Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Pena NeTeDy per muajin Dhjetor 2022

1. Lule rinie

Një shikim më dhe, një fjalë ta thash
U afruam, biseduam u njohëm avash.

Dehje emocionesh, puthje e rrëmbyer
Buzëqeshje e ëmbel, zemër e ngazëllyer.

Çaste të bukura, me zënka, ngacmime
Pasiguri; pikëpyetje, dyshime.

Asgjë e bukur nuk zgjatë perjetë
I ri, i pavendosur, i pasigurtë në jetë.

Gabime rinore, gabime papjekurie
Gonxhe e paçelur, histori dashurie.




2. Dashurova

Dashurova syte e tu
Qe dolen nga endrra ime
Te beheshin shiu im

Dashurova shpirtin tend
Ku me sy mbyllur
Eca pertej kufijve ta perqafoj
Nepermjet loteve dhe buzeqeshjes

Dashurova zerin tend
Kohen
Si asnjehere ne jeten time

Ndaj mos me lendo
Te pakten te mbetesh nje kujtim i bukur
Dhe lerme nje puthje
Ta fsheh ne driten e henes
Nese shkon nje dit,
Pse e di qe nuk do te takoj
Ne erresiren e shpirtit tend,
Por une di te mbahem
Mos therrmohem ne ikjen tende.
Mos shpreso ndryshe!

Tashme me ka mbetur vetem hija jote
Dhe zhurma e kembeve tua
Kur kerceje vallen e preferuar.

Do te shoh ne enderr sonte
I premtova shpirtit.



3. Aromë Festash

Në dhomën e ndenjës duke pare dritëzat festive, sikur hipnotizohem fhe befas i mbyll sytë fort.

...nje deshire vlon fuqishëm në zemrën time dhe si një shtëllungë tymi del me furi nga oxhaku i shpirtit aty ku kish qëndruar prej kohesh, e lehtë në ajër, por e sigurte per destinacionin e saj.
Diku mes bredhave viganë, në polin e veriut aty ku Santa plaku po gërhet në një dremitje të lehtë përpara detyrave festive qe e presin deshira ime bëhet e fortë sa e shkund nga rehatia e karriges së tij!

"AH SA DO DOJA NJE SHKOP MAGJIK. TE SHNDËRROHESHA NË VOGËLUSHEN 10 VJECARE TE VITEVE 2003..."

Ajo duket sikur i ka zgjidhur gjithçka.
Teksa ëndërroj çizmet e lira prej plastike te grisura neper cepa.
Duke rendur pas pulave, lepujve etj, në oborrin e gjyshërve të saj në fshat.
Ajo duket madje e lumtur!
Po, po, e lumtur.
Aq sa arrij ta ndjej edhe zjarrin që ajo po përjeton tek ato sobat e vjetra ku më tepër se ngrohte, përçonin shtëllunga resh të bardha tymi.
Shoh fanallaten e bardhë me të cilën janë mbuluar malet.
Dhe ate që sëbashku me fëmijet e tjerë, herë duke e gjuajtur me topa, herë duke e ngrënë si të ishte nje "snowflake"... ashtu me hundë të kuqe nga te ftohtët, por me sytë që kanë një dritë gati verbuese.
Tek përtyp nje kothere bukë të sapo dalë nga furra nuk e ze vendi. Oh po! Ajo e tregon lumturinë e saj pa drojë!

