Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Meta: Marrëdhëniet mes dy popujve përcaktuese për një të ardhme evropiane

centos

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Dhj 13, 2004
Mesazhe
40,442
thumbs_b_c_fea9d709c2c99bc0b3bb8a8478bcb0da-300x168.jpg


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i cili qëndron për vizitë dy-ditore në Maqedoni, pas takimit me homologun e tij maqedonas, Gjorge Ivanov, deklaroi se “Marrëdhëniet midis dy vendeve dhe dy popujve tanë janë jo vetëm ekzistenciale, por edhe përcaktuese për një të ardhme të merituar evropiane”, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Meta, duke iu referuar marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje, tha se në vend që të gjykojmë njëri-tjetrin për çështjet që i takojnë të kaluarës, është më mirë të shpenzohet koha duke punuar e mbështetur njëri-tjetrin, si dhe duke përfituar të gjithë nga ky bashkëpunim dhe mirëkuptim. Në këtë drejtim, ai shprehu bindjen se Shqipëria dhe Maqedonia i kanë mundësitë që të jenë një shembull për të gjithë në bashkëpunimin rajonal.

“Pa diskutim se këtu një rol jashtëzakonisht pozitiv, përveç ne si përfaqësues të institucioneve të dy vendeve tona, padyshim se kanë edhe shqiptarët në Maqedoni apo maqedonasit në Shqipëri. Unë do të shpreh kënaqësinë që faktori shqiptar është i orientuar qartë drejt stabilitetit dhe bashkëjetesës, por edhe drejt integrimit euro-atlantik dhe evropian”, u shpreh presidenti Meta.

Në vijim, Meta vuri në dukje se ndjehet krenar për, siç tha ai, “pakicën maqedonase që kanë në Shqipëri, vlerat, traditat dhe kulturën që ruan ky komunitetit”, duke i quajtur një pasuri për Shqipërinë dhe një urë të rëndësishme të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit me Maqedoninë.

“Të gjithë presim që Maqedonia ta zë vendin që i takon në NATO dhe të shënojë progres të dukshëm për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Në këtë drejtim shpresojmë dhe i inkurajojmë dialogun për të kapërcyer çështjet që janë bërë pengesë deri tani, sepse Maqedonia anëtare e NATO-s është sukses jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për të gjithë rajonin tonë, për sigurinë e rajonit tonë, në këtë kohë plot me presione”, deklaroi Meta.

Ai theksoi se Shqipëria inkurajon forcimin e mëtejshëm të bashkëjetesës ndër-etnike në Maqedoni, duke shtuar se Shqipëria beson se përveç progresit në vijim për çështjen e gjuhës, do të ketë ndryshim të mirëpritur në të gjitha çështjet e tjera, të cilat sipas tij, do t’i shërbejnë vet të ardhmes së Maqedonisë.

Presidenti i Shqipërisë Meta, në konferencën e përbashkët për media me presidentin e Maqedonisë, Ivanov poashtu falënderoi Maqedoninë për njohjen që i ka bërë Kosovës, që siç tha ai, “nuk ka qenë një vendim i lehtë, por ka qenë një vendim shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për të forcuar bashkëpunimin dhe sigurinë rajonale”.

Ivanov: Presim mbështetje të Shqipërisë për anëtarësim në NATO

Presidenti Ivanov theksoi se me homologun e tij kanë konstatuar se për rajonin e Ballkanit është i nevojshëm bashkëpunimi për shkak të interesave të përbashkëta të pupujve në këtë rajon.

“Sa i përket anëtarësimit në NATO, filluam së bashku, por tani Shqipëria është anëtare e NATO-s, ndërsa ne akoma presim ftesën për anëtarësim. Tani presim që Shqipëria ta tërheqë Maqedoninë në NATO dhe të ndihmojë të marrë ftesën për anëtarësim. Ndërsa në lidhje me Bashkimin Evropian, gjithçka që Maqedonia ka bërë deri më tani, të gjithë atë përvojë është e gatshme që t’ia vë në dispozicion Shqipërisë në rrugën e sa j drejt Bashkimit Evropian”, deklaroi Ivanov.

Presidenti Ivanov theksoi se për afrimin e popujve dhe komunitetit të biznesit mes dy vendeve, para së gjithash nevojitet investim i madh në infrastrukturë, gjë e cila sipas tij, do t’i afrojë dhe do t’i lidh dy vendet.

“Sepse këmbimi tregtar mes dy vendeve kështu të afërta ende nuk është në nivel të kënaqshëm. Justifikimi që e shprehin komuniteti i biznesit është për shkak të infrastrukturës, e cila akoma nuk ekziston mes dy vendeve tona, duke iu referuar lidhjes hekurudhore dhe mungesës së qasjes në Portin e Durrësit, që do të ishte me rëndësi të madhe për biznesin tanë”, tha Ivanov, duke theksuar se është biseduar se si të rritet këmbimi tregtar mes dy vendeve fqinje.

Më tej, Ivanov tha se: “Konstatuam se faktori që na lidh më së shumti mes dy shteteve janë maqedonasit në Shqipëri dhe shqiptarët në Maqedoni. Poashtu, i shpreha mirënjohje presidentit Meta për qëndrimin, kujdesin dhe mbështetjen e tij për komunitetin maqedonas në Shqipëri, si dhe për të gjithë hapat e tij që pozicioni i tyre të avancohet”.

Presidenti shqiptar gjatë ditës së sotme dhe të nesërme qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni. Ai, nga homologu i tij shqiptar u prit me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake në rezidencën presidenciale “Villa Vodno” në Shkup, pas së cilës u zhvillua takim tet-a-tet mes dy presidentëve si dhe takim mes delegacioneve të presidencave të të dy vendeve.

Pasdite, presidenti Meta u prit edhe nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Lexoje lajmin e plote...
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.