Lezha
qytet në Shqipëri, në Qarkun e LezhësQytet në Shqipëri Lezha është një qytet në Shqipërinë veriore, vendasit e të cilit quhen "lezhjanë". Lezha ndodhet në një pozicion gjeografik shumë të favorshëm për sa i përket klimës saj bregdetare. Bregdeti i detit Adriatik ndodhet jo më shumë se 8 km.
Emri i Lezhës
Qyteti antik i Lezhës cilësohet me emrin Lissitan. Jane bërë disa zbërthime etimologjike deri më sot nga dijetarë të ndryshëm. Është përngjasuar emri Lezhë, apo Liss me fjalën shqipe Lis çka përbën një etimologji popullore. Ka të tjerë që emrin Lezhë e lidhin me emrin e italiazinuar Alesio, ngaqë përmendet në dokumentet mesjetare shumë shpesh, me kuptimin Aleks, Aleksandër. Ky emër lidhet edhe me emrin e Llesh apo Lekë Dukagjinit, si derivate të emrit më të plotë Aleksandër. Këto shpjegime etimologjike janë gjithashtu në rrafshin e etimologjisë popullore, dhe duhet thënë, se emri topik Lissitam çka parakupton rrënjën Liss, është një emër i mirfilltë ilir, kuptimi i të cilit, për arsye të një lartësie tepër të skajshme mund të themi se nuk ka mbetur i zbërthyer shkencërisht kënaqshëm deri më sot.
Pozita gjeografike
Aty ku Lumi Drin i jepte fund rrugëtimit të vet nëpër Shqipëri dhe bashkohej me Detin Adriatik për të krijuar Gjirin e Drinit; aty ku takohen zgjatimet e fushave pjellore të Zadrimës, të Torovicës (dikur kënetë) dhe të Bregut të Matës (krijuar nga prurjet e lumenjve Drin dhe Mat); aty në majen e një kodre në formë piramide (Mali i Shelbumit) dhe rrotull një kodre tjetër edhe më të vogël, në majen e së cilës sot dallohen bedenat e Kalasë Mesjetare, qarkuar nga V-L prej një kreshte malore (pika më e lartë, Vela-1171 m), dëshmohet në vijëmësi një ndër vendbanimet me të hershme mesdhetare: Lezha.Pak fjalë mbi Lezhën
Lezha si qytet dhe biostrukturë përfaqëson diçka shumë të rëndësishme dhe të veçantë.Nga pikëpamja gjeometrike dhe ekologjike, Lezha, përbën një kaleidoskop të mrekullueshëm të natyrës, gati një lloj principate të pashembullt ekologjike, ku mali, fusha, pylli, monumentet arkeologjike dhe historike, laguna dhe deti përbëjnë një bashkësi të spikatur. Në këtë kuptim, Lezha, është e preferuara e shekujve, një sintezë e veprsës së natyrës e të njerëzve me një vesk të ndritshëm të historisë e artit. Në portat e Lezhës mund të hysh pa trokitur, dhe duke e njohur fytyrën dhe thelbin e saj, vetëm mund te magjepsesh pambarimisht.Lezha është një grishje e përhershme dhe një estetikë e gjallë e sendeve dhe qytetërimit iliro-shqiptar, një stacion diturak i mijëvjeçarëve dhe i kënaqësive të veçanta të banorëve dhe të udhëtareve. Çdo tregim mitologjik për Lezhën i paraprin historisë së saj plot motive dhe kontraste nga më të ndryshmet. Jo më kot, kronikania dhe eruditja bizantine Ana Komnena, në shek. XII, e quan Lezhën një qytet të ngritur në ajër, që mund të shihet nga të gjitha anët. Nuk është thjesht metafore e skajshme, por vetvetiu çdo shikues mund t'a vështrojë Lezhën në lartësinë e historisë së saj, në ajrin e shekujve si të dale nga frymëmarrjet poetike të poetit Ndre Mjeda, që ka shkruar mrekullisht për Lezhën. Ku nga të kater anët, të rrethojnë metaforat e historisë; çdo njeri jeton midis tyre dhe këtu qëndron vetë sekreti i mbijetesës.
