Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Pena NeTeDy per muajin Dhjetor

Nuk shoh gjë @Lina ?
 
1. Buzëqeshja ime @Mignonne

Ti më gjete shpirti im
Mes rafteve të harresës
Aty ku dhimbja
më shkulte shpresën pa mëshirë
Aty ti ma fale jetën.

Aty...në kolltukun e palëvizshëm te vetmis erdhe ti dhe i fale shpirtit
Copezat e dashurisë.

E ti erdhe si magji
buzë greminës më kape doren
Asnjeher nuk u dorzove
Asnjëher ti nuk u largove.

Një agim pa zbardhur dita
Mora copëzat e rrënuara
Dhe mbi re i ngjita
Yllin dhe hënën bashk i afrova
Për mos tu ndarë kurrë netëdy urova.

Dhe kur ti buzëqesh për mua
O i marri im...
Pranvera e shpirtit tënd
Lulëzon dhe në shpirtin tim.



2. Kuturu @Rrelse
Po rrëmoja tek teshat e mia dhe gjeta një shall të harruar, ngjyrë portokalli...
Më paskësh marrë malli ta mbështillja rreth krahëve...
E terhoqa drejt vetes dhe fillova të stiloja para pasqyrës.
S'po dija me çfarë ta kombinoja dhe ashtu turivarur, e lashë në vendin e vet...
Vesha pallton, këpucët me gjysëm takë dhe strukur nën çadër dola me nxitim...
Këmbët më çonin kuturu e zemra instiktivisht i ndiqte hap pas hapi. Prapa meje bori makinash që shanin nga nervat në timon...
Vallë isha unë që kisha shkaktuar trafik?!
Çudi! Më duket vetja aq e padukshme për botën e jo më të bëj rrëmujë nëpër rrugët e qytetit...
E teksa ecja e çoroditur, çik nga shiu e çik nga hallet e mia... para meje u shfaq ai. Apo mos valle ishte një vegim?!
Brenda nje fraksioni te sekondës nuk e di se si u shndërrua qënia ime... filloi të më dilte zemra nga kraharori... Një mori ndjenjash me pushtuan menjëherë: edhe urrejtje edhe mall, edhe mllef edhe dashuri, edhe dhimbje edhe nostalgji...
Kisha pritur me kohë të shfaqej, të griste heshtjen prej kaq kohësh... Nuk e kishte bërë.
Kishte filluar jetën e vet, e mua më kish harruar si ai shalli stok në dollap...
Eca drejt tij me kokën lart dhe vazhdova rrugën time pa dhënë shenja dhimbjeje...

Kaluan ditë dhe rastësisht e pashë sërish. Detaji qe menjëherë më ra në sy, ishin gishtat bosh. Unaza në gisht mungonte. M'u duk i shpërfytyruar, dobësuar... Me kilometra dukej vuajtja e tij... E për dreq atë ditë kisha veshur shallin portokalli... Dukej sikur e kisha kombinuar me dhimbjen e tij...
Ai po ecte njësoj si unë, në udhën e dhimbjes sime...
"Kjo botë është portokall", mendova...



3. Viti i Ri @djali
Cfar viti ishte ky qe kaloj.
Plot deshtime ,plot lumturi, shum genjeshtra dhe pak dashuri.
Ishin shume ndodhi por si vit u duk shume i shkurter.
Shume njerez i mori kovidi ja qe pak vler pati paraja.
Shume hipokrita takova kte vit per fat te keq ne fillim i quajta njerz te mir.
Shume net u deva me mendime qe e nesermja do jet me e mir.
Shume endrra u shtuan sa nuk mi mbajti dot sertari.
Shume fytyra te reja takova por me te mir se vetja dhe familja ime nuk eshte bota.
Shume nikotin thitha por probleme e mija dot nuk i zgjidha.
Shume njerz respektova por ne fund veten time lendova.
Shume prita per nji dashuri por flutrat ne stomak nuk i zgjova edhe kte her ngela vetem sa njeri i ftoht dola.
Shume pune bera sa veten trajnova dhe ardhurat e mija nuk zgjerova.
Shume kerkesa kam per kte vit te rij por babagjyshi nuk egziston dhe tek vetja po shkruaj nji kartolin.
Shpresoj qe kte vit te jap me te miren time se po se dhash un askush nuk do ruaj shpinen time
Shpresoj qe kte vit te jem nje shtyll tjeter ne familje sa me shume ta forcoj kte shpi qe moj sa lendojn stuhijt.
Shpresoj qe cdo kush qe kam ne zemer mos te dali qe aty se kto koh fryn verij dhe fytyrat sipas interes po i ndon cdo njeri.
Ta gezoj kte vit askush smund tme uroj me mir se vetja ime pres kte vit nga vetja shume arritje dhe pak zhgenjime.



