Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Luftë Ukrainë Rusi

Dita e 13-të e luftës në Ukrainë/ Rusia kërcënon Europën me “armën e fshehtë”! Hapen korridoret humanitare​


rusia-1.jpg


Të martën në mëngjes filloi evakuimi i qytetarëve nga Sumy, një qytet me 260 mijë banorë në veri-lindje të Ukrainës. Autobusët e parë u nisën falë një armëpushimi të përkohshëm që u arrit mes Ukrainës dhe Rusisë, për krijimin e një “korridori sigurie” që ndihmon qytetarët të shkojnë në Poltava, 170 kilometra më në jug të vendit. Dy delegacionet u takuan të hënën për të zhvilluar raundin e tretë të bisedimeve, por ky takim nuk solli një rezultat pozitiv, siç edhe pritej. Për momentin, zgjidhja diplomatike mbetet shumë larg.

17:21 SHBA ka pranuar deri më tani rreth 700 refugjatë nga Ukraina
Nga rreth 6500 refugjatë që janë pranuar në SHBA nga tetori deri në shkurt, 692 prej tyre ishin nga Ukraina. Shoqatat e emigrantëve i kanë kërkuar administratës së presidentit amerikan Joe Biden të lehtësojë rregullat për marrjen e ukrainasve në Shtetet e Bashkuara, pasi numri i personave që po largohen nga Ukraina po shkon në dy milionë. Sekretari i Shtetit, Antony Blinken i tha CNN-it të dielën se SHBA është e gatshme të pranojë refugjatë.
17:03 61 spitale dhe 200 shkolla në Ukrainë dalin jashtë funksionit
61 spitale në Ukrainë nuk janë më funksionale, për shkak të sulmeve nga forcat ruse.Ministri i Shëndetësisë ukrainas, Viktor Lyashko është shprehur se shkatërrimi i këtyre spitaleve ka futur në kolaps shëndetësinë, pasi me qindra persona janë të plagosur për shkak të luftës.Më herët gjatë ditës, ministri i mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov tha se sulmet ruse kishin shkatërruar më shumë se 200 shkolla dhe 1,500 ndërtesa banimi.
17:03 Gjermania nis hetimet për krimet e luftës në Ukrainë
Prokurori federal i Gjermanisë ka nisur një hetim për krimet e luftës të kryera nga trupat ruse në pushtimin ndaj Ukrainës. “Zyra e Prokurorisë Federale ka hapur një të ashtuquajtur hetim strukturor në lidhje me konfliktin e armatosur ndërkombëtar midis Rusisë dhe Ukrainës”, thuhet në një deklaratë dërguar CNN.
16:45 KE me plan për ta bërë Europën të pavarur nga nafta ruse
Komisioni Europian ka propozuar një plan për ta bërë Europën të pavarur nga nafta ruse. Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen ka thëne se Europa do të heqë varësinë ndaj naftës ruse në 2/3 këtë vit, ndërsa deri në vitin 2030, do të jetë plotësisht e pavarur nga nafta ruse.

14:59 Lufta në Ukrainë, mijëra refugjatë dynden në Gjermani dhe Francë
Që prej nisjes së luftës në Ukrainë, autoritetet gjermane dhe franceze raportojnë se mijëra refugjatë ukrainas janë dyndur në Gjermani dhe Francë. Gjermania regjistron mbi 64,000 refugjatë nga Ukraina Sipas Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë më shumë se 64,000 refugjatë ukrainas kanë mbërritur në Gjermani, më shumë se 14,310 refugjatë nga një ditë më parë. Ndërsa ministrja franceze e deleguar për Shtetësinë Marlène Schiappa ka raportuar se gati 5,000 ukrainas kanë mbërritur në vend Francë.
14:36 Ukraina akuzon Rusinë për shkeljen e armëpushimit
Ministria e Jashtme e Ukrainës akuzon Rusinë për shkeljen e armëpushimit ditën e sotme, teksa bombardoi korridorin humanitar nga Zaporizhzhia në qytetin e Mariupolit. Ka qenë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko ai që ka hedhur këtë akuzë me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në Twitter. Sipas tij, pasi zyrtarët njoftohen se ishin rrugës autobusët që do të dërgonin ndihma humanitare në qytet dhe do të evakuonin civilët në Zaporizhzhia, zyra e presidentit ukrainas informohet për granatimet në këtë rrugë.
14:22 Zelensky nxjerr pamjen nga apartamenti: Nuk fshihem, s’kam frikë
“Jam këtu, jam në Kiev në rrugën Bankova. Nuk po fshihem, nuk kam frikë nga asnjeri. Do të qëndroj këtu për aq kohë sa do të duhet që të fitojmë luftën tonë patriotike”, me një video që tregon saktësisht vendndodhjen e tij, të xhiruar nga ai vete, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky sfidoi hapur rusët, duke i treguar se nuk druhet prej tyre. Ish-komediani i kthyer në presidentin e Ukrainës, padyshim nuk kishte menduar se do të përballej me një situatë të tillë gjatë kohës së mbajtjes se këtij posti.
13:51 Lufta Ukrainë-Rusi/ Presidenti i Kinës bën thirrje për bisedime paqeje
Presidenti kinez Xi Jinping e ka përshkruar situatën në Ukrainë shqetësuese dhe bëri thirrje për “përmbajtje maksimale” nga të dyja palët. Gjatë një takimi virtual me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz, Xi tha se prioriteti duhet të jetë parandalimi i daljes jashtë kontrollit të situatës në Ukrainë dhe tha se të tre vendet duhet të mbështesin bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës.

12:43 Gjiganti i naftës Shell: Do të ndaloj të gjitha blerjet e naftës së papërpunuar ruse

Një ndër kompanitë më të mëdha të naftës Shell, ka deklaruar se do të ndalojë menjëherë të gjitha blerjet e naftës së papërpunuar ruse dhe do të mbyllë stacionet e saj të shërbimit, karburantet e aviacionit dhe operacionet e lubrifikantëve në Rusi. Vendimi i kësaj kompanie vjen pasi disa kompani të mëdha ndërkombëtare janë tërhequr nga Rusia pas pushtimit të saj në Ukrainë.

12:26 Autoritete ukrainase: Bombardohet rruga e evakuimit të Mariupolit

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko ka njoftuar se forcat ruse po sulmojnë korridorin humanitar midis qytetit dhe Zaporizhzhia. Ai tha se 8 kamionë dhe 30 autobusë janë rrugës për të dërguar ndihma humanitare në qytet dhe për të evakuuar civilët në Zaporizhzhia. Më herët, kreu i rajonit, Oleksiy Kuleba tha se vazhdon evakuimi i popullsisë së Irpin përmes fshatit Romanivka pa probleme. Ky është evakuimi i parë nga një qytet ukrainas përmes një korridori humanitar të rënë dakord me Rusinë.

11:23 Organizata HRW: Rusia ka shkelur detyrimet sipas ligjit ndërkombëtar humanitar

Organizata Human Rights Watch (HRW), me bazë në SHBA tha se me sulmin e të dielës në Irpin, Rusia ka shkelur ligjin ndërkombëtar humanitar gjatë bombardimeve të qytetit. Për disa orë më 6 mars 2022, forcat ruse bombarduan një kryqëzim në një rrugë që qindra civilë po përdornin për të ikur nga pushtimi rus në Ukrainën veriore drejt Kievit. Komentet vijnë pasi tetë civilë u vranë gjatë fundjavës teksa po largoheshin nga avancimi i ushtrisë ruse. Agjencia ka bërë thirrje për të gjitha palët e përfshira të ndërmarrin të gjitha hapat e mundshëm për të larguar popullsinë civile nga afërsia e luftimeve ose objekteve ushtarake.

