Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Ndahet nga jeta kompozitori i njohur Aleksandër Lalo

centos

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Dhj 13, 2004
Mesazhe
40,419
Kompozitori i njohur Aleksandër Lalo është ndarë nga jeta mbrëmjen e sotme pas një ataku kardiak. Lajmi është bërë publik nga miku i tij Petrit Ruka.

“Miq po ju ju njofoj nga spitali gjerman se sapo nderroj jete miku im me i afert, kompozitori Aleksander Lalo… Dhembje pa fund..:, shkran petrit ruka ne nje status ne faqen e tij ne facebook.

Aleksandër Lalo ka kompozuar për dhjetra filma të njohur të kinematografisë shqiptare. Ai u lind më 27 prill të vitit 1949, në Tiranë.

Gjatë konkurrimit me kompozimet e tija në festivale kryesisht ka arritur vende të dyta megjithëse meloditë e tij janë të mrekullueshme.

Këto janë disa prej kompozimeve të Aleksandër Lalos:

  • Tingujt e harresës (1996) (TV)
  • Historiani dhe kameleoni (1989)
  • Treni niset më shtatë pa pesë (1988)
  • Dy herë mat (1986)
  • Fjalë pa fund (1986)
  • Asgjë nuk harrohet (1985)
  • Fushë e blertë fushë e kuqe (1984)
  • Era e ngrohtë e thellësive (1982) (TV)
  • Një vonesë e vogël (1982)
  • Shi në plazh (1982)
  • Shtëpia jonë e përbashkët (1981)
  • Thesari (1981)
  • Gëzhoja e vjetër (1980)
  • Nusja (1980)
  • Vajzat me kordele të kuqe (1978)
  • Tomka dhe shokët e tij (1977)
  • Dimri i fundit (1976)
  • Emblema e dikurshme (1976) (TV)
  • Duke kërkuar 5-orëshin (1974)
  • Odiseja e tifozëve (1972)
  • Të shoh në sy(1986)
  • Një gjeneral kapet rob (1980)
 
Në mjediset e RTSH-së, politikanë, artistë, këngëtarë, miq e të afërm i kanë dhënë dje lamtumirën kompozitorit Aleksandër Lalo

“Ju keni stilin tuaj, dhe mua më duhet të jap një vlerësim, por është një stil që nuk hyn në shijet e mia”, ky ka qenë një mbrëmje më parë, vlerësimi që Aleksandër Lalo i bëri një këngëtari të reggaeton-it, gjatë konkurrimit, që është një rast dëshmie e një “klasiku” në muzikën shqiptare.

Pak minuta pas këtij komenti është dhënë papritur lajmi i ndarjes nga jeta, duke na kujtuar se mund të ishte ndër të fundit e kompozitorëve më produktivë në kohën e diktaturës qoftë në festivalet e RTSH-së, ashtu dhe në muzikën e një pjesë të madhe të filmave që u prodhuan në atë kohë.

Është thënë ditën e djeshme se ikja e Lalos tronditi botën e muzikës në Shqipëri. Në ironi të kësaj, e kundërta, bota shqiptare vazhdon në rrugët e kërkimit të identitetit të saj që pas rënies së komunizmit pas ‘90-ës, prej së cilës Lalo është padyshim më rezistenti i kohës që përfaqëson.

Megjithatë kolegët e tij të RTSH e politikanë kanë dhënë ngushëllimet e fundit në përcjelljen për në banesën e fundit.

Kantautori Elton Deda, ka reaguar në rrjetin e tij social, duke u shprehur: “Zakonisht e takoja me humor te mire. Shpesh me merrte ne telefon dhe me thonte “mos e ler krijimtarine pas dore”. Nje nate u ulem dhe morem nga nje fernet. Folem gjate me miq per hallet e panumerta qe kane artistet ketu. Sot, ti nuk je me. Une kam ndermend ti buzeqesh jetes dhe jo ti mbaj meri se u dorehoq prej teje. Ti ishe miku i babait tim, ishe miku im ishe miku i gjithe muzikanteve te ndershem. Ti ishe miku i muzikes, ti ishe unikali me shpirt te brishte dhe i perkedheluri i Perendise. Mos harro te punosh me korin e engjejve atje ku u nise mbreme….”.

Edhe kompozitori Shpëtim Saraçi është shprehur: “Totalisht i shokuar nga humbja e papritur e Aleksandër Lalos. Sandër të njohën pak. Te faleminderit per gjiithçka na trashegove. Do kemi mall per gjithçka tenden. E kishim lene qe do benim 1 koncert te madh LIVE se bashku…”.

Lalo ndërroi jetë në moshën 68-vjeçare, pas një ataku kardiak, ndërsa përcjellja për në banesën e fundit është bërë dje në mjediset e RTSH, ku punoi për vite me radhë. Aleksandër Lalo ishte kompozitori shqiptar i cili ka kompozuar për filma të njohur të kinematografisë shqiptare.

Gjatë konkurrimit me kompozimet e tija në festivale kryesisht arriti vende të dyta megjithëse meloditë e tij janë vlerësuar si nga më të mirat, duke pasur parasysh skematizmin e kohës.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.