Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Luftes e Pare Ballkanike

Socialdisexpert

Social_distance_expert
ANETAR ✓
Regjistruar më
Shta 2, 2020
Mesazhe
7,207
Prej zjarrit te Luftes se Pare Ballkanike ne vitet 1912-1913 u krijua shteti i cunguar shqiptar. Megjithese eshte lufta qe shqiptaret duhet ta njohin me mire se cilendo lufte tjeter, ne fakt e njohim keq dhe sipas versionit sllav e grek... Opinioni mbizoterues nder ne sot eshte sipas kendveshtrimit sllav e grek se ne janar 1913 te gjitha trojet shqiptare ishin te lira dhe vetem Shkodra ishte e rrethuar... Ne fakt eshte e kunderta: te gjitha trojet shqiptare ishin te pushtuara dhe vetem Shkodra, Vlora e Janina ishin ende te papushtuara... Ne foto gjenerali osman Fuad beu i zene rob nga serbet ne betejen e Kumanoves qe ne tetor 1912...!
FB_IMG_1612047242610.jpg

Adrian Muhaj
 
Rober shqiptare ne Manastir ne vitin e gjate 1912... Jo per gje po kete jave, asht java e rrenave mbi rrethimin e Shkodres...!
FB_IMG_1612047463777.jpg

Adrian Muhaj
 
Ata sllavë që në 1913 bombardonin ditë-natë Shkodrën, as sot nuk lejojnë që në Shkodër të përkujtohet rezistenca kundër tyre... Edhe historinë e rrethimit të Shkodrës, madje shqiptarët e dinë sipas versionit sllav...!
FB_IMG_1612047606749.jpg

Adrian Muhaj
 
Sa keq e dime historine dhe sa turbullt e shohim realitetin e sotem...
Se pari. Shteti turk nuk e ka sulmuar asnjehere shtetin shqiptar dhe nuk mban te pushtuar asnje meter toke te banuar nga shqiptaret...
Se dyti. Shteti osman, ka nje shekull qe nuk ekziston...
Se treti. Shteti grek mban te pushtuara tokat shqiptare edhe sot e kesaj dite...!
P.s. Nje i pushtuar dhe nje pushtues nuk ka kuptim te hane dreka pune, se pushtimi nuk eshte pune...!
FB_IMG_1612047932961.jpg

Ardian Muhaj

Ps. Emri korrekt i autorit Ardian dhe jo Adrian
 
Teme e bukur??
Por ka shum shkrime rrena ? si cdo gjo qe bojm ne shqipet po ku kan luftu nai here shqiotaret e kupton ca te bonte asokohe serbi ? thjesh nuk e kan mendu nai here qe ne do jemi ku jemi sot do jemi te vobeket kan mendue. Robi qe ka bo shqiptaret te njifen eshte enver hoxha edhe pse ka bo shum pislliqe nkurriz ama ai i shperndau neper bote ?✌️
 
Por ka shum shkrime rrena ? si cdo gjo qe bojm ne shqipet po ku kan luftu nai here shqiotaret e kupton ca te bonte asokohe serbi ? thjesh nuk e kan mendu nai here qe ne do jemi ku jemi sot do jemi te vobeket kan mendue. Robi qe ka bo shqiptaret te njifen eshte enver hoxha edhe pse ka bo shum pislliqe nkurriz ama ai i shperndau neper bote ?✌️
Ne i besojm??
 
Në përkujtim të ditës së vdekjes të heroit tonë Hasan Riza Pasha, mbrojtësit të Shkodrës. Shkodër më 30 janar 1913.??

P.s Shumë pak shqipëtar e dijnë se ishte pikërisht ky komandant osman që nuk e dorëzoi Shkodrën përballë ushtrive sllave të Krajl Nikollës.
FB_IMG_1612114983553.jpg

Huazuar ne FB
 
VRASJA E KRYEKOMANDANTIT TË SHKODRËS 30.01 1912
Në Shkodër kishte ardhur që në 1911 si komandant i një divizioni. Në mars të 1912-s ishte emëruar vali (guvernator).

Hasan Riza Pasha, kush ishte osmani që mbrojti Shkodrën?

Hasan Riza Pasha ishte kryekomandanti i forcave turko-shqiptare të Shkodrës me 1913. Ishte djali i valiut të Bagadadit, Namik Pashës. U shkollua në fillim në Stamboll dhe pati një karrierë të vrullshme. Kur ishte vetëm 28 vjeç ishte nënkolonel. Studioi edhe në Gjermani për disa kohë. Në Shkodër kishte ardhur që në 1911 si komandant i një divizioni. Në mars të 1912-s ishte emëruar vali (guvernator) dhe komandant i përgjithshëm i ushtrisë në Vilajetin e Shkodrës.

“Kishte marrëdhënie të mira me patriotët shqiptarë dhe përgjithësisht në Shkodër gëzonte respekt. Nderi dhe ushtria, këto ishin dy fjalët që e drejtonin. Ai e dinte se me malazezët po bënte një luftë të pabarabartë, porse nuk pranoi assesi ta dorëzonte Shkodrën”

Hasan Riza Pasha
Ka burime qe pohojnë se Hasan Riza Pasha, e çmonte shumë Gjergj Fishtën. Me propozim te tij, sipas tyre, Fishtës i akordohet medalja Maarif Klasi II, (Urdhri i Edukimit) që ishte një dekoratë nderi dhënë nga Sultan Mehmed V, e cila jepej për të shpërblyer ata që punojnë në fushat e arsimit, artit dhe shkencës në Perandorinë Osmane.

