Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Mos u zemero....!

Kresha

A pretty face can never trick me
STAFF
S-Mod
Regjistruar më
Mar 17, 2021
Mesazhe
31,425
Shkeputa ca pjese nga libri "Mos u zemero"


“A dëshiron dhe a mund ta kthesh lumin në rrjedhën që doli e rrodhi ?! Po diellin mbasi lindi ?! Po a mund ta rrikthesh fëmijën në shtratin e barkut të nënës së tij ?! Po lotin a e kthen në sy pasi që u derdh ?!


Jo,kurrë...!Ajo që doli u bë dhe shkoi,kaloi...nuk kthehet më....Për këtë mos jeto me të kaluarën që të vërbohesh e të humbësh,të digjesh me zjarrin e saj që s’shuhet.Ta bësh këtë do të thotë ta humbasish,të tashmen dhe ta zhdukesh vullnetin.Ai që e do të kaluarën dhe i kthehet asaj është ai i cili e bluan miellin që në esencë është i bluar,apo si ai që e sharron tallashin e drurit. Qëmoti kanë thënë për ata që e qajnë të kaluarën se “nuk nxirren të vdekurit nga varrret e tyre”, mandje edhe fabulisti i ka përmendur ata që flasin me gjuhën e kafshëve se si e kanë pyetur gomarin: Përse nuk ripërtypesh ? Ai tha:E urrej gënjeshtrën.”

ا’vlerë ka pasuria me fytyrë të mrolur?! ا’të duhet fama kur shpirtin e ke të ngushtë ?! S’të bën dobi e tërë bota me gjithë çfarë ka nëse vetë je i shqetësuar e i mërzitur,thua se je kthyer nga përcjellja e kufomës së më të dashurit! ا’të duhet gruaja e bukur,kur zemërohet, vrazhdësohet dhe e kthen shtëpin në ferr?! Më e dobishme për ty është ajo që s’ka këtë shkallë të bukurisë,por sjelljen e pëlqyeshme,buzëqeshjet e ngrohta dhe që e bën shtëpinë si një prej kopshteve magjike.


S’ka vlerë një buzëqeshje që nuk del nga thellësia e njeriut,e pastër dhe e natyrshme.E nëse ai përpiqet t’ju falë vetëm zgërdhimjen e dhëmbëve pa miratim nga shpirti,kjo i mbete vetëm fytyrës së tij dhe nuk depërton tek të tjerët,sepse ai kërkon ta falsifikojë natyrën e tij të pastër të vërtetë.


Shiko rreth teje me kujdes; lulet buzëqeshin,pyjet e dendura luhaten të qeshura,detërat, lumenjtë, qielli,yjet,shpezët,të gjithë të buzëqeshur,pra edhe njeriu në esencë e tij rri i buzëqeshur.

Sikur të mos e prekte xhelozia,sherri, naiviteti dhe shkaqet e tjera që ia humbin dritën fytyrës dhe e bëjnë të mrolur“ Ai nuk e sheh këtë bukuri që qëndron ditë e natë para syve të tij.se në shpirt është i dobët e i shkatërruar; secili prej nesh e sheh botën përmes veprave,mendimeve dhe shpirtit të vet.

Jeta është art,e arti është shkencë që studiohet.Por njeriu është më mirë të mbjellë trëndafila, jasminë,e dashuri në jetën e tij,se sa të lodhet në grumbullimin e të hollave dhe fryerjen e xhepave.

Nëse e ke humbut shpresën,s’mund ta gjesh buzëqeshjen,e nëse e dëshiron buzëqeshjen, luftoje atë që ta humbi shpresën. Shansi të ofrohet ty dhe të gjithëve, ngadhënjimi është i hapur, dera e tij është për ty dhe për të tjerët.Mësoje veten të jesh i hapur dhe shpresëdhënës për vete dhe të tjerët. Përfytyro dobinë dhe të mirën për të gjithë.

Ajo që e shtyp shpirtin, që e rrudh, dhe e dërgon në burgun e errët, është të menduarit keq dhe humbja e shpresës.Jeta e keqe qëndron në shikimin e së keqes dhe në hulumtimin e turpeve të njerëzve, llomotitjet me fjalë për mangësitë e botës.

Buzëqesh nga ky ujë që pive mos rri duke u dridhur.Ndoshta të tjerët kur t'ju shohin të qeshur do ju bashkangjiten, vuajtjet anash duke i hedhur.