11:02 Kreu i rajonit në Kiev: Evakuimi i Irpin është në proces

Kreu i rajonit, Oleksiy Kuleba tha se vazhdon evakuimi i popullsisë së Irpin përmes fshatit Romanivka. Ai tha se që nga ora 9:30 (07:30 GMT) më shumë se 150 njerëz ishin evakuuar. “Agresori po pengon evakuimin e popullsisë. Brenda një dite, ata që mundën të mbërrinin në vendin e grumbullimit u nxorrën vetë nga Irpin. Tani rrethi po përgatitet për një evakuim në shkallë të gjerë dhe dërgimin e ndihmave humanitare,” shtoi ai. Irpin është një qytet në perëndim të Kievit, i cili ka pasur luftime të ashpra ditët e fundit nga forcat ushtarake ruse.

10:49 Lufta në Ukrainë mund të rrisë urinë në botë

Kreu i Programit Botëror të Ushqimit, David Beasley, paralajmëroi se konflikti në Ukrainë mund t’i rrisë çmimet globale të ushqimit dhe të ketë ndikim katastrofik për më të varfrit në botë. Ukraina dhe Rusia janë dy eksportuese kryesore të produkteve ushqimore bazë dhe lufta tashmë ka goditur prodhimin. Beasley tha se situata rrezikon të shkaktojë uri në mesin e më shumë njerëzve. Rusia dhe Ukraina eksportojnë rreth një të katërtën e grurit në botë dhe gjysmën e produkteve të lulediellit, si farat dhe vaji.

11:51 Komisioni Evropian sanksione të reja kundër Rusisë dhe Bjellorusisë

Komisioni Evropian ka përgatitur një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë dhe Bjellorusisë që do të godasë oligarkë dhe politikanë të tjerë rusë, si dhe tre banka bjelloruse. Reuters ka mësuar se sanksionet, do të ndalojnë tre banka bjelloruse nga sistemi bankar Sëift dhe do të shtojnë më shumë oligarkë dhe politikanë rusë në listën e zezë të BE-së. Po ashtu, Reuters shkruan se do të ndalohen eksportet nga BE-ja të teknologjisë detare në Rusi dhe do të përfshijë udhëzime për monitorimin e kriptomonedhave për të parandaluar përdorimin e tyre dhe për të shmangur sanksionet.

10:42 Rusia kërcënon se do të ndalojë furnizimet me gaz të Evropës

Moska ka kërcënuar se do të mbyllë furnizimin me gaz në Gjermani pasi SHBA i kërkoi aleatëve të saj evropianë të konsiderojnë ndalimin e importeve ruse të naftës për shkak të pushtimit të Ukrainës. Zëvendës-kryeministri rus Alexander Novak tha se refuzimi i naftës ruse do të çonte në pasoja katastrofike për tregun global. Gjithashtu ai bëri me dije, në një fjalim në televizionin shtetëror rus, se çmimi i naftës mund të rritet në më shumë se 300 dollarë për fuçi. Kërcënimi i Novak i referohet vendimit të Gjermanisë muajin e kaluar për të ndalur certifikimin e Nord Stream 2, një gazsjellës dytësor.

10:03 Refugjatët nga Ukraina, 141,500 njerëz kaluan kufirin polak brenda 24 orëve

Agjensia e Gardës Kufitare polake, ka njoftuar se 1.2 milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i luftës. Me anë të një postimi në “Twitter”, agjensia tha se vetëm të hënën, 141,500 njerëz kaluan kufirin, pak më pak se rekordi ditor i së dielës prej 142,300. Po ashtu, thuhet se rreth 90% e njerëzve që ikin janë shtetas ukrainas, kryesisht gra dhe fëmijë. Polonia ishte tashmë shtëpia e shumë ukrainasve dhe shumë kanë ardhur për të qëndruar me familjen ose miqtë këtu. Mijëra polakë po presin refugjatë edhe në shtëpitë e tyre, dhe sot parlamenti i Polonisë do të debatojë legjislacionin e urgjencës për të kompensuar ata që bëjnë shpenzimet e tyre shtesë.

09:32 Rusia premton sërish, hap korridore të reja humanitare

Ministria e Mbrojtjes ruse ka njoftuar se janë haput korridoret humanitare për të lejuar evakuimin e civilëve në Ukrainë. Sipas saj, koridoret janë hapur në qytetet Cherhihiv, Sumy, Kharkiv, Mariupol dhe kryeqyteti i Kievit. Rusët për të katërtën dit premtojnë hapjen e sigurt të korridoreve humanitare, megjithatë 3 herët e kaluara kanë dështuar në procesin e evakuimit të civilëve. Më herët, Shtabi Koordinues Ndërdepartamental për Reagimin Humanitar në Ukrainë tha se vetëm Mariupol dhe Sumy kanë rrugë evakuimi që të çojnë në pjesë të tjera të Ukrainës.

09:25 Banka Botërore miraton mbi 720 milionë dollarë për Ukrainën

Banka Botërore ka njoftuar se ka ofruar një fond prej 723 milionë dollarësh në ndihmë të Ukrainës. Sipas saj, ky financim emergjent i vjen në ndihmë Ukrainës që të paguajë pagat dhe pensionet e sektorit publik. Pjesë e këtij financimi janë edhe shtetet si Mbretëria e Bashkuar, Holanda, Suedia, Japonia, Danimarka, Letonia, Lituania dhe Islanda. Banka tha se po vazhdon të punojë për një paketë tjetër mbështetjeje prej 3 miliardë dollarësh në muajt e ardhshëm për vendin.



Top Channel
 
Prit hera se do vij dhe kte ?

Dhe do mundesh te qeshesh pastaj ? S'ma do mendja ......21 gra e femi te pafajshme vdiqën vetem mbreme ......duhet te qeshim mendoj
 
Definitivisht, rasti i Ukrainës i përngjet shumë rastit të Sirisë: Përderisa në Siri dikur e nxitën opozitën për rrëzimin e Asadit, i premtuan armë dhe mbështetje, mbase atje shkuan për të luftuar i hunit e i konopit (plus shypet), në Ukrainë thuajse po ngjanë e njëjta. Qofsha gabim. Domethënë, Ukrainës i dhanë dhe po i japin mbështetje të gjithë, natyrisht deri më tani me llafe, a këndej numri i ukrainasëve që u shndërruan në refugjatë arriti në 2 milion brenda 10 dite. Siç e dini, numri i refugjatëve sirianë jashtë vendi është mbi 8 milion, plus 4 milion brenda vendit. Dhe, Asadi edhe më tutje vazhdon këmbëkryq të rri ulur në kolltukun e pushtetit. Njëjtë kështu Putini vazhdon të bombardojë qytetet e Ukrainës, të shkatërrojë infrastrukturën e vendit, të varfërojë ukrainasit dhe ta shndërroj në refugjatë një popull të tërë. Po flitet se në Evropë do të shpërndahen mbi 10 milion ukrainasë. Pyes: Kujt iu dashtë një Siri e shkatërruar pa sirianë dhe kujt i duhet një Ukrainë e shkatërruar e pa ukrainasë.
Një fakt që po e shohim me sy dhe kemi filluar me ndje edhe nën lëkurë: Lufta në Ukrainë do të shkaktojë njërën prej krizave botërore më të mëdha në histori, duke lënë shumë prapa krizën e vitit 2009, dhe e cila do të varfërojë botën për qindra përqindë. Prandaj kam thënë se kjo luftë nuk është luftë si krejt luftërat, por është shkëndi lajmëruese e ndryshimeve të papara deri më tani. E ndryshimet e mëdha sjellin pasoja të mëdha e të rënda...!


