Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Personaliteti

U

Universal

Guest
Personaliteti dhe çrregullimet që na bëjnë të ndryshëm

m1u1p2a.jpg


Të gjitha proceset psikike, siç janë: të perceptuarit, të menduarit, të ndjenjave, të mësuarit, motivimi etj., janë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën, pra, varen njëra nga tjetra dhe ndikojnë në njëra tjetrën.

Individi, duke kaluar nëpër këto procese psikike, gjatë periudhave të ndryshme të jetës, formon veti të caktuara personale. Duke i vërejtur këto veti gjatë aktivitetit të individit, ne vërejmë mënyrën e veçantë të sjelljeve, që është karakteristike për të. Këto veti karakteristike, mënyrën e përgjithshme dhe të veçantë të sjelljeve të njerëzve dhe të çdo individi, si manifestohen, si zhvillohen dhe nga cilët faktor varen ato, i studion Psikologjia e personalitetit.

Sikurse të gjitha funksionet psikike, edhe personaliteti e ka bazën e saj biologjike, sepse çdo njeri lind me karakteristika trashëguese të caktuara. Edhe pse faktorët biologjik kanë rëndësi të posaçme për zhvillimin e personalitetit, janë vetëm bazë e nevojshme për zhvillimin e mëtejshëm të tij.

Rol vendimtar luajnë faktorët e rrethit, e para se gjithash, faktorët social. Prandaj edhe theksohet se, personaliteti është dukuri, jo vetëm psikologjike, por edhe sociale. Kushtet sociale, sidomos aktivitetet me njerëz, janë të domosdoshme për t'u zhvilluar individualiteti njerëzor në qenien humane, pra në qenien e cila ka karakteristika.

Numri i faktorëve, si ndikim në bazën e dhënë biologjike për formimin e cilësive të personalitetit, është mjaft i madh si: ambienti dhe kushtet familjare (në të cilat rritet fëmija), shkolla, moshatarët, mësuesi, të njohurit, organizatat dhe shoqëria, në të cilat ai është anëtar, dhe roli që ka në to, literatura dhe filmat, bashkëshortësia dhe marrëdhëniet bashkëshortore, profesioni dhe suksesi në këtë profesion, pozita sociale, kultura në të cilën rritet dhe jeton, sistemi shoqëror i bashkësisë etj.

Zhvillimi i personalitetit ndahet në katër periudha: mosha e fëmijërisë, e rinisë, e pjekurisë dhe e pleqërisë.

Shumë ekspertë të psikologjisë mendojnë, se rol vendimtar për formimin e cilësive të personalitetit luajnë kushtet e jetës familjare në ditët e para të fëmijërisë. Studimet kanë treguar, se kushti më i mirë për zhvillimin e personalitetit të pjekur dhe të shëndoshë, është qëndrimi i përzemërt dhe i ngrohët i prindërve, por edhe njëfarë rigoroziteti në evitimin e pasojave të pakënaqshme të reaksioneve tek fëmijët.

Moment tjetër i rëndësishëm për zhvillimin e cilësive të personalitetit është edhe fillimi shkollor, që përbën një ndër bazat shumë të rëndësishme në zhvillimin e personalitetit dhe karakterit të mëvonshëm të individit. Ardhja e fëmijës në shkollë, është ardhje në një rreth të ri, me kërkesa të reja, dhe me më shumë obligime, në të cilat ai duhet të gjendet, pasi ato ndryshojnë dukshëm prej kërkesave familjare, me të cilat ai është mësuar.

Gjithashtu, rol me rëndësi në këtë periudhë luan edukatori, mësuesi ose pedagogu. Mësuesi, si edhe prindërit paraqesin modelin, në të cilin fëmija merr shembull. Me sjelljet, veprimet, gjestet, qëndrimet etj., ata i japin drejtimin e mëtejshëm fëmijës, drejt formimit të cilësive të personalitetit.

Periudha tjetër, shumë e rëndësishme është mosha e rinisë, e cila karakterizohet me dy momente: Zhvillimin fiziologjik dhe zhvillimin social.

Në zhvillimin fiziologjik bie në sy rritja e gjatësisë së trupit dhe shtimi në peshë; paraqitja e karakteristikave seksuale dhe disa kriza psikologjike në lidhje me këtë moshë etj. Ndërsa në zhvillimin social, paraqiten interesime dhe qëndrime të reja mbi jetën; zhvillohet ndjenja e vetëdijes dhe nevoja e pavarësimit, si dhe formohen pikëpamje mbi çështjet e rëndësishme shoqërore etj.