Shoku im i dashur, buzët e tua nëse qeshin nuk kanë për të plasur,dhe asnjë fytyrë nga të qeshurit para kohe s’është plakur!Buzëqesh si shkëndijë e zjarrët, që lundron dhe vallëzon në qiellin e mjegulluar. Buzëqeshja asnjeri në këtë botë s’e përgëzon,përderisa deshi apo s’deshi ai në këtë botë vjen, dhe ashtu ngadalë dikur shkon. Buzëqesh,për derisa je gjallë dhe ende s’ke vdekur,se pasi të mbulohesh me dhe kurrë s’ke për të qeshur!..


Vazhdon....
 
Mos u pikëllo, se kështu u dëshpërove kur të goditi një fatkeqësi, e nga një u bënë dy. U hidhërove dhe përjetove raste të rënda nga skamja, por s’u bëre i pasur, mbete me ofshamat dhe mllefet e kota. U preke nga fjalët e armikut tënd dhe e ndihmove edhe më tepër të flasë kundër teje. U shqetësove nga një ngjarje që mendoje se do të ndodhë por ajo s’u bë.

Mos u pikëllo, se edhe në pallatin mbretëror sikur të jetosh, nuk do ta gjesh rehatinë dhe kënaqësinë shpirtërore. Edhe nëse ke pasuri të madhe ,i njohur je e me famë, e kot është për ty, se vuajtjet ta humbën shpresën që të mbante gjallë.

Mos u pikëllo, se pikëllimi ujin e ëmbël e të ftohtë,ta bën të idhtë e të ngrohtë,trëndafilin e shndërron në ferrë, kopshtin në thatësi të shkretë dhe jetën në burgë të rreptë.

Dhimbjet e nxënësit në kohën e lypjes së diturisë dhe arritjes së saj, durimit të vështirësive të rrepta gjatë kohës së përpjekjeve, bëjnë që ai ta korrë frytin e famës ,si një dijetar i fortë e i rrallë, ngase u dogj në fillim e ndriçoi në mbarim.Dhimbjet e poetit dhe vuajtjet e tij kur nëpërmjet rreshtave të thurur i thotë, prodhojnë një kulturë të bujshme.

Gjithashtu edhe vuajtjet e një shkrimtari nxjerrin vepra të gjalla,e tërheqëse që janë të mbushura plot këshilla e shembuj, mësime e përkujtime.Nxënësi që jetoi pa fije shqetësimi dhe aktiviteti pranë bankave,e as që e lodhi trurin pranë librave,mbetet gjithmonë përtac dhe i panjohur. Injoranaca është vdekja e ndërgjegjes dhe zhdukja e jetës.

Dituria është dritë,për t’i dëshmuar dhe njohur të vërtetat,e cila të jep gjallëri në shpirt.

Lumturia dhe zgjerimi i kraharorit vjen me lypjen e diturisë. Ajo ekziston e nëse dëshiron ta gjesh, përpiqu dhe kërkoje,se dituria të zhvillon trurin dhe të bën të kuptosh atë që ishte e panjohur për ty. Dituria të jep zgjuarsi të zbulosh të mbuluarën dhe të fshehurën.Kur njeh dhe zbulon të panjohurat bëhesh aktiv dhe përpiqesh të shikosh gjithnjë e më larg. Kurse injoranaca është mërzi e pikëllim,s’të ndryshon diçka në jetë,jeta jote qëndron në vend dhe i ngjan ujit që nuk rrjedh – e djeshmja si e sotmja,e sotmja si e nesërmja.
Nëse dëshiron të jesh i lumtur në këtë botë kërkoje diturinë dhe orvatu të mbledhësh njohuri mbi gjërat që të sjellin dobi. Atëherë do të largohen mendinet e kota që ta lodhin trurin.

Begatia më e madhe dhe e pazëvendësueshme është kur di të fusësh lumturi e qetësi në zemrën tënde, ngase një zemër e qetë dhe e gëzuar mban fryte të paluhatshme, prodhon vepra të lëvduara,dhe mbron shpirtin nga pasiviteti. ثshtë thënë se; lumturia është art që mësohet, e kush di si ta tërheqë dhe të arrije tek ajo,e ka marrë dobinë prej periudhave të kohës dhe drejtimit të jetës, si dhe të gjitha begatitë që i ka në dorë dhe pas dore. Rrënja e lumturisë është qëndrueshëmira e fortë,që nuk luhatet nga vështirësitë e as lëvis nga ngjarjet.