4. Lumturia @Rapunzel
Sa kushton lumturia vallë?
Dua të blej veç një moment.
Të marr frymë lirisht,
E zemra mos të më dhembë.

Sa kushton vallë një cast lumturie
Në këtë botë mbushur me mizori?
Të paktën për pak kohë të jem e lumtur
Si atëherë kur isha fëmijë.

Ku gjendet lumturia vallë?
Fshehur cila zemër e mban?
Të më japë veç pak
T'më shërohet zemra që qan.

Ti që lumturinë ma rrëmbeve
Kthema përsëri.
Kam nevojë të jem e lumtur
Të ndjej sërish dashuri...




5. Mendimet @Ablla
Dua njerez qe te jene prane meje me zemer, me dashuri te sinqerte dhe jo tjera them e tjera kuptojne.
U lodha Ema u lodha shume me tha Ina kur hyra ne dhomen e saj per ti thene mirmengjes.
Ç' ke i thashe
Ç' fare te lodhi?
Ti lodh veten moj, duke vrare mendjen se ç' thone tjeret.
Kush do te rrije prane me menyren qe ti do mirese te rrije, nese jo udha e mbare dhe hajde se u beme vone per ne shkolle.
Mora xhupin dhe çanten qe kishte hedhur poshte dhe e perqafova.
Doja te thosha e dashur se diçka qe nuk te vret, te ben me te forte.
Plage nga jeta dhe nga njerezit kemi, kush me pak e kush me shume, te gjithe.
Nuk duhet te pagezojme shpirtin me helmin qe injektojne njerezit jeten tone.
Nuk duhet ti mbajme ato fjale brenda nesh.
Nuk ka faj mamaja jote, pse te pyet.
Ema mos mu bej dhe ti me keq se ajo te lutem.
Mori canten dhe xhupin nga duart e mia gjithe mllef dhe doli e para nga dera e dhomes.
E ndoqa nga pas me shpejtesi dhe duke kthyer koken nga mami Ines qe qante ne sallon, u ndala pak.
Mos u bej merak se e qetesoj une, mire eshte mos u bej merak mami Ines
Do flasim, nje moment por tani me duhet te shkoj se mu be vone per shkolle.
Shko xhan... shko me tha dhe erdhi me percolli gjer tek dera me shume miresi.
Ina prit, heyyyy!
Pooo reeee...
Si ben edhe ti, nuk te vjen gjyna, shikome mua.
Keshtu beja dhe une me nenen time por sot ku e kam?
E shoh shpesh telefonin por nuk bie me si dikur, e shoh numrin e nenes dhe them ah sikur te kthehej koha mbrapsht dhe ta degjoja edhe njehere zerin e saj, ti thoja se e dua shume dhe se me mungon.
Aty ndaloi, me hodhi duart ne qafe dhe pasi qau pak me mua, mu shpreh.
Nuk e di pse sillem ndonjehere keshtu me mamin, ajo me merzit shume.
Cdo nene do te mbroje vajzen e saj Ina, mos bej keshtu si kalama dhe ti.
Te me mbroje nga fantazmat, ti nuk di çfare flet, ose nuk i degjon ato qe thua.
E kapa nga krahu dhe i thirra me nje ton tjeter... Ina!
Kur u kthye kishte marre dhe ajo pamje tjeter.
Ema, sot me bere vertet te qaj per nenen time.
Kur te kthehem do ti kerkoj falje, mire?
Ok miresi e bukur.
Ti je me shume me tha dhe me rregulloi baluket qe me kishin rene mbi syte plot lot.
Mbaruam shkollen ate dit dhe Ina me tha te shkoj per dreke nga shtepia e saj.
Jo i thashe here tjeter, sot duhet te flasesh me nenen tende mos e harro, do flasim ne telefon ok!
I dhashe nje puthje nga larg dhe ika nxitimthi.
Pas disa oresh nena e Inës me mori ne telefon dhe me tha se nena ime do ishte krenare per mua, sa vajze e mire qe jam.
U gezova shume kur me foli aq e qete dhe me shume u gezova se Ina e kishte bindur mos te behej merak.
Mbylla telefonin dhe dola per nga varrezat, bleva nje buqete me lule, te ja dergoj nenes me plot mall dhe ti theme nja dy fjale.
E di qe ajo më ka merak...!"