Pabesishtë vritet më 30 janar 1913, katër muaj pasi kishte filluar rrethimi i qytetit, në një atentat të përgatitur nga Esad Pashë Toptani. Këtë version e mbështesin Eqrem bej Vlora (nip i Esadit) në kujtimet e tij si dhe historianë të ndryshëm turq.

Pas vrasjes së Hasan Pashës, komanda e trupave turke kalon te Esadi, i cili më pas e dorëzoi Shkodrën te trupat malazeze, me kushtin që të largohet me gjithë trupat e vetë dhe armatimin përkatës.
Për kujtim ndaj trimit Shkodran, sot në qendrën e Shkodrës gjendet memoriali kushtuar tij.
Adhurim Caps ?
FB_IMG_1612115674555.jpg
 
N-news MK
Boletini: Deri Në Çlirim A Vdekje Do Të Luftoj Serbë, Grekë, Malazezë, Italianë, Austriakë Por Jo Osmanë

Isa Boletini, patrioti shqiptar, armiku i betuar i serbëve dhe grekëve, dhe nesër, nëse është e nevojshme, kundërshtari i pamëshirshëm i një ndërhyrje austro-italiane në vendin e tij, ndodhet në këtë moment në Londër.
ISA BOLETINI DHE AFËRSIA E TIJ ME SULLTANIN OSMAN ABDULHAMID II

Një gazetar i Daily Telegraph ka bërë me të një intervistë interesante; Isa Boletini vë në dukje meritat e sistemit Osman. AbdulHamidi II i vlerësonte shqiptarët.

Në vitin 1902, ai e thirri Isa Boletinin në Konstandinopojë dhe e vendosi atë në krye të gardës së tij duke i vënë titullin Bej. Isa Boletini qëndroi në Kostandinopojë për katër vjet dhe pastaj u kthye në Shqipëri. Ai jetonte që prej tre vitesh në afërsi të Mitrovicës, derisa filloi Revolucioni Xhonturk.

Dy vite më pas, në krye të trupave të tij, Isa Boletini hyri në Pejë, Gjakovë, Prishtinë dhe Shkup : “Kështu, unë kisha arritur qëllimin e përpjekjeve të mia, ekzistencën e Shqipërisë, e kërcënuar nga xhonturqit (armiqtë të Sulltan AbudulHamidit të II). Ne ishim duke përfunduar një marrëveshje me Ahmet Muhtar Pashën kur shpërtheu lufta aleatëve.”

Isa Boletini gjendet aktualisht në Londër për të mbrojtur çështjen e pavarësisë së Shqipërisë pranë Fuqive të Mëdha. Isa Boletini nuk i pranon kufijtë e vendosur për Shqipërinë nga Konferenca e Londrës.

Shqiptarët kurrë nuk do të pranojnë sundimin serb. Ata nuk e pranojnë parimin e hekurudhës komerciale (tregtare) që i është dhënë Serbisë : “Gjithë jetën time, deri në çlirim apo në vdekje, unë do të luftoj serbët, grekët, malazezët, italianët, austriakët.”

Duke thënë këtë, shefi patriot shqiptar shfaqte një agjitacion dhe ekzaltim ekstrem.
FB_IMG_1612118717889.jpgFB_IMG_1612118721940.jpg
 
Sa keq e dime historine dhe sa turbullt e shohim realitetin e sotem...
Se pari. Shteti turk nuk e ka sulmuar asnjehere shtetin shqiptar dhe nuk mban te pushtuar asnje meter toke te banuar nga shqiptaret...
Se dyti. Shteti osman, ka nje shekull qe nuk ekziston...
Se treti. Shteti grek mban te pushtuara tokat shqiptare edhe sot e kesaj dite...!
P.s. Nje i pushtuar dhe nje pushtues nuk ka kuptim te hane dreka pune, se pushtimi nuk eshte pune...!
View attachment 83272

Ardian Muhaj

Ps. Emri korrekt i autorit Ardian dhe jo Adrian

Po takohen kreret e Gjermanise me ata te Rusise dhe te Izraelit, qe gati sa nuk e kane shfarosur njeri tjetrin si komb, dhe ti po na nxjerr Ramen si tradhetar pse perpiqet te rregulloj marredheniet me Greqine.

Nese kerkoni tradhetar, hidhini syte nga Saliu dhe Luli. Ata falen territor. Rama po perpiqet te rifitoj ato qe humbi Sali me Lulin.
 
Opinioni mbizoterues nder ne sot eshte sipas kendveshtrimit sllav e grek se ne janar 1913 te gjitha trojet shqiptare ishin te lira dhe vetem Shkodra ishte e rrethuar... Ne fakt eshte e kunderta: te gjitha trojet shqiptare ishin te pushtuara dhe vetem Shkodra, Vlora e Janina ishin ende te papushtuara...

Gabim. Janina u pushtua, ashtu si pjesa me e madhe e te ashtuquajturit Epir.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.