Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Oligarkët e Rusisë mund të bëjnë biznes në Turqi, Cavusoglu: Për sa kohë që ata respektojnë…

Hera

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
46,600

Oligarkët e Rusisë mund të bëjnë biznes në Turqi, Cavusoglu: Për sa kohë që ata respektojnë…​


Cavusoglu



Oligarkët e Rusisë mund të vazhdojnë të bëjnë biznes në Turqi për sa kohë që ata respektojnë ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar, tha të shtunën Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu.

I intervistuar në margjinat e Forumit të Dohas në Katar, Cavusoglu u pyet nëse oligarkët rusë që përballen me sanksione nga vendet perëndimore mund të bëjnë biznes në Turqi.
“Sigurisht, nëse është e ligjshme, nëse nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, do ta konsideroj”, tha ai.

“Nëse është kundër ligjit ndërkombëtar, kjo është një histori tjetër”, theksoi Cavusoglu. Dy superjahte që i përkasin miliarderit rus Roman Abramovich u ankoruan në Turqi këtë javë.
lg.php

I pyetur për statusin e tyre, ministri tha se Turqia zbatoi sanksionet e miratuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Shtetet e Bashkuara dhe vendet anëtare të BE-së kanë vendosur masa të rrepta kundër Rusisë lidhur me pushtimin e saj të Ukrainës.

Masat përfshinë vendosjen e oligarkëve dhe individëve të tjerë të afërt me Putinin në listat e sanksioneve.

Disa vende kanë ndaluar jahte në pronësi të më të pasurve të Rusisë. Roman Abramovich, miliarder rus, është goditur gjithashtu me një ngrirje të aseteve në Mbretërinë e Bashkuar dhe ndalim udhëtimi.

Por Turqia, anëtare e NATO-s, e cila ka lidhje të forta me Rusinë dhe Ukrainën, nuk i është bashkuar regjimit të sanksioneve perëndimore ndaj Moskës.

I vënë nën presion nga pyetja nëse oligarkët rusë mund të bëjnë biznes në Turqi, Cavusoglu u përgjigj:

“Ne do të lejojmë çdo aktivitet të ligjshëm dhe legjitim dhe nuk do të lejojmë asnjë veprimtari të paligjshme në Turqi”.

Turqia e ka përshkruar pushtimin rus të Ukrainës “të papranueshëm” dhe ka ofruar shërbimet e saj si ndërmjetëse për të ndihmuar në përfundimin e luftës.


"Balkanweb"
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.