Arrij t'ja dëgjoj ende këngen thuajse në cdo notë të atij të përhershmi këndezi mistrec, i cili e zgjonte pa zbardhur mirë ende.
Por ajo me një dëshire edhe më të madhe mbathte çizmet mjerane plot lajle e lule, e sëbashku me fëmijët e tjerë merrte turrvrapin për nga dyqanet e zbukuruara plot ngjyra. E shoh tek ka shtypur hundën në qelqin e një vitrine, dhe ja ndjej dëshiren e zjarrtë për kukullat qe qendronin perfekte pas xhamit të ftohtë...
Madje shoh dhe zellin e shitësve për t'i përzënë por asaj aq i bën.
Një kakaritje gazmore grupi fëmijësh turret më poshtë sëbashku me të. Aty ku shiten kartolina me muzikë, me aktorë të huaj e lloj e soj xhinglash.
Pastaj shoh se si zbërthehej shtëpia me themel per tu pastruar, petë bakllavaje të hapura kudo nëpër divane, si të qenë zambak uji.
Oborri i spërkatur nga gjaku i kaposhit kandidat pse jo shoqëruar me disa pula si mbret i tavolinës së asaj nate.
Fishekzjarre të ndaluara por që me ndihmën e miqve siguroheshin gjithsesi.
Dhe më në fund gozhdimi përpara TV në pritje madhështore të filmit "I vetëm në shtëpi".
Të nesërmen kallaballik, vizita nga farefisi dhe jo vetëm.
Biseda me zë të lartë, trokitje gotash, urime, buzëqeshje qe dridhnin traret e shtepisë....

Nje zile dixhitale jashtë asaj bote më bën të hap sytë dhe si nje mjegull e hollë ai vegim shpërbëhet.
Sytë e mi rrokin orenditë e njohura të apartamentit tim 2022...
Nuk mungon asgjë bashkëkohore, arredim revistash imobiliare , gati kam gjithcka që shoqëria sot i konsideron si njerëzit e" comfort zone"
Përfshirë edhe bakllavanë me stika ose arra sipas dëshires, sherbim "delivery"...
Madje plot miq te shtresave te ndryshme.

Por...më mungojnë çizmet e mia të grisura dhe aroma e krahëve të gjyshërve të mi..



4. Mos ik ...
Mos ik!!! Nese nuk je ti une do te mbetem vetem ,,po me pas cdo te ndodhe?!
Nje heshtje e rende ra dhe cdo gje u ndal ,ndjente vetem frymemarrjen e saj te shpeshte .
Nuk kishte guxim dhe as fuqi te levizte ,tashme e kuptoi qe te gjithe u larguan ,e kuptoi qe heret a vone vetmia vjen dhe atehere kur ti nuk e mendon ,tashme rutina sapo u shkaterrua ,cdokush mori nje vend dhe u largua,por mos u merzit per kte.
Merzitu perse nuk e bere ti para se ata te iknin ,perse nuk i le ata te vuajn largimin tend.
Asaj nuk i interesonte me aureola e madheshtise as per ngjitjet e nje pas njeshme te karrieres ,por te kthente njerzit qe donte prane vetes dhe te jetonte e qete per aq kohe sa i kishin mbetur .Askush nuk ishte aty per te...
Mund te duash ,por askush nuk mund te te doje ashtu si ti ,askush nuk eshte TI ,sic ti e ndjen askush nuk e ben .
Tani shiko lart dhe mos pyet per asgje,nese je me fat te shohesh perseri lindjen e diellit bej ate qe kerkon te besh nese bota do kishte superfuqi ,,,Behu Netedy i paqes ,por te kerkosh paqe duhet te japesh paqe ,,,nese kerkon dashuri ,jepe dashurine ...