Muret rrethuese të Lisit, planimetria
Historia e njërit prej qyteteve me te vjetër te Shqipërisë
Muret rrethuese të Lisit përfshinin një sipërfaqe prej rreth 20 ha, duke zënë majën dhe shpatin perëndimor të një kodre pranë bregut të majtë të lumit Drin. Muret anësore, që zbrisnin nga shpati, vazhdonin edhe në terrenin e sheshtë rrëzë kodrës, duke përfunduar në breg të lumit me nga një kullë. Një mur tërthor që kalonte paralel me lumin, mbronte pjesën fushore. Pjesa tjetër e fortifikimit ndahej gjithashtu nga një mur tërthor, duke e ndarë qytetin në dy pjesë, të sipërmin dhe të poshtmin. Muret kanë një trashësi 3,20-3,50 m dhe janë ndërtuar me blloqe gurësh të punuara në forma trapezoidale dhe poligonale që kanë një gjatësi 0,60-1,60 m dhe lartësi 0,30-0,60 m. Faqja e jashtme e gurëve është lënë e gufmuar, e punuar ashpër me çekiç ose ashtu siç ka dalë nga gurorja. Stilet e ndryshme të ndërtimit, trapezoidali i rreshtuar dhe poligonali ndërthuren midis tyre dhe janë të njëkohshëm. Fortifikimi i Lisit ka pasur shumë porta, që hapeshin nga të gjitha anët e murit perimetral. Vetëm në qytetin e sipërm janë zbuluar 10 hyrje, ndërsa në qytetin e poshtëm për shkak të ruajtjes së dobët të linjes së murit rrethues akoma nuk është zbuluar ndonjë prej tyre. Shumica e hyrjeve kishin një gjerësi prej rreth 3–4 m, duke shërbyer në këtë mënyrë për qarkullimin e karrove, gjurmët e rrotave të të cilave ruhen akoma mbi pragjet prej guri. Hyrjet mbroheshin përgjithësisht nga kulla anësore. Porta instalohej në thellësi të një korridori, që formohej nga kulla dhe muri rrethues ose nga zhvendosja paralele e dy skajeve të murit. Ajo ishte dykanatëshe, e siguruar nga brenda me një tra, që lëvizte horizontalisht (katarah). Muret rrethuese janë pajisur edhe me kulla, të cilat kanë më tepër karakterin e bastioneve, duke qenë të mbushura përbrenda me gurë të mëdhenj deri në lartësinë e shtegut të rojeve. Kullat kanë forma drejtkëndëshe, me përjashtim të njërës që ka formë të rrumbullakët. Ato kanë një gjerësi ballore 6,00-10,50 m dhe projektohen nga muret 5,50x8,00 m, të vendosura zakonisht 40–50 m larg njëra tjetrës. Përveç kullave, për të kontrolluar kurtinat janë përdorur edhe kthesa muresh sidomos në terrene me pjerrësi të theksuar. Nga gërmimet akeologjike, muret rrethuese të Lisit, kur ai kishte marrë fizionominë e vërtetë të një qyteti antik, janë datuar në fund të shek. IV — fillimi i shek. III p.e.r., duke hedhur poshtë mendimin tradicional se Lisi ka qenë një koloni sirakuziane e themeluar në fillim të shek. IV nga Dionisi plak i Sirakuzës.Nuk mund të gabonte Ana Komnena, ne shek. XII, kur e quan Lezhën një qytet te ngritur në ajër, që mund të shihet nga të gjitha anët. Jo më shumë sesa metaforë, Lezha është një qytet, ku janë përplasur dallgët e pafundme të historisë së Shqipërisë. Atje ka qenë Jul Cezari, dhe po atje, Skënderbeu, u kërkoi besën princërve shqiptare. Duke iu "larguar" Krishtit, zbulimi më i madh arkeologjik i epokës së bronzit, është gjetja e thesarit prej 120 sopata prej bronzi, shumica të vogla, të tipit kelt dhe të tjerat më të mëdha te tipit "dalmato-adriatikas". Ky thesar u gjet në Torovicë, 13 km në veri të Lezhës. Për historianet, Lezha, si qytet me hershmërinë e saj, përfaqëson një qerthull te një fisi ilir, prej të cilit trashëgonte emrin e tij "Lissitan". Ka një rimëkëmbje të Lezhës në fillimin e shek. VI. Kështjella e Lezhës është ne listën e rindërtimeve të mëdha të Perandorit ilir Justiniani i Madh dhe përmendet në librin e Prokopit të Çezaresë.
