Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Lamtumire znj.Hajrie Rondo

U

Universal

Guest
5fdef83fcf7cb56978cd3ee2430cf3ee13bcaa85.jpg


Hajrie Rondo ishte një aktore e mirënjohur shqiptare. Ka lindur më 1 mars 1951 në Delvinë dhe në po të njejtin qytet ndërroi jetë më 9 Shtator 2017 pas peripecive të shumta në luftën kundër kancerit.

Hajrie Rondo ishte një aktore me diapazon të gjerë. Ajo ka interpretuar në të gjitha gjinitë. Rondo ka luajtur rreth 120 role në teatër dhe rreth 40 role në filma.
Rondo vuante nga sëmundja e kancerit, gjersa vetëm pak ditë më parë kishte kryer një operim në kokë.
 
Te ndricofte Zoti shpirtin o Tana.. :(
 
Te ndricofte Zoti shpirtin o Tana.. :(
"Iku! Iku po nuk pranoi asgjë!" ---Përrallë nga e kaluara
"Lëre vajzën, lëre more vajzën, pushti i Duçes ty po të them" ---- Vellezer dhe shoke
"Mirë jam, nëna na vdiq vjet, baba mirë, djali të është bërë burrë. S'të njoha fare" ---- Nëntori i dytë
"Janë çupat e fshatit, kanë gjetur një burim të ri" ---- Një emër midis njerëzve
"Avni bir! Të ka ardhur tërë Shqipëria! Të presin të thuash një fjalë! " ---- Një emër midis njerëzve
Etj etj etj...

Të bëftë Shpirti Dritë "Nëna e Avni Rustemit"! :(:(:(


Hajrie Rondo (1951-2017). Aktore. Lindi ne Delvine, me 1 mars. Mbaroi stuimet e larta per aktore ne Institutin e Larte te Arteve* gjate viteve 1969-1972. U emerua ne teatrin “Bylis”* te Fierit fill pas studimeve te larta. Roli i pare i saj ne kete teater ishte ai i gruas se heroit ne dramen Heronjte e Linasit e Sulejman Pitarkes*. Qysh e re interpretoi gra te forta, qendrestare, disi te ashpra e krenare, shpesh te heshtura, por me ndjenja te thella, rendom edhe tragjike. Spikati vecanerisht me rolin e Ruzes ne dramen Gjemimi i atij dimri te Teodor Lacos*, 1976, me te cilin u nderua dhe me cmim. Figure e nje kahu emocional ishte ajo e Fatbardhes ne dramen Balada per nje grua (1984) e Dritero Agollit*, regjisor Pellumb Kulla *, ku nderthuri ndenjat e dashurise me ato te dinjitetit moral, intelektualitetit dhe respektit ndaj njeriut .Me pas realizoi disa role mbreslenese ,si :nenat te drama Dy krisma ne Paris e P. Kulles ,nena te Dashuria me fantazmat e Di Maxhios, Viktorina te Kush e vrau Kastijin (1989), zonja Zoicika te Leter e humbur (1981) e J.L.Karaxhales. Me rolin e Elisabetes te drama Shtrigat e Salemit (1989)e A.Milerit ,ajo riafirmoi natyren e saj aktoriale te perjetimeve te forta psikologjike, ku pasioni i heshtur i gruas se tradhtuar dhe turbullira shpirterore shfaqen te perthyera nen pauzat e mbushura me emocione, vetepermbajtje dhe fisnikeri prej gruaje besnike, te tria nen nje qasje dramatike .Pas viteve ’90 luajti ne disa komedi si krushka te Kercuri (2003)e P. Kulles, Dhespina te Pazari (2004)e L.Keqaidhis, gjyshja tek E ardhmja qendron te vezet (2004)e Joneskos ,Karmela te genjeshtra me kembe te shkurtra e Pirandelos (2006),por e nje formati aktorial fort te pelqyer ishte interpretimi i rolit te Likes te komedia Sa mire beri qe vdiq (2002)e Ilir Bezhanit*, me te cilin ajo i dha jete e fryme nje gruaje fshatare te vrazhde ,ende te papllenuar ,kapricioze ,sa te pagdhendur aq edhe finoke,fale perdorimit me talent te nje morie hollesish karakteriuese ,posacerisht te menyres se saj te reagimit :i balleperballshem , inatcor dhe grotesk. Ne vitin 2005 luajti zonjen Gale te Komedia Zi e me zi e Kristo Floqit *, ku shperfaqi nje tjeter kah ne konceptimin e figures ,lojen burleske me kundershtite :kinse pikellimin per vdekjen e te shoqit dhe shnderrimin e mevonshem te kesaj ndjenje ne hare, ne kenge e ne valle. Vrullimi psikofizik, perdorimi i zgjuar dhe me sens i elementeve te groteskut, plastika tipizuese, e folura e ashper, intonacionet dialektale e krahinore jane vecori qe bien ne sy ne njemendesimin qe ajo u ka bere ketyre roleve. Si tipologji, figurat e saj komike anojne drejt portretizimit te grave fshatare te ashpra, rendom me doke te vjetra dhe me huqe port e mprehta, qe kane nje intuite te zhvilluar. H. Rondo ka interpertuar edhe ne disa filma, si: Agimet e Stines se madhe, nena te Nje emer midis njerezve, Lina te filmi Kush vdes ne kembe, e vleresuar me kupen e festivalit, tek e cila u pa vuajtja permes vetepermbajtjes; gruaja e Lym Kepit te filmi Nentori i Dyte, por dalloi vecanerisht me rolin e Tanes te filmi Perralle nga e kaluara, me te cilin fitoi cmimin e pare. Permes ketij roli ajo vizatoi gruan tipike shqiptare, tjetersimet e saj tragjiko-komike nga trysnia qe ushtrohej prej marredhenieve te kohes, xhelozine qesharake, si dhe deshperimin e ardhur nga paragjykimet sociale. Te trajtuara po me grotesk, rendom edhe ne farse, jane edhe rolet e luajtura ne disa kinokomedi te shkurtra te Arian Culiqit*, si: Gjiteh fajin e ka paraja, Borxhliu, Dashuri me krismat. Interpretimet e saj spikatin per vertetesi jetesore, temperament, dashuri e ndjenje te ngrohte. Vec perjetimit te thelle, ne aktrimin e saj behet kujdes per t’u dhene karaktereve fryme shqiptare, bukuri formed he ekspresivitet ne gjeste, ritem e dinamike, e dukshme kjo posacerisht ne figura grash e nenash sa te ashpra e krenare, po aq te buta e mallengjyse. E mevetesishme mbetet H. Rondo edhe ne interpretimin e roleve komike, ku spikat nje humor i natyres se burlsekut e groteskut, lumturisht i harmonizuar me vertetesine dhe organicitetin. Eshte nderuar me Urdhrin e Arte “Naim Frasheri”, 1988, kurse me 2007 iu dha Cmimi i Karrieres me monodramen Klithma e nje nene e O. Plakut.
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.