Për kapërcimin e kësaj periudhe, e cila është e mbushur me trauma e probleme të ndryshme psikike e fizike, dhe për marrjen e drejtimit vendimtar drejt cilësive të qëndrueshme të personalitetit (qoftë pozitive, apo negative), ndikim parësor luajnë: faktorët e fëmijërisë së hershme, qëndrimet e prindërve dhe edukatorëve, pikëpamjet dhe normat shoqërore si dhe shumë faktorë të tjerë social.

Nga zhvillimi i faktorëve të sipërpërmendur varet edhe periudha tjetër vijuese - mosha e pjekurisë. Kjo periudhë zgjat deri në moshën 50-vjeçare, dhe përbën periudhën më të gjatë në jetën e individit.

Në këtë periudhë bëhet edhe zgjedhja dhe zgjidhja e problemeve më të rëndësishme për jetën e njeriut, si: zgjedhja e profesionit, formimi i koncepteve mbi jetën, martesa dhe krijimi i familjes, që ngrit ndjenjën e përgjegjësisë dhe i jep jetës kuptim më serioz në vazhdimësinë e formimit të mëtejmë të cilësive të qëndrueshme të personalitetit. Në këtë periudhë, individi krijon koncepte të qëndrueshme për dukuritë e përgjithshme, pavarësisht të çfarë drejtimi janë ato, prioritare apo herezike, të përputhshme me logjikën e shoqërisë apo jo etj., dhe e ka shumë të vështirë që t'i ndryshoj ato koncepte.

Periudha e fundit është mosha e pleqërisë, e cila fillon nga vitet e 50-ta, dhe karakterizohet me personalitet të qëndrueshëm, në kuptim të plotë. Studimet e fundit kanë treguar se në moshën e pleqërisë, aktivitetet psikike zvogëlohen shumë pak (ose aspak), në krahasim me ato fizike. Kjo dukuri ndikon në psikologjinë e të moshuarve.

Pasi ata nuk janë në gjendje të kryejnë aktivitete fizike, deri sa ato psikike i kanë aktive, fillojnë të tërhiqen në vetvete, largohen prej ambientit dhe e ndjejnë veten, herë-herë si të tepërt në shoqëri. Pra, këtë moshë e karakterizon personaliteti i mbyllur (mbyllja në kornizat vetjake). Prandaj është shumë i nevojshëm angazhimi i shoqërisë dhe qëndrimi konstruktiv ndaj personave në këtë moshë.

Nga kjo analizë, mund të konkludohet se zhvillimi i cilësive të qëndrueshme të personalitetit varet nga shumë faktorë. Këto cilësi karakterizojnë, personalitetin ose karakterin e individit, ndërsa bashkimi i individëve indigjen, formon shoqërinë (kolektivitetin) që ne e quajmë KOMB. Kjo do të thotë, se pasqyrimi i karakterit individual është edhe pasqyrim i karakterit kolektiv, pra pasqyron sjelljet, zakonet, vlerat kulturoro-artistike, inteligjencën etj., të një kombi.

Në studimet e shumta rezultojnë, se edhe roli i historisë, kushtet e veçanta të zhvillimit, tradita, zakonet e doket e një shoqërie, paraqesin faktor të rëndësishëm në formimin e personalitetit.

Shkolla si institucion edukativ si qëllim kryesor ka: zhvillimin e cilësive pozitive, cilësi që i konsideron si të nevojshme dhe të domosdoshme, si për individin ashtu edhe për shoqërinë; të formoj botëkuptimet e caktuara shoqërore dhe qëndrimet e caktuara sociale etj., me një fjalë, zhvillimin intelektual të individit; të pengoj zhvillimin e cilësive negative, që dëmtojnë vetë individin dhe që shkojnë në kundërshtim me etikën

Ka shumë forma të çrregullimit të personalitetit, por ne po i përmendim disa më të rëndësishmet, të cilat koincidojnë me shkrimin.

Personaliteti jostabil: - E karakterizojnë emocionet jostabile të theksuara dhe ndryshimet e shpeshta të disponimit. Në çdo humbje të vogël ose frustrim, personi mund t'ia plasë të qarit, të bëhet më emotiv seç duhet dhe ndonjëherë të kalojë në një gjendje agresive dhe të dhunshme. Nga kjo gjendje shumë lehtë mund të kalojë në gjendje mllefi e tërbimi. Emocioni tjetër, i cili lehtë mund të provokohet, është frika. Humbja më e vogël e sigurisë provokon frikë. Në situata të streseve këta persona nuk janë të aftë të reagojnë.

