Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Pena NeTeDy per muajin Janar 2023

1. Frymëzimi

Nuk di ç'të shkruaj, nuk kam frymëzim
Po shkruaj pak rreshta ,për të kaluar mërzin.

Po shkruaj e shkruaj, po shkruaj kot
Ndoshta në të shkruar po del diçka plot.

Lexoje e nuk di, po ndihem krejt bosh
A thua vall, i kam hedhur mend në kosh?!

I zbrazët plotësisht, asgjë s'më punon
Veç dora që shkruan dhe urdhërat zbaton.

Më kot po shkruaj, nuk di ç'të mendoj
Të kalojë minutat dhe veç të harrojë.

Zero frymëzim, veç televizori punon
Po ndez një cigare në të ftoht në ballokon.

Cigarja u dogj, shije të keqe më la
Dhe ky ishte i vetmi mendim që me dha.

2. Në luftë me kohën

Ka kaluar kaq kohe,
ka raste kur harroj edhe fytyren time,
e kam te veshtire te kujtoj shume gjera,
pervec kesaj peshe ne zemer
e cila eshte me e forte se kujtimet e mia.
Prandaj dhe ne cdo jete ,
ka dicka qe eshte me e thelle se vet koha
‘jeta e te tjereve’.

Nje lufte me kohen kjo eshte jeta
Nje lufte qe perbehet nga fjale qe na lendojne,
nga plage qe dhembin akoma dhe askush nuk mund ti sheroje kurre.

Koha eshte nje lufte me veten
Te duash apo te urresh…
Te qendrosh apo te largohesh…
Te qeshesh apo te qash…

Nahh brockulla…

Koha u krijua per te kaluar,dashurite qe te mbarojne, jeta qe te shkoje ne djall
dhe une qe te pershkroj nje udhetim pa fund me momente qe nuk mbarojne kurre.

Vetem dikush qe eshte i etur per jeten mund ta fitoj luften me kohen…
Dhe keshtu
Jetova me vetem time ,
larg kohes,
si dy te panjohur qe urrehen perjetesisht!

3. Akull

A e di si eshte te te kthehet dhimbja ne akull? Ku ngrin vall gjithe ai zjarre qe te flakeron brenda teje,te djeg mallin,epshin,durimin,shoqeri te ben vec trishtimi neper netet e gjata.
E ke provuar mos ta gjesh dot gjuhen me shpirtin?
Mos te te kordinohet dot ndjenja me realitetin?
Te presesh me padurim te hapesh deren e parajsës tende?
Ate dere te pandores se premtuar.
Por si mund te eci njeriu permbi flaket e ferrit? Ati ferri qe gllaberon endrrat e tua femijnore dhe te zhyt neper seren perveluese te realitetit,ku nuk ka as endrra,as shpres dhe as me pak pritshmeri,si mund te perpelitesh neper llaven e nxeht dhe te dalesh i skalitur?
Nga aty shpirti me shume gjasa del i sfilitur,ska ndjenje as gezim as me pak lumturi ka vec genjeshtra lajkatare te nje perandorie te ngritur brenda nje keshtjelle me rere,ku vershimi i pare i nje dallge zemerimi do rrembej mundin tend te mbreteris,per te te rikujtuar se forca e kujteses eshte aty,ti mund te genjesh brenda iluzioneve te tua por smund te mashtrosh brenda realitetit te shpirtit,aty ku harresa jote kerkon te sundoj, realiteti i hidhur gjithmon ngulmon te triumfoj...

4. Per jetën....

Për jetën, bukuritë, gëzimet dhe lumturinë

Jeta është një dhuratë, një adhurim që duhet ta jetojmë në kuptimin e vërtetë të fjalës, për të thithur çdo moment të saj që na sjell lajme, dhimbje dhe gëzim. Të jetosh do të thotë të ekzistosh, të jetosh do të thotë të krijosh, të jetosh do të thotë të luftosh për vendin tënd nën diell dhe të ecësh me hapa të mëdhenj në rrugën që quhet jetë.

Jeta është një luftë e vazhdueshme e vetë individit, një luftë me veten, një garë me të tjerët, një garë për pozicion në shoqërinë ku ekzistojmë.

Jeta nënkupton një nxitim të vazhdueshëm drejt arritjes së dëshirave dhe aspiratave të veta, realizimin e ëndrrave dhe idealeve të fshehura dhe përmbushjen e iluzioneve që digjen tek secili prej nesh. Ka momente në jetë që duhet t'i kapni menjëherë dhe shkëndijat që digjen fshehurazi, t'i fryni me plot frymë dhe t'i ndezni në një zjarr të fortë që do të ndriçojë rrugën e ëndrrave tuaja. Dhe për të arritur të gjitha këto me mjete të dobishme, me metoda që do t'ju udhëheqin drejt dhe do t'ju ngrenë në piedestalin e një personi në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Cili është kuptimi i ekzistencës njerëzore?