(E huazuar)
 

Dita e 17-të e luftës në Ukrainë/ Putin “arreston” kreun e FSB-së, BE prezanton paketën e 4-të të sanksioneve kundër Rusisë​


putin-3.jpg



Në ditën e 17-të të luftës në Ukrainë, forcat ruse po zgjerojnë ofensivën e tyre për herë të parë në perëndim të vendit. Qytetet e mëdha, duke përfshirë Dnipro dhe Lutsk, janë bombarduar të premten. Sulmet janë intensifikuar edhe më tepër në verilindje dhe lindje të Kievit.


09:12 Britania: Trupat ruse janë vetëm 25 km larg Kiev-it
Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thotë se “pjesa më e madhe” e forcave ruse janë 25 kilometra larg nga qendra e qytetit të Kievit. Në njoftimin e saj, mësohet se kolona e madhe ushtarake ruse në veri të kryeqytetit është e shpërndarë dhe ka “gjasa t’i shkojë në ndimë një plani të mirëorganizuar për të rrethuar qytetin”. “Mund të jetë edhe një strategji e saj për të shmangur goditjet e forcave ushtarake të Ukrainës, të cilat kanë fituar pozicion ndaj forcave ruse”, thotë Ministria e Mbrojtjes.

09:00 “Dera e pasme serbe”/ Rusët po përdorin “Air Serbia” për të udhëtuar në Evropë
Rusët po shfrytëzojnë një shteg të njohur si “dera e pasme serbe” për të ikur në Evropë dhe për të anashkaluar një ndalim në mbarë unionin për fluturimet drejt dhe nga Rusia. “Air Serbia”, e cila është kryesisht në pronësi të shtetit, ka dyfishuar numrin e fluturimeve direkte nga Moska në Beograd në 15 në javë. Kjo për të përmbushur kërkesën në rritje të shpejtë pasi BE-ja ndaloi avionët dhe linjat ajrore ruse nga hapësira e saj ajrore, pas pushtimit të Ukrainës nga presidenti, Vladimir Putin. Rusia, po ashtu, u përgjigj duke mbyllur hapësirën e saj ajrore ndaj avionëve të BE-së dhe Britanisë së Madhe.

08:50 BE-ja prezanton paketën e katërt të sanksioneve ndaj Rusisë
Bashkimi Evropian do të pezullojë trajtimin e privilegjuar tregtar dhe ekonomik të Moskës, do të frenojë përdorimin e saj të kriptovalutave dhe do të ndalojë eksportin e mallrave luksoze evropiane në Rusi dhe importin e produkteve të hekurit dhe çelikut nga ky vend, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Masat e reja do të futen si paketa e katërt e sanksioneve për shkak të pushtimit rus të Ukrainës dhe veprimet do të koordinohen me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të Grupit të Shtatë (G7).

08:44 Zelensky u drejtohet me “fjalë zemre” nënave ruse: Mos i dërgoni fëmijët në luftë!
Presidenti ukrainas, Vlodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje nënave ruse të premten që të mos dërgojnë fëmijët e tyre në fushëbetejë dhe të jenë të vëmendshme për vendndodhjen e tyre. Zelensky u ka thënë atyre përmes një video-mesazhi: Mos i dërgoni fëmijët tuaj në luftë në një shtet të huaj”. Ai ka thënë që të mos besohen premtimet se fëmijët do të dërgohen diku për stërvitje, apo në kushte joluftarake, dhe që të veprojnë menjëherë nëse ka dyshime se do të nisen drejt Ukrainës.

08:36 Putin “arreston” kreun e FSB-së ruse, “dështoi në Ukrainë”
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka vendosur në arrest shtëpie kreun e shërbimit të jashtëm të FSB-së dhe zëvendësin e tij. Arsyeja: Dështimet e inteligjencës, ku ushtria e tij pësoi një seri humbjesh të turpshme në Ukrainë. Andrey Soldatov, një person i respektuar i shërbimeve sekrete ruse, tha se burime brenda FSB-së i bënë atij me dije se Sergey Beseda, 68 vjeç, kreu i shërbimit të jashtëm të agjencisë, është arrestuar me urdhër të Putin-it. Gjithashtu është arrestuar Anatoly Bolyukh, zëvendësi i Beseda-s.

08:19 Operacionet ushtarake ruse rreth Kievit, “ kanë ngecur”
Instituti për Studime të Luftës, ka thënë se operacionet ruse rreth Kievit, “kryesisht kanë ngecur në 24 orët e fundit” dhe forcat tani synojnë “rifurnizim dhe riparim”. “Ofensiva e pakoordinuar dhe sporadike e Rusisë kundër qyteteve të mëdha ukrainasve, mbështet vlerësimin e Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës se forcat ruse kanë probleme në rritje me furnizime dhe kanë humbur iniciativën”. Në rrjetin social, Twitter, Instituti ka shfaqur një fotografi që tregon avancimin e Rusisë drejt perëndim të Ukrainës.

08:08 Forcat ruse pozicionohen rreth Kievit
Forcat ruse janë pozicionuar rreth Kievit dhe po “bllokojnë” Mariupolin, ku mijëra njerëz po vuajnë një rrethim shkatërrues. Mediat lokale raportojnë sirena paralajmëruese për sulm ajror në të gjithë Ukrainën, duke përfshirë Kievin, Odessa, Dnipro dhe Kharkiv. Pas dymbëdhjetë ditësh rrethimi, Mariupol, një port strategjik, është pa ujë, gaz, energji elektrike dhe komunikim. “Situata është pothuajse e dëshpëruar”, paralajmëruan Mjekët pa Kufij.


Top Channel
 

Dita 18-të e luftës në Ukrainë/ Vritet gazetari amerikan! Bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës do të vazhdojnë javën tjetër​



foo.jpg



Kjo e diel shënon ditën e 18-të të luftës në Ukrainë, ndërsa u shënua vdekja e parë e raportuar, e një gazetari të huaj që mbulon luftën në Ukrainë.

Gazetari i “New York Times”, Brent Renaud u vra nga rusët në Irpin të Ukrainës këtë të diel, ndërsa dy gazetarë të tjerë që ishin me të mbetën të plagosur.
Një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Podoliak Belta tha se bisedimet e mëtejshme midis Rusisë dhe Ukrainës mund të zhvillohen javën e ardhshme mes datave 14-15 mars.

16:33 Deputetja ukrainase: Çështje kohe para se Rusia të sulmojë Poloninë
Anëtarja e parlamentit ukrainas, Lesia Vasylenko, paralajmëroi sot se Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë, duke thënë se është vetëm “çështje kohe para se ajo ta sulmojë Poloninë”.