Ftillëzimi i historisë njerëzore gjallon ne Lezhë që në periudhën parahistorike, në epokën e bronzit dhe të hekurit. Arkeologjia hap enigmat e mbyllura te zanafillës. I vetmi objekt përfaqësues i dorës së njeriut prehistorik, që është gjetur deri me sot, në ketë areal është një sopatë e vogël prej guri punuar, gjetur rastësisht, gjatë gërmimeve për hapjen e themeleve të një godine në qendrën e Lezhës. Është sopatë guri, e tipit të quajtur "gjuhë lope". Vetvetiu, kjo vepër në miniature, zmadhohet në përfytyrimin tonë, si dëshmi e ekzistencës së vendbanimit prehistorik dhe është një motiv ngacmues për zbulimet e ardhshme në rrafshin e prehistorisë.
Epoka e bronzit dhe e hekurit përfaqësohet nga një koleksion objektesh: armë, vegla pune, vathë, fibula, etj. Zona e Lezhës dhe zonat ne kufi te saj janë zona minerale të pasura me bakër. Ky resurs ka qenë gjithnjë burim i jetës dhe i punës. Zbulimi më i madh arkeologjik i epokës së bronzit është gjetja e thesarit prej 120 sopata prej bronzi, shumica të vogla të tipit kelt dhe të tjerat më të mëdha të tipit "dalmato-adriatikas". Ky thesar u gjet në Torovicë, 13 km në veri të Lezhës. Mes tyre, ishte dhe një sepatë bronzi e tipit italik, që saktësoi datimin e krejt thesarit në shek. X para erës sonë. Ky thesar shpreh një faze paraardhëse të sistemit monetar, sepse shkëmbimi i tyre, parakupton vlerat e sopatave, si simbole paramonetare të shkëmbimit. Kodër-varret, varrezat tumulare, që ndodhen në të gjithë hapësirën që rrethon të Lezhës, kanë dhëne objekte të rëndësishme te kulturës së hershme ilire. Mes tyre është gjetur dhe një shpate e tipit "Niken", prej bronzi, gjë që simbolizon trafikun dhe lidhjen me kulturën e gjeo-mikenas, vetëkuptohet nëpërmjet detit në ketë qerthull. Materiali arkeologjik, i zbuluar në Blinishtë në Troshan, në Daj, në Kallmet, në Spitë, në Malësi të Lezhës tregon për një cikël të vendbanimeve parahistorike të etnosit ilir. Madje, edhe në kreshtën e malit të Shetbunit, janë gjetur gjurme muresh të sistemit mbrojtës parahistorik, që i takon si kohë periudhës së vonë të bronzit.
Qendrat prehistorike vetvetiu shndërrohen në qendra protourbane, paraqytetare. Vendbanimet e fortifikuara protourbane janë jo vetëm në malin e Shelbunit, por edhe në vetë kodren e Lezhës. Këto vendbanime protourbane do të përqendrohen dhe do të krijojnë një simbiozë për të kaluar në fazën më të lartë atë urbane, pra të strukturës qytetare dhe të konceptit të ekzistencës dhe funksionimit të qytetit antik.
Faza urbane nis dhe dokumentohet nga autorët e lashtë dhe përmendet me emrat Lis, Lissos, Lisso, Lissum. Banorët e qytetit janë quajtur Lisitam. Emrat etnik, sipas Stefan Bizantinit qenë: Lissios dhe Lisseus. Jeta qytetare është fryt i zhvillimeve në strukturën ekonomiko-shoqërore në Ilirinë Jugpërendimore gjatë shekujve 5-6 para erës sonë. Në të vërtetë kemi të bëjmë me epokën e jetës qytetare, në të gjitha qendrat e mëdha në bregdetin lindor te Adriatikut, me njëkohësinë e strukturimit qytetar në Shkoder, Ulqin, Rizon etj. Duke u bazuar në formen e mirëfilltë dhe të plotë të qytetit të zhvilluar të Lezhës, me perfundimin tipik të sistemit mbrojtës, mund të caktojme se jeta urbane e tij lidhet me fundin e shek.IV para erës sonë. Të rralla janë qytetet antike të Shqipërisë, që kanë ndërtime mbrojtëse të fortifikuara, aq të bukura dhe të fuqishme për nga ndërtimi, teknikat e ndertimit dhe pozicioni. Lezha është një nga qytetet më të mëdha dhe më të fortifikuara të krejt Ilirisë. Madje, sistemi i fortifikimit të Lezhës, është më i fuqishëm se ai i Apolonisë.