5. Mendoj..
Kur mendoj per jeten time lodhem shum dhe perpiqem mos ta bej . Sa her kaloj ne rrugen qe kam ber deri sot them se shum gjera skan qen te drejta. Me lodh e di pse ? Sepse eshte e dhimshme dhemb vuajtja , nqs ka kaluar 1 vit 1 dit disa sekonda , dhe kur je ne kulmin e lumturis prap dhemb . Por me e lodhshme eshte te shpjegosh vuajtjen tende . Sa apsurde qe eshte duhet ti shpjegosh njerzve VUAJTJEN TENDE . Pse njerzit duhet ta dijn vuajtjen time ? Pse nuk duan ta dijn sa e qet ndihem kur eci zbathur ne ujë , sa shum i dua librit , pse nuk duan të dijn embelsiren time te preferuar , po daten time me te rendesishme ? Me te bukur , eshte ajo dit qe vendosa te merja pergjegjesi per jeten time . Dhe si fillim ndalova së shpjeguari cdo gje qe ishte e imja . Kur eshte e jotja eshte e jotja ske pse e ndan me njerzit . Nuk te duhet nje opinjon per ti kuptuar , më mir ngjarjet ne jeten tende . Dreqin kjo eshte gjith celsi , nuk eshte askush pergjegjes per jeten tende je ti , nuk eshte asnje burr qe duhet vrar . Cohu lufto , perpiqu per vete dhe do ta shikosh qe mami babi , djali yt , vajza jote , burri jot … te gjith ata qe te duan do jen me te lumtur se herët e tjera . Un jam më e lumtur sot , zdij te them se vuajtja ime ishte më e madhe se e jotja por per mua ishte vuajtja me e madhe e imja . Mami im me shikon ende mendoshem dhe perpiqet te zberthej dhe me te vetmen grimc qe un mundohem te fshe dhe ja del ama sot faqet e mamit tim jan rubullakosur . Ka qen gjith jetes e shendosh madje un beja ironi me shendetin e mamit tim , por kur pash si u tkurr kur e ndjente qe un sisha mir … nejse . Harrova qe kam hequr dor nga numrimi i vuajtjeve te mia , tani manifestoj vec lumturit e vogla te medha cfardo qofte . Nuk perpiqem me te fshihem para prinderve te mi sepse at her qe e bera rezultoj mekati me i madh . Me lumturo qenja ime tani , po jetoj adoleshencen , femirin , maturimin tim si grua , krejt ato fragmente qe mu rrembyen nga njerez te gabuar . Dhe kam ndaluar se menduari pse ndodhin gjera qe ti si meriton , ishte me e thjesht te rjeshtoja gjerat qe meritoja . Dhe mendoj qe me gabimet e mia , budalliqet , kalamonlliqet , shoerthimet emocjonale .. jam versjoni me i mir i vetes time versjoni me perfekt qe dua per veten . Dicka qe perpiqem qe te bej eshte qe te shmang gjith njerzit qe sme ngrohin zemren , njerzit qe me ngrohin shpirtin ose qe me bejn te me qeshin syt i mbaj afer e kur me thon zhduku a bej gabim ? Po bej lol por a me ndalon kjo ta bej jo aspak . Gaboj ende dhe pse supozohet te kisha mesuar nga gabimet por mendoj qe jan gabimet me te bukura … devijova shum nga tema . ka ca legjenta te tipit ai qe vuan meson nga gabimet , po te dogji luga buzen nje her , kto gjitha jan budallalleqe , apsurditete ! Ka vec nje manual qe te pershtatet ty asnje tjeter ai manual eshte i krijuar nga ti . Jo nga Shekspir , Sokrat erjer ato ishin njerez normal sot kan vdekur :p . Ndodh qe kur mendoj per vuajtjet e mia jam ne urban , ne shkoll , ne rrug ne pun , ose ne shtepin time ulur dhe dikush me flet por un se degjoj , nga kjo gje kam kuptuar qe un kam nje veti qe degjoj kur dua un cfar dua un sa her ta dua un ku te dua un , dhe jam vetem un me veten time , pa komshijen perball qe do te me gjej burr , apo pa ate kolegen smirushe qe me xhelozon pa arsye , edhe ti e ke kte veti te degjosh cfar do ti dhe ti maresh jetes tende me te miren . Smë beson mendoje prap ❤️



6. Çdo plagë Sherohet
Sa e keqe është ajo ndjenjë e vetmisë dhe e zbrazëtisë. Kur ndjen ftohtësinë në lëkurën tënde, kur rrotullohesh e shqetësuar në gjumë. Kur ndjen se rrethi është kthyer dhe është radha e ndjenjave të këqija. Ajo ndjenjë e pashpresë kur ndjen se jeta të ka mbërthyer në thundën e saj dhe ju mban me njërën dorë dhe ju ngulfat duke ju berë konfuz në lirinë tuaj. Kjo ju frikëson dhe ju bën të dyshoni për veten tuaj. Të mendosh .. Kaq ishte!. Dhe, akoma më keq është goditja me thikë në gjoks nga njerëz që deri dje bashk me ju qeshnin për të njëjtat gjëra. Më pas dodasin me thikë dhe e fusin në gjoks, jo në shpinë. Në gjoks, duke të parë në sy pa më të voglin turp për atë që bën. Ju rrjedh gjak dhe po mendoni se ku kam gabuar. A jam fajtore, që nuk qesh më? Ç’farë e nxori diellin nga sytë e mij? Përse nuk dëshiron të flasim? Çfarë të rëndon për një çast në shpirt, ato retë gri? Pse nuk je më i gëzuar dhe pozitiv?