16:21 Kryebashkiaku i Lviv: Ne kemi nevojë për qiell të mbyllur dhe për pajisje ushtarake
Kryetari i qytetit të Lviv në perëndim të Ukrainës, Andriy Sadovyi i ka bërë thirrje NATO-s që të mbyllë hapësirën ajrore të tij, pasi tashmë lufta është afruar shumë afër kufijve të aleancës. Teksa e quajtur ‘tronditës’ sulmin e mëngjesit të sotëm në Ukrainë, ai kërkon ndihmë për refugjatët ukrainas dhe për pajisjen e Ukrainës me mjete ushtarake të domosdoshme në situatën aktuale në të cilën ndodhet.

15:51 Lufta në Ukrainë, SHBA: Putin është ‘nën presion’ nga fakti që forcat e tij nuk po bëjnë përparimin e synuar
Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan tha sot në lidhje me qëndrimin bërthamor të presidentit rus Vladimir Putin se nuk është bërë ndonjë gjë që SHBA të ndryshojë qëndrimin e saj bërthamor. “Ne po e shikojmë këtë jashtëzakonisht nga afër, dhe padyshim, rreziku i përshkallëzimit me një fuqi bërthamore është i rëndë dhe është një lloj konflikti i ndryshëm nga konfliktet e tjera që populli amerikan ka parë gjatë viteve,” i tha Sullivan.

14:36 Zelensky: Prioriteti ynë kryesor është furnizimi me ndihma i Mariupolin
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky thotë se detyra parësore e Ukrainës për momentin është të sjellë ndihma në qytetin e rrethuar të Mariupolit. Ai tha se një autokolonë humanitare ishte vetëm 80 km larg nga qyteti, i cili ka qenë nën sulm të vazhdueshëm nga forcat ruse për gati një javë.

14:00 Vritet ish-gazetari i “New York Times” në Ukrainë (Emri+Foto)
Ish-gazetari i “New York Times” Brent Renaud është vrarë në Irpin të Ukrainës këtë të diel.

14:01 Britania e Madhe: Shtëpitë rusëve të iu vunë sanksione të përdoren për qëllime humanitare
Ministri i Kabinetit të Mbretërisë së Bashkuar, Michael Gove, tha të dielën se Britania mendon të përdorimi shtëpitë dhe pronat e individëve rusë të sanksionuar për qëllime humanitare.”Ka një pengesë ligjore mjaft të lartë për të kaluar dhe ne nuk po flasim për konfiskim të përhershëm, por ne po themi ‘Ti’ ri sanksionuar. Ju jeni duke mbështetur Putinin. Kjo shtëpi është këtu, ju nuk keni të drejtë ta përdorni apo të përfitoni prej saj dhe, më shumë se kaq, ndërkohë që nuk po e përdorni apo nuk përfitoni prej saj, nëse ne mund ta përdorim për të ndihmuar të tjerët, le ta bëjmë këtë,” tha Gove.

13:39 Rusia akuzohet për rrëmbimin e kryetarit të dytë në Ukrainë
Qeveria e Ukrainës ka akuzuar ushtrinë ruse për rrëmbimin e një kryebashkiaku tjetër, brenda tre ditësh Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba shkruan në Tëitter se Yevhen Matveyev u kap në qytetin jugor të Dniprorudne, duke akuzuar Rusinë për taktika “terrori”. Më herët, presidenti i Ukrainës akuzoi Rusinë se po përpiqet të krijojë “pseudo-republika” për të copëtuar vendin e tij.

12:43 Negociatat Rusi-Ukrainë, dy ditët e ardhshme pritet të zhvillohet raundi i katërt i negociatave
Një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Podoliak Belta tha sot se bisedimet e mëtejshme midis Rusisë dhe Ukrainës mund të zhvillohen javën e ardhshme. “Sapo të përpunohen formatet e ndërsjella kundër-ligjore, do të planifikohet një takim – raundi i katërt i negociatave. Mund të jetë nesër, pasnesër,” i tha Podoliak Belta. Më tej ai shtoi se propozimet për zgjidhjen e konfliktit janë të shumta, por më e rëndësishmja sipas tij është një armëpushim.

66666-800x398.png


13:00 Papa thirrje Rusisë: Në emër të Zotit ndalojeni masakrën!
Papa Françesku ka dënuar në mënyrë të ashpër sulmin rus ndaj Ukrainës.
“Në emër të Zotit, le të dëgjohet klithma e njerëzve të vuajtur dhe le të ndalojnë bombardimet dhe sulmet”, tha ai gjatë meshës së të dielës në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Bombardimet e spitaleve të fëmijëve dhe civilët janë “barbare” dhe nuk kanë “asnjë arsye të vlefshme strategjike”, shtoi Papa.

12:00 India zhvendos përkohësisht në Poloni ambasadën e saj në Ukrainë
India po zhvendos përkohësisht në Poloni ambasadën e saj në Ukrainë për shkak të përkeqësimit të shpejtë të situatës së sigurisë atje prej sulmeve ruse. Ky njoftim ka ardhur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Indisë (MEA) në një deklaratë të dielën. “Në funksion të përkeqësimit të shpejtë të situatës së sigurisë në Ukrainë, duke përfshirë sulmet në pjesët perëndimore të vendit, është vendosur që ambasada indiane në Ukrainë do të zhvendoset përkohësisht në Poloni”, thuhet në deklaratë.

11:58 Shkon në 35 numri i të vdekurve nga sulmet ruse në objektin e stërvitjes ushtarake
Mësohet se numri i të vdekurve nga sulmet ruse në objektin e stërvitjes ushtarake mëngjesin e sotëm ka arritur në 35. Administrata rajonale e Lviv ka lajmëruar sot se sulmet ajrore ruse në terrenin stërvitor ushtarak Yavoriv vranë 35 qytetarë të pafajshëm ukrainas. Gjithashtu, ai shtoi se 134 persona të tjerë janë shtruar në spital për shkak të lëndimeve të shkaktuara nga sulmet me raketa herët në mëngjes.

11:47 Presidenti polak: Përdorimi i armëve kimike mund të nxisë ndërhyrjen e NATO-s
Presidenti polak, Andrzej Duda tha se përdorimi i armëve kimike nga Rusia në Ukrainë mund ta shtyjë NATO-n të rishqyrtojë vendimin e saj për të mos ndërhyrë ushtarakisht në konflikt me Rusisë dhe Ukrainës. I pyetur nga BBC nëse nëse mendon se presidenti Putin mund të përgatitej të përdorte armë kimike gjatë luftës në Ukrainë ai tha se nga Putin mund të pritet çdo gjë. “Nëse po më pyesni nëse Putini mund të përdorë armë kimike, unë mendoj se Putini mund të përdorë çdo gjë tani, veçanërisht kur është në këtë situatë të vështirë. Politikisht, ai tashmë e ka humbur këtë luftë, dhe ushtarakisht, ai nuk po e fiton atë. Sigurisht, të gjithë shpresojnë se ai nuk do të guxonte ta bënte këtë,” tha Duda.

11:37 Sulmi ajror rus, shkatërrohet një pallat në Chernihiv
Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës tha se një sulm ajror rus ka shkatërruar një ndërtesë shumëkatëshe në qytetin verior të Chernihiv. Sipas tij, të paktën një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në sulm, ndërsa shtatë të tjerë janë shpëtuar. Videot e pa verifikuara në mediat sociale treguan tym të zi që dilte nga ndërtesa nëntëkatëshe ndërsa zjarrfikësit po luftonin për të ndaluar flakët.