Ka momente në jetë që do t'ju bëjnë fshehurazi t'i drejtoheni vetënjohjes dhe do të hapin çakëlat tuaja që do të lindin të mendoni për thelbin e jetës. Ndoshta do të tingëllojë filozofike, por secili prej nesh të paktën për një moment pyeti dilemën e përjetshme - cili është kuptimi i ekzistencës njerëzore? Duke folur për pyetje të tilla, të cilat janë një dilemë e përjetshme dhe falë të cilave janë thurur qëndrimet teorike të të urtëve, njerëzit e njohur dhe të njohur për interpretimet, idetë dhe pikëpamjet e tyre mbi ligjërimin e jetës.

Humbëm në pyllin e quajtur - jetë reale

Duke vrapuar nëpër jetë, duke nxituar për të arritur - shpesh të pamundurën, duke kërkuar përsosmërinë në çdo aktivitet dhe veprim që praktikojmë, kemi humbur veten në pyllin e quajtur jetë reale. Moderniteti na ka imponuar standarde dhe stile jetese që mendojmë se na integrojnë, por në fakt na ndajnë, mendojmë se na bashkojnë dhe na kthejnë drejt njëri-tjetrit, por në realitet na tjetërsojnë - na tjetërsojnë dhe margjinalizojnë realen – njerëzoren.

A ia vlejnë të gjitha sakrificat që bëjmë në emër të një qëllimi më të lartë?

Një situatë jete ose një ngjarje e jetës, e cila mund të jetë shumë e shkurtër, ka fuqinë të na prishë jetën dhe të na bëjë të drejtohemi te vetja dhe te ata që kanë rëndësi për ne, fqinjët tanë dhe njerëzit e dashur.

Dhe në momente të tilla ne i bëjmë vetes pyetjet - a ia vlejnë të gjitha sakrificat që bëjmë në emër të një qëllimi më të lartë, a vlejnë të gjitha paratë dhe të mirat materiale nëse neglizhojmë ata që na duan, kujdesen për ne dhe na mbështesin? a ia vlen nxitimi i vazhdueshëm për sukses dhe mirëqenie individuale nëse në atë garë humbasim veten dhe mbetemi të vetëm duke u ngjitur në fronin fitimtar?

Humanizmi dhe altruizmi janë vlera reale të jetës

Shumë urtësi jetësore na zbulojnë sekretin e bukurisë së të jetuarit. Të gjithë ata vendosin masën dhe mesin e artë në qendër dhe na mësojnë se modestia është një virtyt, humanizmi dhe altruizmi janë vlera reale të jetës, mirësia dhe virtyti nuk e humbin kurrë rëndësinë e tyre dhe kënaqësia e gjërave të zakonshme dhe të vogla sjell lumturi të vërtetë në jetë. Duke lexuar shkrime të lashta nga të urtët do të keni privilegjin të kuptoni thjeshtësinë dhe thelbin e të jetuarit: bëni mirë dhe jo kudo sepse e mira nuk vjetërohet, respektoni për t'u respektuar, dashuroni për t'u dashuruar, kërkoni dhe do të merrni.

Lumturia nuk vjen aq thjesht dhe në mënyrë të barabartë me pasurinë

Shtëpitë e mëdha, pasuria, makinat e shtrenjta, garderoba me markë, magjepsja dhe shkëlqimi nuk do të na bëjnë njerëz më të mirë dhe më të lumtur. Ndoshta për një moment do të ndjejmë emocione , por padyshim lumturia nuk vjen aq thjesht dhe ekuivalente me pasurinë, nuk blihet me para, lumturia krijohet dhe buron nga gjërat e vogla të përditshme. Lumturia vjen nga mirënjohja e shprehur nga një dashamirës për ndihmën që i keni dhënë, nga suksesi që keni arritur me punë të palodhur, lumturia vjen me buzëqeshjen e fytyrave që kanë rëndësi për ju, nga gëzimet e njerëzve të dashur, nga përqafimi i të dashurit. Le të gëzohemi në çdo moment të jetës dhe të mësojmë se lumturia farkëtohet dhe krijohet, lumturia ëndërrohet dhe realizohet, lumturia thjesht frymëzon, zbukuron dhe forcon.

