Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Pena NeTeDy per muajin Mars

Erdhi ora te nxjerrim krijimet ....flm

1. Nënë @Mignonne

Ne ditët plot me trishtim
Me mallin rri e përqafuar
Duket sikur asgjë nuk ka kuptim
Gabimet jam duke i numuruar.

Asgjë pa ty nuk është njësoj
Edhe qielli nuk është i njejtë
Ngjyra gri atë e kaploj
Po njësoj me mua të njëjtën ndjenjë.

Edhe lulet nuk çelin më
Nuk kan shkëlqim edhe as ngjyra
As ato nuk kan fuqi
Njejtë me mua proteston edhe natyra.

Ti Nënë me buzëqeshjen rreze plot
Buzëqesh sërisht për mua
Nga buzëqeshja jote do ndali ky lot
Dhe do filloj të buzëqeshi dhe natyra.

Eja Nënë të të përqafoj
Eja mallin ti ma shuaj
Me buqetën me mimoza ne dorë
Po të pres un e malluar.

2. Pranvera që s’më erdhi @A2.

Kokulur i mërzitur në vete po mendoja
A thua vjen behari, pas këtij dimër-acari
A thua edhe në zemrën time do të fillojë blertësia
Kështu si ndodh me kopshtin, ku ballë tij po rrija

A thua do çel lulja, pas kësaj dreq - thatësie
A thua do të vjen puthja, në këto dreq - buzë të mija
A thua do të ngroh dielli, në këtë shpirt të shkret
A thua do të vjen marsi për mua në këtë jetë

Kokulur i mërzitur, vazhdova të meditoja
Në këtë mars pranvere, ku me zemër lotoja
Me këtë damkë në shpirti, që poshtë më ka tërhequr
Me atë vajzë në mendje, që zemrën kishte djegur

Me këtë zemër të djegur, të bërë shkrumb e hi
Në këtë dimër të pafund, me kaq shumë mëri
Në këtë pranverë të re, që mua kurrë s’më erdhi
E mbaja kokën ulur, dhe syri lotin derdhi.

3. Pranvera @djali

Shumë bukur kjo stina e pranverës
Të ngrohet shpirti nga dielli dhe lulet që po çelen
Sa më shumë dit po kaloj po bej nje progres te fshehur
Por me duhen rezultate që të bëj progres në kte jet dhe të qëndroj pa u dehur
Shumë shpejtë po afron dhe stina e verës
Stina ime e preferuar se shumë kaloj aventura në bregdetet mes dallgëve dhe rërës
Po kaloj në kte shoqeri i ftohtë kallkan
Pa emocione reale i zhytur mes shpifjes dhe ironis në kte kazan
Them se jam i fort qëndroj pa ndryshuar
Po mbaj shpirtin të pastër në kte bot plot mekate po qëndroj i duruar
Sa mir te shtrihem ne lendin mes luleve të çelura
Në kte stine të bukur ku bimet polenizohen nga era.
Akulli fillon te shkrij nëpër male dhe nuk po shoh me borë
Jeta fillon të ndertohet përsëri mundohem të jetoj te tashmen ndihem prap Reborn.

4. Ti dhe Pranvera @No_Sens

Sonte, më the, unë do vonohem
Fli se kur të kthehem do të zgjoj
Por unë të prita ty deri vonë
Dhe me Hënën po bisedoj

Befas në mëngjes, duke buzëqeshur
Po më vështroje që nga dera
U afrove, ëmbël më pëshpërite në vesh
Ngrihu se ka ardhur pranvera

Ty të shikoja dhe mendoja
Zëri i zemrës si një fllad më foli
Vërtet kjo stinë ty t'i dha ngjyrat?
Apo ngjyrat stina, ty t'i mori?

Ngjyrat mi solle ti dhe Pranvera
Ndaj nga njëra tjetra sju ndaj unë
Më sollët një lëndinë të blertë te dera
Ndaj dhe ju dua kaq shumë

E hodha tej dimrin e ftoht
Pranverës sot i hapa derë
Atë dhe ty ju bëra tok
Në zemrën time një lule çel.

E prita pranverën gjithë gëzim
Dhe pse malet mbushur borë
Asaj dhe ty, një përqafim
Me dashuri e ndjenjë të hollë.

Lulet stinore ende s'kanë çelur
Gati janë, i shoh tek vlojnë
Ti e njëjta lule ke ngelur
E çelur mbete përgjithmonë.

Dy pranvera kam tani
Njëra shkon e vjen çdo vit
E përjetshmja mbetesh ti
Plot freski më rri në shpirt.

5. Pranverë e plagte @Hera

Kishin çelur lulet,
madje u dëgjuan dhe zërat e fëmijëve
që uronin:"Gëzuar verën!"
me shijen e gërshetimit të së kuqes,
në të bardhë.
Pastaj, ra borë...
Nuk di,
si pranvera i ka mbetur borxh dimrit,
në shekuj?
U nxinë petalet
e me plagë ngjajnë,
njësoj si paqja, e Europës.
Ndjej neveri deri në dhimbje,
që demokracinë na e shitën të ëngjëllt.
Ka mbetur bota lakuriq.
Teka të çmendura ka një i marrë!
Kanë rënë në baltë të gjithë flamujtë
dhe udhëheqësit, fshijnë këmbët me ta.
"Lavdi, shitësve të naftës!
Mallkuar, kush paguan gas!"
Dikush ka çmendur edhe kohën,
dhe popujt, avokat nuk kanë...
Për grurin thuhej:"Bora është jorgan i artë"
Në emër të ardhmërisë, na bindën
në djerra të ferrëta të kthejmë,
ç'na mban gjallë.
Hera më e fundit kur rënkoi pranvera,
ish mbrëmë.
Ka kohë që terri nuk ka ag!
Shpërtheu një predhë në vendin ku lindin jetë
e rrahjet e para, zemrave ua merr.
Bie borë mbi pranverë.
E acartë.
Si shtatore, nëna, gjunjëzuar mbi varr...
 