77777-800x390.png


11:23 Ukrainë, sulmohet treni për evakuimin e refugjatëve
Një tren pasagjerësh që po bënte rrugën për të marrë refugjatët që po evakuoheshin nga Ukraina lindore ka qenë shënjestra tjetërt e radhës e forcave ruse. Kompania hekurudhore kombëtare e Ukrainës ka njoftuar se është vrarë një pjestar i ekuipazhit të trenit dhe një punonjës tjetër u dërgua në spital. Sipas tij, treni ishte gati të merrte banorët që po evakuoheshin nga rajonet Donetsk dhe Luhansk në stacionin Lyman, duke përfshirë 100 fëmijë.

9:49 Çfarë do të bëjë Gjermania nëse nuk rrjedh më gaz rus?
Kërcënimi i Rusisë për t’ia mbyllur Europës rubinetin e gazit ka nxitur kërkime të ethshme për alternativa të tjera. Nga opsionet që janë në tryezë asnjëra nuk është shumë e shpejtë dhe e vlefshme.

9:30 Sulmi në bazën ushtarake në Lviv, nëntë të vrarë dhe 57 të plagosur
Nëntë persona janë vrarë dhe 57 plagosur gjatë sulmit në një bazë ushtarake në Ukrainën perëndimore në Lviv, tha guvernatori i rajonit, Maksym Kozytsky. Autoritetet tani po punojnë për të shuar zjarrin në bazë, tha ai në një konferencë për shtyp. Kozytsky tha se Rusia gjuajti më shumë se 30 raketa në objektin ushtarak të Yavoriv. Një numër i madh autoambulancash kanë shkuar në bazë.

8:30 Sa larg do të shkojë Putini?
Pas bombave në spital vjen bomba atomike? Nuk mund t’i kuptosh dot më me arsye vrasjet monstruoze në Ukrainë, shkruan Miodrag Soric. Nëse do ta quash “të çmendur” Vladimir Putinin, është njësoj si me Stalinin, Leninin apo Maon: Pushtetarë të etur mjaft kalkukues, të nxitur me fanatizëm nga ideologjia e tyre. Putini dëshiron ta bëjë Rusinë një superfuqi sërish, pavarësisht çmimit. Ai e ndjek këtë qëllim, edhe kundër vullnetit të popullit të tij dhe elitave të instaluara prej tij e të korruptuara. Të dyja palët me sulmin në Ukrainë ai jo vetëm i ka habitur, ish-punonjësi i shërbimit sekret ka tradhtuar interesat e tyre.



1515151616151.png








Top Channel
 
Bota pa Rusin eshte si Shqiperia pa opozite. Ne ket lufe mboj palen Ukrainse por Amerika eshte nxitsja e ksaj lufte.
 

23 ditë luftë/ Bombardohen ndërtesat civile në disa qytete ukrainase! Ukraina: Rusia po provokon tension​


u1-1.jpg


Teksa lufta Rusi-Ukrainë ka hyrë në ditën e 23-të, nuk ka ende shenja paqeje mes dy vendeve. Që herët në mëngjes, u sulmua qyteti i Lviv, ku mbetën të shkatërruara banesa dhe aeroporti i qytetit. Forcat ajrore të Ukrainës thanë se gjashtë raketa lundrimi janë lëshuar nga Deti i Zi. Dy prej tyre u shkatërruan nga raketat kundërajrore. presidenti amerikan Biden bisedoi me homologun e tij kinez, ku i kërkoi që të mos i siguronte Rusisë pajisje ushtarake. Një negociator rus tha se bisedimet Moskë-Kiev janë të përqendruara në statusin neutral të Ukrainës.

19:05 Nis Hetimi i OSBE-së për shkeljet e të drejtave të njeriut në luftën ruse në Ukrainë
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka nisur hetimet për abuzimet me të drejtat e njeriut dhe mizoritë e kryera në luftën e Rusisë në Ukrainë. Misioni i gjetjes së fakteve, i cili vjen pasi 45 vende thirrën një mekanizëm të rrallë të OSBE-së që përdoret për të hetuar abuzimet me të drejtat e njeriut, drejtohet nga tre ekspertë të zgjedhur nga Ukraina.

18:47 Negociatori ukrainas: Rusia po provokon tension
Negociatori i Moskës Vladimir Medinsky tha më herët se të dy palët janë “në gjysmë të rrugës” për të rënë dakord për çështjen e çmilitarizimit të Ukrainës dhe pikëpamjet e tyre janë më të lidhura me neutralitetin e Ukrainës dhe heqjen dorë nga bashkimi me NATO-n. Por negociatori i Kievit Mykhailo Podolyak thotë se Rusia po përpiqet të “provokojë tension në media” dhe se pozicioni i Ukrainës mbetet i pandryshuar.

18:00 Shefi i Mbrojtjes britanike: Rusia nuk arriti të përmbushte objektivat në Ukrainë

Rusia nuk arriti të përmbushë objektivat e saj në Ukrainë, tha shefi i inteligjencës së Mbrojtjes Britanike. Gjenerallejtënant Sir Jim Hockenhull tha se përdorimi i armëve nga forcat ruse do të çonte në mënyrë të pashmangshme në më shumë viktima civile dhe krizë humanitare. Strategjia do të rezultojë në rritje të viktimave civile, një ndërprerje të infrastrukturës ukrainase dhe do të intensifikojë krizën humanitare, sipas tij.

17:29 Gruaja largohet nga Kievi duke mbushur makinën me 20 bulldogë francezë

Kur predhat e artilerisë nisën të binin mbi Ukrainë, Olena Lukash nuk mendonte gjë tjetër përvec sigurisë së “fëmijëve të saj me katër këmbë”. Prandaj dashamirësja e kafshëve ngjeshi të gjithë 20 bulldog-ët e saj francezë dhe u nis me shpejtësi drejt kufirit me Poloninë.

17:23 “Jo” zërit të Moskës! Rregullatori britanik i heq licencën televizionit RT

Rregullatori i medieve në Britaninë e Madhe, Ofcom, njoftoi se ka tërhequr me efekt të menjëhershëm licencën e kanalit televiziv të mbështetur nga Rusia, RT. Në shpjegimin e tij, thuhej se arsyeja e këtij veprimi lidhet me faktin se RT nuk konsiderohet e pershtatshme për të pasur një licencë në Britani.

u3-1-800x450.jpg


17:17 Negociatori rus: Bisedimet me Kievin të përqendruara në statusin neutral të Ukrainës

Një negociator rus tha këtë të premte, në ditën e 23 të luftës se bisedimet Kiev-Moskë janë përqendruar në çështjen e neutralitetit të Ukrainës. Ai tha se diskutimet janë në vazhdim, duke përfshirë garancinë e sigurisë nëse Ukraina refuzon të anëtarësohet në NATO. Për çështjen e çmilitarizimit në Ukrainë, negociatori tha se ata janë “në gjysmë të rrugës”.

17:16 Vizë “e përshpejtuar” për ukrainasit, mijëra vetë përfitojnë nga skema britanike

Britania lëshoi 6,500 viza për refugjatët ukrainas, në skemën e re të lidhur me njerëzit që i largohen konfliktit në Ukrainë. Kjo do të thotë 500 viza më shumë nga sa u lëshuan një ditë më pare, thote BBC. 27 mijë aplikime janë paraqitur në total, sipas të dhënave ‘online”. Qeveria britanike ka krijuar po kështu edhe një skemë tjetër, Shtëpi për Ukrainën, për njerëzit që duan të strehojnë refugjatë.