5. Anormal

Jam mesuar qe femije te pres,
luksin per te zgjedhur se kisha,
si ai qe merr cfare mbetet ne thes,
dhe i mbetet pa hekurosur ne fund kemisha.

Jam mesuar te zbres i fundit ne autobus,
kam zgjedhur mes turmes mos shtyhem,
mos ti le gjerat te zgjaten si terkuze,
e ku lepijne hienat mos perlyhem.

Jam mesuar te degjoj si mbreti pas kraheve,
sharje e ofendime si shume te tjere,
por kam zgjedhur mos tu jap rendesi fjaleve,
qe larte e poshte shperndahen ne eter.

Jemi mesuar te mbijetojme ne xhungel,
si njerez te eger qe njeri -tjetrin hane,
si zogjve ne kafaz qe u heqin cdo pupel,
e kur jane te lire ndjehen ... anormal.

6. Hero i botës

Sjellja e mir me te tjeter me beri te mirin e botes po te keqin e vetes. Me mir te jem i miri vetes nuk quhem narcist por eshte menyra e vetem per te mbijetur ne kte shoqeri. Isha i turperuar me veten time kur pash qe bota ishte karnaval ku secili ishte me mask kurse un dola me fytyren time.
Si paska qen bota kur njerezit nuk gjeten dot kuptim ne bot u zhyten ne kenaqesit personale dikush me alkol dikush me drog dikush me mendime dhe muzik .
Por gjithashtu kuptova qe lumturi nuk eshte te kesh gjithcka cfar ti do , por te shijosh gjithcka cfar ke.

7. Ideali i Dashurisë

Përtej thellësive të pafundme
Të zemrës sime të lumtur
Rrjedh një rrymë e fortë dashurie
Rrjedh një lutje shumë e bukur

Lutje për një thesar të paçmuar
I mbushur plot me bekime
Që i është lënë me fanatizëm
Në mirëbesim gjithë jetës sime

Valët e saj të pakapshme
Asnjërë nuk munde t'i shohësh
Sa shpejt rrjedhin drejt teje
Që butësisht shpirtin ta ngrohësh

Për aq kohë dy shpirtrat tanë
Njëri-tjetrin e kanë kërkuar
Pas premtimeve të dashurisë
U rigjetën për tu bashkuar

Bashkim i furishëm, i pastër
Mbi një dashuri të vërtetë
Që fillimin e ka në Tokë
Dhe vazhdon në parajsë përjetë

Është bashkim i një dashurie
Për të cilën nuk mjafton një jetë
Është një besim që hyjnizon
Të dashuruarin e vërtetë

Jeta e kësaj dashurie rrjedh
Nga pasioni dhe përkushtimi
Edhe sakrificat më të mëdha
Janë çaste të bukura gëzimi

Këtë dashuri më bën ti të ndjej
Perfekte, me përmasa hapsinore
Shpirti yt u krijua dhe dashuron
Me pasion dhe pastërti ëngjëllore

8. Lumturia

Rri e mendoj dhe pyes veten pse ekzistojm?
Heshtje sdi cpergjigje te jap ose skam guxim
Shum mendime me kalojn ne koke dhe prap
Sdi se cte mendoj esht ceshtje fati apo thjesht kshu esht procesi disa ikin disa vin
Por sido qe te jete sme duket e drejte
Kush na pyeti ne nese donim te vinim ne jete
Askush thjesht na sollen ktu dhe as na than
Se si do ishte jeta sa e veshtire sa e keqe
Per tu perballuar per ti bere balle asaj
Sa shum do vuajm per pakez lumturi
Them pakez lumturi sepse nuk ka lumturi
Ne kete jete por vetem grimca lumturie
Ka thene i madhi Robert Ndrenika .
Dhe besoj qe ka te drejte per kte gje jeta e tij duhet ta ket mesuar mire dhe jo me kot ka thene keshtu.Jeta per disa fillon keq per disa mir nuk esht se kemi zgjedhje si do do filloj jeta thjesht ,kush esht i forte meson si te mbijetoje ndersa kush jo detyrohet te pershtatet sa mundet nese mundet.
Dhe kshu krijohen njerezit e forte qe nuk i tremben jetes veshtirsive te saj,qe nuk dorzohen deri sa tja dalin mbane.Por kemi dhe njerez te tjer ata qe jan te brishte qe nuk dine ose sjan te forte sa duhet per ti bere balle jetes dhe i dorzohen asaj.I dorzohen nuk them qe i japin fund jetes por bejn me keq nuk kan karakerer nuk jan te drejte nuk kan moral apo etike por qe bejn cdo gje per te ecur perpara pa marre parasysh pasojat e veprime te tyra .
Dhe sot per mendimin tim ne bote ka me shum njerez te dobet sesa te forte
Dhe cuditerisht te lumtur sjan as njera pale as tjetra ndoshta sepse lumturia nuk ekziston akoma ne toke ose sepse akoma se meriton asnjera pale.Per mua njerezit e forte e meritojn ta arrijn lumturine,ndersa njerezit e dobet pa karakter jo por sesht ne doren time kjo gje vetem nje deshire e imja...
Ndoshta shum sdo jen dakord me mua esht normale por un kshu e mendoj qe asnje sna ka pyetur nese duam te vim ne jete apo jo?
Asnje ska arrit lumturine vetem grimca te saj.Dhe qe ne bote ka dy lloj njerezish te forte dhe te dobet por asnje prej tyre sesht
I/e lumtur pavarsisht sa shum perpiqen....