Ai nuk e mendonte se do të vepronte kështu. Mendonte se mund të të donte në çdo mënyrë pa asnjë ndryshim. Se do të mund të të kuptojë edhe kur nuk e ke diellin në sy. Por nuk ndodhi kështu! Përfundimisht e nevojshme ishte vetëm një fytyrë e qeshur sado e vrarë të ishte brendësia e shpirtit. Të dukeshe vetëm pozitive. Pa asnjë problem. Problemet janë të tmerrshme per tu mirkuptur dhe zgjedhur në debat me fjalë por i heshtur. Dhe pasiguria gjithashtu ndillte te keqen. Dhe ai mendimi negativ, që i jepte sinjal brendësia e vrarë shpirtërore se jeta po ecë drejt një rrënoje. Dhe ata lotët e tu që fshihen pas syve vetëm mos të dukesh e dorzuar. E gjithë kjo luftë shpirtërore sërish sillte vetëm shqetësim! Dhe befas bëhesh e huaj në rrethinën tënde... sikur askush nuk të ka kuptuar kurrë vetëm sepse jeta të kapi dhe të goditi pak më fort se më parë. Ndoshta vetëm se mendonin se problemet nuk mund të bëheshin më të mëdha. Ndoshta vetëm se besuan se nuk do të të shihnin më të trishtuar. Nuk ka rëndësi as se çfarë mendonin, kur brenda vetes gjeja gërmadhën e shpirtit të vrarë. Në mendjen time u ngulit vetem krahu juaj me të keqen, që jeta të më godiste më fort. Dhe, kjo dhemb më shumë. Kjo ndodhi! Dhe sigurisht që do të doja ringritje të bëja. Do të mbahem pas shpresës me forcën e jetës. Do të qëndroja edhe buzë greminës, edhe nëse jeta vendos të më lëshojë dorën. Pra, le të shkojë! Do hapëroj duke shpresuar që mund t’ja dal vetë ... Duhet të jem në gjendje të hapëroj drejt bardhësisë drejt jetës drejt vetes sime! Do të kalojë dhe këtë ja them vetes. Ndoshta kërkon vetëm kohë. Pak më shumë se më parë. Ndoshta shumë më tepër. Duhet të qëndrosh. Do të keni frikë. Duhet të luftosh. Por do të durosh dhe të presësh ngadhnjimin!

Tani jeni më e pambrojtur dhe mund të bini edhe në pengesën e parë të vogël. Dhe mund të bini më shpesh. Por edhe kjo do të kalojë. Do ndryshoni humor. Do të përjetoni dështime. Do të jeni të pasigurt për veten tuaj. Por do të kalojë. Kur të biesh, bie por mos humb shpresën. Qëndro koklartë. Shikoni të vërtetën në sy. Hiqni thikat nga gjoksi dhe përpiquni të mos mendoni për plagët. Ç’do plagë shërohet. Dhe çdo mbresë zbehet me kalimin e kohës. Ajo që nuk do të ndryshojë do të jetë ndryshimi që pësojmë nga kjo rënje.Nuk do të jeni më kurrë të njëjtit. Disa dhimbje godasin aq fort sa ndryshojnë krejtësisht mënyrën tuaj të të menduarit. Por lëre. Është për të mirën tuaj thuaj cdo herë vetes. Gëzohu që ke mbetur gjallë. Se t’i ende mund të ndjesh se sa shumë dhemb dhimbja. Bëhu e lumtur që nga dhimbja e fortë do të bëheni edhe më e fortë. Dhe se do të mësoni si të ngriheni në këmbë kur befasisht t'ju lëshojnë dorën.

