Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Krokodili ha krokodilin/ Zvrraniku gjigant tmerron fotografët duke i ngulur dhëmbët më të voglit

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Krokodili ha krokodilin/ Zvrraniku gjigant tmerron fotografët duke i ngulur dhëmbët më të voglit​



krok.png



Në imazhe shihen momentet shokuese kur një krokodil tenton të gëlltisë një tjetër nga specia e tij në parkun e Afrikës së Jugut.

Anne-Marie Scheepers, 52 vjeçe bëri fotot makabre teksa vizitonte parkun kombëtar Kruger ku krokodili i nguli dhëmbët kafshës më të vogël në një sulm prej dy orësh.

Scheepers, nga Johannesburg në Afrikën e Jugut tregon se ishte në një udhëtim disa ditor në Skukuza, kampi kryesor i parkut Kruger.

“Teksa ishim duke u kthyer nga Lower-Sable, vërejtëm diçka të pazakontë dhe i kërkova mikut tim të ndalonim.

“Pashë krokodilin e madh me të voglin në gojë dhe fillimisht mendova se ishte një lloj rituali çiftimi, por më pas vërejta që ai u gjakos në gojë”.

“U bë e qartë se nuk ishte një ritual por një sulm i mirëfilltë”.

Gruaja shton më tej se krokodili nisi rrotullimin e vdekjes në ujë ndërsa krokodili i vogël luftonte dhe rezistonte.

“Ne shikonim krokodilin e vogël që hapte gojën dhe levizte bishtin egërsisht në kapjen e nofullave të mëdha”, tha Scheepers.

Krokodili i madh doli më tej nga uji duke tundur egërsisht më të madhin çdo disa minuta.
“Krokodili i vogël vijonte të hape e mbyllte gojën dhe tundte bishtin deri në fund”, tregon Scheepers.

Krokodilët e Nilit të cilët jetojnë në Afrikën nën-Sahariane mund të arrijnë një gjatësi maksimale prej shtatë metra dhe të peshojnë deri në 700 kg.

Ata ushqehen me peshk, amfibë, e zvarranikë të tjerë, por mund të sulmojnë dhe vertebrorë të mëdhenj si drerë, bufalo, hipopotamë të vegjël apo felinë të egër.

ku-4-2.png



Në imazhe shihen momentet shokuese kur një krokodil tenton të gëlltisë një tjetër nga specia e tij

Top Channel
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.