Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Më thuaj ç’muzikë dëgjon, të të them ç’personalitet ke!

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Më thuaj ç’muzikë dëgjon, të të them ç’personalitet ke!​


Më thuaj ç’muzikë dëgjon, të të them ç’personalitet ke!

αρχείο λήψης.jpeg


Më thuaj cfarë muzike dëgjon, të të them cfarë personaliteti ke!

Kjo në fakt është lidhja që është gjetur mes muzikës dhe trurit të njeriut. Duket se shijet muzikore paraqesin një celës të vërtetë për të kuptuar mendjen njerëzore dhe lidhja mes tyre është e padiskutueshme tashmë.

Kështu, të apasionuarit pas muzikës “Heavy metal”, janë po aq të sjellshëm e kreativë sa ata që dëgjojnë muzikën klasike të Bahut apo Moxartit, për të cilët thuhet se janë më të ndrojtur e të vështirë në komunikim.

Sipas disa studimeve, edhe njeriu primitiv dëgjonte muzikë dhe mbetej i shtangur prej saj. Muzika është një nga elementet që e ka kultivuar edhe më tepër njeriun, duke e sjellë në variantin e sotëm. Më shumë se një produkt i kulturës, muzika duket se është një produkt i biologjisë dhe zhvillimit njerëzor.

Sipas studiuesit Mithen, ka qënë pikërisht shfaqja e njeriut të parë Homo Sapiens, që përcaktoi ndarjen e muzikës nga gjuha e folur, pra bëhet fjalë për këtu e 20-70 mijë vjet më parë.

EFEKTI ILAC I MUZIKËS

Por, muzika ka edhe një efekt tjetër të vecantë, atë të shërimit të shpirtit. Sipas studiuesve, ekziston një raport i thellë dhe ende misterioz, i cili lidh muzikën me shpirtin dhe mendimet e njeriut. Muzika mund të na shqetësojë, apo në të kundërt, edhe të na qetësojë; mund të shtyjë drejt një agresiviteti, apo të na nxisë drejt një dashurie. Ajo qëndron gjithmonë përkrah terapive psikiatrike të suksesshme.

Lidhja racionale mendim-muzikë, ekziston tek të gjitha grupmoshat. Është provuar se muzika nuk është e bezdisshme, por zgjidhet me dëshirë nga të gjithë, vecanërisht nga dëgjuesit e rinj. Ka efekt mbi vigjilencën, humorin, dhe motivimin për të kryer punë të ndryshme, të cilat kërkojnë një përqëndrim të vecantë.

Në botën e kafshëve muzika mund të ketë funksion preciz komunikimi: të bërtitura alrmi, ndjenjë rreziku, gëzim fitoreje, ose tërheqje seksuale. Në popullsinë e lashtë, këngët shpeshherë shoqëroheshin me vallëzime, kishte “instrumenta” pothuajse hionotizuese kolektive, që krijonin një sugjerim të tillë, të nxitur nga dhuna e gjuetië ose e përleshjeve.

Por nuk është shumë e nevojshme të kthehemi pas në kohë dhe qytetërim për të gjetur sesi marshimet ushtarake i ndihmonin ushtarët që të luftonin me më shumë kurajë. Sot muziko-terapia është në vetvete një kapitull tjetër në shkencës biomjekësore dhe karakterizohet nga linjat e kërkimit, publikimit, pritjet dhe rezultatet.

Muzika i ofron njeriut një mundësi ndryshe për të ndjerë veten dhe për të transmetuar ndjenjat e tij, duke përdorur një gjuhë ndryshe nga ajo e folur prej botës së të shëndetshmëve. Për këtë arsye, muziko-terapia i gjen aplikimet e para të saj tek sëmundjet mendore dhe depresioni. Disa studime kanë vërtetuar se dëgjimi i një pjese muzikore përpara një ndërhyrje kirurgjikale, mund të ndihmojë në qetësimin e plotë të një personi.


MUZIKA DHE PERSONALITETI:

* BLUES
: Persona krijues, me besim.

* JAZZ: Persona mjaft optimistë

* KLASIKE: Krijues, por të ndrojtur

* RAP: Shprehen mjaft lirshëm

* OPERA: Xhentile dhe delikatë

* COUNTRY: Punëtorë të zellshëm

* REGGE: Dembelë, jo kreativë

* DANCE: Jo fort të sjellshëm

* HEAVY: Pa besim tek vetja

* POP: Jo krijues dhe s’bëhen mite

* SOUL: Mitizues dhe mjaft krijues
 

Adhuroj ?
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.