Çdo dhimbje të mëson se si të jetosh. Dhe këto dhimbje më të mëdha të mësojnë gjithashtu se si të mbijetosh….

Nëse dini ta shikoni vdekjen në Sy ...!

Do të dini si t'i shikoni sërish sytë dhe hapërimin ndaj të shtrenjtës Jetë!



7. Femer!
Kush jam une,shpesh pyes veten
Jam nje femer plot me klas
Jam bekuar te frymoj ne jet
Jam aq e fort sa dhe kur qaj
Lehtesisht ve buzen ne gaze.

E mund jeten plot me sfida
Vrapoj,rrezohem,e ndjek nga pas
Dhe serisht kur gjunjezohem
Ngrihem ne kembe pastroj pluhurin plot me klas.

Jam nje femer delikate
Endrren ti kurre mos ma vri
Lermi flatrat te fluturoj
Edhe krahet mos mi pri.

Po jam e fort dhe fuqishme
Luftarake sa me ska
Po ashtu jam dhe engjellore
Kur nje engjell mbaj ne krah.



8. Diell pergjysem
Lëri dy tre të kapërdira
në filxhanin e mëngjesit
e mos pyet deri kur
pritjet e kanë shijen të hidhur.
Jam nisur,të përpjetës sate
ngjyros me buzëqeshjen udhët
Si ti them diellit përkulu
nuk dua pikë takimi të jetë muzgu.
Apo di ta ndajmë përgjysëm
bëji një vijë rrethit
apo di ta derdhësh prej qiellit?.
Etja është e shpirtit apo e buzëve?
Nëse ndjen hënën
të të kundrojë supet
ka gjetur burimin e dritës
me patjetër e plotë do shfaqet natës.
Kur ti flesh të gjitha
do zgjatem për kapërdimat e mia
ti përzjej me shije ëndrre
nga ajo e qëndisura prej drite
kur buzëqeshja përcillet prej syve
e heshtur thuhet dhe unë të prita.
Nese sheh që nuk munda
rrënjëve të një trëndafili hidhe...
 
Nuk dua të bëj fare kritikë pasi ka shumë për të bërë por do ju uroja suksese dhe fitoftë shkrimi më i bukur?
 
Nuk dua të bëj fare kritikë pasi ka shumë për të bërë por do ju uroja suksese dhe fitoftë shkrimi më i bukur?
Jepi pak me kriten. Edhe kritika pjese e letersis eshte. Me siguri ke diçka per drejtshkrimin dhe shenjat e pikesimit. Po me?
 
Jepi pak me kriten. Edhe kritika pjese e letersis eshte. Me siguri ke diçka per drejtshkrimin dhe shenjat e pikesimit. Po me?
Figura letrare nuk shoh shumë
Drejtshkrimi po e po
Të përsëritura disa fraza
Të lodhshme
Ja kërcet emojin ? duke i humbur seriozitetin gjithë atij shkrimi të gjatë
Etj
 
Urime per shkrimet dhe suksese.
Fitofte shkrimi me i bukur.
 
Shume krijime te bukura te gjitha
Urime te gjithve dhe suksese.
 
Kjo me ato emojit aty qeka per te ardh keq ?
 
Figura letrare nuk shoh shumë
Drejtshkrimi po e po
Të përsëritura disa fraza
Të lodhshme
Ja kërcet emojin ? duke i humbur seriozitetin gjithë atij shkrimi të gjatë
Etj
Shkurt, mediokre. Ketu nuk mblidhen shkrimtar. Po nuk ka asnje nga keto qe te plq? Nuk kam lexuar ndonjeher shkrimet e tua.
 
Votova aromë festash.
Nuk ishte shkrim monoton por mbi të gjitha duke e lexuar ndjeva dhe unë atë dëshirën të jem ajo vajza 10-vjecare që në këtë periudhë të vitit shkonte tek gjyshërit dhe festonte me t'a.
Më mungon kaq shumë fëmijëria ime, rrënjët e mia...