Mos u zemero,nëse je i varfër të tjerët rreth teje janë të mbytur në borxhe, nëse s’ke mjet transporti dikush nuk ka as këmbë. Nëse ankohesh nga një dhimbje,shih të tjerët që janë të lidhur mbi krevate me vite të tëra. Nëse ke humbur një fëmijë dhe s'ke me, të tjerët prej një aksidenti humbën tërë familjen….

Mos u zemero; Se sistemi yt nervor një ditë prej ditësh do të dëmtohet, që do të sjellë dridhje trupi e lodhje zemre, dhe dyshemeja të bëhet vend lodhjeje.

Emocionet ndizen dhe ndjenjat lëvizin furishëm në dy raste: Në rastin e gëzimit të madh dhe në rastin e fatkeqësisë së rënde.

Ai që i frenoi emocionet dhe i mbajti nën kontroll para ndodhive të dhimbshme e të vështira,shijoi kënaqësinë e lumturisë dhe doli fitues ndaj vetvetes.
Por natyra e njeriut në përgjithësi është i tillë që demoralizet shpejt dhe rritet mendja shpejt. Kur i ndodh diçka e mirë,ai gëzohet e bëhet shumë përtac.Kurse kur e godet ndonjë e keqe,ai ankohet dhe hidhërohet shumë…..

Ata që s’kanë fuqi të qëndrojnë të fortë para emocioneve të tyre në rast hidhërimi i sheh të zbehtë, të skuqur, me sy të çapërdisur, nxjerrin fjalë të rënda fyese, kanë zëra të trishtueshëm, e djegin veten dhe prishin brendësinë e tyre, kalojnë çdo kufi njerëzore duke u larguar larg së drejtës dhe zhytur në thellësitë e së padrejtës. Kurse në rast gëzimi shndërrohen krejtësisht. I sheh fytyrë qeshur, harrojnë veten në thellësitë e lumturisë dhe kënaqësisë. Nëse dikush u bërtet, e fyejnë, ia harrojnë të gjitha të mirat që u bëri, e nëse e duan dikë,i mveshin të gjitha cilësitë e madhërimit dhe e ngrejnë në pikën më të lartë.

Duaje të dashurin me masë,se ndoshta një ditë do të bëhet njeriu më i urryer dhe urreje të urryerin me masë,se ndoshta një ditë do të bëhet i dashurit yt.

Me të vërtetë, atë që e bën jetën sipas një programi të pandryshuar,mundet që shumë shpejt ta kalojë pëlhura e monotonisë, ngase shpirti vetvetiu mërzitet dhe njeriut nga vetë natyra e tij,çdo gjë i bëhet banale nëse në jetë vazhdon të lundrojë pa kurrfarë ndryshimi.

Mos u dëshpëro,përfytyro sikur do të jesh vetëm në këtë ditë të sotme.Përse pra, pikëllohesh në këtë ditë,zemërohesh dhe turbullohesh?!

Mos pyet për të djeshmen e as mos mendo për të.Mos i shqetëso as për të ardhmen që të frikohesh.Të merresh me të kaluarën dhe t’i përsërish fatkeqësitë njëra pas tjetrës pasi që i hoqe dhe i kalove helmet e tyre, është marrëzi. Një fjalë popullore kineze thotë:“Urën mund ta kalosh kur të arrish tek ajo“,që do të thotë: mos i shpejto ngjarjet dhe hallet e tyre derisa ato të vijnë dhe t’i jetosh.


Si jeton ai që mbart në kokë dëshprimin për të kaluarën,të tashmen dhe të ardhmen?! Si mund të qetësohet ai që gjithnonë përkujton dhimbjet që i la e djeshmja?! I ripërtërin ato në tru, provon të njejtat dhimbje që dikur pati,e nga dhimbja s’vjen kurrfarë dobie!

Vazhdon....!
 
Titulli: Mos u zemero....!

Ndalu dhe qetësohu

Mos u pikëllo, se me këtë pikëllim dëshiron të ndalosh kohën,të burgosësh diellin, t’i rikthesh akrepat e orës pas,të ecësh prapa dhe ta kthesh rrjedhën e lumit prej nga u nis.