9. Jaseminë

Kanë ndërruar udhë mëngjeset...
Në xhepin e majtë të xhupit hollak,
me veti mbrojtëse prej erës,
jaseminë të shkërmoqur, trazoj me gishtërinj.
As sot nuk ndala t'i shtoj
dhe po mendoja për etjen verore të shkallëve,
ndërsa kapërceja një shije të hidhur.
As hëna nuk ka arritur, hiret të mbulojë.
Janë ftohur mëngjeset
Dielli duket me forcë të vjedhur
e veriu ka një forcë depërtuese në pore.
Si i gjendur në vise polare
më duket vetja.
Më ka marë malli thuhet,
mos shih që në heshtje nga pak e shndërroj,
për të tëra kohët që do mungosh.
Rrëshkasin prej syve shirat e vjeshtës.
Kam pikturuar një diell dikur,
që më rrëshkiti mbi kangjela formë heshte
dhe me sumbulla llave, shndërruar në meteorë,
rrethoj ëndrrat dhe veten...
 
Me pelqeu shkrimi 10 "Bore e bardhe"
Suksese te gjithe amatoreve ?
 
@Lektor hi
Na jep nje vlersim te detajuar mbi krijimet kur te kesh kohe, faleminderit.
 
1. - Frymëzimi
Në fakt nuk ka aspak frymëzim. Nisur nga titulli prisja të lexoja diçka tjetër, por nisur dhe nga fjalët e autorit ka shkruar kot sa për të kaluar kohën.
Gjëndje shpirtërore e zymtë, pa forcë dhe pa optimizëm.
Ka disa gabime drejtshkrimore dhe disa kontradiksione me veten. Nuk di çtë shkruaj, pastaj shkruan ndonjë varg, pastaj shkruan pafund e të dalë ku të dalë.
Nuk ka një zhvillim të saktë të një mesazhi përcjellës, por fillon me mërzitje dhe mbyllet me mërzitje, pa e ditur as vetë çfare ka dashur të shkruajë

2. - Në luftë me kohën
Ka gabime mjaftueshëm drejtshkrimore dhe mungesë të shenjave të pikësimit dhe në disa raste presjet vendosen në vendin e gabuar duke i humbur të gjithë kuptimin fjalisë.
Ndërkohë që koha ështe gjykatësi më i drejtë, i cili i vendos pikat mbi ë duket një paqartesi e zbrazët, nje dyshim i thellë dhe i paqartë për vazhdimësinë.
Ka disa figura të bukura letrare që më pëlqejnë dhe disa krahasime që janë evidente.
Nxjerrja e konkluzioneve për jetën duhet të ishtë në vetën e parë, sepse nuk ka bërë ndonje studim popullate për të nxjerrë konkluzione mbi jetën.
Mendoj se pesha në zemër duhet të rrjedhi nga kujtimet, por kjo peshë qënka më e fortë.

3. - Akull
Më pëlqen se si trajtohet cështja nga përdorimi i figurave letrare. Ka gabime drejtshkrimore, përdorim jo i saktë i shenjave të pikësimit dhe fjali të tejzgjatura që humbasin kuptimin e tyre.
Pyetje të shpeshta të cilat nuk duken si pyetje, por si konkluzione me një ? në fund të fjalisë.
Një realitet i hidhur dhe një botë mendimesh konfuzioniste, që në dukje të jep përshtypjen sikur nuk ka shpëtim.

4.- Për jetën
Më ngjason me një përmbledhje shkrimesh se çfarë është thënë për jetën, bukurinë, gëzimet, lumturinë, pasurinë etj.
Duket si një shkrim psikosocial që jep këshilla dhe detaje se ç'është jeta.
Duket si një studim dhe herë pas here si një intervistë ku shtrohen pyetjet dhe jepen përgjigjet.
Nuk e di nëse janë mendimet e vetë autorit apo përmbledhje të mendimeve që janë thënë për jetën, lumturinë, pasurinë dhe për gjithçka tjetër. Çdo fjali e këtij shkrimi shpreh një konkluzion.