P.s suksese pjesëmarrësve
 
Shkurt, mediokre. Ketu nuk mblidhen shkrimtar. Po nuk ka asnje nga keto qe te plq? Nuk kam lexuar ndonjeher shkrimet e tua.
Nuk thashë mediokër. Të shkruash nuk është mediokër por dhunti. Dhe sot lexova më shumë mendime çasti se sa krjime estetikisht bukur.
Dhe fakti që më kërkove një mendim po më kundervihesh me " ste kam lexuar"
Kërko se më gjen ndër rreshta.
 
Mignonne bej shaka lal se kam pa qe shakat i merrni shum kew ktu..bravo duhet tjeni me pozitiv
Kush e ka bo 6 shum e bukur
 
Cik e veshtire te vleresosh kur perpara ke poezi dhe ese.
 
Tak tak Hidrauliku ktu po jap nje koment...

1shi...shkrim i shkurter, i sakte .
Mesazhi mjaft i qarte pra gabimet rinore. Thjesht me erdhi pak si shume shkurt prisja te lexoja pak me shume por komplimenta gjithsesi

2shi i paqarte njejte si vete titulli dmth..
Munges e theksuar intonacioni me mire do ishte e shkruar proze se ne forme poezie.

3shi shkrim i gjate me nje mesazh te shkurter.
Cdokush do dote te ishte dhe njehere 10 vjeç larg stresit i te qenit i rritur .
I artikuluar bukur dhe mjaft qarte po nuk tregon asgje me shume se gjerat e zakonshme te festes te vitit te ri.
Ka disa krahasime interesante por ka nevoj per pak me shume ngjyre emocionale.

4tra shpreh ndienjen e fajit te largimit.
Nuk me pelqen fakti kur thot qe bere ti gabim qe nu ike e para.
Ti ke qendruar ke luftuar per ate qe do por jo cdo gje arrihet ndaj mos u ndje ne faj.
Menyra qe ka zgjedhur ta shpreh kete "vuajtje" qe cdo kush e kalon ne jete me duket disi e gabuar se shoh qe per kte fajson veç veten.
Me fjalite e fundit e ka rregulluar gjendjen.
Ajo qe ka rendesi eshte qe shkrimi perciell emocion.

5sa paraqet nje perditshmeri...
Shkrim monoton.
Nuk te jep shume interes.

6shta shikoj qe eshte shkrimi me i votuar.
Eshte nje shkrim kompakt ne fakt..
I drejtperdrejt ne ate cka do te percielli.
Deri diku nje shkrim motivues kundrejt "luftes" se thikes qe te vin drejtperdrejt dhe jo asaj qe kemi degjuar shume here mbas shpine.
Kjo e ben pak me intresant sepse nuk sjell nje riperseritje te besdishme.

7ta nje shkrim i cili larteson figuren femerore plot me klas ...nje fjale e riperseritur kjo..
Nuk jam kundra asaj cka ky shkrim perciell deri diku por ndonjehere nuk eshte mire te kerkosh dhe me shume se cduhet dhe ju femrat qe mendoni veç per vete kujtohuni qe egzistojne dhe meshkujt..dhe nuk jane me pak te rendesishem se ju se ai "engjelli qe ti mban ne krah nuk e ben me djallin".

8ta here ka rime here ska .
Nuk po e ndaj dot eshte poezi apo proze.
Gjithsesi mesazhin ka arritur ta perciell disi i cili ka te bej me mungesen e dikujt ose te paken kte kuptova une.

Ky eshte thjesht mendimi im.. per kto shkrime.
Une nuk e di kush i ka shkruar dhe do lutesha qe askush mos te marri asgje personale sepse une nuk jam ndonje ekspert thjesht dhash mendimin tim e ndoshta ia kam fut e kot.
Falemiderit
 
Tak tak Hidrauliku ktu po jap nje koment...