17:09 OKB: 816 civilë të vrarë në luftë deri më tani

OKB tha këtë të premte se të paktën 816 civilë janë vrarë dhe 1,333 janë plagosur në Ukrainë deri më 17 mars. Shumica prej tyre humbën jetën nga bombardimet me armë dhe raketa. Numri i vërtetë mund të jetë shumë më i lartë pasi OHCHR nuk ka mundur të mbledhë informacion nga disa prej qyteteve më të goditura, përfshirë edhe Mariupolin.

16:49 Përfundon biseda Biden- Xi

Video-telefonata mes presidentit amerikan Joe Biden dhe homologut të tij kinez Xi Jinping ka përfunduar, sipas Shtëpisë së Bardhë. Presidenti amerikan shpresonte të bindte Xi që t’i bashkohej presionit ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës. Dy liderët folën për një orë e 50 minuta, biseda e tyre e parë që nga nëntori.

ukr5-800x436.jpg


16:40 Dhjetëra të vdekur nga sulmet me raketa në Mykolaiv

Sulmet me raketa në Mykolaiv të Ukrainës kanë shkaktuar viktima masive. Sipas BBC, në raport thuhet se të paktën 45 persona kanë vdekur. Korrespondenti io BBC Andrew Harding, në Odesa tha se të paktën dy raketa raportohet se kanë goditur kazermat e ushtrisë në veri të qytetit. Harding tha se kazermat po përdoreshin për të trajnuar ushtarët lokalë në qytetin që ka frenuar një ofensivë të madhe ruse përgjatë bregut të Detit të Zi.

16:00 Zelensky: Bombardimet ruse po pengojnë evakuuimet në Mariupol

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha këtë të premte se bombardimet ruse po i pengojnë autoritetet në qytetin jugor të Mariupolit të krijojnë korridoret humanitare. Ushtria ruse thotë se luftimet kanë arritur në qendër të qytetit, ndërsa mijëra qytetarë mbetën të bllokuar. Në fjalimin e tij të fundit drejtuar kombit, Zelensky tha se qindra njerëz janë ende të bllokuar nën rrënojat e një teatri atje që u bombardua të enjten.

15:50 Rusia kërcënon Shtetet e Bashkuara: Do t’ju tregojmë vendin, e kemi fuqinë!

Rusia paralajmëroi Shtetet e Bashkuara se Moska e ka mundësinë të nxjerrë në pah të gjithë fuqinë e saj dhe akuzoi Perëndimin për nxitjen e një komploti të egër për ta copëtuar këtë vend.

16:23 Frikë nga helmimi! Putini pushon nga puna 1.000 pjesëtarë të stafit

Reagimet kundër Rusisë e sidomos kundër liderit të saj, Vladimir Putin janë shtuar në mbarë botën, me tone të forta indinjate ndaj agresionit rus në Ukrainë.
Ato mbërritën kulmin në momentin që presidenti amerikan, Joe Biden, e përshkroi Putinin si “kriminel lufte”.

ukraine2-2-784x450.jpg


15:41 Televizioni shtetëror rus ndërpret fjalimin e Putinit

Televizioni shtetëror rus ka ndërprerë papritur fjalimin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, teksa ai i është drejtuar audiencës në Stadiumin Luzhniki në Moskë. Ende nuk dihet pse ka ndodhur diçka e tillë. Ai e ka mbajtur këtë fjalim për të shënuar përvjetorin e tetë të aneksimit të Gadishullit ukrainas të Krimesë. Aneksimi i Krimesë është dënuar nga Perëndimi dhe Ukraina, prandaj edhe nuk e njohin si territor rus. Fjalimi i Putinit është ndërprerë papritur dhe televizioni ka shfaqur disa këngë që janë kënduar në stadium. Një pjesëmarrës i koncertit ka thënë se Putin e ka përfunduar fjalimin dhe e ka lënë skenën.

12:10 Mbi dy milionë refugjatë kanë hyrë në Poloni

Garda Kufitare e Polonisë ka thënë se numri i refugjatëve që kanë hyrë në këtë shtet nga Ukraina, prej nisjes së pushtimit rus, ka kaluar shifrën dy milionë. Ky numër është më i madh sesa popullsia e kryeqytetit polak, Varshavës. Garda Kufitare ka thënë përmes një postimi në Twitter të premten se numri i refugjatëve që hyjnë në Poloni është duke u zvogëluar çdo ditë. Sipas saj, 52,000 njerëz kanë kaluar kufirin në 24 orët e fundit.

11:54 Scholz bisedon me Putinin dhe i kërkon armëpushim në Ukrainë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin që të urdhërojë ndaljen e sulmit të Moskës në Ukrainë, dhe të mundësojë zgjidhje diplomatike, duke shmangur edhe katastrofën humanitare. Zyra e Scholzit ka thënë përmes një deklarate se të dy liderët kanë folur në telefon për gati një orë lidhur me “luftën në Ukrainë dhe përpjekjet për t’i dhënë fund asaj”. Nuk janë dhënë detaje tjera, mirëpo Kremlini ka thënë në një deklaratë tjetër se “pala ruse është e gatshme për të kërkuar zgjidhje, në përputhje me qasjet e saj parimore”.


11:54 Scholz bisedon me Putinin dhe i kërkon armëpushim në Ukrainë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin që të urdhërojë ndaljen e sulmit të Moskës në Ukrainë, dhe të mundësojë zgjidhje diplomatike, duke shmangur edhe katastrofën humanitare. Zyra e Scholzit ka thënë përmes një deklarate se të dy liderët kanë folur në telefon për gati një orë lidhur me “luftën në Ukrainë dhe përpjekjet për t’i dhënë fund asaj”. Nuk janë dhënë detaje tjera, mirëpo Kremlini ka thënë në një deklaratë tjetër se “pala ruse është e gatshme për të kërkuar zgjidhje, në përputhje me qasjet e saj parimore”.

10:49 Kryebashkiaku i Kievit: Njerëzit më luten për armë, duan të luftojnë

Kryebashkaiaku i Kievit, Vitali Klitschko është shprehur se ukrainasit janë gati të luftojnë për të mbrojtur vendin dhe familjet e tyre. I veshur me antiplumb, para medieve, ku ndodhej edhe Top Channel, Klitschko tha se Putin po bën gabim të madh, prej të cilit po vdesin shumë persona. Teksa i kërkoi Europës të qëndrojë krah Ukrainës, kryebashkiaku tha se Putini është rrezik i madh për të gjithë botën.

gr-4-4-600x450.png


09:30 Ukraina: Kemi vrarë 14,200 ushtarë rusë që nga fillimi i luftës

Në ditën e 23 të pushtimit rus, ministria e mbrojtjes e Ukrainës thotë se rreth 14,200 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit. Nga ana tjetër, Rusia ka mbetur e heshtur, pasi përditësimi i fundit i saj ishte më 3 mars, ku pretendoi se 498 nga trupat e saj ishin vrarë në luftime. Ndërkohë, zyrtarët amerikanë thanë të enjten se numri i viktimave ruse mund të jetë mbi 7,000.

08:45 Bombardohet një lagje në Kiev, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

Lagja Podil në Kiev ka rënë këtë mëngjes në shenjestrën e sulmeve ruse, ku janë goditur shumë banesa. Gazetari Top Channel, Artur Bibe raporton nga vendi i ngjarjes se nga sulmi ka mbetur i vdekur një person dhe janë plagosur 5 të tjerë. Po ashtu, 95 persona të tjerë janë evakuuar. Dëmi material ka qenë kolosal, pasi janë goditur banesat dhe siç duket nga pamjet, çdo gjë ka mbetur e shkatërruar.