5. -Anormal
Shkrim i trajtuar bukur, me figura letrare, rimë dhe kronologji të saktë të vargut. Duket si shkrim për një njeri të lënë menjanë, ose për dikë që nuk ka forcën e duhur të përballet me ligësinë që e rrethon.
Tre strofat e para trajtohen në vetën e parë dhe në strofën e katërt thyhet kjo pjesë duke marrë një kuptim përgjithësues.
E gjitha kjo në fakt nuk më duket anormale, sepse është e jetësuar mga çdokush dicka prej këtij shkrimi.

6.- Hero i botës
Mendoj se ka një hiperbolizëm të egzagjeruar që në titull, sepse mund përdorej në përmasa më të vogla psh Hero i të tjerëve.
Ka një kontradiktë të qartë në atë që bëhet me atë që duhet të bëhet.
Pèrgjithësimi me botën është jo korrekt, sepse duket sikur është i vetmi njeri mbi botë pa maskë dhe tjerët janë me maska.
Mungesë e shenjave të pikësimit, sudomos presjes dhe shof një sens të vogël gjykimi për përdoruesit e drogës, alkolit etj.
Çdokush është i lirë të zgjedh kënaqësitë e veta, ndaj dhe ne kemi forcën e mendimit dhe të arsyes për të zgjedhur dhe diferencuar.

7. -Ideali i dashurisë
Ka disa thyerje të vogla të intonaconit.
Mendoj se trjaton një dashuri platonike ngritur mbi ëndrra dhe ideale, mbi shpresa dhe parealizueshmëri.
Shpreh egzistencën e një dashurie të gjetur dhe të përsosur, por që në dukje e pamundur.
Ka krahasime dhe figura letrare, por duke qënë kaq ideale dashuria nuk e di si mund të pershkruhet.

8. - Lumturia
Ka gabime drejtshkrimore dhe mungesë e theksuar shenjash pikësimi.
Shumë fjali janë të lëna përgjysmë dhe fillon fjalia tjetër. Dyshime mbi egzistencën, pikëpyetje mbi jetën dhe pesimizëm mbi lumturinë.
Konkluzione mbi jetën e tjerëve të cilat janë te pabazuara diku, por thjesht hamendësime.
Duket si një tezë e hapur, që unë kështu e mendoj dhe lë të kuptohet se çmendoni ju.
Nuk e di kush është njeri i dobët dhe i fortë për ty, që arrin në konkluzione se mbi tokë ka më shumë njerëz të dobët.
Nëse mbi tokë nuk ka lumturi, eja të ndryshojmë planet se nuk qënkemi në vendin e duhur.

9. -Jaseminë
Ka shumë krahasime të bukura dhe disa metafora që më pëlqejnë, por ka gabime drejtshkrimore dhe përdorim jo i saktë i shenjave të pikësimit. Disa fjali duken si të paqarta, sikur humbasin kuptimin, sepse janë përdorur keq shenjat e pikësimit.
Mall, dashuri, dhimbje që shprehen me metafora të bukura.

Mendimi im personal, si një antar që nuk kam asnjë lidhje me letërsinë.
 
Egzakt ?
 
Ti rrelle rrele kaçurrele ...je kritike per kete muaj .....he fillo dua analize te plote ....ke aftesine ?
Nuk kam kopetenca të kritikoj asnjë Lina.
As nuk dua të demoealizoj ' shkrimtaret'..amatorë..
Ate që pëlqeva e votova
Kishte kuptim, kronologji, e qartë, e pastër, e shkruar rrjeshshëm..më terhoqi dhe pse e thjeshtë
Suksese ty e krijuesve?
 
Ka lezet nga dikush qe krijon te jape mendime ......
 
Jasemin mu be fryme❤️
Sepse eshte lulja dhe aroma e preferuar?
Kush e ka shkruar e falenderoj per kete kenaqesi qe dhuroi ky varg i lire ?
Uroj per kedo fitore sepse jane krijime shume te bukura. Urime te gjitheve per pjesemarrjen?
 
Ju lumshin dockat dhe mendja ne fakt shpirti plot me frymzim por... @Lina lehojet te votohet dy here??
 
Përzgjodha dhe votova numrin9.

Suksese gjithë amatorëve te tjerë qe u perpoqën dhe ja dolën ?
 
Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.