Personaliteti eksploziv: - Nuk e ka kontrollin e duhur ndaj mllefit dhe tërbimit. Vetitë që e karakterizojnë këtë tip janë: Eksploziviteti, rrëmbimi, tërbimi, hidhërimi, shkarkimi i shpejtë i emocioneve, gjaknxehtësia, sugjestibiliteti si dhe ndryshimi i shpejtë i disponimit. Këta pesonalitete nuk janë të afta të reagojnë ndaj problemeve apo emocioneve të forta dhe shpeshherë përbëjnë në mënyrë të pandërgjegjshme kërcënim për shoqërinë.

Personalittei astenik: - Gjatë tërë jetës pasqyron humbjen (dobësimin) e energjisë, lodhjen dhe rraskapitjen. Ai ndjehet gjithnjë i lodhur dhe tregon humbje të interesimit, entuziazmit dhe pasionit. Këta individë nuk janë të aftë t'i bëjnë ballë jetës dhe shpeshherë heqin dorë nga zgjidhja e problemeve pa u munduar shumë dhe kur çrregullimet bëhen më të shpeshta mund të heqin dorë edhe nga jeta.

Personaliteti shizoid: - Është i turpshëm, i trembshëm e frikacak. I shmanget aktiviteteve sociale dhe kontakteve me persona të tjerë. Nuk mund ta shpreh agresivitetin dhe tërbimin, prandaj fantazinë shpesh e shfrytëzon si mekanizëm sulmues dhe mbrojtës. Përmbajtjet i ka stereotipe etj. Ky personalitet është i mbyllur në vetvete, i izoluar nga shoqëria dhe i inatosur me të gjithë. Në shumicën e rasteve, këta persona jetojnë vetëm, nuk duan as shoqërinë madje as familjen e tyre.

Personaliteti i kufizuar: - Karakterizohet me jostabilitetin e shumë funksioneve psikike e posaçërisht me jostabilitetin e disponimit, të marrëdhënieve interpersonale, të sjelljeve, të mendimeve dhe të marrëdhënieve ndaj vetvetes (çrregullimi i identitetit). Çrregullimi i identitetit manifestohet me pasigurinë e elementëve të identitetit siç janë: vetëdija, identiteti seksual, caqet afatgjata të jetës, zgjedhja e profesionit, marrëdhëniet në shoqëri etj...

Duke pasur parasysh rëndësinë e madhe që ka zhvillimi i drejtë i cilësive të personalitetit të individit (që është baza e shoqërisë), institucionet duhet të angazhohen shumë seriozisht në këtë drejtim, duke i shpërthyer kornizat e ngushta egocentrike dhe duke kontribuar në ngritjen dhe rritjen e vetëdijes kolektive, që është shumë e rëndësishme në shoqëri, në komb dhe në mbarë Botën.

Përgatiti: Klarita Bajraktari
 
Çrregullimet e personalitetit

Nga Dr Valdete Alidema - Serreqi, psikiatër



Personaliteti mund te definohet si tersi e tipareve emocionale dhe te sjelljes qe e karakterizojnë një person ne jetën e përditshme. Ne kondita te zakonshme është relativisht stabil dhe i parashikueshëm


Kur shndërrohen tiparet e personalitetit ne çrregullime te personalitetit?

Kufiri nuk është i qartë , por në përgjithësi kjo ndodh kur tiparet e personalitetit janë aq të papërshtatshme dhe jo fleksibile sa qe vështirësojnë jetën profesionale dhe sociale ose i shkaktojnë vështirësi subjektive personit.

Njerëzit qe i mbartin këto çrregullime etiketohen si “te këqij” ose te “te shtrembër”.

Përpara këto çrregullime janë quajtur si psikopati ose karakteropati

Cilat janë karakteristikat e përgjithshme te çrregullimeve te personalitetit?

Çrregullimet e personalitetit janë përgjigje te palëkundshme dhe te keq-përshtatura ndaj stresit.

Janë globale ato ndikojnë pothuaj se ne te gjitha fushat e jetës se personit
Njerëzit me çrregullime te personalitetit ne përgjithësi mendojnë se problemi nuk qëndron tek ata por ne mjedisin rrethues psh “askush nuk me kupton mua ose te gjithë kërkojnë me më pengu ose me i prish planet e mia”

Pjesa me e madhe e këtyre çrregullimeve nuk shoqërohen me simptome psikotike, por mund te ndodhin episode te shkurtra psikotike

Pjesa me e madhe e personave me çrregullime te personalitetit janë ne kontakt me realitetin.

