Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Libri i Anne Frank tërhiqet nga dyqanet pas diskreditimit të fakteve

Lina

NeTeDy.com ?
Kontributor
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,764

Libri i Anne Frank tërhiqet nga dyqanet pas diskreditimit të fakteve​


ako.png


Libri i titulluar “Tradhtimi i Anne Frank” thotë se një noter hebre i quajtur Van den Bergh kishte treguar te nazistët vendin e fshehjes

Një libër që pretendonte se zgjidhte misterin se cili kishte tradhtuar te nazistët hebrejen e famshme Anne Frank, është tërhequr nga botuesit holandeze pas denoncimit të pavërtetësissë së zbulimeve.

Grupi kërkimor pretendonte se një hebre i quajtur Arnold Van den Bergh ishte përgjegjës për arrestimet e vajzes dhe të familjes së saj gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Por që prej publikimit të librit në janar punimi është kritikuar gjerësisht, dhe dy ekspertë e historianë të Luftës së Dytë Botërore thanë se nuk i qëndron fakteve.

Anne Frank ishte një vajzë hebreje që shkroi një ditar për dy vitet e saj duke qëndruar e fshehur me familjen në një papafingo, para se të kapeshin e të dërgoheshin në një kamp përqendrimi në 1945.

Libri i titulluar “Tradhëtimi i Anne Frank” thotë se një noter hebre i quajtur Van den Bergh kishte treguar te nazistët vendin e fshehjes së vajzës dhe famijes së saj.

Por grupi hetues, i drejtuar nga nje hetues në pension i FBI, shpenzoi gjashtë vjet duke tentuar të zbardhte rastin e vjetër.

Autorja kanadeze e librit Rosemary Sullivan, u dënua nga shumë grupime që thonin se kishte “njollosur dinjitetin e të mbijetuarve të holokaustit”.

Prandaj publikuesit HarperCollins tërhoqën edicionin në anglisht të librit pas raportimeve se pohimet në të ishin “amatoreske”.

“Nuk ka prova serioze për këto akuza të rënda,” shkruanin ekspertët në raport, teksa shtëpia publikuese holandeze Ambo Anthos tha se libri nuk do të shitej më.

Ekspertët hetues kanë mbështetur zbulimet e tyre por nuk pretendojnë se kanë zbuluar të gjithë të vërtetën.

“E jona është vetëm një teori, asgjë më shumë,” tha hetuesi Pieter van Twisk për agjencinë holandeze ANP.



ak-2.png



Një libër që pretendonte se zgjidhte misterin se cili kishte tradhtuar te nazistët hebrejen e famshme Anne Frank, është tërhequr nga botuesit holandeze pas denoncimit







Top Channel
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.