Lezha funksionon si qytet bregdetar dhe njekohesisht si liman lumor, ne skajin me jugor te shtetit ilir te Ardianeve dhe spikat per rolin e rendesishem ne shek. III para. K. Lezha eshte pike strategjike per levizjen e Flotes Ushtarake Detare Ilire dhe behet nje qender emblematike ne kohen e sundimit te mbretereshes ilire, Teuta, e cila riorganizoi dhe fuqizoi Floten Detare Ilire per operacionet luftarake ndaj Epidamnit, Korkyres, qyteteve te tjera te Greqise, deri ne thellesi te Mesdheut. Qyteti i Lezhes dhe fortifikimi i tij Akrolisi, per here te pare, shenohet ne burimet historike nga historiani Polidi, i shek.II para eres sone. Ky autor i jep hapesire ne pershkrimet e tij luftrave iliro-romake, ngjarjeve, qe u zhvilluan ne token ilire gjate luftrave maqedono romake, gjate viteve 264 dhe 146 para eres sone. Qyteti i Lezhes eshte emer kryesor ne traktatin e paqes, ndermjet mbretereshes ilire Teuta dhe perfaqesuesve te Romes ne vitin 229 para eres sone. Lezha caktohet nga romaket si kufiri me jugor i lundrimit te anijeve luftarake ilire ne Adriatik. Fakti, qe romaket e njohin kete qytet, eshte domethenes. Por, kufizimi i levizjes se Flotes Ilire nuk u respektua gjate, ne vitin 220 para eres sone, strategu i famshem ilir Skerdelajdi se bashku me Demeter Farin, u nisen nga bregdeti i Ilirise me 90 anije, kaluan kufirin tabu te Lezhes dhe vazhduan lundrimin luftarak ne drejtim te ishujve Kylkade.
Eshte pikerisht Polibi, i cili thote se Filipi V, mbreti i Maqedonise shpresonte te shtinte ne dore Lezhen dhe Akrolisin. Ai perpiloi nje plan strategjik, u nis me ushtri te madhe tokesore dhe mbas nje udhetimi 2-ditor, qendroi prane lumit Ardoksan, prane Lezhes. Polibi u impresionua dhe qe i kujdesshem para ketij qyteti te fortifikuar shume mire. Akrolisi ishte me i larte dhe akoma me i fortifikur, duke e bere te pamundur pushtimin e tij. Filipi i V, synoi ne hapesiren midis Lezhes dhe rrezes se malit te Akrolisit. Ai pjesen me te zgjedhur te ushtareve te armatosur lehte e fshehu ne disa lugina te pyllezuara nga ana e brendshme e tokes. Me pjesen tjeter te ushtrise, ai sulmoi nga ana e detit nga perendimi. Polibi shenon "brenda ne Lezhe ishin grumbulluar forca te medha, nga krahinat e aferme ilire, te ardhura menjehere aty, sapo kishin degjuar per ardhjen e Filipit. Sa per Akrolisin iliret kishin besim aq te madh ne fortifikimin e tij, saqe kishin lene atje vetem nje ushtri te paket per ta ruajtur". Ahere Filipi V perdori nje strategji ushtarake, mbajti ne fushe ushtaret e armatosur rende, kurse ata qe ishin armatosur lehte i nisi sulm drejt kodrave. Vendasit i thyen lehte pararojat e Filipit dhe duke marre guxim nga kjo dolen nga qyteti dhe zbriten ne fushe. Te njejten gje, bene edhe ushtaret qe ruanin Akrolisin, qe kujtuan se Filipi u kthye dhe po terhiqej nga fusha e betejes. Por, ne kete cast, ushtaret maqedonas, qe ishin te fshehur u turren me force kunder ilireve. Gjithashtu edhe ushtaret e armatosur rende ne fushe te Filipit kundersulmuan. Trupa mbrojtëse e Akrolisit nuk pati kohe te rikthehet ne fortifikimin e tyre, sepse ju pre rruga nga ushtaret maqedonas, qe i kishin zene prite. Fale kesaj strategjie dinake, Filipi V, mbas luftimesh te medha dhe te pergjakshme e pushtoi Lezhën dhe Akrolisin. Kjo gje ndodhi ne vitin 213 para eres sone. Filipi V me 216 dhe 214 para eres sone kish sulmuar dy here edhe qytetin