Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Kohë paradoksesh.

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,413
Kohë paradoksesh
• Jetojmë në një kohë ku, në emër të moralit, flasin të pamoralshmit;
• Ku të papunët e të varfërit mbushin kafenetë;
• Ku të diplomuarit janë të papunë, ndërsa ata pa diploma punojnë;
• Ku kemi shumë universitete e shumë pak dije;
• Ku politikanet e korruptuar flasin kundër korrupsionit;
• Ku shteti, në vend te luftoje korrupsionin, e mbron atë, pikërisht me mekanizmat që ka krijuar për të luftuar;
• Ku lulëzon kleptokracia, ashtu siç lulëzojnë lulet në pranverë;
• Ku politikanët pasurohen brenda natës, kurse qytetarët marrin rrugën e vuajtjeve;
• Ku bëhesh kryetar komune, por nuk din të shkruash asnjë fjalim;
• Ku kryetarët e komunave, në vend që të jenë shembull, vjedhin fjalimet e njëri-tjetrit;
• Ku bëhesh akademik dhe i diteshëm, duke vjedhur në Wikipedia e në Google;
• Ku plagjiatura nuk konsiderohet krim akademik, por zotësi akademike;
• Ku gjyqtarët në vend se të jenë të pavarur në vendimet e tyre, ata janë të pavarur nga ligji;
• Ku drejtësia nuk kërcënon me ligjin e arsyes, por kërcënon me ligjin e korrupsionit;
• Ku mediat, në vend që të jenë makth për politikanet, politikanet janë makth për mediat;
• Ku, në vend qe politikanet të varen nga mediat dhe të jetojnë nën presionin e tyre, mediat varen nga politikanet dhe punojnë nën presionin e tyre;
• Ku pagat mujore të deputeteve janë më të mëdha se pagat vjetore të qytetarëve;
• Ku për t’u punësuar nuk kërkohen kritere, por libreza të partive politike;
• Ku kriteri i vetëm për tu punësuar një femër nuk është dija, po bukuria;
• Ku në Ditën ndërkombëtare të punës, punëtoret nuk protestojnë, por festojnë;
• Ku pakicat privilegjohen, ndërsa shumica diskriminohet;
• Ku për kapjen e shtetit flasin vete kapësit e tij;
• Ku protestuesit i japin ultimatum Policisë, në vend qe Policia t’u japë ultimatum protestuesve;
• Ku kemi shumë spitale, ama shume pak shëndet;
• Ku pasuria po shtohet, e varfëria po rritet;
• Ku më shumë kemi shoqëri virtuale sesa shoqëri reale;
• Ku këngëtarët nuk dëgjohen, por shikohen;
• Ku civilizimi matet me lakuriqësi;
• Ku shkollat janë shndërruar në vendtakime për dashuri;
• Ku të gjithë thonë se nuk është e rëndësishme paraja, ama të gjithë vrapojnë pas parasë;
• Ku sinqeriteti dhe ndershmëria janë në defiçit, ndërsa hipokrizia ka arritur kulmin.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.