6. Fantazi për madhështinë @No_Sens
Papritur shpirti se cmu ngroh
Ne castin mbushur me magji
Nje mendim vjen e me thote
Nuk ishte dielli por je ti

Nuk di me c'fjale te te pershkruaj
Dhe pse e kam plot fantazin
Por kaq e mire sa je ti
Si drite ne qelqe vetetin

E mora penen magjiplote
Po te mendoj dhe buzeqesh
Fantazoj lulet si perulen
Perpara teje mbreteresh

Nuk di c'ngjyrime ti jap fjales
Nuk di me vargun si te luaj
Se ti je thjesht nje kryeveper
E asnje pene smund te pershkruaj

Edhe vet dalta e Zotit
Nga sot e gjer ne lashtesi
Asgje nuk mundi te te gdhend
Me te bukur se sa ti

Me fantazi po te mendoj
Dhe smund te gjej asnje defekt
Se ti e gjitha je e gdhendur
Se ti e gjitha je perfekt



7. Valle a ia vlejti.. @The_Joker
Desha te pyes ate tipin qe ka pire dhe endet rrugve zigzak.
Qe ajo dreq raki po e vret ashtu si e pi pak nga pak.
Dhe ka lene ne shtepi femren e vete.
E cila me lotë e me frike po e pret.
Madje as kjo nuk i mjaftoi.
Pa iu dridhur qepiku dhe e dhunoi..
Ndoshta femijen qe kish ne bark e deshtoi.
Por te pakten a ia vjejti me thuaj?
Hey ti zotri qe me tjetren po shkon.
Kaq shpejt gruan po e harron?
Ajo te beri baba mos valle e harrove?
Per nje deshire momeni ti e shkaterrove.
Ne mos tani do e besh seshpejti..
Por te pakten tregom a ia vlejti?
Me fal po ti tjetri qe akoma po e mashtron.
Te verteten pse dreqin sia tregon?
Dhe ajo "mjerane" te beson si e marre.
Dhe nuk e di se ti tjetren ke len me barre..
E te dyja po i mbush me intriga e dredhi..
Por te pakten thuhe me ze a ia vlejti?
Ti ti zotri qe ate bukuroshen po e fshen.
Po i shtyp cdo deshire dhe endrren.
Ajo ka nevoj per liri dhe dashuri..
Jo per urrejtje dhe xhelozi..
Pyete veten gjithe kjo barre qe more a ia vlejti?
......................,........
Duajeni femren dashuroheni.
Kur te kete frike perqafoheni.
Bota eshte e eger per te, por ju mund ta mbroni..
Lotet te rrjedhin nga ata sy te bukur ndalojini.
Lereni te lire mos e prangosni.
Sepse nuk po e ndaloni por po e burgosni.
Kur ajo ndihet vetem jepja puthjen e dashurise.
Me mire falja jeten asaj e jo rakise..
Jo se nje femer eshte nena apo dhe motra jote joo.
Por sepse nje femer eshte vete jeta per kedo.
Femra eshte drite ne erresire.
Dhe besomeni ajo nuk ka nevoj per meshire.
Eshte e forte dhe e pameposhtur.
Eshte puntore dhe e palodhur.
Dhe nese ndokush e njeh sadopak fjalen burreri..
Le ti fale sadopak dashuri..
 
Last edited:
Suksese te gjithë anetareve pjesëmarres.
Shkrime shume te bukura, por une votova mendimet per nenen?
 
Suksese te gjithë anetareve pjesëmarres.
Shkrime shume te bukura, por une votova mendimet per nenen?
Spo e kuptoja këtë shkrim
Më iki interesi deri në fund
 
Spo e kuptoja këtë shkrim
Më iki interesi deri në fund
Kur behet fjale per nenen nuk te iken interesi kurre?
Megjithate po ta lexoje gjer ne fund do e kuptoje.
Une kuptova qe: ju qe keni nenen gjalle mos e hidheroni kurre, sepse me se miri e kuptojne ata qe e kane ne varreza dhe ngushellojne mungesen apo dhimbjen me nje lule!
 
Kur behet fjale per nenen nuk te iken interesi kurre?
Megjithate po ta lexoje gjer ne fund do e kuptoje.
Une kuptova qe: ju qe keni nenen gjalle mos e hidheroni kurre, sepse me se miri e kuptojne ata qe e kane ne varreza dhe ngushellojne mungesen apo dhimbjen me nje lule!

Te lutem mos kujto " varrezat" ?
 
Kur behet fjale per nenen nuk te iken interesi kurre?
Megjithate po ta lexoje gjer ne fund do e kuptoje.
Une kuptova qe: ju qe keni nenen gjalle mos e hidheroni kurre, sepse me se miri e kuptojne ata qe e kane ne varreza dhe ngushellojne mungesen apo dhimbjen me nje lule!
Nuk e kisha në këtë kontekst
Se kush ështe ai/ajo që nuk do nënën?
Smë kuptove.
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.