Kush është vajza e parë shqiptare që u diplomua në Amerikë
Vajza e parë shqiptare që u diplomua në Amerikë ishte Dhimitra Tsina. Ajo i përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Bostonit më 1929 dhe diplomën e mori të martën me 18 Qershor 1929.
Njoftimin në atë kohë e ka dhënë gazeta “Dielli” organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës ”VATRA” në numrin e saj 5084(877), qershor 1929. Kryeredaktor i Gazetës në atë kohë ishte Aqile Tasi.
Diplomimi në mjekësi i së parës vajzë shqiptare në SHBA, dhe jo vetëm, përcillet nga shqiptaret si një arritje e madhe e emancipimit dhe shkollimit të femrave shqiptare.