Shumica e personave me çrregullime te personalitetit nuk shqetësohen nga sëmundja meqë këta persona besojnë se janë ne gjendje te mire emocionale, kështu qe ata asnjëherë nuk kërkojnë trajtim. Mirëpo ata qe i detyrojnë t’i vizitojnë institucionet e shëndetit mendor janë familja dhe miqtë.

Personat me çrregullim te personalitetit bëjnë qe me sjelljet e tyre si trillimet, gënjeshtrat, mashtrimet ti nevrikosin të tjerët kështu qe kane mundësi te braktisen nga njerëzit e afërt.


Çrregullimet e personalitetit ndahen ne tri grupe

Grupi A - Me tipare te çuditshme ose ekscentrike: paranoid, skizoid, skizotipik

Grupi B - Me tipare dramatike, emocionale ose e paqëndrueshme: histrionik, antisocial, Border-line

Grupi C - Me tipare anksioze përfshin ,opsesivo kompulsive, shmangës, vartës

Te tjerë: Pasiv agresiv,


Çrregullimi paranoid i personalitetit

Personat me këtë çrregullim personaliteti karakterizohen me dyshim te vazhdueshëm dhe mosbesim te pa baze ne njerëzit ne përgjithësi –Te tjerët e shfrytëzojnë e lëndojnë ose e mashtrojnë. Zakonisht janë armiqësor, iritabil dhe te zemëruar.

Karakteristik esenciale e këtij çrregullimi është tendenca për te interpretuar veprimet e njerëzve tjerë si te paramenduara, çmendura dhe kërcënuese.

Personat me këtë çrregullim mendojnë se do te jene te lënduar nga te tjerët ne një fare mënyre shpesh e vene ne dyshim pa justifikim lojalitetin dhe besnikërinë e miqve, Gjithashtu janë xhelozë (patologjik) duke vene ne dyshim pa justifikim besueshmërinë e bashkëshortit apo partnerit seksual.

I eksternalizojnë emocionet e tyre, u atribuojnë te tjerëve impulset dhe mendimet qe ata janë te pa afte t’i pranojnë për vetveten. Kane vështirësi te shprehin emocione te ngrohta dhe te tolerojnë idenë se varen nga njerëzit tjerë. Ne situata sociale lëne përshtypjen si efikas por shpesh gjenerojne frike ose konflikt me te tjerët.


Çrregullimi skizoid i personalitetit

Karakterizohet me tërheqje sociale.
Personat me këtë çrregullim shihen nga te tjerët si ekscentrik (te çuditshme) te izoluar ose te vetmuar.

Personat me këtë personalitet lënë përshtypje se janë te ftohet dhe rrinë menje ane, janë te rezervuar, shume pak te përfshire ne ngjarjet e përditshme dhe brengosjen për te tjerët. Pra këta persona duken te qete te distancuar te tërhequr dhe asocial. Ne jetën e tyre ka pak nevoje për lidhje emocionale me te tjerët, kane pak miq, dëshire te paket seksuale apo jeta sex. mund te ekzistoje ekskluzivisht ne fantazi. Kryesisht gjejnë pune ku janë me te vetmuar ku ka pak ose nuk ka fare kontakt me te tjerët dhe te cilat për te tjerët janë me te vështira,p.sh si roje nate, ose te mbyllur pas rafteve te bibliotekave.


Çrregullimi skizotipik i personalitetit

Personat me çrregullim skizotipik janë tepër te çuditshëm **** edhe për laikun. Te menduarit magjik, idetë e çuditshme , idetë e referencës , iluzionet dhe fenomenet e derealizimit janë pjese e botes se tyre te përditshme.

Ne këtë çrregullim, te menduarit dhe komunikimi janë te çrregulluara. Bota e tyre e brendshme mund te jete e mbushur me raporte te gjalla imagjinare dhe frika dhe fantazi fëmijërore. Mund te besojnë se kane fuqi speciale. Mund te pranojnë se kane iluzione perceptive do te thotë i keqinterpretojnë objektet .Te folurit e këtyre personave mund te jete shume i çuditshëm dhe te ketë kuptim vetëm për ta.

Kur janë nen strese mund te dekompensohen dhe kane simptoma psikotike por këto zgjasin shkurt. Ne raste te renda anhedonia dhe depresioni mund te paraqiten .10% e rasteve bëjnë suicid.