e Apolonise dhe kish kercenuar edhe Epidamnin, por nuk mundi t'i pushtonte. Por pushtimi maqedonas qe i shkurter. Eshte Polibi, qe e permend qytetin e Lezhes, ne shek e II para eres sone si qytet rezidencial i Gentit, mbretit te famshem dhe te fundit ilir. Ne kete qytet te fortifikuar, Genti, priti delegacionin maqedonas, te derguar nga Taseu, mbreti i Maqedonise, per te finalizuar nje marreveshje per lidhjen e nje alenace miqesore mes shtetit ilir dhe atij maqedon. Keto bisedime me kthim dhe dergim delegacionesh perfunduan ne qytetin Meteon te Labeatisë. Marreveshja u arrit dhe mbreti Gent dergoi perfaqesuesit e tij se bashku me ato te Perseut per te shkuar ne ishullin e Rodit per te bere se bashku nje aleance tripaleshe kunder Romes. Sipas kronikave historike, Genti i pozicionuar ne lufte te hapur kunder romakeve, mblodhi ne qytetin e Lezhes 15.000 luftetare te armatosur. Ai nisi nje njesi luftarake prej 1000 kembesoresh dhe 10 kaloresish te kryesuar nga i vellai, per te nenshtruar fisin e Kavove, ndersa vete u nis kunder qytetit ilir Basanje, 5 milje larg Lisit, qe ne ate lak kohor ishte aleat i romakeve. Gjithashtu, Genti dergoi dhe 80 anije, per te placitur tokat e epidamnasve dhe apoloniateve, qe ishin pro Romes. Këto veprime të Gentit patën një kundërveprim të fuqishëm të romakëve dhe në luftën iliro-romake të vitit 168 para.K., Genti u dorëzua në qytetin e tij, që ishte kryeqendër e shtetit ilir, Shkodër.
Duke parë burimet e lashta dhe të dhënat e autorëve antike, mësojmë se për themelimin e qytetit të Lezhës i atribuohet një rol kolonizues një personaliteti të njohur të kohës : Dionisi Plak, tiran energjik i Sirakuzës. Kështu, [[Diodori i Sicilisë]], që ka jetuar në kohën e Jul Çezarit dhe Augustit, thotë se Dionisi plak, kishte projektuar një fushatë të kolonizimit të bregdetit ilir të Adriatikut me drejtim nga përëndimi në lindje dhe kish dërguar kolonë për të themeluar qytetin e Lezhës, në vitin 385 para. K. Kjo e dhënë historike është marrë si e mirëqenë nga shumë dijetarë, por edhe është vënë në dyshim nga dijetarë të tjerë. Në të vërtetë, që në shek. XVIII, nga dijetari Lucius është vënë në dyshim themelimi i një kolonie sirakuziane në Lezhë, i cili thotë se ka një ngatërrim dhe lapsus grafik të emrit në kronika; se nuk është themeluar qyteti Lissos, por qyteti Issa, ne ishullin Hva ne bregdetin dalmat. Pra, ky ngatërrim toponimik, ka krijuar një debat në rrafshin e dijetarëve historianë. Një analizë të hollësishme të tezave mospërputhëse për kolonizimin ose jo nga ana e Dionisit Plak të Sirakuzës, është bërë nga dijetari G. Novak, i cili është nga njohësit më të mirë të veprimtarisë kolonizuese të Dionisit Plak në Adriatik.
Në të vërtetë teza se Lezha është themeluar nga Dionisi Plak i Sirakuzës më 390-394 para.K., është hedhur poshtë me argumente të shumta të dala nga gërmimet arkeologjike nga ana e dijetarëve shqiptare, por edhe më parë nga arkeologë të huaj. Ndonëse nuk mund të mohohet historikisht një ndikim nga përëndimi në Lindje i Dionisit Plak të Sirakuzës edhe në Lezhë, prapseprapë nuk mund të bëhet fjalë për një kolonizim, sepse mbarëvajtja e Lezhes si njësi e plotë qytetare në shek. IV para erës sonë, qe nje realitet i pamohueshem dhe se deri me sot nuk jane gjetur deshmi dhe gjurme te kultures saraguziane, as monedha dhe as objekte materiale te Sirakuzes ne qytetin e Lezhes.