Last edited:
Krijime shume te bukura te gjitha,suksese dhe urime te gjithve.
 
Paska mazhorancë të meshkujve?
Gjeta përsëritje të frazave ndër shkrime, epitete dhe metafora të vakëta..
Në përgjithësi të mira...
Suksese?

Votën time e merr 5-sa.
Aktualiteti i sotëm..
Nëse ne sot ankohemi që spo vjen pranvera, për disa nuk ka të nesërme..
 
1—Nënë, besoj është shkruar me rastin e 8-marsit. Ka shumë pesimizëm, trishtim, dhimbje, ndjesi faji, emocione të errëta dhe pa ngjyra. Ndoshta sjam unë i azhornuar me këtë ndjeshmëri, por besoj që të flasësh për nënën duhet të jehojnë ndjenjat, ngjyrimet emocionale, buzëqeshja, dashuria në shkallën sipërore. Sado ta kesh lënduar nënën dhe të ndihesh në faj në sytë e saj je perfeksioni. Edhe vetë nëna pot ë lexonte këto fjalë do trishtohej.
Madje mund mos të të jepte as votën :p:p
2—Pesimizëm, trishtim, dhimbje, vuajtje, mungesë besimi, mungesë force. Duket sikur e ka rrënuar krejtësisht kjo dashuri dhe e ka lënë nën mëshirën e mendimeve e ndjenjave për atë. Sido që të jetë pranvera do vij, lulet sërish do të celin. Pavarsisht zemrës të bërë shkrumb dhe hi njeriu e gjen forcën dhe optimizmin, zgjedh aleat kohën dhe fillon të mendojë se gjithmonë ja del.
Buzëqesh gjithmone dhe pse mund të jetë një buzëqeshje trishtuar, sepse më e trishtuar se një buzëqeshje trishtuar, është trishtimi mos diturit të qeshësh

3—Nisur bukur, me fjalë të thjeshta por optimiste dhe të ngrohta. Më pas kalon në një kontradiksion, i ngrohet shpirti në fillim pastaj jeton si një kallkan. Më pas avancon në kohë dhe kalon tek vera. Siduket sja mbushi mendjen pranvera dhe i pelqen vera e bregdeti se ka femra të zhveshura që luajnë me dallgët :p:p
Pastaj bën regres dhe kthehet sërish në pranverë ndërkohë qe kishte një progress të fshehur.
Më pëlqen durimi, pandryshueshmëria, shpirti i pastër dhe mendimet në lëndinën e celur.
Ke përdorur fjalën KAZAN, duket që je socialist i thekur me Edi Ramën :p:p:p:p
4—Nis me një thuajse premtim, pastaj vazhdon në pritje dhe siduket u lodh nga pritja dhe përfundon në gjumë :p:p:p. Vjen postieria dhe is jell njoftimin se ka ardhur pranvera :p:p Ka paksa stonaturë por ka dhe ngjyrime emocionale dhe krahasime.
I dashuron të dyja dhe stinën dhe atë, lum ti o pasha, mish ne hell e mbaj dy gra :p:p:p
5—Aktualitet, por kalimi nga brohoritjet e fëmijëve dhe dhe ngjyrat e luleve në situatë lufte nuk është përshkallëzuar si duhet. Shpaloset një rebelim i brendshëm ndaj padrejtësive dhe një mungesë force për ta frenuar këtë. Aktualitet i përshkruar me nota të forta rebelizmi, ndjenja te ndrydhura dhe të shtypura.

Sorry, thjesht mendimi im që askush tjetër përvec meje nuk i merr për bazë. Mbase jam i gabuar në gjykimet e mia por thjesht kështu e mendova. Kur kemi dy data madhore në ndjenja si ajo e gruas dhe pranverës do preferoja të shmangeshin dhimbjet, trishtimet, pesimizmat, frikërat etj etj dhe të mbushej me ngjyra, me ndjenja të forta cliruese dhe motivuese, të frymëzoheshim me optimizëm dhe të mbusheshim plot ngjyra dhe dashuri.
Respekt për të gjithë ju!
 
Faleminderit per opinionin tend

Mos ndoshta po saboton krijimin Nena cik si shume?? ? mendoj se nuk ka me mire se ndjesia e fajit te shprehet dhe mos te kalohet me nje Nena te fal dhe per te je mbrekullia,eshte mire qe njeriu te ndergjegjsohet qoft dhe duke vuajtur fajet e veta,dhe nje krijues me mire se ne rreshta nuk mund ti shfaqi ndjenjat sido qe te jen ngjyrat?

Po ta veresh mire sensin e humorit e vendose te 4 ? zbulohesh mjaft leht ?
Gjithsesi un 4 votova me pelqen artikulimi i autorit dhe ajo ndjenjia torturuese e pritjes se gjate mes emocionesh imagjinare reale.
 
Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.