Mos u pikëllo, se pikëllimi është si furtuna e fortë që s’ka drejtim, që prish ajrin dhe pluhuros gjelbërimin, fryn valët e detit, zymtëson pamjen e qiellit, thyen trëndafilat e reja dhe filizat e holla të tyre në kopshtin e pasur me to.


Mos u pikëllo, se i pikëlluari i ngjan lumit që ka dalur nga shtrati dhe është ndarë nga deti e futet përsëri në to. Ai i ngjan balonit të shpuar që përpiqesh ta frysh,dhe shkrimtarit që shkruan me gishta mbi val[t e detit.

Mos u pikëllo, se jeta e vërtetë arrihet vetëm me lumturinë dhe rehatinë shpirtërore. Mos i ushqe ditët tua me helm, mos i lësho netët t’u përplasen shqetësimeve, mos i shpërndaj orët e tua te dëshpërimi i egër, mos harxho deri në humbjen e jetës tënde.

Mos u brengos,por prite mëngjesin

Mëngjesi i të brengosurve dhe të pikëlluarve fillon të shfaqet. Shih sa bukur agon,sa mirë i çel dyert e errëta drita e saj. Arabët thonë: “Kur të shohësh se litari është terhequr tepër,dije se do të këputet”.Sa më tepër të shtohet ngushtësia, aq më afër e ke rrugëdaljen.

Vetëm një moment


Mos u brengos, se pasurinë që ke pranë, pallatet e larta për mrekulli, kopshtet e gjelbërta plot gjallëri, bashkë me pikëllimin, mëritë, plagët e dhimbjet, vetëm se ta shtojnë më tepër terrin që të rri zgavër në sy.

Mos u pikëllo, se nuk të sjellin dobi as barërat e rekomanduara nga mjekët që ti i pi, as këshillat e tyre. Si mund të të ndihmojnë kur ti e ngulite mërzinë në zemër si kuti. Dyshemeja e vuajtjeve tuaja rri shtrirë në dritat e syve, ia shtrive krahët dhe këmbët mërzisë, që të depërtojë më mirë në ty, pastaj e mbulove me lëkurën e trupit tënd.

Vallë, mos u mërzit të them. Ke ujin e pastër freskues, merr ajrin e pastër që të hap gjoksin.T i po ecën me këmbë të shëndosha dhe natën e kalon në siguri.


Mos t’ju mërzisin kritikat e të humburve dhe xhelozëve



Ti s’je i humbur kur dikush të kritikon.Përkundrazi, je i shpërblyer – nëse qëndron i durueshëm ndaj inatit dhe xhelozisë që kanë për ty. Pastaj kur dëgjon fjalë të rënda djathtas dhe majtas, dije se personaliteti yt peshon. Kuptoje se qenin e ngordhur nuk e shqelmon kush, ashtu si nuk i çmon kush të pavlerët. Ti s’mund t’ua mbyllësh gojët njerëzve e as t’u ofrosh dobi,kështu që nuk ta rrjepin lëkurën e nderit shumë.

Kur pa fije faji xhelozi të prek e të kritikon
Kalo pranë tij, bëhu shurdh, gjoja se s’dëgjon

Fjalët që t’i hedhin,vëri në një skaj
Mos ua hedh shikimin e në tru mos i mbaj.

Të marrët kur të pyesin, përgjigjen mos ua thuaj
Për ty është më mirë,të hiqesh si i huaj.


Pra, s’ke kohë të merresh me çështje që nuk sjellin dobi. Kryeje atë që është mirë ta bësh, pastaj çdo kritike që të drejtohet ktheja shpinën!

Nëse dëshiron të përparosh përmbaju kësaj këshille: Mos e kthe fjalën që mund të të sjellë plagë të reja, se nëse hesht ndodh që ato fjalë që të janë folur shpejt të harrohen e të humben. Ji i butë e qëndro dinjitoz,sepse heshtja i përul armiqtë, e të jesh falës është respekt dhe burrëri për ty.Pastaj gjysma e njerëzve që lexuan ”turpet e tua” (qofshin të pabaza) që t’i përshkruajtën të tjerët, harruan, e gjysma tjetër as që i kanë lexuar, e të tjerët as që dinë mandje se ç’ndodh me ty! Prandaj ti mos i përsërit ato thënie e mos këmbëngu t’u qëndrosh i gatshëm thënieve që s’mbarojnë kurrë.