1shi...shkrim i shkurter, i sakte .
Mesazhi mjaft i qarte pra gabimet rinore. Thjesht me erdhi pak si shume shkurt prisja te lexoja pak me shume por komplimenta gjithsesi

2shi i paqarte njejte si vete titulli dmth..
Munges e theksuar intonacioni me mire do ishte e shkruar proze se ne forme poezie.

3shi shkrim i gjate me nje mesazh te shkurter.
Cdokush do dote te ishte dhe njehere 10 vjeç larg stresit i te qenit i rritur .
I artikuluar bukur dhe mjaft qarte po nuk tregon asgje me shume se gjerat e zakonshme te festes te vitit te ri.
Ka disa krahasime interesante por ka nevoj per pak me shume ngjyre emocionale.

4tra shpreh ndienjen e fajit te largimit.
Nuk me pelqen fakti kur thot qe bere ti gabim qe nu ike e para.
Ti ke qendruar ke luftuar per ate qe do por jo cdo gje arrihet ndaj mos u ndje ne faj.
Menyra qe ka zgjedhur ta shpreh kete "vuajtje" qe cdo kush e kalon ne jete me duket disi e gabuar se shoh qe per kte fajson veç veten.
Me fjalite e fundit e ka rregulluar gjendjen.
Ajo qe ka rendesi eshte qe shkrimi perciell emocion.

5sa paraqet nje perditshmeri...
Shkrim monoton.
Nuk te jep shume interes.

6shta shikoj qe eshte shkrimi me i votuar.
Eshte nje shkrim kompakt ne fakt..
I drejtperdrejt ne ate cka do te percielli.
Deri diku nje shkrim motivues kundrejt "luftes" se thikes qe te vin drejtperdrejt dhe jo asaj qe kemi degjuar shume here mbas shpine.
Kjo e ben pak me intresant sepse nuk sjell nje riperseritje te besdishme.

7ta nje shkrim i cili larteson figuren femerore plot me klas ...nje fjale e riperseritur kjo..
Nuk jam kundra asaj cka ky shkrim perciell deri diku por ndonjehere nuk eshte mire te kerkosh dhe me shume se cduhet dhe ju femrat qe mendoni veç per vete kujtohuni qe egzistojne dhe meshkujt..dhe nuk jane me pak te rendesishem se ju se ai "engjelli qe ti mban ne krah nuk e ben me djallin".

8ta here ka rime here ska .
Nuk po e ndaj dot eshte poezi apo proze.
Gjithsesi mesazhin ka arritur ta perciell disi i cili ka te bej me mungesen e dikujt ose te paken kte kuptova une.

Ky eshte thjesht mendimi im.. per kto shkrime.
Une nuk e di kush i ka shkruar dhe do lutesha qe askush mos te marri asgje personale sepse une nuk jam ndonje ekspert thjesht dhash mendimin tim e ndoshta ia kam fut e kot.
Falemiderit
Me pelqen kritika qe ke bere per cdo krijim,ke permbledhur me pak fjal cdo detaj te tyre.
Njesoj si ty mendoj edhe un per:
1-i cili aty ku te frymezon per te lexuar dicka me teper aty mbaron,ndoshta do doja te kishte vazhdim.
2-eshte i preferuari im,me fut ne nje bote mendimesh dhe disi magjije mendoj se e ka perpiluar bukur krijimin.
3-me jep disi trishtim,eshte sikur ora i ka ngelur aty dhe nuk do te vazhdoj te avancoj.
4-nuk po i shtoj gje nga ajo qe the...
5-dhe mendimet e saja,eshte si ta kerkosh vazhdimin ne rreshta dhe spo e gjen.
6-eshte realiteti i cili meriton cdo vote.
7-po te kundershtoj vec per pjesen qe nuk eshte specifikuar se "engjelli" eshte domozdoshmerisht femija,mund te flasi dhe per persona te tjere.
8-mendoj se nuk eshte rimuar sic duhet eshte me teper si nje mendim casti,si nje munges e perciell ne rreshta.

Gjithsesi cdo konkurent meriton urime,dhe fitore krijimit me te mire.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.