Çfarë ka ndodhur së fundmi në Ukrainë?

Shkatërrohet aeroporti:
Rusia ka gjuajtur disa raketa pranë aeroportit ndërkombëtar të Lviv në Ukrainën perëndimore, duke shkatërruar një fabrikë të riparimit të avionëve aty pranë, sipas zyrtarëve lokalë. Lviv është afër kufirit polak dhe ka vepruar si një strehë e sigurt për mijëra refugjatë

Qytete të tjera të bombarduara: Disa qytete të mëdha janë përballur gjithashtu me sulme të reja ajrore. Në qytetin lindor të Kharkiv , një ndërtesë universiteti dhe dy blloqe banesash u bombarduan, duke vrarë një person dhe duke plagosur 11. Më tej, në jug, në Kramatorsk , dy persona u vranë dhe gjashtë u plagosën në një sulm me raketa. Dhe në kryeqytetin Kiev , një person u vra pasi një raketë e rrëzuar shpërtheu në një lagje banimi

Shpëtohen të mbijetuarit e teatrit: Shefi i të drejtave të njeriut në Ukrainë thotë se civilët e parë që ishin strehuar në një teatër të bombarduar në Mariupol kanë dalë nga rrënojat. Deri më tani 130 njerëz janë shpëtuar, thotë ajo, pas sulmit që Ukraina fajëson Rusinë

Dy milionë ukrainas kalojnë në Poloni : Roja kufitare e Polonisë thotë se më shumë se dy milionë refugjatë nga Ukraina kanë kaluar në vend, shumica prej tyre gra dhe fëmijë

Top chanel
 
Ukraina pretendon se ka vrarë gati 15.000 ushtarë rusë që prej nisjes së okupimit nga Moska, më 24 shkurt. Përditësimi i fundit nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës e humbjeve ruse në tokën ukrainase.

0D01DAC5-C067-43A7-BCD4-1B98B03AFF03.jpeg
 
Mediat vendase në Ukrainë i kanë kushtuar një artikull ukrainasve homoseksualë dhe LGBTQIA+ në tërësi se si ata po integrohen për të luftuar kundër rusëve. Në postim shkruhet se në rast se Rusia fiton, identiteti i tyre do të përdhoset dhe për të shpëtuar, ata janë armatosur.

Ukrainasit mbrojnë jo vetëm vendin tonë, por edhe vlerat e lirisë, dinjitetit, shprehjes, shkruajnë mediat ukrainase.

?️‍? Nga frika për persekutimin e identitetit të tyre, ukrainasit e LGBTQ+ morën një armë në dorë. Dihet se Rusia përpiloi lista të gazetarëve, aktivistëve dhe mbrojtësve të të drejtave të homoseksualëve për t'i vrarë ose dërguar në kampe.

? "Nëse Rusia fiton, do të thotë errësirë. Nuk do të ketë liri, asnjë mundësi për të qenë vetvetja, nuk do të ketë të drejta për komunitete të ndryshme,"-thotë Vlad Shast, një vullnetar i mbrojtjes territoriale ukrainase në intervistën për @ forbes.

Liria do të fitojë! ?82588B7E-8F8C-4B07-81E2-7DB289F0218A.jpeg
 
Dita 26 e luftës/ Ukraina nuk i dorëzon Mariupolin Rusisë! Sulm në qendrën tregtare në Kiev, katër të vdekur



ukraina21.jpg



Dita e 26 të luftës në Ukrainë.

Ukraina ka refuzuar një ultimatum rus që të dorëzohet qyteti i Mariupolit, ku rreth 300,000 njerëz besohet të jenë të bllokuar, duke siguruar kalim të sigurt nga porti nëse kjo ndodh. Kryetari i bashkisë së Mariupolit tha më herët për BBC se premtimet humanitare të Moskës nuk mund të besohen, duke u zotuar se forcat ukrainase do të luftojnë. Situata në qytet, i cili është i rrethuar nga trupat ruse dhe i shkatërruar nga bombardimet, është si “ferri në tokë”, pasi furnizimet ushqimore dhe mjekësore po mbarojnë.

Sulmet në qytete të tjera të Ukrainës vijojnë, disa shpërthime të forta u raportuan nga Kievi, ku autoritetet thanë se shtëpitë dhe një qendër tregtare u goditën, duke shkaktuar katër viktima.

Ministria e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar tha se forcat ruse që përparojnë në kryeqytet nga verilindja kanë ngecur, ndërsa ndodhen 24 km nga qendra e qytetit. Ndërkohë, ka pasur një rrjedhje amoniaku në një fabrikë kimike në qytetin verilindor Sumy, i cili gjithashtu është i rrethuar nga forcat ruse. Zyrtarët u thanë banorëve të qytetit që të largohen në një rreze prej tre miljesh, sepse gazi është i rrezikshëm.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kritikoi Izraelin për hezitimin e tij për të dërguar teknologjinë e mbrojtjes raketore në Ukrainë Në një fjalim në parlamentin izraelit, ai tha: Të gjithë e dinë se sistemet tuaja të mbrojtjes nga raketat janë më të mirat… ju patjetër që mund t’i ndihmoni njerëzit tanë.

8:50 Forcat e Armatosura të Ukrainës: Shtatë objektiva ruse u goditën
Forcat e Armatosura të Ukrainës thanë se shtatë objektiva ajrore ruse u goditën gjatë të dielës. Objektivat ishin një avion, katër mjete ajrore pa pilot (UAV) dhe dy raketa lundrimi. Ai thotë se ka pasur një rënie në intensitetin e përdorimit të avionëve të drejtuar nga Rusia. Në rajonet Donetsk dhe Luhansk thuhet se po kryhen masa mobilizimi të detyruar nga forcat ruse.

8:25 Zelensky: Jeruzalemi vendi i duhur për bisedime
Izraeli po bën përpjekje për të ndërmjetësuar midis Ukrainës dhe Rusisë dhe potencialisht mund të jetë një vend për bisedimet e ardhshme të nivelit të lartë të paqes, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

8:20 Bombardimet në Kiev, katër të vdekur
Katër persona kanë vdekur pas bombardimeve të disa banesave dhe një qendre tregtare në Kiev. Në një postim, kryebashkiaku i kryeqytetit Vitali Klitschko tha se ekipet e shpëtimit janë ende duke shuar zjarrin e madh në vendin e sulmit. Pamjet e publikuara nga shërbimet e urgjencës tregojnë një operacion shpëtimi në një qendër tregtare në Kiev.


Top Channel
 

Dita 27 e luftës/ Presidenti amerikan: Putini me shpatulla pas murit, ukrainasit po rezistojnë​



Prej 27 ditësh, Ukraina po përballet me forcat ruse që po tentojnë të pushtojnë vendin, ndërsa presidenti amerikan Joe Biden ka paralajmëruar se Rusia mund të përdorë armë biologjike dhe kimike ne fqinjin e saj lindor.