Dhe shtëpiza e vogël ku banojnë të thjeshtit dhe hanë bukë gruri është më e vlefshme se sa shtëpia e madhe me tryezë të shtruar me lloj – lloj ushqimnesh, e ku përzihen fjalët dhe s’mund të dallosh fjalën e sinqertë prej së kotës.

VAZHDON....
 
Titulli: Mos u zemero....!

Mos merr personalitetin e tjetrit e t'i humbasesh vlerat tuaja, se vazhdimisht demton veten dhe i ben padrejtesi asaj. Shume njerez, nga deshira e flakte qe te jene si te tjeret e t'ia ngjisin kemishen e tjetrit vetes, harruan zerat e tyre, levizjet e tyre, fjalet dhe format e tyre, dhe duke ecur pas mendjemadhesise se ketij artificialiteti iu dorezuan shkrirjes se vetvetes. Po t'i hedhesh nje sy historise njerezore qysh ne kohen kur u krijua njeriu i pare e deri me sot nuk sheh dy individe te jene njelloj, as ne formen trupore, as ne fizionomine e tyre. Si munden atehere te ngjajne ne talente e ne vlera. Ti je krijese e posacme dhe ndryshon dhe ndryshon nga te tjeret. As nuk erdhi ne kete bote dikush para teje si ti, as pas teje nuk do te vije kurre. Ndaj, mos imito te tjeret qe te humbasesh dhe ta injorosh ekzistencen tende. Permbaju realitetit dhe kualitetit tend...!

Mos e fshij te qenurin tend dhe da zhdukesh pavaresine qe ke. Ti je i vecante ne shijen dhe ngjyren e trupit tend. Njerezit te duan dhe te deshirojne ashtu si je, me kete ngjyre dhe shije.

Njerezit ne natyrshmerine e tyre i perngjajne botes se drunjeve: I embel dhe i idhte, i gjate dhe i shkurter, e te tille le te jene. Nese i perngjan bananes mos u shnderro ne ftua: ngase bukuria dhe vlera jote eshte qe ti te jesh banane, etj.


VAZHDON...
 
Tha: Qielli eshte nxire ! E u mrol ne fytyre.
I thash: Buzeqesh ti, mjafton vrazhdesia ne qiell, behu ti i çlirë.

Tha: Si te gezohem kur armiqte rreth meje me zëra ujqerish me trishtojne ?
I thash: Gezohu dhe krenohu, nuk do ta kishin shkelur ujqerit oborrin, po te mos kishe famen e njerezise. Ti je njeri qe akullin ke thyer, per kete te versulen e te vijne me te rrembyer!

Shoku im i dashur, buzet e tua nese qeshin nuk kane per te plasur, dhe asnje fytyre nga te qeshurit para kohe s'eshte plakur! Buzeqesh si shkendije e zjarrte, qe lundron dhe vallezon ne qiellin e mjegulluar.

Mos u pikello, se keshtu u deshperove kur te goditi nje fatkeqesi, e nga nje u bënë dy. U hidherove dhe perjetove raste te renda nga skamja, por s'u bere i pasur, mbete me ofshamat dhe mllefet e kota. U preke nga fjalet e armikut tend dhe e ndihmove edhe me teper te flase kunder teje. U shqetesove nga nje ngjarje qe mendoje se do te ndodhe por ajo s'u bë.

Mos u pikello, se edhe ne pallatin mbreteror sikur te jetosh, nuk do ta gjesh rahatine dhe kenaqesine shpirterore. Edhe nese ke pasuri te madhe, i njohur je e me famë, e kotë eshte kjo per ty, se vuajtjet ta humben shpresen qe te mbante gjalle.

Mos u pikello, se pikellimi ujin e embel e te ftohtë, ta ben te idhët e te ngrohtë, trendafilin e shnderron ne ferrë, kopshtin ne thatësi, te shkrete dhe jeten ne burg te rreptë.


VAZHDON...
 
Titulli: Mos u zemero....!