Çrregullimet histrionike të personalitetit

Karakterizohen me sjellje dramatike dhe ekstravagante. Shoqërues i këtij prezantimi madhështor është shpesh paaftësia te mbaj lidhje te thella dhe qe zgjasin,ky çrregullim shpesh quhet dhe histerik.

Shfaqin shkalle te larte te sjelljes se sëmurë me te cilat tërheqin vëmendjen, kane tendence te ekzagjerojnë mendimet dhe ndjenjat duke bere qe gjithçka te tingëllojë me e rëndësishme se qe është. Nëse nuk janë ne qendër te vëmendjes apo nuk vlerësohen, qajnë aludojnë.


Çrregullimet narcistike të personalitetit

Personat me këtë çrregullim karakterizohen me ndjenjën e larte te vetë-admirimit, ndjenjën e madhështisë dhe te vetë-rëndësisë, p.sh ekzagjeron arritjet dhe talente, pret qe te njihet si superior, i pa krahasuar me arritje tjera.

E konsiderojnë vetveten si specialë dhe presin trajtim special. Kriticizmin keq e menaxhojnë dhe mund te zemërohen ne ata qe i kritikojnë ose mund te shfaqin indiference ndaj tyre. Duan mënyrën e tyre, shpesh janë ambiciozë dëshirojnë fame dhe pasuri.

Nen brendinë e gjithë kësaj qëndron vetë-respekti i ulët, pasiguria, dhe inferioriteti qe mbahet nga lëvdatat qe vinë nga rrethi.

Shume te vështirë për trajtim. Janë vulnerabilë ndaj krizave mesatare jetësore. Prevalenca 1%.


Çrregullimi antisocial i personalitetit

Karakterizohet me veprime te vazhdueshme antisociale apo kriminele por nuk është sinonim për kriminalitetin. Me tepër është paaftësi për sjellje konform normave sociale qe përfshin shume aspekte te zhvillimit. Këta persona paraqiten si normal, por historia e tyre zbulon çrregullim te funksionimit jetësor. Gënjeshtrat, ikja nga shtëpia, përleshja fizike, abuzimi me substanca dhe aktivitete tjera ilegale janë prezentë ne fëmijërinë e këtyre personave. Demonstrojnë mungese ankthi ose depresioni çka nuk përputhet me situatën e tyre dhe shpjegimi i tyre për sjelljen antisociale ben qe ata te duken si pa mend. Kërcënimet për suicid dhe preokupimet somatike mund te jene te shpeshta. Shpesh e impresionojnë observuesin me inteligjencën e mire verbale. Janë manipulativ, abuzues fizik kryesisht ndaj partnerit, apo fëmijës së tyre. Edhe klinicistet me te mire mund te mashtrohen nga këta pacientë. Këta pacientë nuk paraqiten ne mjediset e kujdesit te shëndetit mendor, por ka mundësi te përfundojnë ne gjyqe, burgje dhe ne pavijonet e urgjencave. Rastet kur ata paraqiten ne klinika te shëndetit mendor ndodhin pasi sillen kundër dëshirës se tyre ose pasi përpiqen t’i shmangin pasojat legale te një veprimi te kohëve te fundit.


Çrregullimi kufitar i personalitetit (Borderline)

Fjala kufitar tregon kufirin ne mes te simptomave psikotike dhe neurotike. Kjo do te thotë se shumica e këtyre pacienteve lëvizin brenda dhe jashtë psikozës. Kur e humbin lidhjen me realitetin, çrregullimi merr formën e halucinacioneve dhe deluzioneve te qarta Me shpesh psikoza karakterizohet me gjendje disociative , derealizim dhe depresonalizim. Mirëpo këto episode janë te shkurtra dhe zgjasin disa minuta deri disa dite dhe ne përgjithësi shfaqen si përgjigje ndaj stresit. Sjellja e këtyre personave është e pa parashikueshme, natyra e dhembshme e jetës se tyre reflektohet ne përsëritje te veprimeve vetë-dëmtuese.