Megjithatë Biden thotë se tashmë presidenti rus Vladimir Putin “është më shpatulla pas murit, pasi ukrainasit po rezistojnë. Reagimi i Biden erdhi pasi Pentagoni deklaroi më herët se ka “prova të qarta” që forcat ruse po kryejnë krime lufte në vendin fqinj. Përcaktimi që Biden i bëri javën e kaluar Putinit si “kriminel lufte”, si “diktator vrasës” dhe “bandit”, kanë shkaktuar një krisje edhe më të thellë në marrëdhëniet me Rusinë. Ministria e Jashtme ruse tha se ato ishin “të padenja për një figurë shtetërore të një rangu kaq të lartë” dhe rrezikoi prishjen e lidhjeve SHBA-Rusi. Përmes një note proteste dorëzuar ambasadorit amerikanë në Moskë, pala ruse paralajmëroi gjithashtu se marrëdheniet mes Rusisë e SHBA-së mund të ndërpriten plotësisht. Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë e OKB-së ka urdhëruar tashmë Moskën të ndalojë pushtimin e saj dhe një prokuror në gjykatën ndërkombëtare penale ka nisur një hetim për krimet e luftës.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar forcat ruse janë “bllokuar në Ukrainë”, ndërkohë që Mariupoli po përpiqet në maksimum për të mos iu dorëzuar rusëve. Në qytetin jugor, shkatërrimet janë të pa llogaritshme.

Një ditë më parë, janë evakuuar 8.000 persona nga zonat e konfliktit, sipas zyrtarëve në Ukrainë.

Presidenti Volodymyr Zelensky sërish ka kërkuar bisedime të drejtpërdrejta me Putinin, duke theksuar se lufta nuk mund të mbarojë nëse ata nuk takohen ballë për ballë.





Top Channel
 

Një muaj luftë në Ukrainë! Zelensky i kërkon botës të protestojë! Liderët e NATO-s takohen në Bruksel​



zelensky-3.png



Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje sot njerëzve në gjithë botën që të dalin në rrugë dhe të protestojnë si shenjë mbështetjeje për Ukrainën.

Sipas tij, lufta e Rusisë nuk është vetëm kundër Ukrainës, por edhe kundër lirisë së njerëzve. Gjithandej. Bota duhet ta ndalë Rusinë, shtoi Zelensky.
Ejani nga zyrat tuaja, shtëpitë tuaja, shkollat dhe universitetet tuaja, ejani në emër të paqes, ejani me simbolet ukrainase për të mbështetur Ukrainën, për të mbështetur lirinë, për të mbështetur jetën”, tha presidenti.

Fjalimi i Zelensky erdhi disa orë përpara samiti të NATO-s që mbahet këtë të enjte në Bruksel, ku vendet perëndimore pritet të bien dakord për dërgimin e përforcimeve në Evropën Qendrore dhe Lindore për të forcuar mbrojtjen e bllokut. Në takim do të marrë pjesë dhe presidenti amerikan Joe Biden.

Në këtë udhëtim në Europë, shkruan BBC, Bideni do duhet të përballet me disa sfida, që do të duhet të bindë aleatët e tij se forcimi i vendosmërisë së NATO-s nuk është një kusht i përkohshëm, por një normalitet i ri.

Bota duhet të përballet me krizën e re të refugjatë, ndërkohë që këtë gjë po e vuan më shumë fqinji i Ukrainës, Polonia. Hapja e kufijve të tij për miliona ukrainas ka vënë në presion të konsiderueshëm vendin dhe, nëse nuk trajtohet si duhet, mund të çojë në trazira sociale dhe paqëndrueshmëri ekonomike.

11:04 Rama në Bruksel, takohen liderët e NATO-s, nis samiti i jashtëzakonshëm
Liderët evropian dhe amerikan u takuan sot për herë të parë që prej fillimit të konfliktit në Ukrainë.

09:30 Çfarë pritet nga samiti i NATO-s?
Liderët evropianë dhe SHBA po përgatiten të takohen për herë të parë që prej fillimit të konfliktit në Ukrainë. Gjëja kryesore që Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dëshiron mbyllja e kufirit ajror me Rusinë, por kjo nuk ka ndodhur sepse rreziku i konfliktit me rusët do të jetë shumë i madh. Gjithashtu pritet të dëgjohet se çfarë mbështetje do t’i jepet Ukrainës për të luftuar një sulm kimik ose biologjik, pasi SHBA ka ngritur shqetësimet e saj se Rusia mund t’i drejtohet kësaj mundësie.

09:16 Stoltenberg: Putini bëri “gabim të madh” me pushtim të Ukrainës
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se presidenti rus Vladimir Putin ka bërë “gabim të madh” me pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.


Top Channel
 

32 ditë luftë! Zelensky thirrje Perëndimit: Na ndihmoni me armë! Shpërthime të fuqishme në Lviv​



lviv-1.jpg



Kjo e dielë shënon ditën e 32 të luftës në Ukrainë, ndërsa situata sa vjen dhe bëhet edhe më e vështirë.

Presidenti ukrainas, Volodymr Zelensky i ka kërkuar Perëndimit të rrisë furnizimet ushtarake për vendin e tij. Ai tha se nuk ishte vetëm Ukraina në rrezik dhe vetëm 1% e tankeve dhe avionëve të NATO-s nevojiten për të ndihmuar forcat e tij të luftojnë Rusinë.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) tha se ishte e shqetësuar për presionet me të cilat po përballet stafi i termocentralit të Çernobilit, pasi nuk ka pasur asnjë rotacion të stafit për gati një javë.

Më shumë se 3.7 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina.

Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord për dy korridore humanitare për të evakuuar civilët duke përfshirë edhe ukrainasit që largohen me makina private nga qyteti i rrethuar i Mariupolit.

Ukraina ka zmbrapsur shtatë sulme në rajonet lindore të Donetsk dhe Luhansk, sipas forcave të armatosura të vendit.

Ukraina tha se Rusia ka filluar të shkatërrojë depot e karburantit dhe ushqimit. Qyteti Chernihiv ka 44 persona të plagosur rëndë, duke përfshirë tre fëmijë, të cilët nuk mund të evakuoheshin për t’u trajtuar.

Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në Lviv, qyteti në perëndim të Ukrainës jo shumë larg kufirit polak dhe kryetari i qytetit tha se ai mendon se sulmet ajrore ruse kishin për qëllim t’i dërgonin një mesazh Bidenit. Lviv është bërë një strehë e sigurt për ukrainasit që ikin nga konflikti.

“Për hir të Zotit, ky njeri nuk mund të qëndrojë në pushtet”, tha presidenti amerikan Joe Biden për homologun e tij rus Vladimir Putin gjatë një fjalimi në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë. Ndërsa Kremlini tha se nuk i takon Bidenit të vendoste se kush e qeveris Rusinë.

09:00 Lufta në Ukrainë, dy korridore humanitare këtë të dielë
Dy korridore humanitare janë rënë dakord për këtë të dielë, sipas zëvendëskryeministrit të Ukrainës. Ministrja Iryna Vereshchuk tha se korridoret do të shkojnë nga rajonet e Luhansk dhe Donetsk dhe do të përfshijnë edhe persona që largohen nga Mariupol me makina.

08:30 Zelensky i bën thirrje Perëndimit të furnizojë me armë Ukrainën
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka kërkuar qeverive perëndimore që të furnizojnë vendin e tij me avionë, tanke dhe sisteme të mbrojtjes raketore. Në një fjalim online natën vonë, ai tha se armët e rënda që mund të mbronin lirinë në Evropë po grumbullonin pluhur duke qëndruar në stoqe. Zelensky u ankua se avionët rusë nuk mund të rrëzoheshin me mitralozë.


Top Channel
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.