Njeriu jeten e nderton me idete e veta. Pra, mendimet e tua jane ato qe te japin fryte te fresketa apo te prishura. Keto mendime jane, poashtu, ato qe te lënë gjurme ne jete, pa marre parasysh a jane gjurme te lumturise apo te hidherimit. Lexoji keto fjale me vemendje e do te kuptosh ku e kam qellimin: "Nese je i zbathur e ecen ka kepuce, shiko atje tek ata qe kane trupin, por s'kane kembet, atehere do te te vijë ndermend se duhet ta falenderosh Zotin tend per dy kembet e tua qe i ke ne trup! Edhe pse je kembe zbathur!"


Mos u brengos se durimi mbi te këqijat dhe mbartja e veshtiresise eshte rruga e fitores, shpetimit dhe lumturise. Jeten e mire e njohim nepermjet durimit. Me te vertete, virtytet e larta nuk arrihen me enderrime, e as me imagjinate, por vetem me bindje e ngulmim.

Thote nje poet:

Sikur te tjeret mos t'i kisha parë,
rreth e rrotull meje si kane qarë
jeten me ta s'do e kisha ndarë,
por veten do e kisha vrarë


Mos imito te tjeret! Njerezit kane vecorite e tyre dhe secili ndryshon nga tjetri, per nga pamja, fuqia fizike, idetë, zgjuarsia dhe profesionet. Rri me aftesite tuaja dhe kryej detyrat e mos merr detyrat e te tjereve qe s'jane te pershtatshme per ty. A deshiron ta shkrish veten dhe ta zhdukesh personalitetin?! Nese e ben kete, ke vrare veten. Mos i perveteso cilesite e te tjereve kur nuk jane te tuat. Merri frytet e dhuntise tende, rriti ato te mira, ofroju dicka te mire te tjereve qe te kenë dobi ata qe s'i kane keto te dhëna.
Imitimi dhe perpjekja e futjes se vetes ne personalitete te tjera.

Vetohu! Vecimi yt prej turmave te ben te mbledhesh frytet e mendimit tend, te këpusësh idete nga mendimet e tuaja aq te pastra sa qe i gjasojne filizave te reja nder lulishte.
Kur ti vecohesh mbron gjuhen dhe gojen nga fjalet e kota qe mund t'i kishe folur. Vetmia eshte si nje mbulese qe hidhet mbi fytyren e bukur. Nuk ka vetmi me te mire se sa kur ke librin ne dore. Kur hap fletet e tij, te hapen dyert e jetes; kur lexon rreshtat e librit te zmadhohen bebezat e syrit, thua se duan t'i gelldisin shkronjat. Kjo pra eshte vetmia qe te ben te uritur per lexim.

Shpirti ne vetmi kenaqet, zemra rri rehat, truri rri i gatshem per te gjuajtur te vlefshmet. Ne vetmi nuk punon per t'u parë nga njerezit! Te gjithe ndricuesit, te dobishmit, te mprehtit dhe te zgjuarit, vigjilentet ne histori e te lartit ne virtyte u konsideruan si syte e kohes dhe yjet e territ. Kete vlere te artë ata e arriten duke i ujitur rrënjët e saja te thella ne tokë, e deget e saj jane te larta, qe japin frytin e vet ne cdo kohe!

Thote nje poet:

"Kush deshiron te kete vlere, i qete nga merzite e gjata
Te vecohet prej njerezve, dhe le te pajtohet me te pakta.
Perndryshe s'mund te jetosh jete te paster dhe te mirë
Kur tradhtaret pas shpine te mbyllin sytë, e levdimet kanë rënë lirë.
Kur koprracet te lodhin shpirtin, e xhelozet pergadisin sherrin
Ofkëllo kur kësisoj te njohish, se shpejt ta shkelin nderin!"

VAZHDON...
 
Mirësia ndaj të tjerëve të hap gjoksin


Bukuria është porsi emri i saj, mirësia është si përshkrimi i saj, bamirësia është si shija e saj. Përfituesit e parë ne futjen e gëzimit në zemrat e njerëzve janë mu ata që e shkaktojnë këtë gëzim, i korrin frytet e tija shpejt në shpirtërat e tyre, në moralin dhe ndjenjat e tyre, u hapet gjoksi, u zgjerohet, e me këtë gjejnë qetësinë e rehatinë.

E nëse ty të godet ndonjë pikëllim a të shkakton dhembje ndonjë brengë, ofroja ndokujt një bamirësi apo ndonjë gjësend të bukur e do ta gjesh shtegdaljen dhe do të qetësohesh. Jepi të privuarit, ndihmoje të mjerin, shpëtoje të pikëlluarin, ushqeje të uriturin, vizitoje të sëmurin, mbështete të brengosurin, do ta gjesh lumturinë tek të vërshon para e pas teje.

