Leite Kaka mund të rikthehet në Milan.
Mediat italiane raportojnë se ylli brazilian gjendet në Milano.
Kaka ka dy aventura të suksesshme me “Rossonerët”.
Por, së shpejti mund të rikthehet në klub në një rol të ri, përcjell “lajmi.net”.
Së shpejti pritet të ndodhë një takim mes tij dhe drejtuesve të Milanit për ta përcaktuar të ardhmen e tij dhe rikthimin e mundshëm në San Siro. /Lajmi.net/