Çrregullimi i personalitetit shmangës

Shfaqin hiperndjeshmëri, ndjeshmëri ekstreme ndaj mospranimit nga te tjerët çka qon ne tërheqje nga jeta sociale, nuk janë asocialë, ata kane dëshire te madhe për miqësi dhe shoqëri por janë te turpshëm dhe kane nevoje për garanci te fuqishme , pranim pa kritik. Referohen si persona qe kane kompleks te inferioritetit. Ndihen te pa sigurt dhe me mungese vetëbesimi, kane frikë te flasin në publik ose te kërkojnë diçka nga te tjerët sepse janë shume te vëmendshëm (hipervigjilentë) ndaj refuzimit (mospranimit).Refuzimi i ndonjë kërkese te tyre ben qe te tërhiqen edhe me tepër dhe te ndihen te lënduar Ne sferën emocionale zakonisht pranojnë punët anësore. Nuk kane shokë.


Çrregullimi vartës i personalitetit

Karakterizohet me vartësi dhe sjellje submisive (imponues ose falënderues jashtë mase).

Janë te pa afte qe te marrin vendime pa këshilla te shumta dhe risigurim nga te tjerët. U shmangen pozitave me përgjegjësi dhe janë anksiozë nëse u kërkohet te marrin rol udhëheqës. Nuk dëshirojnë te jene vetëm.

Pesimizmi vetë-dyshimi pasiviteti dhe frika me i shpreh ndjenjat seksuale agresive e karakterizojnë personalitetin vartës. Psh: Një burrë abuziv, mashtrues apo alkoolist mund tolerohet për periudhë te gjate me qellim te mos-prishjes se lidhjes martesore. Funksionimi ne pune është i dëmtuar për shkak te paaftësisë me punu ne mënyrë te pa varur dhe pa mbikëqyrje. Raportet sociale janë te kufizuara me personat ndaj te cilëve janë te varur. Janë te rrezikuar nga depresioni kur humbin personin nga i cili janë te varur.


Çrregullimi obsesivo kompulsiv i personalitetit

E karakterizojnë perfeksionizmi i jashtëzakonshëm dhe rixhiditeti ne emocione, sjellje dhe mendime.

Janë te preokupuar me detale, rregulla strikte, tepër pedantë, janë pa disponim, moralizojnë shume kritikojnë, janë këmbëngulës me qëndrimet e tyre dhe janë dorështrënguar. Mendohet se këta persona i janë nënshtruar disiplinës se forte prindërore prandaj e shfaqin ketë çrregullim.


Çrregullimet e personalitetit pasiv agresiv

I rezistojnë rregullave për funksionim social dhe profesional, rezistenca shfaqet ne mënyre indirekte ndërsa pasojat janë joefikasiteti social ose profesional. Agresiviteti pasiv me se shpeshti shprehet përmes harresës (ka harru me ba atë pune) heshtjes, komfortësisë, mosefikasiteti i qëllimshëm.


Cilët janë shkaktarët e këtij çrregullimi

Shkaktarët e këtij çrregullimi janë te shumte dhe asnjeri nga keta faktor nuk vepron si i vetëm, por sëmundja vjen si rrjedhe e bashkëveprimit te tyre.

Lëndimet perinatale , gjenetike, encefalitet, lëndimet e kokës, abuzimet fizike dhe seksuale në fëmijëri.


Trajtimi i çrregullimeve te personalitetit

Trajtimi i çrregullimeve te personalitetit nuk është vetëm detyrë e institucioneve mjekësore, respektivisht shërbimeve psikiatrike. Në trajtim duhet te marrin pjese edhe institucionet tjera p.sh. ato sociale respektivisht tërë shoqëria. Përvoja ka treguar se ambienti punues dhe social mire i organizuar, zgjedhja e punës ne mënyrë te drejtë si dhe trajtimi dhe ndihma përkatëse, te një numër i madh i këtyre pacienteve ndihmon ne arritjen e rezultateve te kenaqeshme.

Pacientët me çrregullim te personalitetit rralle hospitalizohen. Indikacionet për trajtim spitalor ekzistojnë ne rastet kufitare, tek sjelljet antisociale si dhe ne rastet e përcjella me abuzim te alkoolit.

Psikoterapia përfshin metoda dhe teknika siç janë: psikoterapia psikodinamike, mbështetëse dhe e sjelljes. Disa kategorive te pacienteve iu përgjigjet edhe terapia grupore dhe familjare.


Psikofarmakoterapia

Aplikohet kur vjen deri te përkeqësimi i këtyre gjendjeve patologjike te përcjella me çrregullim psikik si edhe te komplikimet serioze p.sh. te episodet e shkurtra reaktive psikotike, çrregullimet afektive, sëmundjet e vartësisë.
Zakonisht përdoren doza te lehta të antipsikotikëve, antidepresivëve dhe anksiolitikëve.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.