Të bërit mirë i ngjan parfumit prej të cilës ka dobi bartësi i tij, por edhe blerësi dhe shitësi i tij, të ardhurat dhe fitimet shpirtërore janë barëra të bekuara e të bereqetshme që konsumohen në barnatoren e atyre zemrat e të cilëve janë ndërtuar me të mira e bëmirësi. T u shpërndash buzëqeshje të ndritshme shpirtërore varfanjakëve është lëmoshë rrjedhëse në botën e vlerave.

Largoje zbrazëtinë me punë

Të papunët në jetën e tyre janë ata prej të cilëve zbulohen ligësitë dhe të këqijat në të gjitha aspektet, ngase mendja e tyre ështe e shpërndarë gjithandej nëpër hambarët e halleve.

Frikësoju të qëndruarit në vetmi pa punë e angazhim, ku mund të mbetesh si vetura para përplasjes, pa drejtim, shoferi humbet kontrollin dhe s’është në gjendje të frenojë e të mbajë drejtimin. Atë ditë kur të gjesh kohë të lirë, mos hyr të thedohesh në këtë liri ku edhe mund të ngatërohesh, por këtë pauzë - sado e shkurtër që të jetë - zëvendësoje me një vepër të frytshme, se ky angazhim të largon nga pushimi vrasës, i cili i ngjan vetëvrasjes me dëshirë, por pa njohje të pasojave.

Koha e lirë dhe zbrazëtia e kotë i ngjan dënimit të rëndë e të ngadaltë që praktikohet nëpër burgjet kineze, ku mbi kokat e të burgosurve vihet tyre ujë i ftohtë që rrjedh me një ngadalshmëri të madhe, ku pika pret pikën tjetër dhe pikërisht në mes kohës së pritjeve të pikave të ujit i burgosuri çmendet me një goditje çapërdie të frikshme. Pushimi për aktivët është sëmundje. Zbrazëtia është spiun i pushimit, kurse mendja është ajo që rrezikohet brenda këtyre luftërave shpirtërore të kacafytura me njëra-tjetrën.

Mos rri pa punë, shkruaj diçka edhe nëse është e kotë, ose rregullo bibliotekën tënde nëse ke, pastro dhomën ku je, ose bëj dobi për të tjerët, kështu që s’të mbetet kohë të hamendesh. Në fund të them: There zbrazëtinë me thikën e mprehtë të punës e mjekët e botës ta garantojnë 50% të lumturisë përballë kësaj rrjedhe imponuese. Veç kaq: shiko bujqit, furrtarët dhe muratorët se si këndojnë me këngët e zogjve në lumturi e rehati, e ti gjendesh në shtratin tënd duke i fshirë lotët dhe duke u mërzitur për
shkak se je i kafshuar.

Mos imito

Mos merr personalitetin e tjetrit e t’i humbasësh vlerat tuaja, se vazhdimisht dëmton veten dhe i bën padrejtësi asaj. Shumë njerëz, nga dëshira e flaktë që të jenë si të tjerët e t ia ngjisin këmishën e tjetrit vetes, harruan zërat e tyre, lëvizjet e tyre, fjalët dhe format e tyre, dhe duke ecur pas mendjemadhësisë së këtij artificialiteti iu dorëzuan shkrirjes së vetvetes. Po t’i hedhësh nje sy historisë njerëzore qysh në kohën kur u krijua Ademi [a.s.] e deri më sot nuk sheh dy individë të jenë njëlloj, as në formën trupore, as në fizionominë e tyre. Si munden atëherë të ngjajnë në talente e në vlera. Ti je krijesë e posaçme dhe ndryshon nga të tjerët. As nuk erdhi në këtë botë dikush para teje si ti, as pas teje nuk do vijë kurrë. Ndaj, mos imito të tjerët që të humbasësh dhe ta injorosh ekzistencën tënde. Përmbaju realitetit dhe kualitetit tënd.

Njerëzit në natyrshmëritë e tyre i përngjajnë botës së drunj ve: I ëmbël dhe i idhtë, i gjatë dhe i shkurtër, e të tillë le të jenë. Nëse i përngjan bananes mos u shndërro në ftua; ngase bukuria dhe vlera jote është që ti të jesh banane, etj.

