Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

“Nuk ia vlen të mundohesh për t’i kënaqur të tjerët”

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

“Nuk ia vlen të mundohesh për t’i kënaqur të tjerët”​

Mesazhi i Osho-s do t’ju emocionojë pamasë​


Nuk-ia-vlen-te-mundohesh-per-ti-kenaqur-te-tjeret.jpg

“Mos i kënaq asnjëherë pritshmëritë e askujt. Ke vetëm një përgjegjësi dhe ajo është kundrejt vetes tënde. Nëse mundohesh t’i kënaqësh pritshmëritë e të tjerëve, do të jesh në vështirësi, sepse ata do të imponohen, do të dominojnë, do të bëjnë të ndihesh i gjymtuar dhe i paralizuar. Çdokush që pret diçka prej teje, dije se është armiku yt. Ki kujdes prej tij!
Një mik i vërtetë të jep liri. Dashuria të jep liri, nuk ka të bëjë me pritshmëritë dhe nuk ekzistojnë dëshira për të manipuluar, as në mënyrë indirekte. Liria është vlera më e lartë në jetë”. – Osho.

Me të vërtetë, nuk ia vlen të mundohesh për t’i kënaqur të tjerët. Jeta të është falur ty dhe jeta është dhurata më e madhe që na falet vetëm një herë. Nuk mund ta shfrytëzojmë atë duke menduar për të tjerët. Nëse dikush ka pritshmëri për ty, nëse do të shohë ndryshe nga ç’je, dije se nuk të meriton. Ti ke jetën tënde dhe duhet ta jetosh atë sipas dëshirave dhe interesave të tua.

E di se çfarë ndodh kur përpiqesh të jesh, siç duan të tjerët të të shohin? Mundet të arrish standardin e tyre momentalisht. Më pas, ata do të krijojnë standarde të reja dhe do të duan që ti të jesh ndryshe. Ti mund të përpiqesh t’u përshtatesh sërish e sërish, por duhet të kujtosh se në përpjekje të tilla, ti lë veten tënde pas dore. Bëhesh ai/ajo që duan të tjerët, jo ai/ajo që do ti të jesh.

Kush të do realisht, të do për personin që përfaqëson dhe nuk dëshiron që ti të ndryshosh. Nuk ka standarde që ti duhet t’i arrish për t’i pëlqyer atij personi. Përkundrazi, kur je në gabim, të kritikon dhe në ato raste të këshillon të ndryshosh për mirë, jo për t’i pëlqyer atij. Ndaj, fillo dhe bëje pak diferencën midis personave që të rrethojnë. A të duan ata për atë që je, apo të imponojnë të ndryshosh sipas dëshirës së tyre?
 
Jeten e kemi per veten keshtu duhet te kenaqim veten si fillim.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.