Demiri, Nexhin e donte shume,
Por u martuan pa bere zhurme
Shpejt celebrimin, nje tufe me lule
Dhe muaj mjalti bene ne hyrje.
Ditet kaluan, kaluan muaj,
Lezeti doli si burr'e grua.
Ne vend te seksit, te dy cdo nate,
Mendjen e vrisnin: S'dalin parate.
Pa, c'pa Demiri, filloi t'levize.
Hyri ne borxh, bleu nje vize.
Gjeti nje shok qe kish taksi:
-Nexhi, po nisem per ne Greqi!
Gruaja qau, u merzit shume.
Pestetrehere tha: Qyqja une!
Por c'halle kishin, e dinte mire,
Ndaj 'rrugtembare' tha pa deshire.
Shpirt, shtoi pastaj, te me premtosh,
Neper Greqi, ngado te shkosh,
Dua te mbetesh Demiri vjeter.
Mos me tradhto me asnje tjeter!
-Kurre, e dashur! Mos u merrzit!
Ta garantoj me qintperqint.
Po edhe koha s'me premton fare.
Vizen e kam vec nje vjecare.
Dhe une, ketu, ty do te pres.
S'shkoj me kend tjeter, ta di se vdes
S'me hyn ne sy as me i miri.
Ia tregoj vendin cdo lloj qafiri.
E dhane premtimin, pastaj u puthen,
U nis Demiri, e mori rrugen.
Ne Greqi mbrriti qe ate nate,
Tek ca te aferm ne Kallamate.
Mire s'i erdhi, por nuk e zgjati
Ishte Demir, u be Dhimitraqi.
Pak kohe me vone, per pak lefta,
Ne nje kuzhine gjeti dhulja.
Dhulepste shume, gjer ne te gdhire.
Kur kish pushim, rrinte vec shtrire.
Gje tjeter s'dinte pune e shtepi,
Rrallepermall nje gote krasi.
Siga - siga, afroi viti.
Nje dite erdhen ca shoke sto spiti.
Eja me ne, Demir, bre burre!
Shkoi nje vit, ti ske dale kurre.
Rezistoi pak, por s'kish c'te bente,
I kishte shoke, ia mbushen mendjen.
Dolen sebashku, te gjithe parea.
E moren rrugen nga kafeneja...
.Goxha megallo ishte taverna.
Te ngrena, te pira, kishte dhe femra.
Vera Demirit faqet ia skuqi
E shpirtin peshe ia coi buzuqi.
Mesin e nates kur e lane pas,
Nj'alamet femer erdhi u qas.
Dukej se largu qe ishte zuske.
Nje shok ne vesh: E njoh,eshte ruske.
Po te pelqen, mundet t'i thuash.
Jepi leftane, beji cte duash.
Ai nuk priti dy here ti thone.
E mori rusken, zuri nje dhome.
Drejt tek krevati shkuan pa fjale
Edhe u zhveshen ngadale - ngadale.
Perpjete Demirit i hidhej zemra.
Kishte nje vit, s'dinte c'ish femra.
U shtri ajo, ai po siper.
Po ate cast iu erren syte.
Porsi rrufe kur kthjellt eshte qielli,
Perpara syve i doli Nexhi.
Ne krevat ishte,rrobat sa i hoqi.
Me sa ze kishte, bertiti: Oqi!
Ruskes i tha tek vishte breket:
Perimeni ligo:S'kam c'i bej gjinekes!
C'ta zgjat me shume, kaq historia.
Nje jave me vone, stin Allvania.
Xhepin me pare, nje thes me placka.
Gruaja priste, kish dale perjashta.
Psi u puthen, u pane, u cmallen,
Pa qejf Demiri, e mori fjalen.
Fill e per pe, ndonse i lodhur,
Tregoi me rusken c'i kishte ndodhur.
Qyqja, Demir! I zi, c'me thua!
Te paska ngjare njesoj si mua!
Po, shyqyr Zotit, ke qene me fat!
Munde te ikje, se ishe lart.
Dhe mua m'erdhen prape mente ne koke.
Desha te ikja, po isha poshte!