Vazhdon...
 
Vera egkziston naj perkujton dome then nxeheti se veres esht vap nxeht naj perkujton zjarin e xhenemit
 
Mos e kenaqni armikun duke e shprehur pikellimin.

Nje poet arab ka thene:

I riu mund të durojë çdo fatkeqësi
Perveç gëzimit të armikut me hallin e tij

Ndiq proces gradual dhe planifikim.

Kur duam te arrijme gjithçka pernjeheresh, bejme vetem lëmsh. Pastaj vijne merzia, lodhja, dhe me e keqe se te gjitha, braktisja e veprimit. Po t'i benim punet hap pas hapi, duke i ndare ne etapa, do te arrinim shume me teper.
 
Ajo që kaloi, mbaroi
Të mendosh rreth së kaluarës, të jetosh me të dhe të prezantosh në të, e të dëshprohesh nga të këqijat e saj është çmenduri dhe vrasje e dëshirës për jetën e tashme.

Tek të mençurit fletët e së kaluarës shuhen dhe nuk transmetohen që të përsëriten, ato mbyllen njëherë e përgjithmonë në burgun e harresës, duke u lidhur e shtrënguar fort që mos dalin kurrë. Nëse kujtohesh, kjo s’të jep gjë veç lodhjes e sëmundjes psikike, ndaj mos e bëj këtë, se nuk rrjedh dritë nga ato kujtime vrasëse.

Përkundrazi, ato sjellin e mbjellin mendime dhe ide të prishura që shpijnë drejt humbjes dhe shuarjes; mëshiroje dhe mos i bëh padrejtësi vetvetes, e as mos e ndërmerr një hap të tillë, sepse brengosja e tepërt nuk ta kthen atë që të kaloi, por as shqetësimi i madh nuk e ndryshon të shënuarën…!

Mos! Mos jeto në ëndërron e kaluar, e as mos rri nën hijen tradhtare që humbet shpejte, zgjoje veten ng agjumi që të lodh.

A dëshiron dhe a mund ta kthesh lumen në rrjedhën që doli e rodhi?! Po diellin mbasi lindi?!

Po a mund ta kthesh fëmijën në shtratin e barkut të nënës së tij?!
Po qumështin, a mund ta futni e ta ktheni aty në gjoks ku ishte?!
Po lotin a e kthen në sy pasi që u derdh?! Jo, kurrë…! Ajo që doli u bë dhe shkoi, kaloi…nuk kthehet më…Për këtë mos jeto me të kaluarën që të verbohesh e të humbësh, të digjesh me zjarrin e saj që s’shuhet.

Ta bësh këtë do të thot ta humbasësh të tashmen dhe ta zhdukësh vullnetin. Ai që e do të kaluarën dhe i kthehet asaj është si ai i cili e bluan miellin që në esencë është i bluar, apo si ai që e sharron tallashin e drurit.

Qëmoti kanë thënë për ata që e qajnë të kaluarën se nuk nxirren të vdekurit nga varret e tyre”, madje edhe fabulisti i ka përmendur ata që flasin me gjuhën e kafshëve se si e kanë pyetur gomarin: - Përse nuk ripërtypesh? Ai tha: E urrej gënjeshtrën”.

Me të vërtetë gabimi ynë më i madh është se harrojmë të tashmen dhe angazhohemi me të kaluarën, i prishim dhe i rrëzojmë ndërtesat e bukura…Oh jo, mos e prish atë që ndreqe me plot vuajtje të rënda se sikur të grumbullohen e të tubohen të gjithë njerëzit dhe xhinnët nuk do të kishin mundur t’ju kthejnë gjë nga ajo që kaloi, për shkak se ajo është e pamundur dhe e humbura s’të jep gjë.

A nuk e sheh se njerëzit nuk shikojnë pas dhe as që kthehen e të vështrojnë gjurmët që lanë prapa?!
Era që fryn gjërat i merr përpara, e nuk i lë pas, po nëse shohim edhe më thellë vërejmë se çdo gjë që lëviz në këtë rruzull tokësor- qoftë insekt, shtazë, kafshë, njeri apo makinë- të gjithë ecin para e nuk shkojnë pas. Ndaj, as ti mos shko kundër rregullit të jetës, e të prishësh zakonin e saj…!
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.