnë me dhimbje.

Së fundmi nuk është shtuar dhuna në familje. Vetëm ka filluar të përmendet, pasi më, më në fund, nuk po duron kush askënd ti nënshtrohet. Dhe pse ti nënshtrohemi dikujt që dhunën e superioritetit e ka në gjak! Bartur me gjenerata!

Abstrakte për gjeneratat e reja, por shumë e zakonshme për më të vjetrat.

Një lajm i mirë është që të vjetrit sa vijnë e pakohen, ama lajm i keq është që protestuesit e këtyre zakoneve bizare janë të pakët.

Në një popull ku martesa kryhet me ‘letra’ e vota blihet me ‘letra’, nuk mund të presim diçka të mirë.

Revolucioni nuk është larg, dhe çdo vit shtohen me mijëra të ri, në të njëjtën kohë kur shtresa e vjetër vetëm sa pakësohet.

Emancipimi është në dispozicion për të gjithë, por akoma ka mungesë guximi.

Martesat klasike më shumë janë një kontratë në të cilën gruaja nuk guxon të bëzajë derisa mashkulli është eprori i një shtëpie e cila me pak fat do të ishte plot me djem! Me pak fat për të, dhe nëna do të gatuante, do të lante rrobat e do të bënte punët e shtëpisë!

Nëse një njëzetvjeçar nuk di të përgatis së paku një kafjall e të pastroj e hekuros një rrobë, ai nuk është gjë tjetër pos një parazit.

Dhe ‘djali i nanës’ vazhdon sundimin në gruan pasi ikën nana.

Është një lloj ëndrre se do të gjeni dikë të veçantë. Gjithçka nis mirë në fillim, dashuri e yje. Fjalë të ëmbla, shyqyr tashti njëqind lloje emotikonësh për të lehtësuar punën.

Por, dikur arrihet një kotësi dhe nis acarimi. Zakonisht dikush vepron nga frika për të ardhmen se s’mund të gjej më mirë dhe preferojnë të kalojnë në fazën tjetër, e fazën tjetër e fazën tjetër. Gjithçka mbahet si me zor, derisa mashkulli zakonisht lodhet dhe nis të kërkoj qejfin të cilin nuk ia kanë prishur që nga djepi.

Gruaja nga frika më e madhe do të hesht dhe do të duroj gjithçka. Ama gjithçka, çdo lloj dhune e injorimi sepse nuk ka alternativë.

Dhe në rast se arrin të gjej guximin e flet atëherë nis një dhunë familjare e cila heshtet edhe nga vet familja e gruas. Faji është se djali i tyre është i njëjtë dhe nuk i intereson për të motrën.

Për këtë arsye, gruaja zakonisht duhet të duroj gjithçka, ama bash gjithçka që i bën burri. Është thjesht një rob.

Dhe kur vjen ndoshta tek një krizë më e thellë, një darkë, një byzylyk, një pushim a diçka e vogël e mban gjallë lidhjen. Me këtë mashtrohet gruaja edhe për një vjet, për dy vjet, apo edhe në çdo katër vjet.

Vazhdon cikli, edhe gruaja nuk guxon të mendoj për alternativa tjera pasi grua e ndarë nga martesa tek ne shihet ndoshta edhe në asisoj ekstreme të një prostitute. Fatkeqësisht! Është fundi i botës dhe refuzimi edhe nga familja amë nuk është i rrallë.

Nga frika dhe nga mungesa e përkrahjes nga familja, burri vetëm sa do të vazhdoj të ngjitet në nivelet më të larta të sundimit, derisa dikur ti plas gruas. Por, nuk i plas. E shkrete duhet të duroj më shumë se që ju merr mendja.

‘Qika jeme/motra jeme, kurrë mos e harro se e ki ni shpi, edhe je e zoja e vetvetes. Kërkond nuk je nzor me duru nëse t’bon mu ndi keq.’

Kjo do të duh
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.